{"id":23078,"date":"2016-07-05T23:24:45","date_gmt":"2016-07-05T21:24:45","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=23078"},"modified":"2017-03-22T21:15:20","modified_gmt":"2017-03-22T20:15:20","slug":"komiteti-i-stambollit-dhe-platforma-e-tij-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/komiteti-i-stambollit-dhe-platforma-e-tij-politike\/","title":{"rendered":"Komiteti i Stambollit dhe platforma e tij politike"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_23082\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-23082\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Abdyl_be_Frasheri.jpg\" alt=\"Abdyl Bej Frash\u00ebri\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-23082\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Abdyl_be_Frasheri.jpg 486w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Abdyl_be_Frasheri-213x300.jpg 213w\" sizes=\"(max-width: 486px) 100vw, 486px\" \/><p id=\"caption-attachment-23082\" class=\"wp-caption-text\">Abdyl Bej Frash\u00ebri<\/p><\/div>\n<p>Q\u00ebndresa osmane e Plevn\u00ebs vazhdoi pes\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse bisedimet e Janin\u00ebs u nd\u00ebrpren\u00eb, nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga ideja e kryengritjes \u00e7lirimtare kund\u00ebrosmane. Ata i vazhduan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i shkrir\u00eb komitetet shqiptare lokale n\u00eb nj\u00eb komitet komb\u00ebtar, p\u00ebr formimin e komitetit qendror komb\u00ebtar dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kryengritjes s\u00eb armatosur. Por, nd\u00ebrsa n\u00eb malet Ballkan dhe n\u00eb sektorin e Kaukazit ushtrit\u00eb osmane ndal\u00ebn p\u00ebrparimin e ushtris\u00eb ruse, n\u00eb frontin malazez, n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut n\u00eb gusht 1877, mbrojtja turke u thye dhe ushtria osmane filloi t\u00eb t\u00ebrhiqej drejt jugut. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut. N\u00eb k\u00ebto rrethana u formua n\u00eb Shkod\u00ebr nj\u00eb komitet shqiptar i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr qytetar\u00ebt mysliman\u00eb e katolik\u00eb, i kryesuar nga Pjet\u00ebr Gurakuqi. N\u00eb memorandumin e k\u00ebtij komiteti k\u00ebrkohej t\u00eb formohej nj\u00eb shtet komb\u00ebtar m\u00eb vete n\u00ebn vasalitetin e sulltanit, si\u00e7 ishin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Serbia dhe Rumania. Por gjendja n\u00eb frontin me Malin e Zi u stabilizua shpejt. P\u00ebrparimi i ushtris\u00eb malazeze u ndal.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vjesht\u00ebs s\u00eb vitit 1877 patriot\u00ebt shqiptar\u00eb i kushtuan kujdes edhe fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr parlamentin e dyt\u00eb osman. Megjith\u00ebse zgjedhjet qen\u00eb indirekte dhe u zhvilluan n\u00ebn diktatin e valinjve, n\u00ebn trysnin\u00eb q\u00eb vinte nga posht\u00eb dol\u00ebn deputet\u00eb edhe disa personalitete atdhetare, nd\u00ebr t\u00eb cilat ishte edhe Abdyl Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>\u00c7eljen e parlamentit n\u00eb dhjetor t\u00eb atij viti patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, sidomos antar\u00ebt e Komitetit t\u00eb Janin\u00ebs, e shfryt\u00ebzuan p\u00ebr t\u00eb organizuar n\u00eb kryeqytetin perandorak nj\u00eb takim n\u00eb shkall\u00eb komb\u00ebtare. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb parlamentit, u thirr\u00ebn n\u00eb Stamboll edhe personalitete t\u00eb njohura shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin pothuajse t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb mbledhjen e par\u00eb, q\u00eb u mbajt m\u00eb 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizat\u00ebs atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb Komb\u00ebsis\u00eb Shqiptare, ose si\u00e7 u quajt shkurt Komiteti i Stambollit. Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frash\u00ebri. Megjith\u00ebse nuk dihet ende p\u00ebrb\u00ebrja e plot\u00eb e k\u00ebtij Komiteti, jan\u00eb njohur tanim\u00eb si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frash\u00ebri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.<br \/>\nN\u00eb programin politik t\u00eb Komitetit t\u00eb Stambollit p\u00ebrfshihej teza mbi organizimin me ngut\u00ebsi t\u00eb kryengritjes s\u00eb armatosur kund\u00ebrosmane dhe krijimin e shtetit komb\u00ebtar shqiptar. Komiteti vendosi gjithashtu q\u00eb t\u00eb zhvilloheshin bisedime me Greqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb aleanc\u00eb shqiptaro-greke sipas platform\u00ebs s\u00eb parashtruar nga Abdyl Frash\u00ebri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ngjarjet n\u00eb front p\u00ebsuan nj\u00eb kthes\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore. M\u00eb 10 dhjetor 1877 q\u00ebndresa e Plevn\u00ebs u thye. Ushtrit\u00eb ruse filluan t\u00eb p\u00ebrparonin p\u00ebrmes maleve Ballkan. Serbia e Mali i Zi mor\u00ebn zem\u00ebr nga p\u00ebrparimi rus dhe rifilluan veprimet luftarake kund\u00ebr Turqis\u00eb. Perandoria Osmane tani dukej se ishte n\u00eb pragun e katastrof\u00ebs s\u00eb plot\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana qeveria e Athin\u00ebs e pranoi propozimin e ri t\u00eb paraqitur nga patriot\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifilluar bisedimet dypal\u00ebshe q\u00eb ishin nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb fund t\u00eb korrikut.<\/p>\n<p>Turi i dyt\u00eb i bisedimeve shqiptaro-greke u zhvillua n\u00eb Stamboll gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb muajit dhjetor 1877. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb qeverin\u00eb greke e p\u00ebrfaq\u00ebsonte Stefanos Skuludhi, deputet n\u00eb parlamentin e Greqis\u00eb. Abdyl Frash\u00ebri, i cili kryesonte p\u00ebrs\u00ebri delegacionin shqiptar, tani nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte Komitetin Nd\u00ebrkrahinor t\u00eb Janin\u00ebs, por Komitetin Komb\u00ebtar t\u00eb Stambollit. Abdyli i parashtroi Stefanos Skuludhit planin e holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shp\u00ebrthimit t\u00eb kryengritjes shqiptare, e cila do t\u00eb fillonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut. Menj\u00ebher\u00eb pas saj do t\u00eb formohej qeveria e p\u00ebrkohshme e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb njihej nga Greqia, e cila do t\u00eb hynte gjithashtu n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Thesali. Kryengritja do t\u00eb shtrihej n\u00eb Geg\u00ebri e n\u00eb Kosov\u00eb. Greqia do t\u2019i ndihmonte shqiptar\u00ebt me armatime. Projekti i Abdyl Frash\u00ebrit ishte i leverdish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dyja pal\u00ebt. Shqip\u00ebria siguronte t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kufijt\u00eb e saj edhe vilajetin e Janin\u00ebs (Epirin), nd\u00ebrsa Greqia hiqte dor\u00eb nga Epiri, por do t\u00eb aneksonte pa luft\u00eb Thesalin\u00eb, me ndihm\u00ebn e oficer\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb komandonin ushtrin\u00eb osmane. Abdyli u p\u00ebrpoq edhe nj\u00eb her\u00eb ta bindte qeverin\u00eb e Athin\u00ebs, se ishte n\u00eb interes t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb kishte si aleate, kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane e kund\u00ebr rrezikut rus, nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb, prandaj nguli k\u00ebmb\u00eb q\u00eb aleanca dypal\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtohej sipas parimit t\u00eb njohjes s\u00eb nj\u00eb principate t\u00eb pavarur shqiptare n\u00eb kufijt\u00eb e saj etnik\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb vihej edhe nj\u00eb princ me origjin\u00eb nga dinastia q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb Greqi. Por pala greke nuk hoqi dor\u00eb as k\u00ebt\u00eb radh\u00eb nga pretendimet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb. Si rrjedhim, n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit, me urdhrin telegrafik t\u00eb ardhur nga Athina, bisedimet shqiptaro-greke u nd\u00ebrpren\u00eb p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1878 situata n\u00eb front u p\u00ebrmbys plot\u00ebsisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtrit\u00eb ruse filluan t\u00eb p\u00ebrparonin me shpejt\u00ebsi n\u00eb drejtim t\u00eb jugut, pa ndeshur ndonj\u00eb rezistenc\u00eb serioze nga ana e ushtrive osmane. M\u00eb 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, m\u00eb 18 janar Edrenen\u00eb dhe m\u00eb 28 janar arrit\u00ebn n\u00eb fshatin Sh\u00ebn-Stefan, n\u00eb periferi t\u00eb Stambollit. Nga paniku q\u00eb pushtoi Perandorin\u00eb Osmane p\u00ebrfituan ushtrit\u00eb serbe, t\u00eb cilat marshuan pa v\u00ebshtir\u00ebsi drejt vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe, pasi mor\u00ebn Pirotin, Nishin, Kurshunlin\u00eb dhe Vranj\u00ebn, n\u00eb fund t\u00eb janarit arrit\u00ebn n\u00eb Gjilan. Po ashtu, ushtrit\u00eb malazeze pushtuan m\u00eb 10 janar Tivarin, m\u00eb 19 janar Ulqinin dhe nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb dol\u00ebn n\u00eb brigjet e liqenit t\u00eb Shkodr\u00ebs e t\u00eb lumit t\u00eb Bun\u00ebs.<br \/>\nDisfata e plot\u00eb e ushtrive osmane i shqet\u00ebsoi t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb e M\u00ebdha. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ajo tronditi Britanin\u00eb e Madhe, e cila, p\u00ebr t\u00eb penguar hyrjen e ushtrive ruse n\u00eb Stamboll, d\u00ebrgoi flot\u00ebn e saj luftarake n\u00eb detin Marmara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me nxitjen e saj, Porta e Lart\u00eb i k\u00ebrkoi komand\u00ebs ruse arm\u00ebpushim. Duke par\u00eb se Anglia ishte e vendosur t\u00eb mbronte me \u00e7do kusht kryeqytetin osman, Rusia n\u00ebnshkroi n\u00eb Edrene, m\u00eb 31 janar 1878, arm\u00ebpushimin me Perandorin\u00eb Osmane dhe filloi bisedimet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar Traktatin e Paqes me t\u00eb. <\/p>\n<p>Situata e re nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb u krijua pas disfat\u00ebs s\u00eb plot\u00eb turke, e detyroi Komitetin e Stambollit ta rishikonte programin e vet. Sipas tij, shp\u00ebrthimi n\u00eb k\u00ebto rrethana i kryengritjes kund\u00ebrosmane n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte nj\u00eb hap i d\u00ebmsh\u00ebm, q\u00eb do ta leht\u00ebsonte p\u00ebrparimin e ushtrive serbe, malazeze e greke n\u00eb brendi t\u00eb trojeve shqiptare dhe do t\u2019u jepte rast monarkive fqinje q\u00eb ta sanksiononin me an\u00ebn e fitores ushtarake aneksimin e viseve t\u00eb pushtuara prej tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Komiteti hoqi dor\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga projekti i kryengritjes s\u00eb armatosur dhe hartoi nj\u00eb program t\u00eb ri politik p\u00ebr L\u00ebvizjen Komb\u00ebtare Shqiptare.<\/p>\n<p>Programi i ri, i cili u p\u00ebrpunua n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1878, p\u00ebrmbante ndryshime taktike e jo strategjike. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga synimi i tyre i m\u00ebparsh\u00ebm, nga formimi i shtetit komb\u00ebtar shqiptar. Por tani para Shqip\u00ebris\u00eb q\u00ebndronte si detyr\u00eb e ngutshme ruajtja e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj tok\u00ebsore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata mendonin se n\u00eb kushtet e reja pavar\u00ebsia komb\u00ebtare e Shqip\u00ebris\u00eb ishte e parealizueshme, pasi ajo nuk g\u00ebzonte asnj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tani q\u00eb kishte filluar pushtimi i trojeve shqiptare nga ushtrit\u00eb fqinje, rreziku i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb serioz. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb re shqiptar\u00ebt u kthyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb programin e m\u00ebparsh\u00ebm. N\u00eb vend t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb plot\u00eb komb\u00ebtare, ata vendos\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin e trojeve t\u00eb tyre amtare n\u00eb nj\u00eb vilajet autonom shqiptar n\u00eb kuadrin e Perandoris\u00eb Osmane. Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit shpresonin se krijimi i nj\u00eb vilajeti t\u00eb till\u00eb do t\u00eb gjente p\u00ebrkrah\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb pakt\u00ebn mb\u00ebshtetjen e atyre Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb nuk e d\u00ebshironin shpartallimin e plot\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale, shqiptar\u00ebt do t\u00eb luftonin t\u00eb ve\u00e7uar nga Perandoria Osmane, do t\u00eb hynin n\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr rrezikut sllav, grek, austriak ose italian n\u00eb em\u00ebr t\u00eb interesave komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ata ishin t\u00eb bindur se nj\u00eb luft\u00eb e till\u00eb, si edhe formimi i vilajetit autonom shqiptar, do ta sanksiononte n\u00eb plan nd\u00ebrkomb\u00ebtar ekzistenc\u00ebn e shqiptar\u00ebve si komb dhe t\u00ebr\u00ebsin\u00eb territoriale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. K\u00ebto fitore do t\u00eb sh\u00ebrbenin si baz\u00eb p\u00ebr ta kthyer vilajetin autonom shqiptar, n\u00eb rrethana koniunkturale m\u00eb t\u00eb favorshme, n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pavarur shqiptar. P\u00ebr t\u00eb arritur bashkimin politik dhe organizativ t\u00eb mbar\u00eb vendit rreth k\u00ebsaj platforme, udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit vendos\u00ebn t\u00eb formonin nj\u00eb lidhje shqiptare me karakter komb\u00ebtar, ku t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin t\u00eb gjitha shtresat shoq\u00ebrore dhe t\u00eb gjitha krahinat shqiptare q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajetet per\u00ebndimore t\u00eb Gadishullit Ballkanik. Projektin p\u00ebr formimin e saj e p\u00ebrgatiti qysh n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1878, Pashko Vasa, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte k\u00ebshilltar i valiut t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e Komitetit t\u00eb Stambollit shpresonin se me programin e tyre t\u00eb ri, i cili e p\u00ebrjashtonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht konfliktin e armatosur shqiptaro-turk, Porta e Lart\u00eb nuk do ta pengonte formimin e Lidhjes Shqiptare. Kjo liri veprimi kishte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ta, pasi u jepte atyre mund\u00ebsi q\u00eb ta shpejtonin formimin e lidhjes komb\u00ebtare dhe organizimin e forcave t\u00eb saj t\u00eb armatosura. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Komiteti i Stambollit ngarkoi nj\u00eb komision t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb kryesuar nga Pashko Vasa, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lejen p\u00ebrkat\u00ebse nga Porta e Lart\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Stambolli nuk dha asnj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit shkurt 1878 tensionin politik t\u00eb shqiptar\u00ebve e rriti edhe m\u00eb shum\u00eb ekspedita q\u00eb organizoi qeveria greke kund\u00ebr trojeve komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00eb ta vinte Rusin\u00eb para faktit t\u00eb kryer dhe t\u00eb merrte parasysh aspiratat e saj territoriale, qeveria e Athin\u00ebs e detyroi Komitetin e Korfuzit q\u00eb, para se t\u00eb n\u00ebnshkruhej Traktati i Paqes me Turqin\u00eb, t\u00eb provokonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut nj\u00eb kryengritje t\u00eb armatosur kund\u00ebrosmane dhe t\u00eb nxiste kryengrit\u00ebsit vendas q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin bashkimin e krahinave t\u00eb tyre me Mbret\u00ebrin\u00eb e Greqis\u00eb. Sipas planit t\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrgatitur me kujdes, m\u00eb 12 shkurt 1878 nj\u00eb band\u00eb e madhe greke me rreth 600 \u201cvullnetar\u00eb\u201d t\u00eb ashtuquajtur epirot\u00eb, t\u00eb rekrutuar n\u00eb Greqi, midis t\u00eb cil\u00ebve kishte edhe disa mercenar\u00eb t\u00eb huaj, t\u00eb pajisur me arm\u00eb e topa t\u00eb ushtris\u00eb helenike dhe t\u00eb komanduar nga oficer\u00eb grek\u00eb, zbarkuan nga ishulli i Korfuzit n\u00eb fshatin L\u00ebkur\u00ebs, n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb e Sarand\u00ebs. Pasi ngrit\u00ebn k\u00ebtu flamurin e Greqis\u00eb, shpall\u00ebn fillimin e kryengritjes \u201cgreke\u201d n\u00eb viset e Epirit. T\u00eb nes\u00ebrmen, m\u00eb 13 shkurt, internacionalist\u00ebt grek\u00eb pushtuan Sarand\u00ebn; pastaj nj\u00eb pjes\u00eb e tyre u drejtua p\u00ebr n\u00eb fshatin \u00c7uk\u00eb, pjesa tjet\u00ebr p\u00ebr n\u00eb fshatin Gjasht\u00eb, duke shpresuar se aksioni i tyre do t\u00eb ishte sinjali p\u00ebr shp\u00ebrthimin e kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme nga ana e popullsis\u00eb vendase.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq popullsia shqiptare vendase jo vet\u00ebm nuk u bashkua me band\u00ebn greke, por, p\u00ebrkundrazi, u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb kund\u00ebr saj. N\u00ebn thirrjen e krer\u00ebve lokal\u00eb, me mij\u00ebra vullnetar\u00eb shqiptar\u00eb rr\u00ebmbyen arm\u00ebt p\u00ebr mbrojtjen e vendit. P\u00ebrparimi i forcave greke u ndal n\u00eb kodrat e Gjasht\u00ebs. M\u00eb 17 shkurt vullnetar\u00ebt shqiptar\u00eb, s\u00eb bashku me forcat turke q\u00eb erdh\u00ebn nga Janina, u shkaktuan atyre dy disfata t\u00eb r\u00ebnda, nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb Karalibej, tjetr\u00ebn n\u00eb Gjasht\u00eb, dhe i detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqeshin me humbje t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb L\u00ebkur\u00ebs. Pas nj\u00eb luftimi tjet\u00ebr, q\u00eb u zhvillua m\u00eb 23 shkurt 1878 n\u00eb L\u00ebkur\u00ebs, banda u shpartallua plot\u00ebsisht. Komandanti i tyre mundi t\u00eb shp\u00ebtonte s\u00eb bashku me 110 veta, duke u t\u00ebrhequr gjat\u00eb bregdetit, derisa u hodh n\u00eb Korfuz. T\u00eb tjer\u00ebt u vran\u00eb ose u zun\u00eb rob\u00ebr gjat\u00eb luftimeve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00ebndresa osmane e Plevn\u00ebs vazhdoi pes\u00eb muaj. Nd\u00ebrkoh\u00eb patriot\u00ebt shqiptar\u00eb, edhe pse bisedimet e Janin\u00ebs u nd\u00ebrpren\u00eb, nuk hoq\u00ebn dor\u00eb nga ideja e kryengritjes \u00e7lirimtare kund\u00ebrosmane. Ata i vazhduan p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i shkrir\u00eb komitetet shqiptare lokale n\u00eb nj\u00eb komitet komb\u00ebtar, p\u00ebr formimin e komitetit qendror komb\u00ebtar dhe p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e kryengritjes s\u00eb armatosur. Por, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23082,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-23078","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23078","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23078"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23078\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23078"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23078"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23078"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}