{"id":17082,"date":"2015-09-12T10:17:00","date_gmt":"2015-09-12T08:17:00","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=17082"},"modified":"2018-12-05T08:07:08","modified_gmt":"2018-12-05T07:07:08","slug":"shanset-e-shqiptareve-per-azil-ne-gjermani-jane-zero","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shanset-e-shqiptareve-per-azil-ne-gjermani-jane-zero\/","title":{"rendered":"Shanset e shqiptar\u00ebve p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani jan\u00eb zero"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/Thomas-Feist.jpg\" alt=\"\" width=\"199\" height=\"300\" class=\"alignleft size-full wp-image-48794\" \/><\/p>\n<p><strong>Forcimi i strukturave ekonomike sipas modelit gjerman do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Investitor\u00ebt gjerman\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb investojn\u00eb atje ku ka fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar. K\u00ebshilla vjen nga Thomas Feist, an\u00ebtari i CDU-s\u00eb, i cili, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, komenton k\u00ebrkesat e shtuara t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr azil n\u00eb Gjermani, por dhe m\u00ebnyrat se si ata mund t\u00eb punojn\u00eb ligj\u00ebrisht n\u00eb vendin e tij.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb jetonin dhe punonin k\u00ebtu, por k\u00ebrkesa p\u00ebr azil \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e gabuar p\u00ebr ta p\u00ebrfituar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Ka m\u00ebnyra ligjore p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb Gjermani. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet nj\u00eb diplom\u00eb e p\u00ebrfunduar me rezultate t\u00eb mira si edhe aft\u00ebsi t\u00eb mira gjuh\u00ebsore\u201d, &#8211; pohon ai. Fiest, i cili k\u00ebt\u00eb ver\u00eb kaloi dhe pushimet e para n\u00eb vendin ton\u00eb, vler\u00ebson mikpritjen shqiptare, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt i konsideron si shum\u00eb ambicioz\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Zoti Feist ju tashm\u00eb e njihni Shqip\u00ebrin\u00eb edhe nga af\u00ebr. Si vendos\u00ebt q\u00eb t\u00eb ishte Shqip\u00ebria destinacioni juaj i pushimeve dhe cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtypja juaj p\u00ebr vendin ton\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p>Kam par\u00eb disa reportazhe mbi bukurit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe gjithashtu pas shum\u00eb bisedash me shqiptar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Gjermani vendosa q\u00eb t\u00eb krijoj vet\u00eb nj\u00eb ide mbi k\u00ebt\u00eb vend nga af\u00ebr. Nj\u00eb mike dhe nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtore imja n\u00eb Bundestagun gjerman (e cila \u00ebsht\u00eb shqiptare) m\u00eb dha nj\u00eb ide m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb m\u00eb priste n\u00eb Shqip\u00ebri. M\u00eb duhet ta pranoj q\u00eb nuk mbeta aspak i zhg\u00ebnjyer: Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vend t\u00ebrheq\u00ebs nga natyra.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit aty jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dashur, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00eb ndihmuar dhe shum\u00eb mikprit\u00ebs. Mikpritja e shqiptar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kisha d\u00ebgjuar t\u00eb flitej n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb superiore, m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebrtet shum\u00eb. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr vendin e tyre. Shum\u00eb jan\u00eb ambicioz\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb dhe t\u00eb interesuar p\u00ebr kultur\u00ebn. Bashk\u00ebjetesa fetare m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb thell\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt, \u00ebsht\u00eb q\u00eb patjet\u00ebr do ket\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb timen n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>Po p\u00ebr shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhur me vendin e tyre &#8211; edhe pse shum\u00eb prej tyre jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb skaje t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Ata e shijojn\u00eb jet\u00ebn me familjen dhe me miqt\u00eb e tyre. Patjet\u00ebr q\u00eb mbi \u00e7do gj\u00eb ata kan\u00eb familjen, e kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb \u00e7mendur pas makinave t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb shpejta, i dashurojn\u00eb dasmat e \u201cbollshme\u201d tradicionale. Arsimimi i mir\u00eb ashtu si edhe paraqitja e jashtme konsiderohen t\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Edhe pse mentaliteti i banor\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb qytet \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ndrysh\u00ebm nga mentaliteti i atyre q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb fshat, kudo ndihesh nj\u00eb turist i mir\u00ebpritur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e azilit, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb problem evropian, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjermani t\u00eb flitet edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi? <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt, numri i azilk\u00ebrkuesve nga Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb, q\u00ebndron pas Siris\u00eb, n\u00eb vendin e dyt\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb theksuar aq shum\u00eb n\u00eb debatin q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjermani. K\u00ebtu azilk\u00ebrkuesit nga Shqip\u00ebria konsiderohen si pjes\u00eb e aplikant\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. N\u00eb fakt, Gjermania ka nj\u00eb reputacion t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Shum\u00eb shqiptar\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb jetonin dhe punonin k\u00ebtu, por k\u00ebrkesa p\u00ebr azil \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e gabuar p\u00ebr ta p\u00ebrfituar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Ka m\u00ebnyra ligjore p\u00ebr t\u00eb gjetur pun\u00eb n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet nj\u00eb diplom\u00eb e p\u00ebrfunduar me rezultate t\u00eb mira si edhe aft\u00ebsi t\u00eb mira gjuh\u00ebsore. Pa k\u00ebt\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se nga cili vend i bot\u00ebs vjen, ke mund\u00ebsi vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb paguar keq. Si nj\u00eb ish-qytetar i Gjermanis\u00eb Lindore, e kuptoj joshjen q\u00eb Gjermania ushtron ndaj shqiptar\u00ebve. Megjithat\u00eb, nuk duhet vet\u00ebm t\u00eb shikojm\u00eb an\u00ebn e ndritshme t\u00eb medaljes: shqiptar\u00ebve do u mungoj\u00eb vendlindja, njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb kuptohen n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre, do u mungoj\u00eb nj\u00eb familje e l\u00ebn\u00eb pas, krenaria p\u00ebr origjin\u00ebn e tyre, kultura dhe traditat aq t\u00eb ve\u00e7anta, e gjitha kjo p\u00ebr fokusin e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fituar para m\u00eb shpejt jasht\u00eb vendit. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, sipas mendimit tim, \u00ebsht\u00eb t\u00eb investohet n\u00eb nj\u00eb arsim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara vendin e tyre.<\/p>\n<p><strong>Sa mund\u00ebsi kan\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb fituar azil n\u00eb Gjermani? <\/strong><\/p>\n<p>Shanset p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb azil n\u00eb Gjermanisi nj\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s-jan\u00eb zero. M\u00ebnyra ligjore p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Gjermani, ka me kusht arsimin e mir\u00eb (formim profesional i preferuar) si edhe aft\u00ebsi t\u00eb mira gjuh\u00ebsore, nd\u00ebrsa rruga drejt nj\u00eb procedure t\u00eb pashpres\u00eb azili, \u00ebsht\u00eb totalisht e gabuar. Edhe di\u00e7ka n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb: Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb forcohen strukturat ekonomike n\u00eb Shqip\u00ebri, pse jo duke ndjekur modelin gjerman. Investitor\u00ebt gjerman\u00eb investojn\u00eb aty ku ka fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar. Arsimim n\u00eb Shqip\u00ebri, sipas standardeve gjermane, me certifikat\u00eb gjermane. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb vendim i drejt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb jam i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihmes\u00ebn time sepse i kam n\u00eb zem\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Sa mendoni se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb Gjermania ta p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebt\u00eb fluks emigrant\u00ebsh, jo vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria? <\/strong><\/p>\n<p>Gjermania do t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb dhe do t\u2019i menaxhoj\u00eb me sukses k\u00ebto sfida. Megjithat\u00eb, kjo mund t\u00eb ket\u00eb sukses vet\u00ebm me njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb gjuh\u00ebn dhe t\u00eb respektoj\u00eb Kushtetut\u00ebn. N\u00eb lidhje me aplikant\u00ebt e paautorizuar p\u00ebr azil, Gjermania sigurisht do tregohet akoma edhe m\u00eb strikte n\u00eb t\u00eb ardhmen (duhet).<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e azilant\u00ebve po kthehet nj\u00eb problem shqet\u00ebsues p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb Evrop\u00ebs. Mendoni se vendet evropiane po e p\u00ebrballojn\u00eb k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur?<\/strong> <\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb politik\u00eb evropiane p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e azilit, p\u00ebr shkak se shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb nuk mund ta zgjidhin individualisht k\u00ebt\u00eb. Ekziston patjet\u00ebr nevoja p\u00ebr ndarjen e barr\u00ebs. Cila mendoni se duhet t\u00eb jet\u00eb zgjidhja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb? Sigurisht q\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje t\u00eb vetme, por p\u00ebr nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb masash. Ndoshta do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb lidhje me lirin\u00eb e l\u00ebvizjes brenda Evrop\u00ebs (hap\u00ebsir\u00ebn Shengen), ulja e stimujve financiar\u00eb (kupona n\u00eb vend t\u00eb parave t\u00eb gatshme) dhe procedura shum\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejta t\u00eb trajtimit t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr azil. K\u00ebto jan\u00eb pikat kryesore n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb cilave po punohet fort.<\/p>\n<p><strong>Politika gjermane, shum\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p><strong>Si i vler\u00ebsoni marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve tona? <\/strong><\/p>\n<p>Integrimi n\u00eb Bashkimin Evropian nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm si p\u00ebr BE-n\u00eb dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt paqeje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn, i cili ofron siguri p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Bundestagu gjerman e mb\u00ebshtet k\u00ebt\u00eb proces dhe k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr shembull, me intensifikimin e shk\u00ebmbimeve t\u00eb t\u00eb rinjve, n\u00ebp\u00ebrmjet promovimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit ekonomik dhe shk\u00ebmbimeve akademike si pjes\u00eb e DAAD, por edhe p\u00ebrmes programeve t\u00eb tjera, t\u00eb tilla si IPS.<\/p>\n<p><strong>Pritshm\u00ebrit\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb nga Gjermania jan\u00eb mjaft t\u00eb m\u00ebdha. Sa realisht e kemi k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn gjermane ka shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. S\u00eb bashku, ne do t\u00eb sigurojm\u00eb q\u00eb ndihma gjermane t\u00eb arrij\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb e nevojshme, q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 projekteve t\u00eb p\u00ebrkohshme, n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb ket\u00eb gjithashtu nj\u00eb udh\u00ebzues strategjik t\u00eb dy qeverive p\u00ebr suksesin e bashk\u00ebpunimit. Nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb promovimi i infrastruktur\u00ebs dhe arsimit profesional. Sukses do t\u00eb quhet vet\u00ebm n\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb vendin e tyre. Jam i bindur q\u00eb kjo do jet\u00eb shum\u00eb shpejt e prekshme!\/Shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Forcimi i strukturave ekonomike sipas modelit gjerman do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Investitor\u00ebt gjerman\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb investojn\u00eb atje ku ka fuqi pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar. K\u00ebshilla vjen nga Thomas Feist, an\u00ebtari i CDU-s\u00eb, i cili, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, komenton k\u00ebrkesat e shtuara t\u00eb shqiptar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48794,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[1367,311,287,4880],"class_list":["post-17082","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-azil-kerkuesit","tag-gjermania","tag-kosova","tag-thomas-feist"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17082","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17082"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17082\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17082"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17082"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17082"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}