{"id":18750,"date":"2015-12-24T02:06:29","date_gmt":"2015-12-24T01:06:29","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=18750"},"modified":"2018-06-20T21:29:03","modified_gmt":"2018-06-20T19:29:03","slug":"zoti-kryeminister-kush-nga-ne-vjedh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zoti-kryeminister-kush-nga-ne-vjedh\/","title":{"rendered":"Zoti Kryeminist\u00ebr, kush nga ne vjedh?"},"content":{"rendered":"<p><div id=\"attachment_18661\" style=\"width: 410px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-18661\" src=\"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2015\/12\/blendi-fevziu-votimi-per-personi-i-vitit-nga-bota-shqiptare-2015.png\" alt=\"Blendi Fevziu - Gazetar\" width=\"400\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-18661\" \/><p id=\"caption-attachment-18661\" class=\"wp-caption-text\">Blendi Fevziu &#8211; Gazetar<\/p><\/div><br \/>\n<strong><br \/>\nTiran\u00eb &#8211; Let\u00ebr publike p\u00ebr Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama nga gazetari, Blendi Fevziu.<\/strong><\/p>\n<hr>\n<p><em>I nderuar zoti Kryeminist\u00ebr,<\/p>\n<p>Po ju drejtohem Ju, duke cituar nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb ju nuk besoj se e vler\u00ebsoni shum\u00eb, por q\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike bot\u00ebrore ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga fjalimet e tij, \u00c7ur\u00e7illi thot\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse godet me gur \u00e7do qen q\u00eb t\u00eb leh rrug\u00ebs, nuk ke p\u00ebr t\u00eb arritur kurr\u00eb atje p\u00ebr ku je nisur!\u201d<\/p>\n<p>Ndaj duke mos dashur t\u2019i p\u00ebrgjigjem \u00e7do koneje t\u00eb kopes\u00eb t\u00ebnde politike dhe duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e premtimeve t\u00eb tua, po ju drejtohem direkt. Keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb Ju dhe forca politike q\u00eb drejtoni do t\u2019u jap\u00eb fund akuzave abuzive, retorik\u00ebs boshe dhe do t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm tek faktet.<\/p>\n<p>Jeni shprehur n\u00eb studion time se: Nuk jemi t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj, por dyshoj. N\u00eb fakt, ose Ju g\u00ebnjeni dhe keni dy standarte, ose keni d\u00ebshtuar ta impononi k\u00ebt\u00eb filozofi.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb shkrim q\u00eb sqaronte se shum\u00eb politikan\u00eb kan\u00eb dhe manifestojn\u00eb nj\u00eb kamje t\u00eb pajustifikuar ngjalli reagimin e ashp\u00ebr t\u00eb nja dy  deputet\u00ebve t\u00eb forc\u00ebs politike q\u00eb Ju drejtoni. Nuk e di se p\u00ebrse kjo gj\u00eb ju dogji kaq shum\u00eb juve, sepse disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur n\u00eb nj\u00eb organizim t\u00eb opozit\u00ebs deklarova se kamja (edhe e atyre) ishte nj\u00eb problem p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e opozit\u00ebs nuk reagoi kush. Madje as kontestuan shprehjen time: \u201cSe opozita nuk b\u00ebhet me makina luksoze Mercedes dhe as me marka celebritetesh\u201d. Shpresoj q\u00eb ata t\u00eb reflektojn\u00eb sepse do t\u00eb ishte mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. Por ky \u00ebsht\u00eb problemi i tyre. Problemi juaj ishte tjet\u00ebr. Ishte p\u00ebrgjigjia me nj\u00eb ditiramb akuzash, asnj\u00eb fakt dhe me nj\u00eb stil q\u00eb Ju e njihni mir\u00eb dhe keni th\u00ebn\u00eb se e d\u00ebnoni. N\u00eb fakt deri tani s\u2019e keni b\u00ebr\u00eb, madje po e stimuloni.<\/p>\n<p>Po ju them dy fjal\u00eb p\u00ebr veten meqen\u00ebse Ju jeni sot Kryeminist\u00ebr i k\u00ebtij vendi dhe jo publicist. Dhe keni p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Janar mbush plot 25 vjet si gazetar profesionist. Q\u00eb nga viti 1992 nuk jam paguar kurr\u00eb nga shteti dhe as nga taksat e qytetar\u00ebve. P\u00ebr 23 vjet jam paguar me rroga nga m\u00eb t\u00eb lartat q\u00eb jepen n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb gjitha rrogat e mia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb deklaruara. Paguhen me bank\u00eb dhe mbahen edhe taksat atje. Kam trash\u00ebguar nga familja disa prona, nj\u00eb pjes\u00eb fare e vog\u00ebl e asaj q\u00eb regjimi komunist na konfiskoi. P\u00ebr t\u00eb tjerat po vijojm\u00eb betej\u00ebn ligjore n\u00eb Gjykatat Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mjafton t\u2019ju them se nuk kemi marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfitim nga qindra mijera metra katror\u00eb q\u00eb vet\u00eb shteti na i ka njohur n\u00eb vitin 1994 brenda n\u00eb pist\u00ebn e aeroportit t\u00eb Rinasit dhe q\u00eb sot i administron nj\u00eb kompani gjermane. Por edhe shum\u00eb t\u00eb tjera. Kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. Esht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb drame q\u00eb u luajt dhe po luhet n\u00eb shpatullat e gjith\u00eb ish-pronar\u00ebve. Pasi ime m\u00eb nd\u00ebrroi jet\u00eb, k\u00ebto kaluan me akt trash\u00ebgimie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb time motra dhe timen. Ve\u00e7 atyre q\u00eb ende jan\u00eb n\u00ebn administrimin e tim eti. T\u00eb gjitha veprimet e pronave kryhen n\u00eb studio ligjore t\u00eb mir\u00ebnjohura dhe \u00e7do pages\u00eb p\u00ebr to b\u00ebhet p\u00ebrmes bank\u00ebs.<\/p>\n<p>Jam nj\u00eb njeri me fat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe jetoj mir\u00eb. Besoj se do jetoja po kaq mir\u00eb edhe po t\u00eb kisha m\u00eb pak prona. Sepse jetesa \u00ebsht\u00eb dije dhe jo thjesht\u00eb mir\u00ebq\u00ebnie. Por meqen\u00ebse ju e keqkuptoni, po vijoj.<\/p>\n<p>Jam njeri me profil publik, por fati nuk m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb trokas p\u00ebr ndonj\u00eb nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb dyert tuaja. Kam pasur raporte t\u00eb mira e t\u00eb k\u00ebqija me Kryeministra, por nuk besoj se ndonj\u00ebri prej tyre m\u00eb ka favorizuar p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb. Q\u00eb prej dit\u00ebs q\u00eb jeni n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr shembull, nuk kam shkelur kurr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn tuaj. Dhe Ju jeni d\u00ebshmitar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nuk kam shkelur as n\u00eb zyra ministrash p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndonj\u00eb favor. Shum\u00eb prej ministrave t\u00eb tu majde nuk i kam takuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse deputet\u00eb t\u00eb partis\u00eb suaj b\u00ebjn\u00eb akuza t\u00eb p\u00ebrgjithshme, po ju sfidoj. P\u00ebrdorni gjith\u00eb instrumentat q\u00eb keni n\u00eb dor\u00eb: Tatime, polici, meteorologji, peshkim a ku di un\u00eb dhe verifikoni t\u00eb ardhurat e mia.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj sfide, ka edhe nj\u00eb tjet\u00ebr personale. Nj\u00eb nga deput\u00ebt\u00ebt e tu, b\u00ebn aluzione p\u00ebr nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, ku ime m\u00eb, ishte pronar\u00eb e thuajse 1.8 % t\u00eb sip\u00ebrfaqes. Meqen\u00ebse ajo ka firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje n\u00eb vitin 1999 me 374 bashk\u00ebpronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, zot\u00ebria l\u00eb t\u00eb kuptohet se aty jan\u00eb b\u00ebr\u00eb favore t\u00eb pamerituara. Po, aty i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb grupi biznesmen\u00ebsh leja p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb qend\u00ebr tregtare. Lejen e keni firmosur Ju n\u00eb vitin 2008 dhe pas jush i ndjeri Olldashi n\u00eb 2009. Nuk kam pasur asnj\u00eb komunikim me Ju n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe jeni p\u00ebrpara sfid\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ju keni dh\u00ebn\u00eb leje t\u00eb parregullt dhe keni favorizuar 373 pronar\u00eb q\u00eb t\u2019ju b\u00ebje nder t\u00eb 374 at\u00ebher\u00eb Ju keni shkelur ligjin. Un\u00eb nuk mbaj mend t\u2019i kem dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb lek\u00eb dikujt n\u00eb jet\u00ebn time sepse s\u2019m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur.<\/p>\n<p>N\u00ebse Ju keni marr\u00eb lek\u00eb p\u00ebr at\u00eb firm\u00eb, at\u00ebher\u00eb Ju jeni hajdut! N\u00ebse jo, n\u00ebse gjith\u00e7ka ka qen\u00eb e rregullt dhe brenda llogjikave normale se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar gjith\u00eb Tirana, at\u00ebher\u00eb konet e grupit t\u00ebnd politik g\u00ebnjejn\u00eb dhe mashtrojn\u00eb. Jepini p\u00ebrgjigje k\u00ebsaj sfide po qe se ke kurajo qytetare.<\/p>\n<p>Tani kthehem edhe nj\u00eb her\u00eb aty ku nisa. P\u00ebrse Ju djeg kaq shum\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb partis\u00eb suaj akuza ndaj politikan\u00ebve q\u00eb nuk e justifikojn\u00eb dot kamjen e tyre? Sepse zoti Kryeminist\u00ebr i kan\u00eb para t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>Sepse zoti Kryeminist\u00ebr, i kan\u00eb para q\u00eb i nxjerrin nga n\u00ebnshtretrit e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam t\u00eb ardhura mjaft t\u00eb mira dhe shum\u00eb her\u00eb shokohem nga makinat q\u00eb parkojn\u00eb deputet\u00ebt e tuaj, mu para Kuvendit, mu p\u00ebrpara kamerave. Un\u00eb e njoh shum\u00eb mir\u00eb industrin\u00eb e mod\u00ebs, por shokohem kur shoh deputet\u00eb me \u00e7anta 5 \u2013 6000 Euro, me celular\u00eb 25 mij\u00eb Euro. Dhe nuk po flas p\u00ebr ata q\u00eb i kan\u00eb fituar duke shfryt\u00ebzuar prostituta apo duke vjedhur vila n\u00eb Itali sepse ata edhe i kuptoj, si\u00e7 nuk kuptoj se \u00e7\u2018duan n\u00eb Parlament. Jo, i kan\u00eb deputet\u00eb q\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rrog\u00eb prej maksimumi 1 000 Euro dhe u duhet t\u00eb harxhojn\u00eb rrog\u00ebn e 20 viteve vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar Range Rover-it e tyre.<\/p>\n<p>I keni par\u00eb zoti Kryeminist\u00ebr?! Shkoni n\u00eb apartamentet e tyre dhe hapini p\u00ebrpara mediave si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb vitet \u201960 Adnan Menderesi n\u00eb Turqi. Hapini t\u2019i shohin shqiptar\u00ebt se kush i vjedh dhe kush banon n\u00eb apartamente nga 500 metra katror\u00eb dhe vila nga 900 metra katror\u00eb me nj\u00eb rrog\u00eb prej 1 milion e 200 mij\u00eb lek\u00ebsh (t\u00eb vjetra) n\u00eb muaj. K\u00ebta jan\u00eb hajdut\u00ebt zoti Kryeminist\u00ebr! Me k\u00ebta duhet t\u00eb merret Drejt\u00ebsia. Ajo Drejt\u00ebsi q\u00eb keni frik\u00eb ta nd\u00ebrroni.<\/p>\n<p>Jo zoti Kryeminist\u00ebr, kjo nuk \u00ebsht\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr pasuris\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr t\u00eb korruptuarve.<\/p>\n<p>Ndaj po i rikthehem edhe nj\u00eb her\u00eb asaj q\u00eb thash\u00eb n\u00eb fillim. Keni deklaruar se nuk do merreni me akuza pa baz\u00eb; as me p\u00ebshtyrje dhe as me b\u00ebrje pis. Mjaftoi nj\u00eb shkrim kund\u00ebr t\u00eb korruptuarve n\u00eb politik\u00eb, q\u00eb t\u2019ju shthuri vath\u00ebn zoti Kryeminist\u00ebr. Dhe t\u2019ju nxjerri nga premtimet tuaja. Por nuk \u00ebsht\u00eb premtimi i vet\u00ebm q\u00eb harruat n\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Sot nuk mund t\u00eb shkruaj m\u00eb gjat\u00eb se m\u00eb duhet t\u00eb nisem p\u00ebr emisionin tim t\u00eb rradh\u00ebs. Nes\u00ebr do merrem prap\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nuk do ti p\u00ebrgjigjem asnj\u00eb koneje, por Ju, Met\u00ebs dhe Bash\u00ebs, direkt. Nuk do ndaloj asnj\u00eb moment s\u00eb foluri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Dhe ju siguroj q\u00eb sa her\u00eb t\u00eb hap k\u00ebt\u00eb tem\u00eb m\u00eb shum\u00eb veta do t\u00eb reagojn\u00eb. Listoni, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush ka frik\u00eb nga antikorrupsioni!<\/em><\/p>\n<hr>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Let\u00ebr publike p\u00ebr Kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama nga gazetari, Blendi Fevziu. I nderuar zoti Kryeminist\u00ebr, Po ju drejtohem Ju, duke cituar nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb nj\u00eb politikani q\u00eb ju nuk besoj se e vler\u00ebsoni shum\u00eb, por q\u00eb n\u00eb historin\u00eb politike bot\u00ebrore ka l\u00ebn\u00eb shum\u00eb gjurm\u00eb. N\u00eb nj\u00eb nga fjalimet e tij, \u00c7ur\u00e7illi thot\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26430,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[1132],"class_list":["post-18750","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-blendi-fevziu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18750","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=18750"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/18750\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=18750"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=18750"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=18750"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}