{"id":15370,"date":"2015-08-05T12:27:31","date_gmt":"2015-08-05T10:27:31","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=15370"},"modified":"2019-02-04T12:57:55","modified_gmt":"2019-02-04T11:57:55","slug":"mustafa-tregon-mesazhet-qe-mori-per-specialen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/mustafa-tregon-mesazhet-qe-mori-per-specialen\/","title":{"rendered":"Mustafa tregon mesazhet q\u00eb mori p\u00ebr Specialen"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/mustafa-2.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-52467\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/mustafa-2.jpg 633w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/mustafa-2-300x164.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 633px) 100vw, 633px\" \/><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb mesazh fal\u00ebnderimi ka marr edhe kryeministri Isa Mustafa nga z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs sekretari i shtetit amerikan p\u00ebr Evrop\u00eb dhe Azi, Hoyt Yee, i cili ka siguruar Mustaf\u00ebn se SHBA-t\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrkrah shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb, kreu i ekzekutivit Isa Mustafa e b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00eb mbledhjen e Qeveris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u miratua nisma p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacionin mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb zi.<\/p>\n<p>I pari i Qeveris\u00eb tha se gjat\u00eb nj\u00eb bisede telefonike q\u00eb ka pasur me ndihm\u00ebs sekretarin amerikan t\u00eb shtetit Hoyt Yee, ky i fundit e ka fal\u00ebnderuar Qeverin\u00eb dhe Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr miratimin e ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale.<\/p>\n<p>Mustafa theksoi se ka qen\u00eb nj\u00eb vendim jo i leht\u00eb, por me k\u00ebt\u00eb veprim kan\u00eb treguar se jan\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>\u201cAi ka shprehur mir\u00ebnjohjen e madhe p\u00ebr Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr vendimin lidhur me themelimin e dhomave t\u00eb ve\u00e7anta dhe prokuroris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Po ashtu ka shprehur p\u00ebrkushtimin e SHBA-ve q\u00eb t\u00eb na p\u00ebrkrahin n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e zhvillimit ton\u00eb, integrimit euro-atlantike dhe t\u00eb kemi mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr proceset integruese dhe p\u00ebr proceset e nd\u00ebrtimit t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb zhvillimit ekonomik t\u00eb vendit ton\u00eb\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Kreu i Qeveris\u00eb, ka folur edhe rreth miratimit t\u00eb nism\u00ebs p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacionin mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Mustafa tha se kjo marr\u00ebveshje sh\u00ebnon p\u00ebrkufizimi e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se po ashtu iniciativa p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes me Malin e Zi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr zhvillimin ton\u00eb. Sepse kjo sh\u00ebnon p\u00ebrkufizimin shtet\u00ebror t\u00eb shtetit ton\u00eb me vendet fqinje dhe nd\u00ebrtimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb reja mbi baz\u00ebn e respektimit t\u00eb kufijve shtet\u00ebror\u201d, theksoi Mustafa.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme Hashim Tha\u00e7i tha se Kosova n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forcimit t\u00eb subjektivitetit t\u00eb vet nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb raporteve t\u00eb mira fqinj\u00ebsore me t\u00eb gjitha vendet e rajonit, n\u00eb ve\u00e7anti me vendet fqinje, \u00ebsht\u00eb duke punuar intensivisht q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllet \u00e7\u00ebshtja e demarkacionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb standard edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por edhe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb konsolidimit si shtet.<\/p>\n<p>\u201cPas p\u00ebrmbylljes s\u00eb demarkacionit me Maqedonin\u00eb, \u00ebsht\u00eb punuar intensivisht tash e tri vite nga ky komision q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb p\u00ebrmallet edhe me Malin e zi. Komisioni ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb profesionale, prandaj kam nderin t\u2019iu informoj n\u00eb pika t\u00eb shkurtra rreth nism\u00ebs p\u00ebr lidhjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebr kufirin shtet\u00ebror me Malin e Zi. Marr\u00ebveshja e lartp\u00ebrmendur p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj do t\u00eb avancoj edhe marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe dhe t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb mes shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. P\u00ebrmes k\u00ebsaj marr\u00ebveshje ne konfirmojm\u00eb angazhimin reciprok p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet fqinj\u00ebsore, sigurin\u00eb, stabilitetin dhe bashk\u00ebpunimin rajonal dhe me gjer\u00eb\u201d, tha Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr demarkacionin mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi do t\u2019i n\u00ebnshtrohet ratifikimit nga Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje, kryemi nistri Mustafa theksoi se i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ofert\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr t\u2019i ndihmuar n\u00eb kalimin e gjendjes pas v\u00ebrshimeve me trupat e FSK-s\u00eb, por kjo mbetet \u00e7\u00ebshtje e hapur. Por, ai tha se n\u00ebse kan\u00eb pajtimin q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i drejtohen edhe presidentes sepse ajo e autorizon pjes\u00ebmarrjen e nj\u00ebsive t\u00eb FSK-s\u00eb jasht\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ministri i Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs Haki Demolli, tha se i kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb shtetit maqedonas p\u00ebr t\u2019i ndihmuar me ekipet e FSK-s\u00eb, por ende nuk kan\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrtet\u00eb ne kemi p\u00ebrcjell gjendjen n\u00eb Maqedoni pas t\u00eb reshurave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka pasur dhe d\u00ebmeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka pasur si n\u00eb d\u00ebme materiale, ashtu edhe n\u00eb viktima dhe ne si Ministri kemi d\u00ebrguar edh e ambasad\u00ebs ton\u00eb, por edhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Maqedonis\u00eb, nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs kemi shpreh keqardhje dhe ngush\u00ebllime p\u00ebr viktimat e shkaktuara me rastin e k\u00ebsaj gjendje. Mir\u00ebpo, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kemi treguar gatishm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb q\u00eb forcat tona t\u00eb k\u00ebrkim shp\u00ebtimit dhe kapacitetet tjera t\u00eb FSK-s\u00eb t\u2019iu ofrojm\u00eb ndihm\u00ebn e nevojshme. Deri me tani nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb prej tyre, mir\u00ebpo n\u00eb rast se paraqitet k\u00ebrkesa ne do t\u2019i respektojm\u00eb t\u00eb gjitha procedurat e parapara me ligj p\u00ebr aprovim n\u00eb Qeveri dhe presidenc\u00eb\u201d, tha Demolli.<\/p>\n<p>Po ashtu edhe ministri i Bujq\u00ebsis\u00eb, Pylltaris\u00eb dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb ndahet nj\u00eb fond p\u00ebr kompensimin e d\u00ebmeve n\u00eb bujq\u00ebsi, t\u00eb shkaktuara nga v\u00ebrshimet q\u00eb ndodhen k\u00ebto dit\u00eb, por edhe muajt m\u00eb her\u00ebt. Krasniqi ka shtuar se ka d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme n\u00eb disa komuna, por duhet b\u00ebr\u00eb disa vler\u00ebsime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb dh\u00ebna reale p\u00ebr d\u00ebmet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb Qeveris\u00eb jan\u00eb miratuar edhe disa propozim vendime tjera. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb mesazh fal\u00ebnderimi ka marr edhe kryeministri Isa Mustafa nga z\u00ebvend\u00ebs-ndihm\u00ebs sekretari i shtetit amerikan p\u00ebr Evrop\u00eb dhe Azi, Hoyt Yee, i cili ka siguruar Mustaf\u00ebn se SHBA-t\u00eb do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrkrah shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit dhe integrimeve evropiane e euro-atlantike. K\u00ebt\u00eb, kreu i ekzekutivit Isa Mustafa e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52467,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1477,694],"class_list":["post-15370","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-gjykata-speciale","tag-isa-mustafa"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15370"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15370\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52467"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}