{"id":25428,"date":"2016-08-31T17:36:05","date_gmt":"2016-08-31T15:36:05","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=25428"},"modified":"2017-03-19T21:27:04","modified_gmt":"2017-03-19T20:27:04","slug":"turqia-ishte-arsyeja-pse-cia-me-1993-i-trembej-konfliktit-serbi-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/turqia-ishte-arsyeja-pse-cia-me-1993-i-trembej-konfliktit-serbi-shqiperi\/","title":{"rendered":"Turqia ishte arsyeja pse CIA m\u00eb 1993 i trembej konfliktit Serbi-Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/turkish-air-force-1.jpg\" alt=\"turkish air force\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-25429\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/turkish-air-force-1.jpg 970w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/turkish-air-force-1-300x205.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/turkish-air-force-1-768x525.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/turkish-air-force-1-80x55.jpg 80w\" sizes=\"(max-width: 970px) 100vw, 970px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Dokumentet e CIA, m\u00eb 1993 SHBA i trembej nj\u00eb konflikti ushtarak me Serbin\u00eb, ushtria shqiptare nuk krahasohej dot me at\u00eb t\u00eb Beogradit, Turqia e gatshme t\u00eb ndihmonte vendin ton\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1993, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i trembeshin nj\u00eb p\u00ebrplasje ushtarake mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb deklasifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit theksohet se p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs, n\u00eb konflikt mund t\u00eb p\u00ebrfshihej dhe Tirana. Mir\u00ebpo n\u00eb dokument jepet nj\u00eb pasqyr\u00eb e kapaciteteve ushtarake t\u00eb t\u00eb dyja vendeve. Sipas CIA, m\u00eb 1993 Shqip\u00ebria dhe Serbia nuk mundej q\u00eb t\u00eb krahasoheshin. Serbet kishin nj\u00eb ushtri moderne dhe shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar. Sipas dokumentit, Shqip\u00ebria n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte ende materiale ushtarake q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Bashkimit Sovjetik dhe t\u00eb Kin\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr armatime t\u00eb trash\u00ebguara nga regjimi komunist, por q\u00eb kishin ardhur gjat\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kin\u00ebn dhe me Rusin\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, amerikan\u00ebt parashikonin q\u00eb n\u00ebse do kishte nj\u00eb konflikt ushtarak, vendi yn\u00eb do p\u00ebsonte disfat\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb theksohej se aleati m\u00eb besnik i shqiptar\u00ebve ishte Turqia.<\/p>\n<p>Memorandum inteligjence<\/p>\n<p>Zyra e analiz\u00ebs evropiane<\/p>\n<p>5 janar 1993<\/p>\n<p>Ushtria e Shqip\u00ebris\u00eb nuk mund t\u00eb matet me forcat serbe q\u00eb jan\u00eb moderne e t\u00eb pajisura mir\u00eb, n\u00eb rast se konflikti i Kosov\u00ebs do p\u00ebrhapej n\u00eb Shqip\u00ebri. Forcat shqiptare kan\u00eb arm\u00eb t\u00eb vjetra, t\u00eb falura nga sovjetik\u00ebt dhe kinez\u00ebt, pa municione dhe pa st\u00ebrvitje apo transport, q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb operacione intensive luftimi. Mungesa e fondeve e ka penguar Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb modernizohet, por koh\u00ebt e fundit ministria e saj e Mbrojtjes po zgjeron numrin e kontakteve p\u00ebr ndihm\u00eb nga ushtrit\u00eb e tjera n\u00eb pajisjen dhe trajnimin e ushtris\u00eb. Zyrtar\u00ebt e mbrojtjes k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb reduktojn\u00eb numrin e ushtar\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb eliminuar element\u00ebt komunist\u00eb, dhe p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ushtrin\u00eb nj\u00eb forc\u00eb m\u00eb fleksib\u00ebl dhe t\u00eb ndryshueshme. Ne besojm\u00eb se qeveria do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb evitoj\u00eb konfrontimin direkt me serb\u00ebt n\u00ebse dhuna shp\u00ebrthen n\u00eb Kosov\u00eb, por disa p\u00ebrplasje mes forcave serbe e shqiptare do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb paevitueshme. Tirana, sigurisht q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs me arm\u00eb t\u00eb lehta dhe furnizime, dhe do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kalimi t\u00eb vullnetar\u00ebve, arm\u00ebve e furnizimeve nga vendet e tjera. Ndihma e tyre p\u00ebr kosovar\u00ebt do t\u00eb \u00e7oj\u00eb me siguri n\u00eb hakmarrje nga Serbia kund\u00ebr bazave shqiptare, duke k\u00ebrkuar t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb konflikt. Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo do t\u00eb vij\u00eb kryesisht nga Turqia. Ankaraja ka trajnuar tashm\u00eb disa oficer\u00eb shqiptar\u00eb dhe ka premtuar m\u00eb shum\u00eb asistenc\u00eb n\u00ebse Serbia pushton Shqip\u00ebrin\u00eb, sipas atasheut amerikan t\u00eb mbrojtjes atje. Tirana \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shqet\u00ebsuar se konflikti i Kosov\u00ebs mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ushtria ka urdh\u00ebruar nj\u00eb mobilizim t\u00eb pjessh\u00ebm n\u00eb Veri t\u00eb vendit n\u00eb muajin maj, dhe n\u00eb qershor ka stacionuar atje disa nj\u00ebsi k\u00ebmb\u00ebsorie dhe artilerie m\u00eb af\u00ebr kufirit. N\u00eb tetor, ushtria vuri n\u00eb gjendje alarmi dy divizionet n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn dhe z\u00ebvend\u00ebs-ministri i Mbrojtjes u takua me k\u00ebshillat e mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb diskutuar nivelet e gatishm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Forcat shqiptare<\/p>\n<p>Forcat e armatosura shqiptare kan\u00eb rreth 65 000 trupa dhe Ministria e Mbrojtjes ka plane mobilizimi t\u00eb rreth 400.000 n\u00eb rast krize. Zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes pretendojn\u00eb se secili nga 21 divizionet e forcave tok\u00ebsore mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 20.000 trupa. Zyrtar\u00eb ushtarak\u00eb thon\u00eb se mund t\u00eb mobilizojn\u00eb 70 p\u00ebr qind t\u00eb forcave t\u00eb tyre brenda 24 or\u00ebve. Sipas opinionit ton\u00eb, forcat e armatosura shqiptare nuk kan\u00eb pajisjet, trajnimin dhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb force t\u00eb till\u00eb dhe komandat e tyre mendohen t\u00eb afta vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb mbrojtje t\u00eb kufizuar kufitare ndaj inkursioneve t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Forcat tok\u00ebsore<\/p>\n<p>21 divizionet me mungesa n\u00eb njer\u00ebz, st\u00ebrvitje e pajisje kan\u00eb rreth 58.000 trupa n\u00eb koh\u00eb paqeje. Aktualisht, tre divizione me rreth 6600 trupa jan\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Forcat ajrore dhe ato t\u00eb mbrojtjes<\/p>\n<p>Forcat ajrore dhe t\u00eb mbrojtjes prej rreth 4000 njer\u00ebzish kan\u00eb rreth 90 ose m\u00eb pak avion\u00eb, t\u00eb viteve 1950-60. Shqip\u00ebria nuk ka raketa moderne tok\u00eb-aj\u00ebr.<\/p>\n<p>Forcat detare<\/p>\n<p>Forcat e saj detare prej rreth 3000 njer\u00ebzish \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb forc\u00eb e vog\u00ebl sigurie p\u00ebr operacione anti-piraterie dhe interceptim t\u00eb trafikant\u00ebve. Flota ka disa barka patrullimi me arm\u00eb automatike dhe silur\u00eb, si dhe disa mjete p\u00ebr vendosje minash apo spastrim minash. Flota ka disa n\u00ebndet\u00ebse jasht\u00eb funksioni t\u00eb l\u00ebna nga sovjetik\u00ebt n\u00eb vitin 1961. Kufizimet buxhetore kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb ushtria t\u00eb reduktoj\u00eb shpenzimet e saj me m\u00eb shum\u00eb se 11 p\u00ebr qind, n\u00eb m\u00eb pak se 8 p\u00ebr qind t\u00eb buxhetit komb\u00ebtar n\u00eb vitin 1993, gj\u00eb q\u00eb ul m\u00eb tej kapacitetet e kufizuara t\u00eb luftimit pa mund\u00ebsi pagesash t\u00eb tjera p\u00ebr ministrin\u00eb p\u00ebrve\u00e7 rrogave t\u00eb personelit. Arm\u00ebt tok\u00ebsore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pajisjet e komunikimit, avion\u00ebt dhe anijet, jan\u00eb t\u00eb gjitha prodhime sovjetike dhe kineze t\u00eb kaluara date. Koh\u00ebt e fundit nj\u00eb gjeneral \u00ebsht\u00eb ankuar se ushtria nuk merrte pajisje t\u00eb reja nga jasht\u00eb prej 17 vjet\u00ebsh. Shumica e tankeve t\u00eb saj kineze jan\u00eb versione t\u00eb modelit sovjetik T-54, dhe rreth 90 p\u00ebr qind e inventarit t\u00eb avion\u00ebve jan\u00eb MiG-17 apo Mig-19. N\u00ebndet\u00ebset shqiptare t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb naft\u00ebs kufizohen vet\u00ebm n\u00eb zhytje n\u00eb rreth 10 metra, sipas atasheut t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbajtja e mjeteve t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, dhe sipas atasheut ushtarak nuk ka pasur prej vitesh fonde p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb pjes\u00eb k\u00ebmbimi. St\u00ebrvitja \u00ebsht\u00eb ose inekzistente ose shum\u00eb e dob\u00ebt. Forcat ajrore kan\u00eb nj\u00eb koh\u00eb vjetore fluturimi prej 15 or\u00ebsh, pra 165 or\u00eb n\u00eb vit n\u00eb pak sesa pilot\u00ebt e NATO. Nj\u00ebsit\u00eb e luftimit rrall\u00eb p\u00ebrdorin arm\u00ebt e tyre n\u00eb st\u00ebrvitje me zjarr dhe tanket raportohet se q\u00ebllojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb vit. Nuk kryhet kurr\u00eb st\u00ebrvitje t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb m\u00ebdha, dhe st\u00ebrvitja e rezervist\u00ebve \u00ebsht\u00eb kufizuar n\u00eb shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb dy vjet.<\/p>\n<p>Mjerimi i ushtris\u00eb<\/p>\n<p>Forcat e armatosura kan\u00eb mang\u00ebsi par\u00ebsore n\u00eb furnizimet me karburant, mjekime e veshje. Disa garnizone mbjellin dhe rrisin vet\u00eb perimet e tyre p\u00ebr ushqimin e ushtar\u00ebve. K\u00ebt\u00eb vit, Ministria e Mbrojtjes tha se Shqip\u00ebria mir\u00ebpriste uniforma, k\u00ebpuc\u00eb e pajisje spitalore nga Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p>Komanda dhe kontrolli mb\u00ebshtetet n\u00eb pajisje t\u00eb vjetra sovjetike komunikim. Forcat tok\u00ebsore kontrollohen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn jugore prej k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb Greqis\u00eb, dhe jo n\u00eb Veri pran\u00eb Kosov\u00ebs. Zinxhiri i komand\u00ebs komplikohet prej raportimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb reparteve direkt te Ministria e Mbrojtjes, sipas atasheut amerikan t\u00eb ushtris\u00eb. Tirana nuk ka shpresa p\u00ebr modernizim t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj pa ndihm\u00eb nga vendet e tjera, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zyrtar\u00ebt po zgjerojn\u00eb kontaktet e tyre me vendet e Per\u00ebndimit. Shqip\u00ebria do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb oficer\u00eb p\u00ebr studim n\u00eb Gjermani, Itali, Turqi, Austri, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe n\u00eb ish-shtete sovjetike si Polonia, Hungaria e Bullgaria, p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje n\u00eb pajisje. Rezultatet e fushat\u00ebs s\u00eb asistenc\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb modeste, por Shqip\u00ebria ka marr\u00eb rreth 100 mjete transporti ushtarak nga Gjermania dhe gjithashtu disa hua, ushqime dhe veshje nga Turqia.<\/p>\n<p>Kapacitetet e forc\u00ebs<\/p>\n<p>Ushtria mund t\u00eb mobilizoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm trupa p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me p\u00ebrplasje t\u00eb vogla, por nuk mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb nj\u00eb inkursion serioz serb me arm\u00eb moderne. Mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb transport dhe rrjeti i dob\u00ebt rrugor e hekurudhor pengojn\u00eb zhvendosjen e nj\u00ebsive drejt kufirit me Kosov\u00ebn. Por gjithsesi, Shqip\u00ebria mund t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb nj\u00eb sulm t\u00eb kufizuar serb n\u00eb kufi, ku dhe terreni i v\u00ebshtir\u00eb favorizon mbrojt\u00ebsit. Me thirrjen e rreth 50 000 rezervist\u00ebve q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit, ushtria mund t\u00eb niste p\u00ebrdorimin e taktikave t\u00eb luft\u00ebs guerile p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb serb\u00ebve. Megjith\u00ebse qeveria do t\u00eb vihet n\u00ebn presion t\u00eb fort\u00eb t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb kosovar\u00ebve, ne nuk besojm\u00eb se Tirana do t\u00eb konsideroj\u00eb p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs si nj\u00eb opsion praktik p\u00ebr mbrojtjen e shqiptar\u00ebve. Forca ajrore shqiptare nuk mund t\u00eb matet me at\u00eb t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb saj serb\u00eb. Pa mbrojtjen ajrore, forcat e terrenit do t\u00eb ishin t\u00eb pashpresa kundrejt rreth 260 avion\u00ebve serb\u00eb relativisht modern\u00eb dhe mjete t\u00eb blinduara me t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrballen.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsit\u00eb detare shqiptare jan\u00eb ndoshta t\u00eb afta vet\u00ebm p\u00ebr vendosjen e minave detare apo disa sulmeve sporadike n\u00eb portin e af\u00ebrt serb Bar, n\u00eb Malin e Zi, por k\u00ebto sulme do t\u00eb ishin t\u00eb kushtueshme dhe do t\u00eb sillnin me siguri kund\u00ebrveprimin serb.\/sot\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Dokumentet e CIA, m\u00eb 1993 SHBA i trembej nj\u00eb konflikti ushtarak me Serbin\u00eb, ushtria shqiptare nuk krahasohej dot me at\u00eb t\u00eb Beogradit, Turqia e gatshme t\u00eb ndihmonte vendin ton\u00eb. N\u00eb vitin 1993, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs i trembeshin nj\u00eb p\u00ebrplasje ushtarake mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Serbis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb deklasifikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25429,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-25428","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}