{"id":18352,"date":"2015-12-09T13:19:55","date_gmt":"2015-12-09T12:19:55","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=18352"},"modified":"2018-06-20T23:02:08","modified_gmt":"2018-06-20T21:02:08","slug":"kreu-i-pd-se-basha-sot-goditem-simbolin-e-tyre-neser-vete-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kreu-i-pd-se-basha-sot-goditem-simbolin-e-tyre-neser-vete-qeverine\/","title":{"rendered":"Kreu i PD-s\u00eb, Basha: \u201cSot godit\u00ebm simbolin e tyre, nes\u00ebr vet\u00eb qeverin\u00eb\u201d"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/basha-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-41491\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/basha-1.jpg 910w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/basha-1-300x150.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/basha-1-768x385.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 910px) 100vw, 910px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; Shefi i opozit\u00ebs e ka cil\u00ebsuar protest\u00ebn e djeshme t\u00eb thirrur nga demokrat\u00ebt, si hapin e par\u00eb drejt nj\u00eb qeverisje t\u00eb re. Nga podiumi i vendosur para kryeministris\u00eb kreu i opozit\u00ebs, Lulzim Basha deklaroi se mosbindja civile ka nisur dhe nuk do t\u00eb ndalet deri kur t\u00eb shporret qeveria Rama-Meta. Ai tha se e vetmja zgjidhje \u00ebsht\u00eb largimi i qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebroi vijimin e aksionit t\u00eb opozit\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr>\n<p><strong>Marshimi<\/strong><\/p>\n<p>Nga sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d dhe m\u00eb pas nga selia e Partis\u00eb Demokratike, me mij\u00ebra protestues t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb marshuar n\u00eb bulevardin \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d, me thirrjet dhe parullat kund\u00ebr qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb 8 dhjetor, q\u00eb sh\u00ebnon p\u00ebrvjetorin e 25-t\u00eb nga r\u00ebnia e komunizmit. Protestuesve t\u00eb par\u00eb n\u00eb shesh u jan\u00eb bashkuar sekretari organizativ i PD-s\u00eb, Enno Bozdo dhe sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Arben Ristani. M\u00eb pas, n\u00eb shesh mb\u00ebrriti edhe kryetari Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha. Ata kan\u00eb p\u00ebrshkuar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjithashtu rrug\u00ebn nga selia e PD-s\u00eb te podiumi i vendosur p\u00ebrball\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb kryeministrit n\u00eb bulevard. Protesta nisi me fjal\u00ebn e deputetit Gent Strazimiri, i cili tha se demokrat\u00ebt protestojn\u00eb p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet vendi. Nd\u00ebrsa deputeti Arben Ristani tha se qeveria duhet t\u00eb largohet, p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb vendin zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. T\u00eb gjith\u00eb q\u00eb mor\u00ebn fjal\u00ebn n\u00eb podium e kan\u00eb cil\u00ebsuar qeverin\u00eb, si m\u00eb t\u00eb keqen q\u00eb ka pasur vendi n\u00eb 25 vite, duke k\u00ebrkuar largimin e saj. Ndon\u00ebse ishte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb krah t\u00eb kryetarit Basha, kreu historik i s\u00eb djatht\u00ebs, Sali Berisha nuk u ngjit n\u00eb podium p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur protestuesit, pavar\u00ebsisht se ovacionet m\u00eb t\u00eb shumta t\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb PD-s\u00eb ishin kur p\u00ebrmendej emri i tij.<\/p>\n<p><strong>Thirrja e Bash\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij kreu i opozit\u00ebs, Lulzim Basha, theksoi se kjo rrug\u00eb e nisur e opozit\u00ebs nuk do t\u00eb mbyllet pa rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb dhe zgjedhjet e parakohshme. \u201cPara nesh shtrohen sot vet\u00ebm dy zgjidhje: ose t\u00eb largojm\u00eb qeveri-fatkeq\u00ebsin\u00eb, ose t\u00eb pranojm\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb sehir largimin e popullit, largimin tuaj nga Shqip\u00ebria. Ose t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb qeverin\u00eb, ose t\u00eb pranojm\u00eb rr\u00ebzimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Rrug\u00eb t\u00eb mesme nuk ka. Nuk ka m\u00eb koh\u00eb dhe nuk duhet t\u2019i japim m\u00eb koh\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs me 40 hajdut\u00eb. Nuk ka m\u00eb pritje dhe nuk duhet t\u00eb pres\u00eb m\u00eb askush, asnj\u00eb dit\u00eb. Pritja e mbaroi koh\u00ebn e saj. Ikni, largohuni. Jan\u00eb ata vet\u00eb q\u00eb kan\u00eb kurdisur mekanizmin oligarkik t\u00eb korrupsionit, q\u00eb mund ta ndalojm\u00eb vet\u00ebm duke e shkat\u00ebrruar nga themelet\u201d, tha Basha gjat\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb tij, Basha p\u00ebrmendi ato q\u00eb opozita i ka denoncuar si aferat korruptive t\u00eb k\u00ebsaj qeverie, duke argumentuar dhe n\u00ebnvizuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe q\u00ebllimin e protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs. \u201cQeveria teknike \u00ebsht\u00eb zgjidhja. Zgjedhjet e reja me rregullat demokratike t\u00eb shkruara dhe t\u00eb zbatuara jan\u00eb zgjidhja. Liri nga tirania e krimit, korrupsionit dhe e padrejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb thirrja jon\u00eb. Ikni, shporruni! Le t\u00eb shkruajm\u00eb s\u00eb bashku nj\u00eb faqe t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb e civilizimit ton\u00eb, faqen ku shkruhet se shqiptar\u00ebt u ngrit\u00ebn, u bashkuan dhe p\u00ebrmbys\u00ebn me forc\u00ebn e bashkimit nj\u00eb qeveri q\u00eb kishte dal\u00eb nga binar\u00ebt, q\u00eb i vidhte, i rr\u00ebnonte dhe i d\u00ebbonte. Faqen ku shkruhet se shqiptar\u00ebt nuk pranuan kokulur tiranin\u00eb e re. Se shqiptar\u00ebt nuk ran\u00eb n\u00eb nat\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb padrejt\u00ebsis\u00eb, krimit, korrupsionit dhe varf\u00ebris\u00eb, se u ngrit\u00ebn dhe mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb fatin e tyre. Faqen ku shkruhet se Shqip\u00ebria ngrihet dhe shqiptar\u00ebt ngrihen dhe ecin p\u00ebrpara, drejt drit\u00ebs s\u00eb Zotit. Rroft\u00eb liria, zoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi deklarat\u00ebn Basha.<\/p>\n<p><strong>PD: Vandal\u00eb jo protestuesit, por ata q\u00eb po zhvatin pasurit\u00eb publike<\/strong><\/p>\n<p>Akuzave t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr dhun\u00eb dhe vandaliz\u00ebm gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur deputeti demokrat, Flamur Noka. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb faqen e tij n\u00eb \u201cFacebook\u201d, shkruan se protesta e opozit\u00ebs ishte nj\u00eb leksion i kuraj\u00ebs qytetare. Sipas Nok\u00ebs, dy dhunuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb institucioneve kishin fshehur kok\u00ebn nga paniku deri pasdite von\u00eb. \u201cDy dhunuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb institucioneve dje n\u00eb opozit\u00eb, Rama e Tahiri dhe dhunuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shqiptar\u00ebve sot n\u00eb pushtet, kan\u00eb bilbilosur nga kompjuteri. Nga kompjuteri bilbilos\u00ebn pas protest\u00ebs se kishin fshehur kok\u00ebn nga paniku deri k\u00ebt\u00eb pasdite t\u00eb von\u00eb. Protesta e opozit\u00ebs ishte nj\u00eb leksion i kuraj\u00ebs qytetare. Qytetar\u00ebt e bashkuar treguan se ekzistojn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe se qeveria m\u00eb e korruptuar n\u00eb Evrop\u00eb duhet t\u00eb jap\u00eb llogari.<\/p>\n<p>Vandal\u00ebt jan\u00eb ata q\u00eb po ndajn\u00eb miliardat mes tyre dhe po zhvatin pasurit\u00eb publike. Ata jan\u00eb vandalet e Shqip\u00ebris\u00eb drejt fundit t\u00eb sigurt\u201d, tha Noka. Edhe deputeti, Arben Ristani ka reaguar pas protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar miting madh\u00ebshtor. Ai shprehet se revolta popullore nuk do ndalet derisa ta mbyll\u00eb p\u00ebrfundimisht shpirtziun cinik Rama n\u00eb bunkerin e tij. \u201cMiting madh\u00ebshtor i opozit\u00ebs. Nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr qafe pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb antipopullore. Nj\u00eb popull i t\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i frym\u00ebzuar nga Lulzim Basha dhe opozita q\u00eb proteston kund\u00ebr varf\u00ebris\u00eb, kund\u00ebr korrupsionit, kund\u00ebr krimit n\u00eb pushtet, kund\u00ebr cinikut, shpirtziut, t\u00eb paaftit, t\u00eb pashpirtit Rama. U fsheh biri i atit vras\u00ebs, derisa opozita mbylli mitingun, dhe nxori kok\u00ebn t\u00eb b\u00ebnte ciu-ciu nga kushedi cili bunker. Ta m\u00ebsoj\u00eb mir\u00eb shpirtziu cinik se revolta popullore nuk do ndalet derisa ta mbyll\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb bunkerin e tij\u201d, tha numri dy i PD-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SHBA dhe BE: Dhuna nuk \u00ebsht\u00eb mjet i pranuesh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada Amerikane d\u00ebnuan dhun\u00ebn e shfaqur n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme, duke theksuar se kthimi te dhuna \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. \u201cE drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shprehur shqet\u00ebsimet dhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb p\u00ebrmes protest\u00ebs paq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar thelb\u00ebsor i demokracis\u00eb moderne evropiane dhe si e till\u00eb duhet ruajtur. U raportua nj\u00eb num\u00ebr aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm. Shqip\u00ebria p\u00ebrballet me nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb reformash n\u00eb lidhje me procesin e integrimit t\u00eb saj evropian. Ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje gjith\u00eb partive dhe n\u00ebpun\u00ebsve publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht opozit\u00ebn, q\u00eb ta d\u00ebnojn\u00eb dhun\u00ebn dhe t\u00eb angazhohen n\u00eb nj\u00eb dialog politik konstruktiv\u201d, lexohet n\u00eb deklarat\u00ebn e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Ambasada e Shteteve t\u00eb Bashkuara d\u00ebnon dhun\u00ebn e ushtruar gjat\u00eb protest\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, ambasada amerikane thekson se \u201ce drejta e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019u mbledhur, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa qeveris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb protestuar paq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb simboli i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebndetshme\u201d. Por sipas saj, \u201cakte t\u00eb tilla si hedhja e gur\u00ebve, v\u00ebnia flak\u00eb strukturave dhe d\u00ebmtimi i pron\u00ebs publike nuk p\u00ebrputhet me vlerat demokratike\u201d. Ambasada e SHBA-s\u00eb i b\u00ebn thirrje Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb gjitha partive t\u00eb tjera t\u2019i hedhin posht\u00eb k\u00ebto akte dhe t\u00eb marrin t\u00eb gjitha hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen protestat t\u00eb mbeten paq\u00ebsore dhe konstruktive.\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Shefi i opozit\u00ebs e ka cil\u00ebsuar protest\u00ebn e djeshme t\u00eb thirrur nga demokrat\u00ebt, si hapin e par\u00eb drejt nj\u00eb qeverisje t\u00eb re. Nga podiumi i vendosur para kryeministris\u00eb kreu i opozit\u00ebs, Lulzim Basha deklaroi se mosbindja civile ka nisur dhe nuk do t\u00eb ndalet deri kur t\u00eb shporret qeveria Rama-Meta. Ai tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41491,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1047,52],"class_list":["post-18352","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-lulzim-basha","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18352\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41491"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}