{"id":2634,"date":"2013-09-30T16:25:06","date_gmt":"2013-09-30T14:25:06","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=2634"},"modified":"2020-08-25T19:19:48","modified_gmt":"2020-08-25T17:19:48","slug":"autogoli-i-mimozes-20-milione-e-demtim-i-buxhetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/autogoli-i-mimozes-20-milione-e-demtim-i-buxhetit\/","title":{"rendered":"\u201cAutogoli\u201d i Mimoz\u00ebs, 20 milion\u00eb \u20ac d\u00ebmtim i buxhetit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/mimoza-made-in-turkey.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-59495\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/mimoza-made-in-turkey.jpg 596w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/09\/mimoza-made-in-turkey-300x199.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 596px) 100vw, 596px\" \/><\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb (MTL) me Turqin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e n\u00ebnshkroi ministrja, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Ekonomis\u00eb i Turqis\u00eb, Zafer Caglan, do ta d\u00ebmtoj\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs hi\u00e7 m\u00eb pak se 20 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burimet e gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri\u201d brenda Doganave t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas t\u00eb cil\u00ebve, kjo marr\u00ebveshje n\u00eb aspektin buxhetor \u00ebsht\u00eb \u201cautogol\u201d p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201cTurqia eksporton mallra n\u00eb Kosov\u00eb rreth 200 milion\u00eb euro n\u00eb vit, p\u00ebrderisa eksporti i Kosov\u00ebs atje sillet rreth 8 milion\u00eb euro. Me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, d\u00ebmet n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs arrijn\u00eb shifr\u00ebn prej rreth 20 milion\u00eb euro\u201d, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burimet e gazet\u00ebs, sipas t\u00eb cil\u00ebve, p\u00ebrfitues kryesor nga kjo marr\u00ebveshje \u00ebsht\u00eb tregtia turke.<\/p>\n<p>Kjo MTL me Turqin\u00eb vler\u00ebsohet gjithashtu se do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb prodhuesit vendor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrballen me konkurrenc\u00ebn e kompanive turke q\u00eb do t\u00eb mund\u00eb t\u00eb sjellin mallra n\u00eb Kosov\u00eb pa iu n\u00ebnshtruar taks\u00ebs doganore.<\/p>\n<p>Burim Piraj, drejtor i kompanis\u00eb \u201cMeka\u201d, pranon se n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendet Kosova, \u00e7do marr\u00ebveshje e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb e pozicionon vendin si humb\u00ebs.<\/p>\n<p>Turqia, sipas tij, si nj\u00eb superfuqi bot\u00ebrore n\u00eb prodhimin e disa artikujve vet\u00ebm sa do t\u2019ia shtoj\u00eb prodhuesve vendor\u00eb edhe nj\u00eb konkurrent tjet\u00ebr t\u00eb madh, i cili do t\u2019i d\u00ebmtoj\u00eb prodhuesit \u201ce vegj\u00ebl\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr produktet e tilla, Piraj thot\u00eb se marr\u00ebveshja nuk ka asnj\u00eb an\u00eb pozitive dhe n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb si kjo ku gjendet Kosova, \u00e7do marr\u00ebveshje ekzistuese e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb ve\u00e7 sa paralajm\u00ebron dob\u00ebsimin e gjendjes ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja do t\u00eb ket\u00eb ndikim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madh, p\u00ebr shkak se produktet e mishit nuk jan\u00eb eksportuar n\u00eb Turqi dhe po ashtu nuk ka pasur as interesim prej pal\u00ebs turke p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb import nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb produktet e nj\u00ebjta nuk eksportohen n\u00eb Turqi e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb produktet e mishit nga Turqia importohen n\u00eb Kosov\u00eb, automatikisht prodhuesit vendor\u00eb do ta ken\u00eb edhe nj\u00eb konkurrent akoma m\u00eb t\u00eb madh\u201d, thot\u00eb Piraj.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb statistikat e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK), Turqia \u00ebsht\u00eb eksportuesi i kat\u00ebrt m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb, pas Serbis\u00eb, Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb.<strong><br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ngufatje e konkurrenc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ish-ministri i Ekonomis\u00eb dhe Financave i Kosov\u00ebs, Haki Shatri, thot\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebrin\u201d se normalisht marr\u00ebveshjet e tilla jan\u00eb me kritere t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb dyja shtetet, por ajo barabar\u00ebsi \u00e7rregullohet me vet\u00eb faktin q\u00eb Kosova nuk ka \u00e7ka t\u00eb eksportoj\u00eb n\u00eb Turqi, nd\u00ebrsa k\u00ebta t\u00eb fundit kan\u00eb shum\u00eb produkte q\u00eb mund t\u2019i eksportojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se ata p\u00ebrfitojn\u00eb proporcionalisht me v\u00ebllimin e qarkullimit t\u00eb mallrave t\u00eb tyre, por megjithat\u00eb edhe ne p\u00ebrfitojm\u00eb di\u00e7ka. P\u00ebr konsumator\u00ebt, k\u00ebto mallra q\u00eb jan\u00eb t\u00eb konsumit apo veshmbathje e tjera n\u00eb treg, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb lira. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb lirohet kostoja e jet\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt tan\u00eb. Edhe bizneset q\u00eb e sigurojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve ndoshta stimulohen\u201d thot\u00eb Shatri.<\/p>\n<p>\u201cMe Turqin\u00eb nuk besoj q\u00eb d\u00ebmtohemi shum\u00eb, sepse ne prej k\u00ebtyre prodhimeve q\u00eb i kemi, perime e gj\u00ebra t\u00eb tilla importohen m\u00eb pak, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat q\u00eb importohen prej Turqis\u00eb nuk i prodhojm\u00eb fare prandaj edhe nuk kemi fare konkurrenc\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk del zarar prej k\u00ebsaj marr\u00ebveshje\u201d, pohon Shatri.<\/p>\n<p>Dardan Sejdiu nga l\u00ebvizja \u201cVet\u00ebvendosje\u201d thot\u00eb se n\u00ebnshkrimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb hap tjet\u00ebr drejt degradimit t\u00eb potencialit ekonomik q\u00eb posedon Kosova.<\/p>\n<p>\u201cTurqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fuqi bot\u00ebrore n\u00eb p\u00ebrpunimin e ushqimit, n\u00eb prodhime tekstili dhe n\u00eb mobilie. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngufatje q\u00eb po i b\u00ebhet konkurrenc\u00ebs brenda vet\u00eb prodhuesve vendor\u00eb, sidomos kur merret parasysh q\u00eb Turqia ka koh\u00eb q\u00eb ec n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt me parimet e OECD-s\u00eb dhe i ka shterur burimet p\u00ebrbrenda territorit t\u00eb saj dhe rritjen ekonomike e krijon me an\u00eb t\u00eb eksporteve\u201d, thot\u00eb Sejdiu.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00eb vendim i till\u00eb i pamenduar vjen nga nj\u00eb ministre n\u00eb dor\u00ebheqje, e cila gjith\u00e7ka po e krijon vet\u00ebm me q\u00ebllim t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore politike. Ai ka p\u00ebrmendur si shembull Ferizajn, nj\u00eb qytet ky me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebrpunuesish ushqimor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me arritjen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje do t\u00eb p\u00ebrballen edhe me konkurrenc\u00ebn turke, p\u00ebrkund\u00ebr konkurrenc\u00ebs brenda vet\u00eb prodhuesve vendor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Efekte negative n\u00eb buxhet<\/strong><\/p>\n<p>Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje Kosova \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabimin e nj\u00ebjt\u00eb sikur at\u00eb me CEFTA-n. Madje, sipas saj, pik\u00ebrisht p\u00ebrfitimet e vogla q\u00eb Kosova merr nga CEFTA e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb pafuqishme vet\u00eb Ministrin\u00eb e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKostoja e prodhimit t\u00eb t\u00eb gjitha produkteve q\u00eb vijn\u00eb dhe shiten n\u00eb Kosov\u00eb e q\u00eb prodhohen jasht\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se sa q\u00eb e kan\u00eb prodhuesit tan\u00eb. N\u00ebse qindra produkte q\u00eb vijn\u00eb nga Turqia lirohen nga taksat doganore at\u00ebher\u00eb kjo do t\u00eb ket\u00eb efekte negative n\u00eb afat t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs dhe mandej duhet t\u00eb shohim se qysh Qeveria e Kosov\u00ebs ka planifikuar ta mbuloj k\u00ebt\u00eb deficit\u201d, pohon Bajrami.<\/p>\n<p>Sipas saj, marr\u00ebveshja do t\u00eb jet\u00eb hap i mir\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e investitor\u00ebve turq nd\u00ebrsa shpreson q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb analiz\u00eb nga ana e MTI-s\u00eb rreth k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje duke marr\u00eb parasysh periudh\u00ebn 1-vje\u00e7are gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb negociuar nj\u00eb proces i till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore nuk mund t\u00eb shoh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb efekt pozitiv p\u00ebr prodhuesit tan\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon Bajrami.<\/p>\n<p>Afrim Berisha nga kompania \u201cBylmeti\u201d thot\u00eb se n\u00eb kushte normale, prodhuesit e produkteve t\u00eb qum\u00ebshtit nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ndiheshin t\u00eb rrezikuar nga implementimi i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast se qeveria turke subvencionon prodhuesit turq, at\u00ebher\u00eb ata mund t\u00eb na d\u00ebmtojn\u00eb dhe mund t\u00eb krijojn\u00eb jostabilitet n\u00eb konkurrenc\u00ebn vendore\u201d, shton Berisha.<\/p>\n<p><strong>Ekonomist\u00ebt alarmojn\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Muhamet Mustafa nga Instituti \u201cRiinvest\u201d thot\u00eb se si e till\u00eb marr\u00ebveshja i barazon prodhimet turke me kushtet e nj\u00ebjta prej t\u00eb cilave blejm\u00eb n\u00eb Serbi, Maqedoni apo Mal t\u00eb Zi, k\u00ebsisoj ato do t\u2019i b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb konkurrenc\u00eb prodhimeve serbe e maqedonase.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket interesit t\u00eb Kosov\u00ebs, ne e humbim nj\u00eb 10 % n\u00eb buxhet, mir\u00ebpo Kosova me k\u00ebt\u00eb kuantum t\u00eb 1 milion e 400 mij\u00eb eurove me prodhimet q\u00eb i kemi bler\u00eb prej Turqis\u00eb efekti do t\u00eb jet\u00eb 10 milion\u00eb n\u00eb buxhet. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje do ta shihja si neutrale, nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb problem sepse ne edhe ashtu jemi duke i bler\u00eb k\u00ebto produkte prej Serbis\u00eb dhe prej vendeve tjera, k\u00ebshtu q\u00eb turqit tani forcohen kryesisht ndaj Serbis\u00eb.\u00a0Natyrisht q\u00eb edhe prodhuesit tan\u00eb do t\u00eb ken\u00eb probleme, prandaj duhet shikuar se ku mund t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ kjo marr\u00ebveshje dhe duhet t\u2019i mbrojm\u00eb ata\u201d, thot\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Ibrahim Rexhepi, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, thot\u00eb p\u00ebr \u201cZ\u00ebri\u201d se efekti i k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje ndikohet nga pozita e Kosov\u00ebs, si vend q\u00eb nuk ka as ofert\u00eb t\u00eb begatshme p\u00ebr tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar e as fuqi konkurruese n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb absurde t\u00eb thuhet se me MTL-t\u00eb po humbet buxheti i Kosov\u00ebs! Kjo qasje \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsumator\u00ebve, meqen\u00ebse duke mbrojtur buxhetin e shtetit, at\u00ebher\u00eb insistohet q\u00eb mallrat e importuara gjithsesi t\u00eb ngarkohen me taks\u00eb doganore\u201d, thot\u00eb Rexhepi.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse flitet p\u00ebr ekonomi t\u00eb mbyllur at\u00ebher\u00eb MTL-t\u00eb jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme dhe nuk lejojn\u00eb zhvillimin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb rastet e zgjerimit t\u00eb tregut, ato luajn\u00eb rol t\u00eb domosdosh\u00ebm sepse eliminojn\u00eb barrierat doganore mes shteteve.<\/p>\n<p>\u201cKur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje Turqia, at\u00ebher\u00eb pas arritjes s\u00eb MTL-s\u00eb konsumatorit duhet t&#8217;i mbesin s\u00eb paku 20 milion\u00eb euro (10 p\u00ebrqind\u00ebshi i importit vjetor). Kjo ndodh\u00eb me kusht q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb manipulime me \u00e7mim prej dogan\u00ebs e deri te konsumatori. Por, p\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb konkurrenc\u00ebs, kultur\u00ebs afariste dhe t\u00eb kontrollit shtet\u00ebror, ky fitim ka rrezik t&#8217;ju mbetet tregtar\u00ebve\u201d, pohon Rexhepi.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb me Turqin\u00eb garanton mbrojtjen deri n\u00eb 10 vite t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb ndjesh\u00ebm prodhues n\u00eb Kosov\u00eb nga heqja e doganave p\u00ebr produktet me origjin\u00eb nga Turqia.<\/p>\n<p>\u201cNe sot po n\u00ebnshkruajm\u00eb Marr\u00ebveshjen e Tregtis\u00eb s\u00eb Lir\u00eb e cila do t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tregues q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet ekonomike n\u00eb mes vendeve tona po forcohen p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d, pati th\u00ebn\u00eb ministri i ekonomis\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb, z. Caglayan, dit\u00ebn q\u00eb u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p><strong>Grafik:<\/strong><\/p>\n<p><strong>200 milion\u00eb euro n\u00eb vit importi nga Turqia n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>8 milion\u00eb euro eksporti i Kosov\u00ebs n\u00eb Turqi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Turqia \u00ebsht\u00eb eksportuesi i kat\u00ebrt m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb, pas Serbis\u00eb, Italis\u00eb dhe Gjermanis\u00eb, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK)<\/strong><\/p>\n<p><strong>10.8 miliard\u00eb dollar\u00eb \u00ebsht\u00eb eksporti vjetor i mallrave t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit, sipas statistikave shtet\u00ebrore t\u00eb Turqis\u00eb. Eksporti p\u00ebrfshin k\u00ebto vende: Greqin\u00eb, Rumanin\u00eb, Bullgarin\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb, Kroacin\u00eb, Bosnj\u00ebn, Kosov\u00ebn, Maqedonin\u00eb, Malin e Zi dhe Serbin\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong>1987-n p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Turqia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e familjes s\u00eb Bashkimit Evropian, tash sa vjet k\u00ebrkesa e saj refuzohet.<\/strong><\/p>\n<p><strong>80 kompani turke tashm\u00eb jan\u00eb duke operuar n\u00eb Shqip\u00ebri<\/strong><\/p>\n<p><strong>3 kompani t\u00eb m\u00ebdha turke kan\u00eb nd\u00ebrtuar autostrad\u00ebn 445 km, Serbi \u2013 Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n<p><strong>Turqia \u00ebsht\u00eb ekonomia e 17-t\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong>Aeroporti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Prishtin\u00ebs dhe Kompanin\u00eb Kosovare p\u00ebr Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) jan\u00eb bler\u00eb dhe i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb me koncesion kompanis\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00eb turke &#8211; LIMAK.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb (MTL) me Turqin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn dit\u00eb m\u00eb par\u00eb e n\u00ebnshkroi ministrja, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministri i Ekonomis\u00eb i Turqis\u00eb, Zafer Caglan, do ta d\u00ebmtoj\u00eb buxhetin e Kosov\u00ebs hi\u00e7 m\u00eb pak se 20 milion\u00eb euro n\u00eb vit. K\u00ebshtu b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur burimet e gazet\u00ebs \u201cZ\u00ebri\u201d brenda Doganave t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59495,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[287,1138,310],"class_list":["post-2634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-kosova","tag-mimoza-kusari-lila","tag-turqia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2634"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2634\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59497,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2634\/revisions\/59497"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59495"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}