{"id":22103,"date":"2016-05-27T18:46:33","date_gmt":"2016-05-27T16:46:33","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=22103"},"modified":"2017-03-27T22:33:02","modified_gmt":"2017-03-27T20:33:02","slug":"jep-doreheqje-deputeti-i-vv-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/jep-doreheqje-deputeti-i-vv-se\/","title":{"rendered":"Jep dor\u00ebheqje deputeti i VV-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/20160527163746777620.jpg\" alt=\"20160527163746777620\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignnone size-full wp-image-22104\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/20160527163746777620.jpg 620w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/20160527163746777620-300x164.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/p>\n<p>Deputeti i LVV&#8217;s\u00eb, Besnik Bislimi ka dor\u00ebzuar dor\u00ebheqjen e tij nga funksioni i deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb ish-deputeti i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate publike ka sqaruar dor\u00ebheqjen e tij nga mandati i deputetit.<\/p>\n<p>Bislimi thot\u00eb nuk po largohet nga Vet\u00ebvendosja, por po t\u00ebrhiqet p\u00ebr t\u2019u fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Ekonomi dhe Financa t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike, shkruar m\u00eb 23 maj, d\u00ebrguar kreytarit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes, Visar Ymeri dhe shefit t\u00eb grupit parlamentar, Glauk Konjufca ishte sqaruar duke th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb dy arsye q\u00eb e shtyjn\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqje nga mandati i deputetit.<\/p>\n<p>Arsye p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb kontributi q\u00eb ai mund t\u00eb jap\u00eb n\u00eb rrafshin akademik si dhe pak\u00ebnaq\u00ebsia e lart\u00eb me legjislatur\u00ebn e tanishme, e sidomos me seanc\u00ebn e 26 shkurtit, kur Hashim Tha\u00e7i u zgjodh president.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb ju sjellim t\u00eb plot\u00eb letr\u00ebn e Bislimit:<\/p>\n<p>Shkurtimisht rreth disa shkrimeve t\u00eb disa mediave me spekulime q\u00ebllimk\u00ebqia rreth dor\u00ebheqjes sime nga funksioni i deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs:<\/p>\n<p>1. Asgj\u00eb nuk po ndodh me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, p\u00ebrve\u00e7 se po forcohet dita dit\u00ebs!<\/p>\n<p>2. Un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga funksioni i deputetit p\u00ebr tu fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Komisionit p\u00ebr Ekonomi dhe Financa t\u00eb L\u00ebvizjes.<\/p>\n<p>3. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk po mbetet pa nj\u00eb deputet meq\u00eb Driton \u00c7aushi do t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn e deputetit n\u00eb vend timin.<\/p>\n<p>4. Ata q\u00eb duan t\u00eb din\u00eb arsyet prapa vendimit tim i lus t\u00eb lexojn\u00eb letr\u00ebn e dor\u00ebheqjes q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kryetarit t\u00eb L\u00ebvizjes dhe shefit t\u00eb grupit parlamentar.<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 23 maj2016<\/p>\n<p>I nderuari kryetar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, zot\u00ebri Ymeri,<\/p>\n<p>I nderuari shef i grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, zot\u00ebri Konjufca,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje,<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebsaj shkrese d\u00ebshiroj t\u00eb ju b\u00ebj \u00eb m\u00eb dije mbi vendimin tim q\u00eb tani e tutje t\u00ebrheq dor\u00eb nga mandati i deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Jan\u00eb n\u00eb thelb dy arsye q\u00eb m\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr k\u00ebt\u00eb vendim sado t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00ebpashmangsh\u00ebm p\u00ebr mua:<\/p>\n<p>1. Bindja se kontributi im \u00ebsht\u00eb m\u00eb me pesh\u00eb n\u00eb rrafshin akademik.<\/p>\n<p>Kam p\u00ebrshtypjen se angazhimi im n\u00eb parlament si deputet i L\u00ebvizjes, qoft\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen p\u00ebr senacat plenare; qoft\u00eb n\u00eb pun\u00ebn si kryesues i komisionit p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e financave publike; aktivitetet e grupit parlamentar por edhe angazhimet tjera brenda L\u00ebvizjes, kan\u00eb reduktuar duksh\u00ebm hap\u00ebsir\u00ebn e mbetur p\u00ebr angazhim akademik, q\u00eb ka rrezikuar t\u00eb reflektohet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs sime akademike. T\u00eb jesh deputet dhe aktivist i L\u00ebvizjes do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh vazhdimisht aktiv dhe me detyra; \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e madhe dhe k\u00ebrkon p\u00ebrkushtim t\u00eb plot\u00eb. Besimi dhe pritjet q\u00eb vihen tek nj \u00eb deputet i L\u00ebvizjes jan\u00ebt\u00eb nj\u00eb rrafshi krejt\u00ebsisht ndryshe n\u00eb raport me subjektet tjera politike. Nga ne k\u00ebrkohet jo vet\u00ebm t\u00eb pamund\u00ebsojm\u00eb keqp\u00ebrdorimet e panum\u00ebrta n\u00eb qeverisje, por edhe t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb ndryshimin e mend\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeverisjes dhe rrjedhimisht t\u00eb kthejm\u00eb shpres\u00ebn tek qytetar\u00ebt p\u00ebr egzistenc\u00ebn e nj\u00eb perspektive p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar dhe vepruar k\u00ebtu.<\/p>\n<p>2. Pak\u00ebnaq\u00ebsia maksimale me zhvillimet e deritanishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb legjislature e ve\u00e7an\u00ebrisht pas seanc\u00ebs skandaloze t\u00eb dat\u00ebs 26 shkurt p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb bindja ime q\u00eb nga fillimi se deputet\u00ebt e koalicionit qeveris\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb moment dhe asnj\u00eb rrethan\u00eb nuk synojn\u00eb as mbrojtjen n\u00eb minimum t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit e as t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr as nuk kan\u00eb hezituar q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb publike sa her\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia. Jan\u00eb miratimi me nguti, pa debat dhe me p\u00ebrfshirje t\u00eb projekteve t\u00eb identifikuara si mashtrim i hapur, i buxhetit t\u00eb vitit 2015; loja e paskrupullt me fatin e Trep\u00e7\u00ebs; votimi i p\u00ebrs\u00ebritur p\u00ebr gjykat\u00ebn speciale; miratimi pa debat dhe n\u00eb tavan i buxhetit t\u00eb vitit 2016; por edhe shum\u00eb momente tjera q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb fuqish\u00ebm n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjen jo vet\u00ebm t\u00eb institucionit t\u00eb Kuvendit por edhe t\u00eb paras\u00eb publike dhe vendosja e tyre n\u00eb funksion t\u00eb avancimit t\u00eb interesave individuale t\u00eb personave me ndikim brenda k\u00ebtyre dy subjekteve politike. Nj\u00eb stad edhe m\u00eb i lart\u00eb i shp\u00ebrfaqjes s\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs, \u00ebsht\u00eb arritur me neglizhenc\u00ebn e k\u00ebtyre deputeta\u00ebve ndaj marr\u00ebveshjeve mbi asociacionin e komunave serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb reagimi i vendosur i deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb ka arritur t\u00eb problematizoj\u00eb k\u00ebto dy vendime, t\u00eb senzibilizoj\u00eb qytetar\u00ebt e vendit, dhe t\u00eb detyroj\u00eb edhe aktivizimin e gjykat\u00ebs kushtetuese e cila qart\u00eb evidenton nj\u00eb mal shkeljesh t\u00eb Kushtetut\u00ebs nga vet\u00eb kreu i qeveris\u00eb. Indiferenca e qeveris\u00eb ndaj evidentimit t\u00eb shkeljeve t\u00eb kushtetut\u00ebs m\u00eb s\u00eb miri tregon gatishm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij koalicioni qeveritar\u00eb q\u00eb t\u00eb thyej\u00eb \u00e7do norm\u00eb ekzistuese, t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb secilin instrument t\u00eb mundsh\u00ebm dhe shfryt\u00ebzoj\u00eb aparatur\u00ebn shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb vazhduar me keqp\u00ebrdorimin e paras\u00eb publike dhe rrezikimin e interesave jetike t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Seanca e dat\u00ebs 26 shkurt p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb vendit, p\u00ebr mendimin tim ka sh\u00ebnuar kulmin e k\u00ebtyre zhvillimeve dhe pik\u00ebn ku bie posht\u00eb \u00e7do pretendim p\u00ebr ekzistimin qoft\u00eb edhe t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vlere demokratike brenda institucionit t\u00eb Kuvendit. Pushtimi apo rrethimi i kuvendit nga qindra polic\u00eb, prezent\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs edhe brenda sall\u00ebs plenare; zvarritja dhe posht\u00ebrimi i deputet\u00ebve, ekskluzivisht t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje nga e nj\u00ebjta polici me urdh\u00ebra politik; intervenimi brutal i po licis\u00eb edhe ndaj protestuesve dhe shkat\u00ebrrimi i tendave t\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb cilat u ishte l\u00ebshuar leje nga ana e institucioneve zyrtare; posht\u00ebrimi i vlerave bazike t\u00eb demokracis\u00eb p\u00ebrmes nominimit t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr president t\u00eb cil\u00ebt jo q\u00eb nuk votohen nga vet\u00eb nominuesit, por madje nuk guxojn\u00eb as ta votojn\u00eb veten (e gjith\u00eb kjo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar rrejsh\u00ebm impresionin e nj\u00eb atmosfere me minimum t\u00eb demokracis\u00eb; insistimi i Thaqit q\u00eb t\u00eb zgjidhet p\u00ebrkund\u00ebr gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme brenda dhe jasht\u00eb kuvendit; insistimi i tij q\u00eb t\u00eb vazhdohet me p\u00ebrzgjedhje p\u00ebrkund\u00ebr demonstrimit madh\u00ebshtor t\u00eb parmasave t\u00eb identifikimit t\u00eb tij si faktor p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs duke marr\u00eb vet\u00ebm 50 vota nga 120 deputet\u00eb; pamund\u00ebsimi i pjes\u00ebmarrjes s\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb arrestimit arbitrar t\u00eb tyre si rasti i Glauk Konjufc\u00ebs ose p\u00ebrjashtimit arbitrar t\u00eb tjer\u00ebve; detyrimi i disa deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sall\u00eb e ta votojn\u00eb Thaqin si president; e mbi t\u00eb gjitha caktimi i pauzave brenda votimeve me synim q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet tregtia e hapur dhe e paskrupullt\u00eb me deputet\u00ebt e LDK-s\u00eb dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre q\u00eb rezultoi me l\u00ebkundje dhe ndryshim t\u00eb votimeve brenda or\u00ebs, bashk\u00eb me tregtin\u00eb e hapur m\u00eb deputet\u00ebt e List\u00ebs srpska ku u shk\u00ebmbyen interesat e vendit me sigurimin e kuorumit; jo vet\u00ebm se e delegjitimojn\u00eb fuqish\u00ebm gjith\u00eb procesin, por edhe tregojn\u00eb se sa shum\u00eb shpreson Thaqi n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb posti i presidentit i mund\u00ebson atij p\u00ebr mbrojtjen personale nga akuzat e gjykat\u00ebs speciale, natyrisht n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb dor\u00ebzimit t\u00eb miqve t\u00eb tij dhe t\u00eb interesave t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb shum\u00eb e turpshme t\u00eb shoh\u00ebsh dhe d\u00ebgjosh deputet\u00ebt e LDK-s\u00eb q\u00eb nd\u00ebrrimin e vot\u00ebs s\u00eb tyre e argumentojn\u00eb me mbrojtjen e interesave t\u00eb shtetit dhe me p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve, votues t\u00eb tyre. Ishte e pakuptimt\u00eb idea e tyre p\u00ebr identifikim t\u00eb Thaqit si personi q\u00eb simbolizon mbrotjen e shtetit dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb posht\u00ebrimi i votuesve t\u00eb tyre me iden\u00eb se jan\u00eb votuesit ata q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb bindjet brenda or\u00ebs, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt e zgjedhur nga ata, thjesht transmetues t\u00eb k\u00ebtij vullneti p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb vot\u00ebs. Ishte i turpsh\u00ebm dhe i paimagjinuesh\u00ebm skenari q\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj tregtie t\u00eb hapur as p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e kontestuan gjith\u00eb procesin dhe poashtu i padenj\u00eb refuzimi i prokuroris\u00eb p\u00ebr krime t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb t\u00eb ky\u00e7en me automatiz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb provuar blerjen e deputet\u00ebve apo rrezikimin e interesave jetike t\u00eb vendit gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, qoft\u00eb p\u00ebrmes koncesioneve shtes\u00eb ndaj list\u00ebs serpska qoft\u00eb p\u00ebrmes licencave dhe metodave tjera t\u00eb blerjes s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. Ka qen\u00eb i pajustifikuesh\u00ebm mosreagimi i bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr pozicionimin e hapur t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si institucion politik dhe partiak, pas sulmit t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndaj demonstrue sve dhe kontrollimit pa asnj\u00eb d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tendave t\u00eb tyre dhe refuzimin q\u00eb t\u00eb arrestohet individi q\u00eb hapur nga zyret e nj\u00eb subjekti politik qeveris\u00ebs gjuan me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Dita e 26 shkurtit paraqet momentin ky\u00e7 ku pothuaj t\u00eb gjitha hallkat e shtetit (legjislativi, ekzekutivi, p\u00ebrfshir\u00eb edhe elementin e siguris\u00eb, por edhe gjyq\u00ebsori) demonstruan hapur dhe krejt zhveshur kapjen e tyre. Ishte momenti ky\u00e7 ku t\u00eb gjitha k\u00ebto hallka e sh\u00ebnd\u00ebrruan Kuvendin e Republik\u00ebs nga nj\u00eb institucion ku do t\u00eb duhej t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohet vullneti i popullit n\u00eb nj\u00eb vend krimi. N\u00eb nj\u00eb vend krimi, ku deputet\u00ebt jan\u00eb kryesit e vepr\u00ebs, kurse viktima nuk jan\u00eb deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, por i gjith\u00eb vendi.<\/p>\n<p>T\u00eb kthehesh s\u00ebrish n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend, p\u00ebr mua n\u00ebnkupton kthim n\u00eb vendin e krimit. N\u00ebnkupton edhe pjes\u00ebmarrje si d\u00ebshmitar\u00eb n\u00eb episoda t\u00eb reja t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb dhe jofunksionalizimit t\u00eb Republik\u00ebs. N\u00ebnkupton takim i s\u00ebrish\u00ebm me ata deputet\u00eb t\u00eb cil\u00ebt haptazi ofrohen p\u00ebr shitje apo blerje, q\u00eb publikisht deklarojn\u00eb se para interesave t\u00eb vendit vendosin respektimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb paskan me PDK-n\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e dijn\u00eb se sa jodemokratike \u00ebsht\u00eb (meq\u00eb u ndalon atyre votimin sipas vullnetit apo bindjeve t\u00eb tyre, natyrisht n\u00ebn presupozimin se kane vullnet apo bindje t\u00eb veta). N\u00ebnkupton s\u00ebrish skuqje nga turp\u00ebrimi p\u00ebr ta kur t\u00eb ofrohen dhe t\u00eb flasin p\u00ebr parime dhe domosdoshm\u00ebri p\u00ebr respektim t\u00eb marr\u00ebveshjee sikur t\u00eb mos dihej publikisht se i gjith\u00eb ky zhvillim pas dhjetorit t\u00eb vitit 2014 dhe i gjith\u00eb ky d\u00ebmtim, pik\u00ebnisje ka mosrespektimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb n\u00ebnshkruar nga i njejti i lider i po s\u00eb njejt\u00ebs parti. Kam nj\u00eb bindje dhe breng\u00eb t\u00eb fuqishme se vet\u00ebm prezenca brenda sall\u00ebs plenare dhe bashk\u00eb me k\u00ebta deputet\u00eb, veprimet e t\u00eb cil\u00ebv\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb neveritem p\u00ebr vet\u00eb faktin se edhe un\u00eb kam nj\u00eb titull t\u00eb njejt\u00eb me ta, at\u00eb t\u00eb deputeti t, do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndihem si bashk\u00ebpjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkat\u00ebrrim q\u00eb po i b\u00ebhet vendit.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mospjes\u00ebmarrje n\u00eb punimet e kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs reflekton mllefin tim me degradimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtij institucioni nga subjektet politike t\u00eb cilat deputet\u00ebt i shohin vet\u00ebm si numra dhe mall e jo is p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve. Personalisht jam shum\u00eb krenar dhe mburrem me secilin veprim q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb grupi parlamentar i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje gjat\u00eb k\u00ebsaj legjislature, p\u00ebr mbrojtjen e Republik\u00ebs dhe mbrojtjen e interesave t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Kam qen\u00eb i impresionuar me energjin\u00eb e secilit prej deputet\u00ebve t\u00eb Vet\u00ebvendosjes dhe me gatishm\u00ebrin\u00eb e tyre q\u00eb t\u00eb rrezikojn\u00eb veten sa her\u00eb q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrkuar interesat e vendit.Koha e kaluar me koleg\u00ebt e grupit parlamentar t\u00eb L\u00ebvizjes do t\u00eb mbetet nje eksperienc\u00eb e paharruar p\u00ebr mua. Do t\u00eb jem gjithmon\u00eb krenar\u00eb q\u00eb bashk\u00eb me ta kemi arritur r\u00eb ndal im dy procese shum\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr vendim, por edhe t\u00eb demaskojm\u00eb komplet tek secili qytetar\u00eb, fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit e d\u00ebmtuan n\u00eb vazhdim\u00ebsi shtetin.<\/p>\n<p>Tani e tutje, gjith\u00eb angazhimin tim politik do t\u00eb v\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb L\u00ebvizjes, por jasht\u00eb Parlamentit, para s\u00eb gjithash n\u00eb komitetin p\u00ebr ekonomi dhe financa t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i LVV&#8217;s\u00eb, Besnik Bislimi ka dor\u00ebzuar dor\u00ebheqjen e tij nga funksioni i deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Tanim\u00eb ish-deputeti i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate publike ka sqaruar dor\u00ebheqjen e tij nga mandati i deputetit. Bislimi thot\u00eb nuk po largohet nga Vet\u00ebvendosja, por po t\u00ebrhiqet p\u00ebr t\u2019u fokusuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22104,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-22103","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}