{"id":21115,"date":"2016-04-30T09:49:42","date_gmt":"2016-04-30T07:49:42","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=21115"},"modified":"2017-03-28T21:37:07","modified_gmt":"2017-03-28T19:37:07","slug":"arkitekt-sinani-shqiptari-i-madh-i-civilizimit-osman-mikelangjelo-i-orientit-dhe-i-perzgjedhuri-i-kater-sulltaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/arkitekt-sinani-shqiptari-i-madh-i-civilizimit-osman-mikelangjelo-i-orientit-dhe-i-perzgjedhuri-i-kater-sulltaneve\/","title":{"rendered":"Arkitekt Sinani, shqiptari i madh i civilizimit osman"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_21116\" style=\"width: 310px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-21116\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/04\/mimar-sinan.jpeg\" alt=\"Arkitekt (Mimar) Sinani\" width=\"300\" height=\"301\" class=\"size-full wp-image-21116\" \/><p id=\"caption-attachment-21116\" class=\"wp-caption-text\">Arkitekt (Mimar) Sinani<\/p><\/div>\n<p><strong>Arkitekt Sinani, shqiptari i madh i civilizimit osman, \u201cMikelangjelo i Orientit\u201d dhe i p\u00ebrzgjedhuri i kat\u00ebr sulltan\u00ebve<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Frank Llojd Wright, nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb shkroi n\u00eb librin e tij: \u2018Dy arkitekt\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb tok\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb arkitekt Sinani kurse tjetri jam un\u00eb. Sinani ishte kohanik i italianit Mikelangjelo dhe britanikut Christopher Wren. P\u00ebrderisa plasaritjet e kubes\u2026t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Mikelangjelo vazhdojn\u00eb t\u00eb riparohen me rrath\u00eb hekuri nga fark\u00ebtar\u00ebt e Rom\u00ebs, tempujt e Sinanit do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb till\u00eb deri n\u00eb Dit\u00ebn e Fundit\u201d.<\/p>\n<p>Sipas list\u00ebs zyrtare t\u00eb veprave t\u00eb tij, t\u00eb Tazkirat-el-Abniya, Mimar Sinani ka projektuar dhe ka mbik\u00ebqyrur nd\u00ebrtimin e 476 veprave, prej t\u00eb cilave 196 prej tyre mbijetojn\u00eb edhe sot pas afro 500 vitesh. Gjenialiteti i tij si arkitekt kaplon nj\u00eb dimension kohor dhe gjeografik i pap\u00ebrshkuar m\u00eb par\u00eb dhe paarritur m\u00eb von\u00eb Nga Meka n\u00eb Krime e deri n\u00eb Vjen\u00eb ai ka hedhur themelet e qytet\u00ebrimit dhe kuraj\u00ebs, aft\u00ebsis\u00eb inovative n\u00eb nd\u00ebrtim duke i rezistuar koh\u00ebs dhe sfidave t\u00eb pamatshme.<\/p>\n<p>Arkitektura z\u00eb nj\u00eb vend shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Artin Islam, sepse ajo reflekton shum\u00eb ve\u00e7ori t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb saj. Me q\u00eb skulptura dhe piktura jan\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb Islam, arkitektura dhe zbukurimet arkitektonike jan\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr artist\u00ebt q\u00eb t\u00eb shfaqin artin dhe talentin e tyre.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr arkitektur\u00ebn otomane, historian\u00ebt e artit kan\u00eb konstatuar dy stile kryesore t\u00eb artit:<\/p>\n<p>Arti selxhuk dhe Arit osman, i cili shtrihet n\u00eb 6 periudha kohore, ku n\u00eb periudh\u00ebn e par\u00eb (klasike) personi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe me arritjet m\u00eb t\u00eb larta \u00ebsht\u00eb Mimar Sinani.<br \/>\nSinani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb admiruar bot\u00ebrisht, dhe pa dyshim arkitekti m\u00eb i spikatur i nj\u00eb periudhe e cila n\u00eb historin\u00eb evropiane njihet si koha e Renesanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ishte nj\u00eb arkitekt i cili u ngrit n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb Selimit II, III dhe Muratit, e cila at\u00ebher\u00eb shtrihej p\u00ebrgjat\u00eb tri kontinenteve, atij t\u00eb Azis\u00eb, Evrop\u00ebs dhe Afrik\u00ebs. Qytet\u00ebrimi Osman at\u00ebbot\u00eb g\u00ebzonte pasuri t\u00eb pashembullt, energji dhe vet\u00ebbesim t\u00eb pa par\u00eb, ambient ky q\u00eb ndikoi n\u00eb paraqitjen e nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb figurave t\u00eb shquara n\u00eb art e shkenc\u00eb, sikurse edhe n\u00eb politik\u00eb dhe administrat\u00eb, ligj apo teologji.<\/p>\n<p><strong>Lindja dhe origjina<\/strong><\/p>\n<p>Ka kund\u00ebrth\u00ebnie t\u00eb shumta rreth origjin\u00ebs s\u00eb tij, ku shum\u00eb popuj pretendojn\u00eb ta ken\u00eb t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tyre, mir\u00ebpo ka fakte t\u00eb shumta q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb prejardhjen e tij shqiptare si nga historian\u00ebt tan\u00eb, ashtu edhe nga ata turq.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin e lindjes s\u00eb Mimar Sinanit nuk ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sigurta. Sami Frash\u00ebri shkruan se Sinani kishte jetuar mbi nj\u00ebqind vjet. Data e lindjes s\u00eb arkitetkt Sinanit si duket \u00ebsht\u00eb ngat\u00ebrruar p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve mes kalendar\u00ebve krishter\u00eb e Islam, por si m\u00eb e sakt\u00eb thuhet se ai ka lindur rreth vitit 1490 n\u00eb Qesarat ne fshatin Sinanaj, rrethi i Tepelen\u00ebs, ku kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij deri n\u00eb mosh\u00ebn 18 vje\u00e7, ku iu n\u00ebnshtrua ligjeve t\u00eb \u201cDevshirmese\u201d, sipas t\u00eb cilit Perandoria Osmane n\u00eb tokat e pushtuara krishtere, sidomos t\u00eb Ballkanit mblidhte f\u00ebmij\u00ebt e talentuar, t\u00eb cil\u00ebt pastaj i trajnonte n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb rrept\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar ushtar\u00eb superior por edhe udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Pallatin e Sulltanit. Pas k\u00ebsaj, m\u00eb 1521 rekrutohet n\u00eb korpusin e jeni\u00e7er\u00ebve n\u00eb formacionet xheniere t\u00eb ushtris\u00eb osmane.<\/p>\n<p><strong>Kariera e tij si ushtar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ai udh\u00ebhoqi nj\u00eb karrier\u00eb aktive ushtarake. Gjat\u00eb udh\u00ebtimeve t\u00eb tij p\u00ebr q\u00ebllime ushtarake, ai duhet t\u00eb ket\u00eb par\u00eb shembuj t\u00eb mir\u00eb t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb civilizimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb vendet Aziatike, Evropiane dhe Afrikane duke u interesuar p\u00ebr arkitektur\u00ebn e k\u00ebtyre vendeve, t\u00eb cilat i m\u00ebsoi edhe duke mbajtur sh\u00ebnime.<\/p>\n<p>Fillimisht do t\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb ekspedit\u00ebn e \u00c7aldiranit m\u00eb 1514. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, bashk\u00eb me ushtrin\u00eb osmane ai do t\u00eb merr pjes\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb ekspedit\u00eb, k\u00ebsaj radhe n\u00eb Egjipt n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Javuz Sulltan Selimit, gjat\u00eb viteve 1516-1520. Gjat\u00eb k\u00ebtyre ekspeditave, ai do t\u00eb ket\u00eb rastin t\u00eb njoh dhe studioj artet e Anadollit, Persis\u00eb dhe Egjiptit. M\u00eb 1520 ai do t\u2019i n\u00ebnshtrohet sh\u00ebrbimit t\u00eb Sulltan Sulejmanit t\u00eb Mrekulluesh\u00ebm ku edhe fillon edukimin universitar po t\u00eb nj\u00ebjtin vit. Ai do t\u00eb sh\u00ebrbej si zemberekxhibasi n\u00eb betej\u00ebn e Rhodes, Beogradit dhe Moha\u00e7it. Mendja e tij edhe k\u00ebtu ishte e preokupuar n\u00eb mbledhjen e stileve dhe teknikave tipike t\u00eb arkitektur\u00ebs per\u00ebndimore. Ai madje do t\u00eb shkoj\u00eb edhe n\u00eb Bagdad e Persi gjat\u00eb ekspeditave atje, m\u00eb 1529 respektivisht 1536.<\/p>\n<p><strong>Fillet e tij prej arkitekti<\/strong><\/p>\n<p>Ende n\u00eb mosh\u00ebn 49 vje\u00e7e, Sinani nuk ka filluar karrier\u00ebn e cila do ta b\u00ebj\u00eb at\u00eb me fam\u00eb bot\u00ebrore. Detyrat me t\u00eb cilat ishte i ngarkuar Sinani deri m\u00eb tash nuk lidhen aspak direkt me arkitektur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai projektoi dhe organizoi punimet dhe nd\u00ebrtoi p\u00ebr 13 dit\u00eb, uren mbi lumin Prut n\u00eb Rumani. P\u00ebr shpejt\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrtimit, rezistenc\u00ebn e ur\u00ebs mbi t\u00eb cil\u00ebn kaluan reparte t\u00eb shumta dhe mjete t\u00eb renda luftarake, q\u00eb ndikuan n\u00eb fitoret e ushtris\u00eb, q\u00eb drejtoheshin nga Sulltan Sulejmani, Sinani thirret nga Sulltani dhe em\u00ebrohet n\u00eb shtabin qendror, i cili drejtonte formacionet xheniere dhe nd\u00ebrtimet fortifikuese ushtarake.<\/p>\n<p>N\u00eb ekspedit\u00ebn e fundit ushtria duhej ta merrte K\u00ebshtjell\u00ebn Van, t\u00eb ngritur mbi bregun e Liqenit Van (m\u00eb e madhja n\u00eb Turqi). Sinani ishte ngarkuar q\u00eb t\u00eb projektoj\u00eb dhe nd\u00ebrtoj\u00eb tri galeri, t\u00eb cilat nevojiteshin p\u00ebr ta pushtuar k\u00ebshtjell\u00ebn. Ai kompletoi pun\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb me aq sukses sa q\u00eb u vu n\u00eb komand\u00eb t\u00eb anijeve. Me tu kthyer n\u00eb Stamboll, ai u caktua haseki (gard\u00eb personale e Sulltanit). M\u00eb 1537, ai p\u00ebrgatit marin\u00ebn p\u00ebr pushtimin e Italis\u00eb. Pas dy vitesh, ai do t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb krye t\u00eb policis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kur m\u00eb 1539 u vu n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb p\u00ebr Pun\u00eb Publike jeta dhe puna e tij ndryshuan t\u00ebr\u00ebsisht. Nga viti 1539 deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs, ai do t\u00eb punoj vazhdimisht p\u00ebr t\u00eb konstruktuar seri po thuajse t\u00eb pa fundme t\u00eb monumenteve m\u00eb t\u00eb mrekullueshme dhe m\u00eb madh\u00ebshtore. Shquhet jo vet\u00ebm si nd\u00ebrtues i thjesht\u00eb, por edhe projektues, organizues e zbatues punimesh n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve, urave, kalave, e shum\u00eb objekteve fortifikuese, q\u00eb ndikonin n\u00eb fitoret e betejave q\u00eb zhvillonte ushtria osmane.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e fituara nga luft\u00ebrat, shtonin vazhdimisht bilancin e ark\u00ebs Osmane. K\u00ebto t\u00eb ardhura shfryt\u00ebzoheshin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objekteve t\u00eb m\u00ebdha publike si hane, spitale, shkolla dhe vendeve p\u00ebr adhurim, n\u00eb projekte t\u00eb infrastruktur\u00ebs sikurse ura, rrug\u00eb e kanale, n\u00ebp\u00ebr territoret e posa \u00e7liruara. Q\u00ebllimi i Osmanlinjve nuk ishte konfiskimi i pasuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre shteteve n\u00eb form\u00eb materiale ose shfryt\u00ebzimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore, p\u00ebrkundrazi, q\u00ebllimi i tyre ishte p\u00ebrhapja e Islamit dhe bashk\u00eb me t\u00eb edhe p\u00ebrhapja e qytet\u00ebrimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr gati pes\u00ebdhjet\u00eb vjet, ai punoi si arkitekti kryesor me nj\u00eb ekip t\u00eb madh t\u00eb asistent\u00ebve t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga arkitekt\u00eb dhe nd\u00ebrtues master.<\/p>\n<p><strong>Fazat e pjekuris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij<\/strong><\/p>\n<p>Historian\u00ebt e arkitektur\u00ebs konstatojn\u00eb se fazat e pjekuris\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij ndahen n\u00eb tri periudha.<\/p>\n<p>E para, faza e \u00e7irakll\u00ebkut (zanati) n\u00eb arkitektur\u00eb, ai nd\u00ebrtoi \u201cXhamin\u00eb Shehzade\u201d e Mehmetit n\u00eb Stamboll, q\u00eb konsiderohet si vepra e tij fillestare<br \/>\nE dyta, ajo e kallf\u00ebs (kualifikimit), n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebrtoi \u201cSulejmanien\u201d madh\u00ebshtore po n\u00eb Stamboll, n\u00eb nj\u00eb hark kohor prej 7 vietesh, kushtuar Sulltan Sulejmanit. K\u00ebtu edhe tregon mjesht\u00ebrin\u00eb e pashoqe t\u00eb tij dhe<br \/>\nE treta dhe e fundit, n\u00eb t\u00eb ustall\u00ebkut (mjesht\u00ebris\u00eb), kur Sinani nd\u00ebrtoi \u201cSelimijen\u201d n\u00eb Edrene, n\u00eb koh\u00ebn e Selimit t\u00eb Tret\u00eb. Thuhet t\u00eb jet\u00eb kryevepra e Sinanit, m\u00eb madh\u00ebshtorja n\u00eb mesin e t\u00eb arriturave t\u00eb tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nVeprat kolosale t\u00eb Arkitekt Sinanit<\/p>\n<p>Projektet e kryera n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e tij ndahen tri drejtime:<\/p>\n<p>Fetare (sakrale),<\/p>\n<p>Ushtarake dhe Urbane.<\/p>\n<p>N\u00eb rrjedh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij Sinani ka nd\u00ebrtuar:<\/p>\n<p>84 xhami,<\/p>\n<p>52 mesxhite (xhami e vog\u00ebl)<\/p>\n<p>7 spitale,<\/p>\n<p>57 medrese (shkolla teologjike),<\/p>\n<p>7 shkolla p\u00ebr leximin e Kur\u2019anit,<\/p>\n<p>22 tyrbe<\/p>\n<p>17 imarete (sht\u00ebpit\u00eb l\u00ebmosh\u00eb)<\/p>\n<p>5 uj\u00ebsjell\u00ebs<\/p>\n<p>8 akuedukt\u00eb dhe ura,<\/p>\n<p>48 Karavansaraje (bujtina),<\/p>\n<p>35 pallate,<\/p>\n<p>8 magazina dhe<\/p>\n<p>48 banjo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, nga Budapesti deri n\u00eb Mek\u00eb, nga Sofja deri n\u00eb Damask.<\/p>\n<p>Po ashtu ka edhe disa objekte tjera, por t\u00eb cilat nuk kan\u00eb ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb nivelit perandorak.<\/p>\n<p>Pasqyr\u00eb e tri veprave m\u00eb madhore t\u00eb Mimar Sinanit<\/p>\n<p>Xhamia Shezade (xhamia e princave), i kushtohet princit trash\u00ebgimtar Mehmetit, birit t\u00eb Sulltan Sylejmanit. Ajo u nd\u00ebrtua brenda viteve 1545-1548. Me planimetrin\u00eb e k\u00ebsaj xhamie, Sinani arrin\u00eb t\u00eb krijoj shembullin e par\u00eb t\u00eb form\u00ebsimit t\u00eb past\u00ebr qendror n\u00eb arkitektur\u00ebn osmane t\u00eb Stambollit. Planimetria e k\u00ebtij objekti paraqet nj\u00eb katror, ana e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb 45m. Kubeja qendrore nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt nd\u00ebrlidhet me gjys\u00ebmkube t\u00eb diametrit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me kuben\u00eb qendrore. Ky katror i madh ndahet n\u00eb 16 fusha t\u00eb barabarta katrore, nga t\u00eb cilat kat\u00ebr t\u00eb mesmet mbulohen me kuben\u00eb qendrore, t\u00eb cil\u00ebn e mbajn\u00eb kat\u00ebr shtylla masive. Diametri i kubes\u00eb qendrore \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 22m, gj\u00eb q\u00eb manifeston ambiciet e m\u00ebdha t\u00eb arkitektit. N\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb xhamis\u00eb gjenden nd\u00ebrtesat ndihm\u00ebse t\u00eb kompleksit, si\u00e7 jan\u00eb medreseja, strehimorja e varfanjak\u00ebve dhe kuzhina. Stili dhe struktura e xhamis\u00eb jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht\u00eb risimtare, saq\u00eb shfaqin tipare deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb panjohura. K\u00ebto tipare inovative paralajm\u00ebronin p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb strukturore q\u00eb synonte Mimar Sinani n\u00eb arkitektur\u00ebn e xhamive. Ato shquhen si t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme p\u00ebr arkitektur\u00ebn nd\u00ebrtimore dhe akustik\u00ebn e mahnitshme.<br \/>\nGjat\u00eb gjasht\u00eb vjet\u00ebve t\u00eb ardhshme, 1550-1556, Mimar Sinani do t\u2019i p\u00ebrkushtohet t\u00ebr\u00ebsisht\u00eb realizimit t\u00eb nj\u00ebrit nga projektet e tij m\u00eb t\u00eb suksesshme, xhamis\u00eb dhe kompleksit t\u00eb Sulltan Sylejmanit n\u00eb Stamboll \u2013 \u201cSulejmaniye\u201d.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb njoh\u00ebs i shk\u00eblqyesh\u00ebm i t\u00eb gjitha elementeve t\u00eb stilit arkitektonik osman, ai tanim\u00eb po krijonte nj\u00eb kryevep\u00ebr q\u00eb do t\u00eb pasqyroj\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb arkitektur\u00ebs islamike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Ky kompleks monumental me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb prej 700.000 met\u00ebr katror, p\u00ebrpos\u00eb xhamis\u00eb, strehon edhe kat\u00ebr shkolla, nj\u00eb fakultet t\u00eb medicin\u00ebs, nj\u00eb bibliotek\u00eb, hanin, shkoll\u00ebn fillore, godina private p\u00ebr student\u00ebt e hadithit dhe kelamit, nj\u00eb pazar t\u00eb madh, dhe n\u00eb fund pajisje akomodimi p\u00ebr stafin.<\/p>\n<p>Xhamia ka kat\u00ebr minare me gjith\u00ebsejt 10 galeri (sherefe). Supozohet se simbolizojn\u00eb sulltanin e dhjet\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. P\u00ebrmasat e xhamis\u00eb jan\u00eb 69 m x 63 m. me kuben\u00eb qendore prej 53 m lart\u00ebsi dhe me diamet\u00ebr 27, 25 m. N\u00eb trupin e shtyllave gjinden 32 dritare. Kubeja mbahet nga kat\u00ebr shtylla t\u00eb m\u00ebdha gur\u00ebsh monolit\u00eb kristalor\u00eb q\u00eb nd\u00ebrlidhen me 4 harqe. Kubeja \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me dy gjys\u00ebmkube nga lindja dhe per\u00ebndimi, nd\u00ebrsa dy navata ndihm\u00ebse me galerit\u00eb e tyre jan\u00eb t\u00eb mbuluara me 5 kupolla p\u00ebrmasash t\u00eb ndryshme. K\u00ebto karakteristika konceptuale t\u00eb manifestuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt, e v\u00ebn\u00eb Sinanin arkitekt q\u00eb gjendet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb pjekuris\u00eb s\u00eb plot\u00eb si konstruktor, njoh\u00ebs t\u00eb materialeve, t\u00eb dritave dhe t\u00eb akustik\u00ebs, por edhe si dekorator virtuoz. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim shquhen sidomos mihrabi dhe mimberi i xhamis\u00eb, q\u00eb jan\u00eb skalitur n\u00eb mermer t\u00eb bardh\u00eb, dritaret e stolisura me qelq shum\u00ebngjyr\u00ebsh, sip\u00ebrfaqet e mbuluara me fajanc\u00eb si dhe dyert e zbukururara me sedefe dhe fildish.<\/p>\n<p>Xhamia Sylejmanije ka nj\u00eb stil magjeps; 64 po\u00e7e argjile t\u00eb gjata 50 cm, t\u00eb vendosura kok\u00eb posht\u00eb, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb z\u00ebri i imamit t\u00eb ting\u00ebllon p\u00ebr mrekulli. Nj\u00eb dhom\u00eb e vog\u00ebl e cila ndodh\u00ebt mu mbi hyrjen kryesore t\u00eb xhamis\u00eb, akumulon tymin i cili buron nga kandil\u00ebt e m\u00ebdhenj dhe llambat vajguri. Tymi largohen me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb flladi shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb q\u00eb qarkullon brenda xhamis\u00eb. Nd\u00ebrkaq, oborri i xhamis\u00eb \u00ebsht\u00eb i rrethuar me arkada kubelike ku jan\u00eb vendosur 24 shtylla prej mermeri t\u00eb bardh\u00eb dhe graniti t\u00eb kuq, q\u00eb majn\u00eb 28 kube. N\u00eb mes t\u00eb oborrit (t\u00eb brendsh\u00ebm) gjendet nj\u00eb fontan\u00eb k\u00ebnddrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi kishte zgjatur shtat\u00eb vjet gjat\u00eb s\u00eb cilave 164 libra llogarie qen\u00eb mbajtur p\u00ebr t\u00eb evidentuar se ku jan\u00eb shpenzuar secila nga 996,300 monedha ari t\u00eb ndara p\u00ebr gjith\u00eb projektin.<\/p>\n<p>M\u00eb 1574, kur Mimar Sinani kishte mbushur 84 vjet, po p\u00ebrfundonte Xhamin\u00eb e Sulltan Slimit II n\u00eb Edrenen. Kjo xhami cil\u00ebsohet kryevep\u00ebr e arkitekt Sinanit dhe nj\u00ebra nga vepra m\u00eb t\u00eb vlefshme dhe m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb arkitektur\u00ebs osmane. Vet Sinani k\u00ebt\u00eb xhami e quante kryevep\u00ebr t\u00eb tij. Planimetria e k\u00ebtij objekti madh\u00ebshtor\u00eb bazohet n\u00eb oktogon (8k\u00ebnd\u00ebsh) dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshon nga t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat. Kuben\u00eb qendrore, me diamet\u00ebr prej 33 m. me profil sferik, e mbajn\u00eb 8 shtylla t\u00eb fuqishme. Tet\u00eb harqet polikromike q\u00eb nd\u00ebrlidhin shtyllat, spikasin aq bindsh\u00ebm konceptin konstruktiv t\u00eb autorit. Organizimi i brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mihrabi (vendi ku falet imami) t\u00eb shihet nga \u00e7do vend brenda xhamis\u00eb. Edhe nga ana e jashtme t\u00eb gjitha pjes\u00eb e xhamis\u00eb i n\u00ebnshtrohen kubes\u00eb s\u00eb fuqishme qendore, duke u ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr breza kurorash me kube dhe me dritare t\u00eb shumta. K\u00ebt\u00eb simetri dinamike edhe m\u00eb shum\u00eb e spikasin kat\u00ebr minaret e nj\u00ebjta, t\u00eb cilat me nj\u00eb eleganc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme lart\u00ebsohen mbi kuben\u00eb qendore me fuqin\u00eb e nj\u00eb brimi eruptiv n\u00eb lart\u00ebsi prej 70,89 metra. Dy minaret e xhamis\u00eb jan\u00eb absolutisht magjepse: edhe pse jan\u00eb tri shkall\u00eb gjarp\u00ebrore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek secila dalje (sherife), nj\u00eb person i cili ngjitet n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga sherifet nuk ka mund\u00ebsi, nga asnj\u00eb pik\u00eb gjat\u00eb ngritjes, t\u00eb shoh dik\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u ngjitur n\u00eb minaren tjetr\u00ebn. Shkall\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrdredhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq delikate sa q\u00eb matematikan\u00ebt me kompjuter\u00eb modern kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb llogarisin formulat lineare t\u00eb nevojshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb objekt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb rrethimin bullgar t\u00eb Edirnes n\u00eb 1913, kubet e xhamis\u00eb u godit\u00ebn nga artileria bullgare. P\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimit jasht\u00ebzakonisht t\u00eb guximsh\u00ebm t\u00eb kubes\u00eb, xhamia i mbijetoi sulmeve vet\u00ebm me disa d\u00ebme t\u00eb vogla t\u00eb cilat u riparuna m\u00eb von\u00eb. Kjo nd\u00ebrtes\u00eb madh\u00ebshtore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mrekulli e but\u00ebsis\u00eb dhe eleganc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai pat shkruar p\u00ebr \u201cSelimijen\u201d: \u2018Gjith\u00eb energjin\u00eb time e kam p\u00ebrqendruar n\u00eb Xhamin\u00eb Selimije. Kam menduar t\u00eb shfaqi krejt talentin tim (ashtu q\u00eb) edhe sikur gjith\u00eb arkitekt\u00ebt dhe inxhinier\u00ebt e nd\u00ebrtimtaris\u00eb t\u00eb bashkoheshin, nuk do t\u00eb mund t\u00eb prodhonin nj\u00eb kryevep\u00ebr t\u00eb till\u00eb arti.\u2019<\/p>\n<p>Sinani nd\u00ebrtoi kuben me dimensione marramend\u00ebse me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019ia kaloj asaj t\u00eb Aja Sofias: \u00ebsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsish 5 met\u00ebr m\u00eb e lart\u00eb dhe 3.5 met\u00ebr m\u00eb e thell\u00eb. Arsyeja e thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rivalitet ishte se disa arkitekt arrogant n\u00eb mesin e t\u00eb krishter\u00ebve pat\u00ebn deklaruar se nj\u00eb kube nuk mund t\u00eb ngrihet n\u00eb bot\u00ebn Islame aq e madhe sa ajo q\u00eb ata kishin ngritur mbi Aja Sofin\u00eb. Ata ndiheshin krenar nga \u00e7ka kishin arritur duke pretenduar madje se nj\u00eb kube e till\u00eb do t\u00eb ishte paraprakisht e pa mundur t\u00eb ndertohet p\u00ebrs\u00ebri. N\u00eb fund, Sinani jo vet\u00ebm se iu kund\u00ebrvu asaj q\u00eb ishte arritur para tij, por edhe e tejkaloi at\u00eb, me nj\u00eb margjin\u00eb shtes\u00eb si n\u00eb aspektin inxhinierik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb artistik: rrezja e kubes s\u00eb xhamis\u00eb Selimije \u00ebsht\u00eb 31.5 met\u00ebr, p\u00ebrderisa pesha e saj \u00ebsht\u00eb 2.000 ton\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb kompletimin e Selimijes, p\u00ebr shtat\u00eb vjet rresht, dit\u00eb e nat\u00eb, kan\u00eb punuar 400 mjesht\u00ebr dhe 14.000 pun\u00ebtor\u00eb. Gjithsej n\u00eb projekt u pat\u00ebn shpenzuar 28.000 qese ari.<\/p>\n<p>Disa monumente tjera<\/p>\n<p>N\u00ebn drejtimin e arkitekt Sinanit u nd\u00ebrtuan rreth 400 vepra mbrojt\u00ebse t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nga Meka e deri n\u00eb Krime e n\u00eb Vjen\u00eb q\u00eb i kan\u00eb rezistuar koh\u00ebs dhe q\u00eb njihen t\u00eb projektuara e t\u00eb nd\u00ebrtuara prej tij. P\u00ebr talentin dhe pun\u00ebn kolosale, Sinani u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh), em\u00ebrohet Kryearkitekt i Perandorise Osmane dhe punon n\u00eb Oborrin e Sulltanit.<\/p>\n<p>Sipas analeve historike, Sinani pat organizuar dhe mbik\u00ebqyr\u00eb nd\u00ebrtimin e disa godinave publike n\u00eb Per\u00ebndim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sokullu Mehmet Pash\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb. Vepra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e Sinanit, \u00ebsht\u00eb Ura e Mehmet Pash\u00ebs e gjat\u00eb 180 met\u00ebr mbi lumin Drin. N\u00eb Greqi po ashtu ndodhet nj\u00eb xhami e dizajnuar nga Sinani, e nd\u00ebrtuar p\u00ebr Osman Pash\u00ebn. N\u00eb Budin, kryeqytetin e Hungaris\u00eb s\u00eb at\u00ebhershme, Sinani nd\u00ebrtoi nj\u00eb xhami tjet\u00ebr, kjo e financuar nga Mustaf\u00eb Pasha.<\/p>\n<p>N\u00eb Mekke, Qabeja u zgjerua sipas planit t\u00eb Sinanit: s\u00eb pari shtyllat qen\u00eb vendosur n\u00ebp\u00ebr vende e m\u00eb von\u00eb edhe minaret. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit, kishte nj\u00eb num\u00ebr godinash, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb banj\u00eb turke dhe nj\u00eb universitet, atribuuar Sinanit. Nd\u00ebrtimi i xhamis\u00eb dhe k\u00ebshtjell\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb p\u00ebrqaset me ardhjen e Sinanit dhe ushtris\u00eb turke n\u00eb Vlor\u00eb (sipas Evlija Celebiut), n\u00eb mezin e shekullit t\u00eb 16-t\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, kryeqyteti perandorak, Stambolli, g\u00ebzonte v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Sinani. Ai zgjidhi problemin e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm dhe transportit, si dhe dizenjoi sistemin e kanalizimit t\u00eb qytetit. Ai konstruktoi rrug\u00eb e ura; krijoi flot\u00ebn ushtarake detare dhe nd\u00ebrtesat e saj; ai restauroi dhe rinovoi k\u00ebshtjella; ai nd\u00ebrtoi rubinete publike, diga si dhe kanale lumi; ai gjithashtu nd\u00ebrtoi hane, shkolla, spitale, konvikte e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Ai restauroi xhamin\u00eb e Aja Sofis\u00eb dhe e meritoi, n\u00eb \u00e7do aspekt, q\u00eb emri i tij t\u00eb skalitet n\u00eb faqet e arta t\u00eb historis\u00eb Osmane dhe qytet\u00ebrimit Islam. Ishte kontributi i tij q\u00eb Kostandinopoja, qendra e Perandoris\u00eb Romake t\u00eb Lindjes, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb qytet madh\u00ebshtor Islamik, Stamboll, si kryeqytet dhe qend\u00ebr e Islamit. Ura B\u00fcy\u00fck\u00e7ekmece n\u00eb Stamboll \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe e pun\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup dhe se \u00ebsht\u00eb gati 635 metra gjat\u00ebsi. Ura Silivri (Stamboll), Ura Sokullu Mehmet PASA (mbi lumin L\u00fcleburgaz Viegrad), Ura Sinanl\u0131 (mbi lumin Ergene) dhe Ura mbi lumin Drin, jan\u00eb t\u00eb gjitha vepra t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u00cbndrren e perandorit Justinian p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb Kostadinopojes (Stambollit) e b\u00ebri realitet Arkitekt Sinani pas 900 vitesh. Ai projektoi dhe nd\u00ebrtoi ujsjell\u00ebsin e par\u00eb p\u00ebr furnizimin me uj\u00eb t\u00eb Stambollit me 40 kroje. Ai nuk shk\u00eblqeu vet\u00ebm n\u00eb art, por edhe duke aplikuar aft\u00ebsit\u00eb e tij dhe teknikat p\u00ebr planifikimin e qytetit. Duke pasur parasysh se nuk ka asgj\u00eb m\u00eb t\u00eb natyrshme se nj\u00eb monument i harmonizuar me mjedisin, ai nd\u00ebrtoi xhami t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb shihen nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me madh\u00ebsin\u00eb e tyre. Nga artitekt\u00ebt modern t\u00eb dit\u00ebve tona, puna e Sinanit vlersohet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e lart\u00eb t\u00eb gurit dhe p\u00ebr akustik\u00ebn e objekteve. Tyrbet dhe urat e nd\u00ebrtuar nga Sinani menj\u00ebher\u00eb dallohen si t\u00eb tijat.<\/p>\n<p><strong>Dashuria e madhe e Arkitekt Sinanit<\/strong><\/p>\n<p>Arkitekt Sinani u dashurua marr\u00ebzisht me Sulltan Mihrimanin, s\u00eb cil\u00ebs zjarri i dashuris\u00eb ia pushtoi zemr\u00ebn, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb e bija e Roksollan\u00ebs e kuptoi ndjenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb. E p\u00ebrmendur p\u00ebr inteligjenc\u00ebn natyrale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrcillte sa m\u00eb bukur  ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb, ajo u p\u00ebrkushtua artit t\u00eb piktur\u00ebs \u2013 por piktur\u00ebs mbi uj\u00eb \u2013t\u00eb quajtur ebru. Jeta e saj ishte si pikturat q\u00eb b\u00ebnte  mbi sip\u00ebrfaqe \u2013 disa figura vet\u00ebm i prekte, t\u00eb tjerat shkriheshin. Pikturat e saj ishin plot me dashuri p\u00ebr Arkitekt Sinanin, por edhe me vuajtje, me ndrydhje t\u00eb shpirtit q\u00eb pikonte lot\u2026<\/p>\n<p>Vajza e vetme e Sulltanit t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm-Mihrimah, mbetet n\u00eb hijen e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb famshme- ish skllaves Roksollana, e cila hyri n\u00eb historin\u00eb e Turqis\u00eb si bashk\u00ebshortja e pabindur e perandoris\u00eb Osmane. I ati Sulltani Sulejmani i madh\u00ebrish\u00ebm e quajti \u201cMihrimah Tr\u00ebndafili i Perandoris\u00eb Osmane\u201d. Por Sulltana e ndri\u00e7oi historin\u00eb e perandoris\u00eb si nj\u00eb personazh shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm- si nj\u00eb grua me nj\u00eb fines\u00eb t\u00eb dukshme, tep\u00ebr elegante dhe shum\u00eb e ndryshme nga n\u00ebna e saj.<\/p>\n<p>Emrin Sulltan\u00ebs ja vuri vet\u00eb Sulejmani, emri Mihrimah p\u00ebrmban Diellin dhe H\u00ebn\u00ebn: i ati Sulejmani simbolizon diellin, q\u00eb ndri\u00e7on tok\u00ebn, nd\u00ebrsa e \u00ebma Hyrjem (lindur n\u00eb stepat e Ukrain\u00ebs n\u00eb familjen e famulltarit e quajtur Roksollana) \u2013 ndri\u00e7on nat\u00ebn me drit\u00ebn h\u00ebnore.<\/p>\n<p>Vajza e vetme t\u00eb cil\u00ebn Sulltani e donte ve\u00e7an\u00ebrisht m\u00eb shum\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb, e mbante shum\u00eb af\u00ebr dhe kujdesej shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb, por ajo ndjehej si ai zogu i ndrydhur n\u00eb kafaz, n\u00eb pallatin e madh n\u00eb Topkap\u00eb. Mihrimah nga karakteri nuk i ngjante as t\u00eb \u00ebm\u00ebs dhe as t\u00eb atit, nuk trash\u00ebgoi nga Sulejmani si ndjenj\u00ebn e shfrenuar t\u00eb pushtetit por as makut\u00ebrin\u00eb e t\u00eb \u00ebm\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb vajza e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm ishte e detyruar t\u00eb ndiqte me zem\u00ebr t\u00eb thyer t\u00eb gjitha ritualet e r\u00ebnda t\u00eb perandoris\u00eb Osmane, si fundin tragjik t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb saj n\u00eb luft\u00ebn e pam\u00ebshirshme p\u00ebr fronin e Sulltanit. Por edhe rituale t\u00eb tjera q\u00eb ishin jasht\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb saj. Mihrimani ishte me karakter t\u00eb but\u00eb dhe e ndjeshme, i donte shum\u00eb njerzit e familjes si hallat e saj, kushurinjt\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit e saj. Ishte m\u00eb e lidhur me t\u00eb atin se sa me t\u00eb \u00ebm\u00ebn, ishte shum\u00eb e dh\u00ebn\u00eb pas artit dhe kultur\u00ebs.N\u00eb vitin 1539 Mihrimani ishte 17 vje\u00e7 dhe e \u00ebma vendosi ta martoj\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb me diferenc\u00eb moshe shum\u00eb t\u00eb madhe, ai ishte Rustem Pasha, t\u00eb cilin ajo nuk e donte dhe nuk e deshi kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Me zem\u00ebr t\u00eb thyer ju bind rregullave t\u00eb rrepta t\u00eb perandoris\u00eb. Martes\u00ebn e saj ato e quajt\u00ebn si nj\u00eb xhest mir\u00ebsie t\u00eb Roksallan\u00ebs  ndaj pashait t\u00eb madh t\u00eb perandoris\u00eb, t\u00eb cilin Sulltani e kishte zgjedhur p\u00ebr dh\u00ebnd\u00ebr. Ai ishte i p\u00ebrzgjedhuri i familjes s\u00eb madhe, ata i fal\u00ebn skllaven e men\u00e7ur e t\u00eb bukur dhe t\u00eb re zotit t\u00eb saj t\u00eb ligjsh\u00ebm. Rusja nuk harroi sakrific\u00ebn e t\u00eb bij\u00ebs p\u00ebr humbjen liris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dashuruar, q\u00eb t\u2019ia \u00e7onte pashait plak. E merrni me mend shtypjen q\u00eb shkaktoi n\u00eb shpirtin e nj\u00eb vajze fare t\u00eb re kjo martes\u00eb e imponuar.<\/p>\n<p>Por faktet historike burimore tregojn\u00eb nj\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb shum\u00eb interesante, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Bullgaria si shum\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs ishte pushtuar nga perandoria turke. Ishte viti 1558, 160 vjet pas pushtimit t\u00eb turqve, vendi i quajtur Strellca, i famsh\u00ebm p\u00ebr burimet e shumta me uj\u00eb mineral, u b\u00eb pron\u00eb e t\u00eb bij\u00ebs s\u00eb Sulltanit t\u00eb madh\u00ebrish\u00ebm si dhurat\u00eb e tij personale p\u00ebr vajz\u00ebn Mihrimanin e shtrenjt\u00eb. K\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb bukur ia kishte b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb Sulltani Mihrimanit p\u00ebr martes\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Rustem pasha si vak\u00ebf p\u00ebrfitoi vendin e quajtur Arbanas (q\u00eb ishte populluar nga shqiptar\u00eb). Me t\u00eb ardhurat e k\u00ebtyre vak\u00ebfeve dhe vak\u00ebfeve t\u00eb tjera \u00e7ifti filloj t\u00eb merrej me bamir\u00ebsi si dhe me aktivitete kulturore.<\/p>\n<p>Mihrimani porositi shqiptarin e famsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb perandorin\u00eb arkitekt Sinanin \u2013 q\u00eb ishte arkitekti kryesor i perandoris\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtonte nd\u00ebrtesa t\u00eb ve\u00e7anta. Sipas urdh\u00ebrit t\u00eb saj ai nd\u00ebrtoi xhamin\u00eb e quajtur \u201cMihrimah xhamija\u201d n\u00eb Odrin, \u201cIskile xhamija\u201d n\u00eb Stamboll dhe shum\u00eb imarete (ambjente bamir\u00ebsie, streh\u00ebza ku shp\u00ebrndahej ushqim falas p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe t\u00eb pastreh\u00ebt).<\/p>\n<p>Arkitekt Sinani ka nd\u00ebrtuar edhe xhamin\u00eb e madhe q\u00eb gjendet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Sofjes.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb dashuri e zjarrt\u00eb ja pushtoi zemrat dy t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Arkitekt Sinani u dashurua marr\u00ebzisht me Sulltan Mihrimanin, s\u00eb cil\u00ebs zjarri i dashuris\u00eb ja pushtoi zemr\u00ebn, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb e bija e Roksollan\u00ebs e kuptoi ndjenj\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb. E p\u00ebrmendur p\u00ebr inteligjenc\u00ebn natyrale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrcillte sa m\u00eb bukur  ndjenj\u00ebn e dashuris\u00eb, ajo u p\u00ebrkushtua artit t\u00eb piktur\u00ebs \u2013 por piktur\u00ebs mbi uj\u00eb \u2013t\u00eb quajtur ebru. Jeta e saj ishte si pikturat q\u00eb b\u00ebnte  mbi sip\u00ebrfaqe \u2013 disa figura vet\u00ebm i prekte, t\u00eb tjerat shkriheshin. Pikturat e saj ishin plot me dashuri p\u00ebr Arkitekt Sinanin, por edhe me vuajtje, me ndrydhje t\u00eb shpirtit q\u00eb pikonte lot\u2026<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb thon\u00eb kronikat e asaj kohe p\u00ebr dasm\u00ebn e t\u00eb mir\u00ebs e t\u00eb bukur\u00ebs Sulltan Mihrimanit dhe Rustem pash\u00ebs.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrmenda edhe m\u00eb lart ajo ishte pika e dob\u00ebt e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebsish\u00ebm. Dasma e tyre ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb si n\u00eb p\u00ebrrallat e nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb net\u00ebve e pa imagjinueshme. P\u00ebr vite me radh\u00eb tregohej e tregohej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dasm\u00eb t\u00eb rrall\u00eb. Njer\u00ebzit e tregonin si p\u00ebrrall\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ftuarit e mrekulluesh\u00ebm, p\u00ebr kalor\u00ebsit e zbukuruar por edhe kuajt i kishin zbukuruar si njer\u00ebzit, p\u00ebr kostumet e verdha me t\u00eb kuqe t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve, pjesa ku ishin t\u00eb ftuara vet\u00ebm vajzat zbukuruar me qirinj shum\u00eb ngjyr\u00ebsh t\u00eb gjata sa selvia me kurora prej lulesh ngjyra- ngjyra, po veshjet e tyre t\u00eb mahnitshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr njer\u00ebzit e rritur k\u00ebnaqeshin duke ja treguar f\u00ebmij\u00ebve dhe nip\u00ebrve t\u00eb tyre dhe k\u00ebshtu rr\u00ebfimi shkonte brez pas bezi. Karroca e \u00e7iftit t\u00eb sapo martuar ishte e mbuluar me tyl m\u00ebndafshi nga t\u00eb dyja an\u00ebt, t\u00ebrhiqej nga kat\u00ebr kuaj t\u00eb bardh\u00eb, provokonte nj\u00eb marramendje t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhurata pa fund nga e gjith\u00eb bota, pallto dhe g\u00ebzof me l\u00ebkura nga kafsh\u00eb t\u00eb rralla, bizhu me gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar, djamante, ar, zjarre, fishekzjarre deri n\u00eb m\u00ebngjez, bakllava, \u00ebmb\u00eblsira nga gjithe bota, byreqe nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, ushqim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Kjo ceremoni u mbajt mend shum\u00eb gjat\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Stamboll por edhe n\u00ebp\u00ebr qytete t\u00eb tjera t\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Akrobat dhe cirk, zhongler\u00eb apo magjistar\u00eb t\u00eb ardhur enkas nga shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb mahnit\u00ebn popullin me numrat e tyre artistike. K\u00ebng\u00ebtar\u00eb, valltar\u00eb, orkestra t\u00eb shumt\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb mendjen e popullit turk p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Pleqt\u00eb u tregonin nip\u00ebrve dhe mbesave se si dyzet\u00eb dit\u00eb dhe dyzet\u00eb net\u00eb vazhduan festimet dhe ceremonia e martes\u00ebs s\u00eb Mihrimanit t\u00eb mjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr Sinanin<\/strong><\/p>\n<p>Me pun\u00ebn e tij, ai i dha tonin edhe vuri themelet e arkitektur\u00ebs osmane. I ndryshoi faqen Stambollit dhe gjith\u00eb Perandoris\u00eb me nd\u00ebrtimet e famshme islame, rrug\u00ebve, urave, ujsjell\u00ebsve e shum\u00eb nd\u00ebrtimeve infrastrukturore n\u00eb t\u00ebr\u00eb Perandorin\u00eb, prandaj me t\u00eb drejt p\u00ebr t\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>Arkitekti dhe historiani i njohur gjerman, Prof. Ernest Dier pat th\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb: \u2018\u2026\u201dSelimije\u201d q\u00ebndron mbi gjitha monumentet arkitekturore n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nga pik\u00eb v\u00ebshtrimi i madh\u00ebsis\u00eb, lart\u00ebsis\u00eb, ve\u00e7oris\u00eb dhe shk\u00eblqimit\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb komentues tjet\u00ebr evropian shpreh admirimin e tij me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cKy objekt nuk \u00ebsht\u00eb nga dora e njeriut, por nj\u00eb vend p\u00ebr adhurim hyjnor i zbritur nga qielli\u201d.<\/p>\n<p>Frank Llojd Vright, nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb shkroi n\u00eb librin e tij: \u201cDy arkitekt\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb tok\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb arkitekti osman Sinani, kurse tjetri jam un\u00eb vet. Sinani ishte kohanik i italianit Mikelangjelo dhe britanikut Christopher Wren. P\u00ebrderisa plasaritjet e kubes, t\u00eb nd\u00ebrtuar nga Mikelangjelo vazhdojn\u00eb t\u00eb riparohen me rrath\u00eb hekuri nga fark\u00ebtar\u00ebt e Rom\u00ebs, tempujt e Sinanit do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ende t\u00eb till\u00eb deri n\u00eb Dit\u00ebn e Fundit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jeta e tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ai posedonte 77 prona, 40 nga t\u00eb cilat ishin shitore, hane dhe banj\u00eb turke. Para se t\u00eb vdiste, ai themeloi dhe financoi nj\u00eb vakf (trust bamir\u00ebsie) duke porositur n\u00eb testamentin e tij q\u00eb sht\u00ebpia n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kishte jetuar t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb shkoll\u00eb, nga gjasht\u00eb akqe (monedh\u00eb e vjet\u00ebr) n\u00eb dit\u00eb t\u2019i ipen m\u00ebsuesve t\u00eb shkoll\u00ebs, kurse jetim\u00ebve dhe t\u00eb vejave t\u2019u ipet veshmbathje, dru dhe qymyr p\u00ebr nxemje. Sipas testamentit vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqindje e vog\u00ebl e t\u00eb hyrave t\u00eb trustit i takonte familjes s\u00eb tij. Ai gjithashtu d\u00ebshiroi q\u00eb nj\u00eb e tridhjeta e Kuranit t\u00eb lexohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr shpirt t\u00eb tij dhe nj\u00eb akqe t\u00eb jepet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblim.<\/p>\n<p>Sikurse mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb nga biografit\u00eb e shkruara p\u00ebr t\u00eb, na del se ai ishte nj\u00eb njeri tejet bujar. P\u00ebr \u00e7do dit\u00eb, af\u00ebr nj\u00ebzet deri n\u00eb tridhjet\u00eb njer\u00ebz ushqeheshin nga ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vul\u00ebn e Sinanit shkruante: \u201cSinani i vobekt\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtori modest\u201d.<\/p>\n<p>Na duhet t\u00eb p\u00ebrmendim gjithsesi se arkitekt Sinani jo vet\u00ebm se ishte nj\u00eb humanist i rrall\u00eb, por ishte edhe m\u00ebsues i denj\u00eb, duke pasuar dijen e tij tek qindra arkitekt\u00eb e mij\u00ebra kryemjesht\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Vdekja e tij<\/strong><\/p>\n<p>Sinani ishte m\u00eb i madhi i t\u00eb gjith\u00eb arkitekt\u00ebve osman dhe karrier\u00ebn e tij u shtri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vite. Ai vdiq n\u00eb Stamboll, nj\u00eb nat\u00eb vere n\u00eb vitin 1588 n\u00eb mosh\u00ebn 97-vje\u00e7are, duke l\u00ebn\u00eb pas vete n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb lart\u00eb dy nga nx\u00ebn\u00ebsit e tij me origjin\u00eb shqiptare: Arkitekt Mehmet Sedefqarin nga Elbasani, autori i \u201cXhamis\u00eb Blu\u201d po n\u00eb Stamboll dhe m\u00eb pastaj arkitekt Kasemi nga Tomorrica e Gramshit.<\/p>\n<p>Thuhet se para se t\u00eb vdiste, kishte shqiptuar k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cO Allah, ti je d\u00ebshmitar se e t\u00ebr\u00eb ajo q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr hir T\u00ebndin. O Allah, k\u00ebrkoj\u00eb nga Ti t\u00eb m\u00eb lejosh n\u00eb xhenetin T\u00ebnd p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Ty\u201d.<\/p>\n<p><strong>Admirimi i vepr\u00ebs s\u00eb Mimar Sinanit<\/strong><\/p>\n<p>Sinani u sh\u00ebrbeu kat\u00ebr Sulltan\u00ebve dhe ishte thell\u00ebsisht i admiruar dhe \u00e7muar nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Sot veprat e Arkitekt Sinanit godinat historike, urat, hanet, shkollat, gjenden dhe admirohen n\u00eb tri kontinente: n\u00eb Evrop\u00eb, Azi dhe Afrik\u00eb, t\u00eb cilat mbijetojn\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, disa nga to jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim madje edhe sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr Arkitekt Sinanin dhe kontributin e tij n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimeve dhe t\u00eb arkitektur\u00ebs jan\u00eb shkruar mbi 1000 libra. N\u00eb to p\u00ebrshkruhen veprat madhore, q\u00eb ai projektoi e nd\u00ebrtoi.<\/p>\n<p>Ky arkitekt la n\u00eb trash\u00ebgimi rreth 400 vepra arti dhe t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt e renesanc\u00ebs Italiane m\u00ebsuan nga ai. Puna e tij \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si \u201ckulminacion i pun\u00ebs me gur\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa kubet\u00eb e xhamive t\u00eb tij, si shembujt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb akustik\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtim. Evropian\u00ebt, Sinanin e krahasonin me Mikelangjelon dhe e th\u00ebrrisnin \u201cMikelangjeloja i Orientit\u201d.<\/p>\n<p>Veprat e tij, n\u00eb ish-hapsir\u00ebn osmane, jan\u00eb tashm\u00eb vepra dhe vlera t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit. Gjerman\u00ebt nuk sulmuan Stambollin gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nga frika e shkat\u00ebrrimit t\u00eb artit t\u00eb tij t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Rreth 15 milion\u00eb turist\u00eb n\u00eb vit vizitojn\u00eb Turqin\u00eb, nd\u00ebrsa tre pikat m\u00eb kryesore q\u00eb vizitohen jan\u00eb Porta e Lart\u00eb (Pallati i Sulltanit), Sulejmania hijer\u00ebnd\u00eb, pra xhamia e Sinanit dhe Xhamia Blu, vepra e Mehmet Sedefqarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr nder t\u00eb tij, Fakulteteti i Artave t\u00eb Bukura n\u00eb Stamboll mban\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri me emrin e tij \u00ebsht\u00eb e lidhur edhe xhamia n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Vlor\u00ebs dhe me nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb, rr\u00ebnojat e s\u00eb cil\u00ebs ndodhen n\u00eb vendin ku aktualisht gjendet stadiumi \u201cFlamurtari\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb tij, qendra tregtare, pron\u00eb e trash\u00ebguar prej tij n\u00eb krahinen e Lop\u00ebsit u em\u00ebrtua \u201cHani i Sinanit\u201d. P\u00ebr nder\u00eb t\u00eb tij edhe fshati mori emrin \u201cSinanaj\u201d.<\/p>\n<p>Ky ishte Mimar Sinani, nj\u00eb arkitekt dhe nj\u00eb gjeni q\u00eb mban mbi vete nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kultur\u00ebs dhe qytet\u00ebrimit osman. Ky shqiptar i madh, t\u00eb cilin ndon\u00ebse jan\u00eb rrekur t\u00eb na e mohojn\u00eb, si \u00e7do privim tjet\u00ebr vet\u00ebm se ne na b\u00ebn m\u00eb krenar dhe m\u00eb t\u00eb bindur n\u00eb vlerat dhe vitalitetin krijues dhe shpirtin e madh q\u00eb karakterizon arb\u00ebrit.<\/p>\n<p>Nga: Albert Vataj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arkitekt Sinani, shqiptari i madh i civilizimit osman, \u201cMikelangjelo i Orientit\u201d dhe i p\u00ebrzgjedhuri i kat\u00ebr sulltan\u00ebve Frank Llojd Wright, nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb shkroi n\u00eb librin e tij: \u2018Dy arkitekt\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb tok\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb arkitekt Sinani kurse tjetri jam un\u00eb. Sinani ishte kohanik i italianit Mikelangjelo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-21115","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21115\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}