{"id":19103,"date":"2016-01-11T21:33:12","date_gmt":"2016-01-11T20:33:12","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=19103"},"modified":"2019-02-03T21:46:31","modified_gmt":"2019-02-03T20:46:31","slug":"ju-jeni-problemi-me-i-madh-i-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ju-jeni-problemi-me-i-madh-i-kosoves\/","title":{"rendered":"Ju jeni problemi m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_52386\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-52386\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/rexhep-qosja.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-52386\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/rexhep-qosja.jpg 373w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/rexhep-qosja-150x150.jpg 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/rexhep-qosja-300x300.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/rexhep-qosja-100x100.jpg 100w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-52386\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Rexhep QOSJA<\/b><\/p><\/div>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb po shkelen parimet dhe vlerat themelore t\u00eb demokracis\u00eb. Protesta e 9 janarit ishte nj\u00eb protest\u00eb e madhe, historike, me pjes\u00ebmarrje masive edhe t\u00eb t\u00eb papartishm\u00ebve, e organizuar prej tri partive opozitare \u2013 prej Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Vet\u00ebvendosjes dhe Nism\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet shkelja e k\u00ebtyre parimeve dhe e vlerave demokratike. Mjerisht, koktejet e Molotovit dhe autoblindat e policis\u00eb i qit\u00ebn hije, t\u00eb shpresojm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht, q\u00ebllimit dhe kuptimit larghedh\u00ebs t\u00eb protest\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e shpalli t\u00eb papajtueshme me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e kjo dometh\u00ebn\u00eb me parimet qendrore t\u00eb saj, Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Krijimin e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave Serbe, por qeveria e Kosov\u00ebs, q\u00eb e n\u00ebnshkroi k\u00ebt\u00eb Marr\u00ebveshje, po e shp\u00ebrfill vendimin e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Pjesa larg m\u00eb e madhe e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Krijimin e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave Serbe dhe Marr\u00ebveshjen p\u00ebr Demarkacionin me Malin e Zi i priti si marr\u00ebveshje kund\u00ebrkomb\u00ebtare, fort t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs, kurse qeveria e Kosov\u00ebs po b\u00ebhet e shurdh\u00ebr ndaj vullnetit dhe z\u00ebrit t\u00eb popullit! Duke e shpallur t\u00eb papajtueshme me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e kjo dometh\u00ebn\u00eb duke e shpallur t\u00eb paligjshme Marr\u00ebveshjen n\u00eb fjal\u00eb, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs deshi s\u2019deshi i dha t\u00eb drejt\u00eb Opozit\u00ebs p\u00ebr protestat e saj shum\u00ebmujore n\u00eb Kuvend dhe jasht\u00eb Kuvendit kund\u00ebr k\u00ebtyre Marr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p>Duke mos u pajtuar me dy marr\u00ebveshjet n\u00eb fjal\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e popullit shqiptar i dha t\u00eb drejt\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr protestat e saj kund\u00ebr k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e shp\u00ebrfill\u00ebn Vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Vullnetin politik t\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs ata po vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre si t\u00eb ishte Kosova despoti orientale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn despot\u00ebt s\u2019duan t\u00eb din\u00eb as p\u00ebr Kushtetut\u00eb e as p\u00ebr Popull!<\/p>\n<p>Ata q\u00eb po e shp\u00ebrfillin Vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe Vullnetin e pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs, ata po vazhdojn\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre tashm\u00eb t\u00eb paligjshme, kurse kryetarja e Kosov\u00ebs po k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs t\u00eb b\u00ebhet dialog me nj\u00eb qeveri tashm\u00eb t\u00eb paligjshme! Dhe, k\u00ebshtu edhe kryetarja e Kosov\u00ebs, jo p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, po shkel vlerat dhe parimet demokratike!<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs e shpalli t\u00eb papajtueshme me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs Marr\u00ebveshjen p\u00ebr krijimin e Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave Serbe dhe megjith\u00ebse pjesa m\u00eb e madhe e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs i trajton kund\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb d\u00ebmshme fort p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe larg m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs marr\u00ebveshjet e sip\u00ebrp\u00ebrmendura, Qeveria e Kosov\u00ebs, me prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit e saj politik\u00eb, vazhdon t\u2019i mbaj\u00eb n\u00eb arrest deputet\u00ebt e Opozit\u00ebs duka ua cenuar atyre t\u00eb drejt\u00ebn politike dhe duke fyer k\u00ebshtu t\u00eb gjith\u00eb ne, t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb kemi shpresuar se me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nuk do p\u00ebsojm\u00eb kurr\u00eb m\u00eb arrestime politike!<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kosova p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00eb! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kosova q\u00eb e kemi \u00ebnd\u00ebrruar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb Kosova s\u00eb cil\u00ebs ia kemi kushtuar kush jet\u00ebn, kush mendjen e kush pasurin\u00eb .<\/p>\n<p>Por, nuk jan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrmendurat k\u00ebtu, t\u00eb vetmet t\u00eb k\u00ebqija q\u00eb po e d\u00ebshp\u00ebrojn\u00eb dhe revoltojn\u00eb popullin e Kosov\u00ebs. T\u00eb k\u00ebqija t\u00eb tjera, t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb helmojn\u00eb jet\u00ebn e njer\u00ebzve jan\u00eb: korrupsioni i p\u00ebrshtrir\u00eb, krimi i organizuar, nepotizmi, papun\u00ebsia e shum\u00eb e shum\u00eb qytetar\u00ebve si pasoj\u00eb e korrupsionit, krimit t\u00eb organizuar dhe nepotizmit me t\u00eb cilat t\u00eb k\u00ebqija qeveria e sotme dhe paraardh\u00ebset e saj, si e tha nj\u00eb studiues amerikan, ka v\u00ebn\u00eb kuror\u00eb politike e shtet\u00ebrore! Nuk \u00ebsht\u00eb, prandaj, vet\u00ebm Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb paligjshme qeverin\u00eb e sotme t\u00eb Kosov\u00ebs: t\u00eb komprometuar, plot\u00ebsisht t\u00eb komprometuar, p\u00ebr veprimtari shtet\u00ebrore k\u00ebt\u00eb qeveri e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb k\u00ebqija bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Kriza politike dhe institucionale e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb kalohet pa u larguar kjo qeveri prej pushtetit! Me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb u them atyre qeveritar\u00ebve: problemi m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs jeni ju! Jeni ju: me tregtit\u00eb tuaja politike, me kapitalin tuaj t\u00eb fituar duke qen\u00eb n\u00eb pozita politike, me korrupsionin tuaj, me \u201cran\u00e7et\u201d tuaja, me kapitalin tuaj, me nepotizmin tuaj, me 70 dosjet tuaja, t\u00eb cilat, fatkeq\u00ebsisht, s\u2019kemi prokuror\u00eb e as gjykat\u00ebs q\u00eb kan\u00eb guximin t\u2019i trajtojn\u00eb!<\/p>\n<p>Shteti i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb sh\u00ebrohet as n\u00eb pik\u00ebpamje politike, as n\u00eb pik\u00ebpamje shtet\u00ebrore, as n\u00eb pik\u00ebpamje morale pa u b\u00ebr\u00eb beteja t\u00eb organizuara politike, institucionale, shtet\u00ebrore p\u00ebr parandalimin e t\u00eb k\u00ebqijave t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura q\u00eb po nxisin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shp\u00ebtim n\u00eb vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kosova nuk do t\u00eb qet\u00ebsohet derisa t\u00eb jen\u00eb n\u00eb pushtet k\u00ebta q\u00eb e kan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb, k\u00ebta t\u00eb cil\u00ebt, si u d\u00ebgjua prej nj\u00eb miku t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb i tuten gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend, se projektit t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr shtet t\u00eb dyt\u00eb serb n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb shum\u00eb e konsiderojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm efektin e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend sesa humbjen e sovranitetit dhe kthimin e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb!<\/p>\n<p>Hapi i par\u00eb drejt k\u00ebtij sh\u00ebrimi t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb largimi i qeveris\u00eb s\u00eb atij i cili me jet\u00ebshkrimin, me fjal\u00ebt dhe me mendimin e tij na e sjell n\u00eb kujtes\u00eb regjimin e para nj\u00ebzet e pes\u00eb vjet\u00ebve! Por, n\u00eb qoft\u00eb se nuk duan t\u00eb largohen vullnetsh\u00ebm ai dhe bashk\u00ebsundimtar\u00ebt e tij demokracia evropiane dhe ajo amerikane na m\u00ebsojn\u00eb: ATA Q\u00cb ME DHUN\u00cb E MBAJN\u00cb PUSHTETIN, ATA ME DHUN\u00cb DUHET T\u00cb D\u00cbBOHEN PREJ PUSHTETIT!<\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb po shkelen parimet dhe vlerat themelore t\u00eb demokracis\u00eb. Protesta e 9 janarit ishte nj\u00eb protest\u00eb e madhe, historike, me pjes\u00ebmarrje masive edhe t\u00eb t\u00eb papartishm\u00ebve, e organizuar prej tri partive opozitare \u2013 prej Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Vet\u00ebvendosjes dhe Nism\u00ebs, me t\u00eb cil\u00ebn u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet shkelja e k\u00ebtyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52386,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[1334],"class_list":["post-19103","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-rexhep-qosja"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}