{"id":13643,"date":"2015-05-24T13:11:58","date_gmt":"2015-05-24T11:11:58","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=13643"},"modified":"2015-05-24T13:11:58","modified_gmt":"2015-05-24T11:11:58","slug":"i-papranueshem-cfaredo-pazari-me-listen-srpska-per-ushtrine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/i-papranueshem-cfaredo-pazari-me-listen-srpska-per-ushtrine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"I papranuesh\u00ebm \u00e7far\u00ebdo pazari me List\u00ebn &#8216;Srpska&#8217; p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e kaluar e Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Hashim Tha\u00e7in, m\u00eb 4 mars t\u00eb vitit 2014, ka marr\u00eb vendim q\u00eb Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrjedhimisht t\u00eb ndryshoj\u00eb misionin, detyrat, struktur\u00ebn dhe madh\u00ebsin\u00eb e saj.<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/05\/fsk-ushtaret.jpg\" alt=\"fsk ushtaret\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-13644\" \/><\/p>\n<p>Por, kjo \u00e7\u00ebshtje thuaja ka mbetur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, pasi pos disa deklaratave p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm politik, si\u00e7 i pat cil\u00ebsuar njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve ushtarake dhe t\u00eb siguris\u00eb, Naim Maloku, nuk mund t\u00eb thuhet se ka pasur ndonj\u00eb l\u00ebvizje konkrete.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, m\u00eb 17 shkurt, derisa festohej pavar\u00ebsia, Hashim Tha\u00e7i, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs kishte th\u00ebn\u00eb se ishte hera e fundit q\u00eb Kosova festonte pa ushtrin\u00eb e saj, premtim ky q\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u realizua, por p\u00ebrvjetori i radh\u00ebs i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, sivjet u sh\u00ebnua edhe pa parakalim t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam p\u00ebrvoj\u00eb me procese t\u00eb tilla, q\u00eb nga themelimi i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, pastaj me vitin 1999 me transformimin e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Trup\u00ebn Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2008 me shp\u00ebrb\u00ebrjen e TMK-s\u00eb dhe formimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Por, ajo \u00e7ka un\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb konfirmoj edhe sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb para qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb na ndjekin, \u00ebsht\u00eb se FSK \u00ebsht\u00eb duke kaluar dit\u00ebt dhe jav\u00ebt e fundit si e till\u00eb, pasi n\u00eb vijim do t\u00eb quhen Forcat e Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs, si\u00e7 ndodh p\u00ebr \u00e7do vend sovran\u201d, kishte deklaruar Hashim Tha\u00e7i, at\u00ebbot\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs pas vendimit t\u00eb 4 marsit 2014 nuk e ka hartuar ligjin q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte transformimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs (FSK) n\u00eb Forca t\u00eb Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs (FAK) me arsyetimin se paraprakisht duhet b\u00ebr\u00eb ndryshime kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cilat pa ndonj\u00eb baz\u00eb ngrisin dyshimin se nuk do t\u00eb votohen nga Lista \u2018\u2018Srpska\u2019\u2019. Nj\u00eb pjes\u00eb e opinionit kosovar dhe vet\u00eb opozita mendon se gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb buj\u00eb rreth FAK-ut elita jon\u00eb shtet\u00ebrore e politike e b\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019i kamufluar koncesionet q\u00eb do t\u2019i b\u00ebj\u00eb List\u00ebs \u2018Srpska\u2019, kinse n\u00eb kompensim t\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje madhore, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i FAK-ut. Mir\u00ebpo, ky pazar me List\u00ebn \u2018Srpska\u2019 p\u00ebr ushtrin\u00eb konsiderohet i papranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr themelimin e Forc\u00ebs s\u00eb Armatosur t\u00eb Kosov\u00ebs (FAK) paraprakisht duhet b\u00ebr\u00eb ndryshime kushtetuese, ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb edhe ish-kryeministri Hashim Tha\u00e7i, i cili n\u00eb mandatin e tij, n\u00eb prag t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore e pat miratuar vendimin p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj force. K\u00ebt\u00eb tani po e thot\u00eb edhe ministri i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK), Haki Demolli.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve juridike dhe politike n\u00eb vend i shohin dy mund\u00ebsi p\u00ebr themelimin e Forc\u00ebs s\u00eb Armatosur t\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrmes ndryshimeve kushtetuese apo edhe p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ata thon\u00eb se Kosova nuk duhet t\u00eb pranoj\u00eb kushte nga Lista \u2018Srpska\u2019, e sidomos jo p\u00ebr Asociacionin e komunave serbe, kur mund t\u00eb veprojn\u00eb me mund\u00ebsin\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i Kushtetut\u00ebs, Riza Smaka, ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr KosovaLive se n\u00eb parim do t\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb disa modifikime kushtetuese p\u00ebr \u00e7ka k\u00ebrkohen 2\/3 e votave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet baza kushtetuese p\u00ebr ligjin p\u00ebr Forcat e Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs. Por Smaka e pranon se ekziston edhe nj\u00eb mund\u00ebsi elegante, por k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb jurispudent\u00ebt e rryer, nd\u00ebrsa shton se Lista \u2018Srpska\u2019 do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat e saj, por sipas tij, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb nuk duhet ta pranojn\u00eb parit\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>\u201cLista \u2018Srpska\u2019 do t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb k\u00ebrkesat e tyre, sidomos kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje asociacioni. Tek asociacioni kurrsesi nuk do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej asnj\u00eb koncesion, se Kosova do t\u00eb centralizohej, nd\u00ebrsa centralizimi do t\u00eb thoshte kosovarizimi i Kosov\u00ebs dhe kjo do t\u00eb ishte shpartallim i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb Kushtetut\u00eb e kemi q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb shtet unik, jo i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb federativ apo konfederativ dhe koncesionet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb shpinin drejt shpartallimit t\u00eb shtetit. Nuk besoj q\u00eb ka subjekt politik q\u00eb do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb koncesion, i cili do t\u00eb ishte i barabart\u00eb me tradhti komb\u00ebtare\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Smakaj.<\/p>\n<p>Edhe analisti Dren Doli, nga Grupi p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike, ka th\u00ebn\u00eb se s\u2019ka asnj\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese q\u00eb e ndalon themelimin e forcave t\u00eb armatosura, natyrisht kjo gj\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm me ndryshimin e Ligjit aktual p\u00ebr Forcat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr ndryshimin e tij nuk nevojiten edhe votat e komunitetit serb, t\u00eb cilat po shihen si penges\u00eb nga lidershipi.<\/p>\n<p>\u201cArsyetimi q\u00eb nevojiten ndryshime kushtetuese p\u00ebr themelimin e Forcave t\u00eb Armatosura nuk q\u00ebndron dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb procedohej leht\u00ebsisht me an\u00eb t\u00eb ndryshimit t\u00eb ligjit aktual\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Doli.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se problem p\u00ebr Kosov\u00ebn mbeten kapacitetet teknike dhe investimi financiar n\u00eb ushtrin\u00eb e ardhshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Sipas tij, aktualisht Kosova nuk ka kapacitete buxhetore dhe gjer\u00eb m\u00eb tani nuk ka dedikuar ndonj\u00eb buxhet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr armatimin dhe mjetet e tjera q\u00eb i nevojiten nj\u00eb force normale t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar se lidershipi vendor ka gabuar q\u00eb transformimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs nuk e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar. Ky d\u00ebshtim bie mbi institucionet e Kosov\u00ebs, respektivisht mbi deputet\u00ebt e legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar, t\u00eb cil\u00ebt shtyn\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb pacaktuar formimin e ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ushtria e par\u00eb e Kosov\u00ebs, sipas nj\u00eb plani t\u00eb publikuar vitin e kaluar, parashihte t\u00eb ket\u00eb pes\u00eb mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb aktiv\u00eb dhe tre mij\u00eb rezerv\u00eb, pra n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi 8 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb. Kjo forc\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb jet\u00eb ndar\u00eb n\u00eb forcat tok\u00ebsore dhe ato operacionale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb graduale dhe do t\u00eb zhvillohet n\u00eb tri faza.<\/p>\n<p>Faza e par\u00eb pritet t\u00eb p\u00ebrfundoj n\u00eb vitin 2016. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe do t\u00eb riorganizohet kjo forc\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e reja, me hartimin e doktrinave ushtarake, vendosjen n\u00eb infrastruktur\u00ebn e parapar\u00eb dhe fillimin e trajnimeve ushtarake.<\/p>\n<p>Faza e dyt\u00eb do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb vitin 2019 me ngritjen e kapaciteteve t\u00eb komand\u00ebs, kontrollit, komunikimit dhe pajisjen me armatim, si dhe krijimin e kapaciteteve iniciale operacionale.<\/p>\n<p>Faza e tret\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshin kompletimin e plot\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs, edhe me personel, edhe me pajisje, edhe me trajnime dhe me arritjen e kapaciteteve t\u00eb plota ushtarake.<\/p>\n<p>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ka dal\u00eb nga Trupat e Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ishte pasardh\u00ebse e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Numri i pjes\u00ebtareve t\u00eb FSK-s\u00eb aktualisht \u00ebsht\u00eb 2.263 veta, prej t\u00eb cil\u00ebve 478 jan\u00eb aktiv\u00eb. Nga p\u00ebrb\u00ebrja e p\u00ebrgjithshme e k\u00ebtyre pjes\u00ebtar\u00ebve 8.91 p\u00ebr qind jan\u00eb nga komunitetet pakic\u00eb, serb\u00eb 42 pjes\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb turq, boshnjak\u00eb, ashkali, rom\u00eb dhe egjiptian\u00eb. \/Kosovalive\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e kaluar e Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Hashim Tha\u00e7in, m\u00eb 4 mars t\u00eb vitit 2014, ka marr\u00eb vendim q\u00eb Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Kosov\u00ebs dhe rrjedhimisht t\u00eb ndryshoj\u00eb misionin, detyrat, struktur\u00ebn dhe madh\u00ebsin\u00eb e saj. Por, kjo \u00e7\u00ebshtje thuaja ka mbetur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, pasi pos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-13643","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=13643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/13643\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=13643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=13643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=13643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}