{"id":16880,"date":"2015-09-03T15:27:26","date_gmt":"2015-09-03T13:27:26","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=16880"},"modified":"2019-02-23T08:57:00","modified_gmt":"2019-02-23T07:57:00","slug":"ikd-reagon-rreth-zbatimit-te-drejtesise-selektive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ikd-reagon-rreth-zbatimit-te-drejtesise-selektive\/","title":{"rendered":"IKD reagon rreth zbatimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb selektive"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ikd-logo.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-53177\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ikd-logo.png 486w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/ikd-logo-300x183.png 300w\" sizes=\"(max-width: 486px) 100vw, 486px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb \u2013 Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) reagon fuqish\u00ebm p\u00ebr zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb selektive nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>IKD p\u00ebrkrah institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luftimin efikas dhe efektiv ndaj t\u00eb gjith\u00eb shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit pa dallim, duke aplikuar praktika dhe standarde t\u00eb larta dhe uniforme si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me Kushtetut\u00eb, ligje dhe standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb luftimit t\u00eb kriminalitetit nga institucionet e autorizuara me ligj, IKD k\u00ebrkon nga t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb funksionet e tyre t\u2019i ushtrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb paanshme dhe para ligjit t\u00eb sigurojn\u00eb trajtim t\u00eb barabart\u00eb, objektiv dhe pa paragjykime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat pavar\u00ebsisht gjinis\u00eb, rac\u00ebs, prejardhjes komb\u00ebtare apo sociale, shoqatave apo lidhjeve politike, besimeve fetare, gjendjes apo t\u00eb metave sh\u00ebndet\u00ebsore, apo pozit\u00ebs shoq\u00ebrore, sikurse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar me ligj. Ushtrimi i k\u00ebtyre kompetencave duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase dhe efektive dhe n\u00eb pajtueshm\u00ebri me Kushtetut\u00ebn, ligjet e zbatueshme dhe parimet e pranuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebr mos-diskriminimin, t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore.<\/p>\n<p>Rasti i t\u00eb pandehurit A.M., \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb i brisht\u00ebsis\u00eb dhe zbatimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe persekutimit q\u00eb zbatohet nga prokurorit\u00eb dhe gjykatat n\u00eb Kosov\u00eb.  Hetimi, ndjekja penale dhe gjykimi i rastit n\u00eb fjal\u00eb brenda nj\u00eb kohe relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr, ndikon drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb perceptimin e publikut se nd\u00ebrhyrjet e politik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb pashmangshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebr mandat kan\u00eb zbatimin e ligjit.<\/p>\n<p>Inicimi, hetimi dhe gjykimi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb afat relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb rastit t\u00eb t\u00eb pandehurit A.M. krijon me t\u00eb drejt\u00eb perceptimin se zbatimi i drejt\u00ebsis\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb b\u00ebhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive. Nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb, IKD e mb\u00ebshtet n\u00eb faktin se jan\u00eb me qindra raste t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikurse rasti i t\u00eb pandehurit A.M., t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe publike dhe p\u00ebr t\u00eb cilat nuk ka pasur nj\u00eb efikasitet t\u00eb till\u00eb nga organet e drejt\u00ebsis\u00eb. Fakti se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb shqyrtuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si viktima zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb apo familjar\u00eb t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, krijon dyshime p\u00ebr ndikime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb politik\u00ebs apo n\u00ebnshtrim t\u00eb bart\u00ebsve t\u00eb funksioneve prokuroriale e gjyq\u00ebsore ndaj politik\u00ebs.<\/p>\n<p>IKD p\u00ebrsh\u00ebndet dhe inkurajon zgjidhjen e cilitdo rast t\u00eb denoncuar dhe d\u00ebnimin e cilitdo shkel\u00ebs t\u00eb ligjit, por k\u00ebrkon q\u00eb kjo t\u00eb zbatohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, ashtu si\u00e7 garantohet me legjislacionin pozitiv dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>IKD vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb zbatuesit e ligjit n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk e d\u00ebshmojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin efikasitet dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb luftuar me sukses veprat e nagjshme penale, ato t\u00eb korrupsionit apo veprat tjera penale kur t\u00eb dyshuar jan\u00eb figura politike apo familjar t\u00eb tyre.  Kjo v\u00ebrtetohet fare leht\u00eb me procedurat e tej zgjatura t\u00eb hetimeve, ndjekjeve penale apo proceseve maratonike gjyq\u00ebsore kur jan\u00eb n\u00eb pyetje njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs apo njer\u00ebz me ndikim n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>IKD ngrit\u00eb shqet\u00ebsimin p\u00ebr zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb selektive dhe k\u00ebrkon efikasitet t\u00eb mekanizmave t\u00eb llogaridh\u00ebnies p\u00ebr t\u00eb mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb gjith\u00eb ata zbatues t\u00eb ligjit, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb d\u00ebshmuar vullnet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur me dhjet\u00ebra raste kur t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe kanosur jan\u00eb qytetar\u00ebt e r\u00ebndomt\u00eb, gazetar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues tjer\u00eb t\u00eb medieve. N\u00eb k\u00ebto raste zbatuesit e ligjit, procedurat i zgjasin me vite, rastet nuk i trajtojn\u00eb fare, dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i tyre edhe mbyll\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb arritjes s\u00eb afatit t\u00eb parashkrimit t\u00eb ndjekjes penale, dhe me ket\u00eb amnistohen kryesit e k\u00ebtyre veprave nga ndjekja penale dhe gjykimi p\u00ebr veprat penale t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa, pavar\u00ebsia e sistemit gjyq\u00ebsor dhe prokurorial \u00ebsht\u00eb e garantuar me Kushtetut\u00eb dhe ligje, zbatimi i saj n\u00eb praktik\u00eb, n\u00eb vazhdim\u00ebsi d\u00ebshmon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, duke aplikuar standarde t\u00eb dyfishta nga vet prokurorit\u00eb dhe gjykatat, duke i trajtuar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pabarabart\u00eb, var\u00ebsisht prej pozit\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb shoq\u00ebri apo lidhjeve politike dhe biznesore.<\/p>\n<p>Praktika e zbatuar n\u00eb rastin A.M., n\u00ebse e nj\u00ebjta krahasohet me praktikat e zhvilluara n\u00eb rastet tjera t\u00eb qytetar\u00ebve, apo me rastet tjera kur jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar gazetar\u00ebt, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile, deputet\u00eb apo zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebrkrahje politike, bie ndesh me parimet e pranuara nd\u00ebrmb\u00ebtarisht p\u00ebr mos diskrimin, t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore, duke aplikuar drejt\u00ebsi selektive dhe persekutuese.<\/p>\n<p>Sistemi gjyq\u00ebsor dhe prokurorial n\u00eb rastin e lart\u00eb p\u00ebrmendura ka d\u00ebshtuar t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb dhe t\u00eb bind\u00eb publikun se ka vendosur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, paanshme dhe t\u00eb barabart\u00eb, dhe i pa ndikuar politikisht, duke pasur parasysh se kanosja \u00ebsht\u00eb drejtuar ndaj t\u00eb birit t\u00eb Kryeministrit dhe nj\u00eb ministri n\u00eb Qeveri. Pavar\u00ebsia e sistemit gjyq\u00ebsor dhe prokurorial gjat\u00eb trajtimit t\u00eb rasteve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb element thelb\u00ebsor n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike ku sundon ligji.<br \/>\nIKD rikujton se me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet se nj\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb e pavarur (sipas nenit 6 paragrafi 1 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut) n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, rol ky\u00e7 luajn\u00eb, besimi i publikut dhe paraqitja e gjykat\u00ebs n\u00eb syt\u00eb e publikut, n\u00eb raport me t\u00eb pandehurin gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor. ( rasti \u015eahiner v. Turkey, \u00a7 44).<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e t\u00eb pandehurit A.M. i cili ka p\u00ebrfunduar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb afat relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr dhe t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm me rastet e tjera, ku t\u00eb kanosur jan\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit dhe familjar\u00eb t\u00eb tyre, d\u00ebshmon se k\u00ebto fakte me t\u00eb drejt\u00eb perceptojn\u00eb trajtimin e k\u00ebtij rasti nga gjyq\u00ebsori si zbatim i drejt\u00ebsis\u00eb selektive.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb \u2013 Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD) reagon fuqish\u00ebm p\u00ebr zbatimin e drejt\u00ebsis\u00eb selektive nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb. IKD p\u00ebrkrah institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb luftimin efikas dhe efektiv ndaj t\u00eb gjith\u00eb shkel\u00ebsve t\u00eb ligjit pa dallim, duke aplikuar praktika dhe standarde t\u00eb larta dhe uniforme si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me Kushtetut\u00eb, ligje dhe standarde nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53177,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4852],"class_list":["post-16880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-instituti-i-kosoves-per-drejtesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=16880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/16880\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53177"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=16880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=16880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=16880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}