{"id":17876,"date":"2015-10-24T22:16:23","date_gmt":"2015-10-24T20:16:23","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=17876"},"modified":"2017-04-17T16:44:12","modified_gmt":"2017-04-17T14:44:12","slug":"humbja-e-autonomise-89-krijimi-i-autonomise-15","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/humbja-e-autonomise-89-krijimi-i-autonomise-15\/","title":{"rendered":"Humbja e autonomis\u00eb \u201989, krijimi i autonomis\u00eb \u201915"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_17877\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-17877\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/10\/Faik-Miftari-Prizren-Post.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-17877\" \/><p id=\"caption-attachment-17877\" class=\"wp-caption-text\">Faik MIFTARI<\/p><\/div>\n<p>\tSi shtetas i Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e si shqiptar n\u00eb ve\u00e7anti, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj indiferent e t\u00eb mos e shpreh opinionin  tim p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kalon Kosova, duke marr parasysh th\u00ebnien e Albert Ajnshtajnit: <\/p>\n<p>\u201dNuk jan\u00eb fajtor\u00ebt vet\u00ebm keqb\u00ebr\u00ebsit, por edhe ata q\u00eb i shohin dhe nuk reagojn\u00eb\u201d.<br \/>\n     N\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtrim do t\u00eb ndalem n\u00eb  krahasimin  mes  ngjarjes t\u00eb historis\u00eb m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs, asaj t\u00eb humbjes s\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 1989, dhe t\u00eb tanishmes,  marr\u00ebveshjen e arritur n\u00eb Bruksel  mes kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa dhe kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vuqi\u00e7  p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe(Zajednic\u00ebs) q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb krijimi i entitetit autonom serb brenda Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>    Pas demonstratave studentore dhe popullore t\u00eb vitit 1981 p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb statusin e republik\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, Serbia pas p\u00ebrpjekjeve disavje\u00e7are t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb gjitha mjeteve politike  dhe t\u00eb dhun\u00ebs policore, arriti q\u00eb n\u00eb vitin 1989  ta zhb\u00ebj\u00eb autonomin\u00eb e Kosov\u00ebs me amendamentet e propozuara , me t\u00eb cilat Kosov\u00ebn arriti ta rikthej\u00eb n\u00eb sistemin e saj politik dhe juridik. Edhe pse klasa politike e at\u00ebhershme shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb  (A.Vllasi, K. Jashari, E. Arifi etj.), s\u00eb bashku me klas\u00ebn pun\u00ebtore, studentore, intelektuale dhe shumic\u00ebn e popullit, u \u00e7uan n\u00eb demonstrata masive gjith\u00eb popullore, p\u00ebr t\u00eb parandaluar suprimimin e autonomis\u00eb, por n\u00eb saje t\u00eb lidershipit t\u00eb ri t\u00eb em\u00ebruar politik, i cili ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr garnitur\u00ebn e at\u00ebhershme serbe, (R.Morina, H.Azemi, A.Shukria etj.) si dhe disa intelektual\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm shqiptar  iu n\u00ebnshtruan  trusnis\u00eb s\u00eb Beogradit me deklaratat e tyre n\u00eb opinionin e at\u00ebhersh\u00ebm se \u201d Kosova nuk hup kurrgj\u00eb nga autonomia e saj e at\u00ebhershme sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1974\u201d. Kuvendi i Kosov\u00ebs n\u00eb mbledhjen e mbajtur me 23 mars 1989 vendosi me shumic\u00eb  t\u00eb delegat\u00ebve, me p\u00ebrjashtim t\u00eb 12-13 delegat\u00ebve, me e rikthye Kosov\u00ebn n\u00eb sistemin juridik kushtetues t\u00eb Serbis\u00eb, duke ja zhveshur t\u00eb gjitha atributet e autonomis\u00eb q\u00eb e kishte gjer at\u00ebher\u00eb,  duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe t\u00eb drejt\u00ebn e vetos n\u00eb raport me Serbin\u00eb. Pas k\u00ebsaj shpesh her\u00eb n\u00eb paraqitjet e veta politike diktatori i at\u00ebhersh\u00ebm serb, Sllobodan Milloshevi\u00e7i,  krenohej duke dh\u00ebn\u00eb deklarata t\u00eb tilla politike  se \u201d vet Kuvendi i Kosov\u00ebs ishte ai q\u00eb miratoi amendamentet e propozuara serbe dhe e ktheu Kosov\u00ebn  n\u00eb sistemin politik dhe juridik t\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>       Tani n\u00eb vitin 2015, tet\u00eb vjet pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb po krijohet nj\u00eb autonomi e re p\u00ebr entitetin serb me vet\u00ebm 5% t\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb popullat\u00ebn e gjith\u00ebmbarshme t\u00eb Kosov\u00ebs, me marr\u00ebveshjen e arritur n\u00eb Bruksel p\u00ebr krijimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe (Zajednic\u00ebs), duke anashkaluar  Kuvendin e Kosov\u00ebs e lere m\u00eb mbajtjen e nj\u00eb  referendumi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilin populli i Kosov\u00ebs do t\u00eb thoshte fjal\u00ebn e fundit lidhur me k\u00ebt\u00eb propozim. Kjo do t\u00eb themelohet  me nj\u00eb dekret qeveritar d\u00ebrguar  Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila pas k\u00ebsaj  do t\u00eb jep verdiktin e saj, e dihet q\u00eb tani se ai vendim do t\u00eb jet\u00eb pro themelimit t\u00eb Zajednic\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast \u201csui generis\u201d q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb ndodh, pasi q\u00eb vet Kosova \u00ebsht\u00eb projektuar si e till\u00eb \u201dsui generis\u201d, dhe se tani gjith\u00e7ka mund t\u00eb b\u00ebhet dhe veprohet \u201csui generis\u201d. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb, Isa Mustafa dhe Hashim Tha\u00e7i, jan\u00eb marr\u00eb vesh n\u00eb Bruksel me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb t\u00eb shfaj\u00ebsojn\u00eb veten nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre, dhe \u201cpataten e nxeht\u00eb\u201d t\u2019ia len Gjykat\u00ebs Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb cilin dihet se vendimi i saj \u00ebsht\u00eb meritor, i pakthyesh\u00ebm, dhe i zbatuesh\u00ebm n\u00eb sistemin politik dhe juridik t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n      Marr\u00ebveshja e tanishme e arritur n\u00eb mes Beogradit dhe Prishtin\u00ebs me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Brukselit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje jo e mir\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, pasi q\u00eb me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb funksionim e Kosov\u00ebs dhe se me k\u00ebt\u00eb Serbin\u00eb e b\u00ebn\u00eb faktor t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihet n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe se n\u00ebp\u00ebrmjet Zajednic\u00ebs si entitetit autonom politik serb , do t\u00eb ket\u00eb qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb zhvillimet politike shtet\u00ebrore t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\n    Faktor\u00ebt vendimmarr\u00ebs, Brukseli dhe Washingtoni, duke njohur shum\u00eb mir\u00eb gjendjen aktuale n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet ambasador\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb akredituar b\u00ebjn\u00eb trusni t\u00eb vazhdueshme mbi rrethanat aktuale politike n\u00eb Kosov\u00eb, me veprimet e tyre po e dob\u00ebsojn\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr funksionimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs,  pasi q\u00eb Kosova si nj\u00eb shtet i brisht\u00eb dhe i sabotuar nga Serbia q\u00eb nga fillimi i shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, me miratim t\u00eb heshtur t\u00eb tyre, n\u00eb vend se t\u00eb parandalojn\u00eb ata n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr e p\u00ebrforcojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb at\u00eb.<br \/>\n     Duke marr\u00eb parasysh si shembull Republika Serpsk\u00ebn e cila si nj\u00eb entitet autonom brenda Bosnj\u00ebs e pamund\u00ebson sot e k\u00ebsaj dite funksionimin normal dhe stabil t\u00eb shtetit t\u00eb Bosnj\u00ebs, n\u00eb vend se k\u00ebt\u00eb model t\u00eb Bosnj\u00ebs t\u00eb e m\u00ebnjanojn\u00eb, ata prap\u00eb at\u00eb si model e krijojn\u00eb edhe n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet entitetit autonom Zajednica S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>     \u00cbsht\u00eb indikative se nga shp\u00ebrb\u00ebrja e ish Jugosllavis\u00eb, nga shtetet e porsakrijuara, si Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova, vet\u00ebm n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb myslimane (boshnjake), u krijua Republika S\u00ebrpska p\u00ebr nj\u00eb milion serb rezident t\u00eb Bosnj\u00ebs, dhe n\u00eb Kosov\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb absolute myslimane (shqiptare), po krijohet Zajednica S\u00ebrpska p\u00ebr vet\u00ebm 100.000 serb rezident t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7udi se jo mahi!<br \/>\n     E kjo n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme do t\u00eb sjell probleme t\u00eb paparashikueshme pasi q\u00eb n\u00eb rrethanat e reja t\u00eb krijuara politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare do  t\u00eb mund t\u00eb vie gjer te bashkimi i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptar, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast edhe serb\u00ebt e Zajednica Serpsk\u00ebs do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb me referendum t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb bashkohen me Serbin\u00eb, sikurse q\u00eb tani k\u00ebt\u00eb e k\u00ebrkon Republika S\u00ebrpska n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, e q\u00eb p\u00ebr momentin nuk lejohet nga faktori politik vendimmarr\u00ebs  t\u00eb Brukselit dhe Washingtonit. <\/p>\n<p>    \u00cbsht\u00eb e njohur,  se edhe shtetet tjera m\u00eb t\u00eb forta nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb dhe detyrohen t\u00eb n\u00ebnshtrohen diktatit t\u00eb Washingtonit e Brukselit, pasi q\u00eb n\u00eb politik\u00eb nuk ka dominuar , as q\u00eb dominon, por edhe as q\u00eb do t\u00eb dominoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb drejt\u00ebsia, por forca e cila balancon raportet dhe marr\u00ebdh\u00ebniet globale n\u00eb bot\u00eb, e lere m\u00eb Kosova si nj\u00eb shtet i ri i brisht\u00eb e cila akoma nuk e ka p\u00ebrfunduar shtet\u00ebsin\u00eb e saj, dhe nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe se pa marr parasysh as pozita e tanishme, apo edhe opozita, nuk do t\u00eb mund t\u00eb rezistojn\u00eb nj\u00eb presioni t\u00eb till\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Brukselit e posa\u00e7\u00ebrisht t\u00eb Washingtonit, dhe do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shtr\u00ebnguar t\u00eb n\u00ebnshtrohen, pasi q\u00eb mekanizma mbrojt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rezistuar presionit t\u00eb till\u00eb nuk kan\u00eb, duke marr parasysh se \u00e7far\u00eb kapacitete politike, ekonomike, teknologjike, industriale e ve\u00e7an\u00ebrisht ushtarake posedojn\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>       Por, bile, na kurseni dhe mos na \u201cbombardoni \u201cme deklarata s\u00eb bashku me lidershipin aktual t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs, me dokrra dhe bro\u00e7kulla t\u00eb form\u00ebs<br \/>\n\u201d se kjo  marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb Kosov\u00ebs, se ajo p\u00ebrforcon dhe nuk e cenon integritetin dhe sovranitetin  Kosov\u00ebs, se me k\u00ebt\u00eb Serbia e ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs,..etj.\u201d Mos vall\u00eb mendoni se neve shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs  akoma jemi n\u00eb faz\u00ebn e periudh\u00ebs kohore t\u00eb viteve pes\u00ebdhjeta t\u00eb shekullit XX-t\u00eb: \u201d kur ishim sharraxhi dhe hamallxhi p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer zot\u00ebrinjve serb  t\u00eb Beogradit duke prer\u00eb dru, duke bartur th\u00ebngjill apo duke pastruar rrug\u00ebt e Beogradit\u201d, por  jemi  n\u00eb koh\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb hovshme informative,dhe se kinse nuk i kuptojm\u00eb k\u00ebto fraza boshe politike, pa sens politik e diplomatik, apo si i thon\u00eb neve n\u00eb popull<br \/>\n\u201dpa krip\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>      Por, shpresa dhe besimin n\u00eb Zot q\u00eb kemi, si dhe p\u00ebrpjekjet tona nuk do t\u00eb ndalen asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe ruajtjen e pavar\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs, si faz\u00eb kalimtare drejt bashkimit n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb vet\u00ebm shqiptar, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme var\u00ebsisht nga rrethanat e krijuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. <\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si shtetas i Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e si shqiptar n\u00eb ve\u00e7anti, nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj indiferent e t\u00eb mos e shpreh opinionin tim p\u00ebr situat\u00ebn aktuale politike n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin kalon Kosova, duke marr parasysh th\u00ebnien e Albert Ajnshtajnit: \u201dNuk jan\u00eb fajtor\u00ebt vet\u00ebm keqb\u00ebr\u00ebsit, por edhe ata q\u00eb i shohin dhe nuk reagojn\u00eb\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25860,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-17876","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=17876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/17876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=17876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=17876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=17876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}