{"id":14992,"date":"2015-08-01T14:30:40","date_gmt":"2015-08-01T12:30:40","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=14992"},"modified":"2019-02-28T07:58:55","modified_gmt":"2019-02-28T06:58:55","slug":"gjukaj-kosova-b-mund-te-funksionoje-vetem-tete-ore-pa-ujin-e-ujmanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/gjukaj-kosova-b-mund-te-funksionoje-vetem-tete-ore-pa-ujin-e-ujmanit\/","title":{"rendered":"Gjukaj: \u201cKosova B\u201d mund t\u00eb funksionoj\u00eb vet\u00ebm tet\u00eb or\u00eb pa ujin e Ujmanit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/gjukaj-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-53919\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/gjukaj-1.jpg 640w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/gjukaj-1-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/p>\n<p><strong>Kosova edhe n\u00eb dit\u00ebt e ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me reduktime t\u00eb ashpra t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Kjo kriz\u00eb energjetike pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb d\u00ebri n\u00eb nd\u00ebrtimin e Termocentralit \u201cKosova e re\u201d, projekti i cili ende nuk ka filluar. K\u00ebshtu thot\u00eb drejtori i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK), Arben Gjukaj.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, Gjukaj thot\u00eb se hetimet mbi eksplodimin m\u00eb 6 qershor 2014, ku humb\u00ebn jet\u00ebn dy pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb KEK-ut, jan\u00eb duke vazhduar nga policia. Kurse, TC \u201cKosova B\u201d, sipas tij, mund t\u00eb funksionoj\u00eb vet\u00ebm tet\u00eb or\u00eb pa ujin e liqenit t\u00eb Ujmanit.<\/p>\n<p>Bisedimet e fundit n\u00eb Bruksel nd\u00ebrmjet pal\u00ebs kosovare dhe asaj serbe, Gjukaj thot\u00eb se ishin kryesisht p\u00ebr Ujmanin dhe nuk ka ujdi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Arben Gjukaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb KEK-ut q\u00eb nga ardhja e qeveris\u00eb Tha\u00e7i n\u00eb vitin 2008 dhe KEK-u, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka shpall\u00eb konkurs p\u00ebr ket\u00eb pozit\u00eb. <\/p>\n<p>P\u00ebr d\u00ebshtimin me furnizim t\u00eb rregullt me energji elektrike, ai thot\u00eb se jan\u00eb dy probleme t\u00eb cilat ndikojn\u00eb negativisht.<\/p>\n<p>\u201cKa munges\u00eb t\u00eb kapaciteteve gjeneruese p\u00ebr arsye se Kosova ka nj\u00eb deficit t\u00eb prodhimit n\u00eb krahasim me konsumin e vendit. Diku n\u00eb sezonin e dimrit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sh\u00ebnimeve para dy viteve kemi pasur 400 megavat munges\u00eb. Por edhe&#8230; nj\u00ebsite gjeneruese konkretisht \u201cKosova A\u201d ka mbushur mbi 45 vjet, nd\u00ebrsa &#8216;Kosova B&#8217; 35 vjet. T\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb probleme q\u00eb e p\u00ebrcjellin sektorin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, tha Gjukaj. <\/p>\n<p>P\u00ebr drejtorin e KEK-ut, plan rezerv\u00eb p\u00ebr furnizim me energji elektrike jan\u00eb dy projekte t\u00eb cilat duhet t\u00eb vazhdohen.<\/p>\n<p>\u201cKosova i ka t\u00eb instaluar diku 850 megavat(M\u00cbH), nd\u00ebrsa konsumin n\u00eb koh\u00eb t\u00eb pikut ose gjat\u00eb dimrit q\u00eb k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe p\u00ebr energji elektrike \u00ebsht\u00eb afer\u00eb 1400 megavat. Jan\u00eb dy projekte t\u00eb cilat po vazhdojn\u00eb. Projekti i par\u00eb edhe pse nuk jan\u00eb n\u00eb menaxhimin dhe kontrollin e KEK-ut \u00ebsht\u00eb projekti i \u201cKosov\u00ebs s\u00eb re\u201d, dhe ideja ose ajo q\u00eb ne gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb kemi ngritur si shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb rigjenerimi i TC \u201cKosov\u00ebs A\u201d q\u00eb pak a shum\u00eb i adresojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ose t\u2019i kemi si zgjidhje afat gjate n\u00eb sektorin e energjis\u00eb\u201d, tha Gjukaj.<\/p>\n<p>Edhe pse ka rekomandime nga Komisioni Evropian p\u00ebr mbylljen e \u201cKosova A\u201d, Gjukaj thot\u00eb m\u00eb mir\u00eb \u00ebsh t\u00eb t\u00eb rigjenerohet.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb nuk e di dhe kjo i adresohet aksionarit p\u00ebr arsye se ne menaxhojm\u00eb me asete, nd\u00ebrsa nuk jemi vendimmarr\u00ebs por jemi vet\u00ebm menaxhues t\u00eb asetevet\u00eb cilat operojn\u00eb. Aksionar i KEK \u00ebsht\u00eb Qeveria e Kosov\u00ebs 100 p\u00ebr qind\u201d, tha Gjukaj.<\/p>\n<p>I pari i k\u00ebsaj korporate p\u00ebr hetimet e pretenduara ndaj tij p\u00ebr korrupsion, thot\u00eb se ka qen\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb i hapur p\u00ebr \u00e7do hetim.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk mund t\u00eb prononcohem p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb publik. Kam qen\u00eb dhe do t\u00eb mbetem i hapur p\u00ebr \u00e7do hetim dhe p\u00ebr \u00e7do bashk\u00ebpunim me organet p\u00ebrkat\u00ebse\u201d, thot\u00eb Gjukaj.<\/p>\n<p>Drejtori Gjukaj vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krye t\u00eb KEK qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Q\u00eb nga ardhja e tij n\u00eb vitin 2008 KEK, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka shpall\u00eb konkurs sipas ligjit dhe kontratat jan\u00eb 3 vje\u00e7are. Ndon\u00ebse burime t\u00eb KosovaPress-it, m\u00ebsojn\u00eb s \u00eb bordi i ka vazhduar kontrat\u00ebn pa afat, Gjukaj thot\u00eb se kontrata e tij nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme, por si\u00e7 thot\u00eb ai kontrata \u00ebsht\u00eb mbi baz\u00ebn e performanc\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKontrata ime \u00ebsht\u00eb kontrat\u00eb mbi baz\u00ebn e performanc\u00ebs. Performanca ime vler\u00ebsohet nga Bordi i drejtor\u00ebve dhe n\u00eb momentin q\u00eb un\u00eb nuk kam performanc\u00eb un\u00eb do ta l\u00eb pun\u00ebn\u201d, tha drejtori aktual i KEK Gjukaj.<\/p>\n<p>Em\u00ebrimi i Gjuk\u00ebs 7 vjet m\u00eb par\u00eb nga qeveria Tha\u00e7i duket se nuk \u00ebsht\u00eb duke i p\u00eblqyer qeveris\u00eb pasi kryeministri Isa Mustafa ende nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb korporat\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se ka komentuar reduktimet e fundit t\u00eb energjis\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se Kosova nuk ka kapacitetete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr furnizim t\u00eb rregullt m\u00eb energji.<\/p>\n<p>\u201cRaportet tona jan\u00eb raporte korrekte dhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb saj ne b\u00ebjm\u00eb raportimet q\u00eb i kemi javore, kuartale dhe mujore. Bor di i drejtor\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i aksionareve n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d, tha Gjukaj.<\/p>\n<p>Kurse, lidhur me aksidentin me fatalitet n\u00eb KEK, Gjukaj thot\u00eb se ende nuk jan\u00eb zbardhur hetimet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb informatave ende gjendet n\u00ebn monitorim dhe kontroll t\u00eb organeve shtet\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr hetimet e m\u00ebtutjeshme. Ne nga ana e KEK kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb aspektin operativ dhe ai raport ka qen\u00eb i disponuesh\u00ebm apo 30 dit\u00eb mbasi ka ndodhur avaria. Un\u00eb mund t\u00eb konfirmoj se organet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb duke vazhduar hetimet p\u00ebr arsye se ka kontakte t\u00eb koh\u00ebpaskohshme dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb faze dhe deri ku ka mb\u00ebrri nuk jam n\u00eb dijeni\u201d, tha Gjukaj.<\/p>\n<p>TC \u201cKosova B\u201d, mund t\u00eb funksionoj\u00eb vet\u00ebm tet\u00eb or\u00eb pa ujin e liqenit t\u00eb Ujmanit, pasi sipas Gjukajt ky bllok \u00ebsht\u00eb i dizajnuar si i till\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se fatkeq\u00ebsisht alternativ\u00eb tjet\u00ebr nuk ka. Bisedimet e fundit n\u00eb Bruksel nd\u00ebrmjet pal\u00ebs kosovare dhe asaj serbe, sipas tij, ishin kryesisht p\u00ebr Ujmanin dhe nuk ka ujdi p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht alternativ tjet\u00ebr nuk kemi p\u00ebr arsye se vet dizajni ose projekti, flas p\u00ebr &#8216;Kosov\u00ebn B&#8217; \u00ebsht\u00eb i dizajnuar i till\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin ujin p\u00ebrmes kanalit t\u00eb Iber Lepencit q\u00eb merret uji nga liqeni i Ujmanit. Ne mund t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb ose t\u00eb operojm\u00eb vet\u00ebm 8 ore dhe mbas tet\u00eb or\u00ebve n\u00ebse nuk kemi uji t\u00eb mjaftuesh\u00ebm n\u00eb baz\u00eb dizajnit dhe t\u00eb planit i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitet e 80-ta, ne nuk mund t\u00eb prodhojm\u00eb me ket\u00eb nj\u00ebsi. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr TC &#8216;Kosova A&#8217; ne ujin e marrim p\u00ebrmes lumit Llap ose pend\u00ebs s\u00eb Batllav\u00ebs. Pra, as q\u00eb mendohet t\u00eb funksionoj\u00eb pa marrjen e ujit prej Ujmanit\u201d, tha Gjukaj.<\/p>\n<p>Drejtori i KEK-ut ka folur edhe p\u00ebr borxhet q\u00eb i kan\u00eb mbetur konsumator\u00ebt rreth 250 milion\u00eb euro, pa llogaritur veriun dhe enklavat n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se deri m\u00eb tani kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb njoftim, jo edhe zyrtarisht dhe nuk e din\u00eb se deri n\u00eb cil\u00ebn faz\u00eb ka mb\u00ebrri komisioni p\u00ebr faljen e borxheve. KEK ka trash\u00ebguar deri n\u00eb maj 2013 edhe pjes\u00ebn e distribuimit ose faturimit dhe ai borxh, sipas tij, \u00ebsht\u00eb diku af\u00ebr 240 milion\u00eb euro por nj\u00eb pjese tij e madhe mbi 80 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb adresuar p\u00ebrmes gjykatave. Borxhi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb nga pas lufta duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe enklavat p\u00ebr pjes\u00ebn jugore dhe veriore ku jan\u00eb faturuar, llogaritet t\u00eb jet\u00eb 380 ose 400 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjukaj thot\u00eb se borxhe tek konsumator\u00ebt e vegj\u00ebl ka m\u00eb s\u00eb shumti. KEK-ut ende nuk i ka ardhur zyrtarisht vendimi dhe nuk e di as shum\u00ebn e atyre borxheve q\u00eb do t\u00eb falen dhe kujt do t\u2019i falen.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova edhe n\u00eb dit\u00ebt e ver\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me reduktime t\u00eb ashpra t\u00eb energjis\u00eb elektrike. Kjo kriz\u00eb energjetike pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb d\u00ebri n\u00eb nd\u00ebrtimin e Termocentralit \u201cKosova e re\u201d, projekti i cili ende nuk ka filluar. K\u00ebshtu thot\u00eb drejtori i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs (KEK), Arben Gjukaj. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress, Gjukaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53919,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1851,5303],"class_list":["post-14992","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kek","tag-kosova-b"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=14992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/14992\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=14992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=14992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=14992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}