{"id":25277,"date":"2016-08-26T15:14:39","date_gmt":"2016-08-26T13:14:39","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=25277"},"modified":"2017-03-19T21:34:56","modified_gmt":"2017-03-19T20:34:56","slug":"pse-franca-e-konsideron-burkinin-kercenim-per-sigurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pse-franca-e-konsideron-burkinin-kercenim-per-sigurine\/","title":{"rendered":"Pse Franca e konsideron \u201cburkinin\u201d k\u00ebrcenim p\u00ebr sigurin\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/fr-burkini.jpg\" alt=\"fr burkini\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-25278\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/fr-burkini.jpg 696w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/fr-burkini-300x200.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/p>\n<p><strong>Nga Asma T. Uddin | New York Times<\/strong><\/p>\n<p>Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete n\u00eb Franc\u00eb, duke iu referuar rendit publik dhe shqet\u00ebsimeve mbi sigurin\u00eb, e kan\u00eb ndaluar rrob\u00ebn e banj\u00ebs q\u00eb mbulon t\u00eb gjith\u00eb trupin, t\u00eb em\u00ebruar si \u201cburkini\u201d, e cila vishet nga disa gra muslimane. Sipas urdh\u00ebres\u00ebs, t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb Kan\u00eb, \u201crrobat e banj\u00ebs q\u00eb tregojn\u00eb hapur nj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsi fetare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Franca dhe vendet e adhurimit jan\u00eb sh\u00ebnjestrat e akteve terroriste, ka gjasa t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezik p\u00ebr rendin publik.\u201d<\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb nj\u00eb pal\u00eb pantallona, nj\u00eb bluz\u00eb me m\u00ebng\u00eb t\u00eb gjata dhe nj\u00eb mbules\u00eb koke, t\u00eb b\u00ebra nga material p\u00ebr rroba banje, t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb publike?<\/p>\n<p>Sipas kryeministrit francez, Manuel Valls, kjo veshje \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e \u201cskllav\u00ebrimit t\u00eb femrave.\u201d Gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr nj\u00eb gazet\u00eb, kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Kan\u00ebs, David Lisnard, tha: \u201cBurkini \u00ebsht\u00eb uniform\u00eb e ekstremizmit islamik, jo e fes\u00eb muslimane.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto shpjegime mund t\u00eb duken qesharake, por z. Valls dhe z. Lisnard e p\u00ebrmblodh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer arsyetimin e dy ordinancave t\u00eb diskutueshme mbi rendin publik, t\u00eb cilat gjykatat europiane, deri te Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, i p\u00ebrdorin kur kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me femrat muslimane me veshje fetare. Sipas gjykat\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb europiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, femrat muslimane me shami dhe burk\u00eb jan\u00eb viktima, q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebtimtar qeveritar, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht agresore, t\u00eb cilat p\u00ebrhapin ekstremizmin thjesht\u00eb duke u shfaqur si muslimane n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Legjislacioni reflekton nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb konceptin francez mbi musliman\u00ebt dhe veshjen fetare muslimane. Deri aty sa k\u00ebta politikan\u00eb francez\u00eb e kan\u00eb llogaritur rrezikun e tyre ligjor kur kan\u00eb ndaluar burkinin. Ata duhet ta dinin se Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, e cila vazhdimisht ka p\u00ebrkrahur gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb ishte n\u00eb an\u00ebn e tyre n\u00ebse do t\u00eb sillnin n\u00eb gjykim shqet\u00ebsimet p\u00ebr rendin publik.<\/p>\n<p>I nj\u00ebjti arsyetim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019i mohuar nj\u00eb m\u00ebsueseje t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur shamin\u00eb n\u00eb klas\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb penguar nj\u00eb studente n\u00eb universitet q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb provim duke qen\u00eb me shami.<\/p>\n<p>Neni 9 i Konvent\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut \u00ebsht\u00eb baza ku parashtrohet nj\u00eb koncept i gjer\u00eb mbi \u201ct\u00eb drejt\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb mendimit, nd\u00ebrgjegjes dhe fes\u00eb\u201d n\u00eb 47 shtete an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs; kjo p\u00ebrfshin t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb personi, \u201cn\u00eb publik ose privatisht, q\u00eb t\u00eb manifestoj\u00eb fen\u00eb ose besimin e tij, n\u00eb adhurime, m\u00ebsime, praktika dhe n\u00eb kryerjen e obligimeve.\u201d Megjithat\u00eb, nj\u00eb klauzol\u00eb e m\u00ebtejshme lejon q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen disa p\u00ebrjashtime \u2013 kufizime n\u00eb manifestimin e besimit si \u201cmas\u00eb e domosdoshme n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb publike, p\u00ebr mbrojtjen e rendit publik, sh\u00ebndetit dhe moralit, apo p\u00ebr mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut ka treguar her\u00eb pas here se nj\u00eb shtete sfidues mund t\u2019i plot\u00ebsoj\u00eb gjer\u00ebsisht k\u00ebto p\u00ebrjashtime n\u00eb forcimin e stereotipave t\u00eb pabaza (k\u00ebtu t\u00eb vjen n\u00eb mendje nocioni i burkinit si nj\u00eb lloj \u201cuniforme xhihadiste).\u201d Arsyeja pse vendet an\u00ebtare dalin pa lagur nga kjo \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vazhdueshme q\u00eb gjykata u b\u00ebn zyrtar\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve shtet\u00ebror \u2013 duke e zhvendosur balanc\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb qeverive dhe kund\u00ebr padit\u00ebsve.<\/p>\n<p>Kjo mbrojtje \u00ebsht\u00eb institucionalizuar p\u00ebr shkak t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebs, meq\u00eb \u00e7do shtet ka nj\u00eb gjykat\u00ebs si pjes\u00eb e trupit gjykues. Gjykata p\u00ebrfshin gjithmon\u00eb nj\u00eb gjykat\u00ebs t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm shtet\u00ebror kur d\u00ebgjon nj\u00eb rast, qoft\u00eb si gjykat\u00ebs i dhom\u00ebs s\u00eb shtat\u00eb, apo si pjes\u00eb e dhom\u00ebs s\u00eb lart\u00eb.\u201d (Rastet e fundit t\u00eb veshjeve fetare muslimane jan\u00eb \u00e7uar n\u00eb dhom\u00ebn e lart\u00eb).<\/p>\n<p>Shtete p\u00ebrfitojn\u00eb gjithashtu edhe nga doktrina e \u201cmarzhit t\u00eb vler\u00ebsimit\u201d t\u00eb gjykat\u00ebs, e cila i jep liri veprimi t\u00eb madhe vendeve an\u00ebtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e identitetit kulturor, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb rastet e liris\u00eb fetare. N\u00eb rastin e ankesave fetare t\u00eb muslimaneve, t\u00eb d\u00ebgjuara nga gjykata, p\u00ebrgjith\u00ebsimet dhe frik\u00ebrat e paarsyeshme shpeshher\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin e arsyetimeve ligjore rigoroze dhe provave t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Legjislacioni ka qen\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb viteve. N\u00eb vitin 2001, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Dahlab kund\u00ebr Zvicr\u00ebs, gjykata vendosi se p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e vegj\u00ebl, t\u00eb parit e m\u00ebsueses s\u00eb tyre me shami mund t\u00eb jet\u00eb shtr\u00ebnguese pasi \u201cmbajtja e shamis\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb efekt konvertues.\u201d Meq\u00eb mbajtja e shamis\u00eb, vendosi gjykata, \u201cduket t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka e imponuar ndaj femrave nga nj\u00eb perceptim i bazuar n\u00eb Kuran,\u201d kjo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb veshje \u201ct\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrputhur me parimin e barazis\u00eb gjinore.\u201d Gjykata vendosi se nj\u00eb fem\u00ebr me mbules\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb \u201cmesazhin e toleranc\u00ebs, respektit p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt dhe, mbi t\u00eb gjitha, barazin\u00eb dhe mos diskriminimin q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit duhet t\u2019ua p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vitit 2005, Shahin kund\u00ebr Turqis\u00eb, gjykata d\u00ebgjoi nj\u00eb ankes\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjen e liris\u00eb fetare nga nj\u00eb grua, t\u00eb cil\u00ebs iu ndalua nga qeveria turke q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb provim e veshur me shami. Gjykata e nxori arsyetimin e saj nga rasti i Dahlab-it, duke shpjeguar se ndalesa ndihmon n\u00eb promovimin e barazis\u00eb gjinore. Gjithashtu, e ndihmonte Turqin\u00eb n\u00eb \u201cluftimin e ekstremizmit.\u201d P\u00ebrs\u00ebri k\u00ebtu, femra me veshje fetare ishte nj\u00ebher\u00ebsh viktima dhe k\u00ebrc\u00ebnimi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, gjykata mori vendimin p\u00ebr S.A.S. kund\u00ebr Franc\u00ebs, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sfidonte ligjin francez t\u00eb vitit 2010 q\u00eb ndalonte mbules\u00ebn e fytyr\u00ebs, p\u00ebrshir\u00eb nikabin dhe burkan. Pavar\u00ebsisht aplikimit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ndalese, dhoma e lart\u00eb e gjykat\u00ebs e mb\u00ebshteti vendimin n\u00eb terrene m\u00eb t\u00eb rr\u00ebshqitshme se siguria publike. Vendosi se ndalimi i burk\u00ebs ndihmonte n\u00eb ruajtjen e \u201ckushteve p\u00ebr t\u00eb \u2018jetuar s\u00eb bashku.\u2019\u201d Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb grua me burk\u00eb n\u00eb publik shkelte \u201ct\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ndiheshin t\u00eb ofenduar nga ajo.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta logjik\u00eb e shtremb\u00ebruar po p\u00ebrdoret n\u00eb urdh\u00ebresat franceze kund\u00ebr burkinit. Nj\u00eb shikuesi amerikan, nj\u00eb ndales\u00eb e till\u00eb mund t\u2019i duket nj\u00eb kufizim skandaloz i liris\u00eb fetare, apo liris\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por m\u00eb e habitshmja k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb se legjislacioni europian n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj flet me gjuh\u00ebn e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Duke shprehur paragjykime dhe frik\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn e p\u00ebrjashtimeve t\u00eb Nenit 9, gjykata n\u00eb fakt p\u00ebrdor ligjet p\u00ebr t\u00eb drejta e njeriut p\u00ebr t\u00eb kufizuar t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n<p>Asma T. Uddin \u00ebsht\u00eb drejtoresh\u00eb e strategjis\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Islamin dhe Lirit\u00eb Fetare n\u00eb Uashington dhe nj\u00eb an\u00ebtare e Panelit t\u00eb Ekspert\u00ebve mbi Lirin\u00eb Fetare dhe Besimin p\u00ebr Organizat\u00ebn p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Burimi: <strong>Observer.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Asma T. Uddin | New York Times Pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb qytete n\u00eb Franc\u00eb, duke iu referuar rendit publik dhe shqet\u00ebsimeve mbi sigurin\u00eb, e kan\u00eb ndaluar rrob\u00ebn e banj\u00ebs q\u00eb mbulon t\u00eb gjith\u00eb trupin, t\u00eb em\u00ebruar si \u201cburkini\u201d, e cila vishet nga disa gra muslimane. Sipas urdh\u00ebres\u00ebs, t\u00eb l\u00ebshuar n\u00eb Kan\u00eb, \u201crrobat e banj\u00ebs q\u00eb tregojn\u00eb hapur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25278,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-25277","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25277","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25277"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25277\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25277"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25277"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25277"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}