{"id":19226,"date":"2016-01-19T10:19:23","date_gmt":"2016-01-19T09:19:23","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=19226"},"modified":"2018-11-14T11:39:57","modified_gmt":"2018-11-14T10:39:57","slug":"reforma-ne-drejtesi-pd-me-draft-me-voluminoz-se-ekspertet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/reforma-ne-drejtesi-pd-me-draft-me-voluminoz-se-ekspertet\/","title":{"rendered":"Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, PD me draft m\u00eb voluminoz se ekspert\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/pd-shqiperi.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-47927\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/pd-shqiperi.jpg 910w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/pd-shqiperi-300x150.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/pd-shqiperi-768x384.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 910px) 100vw, 910px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; Partia Demokratike ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit parlamentar opinionet q\u00eb do i bashkangjiten draftit t\u00eb ekspert\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Venecia.<\/strong><\/p>\n<p> Ajo q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar u tha nga demokrat\u00ebt se do t\u00eb ishte let\u00ebr me v\u00ebrejtje, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 73 faqe, ku bien n\u00eb sy 42 kritika q\u00eb ekspert\u00ebt demokrat\u00eb rezervojn\u00eb p\u00ebr draftin final, por ajo q\u00eb dominon gjith\u00eb dokumentin \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi p\u00ebr kapjen politike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas dokumentit t\u00eb zbardhur t\u00eb PD-s\u00eb, opinioni do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb pasqyrimin e realitetit q\u00eb mbizot\u00ebron aktualisht.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebrejtjet<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb dokumentit analitik, demokrat\u00ebt theksojn\u00eb se drafti i ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, nd\u00ebrsa pika m\u00eb shqet\u00ebsuese q\u00eb ekspert\u00ebt e djatht\u00eb argumentojn\u00eb, lidhet me zgjedhjen me 3\/5 e votave nga an\u00ebtar\u00ebt e Kuvendit, me an\u00eb t\u00eb cil\u00ebs, sipas tyre, \u201c\u00e7imentohet\u201d kapja e sistemit nga politika. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb demokrat\u00ebt kan\u00eb shtuar plot 5 v\u00ebrejtje n\u00eb opinionin tyre prej 73 faqesh. Po ashtu n\u00eb raport ekspert\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike kritikojn\u00eb parashikimet p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas PD-s\u00eb, drafti parashikon nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb \u201cVenecia\u201d, z\u00ebvend\u00ebsimin e tij nuk e sheh t\u00eb domosdosh\u00ebm. \u201cZ\u00ebvend\u00ebsimi i Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nevoje dhe mbajtja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm deri n\u00eb skadimin e mandatit t\u00eb tij do t\u00eb ishte e pranueshme\u201d, thuhet n\u00eb opinionin e PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt demokrat\u00eb nuk bien dakord edhe mbi rolin e Presidentit n\u00eb em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve. Sipas tyre \u00ebsht\u00eb deformuar komenti i Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke e zhveshur Presidentin nga \u00e7do kompetenc\u00eb. Partia Demokratike n\u00eb draftin e ekspert\u00ebve kritikon dhe mosreflektimin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr ngritjen e gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb administrative, duke argumentuar se vet\u00eb ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb institucion p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria nuk ka burimet e mjaftueshme njer\u00ebzore dhe financiare. N\u00eb dokumentin e tyre, demokrat\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb me dije \u201cVenecias\u201d se formula e parashikuar n\u00eb draftin e mazhoranc\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e kupol\u00ebs drejtuese t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me 3\/5-at e votave n\u00eb Kuvend, \u00e7imentohet kapja politike e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb opinionin e PD-s\u00eb b\u00ebhet me dije se jan\u00eb 42 v\u00ebrejtje, n\u00eb 73 faqe material, t\u00eb cilat, sipas opozit\u00ebs, p\u00ebrjashtojn\u00eb \u201cde facto\u201d mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr konsensus. Gjithashtu, demokrat\u00ebt pretendojn\u00eb se, sipas formul\u00ebs s\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Kuvendi, rezulton se ata mund t\u00eb zgjidhen vet\u00ebm me votat e 36 deputet\u00ebve. Por kjo, sipas tyre, nuk duket t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb zgjedhje demokratike, pasi krijon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb em\u00ebrohet vet\u00ebm me mb\u00ebshtetjen e af\u00ebrsisht \u00bc s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb anomali t\u00eb till\u00eb, theksojn\u00eb ekspert\u00ebt e PD-s\u00eb, e kan\u00eb pranuar edhe vet\u00eb hartuesit e amendamenteve n\u00eb Dokumentin \u201cAnaliz\u00eb e sistemit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, t\u00eb Grupit t\u00eb Ekspert\u00ebve t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, pavar\u00ebsisht k\u00ebtij konstatimi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, parashikimi i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Kuvendi, sipas demokrat\u00ebve, ka mbetur i pandryshuar me 36 vota. Po ashtu n\u00eb draft-opinionin e saj, PD-ja shpreh shqet\u00ebsimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb rolit t\u00eb kryeministrit n\u00eb em\u00ebrimin e organeve q\u00eb mbikqyrin procesin e vler\u00ebsimit dhe rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr ta patur edhe k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb kontroll. Partia Demokratike, n\u00eb draftin e ekspert\u00ebve, kritikon dhe mosreflektimin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr ngritjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Administrative, duke argumentuar se vet\u00eb ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb institucion, p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria nuk i ka burimet e mjaftueshme njer\u00ebzore dhe financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e holl\u00ebsish\u00ebm, demokrat\u00ebt listojn\u00eb dhe shqet\u00ebsimin se projekti final i heq Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar  reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e papranueshme p\u00ebr demokrat\u00ebt, \u00ebsht\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb. T\u00eb gjitha kritikat t\u00eb plot\u00ebsuara dhe me argumenta t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm pse opozita refuzoi t\u00eb jepte dakord\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb pranonte draftin e ekspert\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs, Partia Demokratike e dor\u00ebzoi pasditen e djeshme n\u00eb parlament, t\u00eb cilat do t&#8217;i nisen Komisionit t\u00eb Venecias bashk\u00eb me draftin zyrtar dhe me propozimet e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim.<\/p>\n<p><strong>PD: \u201cAsnj\u00eb v\u00ebrejtje e \u201cVenecias\u201d nuk u p\u00ebrfshi n\u00eb draftin e PS-s\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sipas demokrat\u00ebve, drafti i ekspert\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb mb\u00ebshtetet nga Partia Socialiste, lidhur me ndryshimet n\u00eb Kushtetut\u00eb, nuk ka reflektuar asnj\u00eb rekomandim q\u00eb ekspert\u00ebt e Komisionit t\u00eb Venecias b\u00ebn\u00eb n\u00eb raportin e tyre paraprak mbi reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, si dhe ka p\u00ebrjashtuar \u00e7\u00ebshtjen e gjetjes s\u00eb nj\u00eb konsensusi t\u00eb gjer\u00eb politik q\u00eb p\u00ebr demokrat\u00ebt do t\u00eb garantonte jo vet\u00ebm besimin e opinionit publik tek sistemi i ri i drejt\u00ebsis\u00eb, por do t\u00eb shmangte \u00e7do tentativ\u00eb p\u00ebr kapjen e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nga mazhoranca aktuale. N\u00eb opinionin e PD-s\u00eb thuhet se qeveria injoroi me arroganc\u00eb draftin e p\u00ebrbashk\u00ebt, nd\u00ebrsa nuk u zbatuan rekomandimet e \u201cVenecias\u201d. N\u00eb opinionin e tyre demokrat\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb eliminohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb interesi politik n\u00eb gjyq\u00ebsor duke forcuar pavar\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ata i k\u00ebrkojn\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb objektiv sesa opinioni i tij paraprak. PD k\u00ebrkon q\u00eb \u201cVenecia\u201d t&#8217;i sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje autoriteteve shqiptare, zgjidhje t\u00eb ofruara edhe n\u00eb raste t\u00eb shteteve t\u00eb tjera, ve\u00e7an\u00ebrisht mbi standardet q\u00eb ndalojn\u00eb kapjen politike t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe rolit t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare si mekaniz\u00ebm balance e kontrolli. K\u00ebto zgjidhje p\u00ebr demokrat\u00ebt duhet t\u00eb sigurojn\u00eb mos \u201c\u00e7imentimin\u201d e ndikimit politik t\u00eb mazhoranc\u00ebs aktuale mbi sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vend. \u201cProjekt Amendamentet q\u00eb po i paraqiten p\u00ebr mendim final jan\u00eb produkt i nj\u00eb procesi t\u00eb nj\u00eban\u00ebsh\u00ebm, jokonsensual dhe pa marr\u00eb parasysh v\u00ebrejtjet, shtesat dhe zgjidhjet racionale t\u00eb opozit\u00ebs parlamentare\u201d- thekson PD-ja.<\/p>\n<p><strong>Basha: Kryefjala jon\u00eb, reforma. Rama nuk e do konsensusin<\/strong><\/p>\n<p>Me nisjen e sesionit t\u00eb ri parlamentar, kreu i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, para grupit parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb renditi n\u00eb krye t\u00eb prioriteteve t\u00eb opozit\u00ebs reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb as n\u00eb mbledhjen q\u00eb u zhvillua p\u00ebr disa minuta me dyer t\u00eb mbyllura, nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr protesta, si pjes\u00eb t\u00eb aksionit opozitar. Basha \u00ebsht\u00eb ndalur para ligjv\u00ebn\u00ebsve demokrat vet\u00ebm te diskutimi i programit qeveris\u00ebs q\u00eb do t\u00eb prezantohet i plot\u00eb n\u00eb muajin shkurt, nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos ndryshoj\u00eb objektivi i PD-s\u00eb p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb parakohshme. \u201cP\u00ebrsa u takon zgjedhjeve, PD-ja do t\u00eb konkurroj\u00eb p\u00ebrball\u00eb dyshes Rama-Meta. Rama-Meta jan\u00eb qeveria, ne jemi opozita. Ata jan\u00eb oligarkia, ne jemi demokracia e vlerave europiane\u201d, u shpreh Basha. Nd\u00ebrsa duke folur p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, kreu i PD-s\u00eb tha se sheh vet\u00ebm vullnetin e pandryshuesh\u00ebm t\u00eb kapjes s\u00eb \u00e7do pushteti, p\u00ebrfshir\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdi Rama po sharton vullnetin amerikan me hilet e panum\u00ebrta p\u00ebr kapjen e drejt\u00ebsis\u00eb. Ne e dim\u00eb se Edi Rama e urren konsensusin, por do t\u00eb investohemi deri n\u00eb fund p\u00ebr konsensus, sipas parimeve t\u00eb Venecias. Konsensusi zhb\u00ebn pazaret e Vil\u00ebs 30. Konsensusi q\u00eb k\u00ebrkon Venecia e shp\u00ebton drejt\u00ebsin\u00eb. Drejt\u00ebsia e pakapur do t\u00eb ishte problem i madh p\u00ebr krer\u00ebt e band\u00ebs se Ram\u00ebs\u201d, deklaroi Basha. Kreu i opozit\u00ebs p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr konsensus, por, megjith\u00ebse p\u00ebrsh\u00ebndeti q\u00ebndrimin LSI-s\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, u kujdes t\u00eb mbante distanc\u00ebn e duhur, p\u00ebr sa koh\u00eb LSI-ja \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb. \u201cRama dhe Meta kan\u00eb treguar se i b\u00ebjn\u00eb numrat n\u00eb \u00e7ast, sapo u bashkohen interesat. Ne nuk varemi nga humori i tyre. Ne kemi zgjedhur konsensusin rreth Venecias. Ne e p\u00ebrsh\u00ebndesim q\u00ebndrimin e LSI-s\u00eb dhe do t\u00eb donim q\u00eb PS-ja t\u00eb vinte tek i nj\u00ebjti q\u00ebndrim: t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr reformat e m\u00ebdha\u201d, theksoi Basha.<\/p>\n<p><strong>V\u00ebrejtjet e PD-s\u00eb<\/strong> <\/p>\n<p>N\u00eb draft-opinionin e saj, PD-ja shpreh shqet\u00ebsimin e p\u00ebrfshirjes s\u00eb rolit t\u00eb kryeministrit n\u00eb em\u00ebrimin e organeve q\u00eb mbikqyrin procesin e vler\u00ebsimit dhe rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve, me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr ta patur edhe k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb kontroll. Partia Demokratike, n\u00eb draftin e ekspert\u00ebve, kritikon dhe mosreflektimin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr ngritjen e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Administrative, duke argumentuar se vet\u00eb ekspertiza europiane e 21 dhjetorit e ka kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb institucion, p\u00ebr shkak se Shqip\u00ebria nuk i ka burimet e mjaftueshme njer\u00ebzore dhe financiare.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e holl\u00ebsish\u00ebm, demokrat\u00ebt listojn\u00eb dhe shqet\u00ebsimin se projekti final i heq Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr e papranueshme p\u00ebr demokrat\u00ebt, \u00ebsht\u00eb procesi i rivler\u00ebsimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe t\u00eb Prokuroris\u00eb. T\u00eb gjitha kritikat t\u00eb plot\u00ebsuara dhe me argumenta t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm pse opozita refuzoi t\u00eb jepte dakord\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb pranonte draftin e ekspert\u00ebve t\u00eb Komisionit t\u00eb Reform\u00ebs, Partia Demokratike e dor\u00ebzoi pasditen e djeshme n\u00eb parlament, t\u00eb cilat do t&#8217;i nisen Komisionit t\u00eb Venecias bashk\u00eb me draftin zyrtar dhe me propozimet e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim.\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Partia Demokratike ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit parlamentar opinionet q\u00eb do i bashkangjiten draftit t\u00eb ekspert\u00ebve p\u00ebr n\u00eb Venecia. Ajo q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar u tha nga demokrat\u00ebt se do t\u00eb ishte let\u00ebr me v\u00ebrejtje, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb 73 faqe, ku bien n\u00eb sy 42 kritika q\u00eb ekspert\u00ebt demokrat\u00eb rezervojn\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":47927,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1494,52],"class_list":["post-19226","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-partia-demokratike","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/47927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}