{"id":23426,"date":"2016-07-13T21:03:06","date_gmt":"2016-07-13T19:03:06","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=23426"},"modified":"2019-12-26T06:44:03","modified_gmt":"2019-12-26T05:44:03","slug":"reagim-pergjigje-ndaj-dilemave-te-mehmet-krajes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/reagim-pergjigje-ndaj-dilemave-te-mehmet-krajes\/","title":{"rendered":"Reagim \u2013 P\u00ebrgjigje ndaj dilemave t\u00eb Mehmet Krajes"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_23434\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-23434\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Gen-Kelmendi.jpg\" alt=\"Gen KELMENDI\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-23434\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Gen-Kelmendi.jpg 381w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/Gen-Kelmendi-300x300.jpg 300w\" sizes=\"auto, (max-width: 250px) 100vw, 250px\" \/><p id=\"caption-attachment-23434\" class=\"wp-caption-text\">Gen KELMENDI<\/p><\/div>\n<p><em>(Reagim ndaj shkrimit t\u00eb Mehmet Krajes, dhe p\u00ebrgjigje ndaj dilemave t\u00eb tij)<\/em><\/p>\n<p>\u25cf Lufta mes Mehmet Krajes dhe sindikalist\u00ebve t\u00eb BIK-ut p\u00ebr marrjen e bajrakut t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr kukull\u00ebs perendimore \u2013 \u201cvehabizmit\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimi i tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebve t\u00eb muajti t\u00eb Ramazanit, duket se p\u00ebr disa ka qen\u00eb m\u00ebse i pritur, p\u00ebr t\u00eb shprehur reagimet dhe mosdurimin fetar ndaj fenomenit t\u00eb rritjes s\u00eb praktikues\u00ebve t\u00eb besimit Islam.<\/p>\n<p>Brenda dy dite, kemi par\u00eb disa reagime nga publicist\u00eb dhe figura t\u00eb ndryshme, q\u00eb atakojn\u00eb frym\u00ebn fetare n\u00eb vend.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-1.png\" alt=\"foto nr. 1\" width=\"219\" height=\"196\" class=\"alignright size-full wp-image-23427\" \/><\/p>\n<p>1. E filloj Musafa Bajrami, me nj\u00eb storie patetike q\u00eb i kishte ndodhur [1], duke treguar se sa ishte duke udh\u00ebtuar me vetur\u00ebn e tij, s\u00eb bashku me t\u00eb ishte nj\u00eb djalosh, i af\u00ebrm i tij, e q\u00eb gjat\u00eb atij udh\u00ebtimi ai i kishte th\u00ebn\u00eb se muzika \u00ebsht\u00eb e ndaluar (haram) &#8211; nd\u00ebrsa Mustafa Bajramit i kishte penguar botkuptimi i atij djaloshit, opinioni i tij, dhe e kishte \u00e7&#8217;nderuar musafirin e tij duke e akuzuar at\u00eb n\u00eb publik, edhe pse e kishte t\u00eb af\u00ebrm!<\/p>\n<p>Dhe \u00e7uditrisht, bot\u00ebkuptimi i atij djaloshit, mendimi i tij, dhe m\u00ebnyra se si ai ka krijuar p\u00ebrceptimin p\u00ebr nj\u00eb dukuri t\u00eb caktuar (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast muzik\u00ebs) qenka bindje esktremiste dhe vehabiste, nd\u00ebrsa p\u00ebrbuzja q\u00eb ja b\u00ebri Mustafa Bajrami atij, duke e nxjerrur &#8220;gabimin&#8221; e tij n\u00eb publik, duke e akuzuar at\u00eb n\u00eb publik p\u00ebr bindjet q\u00eb ai kishte, duke mos e duruar mendimin ndryshe \u2013 kjo qenka fetari, mesatari, dhe moral i islamit &#8220;tradicional&#8221;!<\/p>\n<p>Mustafa Bajrami, i frustruar nga reagimet q\u00eb kishte marr p\u00ebr mosdurim fetar\u00eb, u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me nj\u00eb shkrim tjet\u00ebr, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit synonte t&#8217;ia imponoj me \u00e7do kusht komunitetit musliman\u00eb mitin e Skenderbeut, duke i konsideruar &#8220;anti-islamista&#8221; t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk e unifikojn\u00eb identitetin komb\u00ebtar\u00eb me figur\u00ebn e Skenderbeut [2], i cili masakroj me qindra shqiptar\u00eb musliman\u00eb t\u00eb cil\u00ebt nuk pranuan t\u00eb heqin dor\u00eb nga besimi i tyre.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb e predikimit t\u00eb tij, duke i konsideruar anti-islamista t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb mendim ndryshe p\u00ebr figur\u00ebn e Skenderbeut, a nuk \u00ebsht\u00eb imponim i dhunsh\u00ebm, q\u00eb do t\u2019u shkonte p\u00ebr shtati m\u00eb shum\u00eb \u201cvehabist\u00ebve\u201d se sa nj\u00eb filozofi sufist i cili pretendon \u201criformimin e Islamit\u201d?!<\/p>\n<p>2. E vazhdoj k\u00ebt\u00eb avaz kolegu i Mustafa Bajramit, Xhabir Hamiti, i cili gjat\u00eb replikimit n\u00eb storien q\u00eb i kishte ndodhur bashk\u00ebmendimitarit t\u00eb tij sindikalist, p\u00ebr at\u00eb djaloshin, t\u00eb af\u00ebrmin e Mustafa Bajramit, q\u00eb kishte shprehur nj\u00eb mendim t\u00eb tij rreth muzik\u00ebs, ky kishte treguar mosdurim fetar\u00eb, sa q\u00eb shkon aq larg\u00eb sa shpreh qendrime \u00e7&#8217;njer\u00ebzore ndaj tij duk\u00eb th\u00ebn\u00eb: &#8220;Pse nuk e qitshe prej kerrit&#8230;&#8221;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-2.png\" alt=\"foto nr. 2\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-23428\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-2.png 477w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-2-300x43.png 300w\" sizes=\"(max-width: 477px) 100vw, 477px\" \/><\/p>\n<p>\u00c7uditrisht, t\u00eb kesh nj\u00eb mendim, opinion, rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuar, \u00e7oft\u00eb ajo p\u00ebr muzik\u00ebn e t\u00eb ngjashme, qenka ekstremiz\u00ebm fetar\u00eb, vehabiz\u00ebm, dhe meritojka ushtrim t\u00eb dhun\u00ebs e mosdurimit fetar\u00eb, nd\u00ebrsa, t\u00eb mos e durosh personin tjet\u00ebr i cili shpreh nj\u00eb mendim dhe q\u00ebndrim t\u00eb tij, i cili ka krijuar nj\u00eb p\u00ebrceptim ndryshe p\u00ebr nj\u00eb dukuri t\u00eb caktuar, ta akuzosh at\u00eb p\u00ebr injoranc\u00eb, prapambeturi, ekstremiz\u00ebm fetar\u00eb, vehabiz\u00ebm, e terme t\u00eb tjera qesharake, dhe t\u00eb shkosh aq larg sa t\u00eb shpreh\u00ebsh sjellje t\u00eb dhunshme duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;ta nxjerrim nga vetura pasi ai mendon ndryshe nga un\u00eb&#8221; &#8211; kjo qenka n\u00eb rregull, kjo qenka mesatare, &#8220;islam tradicional&#8221;, dhe kjo qenka ai &#8220;islami i reformuar&#8221; i sindikalist\u00ebve t\u00eb BIK-ut q\u00eb ata trumpetojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb aq fort\u00eb!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-3.png\" alt=\"foto nr. 3\" width=\"183\" height=\"229\" class=\"alignright size-full wp-image-23429\" \/><\/p>\n<p>Rikujtojm\u00eb se, kur n\u00eb shtator t\u00eb 2015-t\u00ebs, kur n\u00eb Meke ndodhi nj\u00eb tragjedi, kur nj\u00eb grup besimtar\u00ebsh q\u00eb po largoheshin nga vendi i shenjt\u00eb i Qab\u00ebs u p\u00ebrplas me nj\u00eb tjet\u00ebr grup q\u00eb po l\u00ebvizte n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt dhe me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin vendosur n\u00eb tenda aty pran\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur 717 persona, Xhabir Hamiti kishte reaguar n\u00eb rrjetin e tij social duke akuzuar hierarkin fetare t\u00eb Arabis\u00eb Saduite, duke th\u00ebn\u00eb se kjo tragjedi ishte si rezultat i mos-reformave n\u00eb juridiksionin islam [3], q\u00eb shteti i Arabis\u00eb Saudite po e mban\u00eb peng jet\u00ebn fetare t\u00eb musliman\u00ebve! Pra, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb ndodhur, Hamiti nuk kursej s\u00eb akuzuari shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i besojn\u00eb dhe pasojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte tradit\u00ebn profetike, dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk pranojn\u00eb pazar\u00ebll\u00ebqet e agjentave t\u00eb huaja p\u00ebr \u201criformimin e Islamit\u201d.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-4.png\" alt=\"foto nr. 4\" width=\"272\" height=\"314\" class=\"alignright size-full wp-image-23430\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-4.png 272w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-4-260x300.png 260w\" sizes=\"auto, (max-width: 272px) 100vw, 272px\" \/><\/p>\n<p>3. E p\u00ebrfundoj n\u00eb fund k\u00ebt\u00eb orkestrim t\u00eb mosdurimit fetar\u00eb, Mehmet Kraja, akademiku i cili tregoj munges\u00eb t\u00eb akademis\u00eb s\u00eb etik\u00ebs ndaj\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb t\u00ebr\u00eb besimtar\u00ebsh, me nj\u00eb shkrim t\u00eb tij [4], her\u00eb duke i\u2019u mbajtur nasihat (k\u00ebshillim) atyre, her\u00eb duke i penalizuar ata, e her\u00eb duke insistuar n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb rankoviqiane t\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb fetarve n\u00eb lindje, ngase mosqytetrimi i tyre bie ndesh me qytetrimin sekularist perendimor\u00eb. Vet\u00eb perdroimi i termeve t\u00eb tilla, paraqet munges\u00eb akademike t\u00eb t\u00eb shkruarit t\u00eb qytetruar, pra \u00ebsht\u00eb joqyteturese dhe joakademike t\u2019a p\u00ebrjashtosh tjetrin nga hap\u00ebsira ku ai jeton p\u00ebr shkakun e bindjeve t\u00eb tija.<\/p>\n<p>E \u00e7udit\u00ebshmja e shkrimit t\u00eb Mehmet Krajes \u00ebsht\u00eb se ai vet b\u00ebn\u00eb pyetje, dhe m\u00eb pas ai vet\u00eb p\u00ebrgjigjet! Sa q\u00eb, p\u00ebrgjigjet e tij jan\u00eb t\u00eb nj\u00eban\u00ebshme, ndon\u00ebse flet nga pozicioni i nj\u00eb akademiku!<\/p>\n<p>Poashtu, shkrimin e kishte filluar duke th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshrion t\u00eb diskutoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb civilizuar, pa sharje dhe ofendime. M\u00eb pas, pasi vet\u00eb b\u00ebn\u00eb pyetje dhe vet\u00eb p\u00ebrgjigjet, shpreh akuza dhe ofendime ndaj<\/p>\n<p>besimtar\u00ebve t\u00eb besimit islam, duke i denigruar ata me gjuh\u00eb t\u00eb standarizuar \u2013 sipas tij! Prap, kjo qasje e tij, k\u00ebto akuza, n\u00ebnqmime e sharje e ofendime q\u00eb ia b\u00ebn\u00eb komunitetit musliman\u00eb, i jap nga pozicioni i t\u00eb qenurit akademik!<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjuh\u00eb e till\u00eb, nj\u00eb ciniz\u00ebm i tejskajsh\u00ebm, me akuza e ofendime, a nuk \u00ebsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb form\u00eb e ekstremizmit?!<\/p>\n<p><strong>\u25cf Dilemat e Mehmet Krajes &#8211; t\u2019i p\u00ebrgjigjemi atij<\/strong><\/p>\n<p>Pyetjet q\u00eb ngriti Mehmet Kraja, ndon\u00ebse ai vet\u00eb u p\u00ebrgjigj dhe i zgjidhi ato, gjithnj\u00eb sipas p\u00ebrceptimeve t\u00eb tij, e jo sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, &#8211; k\u00ebtyre dilemave do t\u00eb i\u2019u p\u00ebrgjigjemi n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb \u2013 gjith\u00ebsesi, pa b\u00ebr\u00eb pyetje e duke japur pastaj vet\u00eb p\u00ebrgjigjen.<\/p>\n<p>Pyetja e Mehmet Krajes: \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebni me Kosov\u00ebn? Ku do ta \u00e7oni at\u00eb, n\u00eb Lindje apo n\u00eb Per\u00ebndim? N\u00ebse pandehni se Kosov\u00ebn e keni b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb shtet islamik, mos e harroni kund\u00ebrshtimin ton\u00eb (tash p\u00ebr tash t\u00eb heshtur), sot dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Themi se sqarimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ka dy kuptime. E para: n\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ne ve\u00e7\u00ebse jemi nj\u00eb shtet Islamik, kjo p\u00ebr faktin se disa njer\u00ebz mendojn\u00eb se vendet islame jan\u00eb (vet\u00ebm) ato ku gjykohet me sheriatin (legjislacionin islam), por kjo \u00ebsht\u00eb prej injoranc\u00ebs s\u00eb tij (q\u00eb mendon k\u00ebshtu), ngase vendet islame jan\u00eb t\u00eb gjitha ato n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ekzistojn\u00eb (gjenden) shenjat e islamit, si\u00e7 jan\u00eb: namazet, thirrja e ezanit, agj\u00ebrimi dhe festa (ku falen dhe festohen festa e fit\u00ebr bajramit dhe kurban bajramit). [5]<\/p>\n<p>E dyta: N\u00eb aspektin e kulturalizmit, se si po e transferojm\u00eb ne kultur\u00ebn ton\u00eb, nga t\u00eb qenurit europian n\u00eb at\u00eb lindor\u00eb, apo anasjelltas, ne nuk ushqejm\u00eb nj\u00eb mend\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, ngase m\u00ebsimet fetare nuk bien ndesh me hegjemonin\u00eb kulturore, dhe Islami si sistem universal nuk insiston q\u00eb njeriu t\u00eb desocializohet nga mjedisi q\u00eb ai jeton, por k\u00ebrkon nga ai koherenc\u00ebn, q\u00eb njeriu t\u2019i p\u00ebrshtatet ambientit dhe shoq\u00ebris\u00eb ku ai jeton, \u00e7do her\u00eb duke ruajtur vleret dhe parimet e besimit t\u00eb tij. Vet\u00eb sistemi politik q\u00eb kan\u00eb ngritur europianet sekularist, e ng\u00ebrthen n\u00eb vete diversitetin e kulturalizmave t\u00eb ndrysh\u00ebm, dhe krijon hapsir\u00eb q\u00eb \u00e7do njeri, pavarsisht kultur\u00ebs s\u00eb tij, qoft\u00eb ajo kultur\u00eb e besimit, kultur\u00eb e veshjes, e tradit\u00ebs, etj, t\u00eb jet\u00eb i barabart\u00eb dhe t\u2019i g\u00ebzoj t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat sikurse nj\u00eb euorpian laik, nj\u00eb franqeskan.<\/p>\n<p>Pra, pavarsisht\u00eb se \u00e7far\u00eb orientimi kemi, si dukemi dhe si vishemi, kjo nuk e d\u00ebmton imazhin e identitetit ton\u00eb si shoq\u00ebri, nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr integrimin ton\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe qytetrimin europian, ngase vet\u00eb europa nga ngritur statuja e tilla, t\u00eb multikuluralizmit dhe bashkjetes\u00ebs mes shum\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>E treta: Do t\u00eb japi nj\u00eb p\u00ebrgjigje m\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, duke goditur koshienc\u00ebn dhe dilemat e Mehmet Krajes n\u00eb lidhje me t\u00eb adhm\u00ebn e shtetit ton\u00eb, n\u00eb aspektin e sistemit politik e kushtetues, se n\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb ta sh\u00ebndrojm\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova ka kushtetut\u00ebn e saj, si aktin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb juridik, dhe ka nj\u00eb sistem t\u00eb moderuar demokratik, me tipare t\u00eb parlamentarizmit. Kjo jap hapsir\u00ebn e veprimit t\u00eb \u00e7do lloj forme t\u00eb ushtrimit t\u00eb politikave q\u00eb nuk bien ndesh me kushtetut\u00ebshm\u00ebrin\u00eb e vendit. Poashtu, t\u00eb proklamuarit e politikave t\u00eb nj\u00eb sistemi tjet\u00ebr nuk bie ndesh me kusht\u00ebtut\u00ebn, p\u00ebrderisa ajo nuk prek\u00eb themelet dhe materien e saj, esencialen. Dhe, \u00e7do form\u00eb q\u00eb ndihmon forcimin e s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese, qoft\u00eb duke inkorperuar n\u00eb t\u00eb nj\u00eb ligj nga sistemet tjera, \u00ebsht\u00eb juridikisht e pranueshme dhe kushtetuese.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim themi se ne pretendojm\u00eb q\u00eb ta forcojm\u00eb kusht\u00ebtut\u00ebn ton\u00eb duke inkorpuruar n\u00eb t\u00eb ligje, qofshin ato nga sheriati, t\u00eb cilat natyra kushtetuese e sistemi ton\u00eb i pranon dhe bashk\u00ebvepron me to. Pra, nj\u00eb bashkdeg\u00ebzim i dy sistemeve t\u00eb inkorpuruara n\u00eb nj\u00eb Kushtetut\u00eb.<\/p>\n<p>Shembulli m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb rasti i SHBA-s\u00eb. Kur Thomas Jefferson-i p\u00ebrpiloj Deklarat\u00ebn e Pavarsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb me 1776, sipas disa burimeve t\u00eb jurist\u00ebve amerikan thuhet se Kurani ka qen\u00eb referenc\u00eb e tij, nga ku \u00ebsht\u00eb inspiruar t\u00eb shkruaj p\u00ebr lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-5.png\" alt=\"foto nr. 5\" width=\"146\" height=\"222\" class=\"alignright size-full wp-image-23431\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1765, nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet p\u00ebrpara se t\u00eb kompozohej Deklarata e Pavar\u00ebsis\u00eb, Thomas Jefferson kishte bler\u00eb nj\u00eb Kur&#8217;an. Kjo sh\u00ebnoj v\u00ebt\u00ebm fillimin e interesimit t\u00eb tij p\u00ebr Islamin, dhe pas leximit (studimit) t\u00eb Kur&#8217;anit q\u00eb ai b\u00ebri, ai vazhdoj t\u00eb blej\u00eb libra t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb lindjen e mesme, libra me karakter historik dhe fetar\u00eb, duke marr sh\u00ebnime t\u00eb gj\u00ebra mbi Islamin p\u00ebr tu frym\u00ebzuar k\u00ebshtu t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb &#8220;common law&#8221; ligjin zakonor Anglez, i cili do t\u00eb sh\u00ebrbente m\u00eb pas si burim p\u00ebr p\u00ebrpilimin e Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavarsis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb. Idet\u00eb e tilla i shpalos\u00eb Denise A. Spellberg, nj\u00eb profesoresh\u00eb e studimeve t\u00eb lindjes s\u00eb mesme n\u00eb Universitetin e Teksasit n\u00eb Austin, n\u00eb librin e saj &#8220;Thomas Jefferson&#8217;s Qur&#8217;an: Islam and the Founders&#8221; [6]<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme n\u00eb Washington ekzistojn\u00eb vendimet me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb krijuar dhe mb\u00ebshtetur legjislacioni kushtetu\u00ebs Amerikan, ku Kur&#8217;ani ka qen\u00eb shtyll\u00eb e atij legjislacioni. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb &#8220;friz&#8221; [7] q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb dhom\u00ebn e ul\u00ebt ku gjyqtar\u00ebt kryesor\u00eb ulen dhe marrin vendime (b\u00ebjn\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb). Kjo &#8220;friz&#8221; nderon p\u00ebr idet\u00eb dhe parimet q\u00eb ishin frym\u00ebzuar p\u00ebr sistemin Amerikan ligjor\u00eb, dhe nj\u00eb nga dokumentet baz\u00eb t\u00eb paraqitura n\u00eb &#8220;friz&#8221; \u00ebsht\u00eb Kur&#8217;ani.<\/p>\n<p>Poashtu, n\u00eb kryeqytetin Amerikan (Washington), &#8220;Thomas Jefferson&#8221; p\u00ebrmban biblioteken e Kongresit, nj\u00ebherit institucioni m\u00eb i vjet\u00ebr kulturor\u00eb n\u00eb Washington, i cili p\u00ebrfundoj n\u00eb shekullin IXI. Rreth kupol\u00ebs brenda dhom\u00ebs s\u00eb leximit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mural (vizatim n\u00eb mur), i cili \u00ebsht\u00eb menduar t\u00eb paraqes kombin dhe idet\u00eb q\u00eb i kontribuan m\u00eb s\u00eb shumti qytet\u00ebrimit dhe legjislacionit Amerikan dhe si nj\u00eb befasi p\u00ebr historian\u00ebt dhe jurist\u00ebt, mund t\u00eb jet\u00eb se k\u00ebtu n\u00eb mes \u00ebsht\u00eb edhe Islami.<\/p>\n<p>Poashtu, n\u00eb Gjykaten e Washingtonit, kur gjyqtar\u00ebt japin betimin (se do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb me drejt\u00ebsi), \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kopje e Kur&#8217;anit para se cil\u00ebs duhen t\u00eb betohen. N\u00eb fakt, ky Kur&#8217;an i cili p\u00ebrb\u00ebhet nga dy v\u00ebllime (si\u00e7 s\u00e7aron kongresmeni Keith Elison) ka inicialet T.J. q\u00eb dmth Thomas Jefferson.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-6.png\" alt=\"foto nr. 6\" width=\"155\" height=\"206\" class=\"alignright size-full wp-image-23432\" \/><\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vitin 1935 Gjykata Supreme n\u00eb SHBA e shpall\u00eb Muhammedin (alejhi Selam) si nj\u00eb nd\u00ebr ndiku\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb mbi ligjin [8].<\/p>\n<p>Statuja e Muhamedit p\u00ebr vite me radh\u00eb ishte e vendosur mbi nd\u00ebrtes\u00ebn e Gjykates n\u00eb New York, sipas nj\u00eb shkrimi t\u00eb \u201cThe New York Times\u201d[9]. N\u00eb vitin 1905, nj\u00eb num\u00ebr statujash u vendos\u00ebn mbi nd\u00ebrtes\u00ebn e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Manhattan. Mes tyre edhe nj\u00eb statuj\u00eb e profetit t\u00eb Islamit, Muhamedit. Ideja ishte q\u00eb t\u00eb nderoheshin legjislator\u00ebt m\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs dhe projektuesit vendos\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe Muhamedin. Ideja ishte q\u00eb t\u00eb nderohej profeti si dhe mysliman\u00ebt n\u00eb kuadrin e nderimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kishin luajtur nj\u00eb rol n\u00eb historin\u00eb e ligjb\u00ebrjes s\u00eb shtetit amerikan.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb u than m\u00eb lart\u00eb japin p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sistemi islam \u2013 sheriati \u2013 nuk bie ndesh me vlerat qytetu\u00ebse t\u00eb perendimit, madje, vet\u00eb sistemi demokratik \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi baz\u00ebn e shum\u00eb<\/p>\n<p>parimeve dhe ligjeve t\u00eb nxjerrura nga sheriati Islam. Mendoj se me k\u00ebto shembuj t\u00eb thjesht\u00eb i\u2019u kemi p\u00ebrgjigjur dilemave t\u00eb Mehmet Krajes, se \u00e7far\u00eb shteti d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ne.<\/p>\n<p><strong>\u25cf Pyetje p\u00ebr Mehmet Krajen<\/strong><\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjem vet n\u00eb pyetjet q\u00eb i b\u00ebj\u00eb, sikurse b\u00ebri Mehmet Kraja n\u00eb shkrimin e tij, tek sa p\u00ebrgjigjej n\u00eb pyetjet q\u00eb vet i b\u00ebnte!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2000 n\u00eb Shkup \u00ebsht\u00eb botuar libri \u201cBall\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me vdekjen\u201c i Nafi \u00c7egranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 &#8211; deri n\u00eb vitin 1980 ka punuar n\u00eb Sektorin II t\u00eb Sh\u00ebrbimin Sekret t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror\u00eb, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb, n\u00eb Shkup. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr ish-udbashi \u00c7egrani n\u00eb mes tjerash spikat\u00eb hapur veprimtarin\u00eb e k\u00ebtij sh\u00ebrbimi fam\u00ebkeq n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb ish-Jugosllavi, dhe i b\u00ebn\u00eb publike disa emra t\u00eb \u201celit\u00ebs intelektuale\u201c q\u00eb iu \u201cshit\u00ebn\u201c falas k\u00ebtij sh\u00ebrbimi sekret. [10]<\/p>\n<p>\u00c7egrani n\u00eb faqen 129 &#8211; 130 t\u00eb librit \u201cBall\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me vdekjen\u201c shkruan: \u201cEdhe pas Plenumit t\u00eb Brioneve dhe r\u00ebnies s\u00eb Rankoviqit, vazhdon spiunazhi n\u00eb mes shqiptar\u00ebve si n\u00eb Maqedoni, ashtu edhe n\u00eb Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi dhe Shqip\u00ebri. Gati t\u00eb gjitha redaksit\u00eb e gazetave dhe t\u00eb radiotelevizioneve n\u00eb Maqedoni dhe Kosov\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb qendra rezidente, me t\u00eb cilat SDB\u2019ja (UDB\u2019a &#8211; Sh.B) vite me radh\u00eb e sinkronizonte veprimtarin\u00eb e vet t\u00eb err\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. N\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb SDB t\u00eb Kosov\u00ebs vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, k\u00ebtij sh\u00ebrbimi sekret iu &#8220;shit\u00ebn&#8221; falas edhe shum\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb &#8220;Rilindjes&#8221;, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, nd\u00ebrsa n\u00eb Televizionin e Prishtin\u00ebs &#8211; Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Arkivin Historik t\u00eb Kosov\u00ebs etj.\u201c &#8211; p\u00ebrfundon citati. [11]<\/p>\n<p>Ajo \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nga akademiku i cili n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb joakademike nxiti nj\u00eb debat t\u00eb panevojsh\u00ebm, duke shar\u00eb e ofenduar pa ndriquar dhe reflektuar di\u00e7ka konkrete, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb akademike ndaj k\u00ebtyre akuzave t\u00eb Nafi \u00c7erganit, i cili emrin e tij e kishte p\u00ebrmendur n\u00eb list\u00ebn e UDB-sh\u00ebve. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e tij p\u00ebr k\u00ebto akuza, a \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mehmet Kraja udbash apo jo?! Presim nj\u00eb p\u00ebrgjigjje akademike, nga akademiku q\u00eb harroj akademin\u00eb e t\u00eb shkruarit tek sa shkruajti p\u00ebr komunitetin musliman, duke i shar\u00eb e ofenduar ata.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-7.jpg\" alt=\"foto nr. 7\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignright size-full wp-image-23433\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-7.jpg 520w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/foto-nr.-7-300x234.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 520px) 100vw, 520px\" \/><\/p>\n<p><strong>\u25cf P\u00ebr \u201cmusliman\u00ebt e Facebook-ut\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Realisht, shkrimin e Mehmet Krajes duhet ta analizojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr, t\u00eb lexojm\u00eb mes rreshtave q\u00eb ai ka shkruar, p\u00ebr t\u00eb nxjerrur nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb madh, ngase ne duke u marrur vet\u00ebm me an\u00ebn negative q\u00eb shkrimi paraqet, nuk arijm\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb se n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb ai shkrim ka aspekte shum\u00eb t\u00eb dobishme p\u00ebr &#8220;musliman\u00ebt e facebooku-ut&#8221;.<\/p>\n<p>E para: N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkrimit, Mehmet Kraja flet p\u00ebr praktikat e veshjes s\u00eb besimtar\u00ebve musliman; shamijat, pantollonat e shkurta, mjekrrat, etj, duke i atakuar ato me vlerat qytetru\u00ebse europiane, duke insistuar se ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb dimension tjet\u00ebr shoq\u00ebror\u00eb, n\u00eb nj\u00eb shtet me orientim drejt\u00eb perendimit, dhe jo lindjes.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb nxjerrim nga kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, sot kemi shum\u00eb praktikues t\u00eb besimit Islam t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb komplekse ndaj besimit t\u00eb tyre. N\u00ebse u k\u00ebrkohet atyre q\u00eb t&#8217;a praktiokojn\u00eb nj\u00eb dispozit\u00eb fetare, qoft\u00eb mbulesa e femr\u00ebs, mjekrra, veshja sipas tradit\u00ebs profetike, etj, ata nuk do t\u00eb ishin n\u00eb gjendje t&#8217;a realizonin at\u00eb me arsyetimin se &#8220;jetojm\u00eb n\u00eb europ\u00eb, nuk mund ta aplikojm\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb dhe dispozit\u00eb t\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt p\u00ebr vendin ton\u00eb&#8221; etj etj&#8230;<\/p>\n<p>Diagonalja q\u00eb nxjerrim nga kjo pik\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti se disa besimtar\u00eb musliman\u00eb me pavet\u00ebdije bashkohen n\u00eb nj\u00eb paralele t\u00eb njejt\u00eb me Mehmet Krajen. T\u00eb qenurit europian, dhe t\u00eb jetuarit n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb till\u00eb, duke praktikuar besimin, qenka problematike si p\u00ebr Mehmet Krajen ashtu dhe p\u00ebr disa besimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb! A nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte kjo nj\u00eb argument i fuqish\u00ebm q\u00eb cilido q\u00eb ka kompleksitet ndaj besimit t\u00eb tij, q\u00eb mendon se ta bart\u00ebsh mbulesen Islame, qoft\u00eb ajo mbules\u00eb e thjesht\u00eb apo ferexhe, dhe ta bart\u00ebsh mjekrr\u00ebn e gjat\u00eb apo t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u2019i mbash pantollonat e shkurt\u00ebra etj, qenkan ekstremiz\u00ebm dhe jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr mjedisin ku ne jetojm\u00eb, &#8211; ta ndryshoj qasjen e tyre q\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb njejt\u00eb an\u00eb dhe paralele me ata q\u00eb akuzojn\u00eb dhe p\u00ebrlloqin besimin ton\u00eb?<\/p>\n<p>E dyta: N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb shkrimit t\u00eb tij, Mehmet Kraja flet p\u00ebr nj\u00eb dukuri tejet prezente dhe t\u00eb ndjeshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00eb ai flet, do t\u00eb duhej ta vler\u00ebsonim tej mase dhe ta falenderonim p\u00ebr nasihatin (k\u00ebshillat) q\u00eb u\u2019a adreson besimtar\u00ebve. Ai flet n\u00eb kompetencat e nj\u00eb Shejhu Islam, nj\u00eb hoxhe i cili k\u00ebshillon xhematin e tij. Sa q\u00eb, k\u00ebshillat dhe nasihatet e tilla fare pak mund t&#8217;i nd\u00ebgjosh t\u00eb fliten n\u00eb xhamijat e musliman\u00ebve!<\/p>\n<p>&#8220;Shejtani e tha t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn&#8221; &#8211; tha Muhammedi (alejhi Selam) tek sa i shpejgonte shokut t\u00eb tij, Ebu Hurejres, ngjarjen e madhe q\u00eb i kishte ndodhur atij me at\u00eb njeriun q\u00eb e kishte z\u00ebn\u00eb duke vjedhur tri her\u00eb, tek sa ai po b\u00ebnte roje!<\/p>\n<p>Thirrjet e Mehmet Krajes p\u00ebr vet\u00ebdijesim politik t\u00eb besimtar\u00ebve musliman\u00eb, q\u00eb ata t\u00eb mos jen\u00eb instrument i pushtetit, q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrdoren politikisht nga ordiner\u00ebt dhe kriminel\u00ebt politik, jan\u00eb m\u00ebse t\u00eb q\u00eblluara. N\u00ebse lexon rreshtat tek sa Mehmet Kraja mban\u00eb nasihat (k\u00ebshilla) drejtuar besimtar\u00ebve musliman\u00eb, duke e p\u00ebrshkruar gjendjen e tyre, m\u00ebnyren se si politika dhe pushteti i p\u00ebrdor\u00eb ata p\u00ebr q\u00ebllime e tyre, kupton se dialogjet e tilla dhe k\u00ebshillat e tilla nuk mund t&#8217;i gjesh t\u00eb fliten as n\u00eb xhamij! Fatkeq\u00ebsisht kemi hoxhallar\u00eb q\u00eb filtrojn\u00eb me njer\u00ebz t\u00eb politik\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb rreshtohen pas tyre, pavarsisht q\u00eb ata jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr interesave s\u00eb musliman\u00ebve! Nd\u00ebrsa, nasihatet (k\u00ebshillat) e Mehmet Krajes n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, jan\u00eb &#8220;t\u00eb arta&#8221; dhe atakojn\u00eb fuqish\u00ebm k\u00ebt\u00eb realitet.<\/p>\n<p>P\u00ebrse ne nuk lexojm\u00eb mes rreshtave kur dikush shkruan keq p\u00ebr ne?! Por gjithmon\u00eb ndalemi tek gj\u00ebrat q\u00eb na atakojn\u00eb dhe miremi vet\u00ebm me akuzat! Edha nga nj\u00eb shkrim i cili \u00ebsht\u00eb i mbushuar me akuza t\u00eb padrejta ndaj nesh, ne mund t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund themi se nuk do t\u00eb duhet t\u00eb hargjojm\u00eb shum\u00eb energji rreth njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb fam\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ngritur n\u00eb krahun ton\u00eb, duke na sulmuar ne, &#8220;kritiko q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh i njohur&#8221;, mir\u00ebpo pasi k\u00ebto sulme erdh\u00ebn nga nj\u00eb akademik, at\u00ebher\u00eb e ndjem\u00eb vet\u00ebn t\u00eb detyruar dhe p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb japur nj\u00eb shpjegim rreth dilemave q\u00eb ai ngriti &#8211; dhe kjo p\u00ebrgjigje e jona le t\u00eb sh\u00ebrbej p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb<\/p>\n<p>paragjykime dhe dilema t\u00eb tilla, ngase ne nuk mund t\u00eb miremi me \u00e7do k\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon debatin dhe diskutimin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>(Autori \u00ebsht\u00eb studiues i Shkencave Juridike)<\/strong><\/p>\n<p><strong>REFERENCA<\/strong><\/p>\n<p>[1] 06 July 2016 \u2013 Mustafa Bajrami: https:\/\/www.facebook.com\/mustafa.bajrami\/posts\/10208045972681269?pnref=story<\/p>\n<p>[2] 08 July 2016 \u2013 Mustafa Bajrami: https:\/\/www.facebook.com\/mustafa.bajrami\/posts\/10208058194146798<\/p>\n<p>[3] 25 September 2015 \u2013 Xhabir Hamiti: Ja kush e ka fajin p\u00ebr tragjedin\u00eb e Mek\u00ebs http:\/\/www.telegrafi.com\/hamiti-tragjedia-ne-meke-pasoje-e-ritualeve-te-vjetra-fetare\/<\/p>\n<p>[4] 08 July 2016 \u2013 Mehmet Kraja: Let\u00ebr mysliman\u00ebve t\u00eb Facebook-ut http:\/\/www.gazetaexpress.com\/oped\/leter-myslimaneve-te-facebook-ut-223719\/<\/p>\n<p>[5] \u201cSherh Sahih el Buharij\u201d v\u00ebllimi 2, &#8211; Imam Muhamed bin Salih el Uthejmin.<\/p>\n<p>[6] Denise A. Spellberg, &#8220;Thomas Jefferson&#8217;s Qur&#8217;an: Islam and the Founders\u201d http:\/\/www.npr.org\/2013\/10\/12\/230503444\/the-surprising-story-of-thomas-jeffersons-quran<br \/>\n06 November 2013 \u2013 \u201c15 Historia Minute\u201d Institue, \u201cThomas Jefferson\u2019s Qur\u2019an\u201d https:\/\/15minutehistory.org\/2013\/11\/06\/episode-30-thomas-jeffersons-quran\/<\/p>\n<p>[7] Islam in America \u2013 (Documentary) Thomas Jefferson&#8217;s Quran https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=mdhZgyVeg_c <\/p>\n<p>[8] \u201cProphet Muhammad honored by U.S. Supreme Court as one of the greatest lawgivers of the world in 1935&#8221; http:\/\/www.sharia101.org\/prophet-muhammad-honored-by-us-supreme-court.php The Wall street Journal: \u201cMuhammad Sculpture Inside Supreme Court a Gesture of Goodwill\u201c http:\/\/blogs.wsj.com\/law\/2015\/01\/14\/muhammad-sculpture-inside-supreme-court-a-gesture-of-goodwill\/ <\/p>\n<p>[9] Pse ishte hequr statuja e Muhamedit n\u00eb New York? http:\/\/www.telegrafi.com\/pse-ishte-hequr-statuja-e-muhamedit-ne-new-york\/<br \/>\nA Statue of Muhammad on a New York Courthouse, Taken Down Years Ago http:\/\/www.nytimes.com\/2015\/01\/10\/nyregion\/a-statue-of-muhammad-on-a-new-york-courthouse-taken-down-years-ago.html <\/p>\n<p>[10] 25 July 2011 &#8211; AGJENCIONI FLORIPRESS, \u201cNafi Cegrani:UDB-ja kontrollonte KOS-in\u201d http:\/\/floripress.blogspot.com\/2011\/07\/nafi-cegraniudb-ja-kontrollonte-kos-in.html<\/p>\n<p>[11] Nafi \u00c7ergani, \u201cBall\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me vdekjen\u201c, faqe 129 \u2013 130.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Reagim ndaj shkrimit t\u00eb Mehmet Krajes, dhe p\u00ebrgjigje ndaj dilemave t\u00eb tij) \u25cf Lufta mes Mehmet Krajes dhe sindikalist\u00ebve t\u00eb BIK-ut p\u00ebr marrjen e bajrakut t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr kukull\u00ebs perendimore \u2013 \u201cvehabizmit\u201d P\u00ebrfundimi i tridhjet\u00eb (30) dit\u00ebve t\u00eb muajti t\u00eb Ramazanit, duket se p\u00ebr disa ka qen\u00eb m\u00ebse i pritur, p\u00ebr t\u00eb shprehur reagimet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23434,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2182],"class_list":["post-23426","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-gen-kelmendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23426"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23426\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57289,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23426\/revisions\/57289"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23434"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}