{"id":250,"date":"2013-06-12T16:21:09","date_gmt":"2013-06-12T14:21:09","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=250"},"modified":"2020-05-08T04:55:11","modified_gmt":"2020-05-08T02:55:11","slug":"sipas-historianit-turk-skenderbeu-me-pak-i-rendesishem-se-guvernatori-me-i-vogel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/sipas-historianit-turk-skenderbeu-me-pak-i-rendesishem-se-guvernatori-me-i-vogel\/","title":{"rendered":"Sipas historianit turk, Sk\u00ebnderbeu m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se guvernatori m\u00eb i vog\u00ebl"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/skenderbeu.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-58328\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/skenderbeu.jpg 580w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/skenderbeu-300x175.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 580px) 100vw, 580px\" \/><\/p>\n<p><strong>Debati mbi ndryshimin e teksteve t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn osmane rikthehet s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje.  Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb historian turk q\u00eb parashtron argumentet e tij n\u00eb lidhje me raportin mes Perandoris\u00eb Osmane dhe vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Shqip\u00ebria.<\/strong> <\/p>\n<p>Historiani Mehmet Hacisalihoglu, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d,  nuk pranon t\u2019i quaj\u00eb osman\u00ebt pushtues, aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, nga ku sipas tij kan\u00eb dal\u00eb shum\u00eb administrator\u00eb e guvernator\u00eb. Sipas tij, shqiptar\u00ebt kan\u00eb pasur poste t\u00eb larta m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb turqit. Duke marr\u00eb si shembull Ismail Qemalin, ai thot\u00eb se para se t\u00eb shpallte Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, ai kishte poste shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe kjo pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tij nuk duhet t\u00eb mohohet. Madje, ai shkon deri aty sa e quan Sk\u00ebnderbeun si m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sa guvernatori m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb Egjipt, n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane\u2026<\/p>\n<p>-Prej muajsh, n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri ka gjalluar debati q\u00eb nisi me k\u00ebrkes\u00ebn e Qeveris\u00eb Turke p\u00ebr rishikimin e teksteve t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn osmane. Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i historian\u00ebve turq p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nga \u00e7\u2019e besojm\u00eb. Se si ne i p\u00ebrshkruajm\u00eb miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb n\u00eb tekstet shkollore, se si ne i edukojm\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb me ndjenj\u00ebn e miq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr fqinj\u00ebt apo t\u00eb armiq\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vendet e Ballkanit apo dhe n\u00eb Kaukaze, imazhi i Perandoris\u00eb Osmane \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i keq dhe turqit trajtohen si armiq. Perandoria Osmane ka qen\u00eb si perandorit\u00eb e tjera, si ajo Romake apo Bizantine, q\u00eb dominonin hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha dhe kishin sistemin e tyre t\u00eb administrimit. N\u00eb lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb, ka nj\u00eb diferenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe. Shumica e shqiptar\u00ebve e konsiderojn\u00eb periudh\u00ebn n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane si pushtim. Mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb i till\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vendosjes s\u00eb sundimit osman n\u00eb tok\u00ebn shqiptare, por m\u00eb pas administrator\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj perandorie kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb se turq dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim kemi \u201cpushtim shqiptar\u201d n\u00eb Egjipt, n\u00eb Bullgari, n\u00eb Anatoli etj., sepse administrator\u00ebt, guvernator\u00ebt dhe komandant\u00ebt e Ushtris\u00eb osmane ishin shqiptar\u00eb. Ka pasur edhe shum\u00eb ushtar\u00eb shqiptar\u00eb. Atyre q\u00eb n\u00eb Bullgari dhe n\u00eb Serbi u thoshin \u201cbashibozuk\u00eb\u201d, ishin shqiptar\u00eb. Par\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebndv\u00ebshtrim, mund t\u2019i kuptojm\u00eb popujt e tjer\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb veten viktim\u00eb t\u00eb okupimit osman, por p\u00ebr shqiptar\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb korrekte. Nuk mund t\u00eb quhet pushtim osman, kur dominonin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>-Pra, sipas jush shqiptar\u00ebt ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb me turqit?<\/p>\n<p>Ata ishin administrator\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. Kush e shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 1912? Ishte Ismail Qemali, i cili ka qen\u00eb guvernator i Perandoris\u00eb Osmane dhe ka pasur poste t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, ka qen\u00eb drejtues i Turqve t\u00eb Rinj, ka qen\u00eb n\u00eb Parlamentin osman, ka qen\u00eb drejtues i opozit\u00ebs dhe m\u00eb pas ai shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Marrim rastin e Ibrahim Temos q\u00eb jetonte n\u00eb Rumani. Pas r\u00ebnies s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane ai shkroi kujtimet e tij, ku thoshte se atdheu i tij i madh ishte Turqia dhe se kam punuar p\u00ebr institucionet turke dhe shqiptare. P\u00ebr t\u00eb nuk kishte kontradikt\u00eb mes t\u00eb qenurit shqiptar dhe pjes\u00ebtar i bot\u00ebs osmane.<\/p>\n<p>-Debati p\u00ebr ndryshimin e teksteve t\u00eb historis\u00eb ka nisur n\u00eb Kosov\u00eb, si \u00ebsht\u00eb situata aty?<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, Kosova i ka ndryshuar tekstet e historis\u00eb dhe imazhi i turqve u b\u00eb m\u00eb i keq. P\u00ebrse? P\u00ebr shembull, lufta n\u00eb Fush\u00eb-Kosov\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr historin\u00eb serbe, p\u00ebrshkruhet si luft\u00eb kund\u00ebr \u201cbarbar\u00ebve turq\u201d. Sipas tyre kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e zhvilluar nga shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt s\u00eb bashku, kund\u00ebr pushtuesve, me ndihm\u00ebn e Europ\u00ebs. Apo n\u00eb rastin e atij q\u00eb vrau sulltanin. N\u00eb tekstet kosovare thuhet se nuk dihet origjina e tij, pra l\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb menduar q\u00eb ai mund t\u00eb ishte shqiptar, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ishte serb. N\u00eb tekstet e Kosov\u00ebs, turqit paraqiten me ngjyrime m\u00eb negative se tekstet serbe. Nd\u00ebrsa pretendohet p\u00ebr depolitizimin e teksteve. qeveria kosovare vendos se kush do t\u00eb quhet \u201cmik\u201d dhe kush do t\u00eb quhet \u201carmik\u201d. Historian\u00ebt mund ta shkruajn\u00eb historin\u00eb si t\u00eb duan, por duhet t\u00eb marrin parasysh pasojat. N\u00ebse sot i konsiderojn\u00eb serb\u00ebt si \u201cmiq\u201d dhe turqit si \u201carmiq\u201d, at\u00ebher\u00eb ata humbasin mb\u00ebshtetjen e Turqis\u00eb. Ju e dini q\u00eb Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e para q\u00eb ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, si mund ta quash at\u00eb \u201carmik\u201d. Historikisht nuk \u00ebsht\u00eb korrekte, sepse shumica e pashallar\u00ebve kan\u00eb qen\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>-Mendoni se n\u00eb Kosov\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje ka marr\u00eb ngjyrime politike?<\/p>\n<p>E kemi diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Kosov\u00eb dhe qeveria kosovare thot\u00eb: Nuk b\u00ebjm\u00eb ndryshime, sepse historia kjo ka qen\u00eb. Por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ka qen\u00eb k\u00ebshtu. Nuk po flasim p\u00ebr nj\u00eb sistem demokratik, por p\u00ebr nj\u00eb perandori, ku kishte njer\u00ebz t\u00eb privilegjuar, m\u00eb pak t\u00eb privilegjuar, mysliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb q\u00eb nuk ishin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Nuk ishte nj\u00eb vend demokratik dhe nuk mund t\u00eb vler\u00ebsosh nj\u00eb perandori me kriteret e sotshme. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb perandori si ajo romake apo bizantine, por nuk trajtohen nj\u00eblloj. Ne jemi viktima t\u00eb historiografis\u00eb. Marrim rastin e Sami Frash\u00ebrit, ai nuk ishte thjesht shqiptar, kishte komb\u00ebsi shqiptare dhe osmane dhe ka ndihmuar n\u00eb modernizimin e gjuh\u00ebs turke. Pra, nuk ka p\u00ebrse ta shohim vet\u00ebm nga nj\u00ebra an\u00eb.<\/p>\n<p>-P\u00ebrve\u00e7se keni ardhur si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb konferenc\u00eb, ardhja juaj ka edhe nj\u00eb q\u00ebllim: t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb sondazh mbi imazhin e Turqis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Na thoni di\u00e7ka mbi k\u00ebt\u00eb projekt?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i shtrir\u00eb n\u00eb 15 vende, n\u00eb Rusi, Gjeorgji, Armeni, Malin e Zi, Serbi etj. Personalisht kam punuar me tekstet e Maqedonis\u00eb dhe koleg\u00eb t\u00eb mit\u00eb kan\u00eb punuar mbi tekstet e Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb lloj sondazhi te nx\u00ebn\u00ebsit mbi imazhin q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr Turqin\u00eb. Sigurisht m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb bisedojm\u00eb me Ministrin\u00eb e Arsimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>-Cilat jan\u00eb rezultatet nga sondazhi n\u00eb Maqedoni, duke qen\u00eb se edhe atje jetojn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e mir\u00eb shqiptar\u00ebsh?<\/p>\n<p>Do t\u00eb theksoja se nuk jan\u00eb shkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive. N\u00eb k\u00ebto tekste ka pjes\u00eb t\u00eb shkruara me nj\u00eb gjuh\u00eb shum\u00eb nacionaliste maqedonase dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tekst pjes\u00eb t\u00eb shkruara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb nacionaliste shqiptare. Pra, nuk ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim mes historian\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre maqedonas, pra nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr multikulturaliz\u00ebm, por p\u00ebr dy q\u00ebndrime nacionaliste n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tekst shkollor. N\u00ebp\u00ebr tekste duhet t\u00eb shkruhet se shqiptar\u00ebt kan\u00eb kontribuar n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Do t\u2019ju them di\u00e7ka q\u00eb ndoshta do t\u2019ju provokoj\u00eb, Sk\u00ebnderbeu ishte m\u00eb pak i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se guvernatori m\u00eb i vog\u00ebl i Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Egjipt. Ka pasur guvernator\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shqiptar\u00eb, dhe pse duhet t\u2019i injorojm\u00eb ata?! I kthehem rastit t\u00eb Ismail Beut, q\u00eb shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrse duhet t\u00eb injorojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e tij?! Ai ishte i vjet\u00ebr n\u00eb mosh\u00eb kur shpalli Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Por \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ai m\u00eb p\u00ebrpara? Pse duhet ta injorojm\u00eb jet\u00ebn e shqiptar\u00ebve?! Sipas mendimit tim, shqiptar\u00ebt kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm gjat\u00eb Perandoris\u00eb Osmane dhe asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb histori nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb p\u00ebr t\u00eb dominuar. Shqiptar\u00ebt kishin nj\u00eb influenc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe jo vet\u00ebm n\u00eb Stamboll, por n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>-Periudha osmane karakterizohet nga konvertimi i shqiptar\u00ebve nga feja e krishter\u00eb n\u00eb at\u00eb myslimane, si e konsideroni ju k\u00ebt\u00eb proces?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme studimi. N\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur shum\u00eb fisnik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur privilegje, ushtri. Q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin karrier\u00eb, ata kan\u00eb pranuar q\u00eb t\u00eb konvertojn\u00eb fen\u00eb e tyre n\u00eb islame. Ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje oportuniste nga ana e tyre p\u00ebr t\u00eb mbajtur pronat, p\u00ebr t\u00eb pasur pushtet. Rol t\u00eb madh ka luajtur edhe bektashizmi n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ishte nj\u00eb fe m\u00eb e moderuar dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb e p\u00ebrqafuan at\u00eb.<\/p>\n<p>-Ju thoni se ky ka qen\u00eb nj\u00eb proces paq\u00ebsor?<\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane t\u00eb p\u00ebrdorte dhun\u00ebn. N\u00eb ndonj\u00eb rast po, por jan\u00eb t\u00eb shumta arsyet e konvertimit n\u00eb islam\u00eb.<\/p>\n<p>Sondazh p\u00ebr imazhin e Turqis\u00eb<\/p>\n<p>I ndodhur n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr konferenc\u00ebn akademike nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cLuft\u00ebrat Ballkanike 1912-1913\u201d, historiani Mehmet Hacisalihoglu po shfryt\u00ebzon rastin q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe nj\u00eb sondazh mbi imazhin e Turqis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pyet\u00ebsori, q\u00eb p\u00ebrmban 15 pika, t\u00eb cilave duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjen nx\u00ebn\u00ebsit e shkollave. Pyetjet jan\u00eb t\u00eb tipit: \u201cSipas jush si \u00ebsht\u00eb shpjegimi i historis\u00eb osmane n\u00eb librin tuaj t\u00eb historis\u00eb?\u201d, \u201cCili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi i par\u00eb q\u00eb ju vjen nd\u00ebr mend kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Republik\u00ebn e Turqis\u00eb?\u201d, \u201cSipas jush, shteti osman a ka b\u00ebr\u00eb masakra e vrasje n\u00eb vendet ku ka sunduar?\u201d etj. Ky sondazh \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb projekti q\u00eb p\u00ebrfshin 15 shtete, q\u00eb nga Rusia, n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri, Serbi etj. dhe iniciohet nga Departamenti i K\u00ebrkimeve Shkencore mbi zon\u00ebn e Ballkanit dhe Detit t\u00eb Zi, n\u00eb Universitetin Yildiz Teknik n\u00eb Stamboll. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Debati mbi ndryshimin e teksteve t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn osmane rikthehet s\u00ebrish n\u00eb v\u00ebmendje. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb historian turk q\u00eb parashtron argumentet e tij n\u00eb lidhje me raportin mes Perandoris\u00eb Osmane dhe vendeve t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb t\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Shqip\u00ebria. Historiani Mehmet Hacisalihoglu, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, nuk pranon t\u2019i quaj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58328,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[4839],"class_list":["post-250","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-skenderbeu"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=250"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58329,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/250\/revisions\/58329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}