{"id":20242,"date":"2016-03-27T11:54:31","date_gmt":"2016-03-27T09:54:31","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=20242"},"modified":"2018-11-29T09:33:39","modified_gmt":"2018-11-29T08:33:39","slug":"keto-jane-bizneset-e-krijuara-me-milionat-e-luftes-se-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/keto-jane-bizneset-e-krijuara-me-milionat-e-luftes-se-uck-se\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb bizneset e krijuara me milionat e U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dokumentet q\u00eb posedon poprtali Insajderi tregojn\u00eb se si miliona marka t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d,u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb krijimin e bizneseve private, financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve.<\/strong><\/p>\n<p>Kat\u00ebr burra vendos\u00ebn t\u00eb n\u00ebnshkruanin nj\u00eb marr\u00ebveshje biznesore m\u00eb 25 korrik t\u00eb vitit 1999, vet\u00ebm nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Prij\u00ebsi i tyre ishte Ibrahim Kelmendi q\u00eb kishte menaxhuar Fondin \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Aksionar\u00eb tjer\u00eb n\u00eb firm\u00ebn e em\u00ebrtuar \u201cEko Holding\u201d ishin: Fadil Demiri, Ton Marku dhe Dukagjin Kelmendi, kush\u00ebri i Ibrahim Kelmendit. Secili prej t\u00eb treve kishte nga 10 p\u00ebr qind. Ibrahim Kelmendi posedonte 60 p\u00ebr qind. Dhjet\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb mbetura ruheshin p\u00ebr ndonj\u00eb aksionar\u00eb t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e k\u00ebsaj kompanie. Ibrahim Kelmendi kishte vendosur t\u00eb mos shfaqej publikisht.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Un\u00eb nuk duhet t\u00eb shfaqem h\u00eb p\u00ebr h\u00eb, deri n\u00eb momentin e p\u00ebrshtatsh\u00ebm, q\u00eb jam posedues i p\u00ebrqindjeve kryesore t\u00eb k\u00ebsaj firme\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Kelmendi thot\u00eb se kishte nj\u00eb arsye se pse kishte vendosur t\u00eb mbetej anonim.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb vendosa q\u00eb t\u00eb mos figuroj me em\u00ebr, sepse nuk doja t\u00eb isha barr\u00eb e firm\u00ebs me spekulimet se si menaxher i Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d, kam vjedh mjete andej dhe i kam investuar k\u00ebndej\u201d, deklaroi Kelmendi p\u00ebr Insajderin.<\/p>\n<p>Por gjetjet e Insajderit tregojn\u00eb se n\u00eb arkat e k\u00ebsaj kompanie u derdh\u00ebn rreth 2 milion\u00eb marka t\u00eb p\u00ebrfituara em\u00ebr t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d. Dokumentet q\u00eb posedon Insajderi flasin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e k\u00ebtyre miliona markave n\u00eb krijimin e disa kompanive tjera, p\u00ebr financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve.<\/p>\n<p>Misteri i telefonave satelitor\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb marr\u00ebveshjen e n\u00ebnshkruar n\u00eb korrikun e vitit 1999 sh\u00ebnohet se kompania \u201cEko Holding\u201d po krijohet me fitimet e telefonis\u00eb satelitore t\u00eb quajtur \u201cTele Point\u201d.<\/p>\n<p>Historia e krijimit dhe operimit t\u00eb \u201cTele Point\u201d \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me Fondin \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d dhe Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ibrahim Kelmendi kishte p\u00ebrfituar miliona marka nga ky biznes q\u00eb p\u00ebrfshinte U\u00c7K-n\u00eb. Ai tregon se kishte marr\u00eb 120 telefona satelitor\u00eb nga telekomi gjerman dhe 30 tjer\u00eb nga firma gjemane CPN.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebta telefona i kishte n\u00eb p\u00ebrdorim U\u00c7K-ja n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Kelmendi duke shtuar se telefonat satelitor ishin t\u00eb regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me telefonat satelitor\u00eb, Kelmendi thot\u00eb se kishte probleme me autoritetet gjermane. \u201cTelekomit gjerman i kishim ngel borxh rreth 1.2 milion DM borxh p\u00ebr telefonat satelitor q\u00eb kishte U\u00c7K-ja n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr at\u00eb borxh Prokuroria federale e Gjermanis\u00eb me pat l\u00ebshuar urdh\u00ebr arresti, sepse ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Fondit, ku un\u00eb isha menaxher\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Nuk ka sqaruar m\u00eb shum\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb problem me autoritetet gjermane.<\/p>\n<p>Por fitimin nga thirrjet n\u00ebp\u00ebrmjet telefonave satelitor e kishte marr\u00eb Kelmendi me ortak\u00ebt e tij, ndon\u00ebse k\u00ebto pajisje ishin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Fondit Vendlindja Th\u00ebrret. Kjo kompani, sipas tij, e ka shitur 4 marka minut\u00ebn n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore, 5 marka n\u00eb vendet Skandindave dhe 6 marka p\u00ebr thirrjet jasht\u00eb Evrop\u00ebs. Thot\u00eb se nuk i kujtohet k\u00ebnd e kishte ortak at\u00ebkoh\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb konfirmon se fitimet nga ky biznes ishin shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cMeq\u00eb fitimi ishte kryesisht merit\u00eb e rrethanave q\u00eb krijoj lufta dhe \u00e7lirimi i Kosov\u00ebs, vendosa q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimit ta investoj n\u00eb firm\u00eb tjet\u00ebr, duke angazhuar bashk\u00ebveprimtar\u00eb q\u00eb kishin merita t\u00eb gjat\u00eb lufte dhe ndaj t\u00eb cil\u00ebve kisha besim t\u00eb madh\u201d, ka deklaruar Kelmendi.<\/p>\n<p>Ai shton se mjetet q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr hapjen e firm\u00ebs \u201cEko Holding\u201d, kapnin shifr\u00ebn e miliona eurove.<\/p>\n<p>\u201cEKO-Holding startoi me t\u00eb hollat q\u00eb ia dhash\u00eb un\u00eb nga fitimi q\u00eb kisha nga telefonia satelitore, por nuk mbaj mend se sa mjete financiare ua kam dh\u00ebn\u00eb, meq\u00eb dh\u00ebniet i b\u00ebnin v\u00ebllez\u00ebrit e mi q\u00eb e menaxhonin telefonin\u00eb satelitore. Gjithsesi duhet t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb rreth dy milion\u00eb DM\u201d, thot\u00eb Kelmendi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/parate-e-vendlindjes.jpg\" alt=\"parate-e-vendlindjes\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-20243\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/Marreveshja-2-724x1024.jpg\" alt=\"Marreveshja-2-724x1024\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-20244\" \/><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr themelimin e \u201cEko Holding\u201d.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr fajde, blerjet e patundshm\u00ebrive dhe shp\u00ebrndarja e parave t\u00eb \u201cEko Holding\u201d<\/p>\n<p>Insajderi ka siguruar edhe raportin financiar t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEko Holding\u201d. Mban dat\u00ebn 3 maj 2003. T\u00eb gjitha vlerat jan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb marka dhe aty tregohet p\u00ebr shpenzimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kompania nga viti 1999 deri m\u00eb 2003. Sh\u00ebnimet tregojn\u00eb se miliona marka t\u00eb k\u00ebsaj firme jan\u00eb ri-destinuar p\u00ebr krijimin e kompanive t\u00eb reja, blerje t\u00eb tokave e banesave.<\/p>\n<p>70 mij\u00eb marka jan\u00eb investuar n\u00eb hapjen e restorant \u201cArbi\u201d, 197 mij\u00eb marka jan\u00eb investuar n\u00eb sektorin e mobiljeve, 50 mij\u00eb marka n\u00eb hapjen e nj\u00eb salloni frizerie, 150 mij\u00eb marka n\u00eb sektorin e energjetik\u00ebs, 183 mij\u00eb marka jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr investime n\u00eb Kroaci, 550 mij\u00eb euro p\u00ebr sektorin e birr\u00ebs, 50 mij\u00eb marka p\u00ebr hapjen e dy lokaleve n\u00eb Prishtin\u00eb, 500 mij\u00eb marka jan\u00eb investuar n\u00eb \u201cLlapi Comerce\u201d, 161 mij\u00eb marka p\u00ebr kampin n\u00eb Kargac, 70 mij\u00eb marka p\u00ebr p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb shatori n\u00eb G\u00ebrmi, 19 mij\u00eb marka p\u00ebr \u201cdiskoteka n\u00eb Prizren\u201d si dhe 151 mij\u00eb marka jan\u00eb investuar p\u00ebr hapjen e bank\u00ebs \u201cEko Banka\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shum\u00eb e madhe n\u00eb vler\u00eb prej 1 milion\u00eb e 110 mij\u00eb markave, bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument, \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb firm\u00ebn \u201cGenci\u201d. Nuk sqarohet m\u00eb shum\u00eb se me \u00e7far\u00eb aktivitetesh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kjo firm\u00eb ku jan\u00eb ri-destinuar mbi 1 milion\u00eb marka.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 krijimit t\u00eb kompanive tjera, shuma t\u00eb m\u00ebdha parash jan\u00eb shpenzuar edhe n\u00eb blerjen e patundshm\u00ebrive. 180 mij\u00eb marka jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00eb n\u00eb Veterrnik dhe 400 mij\u00eb marka p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb tok\u00eb n\u00eb Fush\u00eb Kosov\u00eb. Po ashtu n\u00eb raport, tek \u201cgjendja e kapitalit t\u00eb kompanis\u00eb\u201d, tregohet se \u201c80 mij\u00eb euro jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr banes\u00ebn e Dugit nd\u00ebrsa 70 mij\u00eb euro p\u00ebr banes\u00ebn e Fadilit\u201d.<\/p>\n<p>Kompania \u201cEko Holding\u201d, bazuar n\u00eb dokumentet e siguruara nga Insajderi, del se ka pasur edhe borxhe n\u00eb vler\u00eb prej dhjet\u00ebra mij\u00ebra markash. N\u00eb raport sh\u00ebnohet se borxhi i kompanis\u00eb ndaj Currit e Syl\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 50 mij\u00eb markash. Po ashtu n\u00eb kllapa tregohet se kamata mujore e k\u00ebtij borxhi \u00ebsht\u00eb pes\u00eb p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Nj\u00eb borxh tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 10 mij\u00eb markash. Kompania i obligohet Gjonit nga Tuzi dhe kamata mujore e k\u00ebtij borxhi \u00ebsht\u00eb dhjet\u00eb p\u00ebr qind. N\u00eb dokument nuk jepen sqarime se kush jan\u00eb Curri, Syla dhe Gjoni dhe se pse kompania paguante kamat\u00eb ndaj k\u00ebtyre individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Kelmendi, i kontaktuar nga Insajderi, ka th\u00ebn\u00eb se nuk beson q\u00eb kompania kishte marr\u00eb para me fajde pasi \u201cEko Holding\u201d, kishte shum\u00eb para dhe nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/analiza-723x1024.jpg\" alt=\"analiza-723x1024\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-20245\" \/><\/p>\n<p>Dokumenti q\u00eb tregon p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e parave t\u00eb \u201cEko Holding\u201d.<\/p>\n<p>Borxhi i Ibrahim Kelmendit ndaj fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d<\/p>\n<p>Raporti tregon edhe p\u00ebr parat\u00eb q\u00eb kompania \u201cEko Holding\u201d, ia ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Kjo rubrik\u00eb em\u00ebrtohet \u201cNdihmat- dh\u00ebn\u00eb nga Eko Holding\u201d. Aty p\u00ebrmendet se 48 mij\u00eb e 440 marka i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Ibrahim Kelmendit p\u00ebr shlyerjen e borxhit t\u00eb Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq 23 mij\u00eb e 700 marka i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb personit t\u00eb quajtur \u201cSahroui\u201d, q\u00eb n\u00eb raport p\u00ebrshkruhet si sekser i U\u00c7K-s\u00eb. Sh\u00ebnohet se kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr \u201cpaga dhe telefonime\u201d. Ibrahim Kelmendi ka mohuar se i ka pasur borxh fondit.<\/p>\n<p>Ka th\u00ebn\u00eb se raporti \u00ebsht\u00eb hartuar nga Dukagjin Kelmendi dhe Fadil Demiri dhe se nuk bart p\u00ebrgjegj\u00ebsi se \u00e7far\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar ata. Ka pohuar se k\u00ebta dy e kan\u00eb tradhtuar besimin e tij duke keqp\u00ebrdorur kompanin\u00eb \u201cEko Holding\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam fare informacion, meq\u00eb fatkeq\u00ebsisht nga fundi i vitit 2003 Fadili dhe Dukagjini me kan\u00eb njoftuar se \u201cEko-Holding\u201d ka bankrotuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kelmendi p\u00ebr Insajderin kur \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr shpenzimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb kompania \u201cEko Holding\u201d.<\/p>\n<p>Fadil Demiri \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Insajderi. I jan\u00eb d\u00ebrguar pyetjet para tri jav\u00ebsh. Nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje. Ngjash\u00ebm ka vepruar edhe Dukagjin Kelmendi. Insajderi ka biseduar n\u00ebp\u00ebrmjet telefonit edhe me Ton Markun, ortakun tjet\u00ebr t\u00eb firm\u00ebn q\u00eb jeton n\u00eb Kroaci. Marku ka th\u00ebn\u00eb se nuk i kujtohen shifrat n\u00eb detaje.<\/p>\n<p>\u201cDetajet i din\u00eb Fadili q\u00eb ka qen\u00eb drejtor i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Dukagjini q\u00eb ka qen\u00eb drejtor financiar. Un\u00eb nuk i di\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Marku.<\/p>\n<p>Sekseri i U\u00c7K-s\u00eb<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr n\u00eb raportin financiar t\u00eb k\u00ebsaj kompanie kall\u00ebzon p\u00ebr nd\u00ebrlidhjen e saj me Fondin \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d. N\u00eb raport tregohet se 23 mij\u00eb e 700 marka i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb i ka ndihmuar U\u00c7K-s\u00eb. Kjo shum\u00eb i \u00ebsht\u00eb paguar \u201cpaga dhe telefonime\u201d. Ai em\u00ebrtohet n\u00eb raportin financiar vet\u00ebm si Saharoui dhe me v\u00ebrejtjen \u201cSekseri i U\u00c7K-s\u00eb\u201d, n\u00eb kllapa.<\/p>\n<p>Ibrahim Kelmendi thot\u00eb se Saharoui ishte algjerian dhe kishte mbajtur postin e shefit t\u00eb kabinetit t\u00eb kryetarit algjerian, Houari Bumedien, t\u00eb rr\u00ebzuar m\u00eb 1999 n\u00ebp\u00ebrmjet grusht shtetit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb angazhuar si funksionar n\u00eb partin\u00eb SPD. E kemi angazhuar Sabri Ki\u00e7mari (tani ambasador) dhe un\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na mund\u00ebsuar kontakte me funksionar t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb n\u00eb Gjermani e Austri\u201c, ka th\u00ebn\u00eb Kelmendi.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb pyetur se pse \u201cEko Holding\u201d, mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar borxhin ndaj t\u00eb ashtuquajturit \u201csekser i U\u00c7K-s\u00eb\u201d, i cili ishte angazhuar nga Fondi \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d?<\/p>\n<p>\u201cSepse mjetet e U\u00c7K-s\u00eb, q\u00eb duhet t\u00eb kishin tepruar, i grabiti banda Haliti-Syla, Tha\u00e7i-Grabovci, dhe nuk donin ti shlyenin borxhet\u201d, thot\u00eb Kelmendi. Shton se Saharoui kishte ardhur personalisht n\u00eb Prishtin\u00eb dhe kishte k\u00ebrkuar kthimin e borxhit q\u00eb Fondi \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d, kishte ndaj tij.<\/p>\n<p>\u201cE kam takuar Adem Grabocin q\u00eb t\u2019ma hiqte qafe. Nuk ia pagoi\u201d,ka th\u00ebn\u00eb Kelmendi duke shtuar se m\u00eb pastaj Fadil Demiri kishte kryer obligimet ndaj algjerianit.<\/p>\n<p>Insajderi i ka d\u00ebrguar pyetje Sabri Ki\u00e7marit dhe Adem Grabovcit p\u00ebr t\u00eb komentuar pohimet e Kelmendit. Ende nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje. Nj\u00ebri prej udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Xhavit Haliti, \u00ebsht\u00eb kontaktuar nga Insajderi. Haliti ka th\u00ebn\u00eb se nuk i kujtohet se \u00e7far\u00eb ka ndodhur sakt\u00ebsisht. Ka th\u00ebn\u00eb se ka d\u00ebgjuar se pas luft\u00ebs ishte hapur nj\u00eb kompani me emrin \u201cEko Holding\u201d, por se nuk e di shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ka shtuar se, po ashtu, nuk ka shum\u00eb informacione p\u00ebr funksionimin e telefonis\u00eb satelitore e as p\u00ebr pagesat q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ashtuquajturit Sekser i U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr financim t\u00eb partive nga \u201cEko Holding\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shp\u00ebrndarjes s\u00eb miliona markave n\u00eb krijimin e dhjet\u00ebra bizneseve n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, parat\u00eb e \u201cEko Holding\u201d jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr t\u00eb mbushur arkat e partive politike.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin financiar t\u00eb kompanis\u00eb figurojn\u00eb emrat e dy partive politike. Sh\u00ebnohet se 37 mij\u00eb marka i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Partis\u00eb Qendra Liberale e Kosov\u00ebs nd\u00ebrsa 32 mij\u00eb marka tjera Naim Malokut, kryetar i at\u00ebhersh\u00ebm k\u00ebsaj partie, tashm\u00eb t\u00eb shuar. Naim Maloku ish-kryetar i PQLK-s\u00eb, konfirmon se Fadil Demiri ishte nj\u00eb nd\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillit nism\u00ebtar p\u00ebr formimin e k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se nuk kishte pranuar personalisht para nga kjo firm\u00eb por tregon se Fadil Demiri ishte donator i k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>\u201cMe kujtohet q\u00eb kompjuter\u00ebt q\u00eb i kemi p\u00ebrdor\u00eb i ka sjell\u00eb Fadili. Sa dij\u00eb un\u00eb nga ai jan\u00eb mbuluar edhe shpenzimet n\u00eb bufen\u00eb e sall\u00ebs, edhe sall\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e Kuvendit t\u00eb par\u00eb\u201d, ka deklaruar Maloku p\u00ebr Insajderin. Subjekt tjet\u00ebr politik q\u00eb i ishin dh\u00ebn\u00eb para, bazuar n\u00eb raport, ishte Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs. Sh\u00ebnohet se k\u00ebsaj partie i jan\u00eb 30 mij\u00eb marka.<\/p>\n<p>Po ashtu k\u00ebsaj partie i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe 10 mij\u00eb marka tjera q\u00eb n\u00eb raport em\u00ebrtohen si \u201cRushfet p\u00ebr birra\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna nuk kam qen\u00eb i informuar dhe nuk di konkretisht asgj\u00eb. Nuk jam pyetur e informuar. Ngjan ti ken\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ryshfet, meq\u00eb EKO-Holding pat filluar ta plasonte n\u00eb treg birr\u00ebn me bure (krig\u00ebll), t\u00eb cil\u00ebn e blente nga Birraria e Pej\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kelmendi. Shton se drejtuesit e birraris\u00eb ishin t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit Haradinaj q\u00eb drejtojn\u00eb AAK-n\u00eb.<\/p>\n<p>Insajderi ka k\u00ebrkuar para dy jav\u00ebsh p\u00ebrgjigje nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr pohimet e Kelmendit dhe t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb raportin financiar t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEko Holding\u201c. Nuk ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq Agim Elshani, ish-drejtor i \u201cBirra Peja\u201c, ka pohuar se nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i informuar se Ibrahim Kelmendi ka pasur kompani q\u00eb merret me tregtin\u00eb e birr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb kompani me emrin Holding pas luft\u00ebs pat nisur t\u00eb shes birra n\u00eb krig\u00ebll. Furnizohej nga ne. Nuk m\u00eb kujtohet mir\u00eb. E di sigurt se asnj\u00eb prej k\u00ebtyre emrave q\u00eb p\u00ebrmendni nuk ka kontaktuar me ne. Ajo firm\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn kemi bashk\u00ebpunuar ka qen\u00eb e dikujt tjet\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Elshani.<\/p>\n<p>Ai ka mohuar deklarimet e Kelmendit se dikush prej drejtuesve t\u00eb Birraris\u00eb ka mundur t\u00eb pranoj\u00eb ryshfet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb AAK-s\u00eb. Elshani ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebs komandant i U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Dukagjinit. Ramush Haradinajn e ka pasur epror. \/Insajderi.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dokumentet q\u00eb posedon poprtali Insajderi tregojn\u00eb se si miliona marka t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Fondit \u201cVendlindja Th\u00ebrret\u201d,u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb krijimin e bizneseve private, financimin e partive politike, blerjen e banesave, lokaleve dhe trojeve. Kat\u00ebr burra vendos\u00ebn t\u00eb n\u00ebnshkruanin nj\u00eb marr\u00ebveshje biznesore m\u00eb 25 korrik t\u00eb vitit 1999, vet\u00ebm nj\u00eb muaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":48492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[48,36],"class_list":["post-20242","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-kosove","tag-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20242\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}