{"id":21425,"date":"2016-05-07T11:59:55","date_gmt":"2016-05-07T09:59:55","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=21425"},"modified":"2018-12-14T08:26:54","modified_gmt":"2018-12-14T07:26:54","slug":"pse-ka-frike-sali-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pse-ka-frike-sali-berisha\/","title":{"rendered":"Pse ka frik\u00eb Sali Berisha?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/sali-berisha-ne-prokurori-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-50317\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/sali-berisha-ne-prokurori-1.jpg 910w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/sali-berisha-ne-prokurori-1-300x150.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/sali-berisha-ne-prokurori-1-768x384.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 910px) 100vw, 910px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; Debati p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Takimet e shpeshta t\u00eb ambasador\u00ebve Lu e Vlahutin me pal\u00ebt politike dhe Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm jan\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e angazhimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb kjo reform\u00eb t\u00eb finalizohet me sukses.<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht takimet e shpeshta t\u00eb ambasadorit t\u00eb SHBA, Donald Lu me ish-kryeministrin Berisha, shefin e opozit\u00ebs Basha dhe prania e tyre n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb jetike jan\u00eb gjithashtu d\u00ebshmi e nj\u00eb angazhimi t\u00eb paprecedent q\u00eb kjo reform\u00eb t\u00eb votohet nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb, shkruan lexo.al. <\/p>\n<p>Megjith\u00eb deklaratat e forta t\u00eb ambasadorit Lu n\u00eb Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm ku deklaroi se \u201cN\u00ebse kjo reform\u00eb d\u00ebshton ju an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisionin turp\u00ebroni veten p\u00ebrpara shqiptar\u00ebve. Gjithashtu do t\u00eb turp\u00ebroni marr\u00ebdh\u00ebnien tuaj me SHBA dhe BE\u201c, Partia Demokratike k\u00ebrkoi s\u00ebrish koh\u00eb deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn p\u00ebr t\u00eb krehur edhe nj\u00eb her\u00eb draftin e ekspert\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryeministri Rama u shpreh menj\u00ebher\u00eb pas deklarat\u00ebs s\u00eb ambasadorit Lu se \u201cAsnj\u00ebher\u00eb m\u00eb dakord se sot me ambasador\u00ebt e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron. PS gati t\u00eb votoj\u00eb q\u00eb sot Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi\u201d, duke p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebshtu gatshm\u00ebrin\u00eb e PS-s\u00eb p\u00ebr votimin e k\u00ebsaj reforme sa m\u00eb par\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb q\u00ebndroi edhe kryetari i LSI-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.<\/p>\n<p>I vetmi q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prononcuar p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ish-kryeministri Berisha. Gjat\u00eb seanc\u00ebs parlamentare t\u00eb dy dit\u00ebv\u00eb m\u00eb par\u00eb Berisha pati koh\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste t\u00eb gjitha arritjet q\u00eb, sipas tij, kishte patur n\u00eb 8 vjet si kryeminist\u00ebr dhe natyrisht t\u00eb akuzonte qeverin\u00eb aktuale p\u00ebr d\u00ebshtimet q\u00eb sipas tij po kalon. N\u00eb asnj\u00eb moment nuk p\u00ebrmendi Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Madje, as kur kryeministri Rama e sfidoi disa her\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb \u201cSali, do e votojm\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi\u201d, ai nuk reagoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, duke vijuar s\u00ebrish me sukseset e tij dhe d\u00ebshtimet e qeveris\u00eb \u201cRama\u201d. Po, pse Berisha nuk flet p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi? N\u00eb draftin final t\u00eb grupit t\u00eb ekspert\u00ebve, ku ekspert\u00ebt e huaj t\u00eb EURALIUS dhe OPDAT kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet rekomanduara nga Venecia, Berisha ka nj\u00eb nen q\u00eb mesa duket nuk e kap\u00ebrdin dot. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pik\u00ebn 135 t\u00eb nenit 25, ku sa i p\u00ebrket gjykatave ndryshon si m\u00eb posht\u00eb \u201cGjykata e posa\u00e7me e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe e apelit p\u00ebr gjykimin e veprave penale t\u00eb korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, si dhe t\u00eb akuzave penale kund\u00ebr funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, krijohet me ligj.<\/p>\n<p>Funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb Presidentin n\u00eb detyr\u00eb dhe ish President\u00ebt e Republik\u00ebs, Kryetarin n\u00eb detyr\u00eb dhe ish Kryetar\u00ebt e Kuvendit, Kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb dhe ish Kryeministrat, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave n\u00eb detyr\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave gjat\u00eb tre viteve t\u00eb fundit, Prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Inspektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Kryetar\u00ebt e Bashkive dhe deputet\u00ebt e Kuvendit, z\u00ebvend\u00ebsministrat, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtet\u00ebrore q\u00ebndrore ose t\u00eb pavarura t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb ose n\u00eb ligj. Si\u00e7 shihet, i vetmi nga qeveria e shkuar q\u00eb preket nga ky ndryshim \u00ebsht\u00eb ishkryeministri Berisha. N\u00eb ligj nuk parashikohet q\u00eb ish-ministra apo funksionar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen, n\u00ebse kan\u00eb kaluar 3 vjet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr kryeministrat nuk ka afat t\u00eb caktuar. Pra, kryeministrat i cil\u00ebsdo periudh\u00eb futen n\u00eb sit\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. Por a \u00ebsht\u00eb ky neni q\u00eb vonon reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi? N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb Berisha q\u00eb jo vet\u00ebm e vonon, por edhe e pengon reform\u00ebn, sepse nuk e kap\u00ebrdin dot k\u00ebt\u00eb nen. Ka frik\u00eb. Ndoshta ish-kryeministri k\u00ebrkon sigurin\u00eb e tij t\u00eb plot\u00eb, pra ndryshimin e k\u00ebtij neni.<\/p>\n<p>Por deklarata e LUs\u00eb nuk pajtohet me k\u00ebt\u00eb synim, si\u00e7 nuk pajtohet as mazhoranca. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht ky ndryshim q\u00eb b\u00ebn B\u00ebrish\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb manifestimin e dhun\u00ebs dhe e detyron at\u00eb t\u00eb jet\u00eb ekstremisht i ashp\u00ebr me deklaratat e tij. Si\u00e7 nga ana tjet\u00ebr detyron Partin\u00eb Demokratike t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ripar\u00eb draftin. Sepse thembra e Akilit t\u00eb Berish\u00ebs mesa duket \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nen, q\u00eb e p\u00ebrkthyer ndryshe do t\u00eb thuhej se reform\u00ebn e pengon nj\u00eb njeri dhe ai \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Ish-kryeministri i cili preket nga nj\u00eb ligj, si\u00e7 preken edhe ish-kryeministrat e tjer\u00eb. Sikleti i Berish\u00ebs dhe \u00e7oroditja e PDs\u00eb nga ana tjet\u00ebr ka edhe nj\u00eb faktor tjet\u00ebr. Meq\u00eb ndryshimet sipas rekomandimeve t\u00eb Venecias jan\u00eb kryer nga ekspert\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb EURALIUS dhe OPDAT, Berish\u00ebs dhe Partis\u00eb Demokratike i ka humbur edhe dega e vetme ku PD \u00ebsht\u00eb kapur gjat\u00eb gjith\u00eb procesit; \u201cEkspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb politizuar\u201d. Sot kjo tez\u00eb e Berish\u00ebs ka r\u00ebn\u00eb sepse ekspert\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, jan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, rekomandimet jan\u00eb t\u00eb Venecias.<\/p>\n<p>Hoffman: Negociatat, pas reform\u00ebs<\/p>\n<p>Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Helmut Hoffman, u shpreh dje se miratimi i reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb \u00e7eljen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Gjat\u00eb Konferenc\u00ebs &#8220;Shqip\u00ebri-Serbi, drejt t\u00eb ardhmes n\u00eb BE&#8221;, q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Durr\u00ebs, ambasadori gjerman theksoi se shpreson n\u00eb nj\u00eb miratim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi. &#8220;Kemi shprehur besimin se do t\u00eb miratohet reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe ne shpresojm\u00eb n\u00eb miratimin e saj. Kur themi reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, flasim p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e saj. Procesi p\u00ebr hyrjen n\u00eb BE duhet koh\u00eb t\u00eb zhvillohet. N\u00ebse miratohet reforma pres q\u00eb komisioni t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb rezultat pozitiv p\u00ebr hapjen e negociatave&#8221;, u shpreh Hoffman. Sipas tij, procesi i integrimit k\u00ebrkon koh\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb. I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se pa ndihm\u00ebn e ambasador\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb \u00e7ohet p\u00ebrpara reforma n\u00eb drejt\u00ebsi. &#8220;Pa ambasador\u00ebt, reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebrpara ndaj ne duhet t\u00eb \u00e7lirohemi nga komplekset&#8221;, theksoi Meta.<\/p>\n<p>Vlahutin: B\u00ebjeni reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi<\/p>\n<p>Abasadorja e BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Romana Vlahutin, q\u00eb s\u00eb bashku me Donald Lu, kan\u00eb luajtur shpesh her\u00eb negociatorin mes politikan\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi k\u00ebrkoi dje q\u00eb politika t\u00eb kaloj\u00eb sa m\u00eb shpejt draftin e ekspert\u00ebve t\u00eb huaj. \u201cShpresoj q\u00eb reforma t\u00eb miratohet sa m\u00eb shpejt. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb marr\u00eb rekomandimin p\u00ebr hapjen e negociatave. Fatkeq\u00ebsisht vendi juaj ka humbur shum\u00eb mund\u00ebsi, shum\u00eb shanse p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit, modernizimin dhe kjo nuk ka qen\u00eb zgjedhja juaj, por ama n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kjo pun\u00eb duhet vazhduar, dhe kjo \u00ebsht\u00eb zgjedhja juaj. Nuk do t\u00eb heqim dor\u00eb, nuk do t\u00eb lodhemi dhe nuk t\u00eb humbasim durimin. Keni mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb, por nuk do ta b\u00ebjm\u00eb ne at\u00eb q\u00eb duhet ta b\u00ebni ju\u201d, u shpreh ambasadorja e BE.<\/p>\n<p>Vlahutin, nga ana tjet\u00ebr, i ka konsideruar t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb e madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb iu ka b\u00ebr\u00eb thirrje atyre q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb vendimmarrje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e ardhmja e tyre t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e mir\u00eb. Po ashtu, ajo ka shtuar se integrimi i vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mir\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs, por ajo theksoi se dialogu mbetet \u00e7el\u00ebsi i suksesit p\u00ebr \u00e7do proces. \u201cNj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb dialogu. K\u00ebtu ka munges\u00eb dialogu, por cil\u00ebsia e dilogut nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuash at\u00eb q\u00eb mendon por t\u00eb kuptosh at\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mendojn\u00eb ndryshe. Edhe pse duhet t\u00eb dialogojn\u00eb me njer\u00ebz me pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme, dialogu \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dialogu i\u2019u b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshiheni n\u00eb vendimmarrje. Ju jeni e ardhmja dhe \u00e7do gj\u00eb varet nga ajo q\u00eb do t\u00eb b\u00ebni ju. Fuqia tjet\u00ebr q\u00eb keni ju, jan\u00eb prind\u00ebrit. \u00c7do vendim q\u00eb merrni duhet ta diskutoni me prind\u00ebrit. Keni m\u00eb shum\u00eb pushtet sesa mendoni. Integrimi p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs\u201d, tha Vlahutin.\/shekulli\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Debati p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb. Takimet e shpeshta t\u00eb ambasador\u00ebve Lu e Vlahutin me pal\u00ebt politike dhe Komisionin e Posa\u00e7\u00ebm jan\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb e angazhimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb kjo reform\u00eb t\u00eb finalizohet me sukses. Pik\u00ebrisht takimet e shpeshta t\u00eb ambasadorit t\u00eb SHBA, Donald Lu [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50317,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[929,52],"class_list":["post-21425","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-sali-berisha","tag-shqiperi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21425\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50317"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}