{"id":14525,"date":"2015-07-22T15:25:28","date_gmt":"2015-07-22T13:25:28","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=14525"},"modified":"2018-12-10T10:38:51","modified_gmt":"2018-12-10T09:38:51","slug":"rritet-qendrueshmeria-financiare-e-kosoves-ptk-behet-telekom","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/rritet-qendrueshmeria-financiare-e-kosoves-ptk-behet-telekom\/","title":{"rendered":"Rritet q\u00ebndrueshm\u00ebria financiare e Kosov\u00ebs, PTK b\u00ebhet Telekom"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/qeveria1-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-49719\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/qeveria1-1.jpg 700w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/qeveria1-1-300x171.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<p><strong>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar sot Projektligjin p\u00ebr Energjin\u00eb Termike. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i kushteve p\u00ebr zhvillimin e tregut t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe konkurrues t\u00eb energjis\u00eb termike.<\/strong><\/p>\n<p>Ligji p\u00ebrcakton t\u00eb drejt\u00ebn e konsumator\u00ebve p\u00ebr t\u2019u lidhur me sistemet e energjis\u00eb termike dhe furnizimit me energji termike sipas standardeve dhe me \u00e7mim ekonomik.<\/p>\n<p>Qeveria po ashtu ka miratuar Raportin gjasht\u00ebmujor t\u00eb Buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2015. N\u00eb raport, nd\u00ebr t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb evidentuar rritje e paras\u00eb s\u00eb gatshme p\u00ebr 36 milion\u00eb euro, e cila ka rritur bilancin bankar t\u00eb Qeveris\u00eb p\u00ebr 24%, duke rritur k\u00ebshtu q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri Isa Mustafa ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e nevoj\u00ebs q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sjellje t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sa i p\u00ebrket racionalitetit t\u00eb shpenzimeve t\u00eb buxhetit nd\u00ebrmjet ministrive dhe agjencive t\u00eb pavarura dhe agjencive tjera. \u201cDo t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb ardhshme t\u00eb Qeveris\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb informat\u00eb n\u00eb detaje lidhur me sjelljen e \u00e7do subjekti buxhetor n\u00eb shpenzimin e paras\u00eb publike sepse nuk jan\u00eb vet\u00ebm ministrit\u00eb ato q\u00eb e shpenzojn\u00eb buxhetin, jan\u00eb edhe agjencionet dhe institucionet tjera t\u00eb pavarura.<\/p>\n<p>Ne jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krejt buxhetin, dhe duhet t\u00eb kemi nj\u00eb informat\u00eb komplekse dhe natyrisht t\u00eb japim udh\u00ebzime dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb racionale me paran\u00eb publike\u201d, tha kryeministri Mustafa, duke k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje t\u00eb ardhshme t\u00eb jepet nj\u00eb informat\u00eb e shkurt\u00ebr, dhe t\u00eb shihet si \u00ebsht\u00eb gjendja te krejt shfryt\u00ebzuesit e buxhetit sa i p\u00ebrket paras\u00eb publike.<\/p>\n<p>Kryeministri Isa Mustafa ka vler\u00ebsuar faktin se ka shpenzime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por ka theksuar edhe faktin se nuk \u00ebsht\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb ark\u00ebtohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb. \u201cKemi nj\u00eb rritje prej 7 p\u00ebr qind t\u00eb hyrave t\u00eb buxhetit, por kemi po ashtu 9 p\u00ebr qind m\u00eb pak shpenzime se sa q\u00eb kemi pasur p\u00ebrpara. Prandaj, relacioni nd\u00ebrmjet t\u00eb hyrave dhe shpenzimeve \u00ebsht\u00eb pozitiv.<\/p>\n<p>Kemi pasur edhe korrigjime t\u00eb buxhetit me rishikim t\u00eb buxhetit, p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Fondi Monetar dhe Ministria q\u00eb ne nuk do t\u00eb mund t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb hyrat q\u00eb ne i kemi planifikuar. Prandaj, kjo edhe do t\u00eb barazohet me k\u00ebt\u00eb korrigjim q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb. Por tash duhet t\u00eb shohim tek racionalizimi i shpenzimeve p\u00ebr \u00e7do subjekt ve\u00e7 e ve\u00e7, q\u00eb t\u2019iu b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrejtje dhe po ashtu t\u2019i udh\u00ebzojm\u00eb t\u00eb gjitha subjektet se si t\u00eb sillen me paran\u00eb publike\u201d, theksoi kryeministri Mustafa.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e sotme \u00ebsht\u00eb miratuar vendimi p\u00ebr ndryshimin e normave t\u00eb akciz\u00ebs t\u00eb disa mallrave.<br \/>\nKabineti qeveritar ka miratuar propozimin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Institutit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs. Propozimi do t\u00eb p\u00ebrcillet p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<br \/>\nMe propozimin e ministrit t\u00eb Financave, \u00ebsht\u00eb aprovuar Plani Inicial p\u00ebr krijimin e Agjencis\u00eb s\u00eb t\u00eb Hyrave.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka miratuar vendimin p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb Nd\u00ebrmarrjes Publike \u201cPTK-ShA\u201d n\u00eb \u201cTelekomi i Kosov\u00ebs\u201d Sh.A.<\/p>\n<p>Kryeshefit ekzekutiv t\u00eb Agjencis\u00eb Pyjore t\u00eb Kosov\u00ebs, Ahmet Zejnullahu, i \u00ebsht\u00eb vazhduar mandati edhe p\u00ebr tri vjet, me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<br \/>\nMinistri p\u00ebr Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, ka p\u00ebrs\u00ebritur shqet\u00ebsimet lidhur me incidentet me t\u00eb kthyerit n\u00eb komunat e Istogut, Pej\u00ebs dhe Klin\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, kryeministri Isa Mustafa theksoi zotimin dhe angazhimin e Qeveris\u00eb, edhe p\u00ebrmes ministrive p\u00ebrkat\u00ebse, Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, dhe tjerave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb ligji do t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e vendit ton\u00eb . \u201cSi Qeveri, kemi b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb edhe p\u00ebrpara, jemi p\u00ebrcaktuar edhe n\u00eb Programin Qeveritar, q\u00eb ne do t\u00eb zbatojm\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne jemi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha rastet e vrasjeve, dhe t\u00eb humbjes s\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb zbardhen, dhe kryesit e k\u00ebtyre veprave t\u00eb dalin para drejt\u00ebsis\u00eb. Do t\u00eb angazhohemi maksimalisht, po e themi k\u00ebtu q\u00eb mos t\u00eb angazhohemi mbi baza nacionale, por q\u00eb \u00e7do dyshim, p\u00ebr \u00e7do vrasje duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen njer\u00ebzit dhe kryesit e k\u00ebtyre veprave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb sukses i drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb qoft\u00eb se ne arrijm\u00eb, nd\u00ebrkaq ne si Qeveri do t\u00eb angazhohemi q\u00eb kjo t\u00eb zbatohet\u201d, tha kryeministri Isa Mustafa.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka miratuar sot Projektligjin p\u00ebr Energjin\u00eb Termike. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktimi i kushteve p\u00ebr zhvillimin e tregut t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe konkurrues t\u00eb energjis\u00eb termike. Ligji p\u00ebrcakton t\u00eb drejt\u00ebn e konsumator\u00ebve p\u00ebr t\u2019u lidhur me sistemet e energjis\u00eb termike dhe furnizimit me energji termike sipas standardeve dhe me \u00e7mim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49719,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[48,695,4289],"class_list":["post-14525","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kosove","tag-qeveria","tag-telekomi-i-kosoves"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14525"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14525\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49719"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}