{"id":1972,"date":"2013-09-10T08:52:17","date_gmt":"2013-09-10T06:52:17","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=1972"},"modified":"2020-06-30T22:58:03","modified_gmt":"2020-06-30T20:58:03","slug":"lufta-kunder-religjionit-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/lufta-kunder-religjionit-ne-itali\/","title":{"rendered":"Lufta kund\u00ebr religjionit n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_39969\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-39969\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Eroll-Velija.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-39969\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Eroll-Velija.png 318w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Eroll-Velija-150x150.png 150w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Eroll-Velija-300x300.png 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-39969\" class=\"wp-caption-text\">Autor: <b>Eroll VELIJA<\/b><\/p><\/div>\n<p>Nj\u00eb vend tjet\u00ebr ku aktivitetet masonike ishin t\u00eb dukshme, ishte Italia.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 1870, territori italian ishte i okupuar nga disa shtete t\u00eb vogla, t\u00eb mbetura nga koha e feudalizmit. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ishte Shteti Papnor. Me qend\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb, n\u00ebn sundimin e Pap\u00ebs, kontrollonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Italis\u00eb q\u00ebndrore. Mason\u00ebt n\u00eb Itali ishin themeluar si pjes\u00eb shtes\u00eb e mason\u00ebve francez\u00eb, dhe filluan t\u00eb ushtrojn\u00eb ndikim n\u00eb Itali q\u00eb nga fillimi i shek. t\u00eb 19-t\u00eb. Ata d\u00ebshironin q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Shtetin Papnor dhe t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosin krejt\u00ebsisht autoritetin e Kish\u00ebs. Sipas autorit t\u00eb librit Kisha romane katolike dhe esnafi, master frankmasoni Alec Mellor, thuhet: \u201cN\u00eb Itali, origjina e lozhave jo t\u00eb rregullta ishte kryesisht me natyr\u00eb politike; ata hutuan Masonerin\u00eb me luft\u00ebn kund\u00ebr fuqis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs dhe Pap\u00ebs.\u201d [1]<\/p>\n<p>Masoneria filloi luft\u00ebn kund\u00ebr fes\u00eb n\u00eb Itali me mjete t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie tjet\u00ebr sekrete q\u00eb ajo vet e themeloi dhe e kishte n\u00ebn kontroll. Kjo shoq\u00ebri njihej me emrin \u201cCarbonari\u201d.<\/p>\n<p>Kjo shoq\u00ebri, s\u00eb pari \u00ebsht\u00eb paraqitur n\u00eb Napoli n\u00eb fillim t\u00eb shek. t\u00eb 19-t\u00eb, mori emrin nga qymyrxhinj\u00ebt. Sikurse q\u00eb mason\u00ebt p\u00ebrdornin emblem\u00ebn e murator\u00ebve dhe shprehnin idet\u00eb e tyre me simbole, ashtu edhe Carbonar\u00ebt adoptuan emblem\u00ebn e qymyrxhinj\u00ebve. Por, shoq\u00ebria kishte objektive t\u00eb m\u00ebpastajshme. An\u00ebtar\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb pan\u00eb t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb t\u00eb inicojn\u00eb nj\u00eb program politik, s\u00eb pari n\u00eb Itali, e pastaj edhe n\u00eb Franc\u00eb, q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb ndikimin e Kish\u00ebs, t\u00eb themelojn\u00eb qeveri t\u00eb re dhe t\u2019i laicizoj\u00eb t\u00eb gjitha institucionet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Lidhja mes Masoneris\u00eb dhe Carbonarive \u00ebsht\u00eb e dukshme. Mason\u00ebt automatikisht u b\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoqatave Carbonari; n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb nga momenti q\u00eb ata iu bashkangjit\u00ebn shoq\u00ebris\u00eb fituan shkall\u00ebn e masterit. (Nga ana tjet\u00ebr, ishte e domosdoshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb Carbonari q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb avansimit para se t\u00eb arrijn\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb) Dy kardinal\u00eb t\u00eb quajtur Consalvi dhe Pacca l\u00ebshuan nj\u00eb urdh\u00ebr m\u00eb 15 gusht 1814 duke akuzuar mason\u00ebt dhe Carbonarit p\u00ebr organizim t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrjeje shoq\u00ebroro-politike dhe nxitje t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb ndaj fes\u00eb.<br \/>\nKjo akuz\u00eb d\u00ebshmohet t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Carbonarit se kishin organizuar kryengritje t\u00eb armatosura dhe manipulime politike. Kryengritje e armatosur u b\u00eb n\u00eb Macerata me 25 qershor 1817, organizuar nga Carbonarit, por ishte shuar nga forcat e sigurimit t\u00eb Shtetit t\u00eb Pap\u00ebs. M\u00eb 1820, n\u00eb Spanj\u00eb dhe Napoli, dhe m\u00eb 1821 n\u00eb Piedmont, nga Carbonarit ishin organizuar kryengritje revolucionare kund\u00ebr Kish\u00ebs dhe rregullit shoq\u00ebror. \u00cbsht\u00eb fakt i pranuar se Carbonari ishin themeluar nga mason\u00ebt q\u00eb u angazhuan n\u00eb aktivitetet paralele revolucionare me ta. Pas Revolucionit t\u00eb korrikut n\u00eb Franc\u00eb m\u00eb 1830, organizata humbi influenc\u00ebn e vet dhe gradualisht u zhduk. N\u00eb Itali, u bashkua me l\u00ebvizjen \u201cItalia e re\u201d, themeluar nga Giuseppe Mazzini.<br \/>\nMazzini, nj\u00eb ateist i njohur, kishte luftuar me vite kund\u00ebr Shtetit t\u00eb Pap\u00ebs dhe Kish\u00ebs dhe m\u00eb n\u00eb fund u b\u00eb nj\u00eb mason i shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet edhe themelues i Unionit Italian. Me p\u00ebrkrahjen e dy mason\u00ebve tjer\u00eb prominent, Guiseppe Garibaldi dhe Count di Cavour, themeloi Unionin Italian m\u00eb 1870, dhe i vendosi kufijt\u00eb e Shtetit t\u00eb Pap\u00ebs brenda kufijve t\u00eb sot\u00ebm. Pastaj, Italia hyri n\u00eb nj\u00eb proces me t\u00eb cilin u distancua me t\u00eb madhe nga religjioni, dhe kjo u b\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditet terreni p\u00ebr diktatur\u00ebn fashiste t\u00eb Mussolinit n\u00eb vitet 1920-ta.<\/p>\n<p>Shkurtimisht, mund t\u00eb themi se Mazzini, Garibaldi dhe Cavour ishin tre lider\u00ebt prominent\u00eb q\u00eb kryenin funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr religjionit n\u00eb Europ\u00eb. Mazzini nuk ishte vet\u00ebm lider politik n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr religjionit, por gjithashtu luante edhe rolin e nj\u00eb ideologu. Motoja e tij \u201csecili popull n\u00eb nj\u00eb shtet\u201d ishte nj\u00eb xix\u00eb q\u00eb ndezi kryengritjet e pakicave, q\u00eb ishte shkaktar i rr\u00ebnimit t\u00eb perandorive multietnike, si\u00e7 ishte ajo e Austro-Hungaris\u00eb dhe ajo Osmane. Ky sllogan i Mazzinit distancoi njer\u00ebzit nga sensi i tyre p\u00ebr v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb fetare; ishte nj\u00eb thirrje q\u00eb i drejtonte ata drejt\u00eb nj\u00eb konflikti etnik me nj\u00ebri tjetrin dhe i inspiroi ata q\u00eb t\u00eb \u201cndezin n\u00eb zemrat e tyre euforin\u00eb\u201d (Kur\u2019an 48:26) .<\/p>\n<p>D\u00ebshmia q\u00eb tregon se kjo ka ardhur nga mason\u00ebt, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga mason\u00ebt e shkall\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb sigurisht e r\u00ebnd\u00ebsishme. Sipas informat\u00ebs nga publikimet e llozhave 10.000 frankmason\u00ebt e famsh\u00ebm, Mazzini u ngrit brenda llozh\u00ebs masonike, dhe disa vjet m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1867, u zgjodh si master mason i Grand Orientit italian. M\u00eb 1949, n\u00eb nj\u00eb ceremonial n\u00eb Rom\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar zbulimin e statuj\u00ebs t\u00eb Mazzinit, 3.000 mason\u00eb me nderime p\u00ebrkujtuan grandmasterin e vet. Garibaldi, dora e djatht\u00eb e Mazzinit, arriti shkall\u00ebn e 33-t\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Suprem italian m\u00eb 1863 dhe n\u00eb 1864 u zgjedh si master mason italian. N\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebtij master masoni, nj\u00eb llozh\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar sipas tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur me \u201clugin\u00ebn\u201d e Nju Jorkut me num\u00ebr 542.<\/p>\n<p>AGJENDA E REVOLUCIONEVE MASONIKE<\/p>\n<p>P\u00ebrpos n\u00eb Itali, mund t\u00eb gjenden gjurm\u00ebt e aktiviteteve revolucionare masonike n\u00eb shum\u00eb vende tjera t\u00eb Europ\u00ebs. N\u00eb Enciklopedin\u00eb katolike thuhet: \u201cN\u00eb l\u00ebvizjet e m\u00ebvonshme revolucionare n\u00eb Franc\u00eb, Itali, Spanj\u00eb, Portugali, Amerik\u00eb Qendrore dhe Jugore, trupat masonike, \u00ebsht\u00eb pretenduar, q\u00eb kan\u00eb marr pjes\u00eb pak a shum\u00eb&#8230; N\u00eb Rusi gjithashtu Frankmasoneria m\u00eb n\u00eb fund shfaqet si \u201cfsheht\u00ebsi politike\u201d e Masoneris\u00eb t\u00eb organizuara si klube n\u00eb t\u00ebr\u00eb vendin.\u201d[2]<br \/>\nKomploti n\u00eb Rusi \u00ebsht\u00eb mjaft interesant.<\/p>\n<p>Masoneria erdh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shek. t\u00eb 18-t\u00eb dhe u p\u00ebrhap nd\u00ebr intelektual\u00eb. Edhepse u paraqit me nj\u00eb pamje t\u00eb nj\u00eb klubi kulturor, n\u00eb llozhat e tyre diskutohej p\u00ebr idet\u00eb antifetare dhe antiqeveritare. T\u00eb par\u00ebt q\u00eb e v\u00ebrejt\u00ebn k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ishin prift\u00ebrit ortodoks\u00eb. Ata i d\u00ebrguan informatat e tyre Carit Aleksand\u00ebr I, q\u00eb kishte marrdh\u00ebnie t\u00eb mira me Kish\u00ebn Ortodokse, duke shpjeguar komplotin q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyste regjimin e Carit. Si reagim, Cari shpalli nj\u00eb ligj m\u00eb 1822, q\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb t\u00eb gjitha llozhat masonike n\u00eb vend dhe e shpall organizat\u00ebn si t\u00eb paligjshme. Pa marr parasysh, kjo d\u00ebshtoi q\u00eb t\u2019i eliminoj\u00eb mason\u00ebt; ata thjesht\u00eb kaluan n\u00eb ilegalitet.<\/p>\n<p>Tri vjet pasi Cari Aleksand\u00ebr nxori jasht\u00eb ligjit llozhat, ai u s\u00ebmur dhe vdes. At\u00eb e pasoi Cari Nicholas I. Por, kjo u b\u00eb me shum\u00eb paqart\u00ebsi dhe intriga dhe solli vendin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb kaotike. Individ\u00eb t\u00eb caktuar q\u00eb d\u00ebshironin t\u00eb stabilizojn\u00eb situat\u00ebn me p\u00ebrbysjen e regjimit kishin planifikuar nj\u00eb goditje befasuese kund\u00ebr Carit t\u00eb ri. Ata kishin shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb ushtri. Njer\u00ebz t\u00eb besuesh\u00ebm, nj\u00eb num\u00ebr i ushtar\u00ebve revolucionar, s\u00eb bashku me nj\u00eb num\u00ebr civil\u00ebsh, marshuan brenda pallatit t\u00eb Carit, n\u00eb St. Petersburg, kryeqytet i Rusis\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, me 14 dhjetor 1825. Kishte edhe luftime t\u00eb armatosura mes revolucionar\u00ebve dhe  \u201cDecembrist\u00ebt\u201d sipas muajit kur ata filluan revolucionin. Udh\u00ebheq\u00ebsit e k\u00ebtij grupi u arrestuan dhe pes\u00eb prej tyre u var\u00ebn. Decembrist\u00ebt nuk ishin tjet\u00ebrkush pos mason\u00ebve&#8230; Oficer\u00ebt, intelektual\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin grupin ishin pjestar\u00eb t\u00eb llozhave q\u00eb i shpalli t\u00eb paligjshme Car Aleksandri tri vjet m\u00eb par\u00eb. Nj\u00ebri nd\u00ebr k\u00ebta mason\u00eb revolucionar\u00eb ishte edhe shkrimtari i njohur Count Pushkin.[3]<\/p>\n<p>Projekti i Decembrist\u00ebve p\u00ebrfundoi me d\u00ebshtim, por mason\u00ebt nuk u dor\u00ebzuan n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur Carin. Mason\u00ebt \u00e7doher\u00eb luajt\u00ebn rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto grupe t\u00eb organizuara n\u00eb shek. e 19-t\u00eb dhe n\u00eb kuartalin e par\u00eb t\u00eb shek. t\u00eb 20-t\u00eb kund\u00ebr regjimit t\u00eb Carit. M\u00eb 1917 n\u00eb Revolucionin e Shkurtit, lideri, Alexander Kerensky, dhe t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebsit e ngusht\u00eb t\u00eb tij ishin mason\u00eb.[4]  Dhe shumica e qeveritar\u00ebve t\u00eb rinj ishin mason\u00eb.  Kontributi i vet\u00ebm n\u00eb histori q\u00eb qeveria jet\u00eb-shkurt\u00ebr e Kerenskyt ishte dor\u00ebzimi i vendit Leninit, udh\u00ebheq\u00ebsit bolshevik.<\/p>\n<p>P\u00cbRFUNDIM<\/p>\n<p>Masoneria ka qen\u00eb nj\u00ebri nd\u00ebr fenomenet m\u00eb interesante n\u00eb dy shekujt e kaluar. Natyrisht, ajo ka t\u00ebrhjekur v\u00ebmendjen pasi ka karakter t\u00eb mbyllur, t\u00eb rezervuar dhe mistik. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nj\u00eb antipati ndaj Masoneris\u00eb u lind; ajo tenton q\u00eb t\u2019a prezantoj\u00eb veten si nj\u00eb \u201cinstitucion i parreziksh\u00ebm i mir\u00ebb\u00ebrjes\u201d, derisa kund\u00ebrshtimet e caktuara ndaj Masoneris\u00eb jan\u00eb rritur si rezultat i pohimeve kontradiktore t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, \u00e7far\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb ashtuq\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtohet Masoneris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb adoptohet agjenda anti-masonerike, por t\u00eb dallohet dhe t\u00eb prezentohet invaliditeti i k\u00ebsaj filozofie perverze q\u00eb kjo organizat\u00eb p\u00ebrqafon dhe imponon njer\u00ebzimit. Dijetari i madh islamik Bediuzzaman Said Nursi shpjegon n\u00eb nj\u00eb paragraf pikat kryesore t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb till\u00eb:<br \/>\n\u201cLindja e tanishme tiranike e filozofis\u00eb natyraliste dhe materialiste do t\u00eb b\u00ebhet gradualisht e fuqishme dhe do t\u00eb p\u00ebrhapet deri n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit me mjetet e filozofis\u00eb materialiste, duke arritur at\u00eb shkall\u00eb saq\u00eb mohon Zotin&#8230; \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb budallaki p\u00ebr njeriun e paaft\u00eb, i cili mund t\u00eb humbas\u00eb nga nj\u00eb miz\u00eb dhe i cili nuk mund t\u00eb krijoj\u00eb bile as nj\u00eb krah mize, q\u00eb t\u00eb deklarohet zot\u201d.[5]<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb tjera, rrjedha e ideve materialiste q\u00eb do t\u00eb shfaqet n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit do t\u00eb shkoj aq larg saq\u00eb do t\u00eb mohohet ekzistenca e Zotit. Si kund\u00ebrveprim, ajo do t\u00eb shihet \u00e7far\u00eb \u201cbudallakie\u201d \u00ebsht\u00eb kjo, dhe se d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr ekzistimin e Zotit ashtu si\u00e7 zbulohet n\u00eb Kur\u2019an duhet t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohura.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si duhet luftuar Masoneria. Gj\u00ebja e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvler\u00ebsohet dhe t\u00eb mposhtet filozofia masonike. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohet ndikimi i ideve t\u00eb k\u00ebsaj organizate q\u00eb heshtazi dhe nga larg aplikohet me fushata p\u00ebr propagand\u00eb popullit, dhe i distancon njer\u00ebzit nga feja e tyre dhe i largon ata nga besimi i tyre dhe i d\u00ebrgon tek mitet materialiste, humaniste dhe darviniste. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb ndryshohet kahja e rrjedh\u00ebs, dhe t\u2019iu tregohet njer\u00ebzve p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Zotit, Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij, dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e religjionit. Dhe, kjo duhet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet s\u00eb paku me kujdes dhe me durim sikurse mason\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo luft\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr Masoneris\u00eb pasi q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtohen edhe vet\u00eb mason\u00ebt pasi ata kan\u00eb mashtruar edhe veten. Urdh\u00ebri i caktuar n\u00eb Kur\u2019an p\u00ebr jobesimtar\u00ebt e Adit dhe Themudit mund t\u00eb zbatohet tek rasti i mason\u00ebve: Djalli ua pat zbukuruar veprat e tyre duke i shmangur nga e v\u00ebrteta, edhe pse e shihni at\u00eb. (Kur\u2019an 29:38)<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019u tregohet e v\u00ebrteta t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mason\u00ebt, dhe t\u00eb shp\u00ebtohen nga gabimi i tyre. Karakteristik\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e gjykimit \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsimi q\u00eb iu b\u00ebhet besimtar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. \u00cbsht\u00eb k\u00ebshtu, pasi shkenca, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mason\u00ebt pat\u00ebn mb\u00ebshtetur filozofin\u00eb e tyre p\u00ebr dyqind vitet e kaluara, tani u \u00ebsht\u00eb kthyer bumerang kund\u00ebr tyre. Teoria e evolucionit, q\u00eb siguronte mb\u00ebshtetje p\u00ebr materializ\u00ebm dhe humaniz\u00ebm, \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr q\u00eb nga vitet e 1970-ta. T\u00eb dh\u00ebnat e fosileve qart\u00eb mohon pohimet e k\u00ebsaj teorie, duke zbuluar se llojet u shfaq\u00ebn menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb formuara, pa ndonj\u00eb \u201cparaardh\u00ebs evolutiv\u201d. Biokimia, duke studiuar aspektet e imta t\u00eb qenieve t\u00eb gjalla, ka demostruar shembuj mahnit\u00ebs t\u00eb dizajnimit q\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohet n\u00eb kushtet e shkaqeve natyrore. Krahasimet gjenetike kan\u00eb treguar se llojet q\u00eb supozohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb af\u00ebrm, sipas \u201cdrurit t\u00eb jet\u00ebs\u201d s\u00eb Darwinit, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm sa i p\u00ebrket p\u00ebrb\u00ebrjes gjenetike. Shkenca kund\u00ebrshton teorin\u00eb e evolucionit, fakt q\u00eb nuk mundet m\u00eb t\u00eb mbahet i fshehur nga evolucionist\u00ebt. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb shkenca ka sjellur dhe t\u00eb informohet populli p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e filozofis\u00eb materialiste-humaniste. Masoneria ka qen\u00eb e aft\u00eb p\u00ebr disa koh\u00eb dhe me metoda t\u00eb efektshme t\u00eb propagand\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb pranojn\u00eb idet\u00eb e rreme. Tregimi i t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u2019u ndihmohet njer\u00ebzve n\u00eb pranimin e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs \u00ebsht\u00eb gj\u00eb edhe m\u00eb e leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kur musliman\u00ebt marrin p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, me lejen e Zotit, shpallja n\u00eb vijim mund t\u00eb b\u00ebhet edhe manifest: P\u00ebrkundrazi, Ne t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn e godasim me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe ajo (e v\u00ebrteta) triumfon mbi t\u00eb nd\u00ebrsa ajo (g\u00ebnjeshtra) zhduket. (Kur\u2019an 21: 18)<\/p>\n<p>Prandaj, shekulli i 21-t\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb shekull i \u201cFrankmasoneris\u00eb globale\u201d, si\u00e7 shpresonin mason\u00ebt, por do t\u00eb jet\u00eb shekulli i moralit islamik.<\/p>\n<p>Eroll Velija &#8211; &#8220;Rendi i ri bot\u00ebror&#8221;<br \/>\n<strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vend tjet\u00ebr ku aktivitetet masonike ishin t\u00eb dukshme, ishte Italia. Deri m\u00eb 1870, territori italian ishte i okupuar nga disa shtete t\u00eb vogla, t\u00eb mbetura nga koha e feudalizmit. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja ishte Shteti Papnor. Me qend\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb, n\u00ebn sundimin e Pap\u00ebs, kontrollonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Italis\u00eb q\u00ebndrore. Mason\u00ebt n\u00eb Itali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":39969,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2018],"class_list":["post-1972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-eroll-velija"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1972"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1972\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59234,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1972\/revisions\/59234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/39969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}