{"id":19727,"date":"2016-02-27T09:51:56","date_gmt":"2016-02-27T08:51:56","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=19727"},"modified":"2018-06-17T16:14:52","modified_gmt":"2018-06-17T14:14:52","slug":"rrugetimi-i-thacit-deri-ne-presidence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/rrugetimi-i-thacit-deri-ne-presidence\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebtimi i Hashim Tha\u00e7it deri n\u00eb Presidenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/hashim-thaci-votimi-per-personi-i-vitit-nga-bota-shqiptare-2015.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-41185\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/hashim-thaci-votimi-per-personi-i-vitit-nga-bota-shqiptare-2015.jpg 910w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/hashim-thaci-votimi-per-personi-i-vitit-nga-bota-shqiptare-2015-300x150.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/02\/hashim-thaci-votimi-per-personi-i-vitit-nga-bota-shqiptare-2015-768x384.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 910px) 100vw, 910px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Kush \u00ebsht\u00eb Hashim Tha\u00e7i dhe cila \u00ebsht\u00eb rruga e tij nga nj\u00eb guerilas deri te pozita m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<hr>\n<p>P\u00ebr disa dit\u00eb rresht, Hashim Tha\u00e7i, ishte zhdukur nga shfaqjet n\u00eb publik n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur misioni kryesor i tij n\u00eb mandatin si minist\u00ebr i jasht\u00ebm p\u00ebr ta an\u00ebtar\u00ebsuar Kosov\u00ebn n\u00eb UNESCO d\u00ebshtoi.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit, Tha\u00e7i dhe ekipi i kishte investuar shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb udh\u00ebtime dhe takime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb k\u00ebsaj organizate e cila merret me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb arsimit, shkenc\u00ebs dhe kultur\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tri vota m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb mori iu desh\u00ebn Kosov\u00ebs p\u00ebr ta siguruar ul\u00ebsen n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb.<\/p>\n<p>Por mungesa e votave p\u00ebr Tha\u00e7in nuk u hetua sot n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kur \u201cGjarpri\u201d i luft\u00ebs nd\u00ebrroi \u201cl\u00ebkur\u00ebn\u201d e tij politike.<\/p>\n<p>Ai mori besimin e deputet\u00ebve tek n\u00eb raundin e tret\u00eb t\u00eb votimit, por kjo nuk do t\u2019ia dob\u00ebsoj\u00eb pozit\u00ebn e as shkurtoj\u00eb mandatin.<\/p>\n<p>Por, prej sot, nga nj\u00eb njeri partiak tash e 16 vjet, Hashim Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb President i Kosov\u00ebs dhe Kushtetuta ia k\u00ebrkon t\u00eb sillet e veproj\u00eb si figur\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson \u2018unitetin e popullit\u2019.<\/p>\n<p>Por si erdhi Tha\u00e7i deri te posti i t\u00eb parit t\u00eb vendit?<\/p>\n<p>Analisti Belul Beqaj, q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb thot\u00eb ta ket\u00eb njohur Tha\u00e7in n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1998 n\u00eb zon\u00ebn at\u00ebher\u00eb t\u00eb \u00e7liruar t\u00eb Malishev\u00ebs, thot\u00eb se Tha\u00e7i i mban t\u00eb fshehura pretendimet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dy- tri vitet e para t\u00eb pasluft\u00ebs, Beqaj u b\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i Tha\u00e7it, por m\u00eb pas u largua nga mjedisi i tij.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb dhe sot (Tha\u00e7i) l\u00ebngon  nga konspiracioni\u2026 Aft\u00ebsia e tij q\u00eb t\u00eb manipuloj\u00eb me njer\u00ebz \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar e suksesshme\u201d, tha Beqaj p\u00ebr KALLXO.com.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk i ka shfaqur publikisht synimet politike, por veprimet e tija duke i sakrifikuar t\u00eb gjith\u00eb dhe gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin tregojn\u00eb se  aft\u00ebsia e tij gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe ishte dinak\u00ebria q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dhe gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb arritur deri te q\u00ebllimi i synuar\u201d, thot\u00eb Beqaj.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i, Kryetar dhe President<\/p>\n<p>N\u00eb Nenin 87, Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs thot\u00eb q\u00eb mandati i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs fillon pas dh\u00ebnies s\u00eb betimit para deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh k\u00ebto dy momente juridike, ndalesa q\u00eb Presidenti t\u00eb ushtroj\u00eb funksione n\u00eb parti politike, e parapar\u00eb me Nenin 88, paragrafin 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, fillon t\u00eb jet\u00eb efektive menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb kandidati n\u00eb pozit\u00ebn e Presidentit\u201d, tha p\u00ebr KALLXO.com, avokati Dastid Pallaska, ekspert i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese.<\/p>\n<p>Ai tha se kjo ndodh\u00eb  p\u00ebr faktin se \u201cn\u00ebse Presidenti ushtron funksion n\u00eb nj\u00eb parti politike qoft\u00eb edhe nj\u00eb dit\u00eb pas fillimit t\u00eb mandatit t\u00eb vet si President, ky veprim paraqet shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrben si baz\u00eb p\u00ebr shkarkimin e Presidentit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Pallask\u00ebs, veprimi i par\u00eb i nj\u00eb kandidati t\u00eb sapozgjedhur n\u00eb pozit\u00ebn e Presidentit \u00ebsht\u00eb heqja dor\u00eb nga t\u00eb gjitha funksionet partiake q\u00eb ka ushtruar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>48 vje\u00e7ari nga Buroja e Sk\u00ebnderajt, t\u00eb cilit i p\u00eblqen t\u00eb duket bukur n\u00eb fotografi, dhe n\u00eb pothuaj \u00e7do udh\u00ebtim zyrtar merr me vete fotografistin profesional, q\u00eb nga java e par\u00eb e prillit, at\u00ebher\u00eb kur zyrtarisht ta marr\u00eb detyr\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb shtetit, do ta shoh\u00eb fotografin\u00eb e vet t\u00eb varur ball\u00eb \u00e7do zyreje publike, n\u00eb ball\u00eb t\u00eb \u00e7do klase t\u00eb shkoll\u00ebs, p\u00ebr pes\u00eb vjet rresht.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i si bashk\u00ebpun\u00ebtor<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb Buroj\u00eb t\u00eb Sk\u00ebnderajt, Hashim Tha\u00e7i, erdhi n\u00eb Prishtin\u00eb si student i historis\u00eb. N\u00eb vitet e studimeve ai kreu edhe funksionin e prorektorit- student t\u00eb UP-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb biografin\u00eb zyrtare t\u00eb vendosur n\u00eb faqen e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme thuhet se pas themelimit t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, policia serbe d\u00ebshton n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta burgosur n\u00eb vitin 1993.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb gjykim n\u00eb munges\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Prishtin\u00ebs t\u00eb administruar nga serb\u00ebt, Tha\u00e7i u d\u00ebnua m\u00eb 10 vjet burg.<\/p>\n<p>Ky d\u00ebnim dhe fletarrest i l\u00ebshuar nga gjykata serbe i nxori atij telashe n\u00eb nj\u00eb rast kur qe ndaluar nga autoritetet hungareze n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se drejtonte partin\u00eb e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe politike, Tha\u00e7i kishte rolin e nj\u00eb deputeti.<\/p>\n<p>Partia e tij, PDK, e drejtonte qeverin\u00eb e vendit fal\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje tripartiake p\u00ebr ndarjen e pushtetit pas zgjedhjeve t\u00eb para parlamentare, por konsensusi nd\u00ebrpartiak LDK-PDK-AAK e k\u00ebrkoi q\u00eb dikush tjet\u00ebr, e jo Tha\u00e7i, ta drejtonte qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, brenda nat\u00ebs, pa pritur e pa kujtuar, Bajram Rexhepi u thirr nga Mitrovica t\u00eb zhvendosej n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb mantelit t\u00eb kirurgut, ta vishte frakun e politikanit.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e vitit 2004 e lan\u00eb PDK-n\u00eb n\u00eb opozit\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2007, pasi Ibrahim Rugova e Ramush Haradinaj e mor\u00ebn qeverin\u00eb p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb periudha e vetme q\u00eb PDK ka qen\u00eb jasht\u00eb qeveris\u00eb dhe Tha\u00e7i e p\u00ebrmend shpesh se sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb jeta e nj\u00eb politikani si opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Por \u00e7arja e LDK-s\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i parapriu vdekja e liderit historik t\u00eb saj, Ibrahim Rugova, ia shtroi rrug\u00ebn Tha\u00e7it drejt pushtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarata p\u00ebr shtyp dhe n\u00eb spote reklamuese t\u00eb cilat filloi t\u2019i transmetoj\u00eb shum\u00eb muaj para zgjedhjeve, Tha\u00e7i i buz\u00ebqeshur, me nj\u00eb \u00e7ehre krejt tjet\u00ebr, i prezantohej elektoratit si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Hapja e partis\u00eb p\u00ebr emra t\u00eb rinj nga jeta publike kosovare i ndihmoi edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb arritjen e q\u00ebllimit.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i mblidhte emra t\u00eb njohur nga bota akademike, juridike e mediale dhe i prezantonte para mediave.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ka vazhduar edhe m\u00eb von\u00eb, kur ka par\u00eb se mbajtja e zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb e pashmangshme.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm tani e kishte ndryshuar strategjin\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb prezantimeve grupore t\u00eb prurjeve t\u00eb reja, tani ato i b\u00ebnte individualisht.<\/p>\n<p>N\u00eb val\u00ebn e fundit t\u00eb \u2018rekrutimeve\u2019, ekipit t\u00eb Tha\u00e7it iu bashkua nj\u00ebri nd\u00ebr analist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Ardian Arifaj.<\/p>\n<p>\u201cTha\u00e7in e kam vler\u00ebsuar prej kur ishte Drejtor Politik i U\u00c7K-s\u00eb, kur ka treguar se ka vizion dhe di t\u00eb shikoj\u00eb m\u00eb larg, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duke kuptuar se lufta e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb luftohet dhe t\u00eb fitohet edhe n\u00eb rrafshin politik e jo vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb ushtarak\u201d, thot\u00eb Arifaj p\u00ebr KALLXO.com.<\/p>\n<p>\u201cSi bashk\u00ebpun\u00ebtor dhe lider (Tha\u00e7i) ka nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb nd\u00ebr lider\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Ballkan sepse i d\u00ebgjon dhe i merr parasysh k\u00ebshillat e njer\u00ebzve rreth tij\u201d, shton Arifaj.<\/p>\n<p>Ai shprehet se Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb treguar gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb evoluoj\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e tij.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Tha\u00e7it President, thellim i kriz\u00ebs<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb ishte rekrutuar nga Tha\u00e7i shum\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb se Ardian Arifaj \u00ebsht\u00eb gazetari e analisti tjet\u00ebr, Dukagjin Gorani.<\/p>\n<p>Ai ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb Hashim Tha\u00e7it n\u00eb vitin 2007, por pak vjet m\u00eb von\u00eb ishte larguar.<\/p>\n<p>Tani Gorani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr kritik\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj publik\u00eb t\u00eb ish- kryeministrit.<\/p>\n<p>Gorani thot\u00eb p\u00ebr KALLXO.com se klima aktuale nuk flet n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zgjedhjes s\u00eb Tha\u00e7it n\u00eb postin e Presidentit.<\/p>\n<p>\u201cMe zgjedhjen e tij n\u00eb k\u00ebso klime dhe n\u00eb k\u00ebso atmosfere shoq\u00ebrore futemi n\u00eb nj\u00eb etap\u00eb t\u00eb re t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit, ku nuk do t\u00eb dalim pa transformim total dhe p\u00ebrmbajtjesor t\u00eb strukturave t\u00eb t\u00ebra udh\u00ebheq\u00ebse dhe t\u00eb mentalitetit dhe kultur\u00ebs politike t\u00eb vendit\u201d, tha Gorani.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se zgjedhja e Tha\u00e7it do ta pamund\u00ebsoj\u00eb kompromisin politik.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse do t\u00eb kishte ekzistu nj\u00eb nevoj\u00eb ose nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr kompromis, ajo zhduket me zgjedhjen e tij si President i vendit\u201d, thot\u00eb Gorani.<\/p>\n<p>Gorani i referohet situat\u00ebs s\u00eb krijuar pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve me Serbin\u00eb p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb  Serbe dhe asaj me Malin e Zi p\u00ebr demarkacionin e kufirit kund\u00ebr t\u00eb cilave opozita ka protestuar ashp\u00ebr, madje edhe me gaz lotsjell\u00ebs n\u00eb seanca t\u00eb Kuvendit, me trazira n\u00eb rrug\u00ebt e Prishtin\u00ebs dhe me gjuajtje me vez\u00eb ndaj zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMe zgjedhjen e tij, p\u00ebrfundon \u00e7do mund\u00ebsi e krijimit t\u00eb ndonj\u00eb rruge t\u00eb tret\u00eb ose ndonj\u00eb kompromisi, shkurt zgjedhja e tij e ndan vendin n\u00eb dy tabore t\u00eb konfrontuara dhe ai konfrontim mund t\u00eb zgjat\u00eb me jav\u00eb, me muaj e ndoshta edhe me vite\u201d, parashikon Gorani.<\/p>\n<p>Sado q\u00eb pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb m\u00ebnyra se si ishte zgjedhur Atifete Jahjaga n\u00eb krye t\u00eb shtetit ishte kritikuar gjer\u00ebsisht n\u00eb opinion, Gorani mendon se ajo zgjedhje \u201cishte shum\u00eb m\u00eb e mir\u00eb dhe m\u00eb e p\u00ebrshtatshme\u201d se sa zgjedhja e Tha\u00e7it.<\/p>\n<p>Thellim t\u00eb kriz\u00ebs pret edhe ish politikani kosovar i viteve 1980, Azem Vllasi.<\/p>\n<p>Ai tha p\u00ebr KALLXO.com se nuk ka ndonj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb pal\u00ebt do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrafrojn\u00eb q\u00ebndrimet me zgjedhjen e Tha\u00e7it si President.<\/p>\n<p>\u201cProblemet politike ve\u00e7 jan\u00eb aq t\u00eb thella n\u00eb vend sa q\u00eb as Presidenti, as Kryeministri dhe as Parlamenti nuk japin shenja q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrafrojn\u00eb q\u00ebndrimet me opozit\u00ebn dhe do t\u00eb dalin nga kjo kriz\u00eb, dhe se zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb e vetmja variante q\u00eb do ta b\u00ebnte nj\u00eb rirreshtim n\u00eb sken\u00ebn politike\u201d, tha Vllasi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrrimi i roleve LDK- PDK<\/p>\n<p>Prapa n\u00eb vitin 2000, shp\u00ebrndarja e pjes\u00ebmarr\u00ebsve nga nj\u00eb takim i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm Administrativ t\u00eb Kosov\u00ebs (KPAK), nj\u00eb struktur\u00eb e shpikur nga UNMIK-u p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb lider\u00ebt e Kosov\u00ebs, kishte krijuar nj\u00eb situat\u00eb komike.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i dhe Ibrahim Rugova, duke dal\u00eb nga takimi, kishin nd\u00ebrruar palltot padashje.<\/p>\n<p>16 vjet m\u00eb von\u00eb, PDK dhe LDK i kan\u00eb nd\u00ebrruar rolet.<\/p>\n<p>PDK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018parti presidenciale\u2019, nd\u00ebrsa LDK \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u2018parti kryeministrore\u2019.<\/p>\n<p>Por Tha\u00e7i deri m\u00eb tani njihet si lider i gjysm\u00eb-mandateve pasi asnj\u00ebrin nga dy mandatet si kryeminist\u00ebr nuk e ka kryer t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>As mandatin e tret\u00eb si Z\u00ebvend\u00ebs Kryeminist\u00ebr dhe Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb cilin po e l\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngjitur n\u00eb postin e Presidentit.<\/p>\n<p>Si President, Kushtetuta ia garanton mandatin pes\u00ebvje\u00e7ar, por n\u00eb rastin e tij, kismetit asnj\u00ebher\u00eb nuk i dihet.<\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i ndryshon me koh\u00ebt q\u00eb kalojn\u00eb dhe thinjat e flok\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb mbuluar, dhe Belul Beqaj e ka t\u00eb qart\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ai e p\u00ebrshkruan transformimin e Tha\u00e7it, nga nj\u00eb \u2018nacionalist idealist\u2019 n\u00eb \u2018pragmatist materialist\u2019.<\/p>\n<p>\u201cNga Hashimi q\u00eb e pata njoftuar n\u00eb takimin par\u00eb, nuk ka mbetur as H- prej tij\u201d, thot\u00eb Beqaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Kush \u00ebsht\u00eb Hashim Tha\u00e7i dhe cila \u00ebsht\u00eb rruga e tij nga nj\u00eb guerilas deri te pozita m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs? P\u00ebr disa dit\u00eb rresht, Hashim Tha\u00e7i, ishte zhdukur nga shfaqjet n\u00eb publik n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kur misioni kryesor i tij n\u00eb mandatin si minist\u00ebr i jasht\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41185,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[862],"class_list":["post-19727","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-hashim-thaci"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=19727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/19727\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=19727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=19727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=19727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}