{"id":20348,"date":"2016-03-29T17:34:51","date_gmt":"2016-03-29T15:34:51","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=20348"},"modified":"2019-02-21T15:32:37","modified_gmt":"2019-02-21T14:32:37","slug":"17-vjet-nga-granatimi-i-lagjes-arberia-te-gjilanit-nga-ushtria-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/17-vjet-nga-granatimi-i-lagjes-arberia-te-gjilanit-nga-ushtria-serbe\/","title":{"rendered":"17 vjet nga granatimi i lagjes \u201cArb\u00ebria\u201d t\u00eb Gjilanit nga ushtria serbe!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/deshmia-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-53006\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/deshmia-1.jpg 946w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/deshmia-1-300x170.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/deshmia-1-768x434.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 946px) 100vw, 946px\" \/><\/p>\n<p><strong>Fillimin e bombardimeve t\u00eb NATO-s\u00eb (me 24 mars 1999) mbi caqet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebnon dit\u00ebn e fillimit t\u00eb shpres\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e shum\u00ebpritur.<\/strong><\/p>\n<p>Me fillimin e bombardimeve filloi edhe tmerri dhe frika e popullsis\u00eb civile shqiptare, e cila mbeti n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e forcave \u00e7etnike serbe dhe ushtarako-policore.\u00a0\u2028Qysh n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s\u00eb popullata e pambrojtur shqiptare n\u00eb shumic\u00ebn e fshatrave t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit kryesisht ato t\u00eb u urdh\u00ebruan nga forcat paramilitare serbe, q\u00eb banor\u00ebt t\u2019i l\u00ebshojn\u00eb k\u00ebto vendbanime.\u00a0<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb prokurorin\u00eb  themelore n\u00eb Gjilan, thuhet se granatimi i lagjes \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebn organizmin dhe mbik\u00ebqyrjen e komandantit t\u00eb policis\u00eb p\u00ebr lagjen e \u201cQenar Qeshme\u201d ( tash \u201c Arb\u00ebria\u201d), Vitomir Iliq.<\/p>\n<p>M\u00eb 28.03.1999 n\u00eb ora 22 Komandanti i policis\u00eb serbe p\u00ebr \u201cQenar Qeshme\u201d, Vitomir Iliqi s\u00eb bashku me dy persona ka ardhur af\u00ebr der\u00ebs s\u00eb hyrjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb t\u00eb Hetem Murtezit (baba i Hajdin Murtezit dhe Ukshin Ajdini). Ka v\u00ebzhguar terrenin (sht\u00ebpit\u00eb e Hetemit dhe t\u00eb djemve t\u00eb Ukshinit dhe Ajdinit) me q\u00ebllimin se ku kan\u00eb qen\u00eb, dhe n\u00eb cil\u00ebn sht\u00ebpi gjenden an\u00ebtar\u00ebt e gjer\u00eb t\u00eb familjes.\u00a0\u2028Djali i Hetemit, Ukshini s\u00eb bashku me djalin e hall\u00ebs s\u00eb tij Ahmet Halili me vendbanim n\u00eb fshatin Zheg\u00ebr, ishte i strehuar s\u00eb bashku me familjen e tij (tre f\u00ebmij\u00eb dhe bashk\u00ebshortja). N\u00eb koh\u00ebn e lartp\u00ebrmendur kishin dal\u00eb n\u00eb der\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb babait t\u00eb tij dhe n\u00eb at\u00eb moment ndeshen me nj\u00eb civil t\u00eb panjohur (kishte t\u00eb veshur farmerka dhe nj\u00eb xhemper ngjyre hiri). <\/p>\n<p>Ai kishte tentuar ta hapte der\u00ebn e dyerve t\u00eb oborrit, por n\u00eb at\u00eb moment e kishte par\u00eb Ukshinin dhe Ahmetin. Ishte t\u00ebrhequr mbrapa dhe disa metra nga aty, kishte ren\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend me r\u00ebr\u00eb. Aty kishte q\u00ebndruar dy-tre minuta dhe pastaj \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t&#8217;u larguar. Me rastin e largimit, ai i bashkohet n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb larg komandantit t\u00eb policis\u00eb Vitomir Iliqit. Iliqi me k\u00ebta dy persona t\u00eb panjohur kan\u00eb vazhduar pastaj rrug\u00ebn dhe af\u00ebr 100 metra n\u00eb rrug\u00ebn e ep\u00ebrme q\u00eb ka hyrjen tek varrezat, me k\u00ebta tre kan\u00eb ardhur edhe tre persona t\u00eb panjohur! Jan\u00eb ulur dhe kan\u00eb biseduar p\u00ebr planet e tyre. Vitomir Iliqi u kthye me dy persona af\u00ebr sht\u00ebpive tona te muri i varrezave, mbi shkoll\u00ebn fillore \u201cAbaz Ajeti\u201d, dhe aty jan\u00eb ulur. Kurse tre personat tjer\u00eb, t\u00eb panjohur (bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb Iliqit) kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb lagjen e ep\u00ebrme \u201cBregu i Diellit\u201d, af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb mixh\u00ebs Ram\u00eb dhe Shabanit t\u00eb Uglarit.\u00a0\u2028T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn nat\u00eb, m\u00eb 28.03.1999 n\u00eb ora 22.00 e kam pare Iliqin kur e ka shkrepur revolen me predh\u00eb ndri\u00e7uese, p\u00ebr t\u2019i sinjalizuar forcat e ushtris\u00eb serbe t\u00eb cilat ishin t\u00eb stacionuara n\u00eb lagjen \u201cZabeli i Sahit Ag\u00ebs\u201d, p\u00ebr gjuajtje n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb shqiptare n\u00eb lagjen e \u201cQenar Qeshm\u00eb\u201d dhe n\u00eb lagjen \u201cBregu i Djegur\u201d n\u00eb Gjilan.\u00a0<br \/>\nGjuajtja e par\u00eb me granat\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Shaip Zek\u00ebs ( vllahut t\u00eb Kadri Zek\u00ebs). <\/p>\n<p>Nga kjo gjuajtje \u00ebsht\u00eb goditur dhoma e ndej\u00ebs. Fatmir\u00ebsisht asnj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i familjes nuk ishte n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb, pasi q\u00eb n\u00eb at\u00eb moment ata ndodheshin n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Nga ky sulm, \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar nj\u00eb dhom\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shaipit, ku t\u00eb gjitha tjegullat e sht\u00ebpis\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm t\u00eb ushtris\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb plagosur djali i Shaip Zek\u00ebs, Isa Zeka.\u00a0\u2028N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Shaipit, nga ky granatim jan\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb Zyhrije Pireva (e lindur me 13.08.1978) dhe Fikrije Pireva (1981). Familja Pireva menj\u00ebher\u00eb i marrin p\u00ebr t&#8217;i d\u00ebrguar me automjet e tyre privat n\u00eb ambulanten e qytetit. Sipas deklaratave t\u00eb familjes, jan\u00eb ndalur nga policia serbe i ka urdh\u00ebruar t\u00eb kthehen mbrapa dhe ju kan\u00eb th\u00ebn\u00eb:\u201d&#8230; lypni ndihm\u00eb prej U\u00c7K-s\u00eb dhe NATO-s!!!\u201d Me at\u00eb rast nj\u00eb polic e ka gjuajtur vetur\u00ebn me automatik dhe e ka plagosur p\u00ebr s\u00eb dyti her\u00eb Fikrijen. K\u00ebta prej frik\u00ebs kan\u00eb shkuar drejt n\u00eb spitalin e qytetit, dhe i kan\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb plagosurit.\u00a0Zyhrije Pireva ka vdekur n\u00eb Spitalin e Gjilanit dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb varrezat e qytetit m\u00eb 01.04.1999.\u00a0\u2028Granata e dyt\u00eb  ka goditur sht\u00ebpin\u00eb e Ukshin Ajdinit. \u00cbsht\u00eb q\u00eblluar  vet\u00ebm kulmi i sht\u00ebpis\u00eb, nuk ka eksploduar dhe ka p\u00ebrfunduar n\u00eb varreza.\u00a0\u2028Granata e tret\u00eb e ushtris\u00eb serbe ka r\u00ebn\u00eb pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs, ku kishte pasur disa t\u00eb plagosur dhe \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb Ramadan.  Nga kjo granat\u00eb, Hajdin Murtezi \u00ebsht\u00eb plagosur r\u00ebnd\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur edhe Rama dhe e shoqja e tij e cila ka mbijetuar dhe ende \u00ebsht\u00eb gjalll\u00eb. <\/p>\n<p>Granata e radh\u00ebs  e hedhur  nga ushtria serbe   ka q\u00eblluar  sht\u00ebpit\u00eb e  Xhemajl Ymerit , Aziz Kadriut. N\u00eb ballkon t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb Xhemajl Ymeri.\u00a0\u2028Granata e radh\u00ebs  e hedhur nga  forcat ushtarake serbe, p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb gjuajtur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Xhemajl Ymerit, ku i ndjeri ishte i vrar\u00eb n\u00eb vend. Kishte edhe t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb plagosur, por nuk kan\u00eb guxuar t\u00eb lajm\u00ebroheshin p\u00ebr shkak t\u00eb policis\u00eb serbe!\u00a0\u2028Sht\u00ebpit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuara shum\u00eb prej granatimit, ajo mbr\u00ebmje ka qen\u00eb shum\u00eb e trishtueshme p\u00ebr k\u00ebto familje dhe banor\u00ebt e \u201cQenar Qeshmes\u201d., thuhet n\u00eb mes tjerash n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e lartp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e dor\u00ebzuar n\u00eb prokurori t\u00eb Gjilanit, thuhet: \u201cHajdin Murtezin e kan\u00eb sjell F\u00ebmij\u00ebt e vet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb Atit Hetem Murtezit. I plagosur shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb prej granatimit, as fytyra nuk i shihej, as syt\u00eb e gjith\u00eb l\u00ebkura i kishte r\u00ebn\u00eb dhe mishi prej copave t\u00eb granat\u00ebs e copave t\u00eb betonit!!! Kishte edhe copa t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb t\u00ebr\u00eb trupin e tij. Kishte dhimbje shum\u00eb, sikur kur e nxjerr prej zjarrit i djegur ishte prej flak\u00ebs s\u00eb granat\u00ebs dhe copave. Ne nuk guxonim q\u00eb ta d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb spital, shkaku se kishte ushtar\u00eb dhe polici serbe. Tentonin t\u00eb na vrisnin dhe thoshin lypni ndihm\u00eb prej U\u00c7K-s\u00eb dhe NATO-s!!!. <\/p>\n<p>Ne jemi detyruar ta th\u00ebrrasim mjekun shqiptar n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, ai ishte Shaqiri nga Burinca me banim n\u00eb lagjen \u201cQenar Qeshme\u201d, ku i ndihmonte edhe vajza e Ukshin Ajdinit (infermiere). Vajza e v\u00ebllait t\u00eb Hajdinit, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, ushqim artificial, injeksione dhe vaksinim kund\u00ebr helmimit t\u00eb gjakut. Edhe Shaqiri i kishte than\u00eb Merit\u00ebs se nuk e z\u00ebn\u00eb 24 or\u00ebshi, ka p\u00ebr t\u00eb vdekur se \u00ebsht\u00eb r\u00ebnd\u00eb i plagosur dhe merr helmim gjaku prej plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda.\u00a0Merita dhe doktori b\u00ebnin pastrimin me alkool dhe me jod trupin e tij.\u00a0Tre muaj ai \u00ebsht\u00eb sh\u00ebruar n\u00ebn p\u00ebrkujdesje t\u00eb infermieres  Merita Ajdini, dr  Shaqiri Hajdarit dhe Dr. Maliq Bajrami, deri sa nd\u00ebrroi jet\u00eb\u201d.\u2028\u2028\u2028T\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb plagosur nga granatimet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb  Gjilan m\u00eb 28 03 1999 jan\u00eb:\u00a0\u2028\u2028<\/p>\n<p>&#8211; Zyhrije Pireva e  lindur me 13.08.1978 emri i babait Sherif, emri i n\u00ebn\u00ebs Bahtije e lindur ne fshatin Tugjec Komuna e Kamenic\u00ebs ne vitet 1970-ta familja e saj jan\u00eb shp\u00ebrngulur nga fshati dhe jetojn\u00eb n\u00eb lagjen  \u201cArb\u00ebria\u201d. Nga  plag\u00ebt e r\u00ebnda Zyhrija ka vdekur n\u00eb spital me dat\u00ebn 01. 04. 1999 ka vdekur dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb varrezat e qytetit n\u00eb Gjilan.\u00a0<\/p>\n<p>\u2028-Ramadan Salihu, i lindur me 23. 06. 1950, n\u00eb Gjilan, shkoll\u00ebn fillore dhe 8 vje\u00e7are e ka kryer n\u00eb shkoll\u00ebn Musa Zajmi, shkoll\u00ebn e mesme ekonomike e ka kryer n\u00eb Gjilan, ka qen\u00eb futbollist i klubit futbollistik \u201c Drita\u201d n\u00eb Gjilan, ka punuar n\u00eb entin e  n\u00eb Gjilan.  Me dat\u00ebn 28.03.1999 \u00ebsht\u00eb granatuar prej ushtris\u00eb serbe sht\u00ebpia e Ramadan Azemit. Granata ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb murin e oborrit para der\u00ebs s\u00eb hyrjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb 7 metra para tyre. Ramadani gjeti vdekjen n\u00eb vend, t\u00eb nes\u00ebrmen \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb varrezat e qytetit t\u00eb Gjilanit.\u00a0<\/p>\n<p>\u2028\u2028- Xhemajl Ymeri, i lindur me 20. 06. 1938,  n\u00eb fshatin Lladov\u00eb, komuna e Gjilanit. Shkoll\u00ebn fillore 8 vje\u00e7are e ka kryer n\u00eb Zheg\u00ebr, ka punuar prej vitit 1974 n\u00eb \u201cKOSOVA TRANS\u201d t\u00eb Gjilanit deri n\u00eb vitin 1990 , kur  edhe \u00ebsht\u00eb larguar prej pun\u00ebs , Deri n\u00eb vitin 1999 ka punuar si taksist. Vdiq  me dat\u00ebn 28. 03. 1999 n\u00eb ora 22:00  nga granatimet serbe. Varrimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb varrezat e qytetit t\u00eb Gjilanit.\u00a0\u2028\u2028<\/p>\n<p>&#8211; Hajdin Murtezi, i lindur me dat\u00ebn 20. 09. 1944, n\u00eb fshatin Sefer, Komuna e Preshev\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e ka kryer n\u00eb fshatin Sefer, shkoll\u00ebn e mesme ekonomike e ka kryer ne Gjilan, Fakultetin Juridik e ka kryer ne Prishtin\u00eb n\u00eb vitet e 70-ta. Familja e tij erdhi n\u00eb Gjilan Hajdini ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb Viti si shef n\u00eb entin e inkuadrimit dhe pas andej ka kaluar n\u00eb Gjilan. N\u00eb entin p\u00ebr inkuadrim ka punuar deri n\u00eb vitin 1999. Me dat\u00ebn 28. 03. 1999 n\u00eb ora 22:00 u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe prej plag\u00ebve t\u00eb r\u00ebnda ka vdekur n\u00eb vitin 2001 si dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb varrezat e qytetit n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>Ukshin Ajdini d\u00ebshmitar i k\u00ebtyre ngjarjeve dhe  plagosjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij  thot\u00eb: \u201cAjdini ishte i plagosur r\u00ebnd\u00eb. Fytyra dhe syt\u00eb nuk I shiheshin. Kishte shum\u00eb dhimbje. Mishi e l\u00ebkura i kishin r\u00ebn\u00eb prej copave t\u00eb granat\u00ebs. Ishte I t\u00ebr\u00eb I djegur, sikur ta nxirrje nga zjarri. Nuk kishim guxim ta d\u00ebrgonim n\u00eb spital, atje kishte ushtar\u00eb e police serb. Vdiq n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb mizore pas  tre muajve\u201d .\u2028\u2028<\/p>\n<p>&#8211; Ramadan Azemi, i lindur me 15.07.1928. n\u00eb fshatin Suharn\u00eb, Komuna e Bujanocit. Nga granata e r\u00ebn\u00eb n\u00eb murin e oborrit para der\u00ebs s\u00eb hyrjes, \u00ebsht\u00eb plagosur ,  nga  plag\u00ebt e marra  ka vdekur me dat\u00ebn 11. 05. 2000. Varroset n\u00eb varrezat e qytetit t\u00eb Gjilanit. \u2028Fikrije Pireva \u00ebsht\u00eb plagosur nga  granatimet, mandej  \u00ebsht\u00eb plagosur p\u00ebr s\u00eb dyti me automatik nga polici serb me dat\u00ebn 28.03.1999.\u00a0Nga granatimet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb \u00ebsht\u00eb plagosur  Isa Zeka  n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vet . N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb rrahur prej policis\u00eb serbe plaku i vjet\u00ebr, Tefik Vokshi.\u00a0<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e varrosjes s\u00eb  Ramadan Salihut dhe Xhemajl Ymerit, policia serbe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb varrim i kan\u00eb ofenduar njer\u00ebzit, i kan\u00eb torturuar, ku n\u00eb mesin e t\u00eb torturuarve ka qen\u00eb edhe Faredin Murtezi, thuhet n\u00eb d\u00ebshmon e familjar\u00ebve dhe banor\u00ebve t\u00eb lagjes, dor\u00ebzuar  prokuroris\u00eb themelore n\u00eb Gjilan m\u00eb 24 04 2013.<\/p>\n<p>Mbarimi i bombardimeve t\u00eb NATO-s\u00eb   mbi caqet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrfundoi me marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs dhe dita e   shpres\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e shum\u00ebpritur u shijua vet\u00ebm pas 78 dit\u00eb bombardimeve. Tmerri dhe frika e popullsis\u00eb civile shqiptare, p\u00ebrfundoi  pas kapitullimit t\u00eb forcave \u00e7etnike   dhe ushtarako-policore t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ismet Azizi<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimin e bombardimeve t\u00eb NATO-s\u00eb (me 24 mars 1999) mbi caqet e ushtris\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, sh\u00ebnon dit\u00ebn e fillimit t\u00eb shpres\u00ebs p\u00ebr jet\u00ebn dhe lirin\u00eb e shum\u00ebpritur. Me fillimin e bombardimeve filloi edhe tmerri dhe frika e popullsis\u00eb civile shqiptare, e cila mbeti n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e forcave \u00e7etnike serbe dhe ushtarako-policore.\u00a0\u2028Qysh n\u00eb dit\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":53006,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1072,48,1168],"class_list":["post-20348","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-gjilan","tag-kosove","tag-krimet-serbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20348","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20348"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20348\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/53006"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20348"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20348"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20348"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}