{"id":22945,"date":"2016-07-03T15:58:13","date_gmt":"2016-07-03T13:58:13","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=22945"},"modified":"2017-03-22T21:27:41","modified_gmt":"2017-03-22T20:27:41","slug":"bankat-14-grabitjet-e-medha-ne-vend","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/bankat-14-grabitjet-e-medha-ne-vend\/","title":{"rendered":"Bankat, 14 grabitjet e m\u00ebdha n\u00eb vend"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arjan-hoxha-620x421.png\" alt=\"arjan-hoxha-620x421\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-22946\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arjan-hoxha-620x421.png 620w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arjan-hoxha-620x421-300x204.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/arjan-hoxha-620x421-80x55.png 80w\" sizes=\"(max-width: 620px) 100vw, 620px\" \/><\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb &#8211; Supergrabitja e ndodhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Aeroportin e Rinasit ka sjell\u00eb reagime t\u00eb shumta, p\u00ebr nga m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb saj po ashtu edhe n\u00eb vendin ku u krye.<\/strong><\/p>\n<p>S\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe nj\u00eb raport i publikuar dje n\u00eb media, ku thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane b\u00ebr\u00eb 3 testime t\u00eb fshehta p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb aeroport n\u00eb dat\u00ebn 20 Prill 2016. Testimi i par\u00eb: futja e eksplozivit; testimi i dyt\u00eb: futja e arm\u00ebve t\u00eb ftohta dhe testimi i tret\u00eb: \u00e7arja e rrethimit (perimetrit t\u00eb jasht\u00ebm), sakt\u00ebsisht tek e nj\u00ebjta der\u00eb ku kan\u00eb hyr\u00eb grabit\u00ebsit. N\u00eb t\u00eb tre testimet, siguria e aeroportit ka d\u00ebshtuar t\u00eb detektoj\u00eb rrezikun. Arjan Hoxha, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e grabitjeve, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, lidhur me ngjarjen e tre dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb thekson se grabitje t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla nuk mund t\u00eb ndodhin n\u00ebse nuk rrjedh informacioni mbi transferimin e parave. Eksperti Hoxha shton m\u00eb tej se n\u00ebse nuk ka nj\u00eb rrjedhje informacioni t\u00eb brendsh\u00ebm mbi transferimin e shumave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave, mund\u00ebsia e grabitjeve \u00ebsht\u00eb zero. Po ashtu, ai thot\u00eb se mbi grabitjet e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs natyr\u00eb t\u00eb kryera edhe m\u00eb par\u00eb, q\u00ebndron nj\u00eb dor\u00eb e vetme dhe se grabit\u00ebsit sa vijn\u00eb e b\u00ebhen m\u00eb profesionist\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Hoxha, \u00e7\u2019mund t\u00eb na thoni p\u00ebr rastet e grabitjeve t\u00eb ndodhura n\u00eb vendin ton\u00eb, s\u00eb fundmi ajo n\u00eb Aeroportin e Rinasit?<\/p>\n<p>Taktika e ndjekur nga grabit\u00ebsit n\u00eb Aeroportin e Rinasit, sipas gjykimit tim \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e thjesht\u00eb. Ata kan\u00eb pasur nj\u00eb informacion t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi koh\u00ebn, vendin, sasin\u00eb e parave q\u00eb po transportoheshin, m\u00ebnyr\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb tyre, \u00e7far\u00eb masash sigurie kan\u00eb ata, drejtimin e l\u00ebvizjes, vendin nga do t\u00eb kryhej grabitja. P\u00ebr ironi t\u00eb fatit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb sigurta q\u00eb ndodhet n\u00eb territorin e vendit ton\u00eb, pasi Aeroporti i Rinasit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka pasur masa t\u00eb rrepta sigurie. Guximi p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb grabitje p\u00ebr mendimin tim nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me guximin e atyre personave q\u00eb e kan\u00eb kryer, por ata mua m\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb dyshoj q\u00eb kan\u00eb pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb me persona t\u00eb brendsh\u00ebm. Ata kan\u00eb mundur t\u00eb thyejn\u00eb gjith\u00e7ka aty dhe t\u00eb hyjn\u00eb brenda n\u00eb aeroport.<\/p>\n<p>Pra, ju thoni q\u00eb n\u00ebse nuk ka informacion t\u00eb brendsh\u00ebm nuk ndodhin grabitje t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Absolutisht q\u00eb nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast n\u00ebse nuk rrjedh informacion. \u00cbsht\u00eb mund\u00ebsia zero p\u00ebr t\u2019u kryer k\u00eb- to grabitje. Mund\u00ebsia \u00ebsht\u00eb zero, pasi ata njer\u00ebz (grabit\u00ebsit) nuk \u00ebsht\u00eb se kan\u00eb ngritur nj\u00eb pik\u00eb vrojtimi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb ruajtje gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs kur t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb makin\u00eb q\u00eb transporton vlera monetare apo \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr dhe t\u00eb nd\u00ebrhynin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb goditjen. Sipas mendimit tim, ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb mir\u00ebinformuar dhe n\u00eb moment sapo ka mb\u00ebrritur n\u00eb destinacion automjeti me parat\u00eb, grabit\u00ebsit kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambientet e aeroportit dhe me qet\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe kan\u00eb kryer grabitjen dhe kan\u00eb shikuar pun\u00ebn e tyre. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto lloje grabitjesh q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend (Tiran\u00eb) pik\u00ebn e mb\u00ebrritjes apo shk\u00ebputjen e tyre e kan\u00eb n\u00eb Ur\u00ebn e Tapiz\u00ebs, n\u00eb Nik\u00ebl. Pra asgj\u00eb nuk ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste.<\/p>\n<p>Kur ndodhin k\u00ebto ngjarje grabit\u00ebsit jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy, pse ndjekin k\u00ebt\u00eb taktik\u00eb?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme n\u00eb k\u00ebto raste. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb llogaritim se n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim zjarri, nj\u00ebri prej tyre do t\u2019i marr\u00eb parat\u00eb e grabitura, e dyta llogaritim se ato mund t\u00eb jen\u00eb kat\u00ebr-pes\u00eb \u00e7anta dhe nj\u00eb person nuk mund t\u2019i ngrej\u00eb ato i vet\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7orientuar policin\u00eb nj\u00ebri q\u00ebndron i gatsh\u00ebm n\u00eb automjet dhe t\u00eb tjer\u00ebt merren me marrjen e parave. N\u00ebse k\u00ebta persona i ndjekim me kujdes grabitje pas grabitje, do t\u00eb shohim se l\u00ebvizjet e tyre b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb sofistikuara, pra m\u00eb t\u00eb shpejta. N\u00ebse shohim me kujdes edhe minutazhin, ata mundin t\u2019i kryejn\u00eb k\u00ebto veprime n\u00eb koh\u00eb rekord, madje ky i fundit \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb shpejt nga her\u00ebt e tjera \u00e7\u2019ka do t\u00eb thot\u00eb se ata sa vijn\u00eb e b\u00ebhen m\u00eb profesionist\u00eb dhe kam frik\u00eb se kjo tjetra q\u00eb pritet t\u00eb ndodh\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ende m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr nga m\u00ebnyra sesi veprojn\u00eb, si t\u00eb themi q\u00eb jan\u00eb si komando nga gjuha teknike. I kan\u00eb veprimet shum\u00eb korrekte, shum\u00eb t\u00eb disiplinuara.<\/p>\n<p>Pse pik\u00ebrisht zgjedhin vende tep\u00ebr t\u00eb populluara dhe orare t\u00eb mesdit\u00ebs?<\/p>\n<p>Pasi vet\u00ebm n\u00eb ato orare kryhen transferta parash me shuma tep\u00ebr t\u00eb m\u00ebdha si\u00e7 ishte dhe ajo n\u00eb Rinas apo edhe n\u00eb rastet e tjera. Transferuat e parave nuk b\u00ebhen n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb pasdites. Grabit\u00ebsit me veprimet q\u00eb kan\u00eb kryer, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kan\u00eb sfiduar punonj\u00ebsit e siguris\u00eb edhe pse t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto grabitje t\u00eb bujshme, mendoni se q\u00ebndron nj\u00eb dor\u00eb e vetme?<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb n\u00eb k\u00ebto q\u00ebndron nj\u00eb dor\u00eb e vetme dhe nuk ka pse t\u00eb diskutohet. N\u00eb k\u00ebto grabitje ka pasur rrjedhje informacioni. K\u00ebta persona tashm\u00eb kan\u00eb fituar sigurin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kryejn\u00eb, po ashtu kan\u00eb fituar edhe mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb dhe po veprojn\u00eb her\u00eb pas her\u00eb, madje mund t\u00eb them se shum\u00eb ata do t\u00eb veprojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebta grabit\u00ebs profesionist\u00eb t\u00eb mos jen\u00eb shqiptar?<\/p>\n<p>Jo, absolutisht q\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Nj\u00eb person q\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb kryej\u00eb nj\u00eb grabitje e njeh edhe territorin ku do t\u00eb veproj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Nj\u00eb huaj nuk do t\u00eb vepronte dot asnj\u00ebher\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb, ashtu sikurse edhe \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb k\u00ebto raste. Personat q\u00eb kan\u00eb kryer grabitjet ku vlen t\u00eb p\u00ebrmendin tre rastet e fundit, jan\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zon\u00ebs ku ata veprojn\u00eb dhe nuk vlen asnj\u00eb dyshin q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb dor\u00eb e ndryshme. \u00cbsht\u00eb si t\u00eb shkojm\u00eb ne jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb kryejm\u00eb grabitje t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb tilla apo m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. \u00cbsht\u00eb e pamundur. K\u00ebta persona padyshim mund t\u00eb jen\u00eb edhe banor\u00eb t\u00eb zonave p\u00ebrreth Tiran\u00ebs. K\u00ebta persona q\u00eb kan\u00eb mundur t\u00eb fitojn\u00eb k\u00ebto shuma kaq t\u00eb m\u00ebdha deri m\u00eb tani dhe duke mos u d\u00ebmtuar vet\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast e kan\u00eb informacionin superior, pra n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoni se do t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebnohen ende ngjarje t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim nuk ka p\u00ebr t\u00eb shkuar m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr apo pes\u00eb muaj pa u sh\u00ebnuar grabitja tjet\u00ebr, mos t\u00eb them edhe m\u00eb pak. Ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb provat tashm\u00eb, kan\u00eb fituar siguri.<\/p>\n<p>Dy grabitjet surpriz\u00eb n\u00eb aksin rrugor Tiran\u00eb-Rinas<\/p>\n<p>3 dhjetor 2015, nj\u00eb automjet i nj\u00eb shoq\u00ebrie private teksa transportonte nj\u00eb shum\u00eb parash t\u00eb nj\u00eb banke n\u00eb drejtim t\u00eb Rinasit, ka r\u00ebn\u00eb pre e grabitjes n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Laknasit. Shuma e grabitur at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb rreth 3 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat do t\u00eb transferoheshin jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Autor\u00ebt u kan\u00eb b\u00ebr\u00eb prit\u00eb automjeteve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb private, nd\u00ebrsa n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve kan\u00eb mundur t\u00eb marrin edhe shum\u00ebn e parave. Autor\u00ebt e k\u00ebsaj grabitjeje ende nuk jan\u00eb mundur t\u00eb identifikohen dhe t\u00eb bien n\u00eb prangat e Policis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 shkurt 2015, maskat kan\u00eb mundur t\u00eb marrin nga duart e punonj\u00ebsve t\u00eb siguris\u00eb rreth 100 milion\u00eb lek\u00eb teksa i transportonin n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb nj\u00eb banke. N\u00eb pranga p\u00ebrfunduan gjasht\u00eb rojet private, n\u00ebn akuz\u00ebn e shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs. Autor\u00ebt e k\u00ebsaj grabitjeje ende sot e k\u00ebsaj dite nuk kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb pranga.<\/p>\n<p>3 korrik 2015, n\u00eb Durr\u00ebs \u00ebsht\u00eb grabitur nga dy persona nj\u00eb bank\u00eb e nivelit t\u00eb dyt\u00eb. N\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs, grabit\u00ebsit mor\u00ebn rreth 38 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas ngjarjes, Policia e Durr\u00ebsit ka mundur t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pranga dy autor\u00ebt e grabitjes.<\/p>\n<p>Supergrabitja e 713 milion\u00eb lek\u00ebve n\u00eb BSH<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Korrik 2014 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar grabitja e superbu jshme n\u00eb Thesarin e Bank\u00ebs s\u00eb  Shqip\u00ebris\u00eb, aty ku arrit\u00ebn t\u00eb merreshin rreth 713 milion\u00eb lek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje p\u00ebrfunduan n\u00eb pranga rreth 10 persona bashk\u00eb me ish-gurvenatorin e BSH, Adrian Fullani. Nd\u00ebrsa grabitjen e parave e mori p\u00ebrsip\u00ebr punonj\u00ebsi i bank\u00ebs, Ardian Bitraj, i cili gjat\u00eb koh\u00ebs kur jan\u00eb kryer hetimet ka treguar se parat\u00eb q\u00eb i ka marr\u00eb n\u00eb Thesarin e Shtetit i ka harxhuar t\u00eb gjitha n\u00eb bixhoz. Bitraj tashm\u00eb ka marr\u00eb edhe d\u00ebnimin e tij nga Gjykata e Tiran\u00ebs, nj\u00eb d\u00ebnim prej 13 vite e kat\u00ebr muaj burg. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vazhdon ende gjykimi p\u00ebr ish kryeinspektoren e BSH, Elivar Golemi, e cila nuk ka pranuar asnj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ngritur nga Prokuroria e Tiran\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 10 vite burg edhe Mimoza Bruzia, ish punonj\u00ebse n\u00eb BSH. Nd\u00ebrsa ish guvernatori i BSH, Adrian Fullani mundi t\u00eb fitoj\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Historit\u00eb e grabitjeve t\u00eb bankave qysh nga viti 1993, shkon n\u00eb 14 numri i rasteve<\/p>\n<p>Historia e grabitjeve t\u00eb bankave n\u00eb Shqip\u00ebri, daton qysh n\u00eb vi tin 1993 n\u00eb Tiran\u00eb. Qeveria e koh\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka akuzuar t\u00eb &#8211; ashtuquajtur\u00ebn \u201cHakmarrja p\u00ebr Drejt\u00eb- si\u201d. M\u00eb pas sh\u00ebnohen vjedhjet e vitit 1997. Por nj\u00eb nga grabitjet e cila mbahet mend edhe ne dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb ajo e sh\u00ebnuar n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Tropoj\u00eb, n\u00eb bank\u00ebn e kursimeve ku u mor\u00ebn rreth 800 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 janar 1993 \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar vjedhja e par\u00eb e bujshme q\u00eb qeveria e koh\u00ebs ia faturoi grupit t\u00eb ashtuquajtur \u201cHakmarrja p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d, nga ka marr\u00eb dhe emrin dosja, i p\u00ebrket Bank\u00ebs s\u00eb Kursimeve Tiran\u00eb, n\u00eb bulevardin \u201cZogu i Par\u00eb\u201d. M\u00eb pas ndodh nj\u00eb tjet\u00ebr grabitje n\u00eb Tropoj\u00eb, m\u00eb 29 tetor 1998, ku nj\u00eb grup i madh personash t\u00eb armatosur, grabit\u00ebn Bank\u00ebn e Kursimeve. Por k\u00ebt\u00eb radh\u00eb grabitja ishte m\u00eb spektakolare dhe shuma e p\u00ebrfituar m\u00eb e majme, rreth 800 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Kasaforta u t\u00ebrhoq me nj\u00eb vin\u00e7 t\u00eb tonazhit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>25 mars 2000, jan\u00eb vjedhur 250 milion\u00eb lek\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb \u00e7eku t\u00eb falsifikuar n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve n\u00eb bulevardin \u201cZogu i Par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Historiku vazhdon me vjedhjen e realizuar m\u00eb 23 gusht 2002. Tre persona rreth or\u00ebs 09:30, vjedhin Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare t\u00eb Vlor\u00ebs, me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Milionat e grabitura u p\u00ebrdor\u00ebn nga autor\u00ebt p\u00ebr blerjen e nj\u00eb lokali q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb disko dhe t\u00eb nj\u00eb hyrjeje pallatij.<\/p>\n<p>7 gusht 2003, dy t\u00eb rinj nga qyteti i Burrelit, pasi arrijn\u00eb n\u00eb Kamz\u00eb vendosin t\u00eb grabisin filialin e \u201cWester Union\u201d- it q\u00eb ndodhej n\u00eb at\u00eb zon\u00eb. Ata futen brenda nd\u00ebrtes\u00ebs t\u00eb armatosur dhe me maska, dhe arrijn\u00eb t\u00eb marrin nga aty me k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb majme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes.<\/p>\n<p>6 maj 2004, dy persona grabisin 25 mij\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb \u201cWester Union\u201d, n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, n\u00eb kryeqytet. Dy t\u00eb rinjt\u00eb u arrestuan shum\u00eb shpejt nga policia, pasi u lajm\u00ebruan nga punonj\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebrshkrimin e autor\u00ebve q\u00eb kishin arritur t\u00eb kryenin grabitjen.<\/p>\n<p>M\u00eb 28 shkurt 2004 \u00ebsht\u00eb grabitur nj\u00ebsia Nr. 4 e Bank\u00ebs s\u00eb Kursimeve. Autor\u00ebt e saj kan\u00eb qen\u00eb punonj\u00ebset q\u00eb punonin n\u00eb k\u00ebt\u00eb filial dhe shuma ka qen\u00eb af\u00ebrsisht 2 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra. Denoncimet e drejtuesve t\u00eb bank\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb policia t\u00eb bjer\u00eb shum\u00eb shpejt n\u00eb gjurm\u00ebt e tyre dhe ata t\u00eb arrestohen. 20 qershor 2008, nj\u00eb i ri me mask\u00eb dhe me pistolet\u00eb \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb filialin e bank\u00ebs s\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb dhe n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs ka arritur t\u00eb vjedh\u00eb 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Ngjarja ka ndodhur n\u00eb filialin pran\u00eb sheshit \u201cRilindja\u201d n\u00eb Tiran\u00eb. Kamerat e siguris\u00eb s\u00eb bank\u00ebs e kan\u00eb \u201ctradhtuar\u201d dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb arrestimi i tij.<\/p>\n<p>1 gusht 2008, tre persona t\u00eb armatosur e me maska kan\u00eb grabitur filialin e nj\u00eb tjet\u00ebr banke n\u00eb Tiran\u00eb. Ngjarja ndodhi n\u00eb autostrad\u00eb, kur persona t\u00eb armatosur kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambientet e brendshme t\u00eb bank\u00ebs dhe kan\u00eb kryer grabitjen n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve, rreth 30 mij\u00eb euro. Brenda pak dit\u00ebsh policia ka arritur t\u00eb arrestoj\u00eb t\u00eb tre autor\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 n\u00ebntor 2008 nj\u00eb filial i nj\u00eb tjet\u00ebr banke n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb grabitur me arm\u00eb dhe maska, af\u00ebr zon\u00ebs s\u00eb Unaz\u00ebs tek rruga &#8220;Bardhyl&#8221;. Nj\u00eb person i maskuar dhe me nj\u00eb pistolet\u00eb n\u00eb brez \u00ebsht\u00eb futur duke k\u00ebrc\u00ebnuar rojet e bank\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb drejtuar tek sporteli, duke k\u00ebrkuar parat\u00eb. Pasi ka marr\u00eb t\u00eb gjitha parat\u00eb q\u00eb ndodheshin n\u00eb sportel n\u00eb ato momente, t\u00eb pakt\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb rinj, i riu \u00ebsht\u00eb larguar dhe \u00ebsht\u00eb futur me shpejt\u00ebsi n\u00ebp\u00ebr rrugica p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt.<\/p>\n<p>30 mij\u00eb euro shp\u00ebrblim kush jep informacion<\/p>\n<p>Policia e Durr\u00ebsit ka v\u00ebn\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim prej 30 mij\u00eb euro p\u00ebr personat t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb japin informacion q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb identifikimin e personave q\u00eb mund\u00ebn t\u00eb kryenin supergrabitjen n\u00eb Aeroportin e Rinasit m\u00eb 30 qershor 2016. N\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp. Policia ka theksuar se \u00e7do informacion do t\u00eb vler\u00ebsohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do t\u00eb ruhet anonimati i \u00e7do qytetari q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me Policin\u00eb. Policia ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion numrin e telefonit 0694110217, si dhe nj\u00eb adres\u00eb email-i policiadurr\u00ebs@gmail.com. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria e Kruj\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb detaje mbi arrestimin e pes\u00eb personave duke theksuar se nuk kan\u00eb zbatuar detyrat e tyre p\u00ebr t\u00eb parandaluar ngjarjen duke marr\u00eb parasysh edhe rriskun q\u00eb paraqitej n\u00eb at\u00eb pik\u00eb t\u00eb perimetrit rrethues t\u00eb aeroportit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tiran\u00eb &#8211; Supergrabitja e ndodhur dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Aeroportin e Rinasit ka sjell\u00eb reagime t\u00eb shumta, p\u00ebr nga m\u00ebnyra e kryerjes s\u00eb saj po ashtu edhe n\u00eb vendin ku u krye. S\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe nj\u00eb raport i publikuar dje n\u00eb media, ku thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22946,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":["post-22945","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kronike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22945\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22946"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}