{"id":26744,"date":"2016-09-26T12:56:34","date_gmt":"2016-09-26T10:56:34","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=26744"},"modified":"2016-09-26T12:56:34","modified_gmt":"2016-09-26T10:56:34","slug":"masakra-e-tivarit-si-u-vrane-8-mije-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/masakra-e-tivarit-si-u-vrane-8-mije-shqiptare\/","title":{"rendered":"Masakra e Tivarit, si u vran\u00eb 8 mij\u00eb shqiptar\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/tivar.jpg\" alt=\"tivar\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-26745\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/tivar.jpg 625w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/09\/tivar-300x183.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shkruar nga Kreshnik Mersinllari n\u00eb vitin 2010<\/strong><\/p>\n<p>Cili ishte roli i Miladin Popovi\u00e7it dhe p\u00ebrse heshti Ramiz Alia. Historia tragjike e mij\u00ebra burrave t\u00eb tradh\u00ebtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij.<\/p>\n<p>Shtabi Operativ i \u201cKosmetit\u201d i urdh\u00ebruar nga SHS i UN\u00c7J-s\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhun\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb frontin e dyt\u00eb t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb \u201cAdriatikut\u201d n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Skenarist\u00ebt e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, p\u00ebr d\u00ebrgimin e mobilizuesve shqiptar\u00eb n\u00eb pjes\u00ebt veriper\u00ebndimore t\u00eb Jugosllavis\u00eb, kishin zgjedhur rrug\u00ebn Prizren \u2013 Kuk\u00ebs \u2013 Shkod\u00ebr \u2013 Tivar \u2013 Dubrovnik \u2013 Rijek\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb front mobilizuan shqiptar\u00ebt nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Ka\u00e7aniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.<\/p>\n<p>Sipas kujtimeve t\u00eb pleqve, q\u00eb p\u00ebrjetuan k\u00ebt\u00eb mobilizim t\u00eb dhunsh\u00ebm, t\u00eb mobilizuarit shqiptar\u00eb, fillimisht jan\u00eb tubuar n\u00ebp\u00ebr qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00ebsi ushtarake, t\u00eb komanduara nga oficer\u00eb shqiptar\u00eb, kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb qendr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme mobilizuese (n\u00eb kazermat ushtarake) n\u00eb Prizren. Pas sistemimit, shqiptar\u00ebt e mobilizuar do t\u00eb \u00e7armatosen, me arsyetimin se arm\u00ebt do t\u2019i marrin n\u00eb Kroaci e Slloveni! \u00c7armatosja, atyre iu ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb sinjal t\u00eb keq dhe me t\u00eb drejt\u00eb ka lindur dyshimi n\u00eb p\u00ebrgatitjen e ndonj\u00eb skenari shfaros\u00ebs n\u00eb prapasken\u00eb. Kjo psikoz\u00eb u thellua edhe m\u00eb tep\u00ebr, at\u00ebher\u00eb kur u \u00e7armatos\u00ebn edhe oficer\u00ebt shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-t\u00eb serb e njohur p\u00ebr terrorizimin e popullit shqiptar\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja UN\u00c7 Jugosllave-UN\u00c7 SHqip\u00ebris\u00eb: Brigada e III dhe e V nga Shqip\u00ebria p\u00ebr spastrimin e Kosov\u00ebs nga \u00e7etat q\u00eb b\u00ebjn\u00eb rezistenc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) p\u00ebrparonin n\u00eb t\u00eb gjitha frontet e luft\u00ebs kund\u00ebr ushtris\u00eb hitleriane, Shtabi Suprem i UN\u00c7J-s\u00eb duke i shfryt\u00ebzuar rrethanat e krijuara, n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit t\u00eb atij viti Shtabin Kryesor t\u00eb UN\u00c7J-s\u00eb p\u00ebr \u201cKosov\u00eb e Metohi\u201d e degradoi n\u00eb Shtab Operativ dhe m\u00eb 14 shtator ia n\u00ebnshtroi Shtabit Kryesor t\u00eb UN\u00c7J-s\u00eb p\u00ebr Serbi. Dhe p\u00ebr \u00e7udi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shtabit Operativ t\u00eb \u201cKosmetit\u201d do t\u00eb nisin p\u00ebrgatitjet luftarake gjoja p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb viseve t\u00eb tjera shqiptare a n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb SHS i UN\u00c7J-s\u00eb kishte p\u00ebr synim ripushtimin e tyre. N\u00eb vjesht\u00ebn e atij viti, Shtabi Suprem i UN\u00c7J-s\u00eb i drejtuar nga Josip Broz Tito, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb internacionalizmit, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb marr\u00ebveshje me ushtrin\u00eb e kuqe ruse, m\u00eb pastaj me forcat bullgare dhe m\u00eb 2 shtator 1944 edhe me SHP t\u00eb UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar operacione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta ushtarake kund\u00ebr forcave gjermane n\u00eb Jugosllavi\u2026 Derisa ushtria gjermane t\u00ebrhiqej nga shum\u00eb fronte t\u00eb luft\u00ebs, ideja e Shtabit Suprem t\u00eb ushtris\u00eb gjermane p\u00ebr forcimin e vij\u00ebs s\u00eb frontit n\u00eb Ballkan, u b\u00eb e parealizueshme dhe n\u00eb k\u00ebto rrethana armata \u201cE\u201d gjermane, e cila ishte e dislokuar n\u00eb Greqi, mori urdh\u00ebrin q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet nga ky rajon. T\u00ebrheqjen do ta b\u00ebj\u00eb n\u00ebp\u00ebr Maqedoni, Kosov\u00eb dhe Sangjak, p\u00ebr t\u00eb kaluar mandej n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb veriut. Armata \u201cE\u201d p\u00ebr \u00e7udi nuk u pengua (p\u00ebrkund\u00ebr propagand\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga strateg\u00ebt e UN\u00c7J-s\u00eb), por kaloi me shum\u00eb pak humbje n\u00eb veri-per\u00ebndim t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb luftimet m\u00eb t\u00eb ashpra n\u00eb Kosov\u00eb brigadat sllavokomuniste, do t\u2019i zhvillojn\u00eb gjoja \u201ckund\u00ebr forcave t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Etnike dhe bandave shqiptare q\u00eb po mbret\u00ebrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr t\u00eb argumentuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, po i referohemi letr\u00ebs s\u00eb Miladin Popovi\u00e7it, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb KK t\u00eb PKJ-s\u00eb ua d\u00ebrgoi t\u00eb gjith\u00eb komisar\u00ebve politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb let\u00ebr nd\u00ebr t\u00eb tjera, M.Popovi\u00e7 shkruan: \u201cEdhe pse Kosov\u00eb-Metohia jan\u00eb pa pushtues, ne nuk sundojm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb terrenin. Pengesa jan\u00eb bandat e armatosura q\u00eb p\u00ebrhapin shoviniz\u00ebm. Tash kemi detyr\u00eb t\u00eb patjet\u00ebrsueshme spastrimin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb Metohis\u00eb nga k\u00ebto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa m\u00ebshir\u00eb. Tokat e atyre q\u00eb nuk dor\u00ebzohen deri n\u00eb afatin e caktuar do t\u00eb konsiderohen t\u00eb shtetit e k\u00ebt\u00eb (konfiskim \u2013 v\u00ebrejtja ime Sh.B) do ta b\u00ebjn\u00eb shtabet (e UN\u00c7J-s\u00eb-v\u00ebrejtja ime Sh.B). N\u00eb fshatrat q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb duhen gjetur organizator\u00ebt dhe duhet dor\u00ebzuar gjyqit ushtarak, q\u00eb do t\u00b4i gjykoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb e fshatar\u00ebt t\u00b4i \u00e7armatos\u00eb\u2026\u201d Sipas marr\u00ebveshjes, UN\u00c7J-UN\u00c7SH, n\u00eb fillim t\u00eb tetorit 1944 n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb futen Brigadat III dhe V t\u00eb Korparmat\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb t\u00eb UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis p\u00ebr Kosov\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb atje (Kosov\u00eb) dhe n\u00eb viset e tjera etnike shqiptare n\u00eb Maqedoni dhe Mal t\u00eb Zi, i kishin p\u00ebrfunduar p\u00ebrgatitjet p\u00ebr ofensiv\u00eb, nj\u00ebsitet e Korpusit t\u00eb 13-t\u00eb t\u00eb UN\u00c7J-s\u00eb (Divizioni i 22-t\u00eb, i 24-t\u00eb, i 25-t\u00eb dhe i 46-t\u00eb serb), Divizioni i 41-t\u00eb maqedon, brigada e 9-t\u00eb malazeze dhe t\u00eb gjitha brigadat e UN\u00c7J-s\u00eb p\u00ebr \u201cKosov\u00eb e Metohi\u201d. Operacionet ushtarake t\u00eb k\u00ebtyre forcave, filluan ofensiv\u00ebn pushtuese n\u00eb tri drejtime: 1.Kurshumli \u2013 P\u00ebrpallac \u2013 Podujev\u00eb \u2013 Prishtin\u00eb; 2.Leban\u00eb \u2013 Medvegj\u00eb \u2013 Prishtin\u00eb; dhe 3. Bujanoc \u2013 Gjilan-Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vendosja e administrimit ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb dhe mobilizimi i dhunsh\u00ebm i shqiptar\u00ebve n\u00eb mars 1945<\/p>\n<p>Brigadat III dhe V t\u00eb Korparmat\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb t\u00eb UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndihmuan vendosjen e administrimit ushtarak jugosllav<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Drenic\u00eb, m\u00eb 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UN\u00c7J-s\u00eb J.B.Tito me urdh\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nr.31 vendosi administrimin ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim, Titoja m\u00eb 7 shkurt n\u00eb Beograd pati nj\u00eb takim me ushtarak\u00ebt serb: Savo D\u00ebrlevi\u00e7in, Gjuro Medenic\u00ebn dhe K\u00ebrsto Filipovi\u00e7in, t\u00eb cil\u00ebve iu foli p\u00ebr rolin q\u00eb duhet ta luante Administrimi Ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, i t\u00ebr\u00eb pushteti n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00b4i kaloi nj\u00eb grupi t\u00eb caktuar ushtarak\u00ebsh serbo-malazez, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyq\u00ebsor. Me k\u00ebt\u00eb rast pasuan ndryshime n\u00eb t\u00ebr\u00eb struktur\u00ebn e kuadrove komandues. N\u00eb krye t\u00eb pushtetit ushtarak, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb Shtabit t\u00eb Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armat\u00ebs s\u00eb I-r\u00eb kolonel Savo D\u00ebrlevi\u00e7, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar Fadil Hoxh\u00ebn, i cili mbeti z\u00ebvend\u00ebs i tij. Shef i Shtabit u em\u00ebrua n\u00ebnkolonel Dushan Vukoti\u00e7 (deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte z\u00ebvend\u00ebskomandant i Divizionit 46 jugosllav), shef i prapavij\u00ebs u caktua Stevo Dob\u00ebrkovi\u00e7 (i d\u00ebrguar nga shtabi qendror i Serbis\u00eb), nd\u00ebrsa komisar politik u em\u00ebrua n\u00ebnkoloneli Gjuro Medenica. M\u00eb 10 shkurt 1945, kjo komand\u00eb b\u00ebri riorganizimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ushtris\u00eb duke formuar Divizionin e artileris\u00eb, t\u00eb kalor\u00ebsis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrlidhjes, grupin operativ t\u00eb brigadave, Divizionin 46, 52 etj. Kjo makineri pushtuese ushtarake n\u00eb Kosov\u00eb, duke i marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr \u201cspastrimin\u201d e terrenit nga \u201cmbeturinat e fashizmit\u201d dhe \u201ckund\u00ebrrevolucionar\u00ebt\u201d vrau e masakroi mij\u00ebra shqiptar\u00eb an\u00eb e k\u00ebnd\u00eb Kosov\u00ebs. Ve\u00e7mas pas vendosjes s\u00eb regjimit ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengrit\u00ebse, Shtabi Operativ i urdh\u00ebruar nga SHS i UN\u00c7J-s\u00eb nisi mobilizimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb frontin e Triesht\u00ebs dhe Istr\u00ebs (n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Jugosllavis\u00eb), ndon\u00ebse mobilizimi i shqiptar\u00ebve kishte filluar qysh n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 1944 (me d\u00ebrgimin e tyre n\u00eb frontin e Sremit, n\u00eb veri t\u00eb Serbis\u00eb). M\u00eb 11.03.1945 n\u00eb Gjakov\u00eb u organizua nj\u00eb demonstrat\u00eb e grave, kund\u00ebr mobilizimit me dhun\u00eb t\u00eb djemve, v\u00ebllez\u00ebrve dhe burrave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00ebtimi i p\u00ebrgjakur i eshaloneve (grupeve)<\/p>\n<p>Vrasjet e para u b\u00ebn\u00eb n\u00eb mesnat\u00ebn e 26\/27 marsit gjat\u00eb nj\u00eb pushimi n\u00ebn qiellin e hapur n\u00eb Kuk\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Eshaloni i par\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga 3.700 veta, u nis m\u00eb 24.03.1945 dhe pas 5-6 dit\u00ebsh arriti n\u00eb Tivar, ku iu dor\u00ebzua reparteve t\u00eb Divizionit t\u00eb IX-t\u00eb jugosllav. Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit, derisa u dor\u00ebzuan n\u00eb vendin e caktuar, t\u00eb mobilizuarit u keqtrajtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shtazarake nga kriminel\u00ebt serbo-malazez\u00eb. T\u00eb mobilizuarit shqiptar\u00eb nga Tivari do t\u00eb nisen p\u00ebr n\u00eb Istri, ku fillimisht disa dit\u00eb do t\u00eb ndalojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushuar n\u00eb ujdhes\u00ebn \u00c7iov\u00eb af\u00ebr Trogirit. Dhe ato dit\u00eb gjat\u00eb kalimit me nj\u00eb anije t\u00eb vjet\u00ebr, nga ujdhesa p\u00ebr n\u00eb Trogir\u00eb, u mbyt\u00ebn rreth 65 veta, prej t\u00eb cil\u00ebve 29 qen\u00eb vet\u00ebm nga Ka\u00e7aniku. Eshaloni i dyt\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 4.700 veta, u nis dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb (m\u00eb 26 mars) n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e forcave t\u00eb Brigad\u00ebs XXVII dhe m\u00eb 30 mars n\u00eb Shkod\u00ebr iu dor\u00ebzua Brigad\u00ebs X malazeze 6. Gjat\u00eb marshimit kat\u00ebr ditor n\u00eb rrug\u00ebn Prizren-Zhur-Kuk\u00ebs-Puk\u00eb-Shkod\u00ebr, p\u00ebrkund\u00ebr lodhjeve e rraskapitjeve t\u00eb m\u00ebdha nga rruga e gjat\u00eb, t\u00eb mobilizuarit u maltretuan e u rrah\u00ebn dhe n\u00eb shum\u00eb vende shum\u00eb prej tyre u vran\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushimit, gjat\u00eb kalimit t\u00eb lumejve apo gjat\u00eb tentimit t\u00eb ndonj\u00ebrit prej tyre p\u00ebr ta shuar etjen, n\u00eb burimet e ujit.<\/p>\n<p>Vrasjet e para u b\u00ebn\u00eb n\u00eb mesnat\u00ebn e 26-27 marsit gjat\u00eb nj\u00eb pushimi n\u00ebn qiellin e hapur n\u00eb Kuk\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb rast u vran\u00eb njer\u00ebzit m\u00eb autoritativ\u00eb nga radh\u00ebt e t\u00eb mobilizuarve, ishin epror\u00ebt e nj\u00ebsive ushtarake ata shqiptar\u00eb q\u00eb komanduan gjat\u00eb marshimit nga qendrat komunale p\u00ebr n\u00eb kazermat ushtarake t\u00eb Prizrenit. N\u00eb mbr\u00ebmjen e 27 marsit ky eshalon arrin n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz dhe sipas nj\u00eb skenari t\u00eb parap\u00ebrgatitur mir\u00eb, xhelat\u00ebt serbo-malazez\u00eb, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushimit (n\u00eb mesnat\u00ebn 27-28 mars) n\u00ebn qiellin e hapur duke fjetur (n\u00eb gjum\u00eb) vrasin mizorisht rreth 120-140 veta dhe kufomat e tyre u hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb hendek.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre peripecive nga Shkodra n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e malazez\u00ebve \u2013 n\u00eb mesdit\u00ebn e 1 prillit 1945 arrit\u00ebn n\u00eb Tivar. At\u00eb dit\u00eb t\u00eb kobsh\u00ebm rrug\u00ebve t\u00eb qytetit shihej nj\u00eb mobilizim i ushtar\u00ebve serbo-malazez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebshtronin me p\u00ebrbuzje kolon\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve. Kjo kolon\u00eb \u00ebsht\u00eb ndaluar n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit (me urdh\u00ebr) kinse p\u00ebr t\u00eb pushuar dhe nd\u00ebrkoh\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb eksces n\u00eb mes rojes dhe kat\u00ebr shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt u penguan q\u00eb t\u00eb pin\u00eb uj\u00eb n\u00eb nj\u00eb krua aty af\u00ebr. Nga ky konflikt ushtar\u00ebt e urdh\u00ebruar derdhin nj\u00eb bresh\u00ebri plumbash n\u00eb trupat e shqiptar\u00ebve, me \u00e7\u2019rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me q\u00ebllim (p\u00ebr ta filluar komplotin e p\u00ebrgatitur) e shtyu mas\u00ebn e shqiptar\u00ebve q\u00eb t\u00eb shtrihen p\u00ebr tok\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo hap\u00ebsir\u00eb ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushk\u00ebve dhe mitraloz\u00ebve q\u00eb ishin vendosur n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb rrug\u00ebve, dritare dhe tarrac\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive e n\u00eb shk\u00ebmbijt\u00eb e kodrave p\u00ebrreth. Gjat\u00eb muajve mars-prill 1945, p\u00ebrmes rrug\u00ebs Prizren-Kuk\u00ebs-Shkod\u00ebr-Tivar (p\u00ebr n\u00eb Frontin e Adriatikut) jan\u00eb deportuar 16.423 shqiptar\u00eb nga Kosova, kurse rreth 4. 600 t\u00eb tjer\u00eb u d\u00ebrguan nga viset shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb janar 1945 p\u00ebr n\u00eb Frontin verior (t\u00eb Sremit) jan\u00eb mobilizuar rreth 18.500 shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Brigadave t\u00eb \u201cKosmetit\u201d dhe 5000 t\u00eb tjer\u00eb nga Maqedonia. Nga k\u00ebto shifra rezulton se gjat\u00eb muajve janar-prill 1945, jan\u00eb mobilizuar dhunsh\u00ebm rreth 44.523 shqiptar\u00eb nga Kosova dhe viset e tjera etnike, p\u00ebr frontet e ashtuquajtura t\u00eb \u201cSremit\u201d e t\u00eb \u201cAdriatikut\u201d.<\/p>\n<p><strong>Mobilizimi i b\u00ebr\u00ebsve t\u00eb krimit p\u00ebr zhdukjen e krimit<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e k\u00ebsaj vepre mizore, u mobilizuan t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb ushtarake serbo-malazeze, qytetar\u00eb e pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij nacionaliteti dhe me kamion\u00eb, vagoneta, qerre etj, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebs s\u00eb \u00bd prillit i bart\u00ebn kufomat dhe t\u00eb plagosurit (bashk\u00eb!!!) dhe i transportuan n\u00eb drejtim t\u00eb Tivarit t\u00eb vjet\u00ebr, tek nj\u00eb vend (humner\u00eb) n\u00eb mest\u00eb shk\u00ebmbinjve t\u00eb bregdetit. Kufomat e shqiptar\u00ebve fillimish u dogj\u00ebn dhe pastaj u hodh\u00ebn n\u00eb humner\u00eb, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr do t\u00eb varrosen\u2026!!! Sipas burimeve arkivore rezulton se n\u00eb Tivar, m\u00eb 1 prill 1945 u vran\u00eb e u masakruan rreth 1700 shqiptar\u00eb, ndon\u00ebse nga kujtimet e d\u00ebshmitar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrjetuan k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, del se ky num\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. Kjo ngjarje tragjike p\u00ebr popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, ishte e qart\u00eb se u p\u00ebrgatit nga kreu i udh\u00ebheqjes jugosllave edhe pse m\u00eb von\u00eb Aleksand\u00ebr Rankovi\u00e7i me kompani, k\u00ebt\u00eb ngjarje do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta cil\u00ebsoj\u00eb si incident t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shkaktuar me fajin e vet shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p><strong>Barbarizmi i UN\u00c7J-s\u00eb kund\u00ebr popullit shqiptar<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre operacineve t\u00eb p\u00ebrgjakshme k\u00ebto forca kryen krimet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuara q\u00eb njeh historia e njer\u00ebzimit, ndaj popullat\u00ebs shqiptare, si dhe konfiskuan, pla\u00e7kit\u00ebn, dogj\u00ebn e shkat\u00ebrruan pam\u00ebshirsh\u00ebm pronat e tyre. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe jan\u00eb vrar\u00eb e masakruar n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb mizore 47.300 shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb:<\/p>\n<p><strong>1. Gjilan jan\u00eb vrar\u00eb 7854 veta,<\/p>\n<p>2. Prishtin\u00eb 3.675<\/p>\n<p>3. Drenic\u00eb 4.820<\/p>\n<p>4. Mitrovic\u00eb 1.970<\/p>\n<p>5. Pej\u00eb 3.540,<\/p>\n<p>6. Ferizaj 1.260,<\/p>\n<p>7. Podujev\u00eb 1.670,<\/p>\n<p>8. Prizren 1.200,<\/p>\n<p>9. Gjakov\u00eb 800,<\/p>\n<p>10. Rahovec 750,<\/p>\n<p>11. Suharek\u00eb 420,<\/p>\n<p>12. Dragash 500,<\/p>\n<p>13. Preshev\u00eb 690,<\/p>\n<p>14. Shkup 1.450<\/p>\n<p>15. Tetov\u00eb 4100,<\/p>\n<p>16. Gostivar 715,<\/p>\n<p>17. K\u00ebrcov\u00eb 490,<\/p>\n<p>18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,<\/p>\n<p>19. Kumanov\u00eb 780<\/p>\n<p>20. Tutin 900,<\/p>\n<p>21. Bihor 3820,<\/p>\n<p>22. Plav\u00eb e Guci 710,<\/p>\n<p>23. Ulqin 515 dhe<\/p>\n<p>24. Tivar\u00eb e Dalmaci 2.600 shqiptar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e t\u00ebr\u00eb pasuria e shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb ishte konfiskuar, asgj\u00ebsuar ose ishte pla\u00e7kitur nga kolonist\u00ebt serb\u00eb, q\u00eb qen\u00eb kthyer sipas direktivave t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb KQ t\u00eb PKJ-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Rrug\u00ebtimi (Prizren \u2013 Kuk\u00ebs \u2013 Shkod\u00ebr \u2013 Tivar), leht\u00ebsia e forcave jugosllave p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb territorin shqiptar pa u shqet\u00ebsuar<\/p>\n<p>Rr\u00ebfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb rr\u00ebfim trondit\u00ebs do t\u00eb kujtonte Azem Hajdini shum\u00eb vite pas masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit nga ku ai fal\u00eb fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini at\u00eb marshim q\u00eb do t\u2019i \u00e7onte drejt vdekjes me mij\u00ebra shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu t\u00eb rraskapitur kemi vazhduar rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Puk\u00eb, ku at\u00eb dit\u00eb kemi arritur rreth or\u00ebs 19.00 dhe na kan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb t\u00eb rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rr\u00ebke. N\u00eb k\u00ebto kushte, n\u00eb periferi t\u00eb Puk\u00ebs e kemi kaluar nat\u00ebn. T\u00eb nes\u00ebrmen shum\u00eb veta nuk kan\u00eb mundur ta vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn kurse mbi dhjet\u00ebra, m\u00ebngjesi i gjeti t\u00eb vdekur. K\u00ebsisoj, radh\u00ebt tona vazhdimisht zvog\u00ebloheshin, sepse nj\u00eb num\u00ebr i shok\u00ebve tan\u00eb nuk mund t\u2019i p\u00ebrballonte torturave, helmimit, uris\u00eb, veshmbathjes s\u00eb dob\u00ebt e sidomos frik\u00ebs nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve, nj\u00ebkohsisht rritej edhe numri i t\u00eb vdekurve sepse edhe ne, t\u00eb rraskapitur, nuk ishim n\u00eb gjendje m\u00eb t\u2019i mbanim p\u00ebr krah\u00ebsh, sikurse vepruam nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Prej Puke, n\u00eb rrethana si ato t\u00eb deritashmet, vazhduam rrug\u00ebn kurse kah ora 20.00 arrit\u00ebm n\u00eb vendin e ashtuqujtur \u201cUra e Zogut\u201d, te nj\u00eb kanion i thell\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilin rridhte uj\u00eb fare pak. Meq\u00eb ur\u00ebn e kishin shkat\u00ebrruar fashist\u00ebt italian\u00eb, transportimin ton\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kanionit p\u00ebrpiqeshin ta organizonin p\u00ebrmes nj\u00eb vigu dhe nj\u00eblloj vagonete. N\u00eb at\u00eb vagonet\u00eb me q\u00ebllim i ngarkuan m\u00ebse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u k\u00ebput, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ran\u00eb n\u00eb at\u00eb gremin\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Disa prej tyre vdiq\u00ebn kurse disa u l\u00ebnduan r\u00ebnd\u00eb e leht\u00eb. Tentuam menj\u00ebher\u00eb t\u2019i ndihmojm\u00eb, por na penguan p\u00ebrcjell\u00ebsit duke na th\u00ebn\u00eb se ata do t\u2019i ndihmoj\u00eb ushtria, kurse ne duhet t\u00eb vazhdojm\u00eb kalimin n\u00ebp\u00ebr at\u00eb vig t\u00eb improvizuar. Mir\u00ebpo, duke e ditur fatin q\u00eb na priste, refuzuam t\u00eb vendosemi n\u00eb at\u00eb vagonet\u00eb t\u00eb ndrequr dhe pas shum\u00eb bindjesh e rezistencash u detyruan t\u00eb na d\u00ebrgojn\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00ebp\u00ebr kanion p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb tij. Mir\u00ebpo, posa kaluam kanionin, s\u00ebrish na urdh\u00ebruan t\u00eb kthehemi posht\u00eb dhe nat\u00ebn ta kalojm\u00eb n\u00ebn qiellin e hapur. Edhe pse ishim t\u00eb rraskapitur dhe qull\u00eb nga shiu, t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn jemi p\u00ebrpjekur t\u2019i ndihmojm\u00eb shok\u00ebt q\u00eb mbet\u00ebn gjall\u00eb e t\u00eb l\u00ebnduar nga r\u00ebnia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe p\u00ebr disa shok\u00eb q\u00eb i kishim bartur t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn n\u00eb lese t\u00eb improvizuara, p\u00ebr krah\u00ebsh apo n\u00eb supe. Dikur kah mesnata na e kan\u00eb kumtuar urdh\u00ebrin se duhet t\u2019i identifikojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb barten nja 50 metra larg gjoja p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb ndonj\u00eb spital t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim. Mir\u00ebpo, t\u00eb udh\u00ebhequr nga p\u00ebrvoja e hidhur q\u00eb e pat\u00ebm gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb shtabit e refuzuam kategorisht. N\u00eb m\u00ebngjes v\u00ebrejt\u00ebm se nj\u00eb num\u00ebr i shok\u00ebve q\u00eb i kishim bartur dhe shumica e atyre q\u00eb kishin p\u00ebsuar l\u00ebndime pas r\u00ebnies nga vigu kishin mbetur t\u00eb vdekur, kurse na u pamund\u00ebsua bartja edhe t\u00eb disave q\u00eb l\u00ebngonin nga s\u00ebmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodh\u00ebn n\u00eb qerre dhe i \u00e7uan n\u00eb drejtim t\u00eb panjohur. Ne t\u00eb tjer\u00ebt vazhduam rrug\u00ebn dhe arrit\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend af\u00ebr Shkodr\u00ebs ku duhej kaluar t\u00eb ashtuquajturin \u201cVau i Spas\u00ebs\u201d. Edhe k\u00ebtu, meq\u00eb ura ishte e shkat\u00ebrruar, filloi transportimi yn\u00eb me nj\u00eb anije t\u00eb improvizuar. T\u00eb m\u00ebsuar nga p\u00ebrvoja me k\u00ebso improvizimesh refuzuam t\u00eb hipim n\u00eb at\u00eb anije pa prezenc\u00ebn e ndonj\u00eb oficeri dhe t\u00eb s\u00eb paku dy-tre ushtar\u00ebve q\u00eb na p\u00ebrcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar \u201cVaun e Spas\u00ebs\u201d, pranoi k\u00ebrkesat e parashtruara k\u00ebshtu q\u00eb transportimi u b\u00eb pa ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb madhe. Mir\u00ebpo, edhe k\u00ebtu n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mbet\u00ebn disa shok\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr fatin e t\u00eb cil\u00ebve kurr\u00eb nuk jemi informuar. N\u00eb Shkod\u00ebr arrit\u00ebm rreth or\u00ebs 16.00 m\u00eb dat\u00ebn 30 mars 1945. N\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebve na prit\u00ebn mij\u00ebra njer\u00ebz, shumica prej t\u00eb cil\u00ebve duke na p\u00ebrsh\u00ebndetur qanin, duke p\u00ebshp\u00ebritur \u201cku jeni duke shkuar\u201d, \u201cme siguri n\u00eb ndonj\u00eb vend pa kthim\u201d.!? Shum\u00eb prej tyre na ofruan buk\u00eb e ve\u00e7mas uj\u00eb dhe k\u00ebtu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shuam etjen. Kjo nuk zgjati shum\u00eb pasi q\u00eb shpejt e shpejt na vendos\u00ebn n\u00eb kazerma n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr bukur t\u00eb lart\u00eb, emri i t\u00eb cil\u00ebs nuk m\u00eb kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur uj\u00eb p\u00ebr pije. Por, p\u00ebr \u00e7udi, ne k\u00ebtu veten e ndjenim pak m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr fat t\u00eb keq, k\u00ebtu nuk na lan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb gjat\u00eb. Dikur pas mesnate u nis\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb Ulqinit, duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e ushtar\u00ebve serb\u00eb e malazez\u00eb. N\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr, jo fort larg Shkodr\u00ebs, kolona jon\u00eb aty kah ora 3 pas mesnat\u00ebs ka hasur n\u00eb nj\u00eb eksploziv q\u00eb shtrihej mjedisit t\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me t\u00eb ndezur t\u00eb eksplozivit mes nesh u krijua nj\u00eb panik shum\u00eb i madh, por p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb pasoi urdh\u00ebri q\u00eb t\u00eb mos l\u00ebvizim nga vendi. Mir\u00ebpo, nga frika shum\u00eb prej nesh u rrokullis\u00ebn n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs e m\u00eb pastaj filluan t\u00eb sht\u00ebnat e ushtarak\u00ebve me \u00e7\u2019rast u vran\u00eb dhe u plagos\u00ebn shum\u00eb shok\u00eb tan\u00eb, kurse n\u00eb mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jon\u00eb m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, duke th\u00ebn\u00eb se, \u201ckjo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e reaksionar\u00ebve apo e diversant\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt hakmerreshin ndaj shqiptar\u00ebve kosovar\u00eb p\u00ebr masakrat dhe torturat q\u00eb kinse paska b\u00ebr\u00eb Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar\u201d. Krejt kjo u b\u00eb sigurisht p\u00ebr t\u00eb fshehur q\u00ebllimin e vet dhe p\u00ebr t\u00eb nxitur urrejtjen v\u00ebllavras\u00ebse n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Pas shum\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr ta heshtur k\u00ebt\u00eb situat\u00eb jemi detyruar t\u00eb nisemi dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb rrug\u00ebn. Pos tre t\u00eb plagosurve q\u00eb na lan\u00eb t\u2019i bartim, t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb plagosurit e tjer\u00eb nuk lejuan t\u2019i marrim me vete, por i ngarkuan n\u00eb mjete t\u00eb ndryshme transportuese dhe i d\u00ebrguan n\u00eb drejtim t\u00eb Tivarit me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos bien n\u00eb sy. Shok\u00ebt e plagosur i kemi bartur mbi supe deri n\u00eb nj\u00eb fshat, emri i t\u00eb cilit nuk m\u00eb kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tok\u00eb t\u00eb plleshme. Aty fshatr\u00ebt na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kanata qerresh t\u00eb punuara prej thuprave p\u00ebr t\u2019i bartur t\u00eb plagosurit dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt. Nga k\u00ebto tortura dhe reprezalje q\u00eb na b\u00ebheshin gjat\u00eb rrug\u00ebs, sigurisht m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e kan\u00eb pasur ata q\u00eb ndodheshin n\u00eb fund t\u00eb kolon\u00ebs. Ata edhe kan\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb m\u00eb sakt\u00ebsisht viktimat e rrug\u00ebs, por sigurisht se n\u00eb k\u00ebto rrethana pak kujt i ka shkuar nd\u00ebrmend ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, nga se n\u00eb \u00e7do moment ekzistonte mund\u00ebsia q\u00eb edhe vet t\u00eb b\u00ebhej viktim\u00eb e p\u00ebrcjell\u00ebsve t\u00eb t\u00ebrbuar. Instinkti i vetekzistenc\u00ebs dhe rreziku q\u00eb n\u00eb \u00e7do moment mund t\u00eb likuidohej, nuk lejonte tjet\u00ebr t\u00eb mendohej por vetem si t\u00eb shp\u00ebtohet jeta. K\u00ebt\u00eb gjendje psiqike e b\u00ebnte edhe m\u00eb t\u00eb tmerrshme hasja gjat\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb kufomat q\u00eb binin n\u00eb krye apo nga mesi i kolon\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs sharjet dhe ofendimet si \u201cviste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad\u201d, \u201cshoptarsku vam majku\u201d, \u201cosvetiqese crnogorska omladina\u201d, etj., ishin \u201cp\u00ebrsh\u00ebndetjet\u201d m\u00eb t\u00eb shpeshta q\u00eb na i drejtonte masa dhe p\u00ebrcjell\u00ebsit tan\u00eb, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe n\u00ebse ndonjeri ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb nga revolti t\u00eb reagoj\u00eb duke ditur se ndoshta do ta paguaj\u00eb me kok\u00eb, k\u00ebt\u00eb nuk e b\u00ebnte, sepse e dinte se pos tij do t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Zaten ushtar\u00ebt serb\u00eb e malazez\u00eb mezi pritnin reagimin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb mbi ne. K\u00ebshtu t\u00eb lodhur e t\u00eb rraskapitur nga rruga, uria e etja, e m\u00eb tep\u00ebr nga pasiguria, n\u00eb gjendje t\u00eb tensionit t\u00eb lart\u00eb psiqik, e kaluam rrug\u00ebn n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb kufirin e Jugosllavis\u00eb, af\u00ebr Ulqinit na kan\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb ndalet kolona gjoja p\u00ebr pushim, kurse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb plagosurit q\u00eb ishin me ne, t\u00eb ndahen n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, gjoja p\u00ebr t\u00eb evituar ndonj\u00eb epidemi t\u00eb mundshme. Than\u00eb po ashtu se ata t\u00eb transportohen n\u00eb ndonj\u00eb spital t\u00eb Malit t\u00eb Zi p\u00ebr sh\u00ebrim, por sipas t\u00eb gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i nj\u00ebjt\u00eb si shok\u00ebt tan\u00eb t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, kurse n\u00eb vazhdim rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Tivar. Me t\u00eb arritur n\u00eb Tivar, dikund n\u00eb mes t\u00eb or\u00ebs 12 \u2013 13.00 n\u00eb \u00e7do skut\u00eb t\u00eb qytetit diktohej nj\u00eb mobilizim i madh i ushtris\u00eb dhe popullsis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb drejtuar kah ne, na shikonin me p\u00ebrbuzje t\u00eb madhe. Diktuam qart\u00eb komplotin dhe grack\u00ebn q\u00eb na ishte p\u00ebrgatitur. Shpirtrat tona virgj\u00ebresha u gjet\u00ebn n\u00eb shenjester t\u00eb pushk\u00ebve dhe mitroloz\u00ebve q\u00eb ishin vendosur n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb rrug\u00ebve, dritare dhe tarrac\u00eb t\u00eb sht\u00ebpive e shk\u00ebmbinjt\u00eb n\u00eb kodrat p\u00ebrreth. Fitohej p\u00ebrshtypja se nga kjo bllokad\u00eb as zogu s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb fluturonte gjall\u00eb. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tivarit t\u00eb ri, na kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb ndalemi dhe t\u00eb ulemi midis rrug\u00ebs, gjoja p\u00ebr pushim. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb rrug\u00ebs kishte qen\u00eb nj\u00eb krua nga i cili uj\u00eb rridhte pa nd\u00ebrprer\u00eb. Pasi q\u00eb ishim shum\u00eb t\u00eb etur, u mor\u00ebm vesh q\u00eb tre shok\u00eb tan\u00eb t\u00eb prir\u00eb nga Syl\u00eb Gllobari t\u00eb ngriten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb apelojn\u00eb te nj\u00eb oficer q\u00eb ishte af\u00ebr \u00e7ezm\u00ebs p\u00ebr t\u00eb na lejuar t\u00eb pijm\u00eb uj\u00eb. Mir\u00ebpo, me t\u00eb paraqitur t\u00eb apelit, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb diktuam se oficeri u m\u00ebrdhez dhe filloi piskam\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimin me fjal\u00eb ofenduese \u201cshiptarsku vam majku\u201d etj. N\u00eb momentin kur Syla me shok\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb arsyetoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb oficeri ka urdh\u00ebruar ushtar\u00ebt t\u00eb v\u00ebrsulen mbi t\u00eb dhe t\u00eb shtijn\u00eb me arm\u00eb t\u00eb zjarrta. Pos vrasjes s\u00eb tyre, nga plumbat q\u00eb kishin bredhur anash, u plagos\u00ebn disa shok\u00eb tan\u00eb dhe nj\u00eb ushtar malazez. Pas k\u00ebsaj tragjedie, ne mbet\u00ebm t\u00eb shtangur n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, pa patur guxim t\u00eb l\u00ebvizim apo t\u00eb bisedojm\u00eb dhe me frik\u00eb pritnim se \u00e7do t\u00eb ndodh\u00eb me ne, pasi q\u00eb na ishin drejtuar shum\u00eb tyta t\u00eb arm\u00ebve dhe bajoneta. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast ushtria u t\u00ebrhoq nja 50 metra larg\u00eb nesh dhe zur\u00ebn pozita m\u00eb t\u00eb sigurta \u2013 dikush pas shk\u00ebmbinjve, dikush pas sht\u00ebpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjet\u00eb apo pes\u00ebmbdhjet\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb nga komanda e vendit arrit\u00ebn tre oficir\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe shum\u00eb oficer\u00eb e ushtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Ardhjen e tyre ne e prit\u00ebm me nj\u00eb fije shprese se n\u00eb mesin e tyre do t\u00eb gjendet ndonj\u00eb revolucionar apo komunist q\u00eb do t\u2019 i jepte fund k\u00ebtyre torturave tona. Mir\u00ebpo, shpresa ishte e kot\u00eb, sepse nj\u00ebri prej tyre zuri pozit\u00eb n\u00eb nj\u00eb lart\u00ebsi dhe filloi t\u00eb na sulmoi e k\u00ebrc\u00ebnohet me fjal\u00ebt \u201cshiptarsku vam majku\u201d, \u201csve qemo vas ubiti\u201d, \u201csamo minuti su u pitanju\u201d etj. Nuk vonoi shum\u00eb dhe p\u00ebrmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t\u2019ia grabis\u00eb ushtarit t\u00eb plagosur malazez revolen, andej kjo dhe k\u00ebrkesa e organizuar p\u00ebr uj\u00eb u sh\u00ebrbeu si preteksti p\u00ebr ta kualifikuar si tentim kryengritje, p\u00ebr \u00e7ka u k\u00ebrc\u00ebnuan me masa hakmarrjeje m\u00eb drastike. Mir\u00ebpo, ne t\u00eb gjith\u00eb mir\u00eb e dinim se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb trillim si baz\u00eb p\u00ebr nj\u00eb masak\u00e9r me p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Pas disa \u00e7astesh t\u00eb heshtjes s\u00eb varrit u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00ebri nga shok\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin m\u00eb von\u00eb m\u00ebsuam se ishte nj\u00eb i ri nga fshati Kozhic\u00eb, i cili pas konsultimeve me shok\u00eb ishte drejtuar kah oficieret me k\u00ebrkes\u00eb dhe apel q\u00eb t\u2019u japin fund k\u00ebtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mir\u00eb, n\u00eb t\u00eb u v\u00ebrsul\u00ebn ushtar\u00ebt malazez\u00eb dhe me arm\u00eb dhe bajoneta q\u00eb i kishin vu n\u00eb pushk\u00eb e cop\u00ebtuan, por si lak\u00ebr. T\u00eb shtr\u00ebnguar dhe t\u00eb tronditur nga kjo sken\u00eb e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim m\u00eb \u00e7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb, t\u00eb flasim apo si t\u00eb veprojm\u00eb. T\u00eb hutuar e me sy t\u00eb zgurdulluar, vet\u00ebm shikonim para vetes dhe pritnim se \u00e7ka do t\u00eb sjell\u00eb secili \u00e7ast e minut\u00eb i ardhsh\u00ebm. Kur m\u00eb nuk ngrihej askush n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe nuk b\u00ebnte z\u00eb, oficier\u00ebt filluan t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohen se nj\u00eb nga nj\u00eb do t\u00eb na likuidojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Heshtjes son\u00eb t\u00eb m\u00ebtejme filluan t\u2019u p\u00ebrgjigjen me t\u00ebrbim. Urdh\u00ebruan q\u00eb nga mesi i kolon\u00ebs t\u00eb ndahen 80 veta, t\u00eb cil\u00ebt i lidh\u00ebn duart dhe i d\u00ebrguan pas nj\u00eb nd\u00ebrtese, e m\u00ebpastaj vet\u00ebm d\u00ebgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre q\u00eb u masakruan. Nd\u00ebr shok\u00ebt q\u00eb un\u00eb i kam njohur, e q\u00eb u pushkatuan n\u00eb mesin e k\u00ebtyre 80 vet\u00ebve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenic\u00ebs. Me t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij akti mizor, meq\u00eb ne ishim n\u00eb kolon\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr, n\u00eb gjat\u00ebsi prej 5-6 kilometrash, e mund\u00ebsia p\u00ebr shfarosje masive ishte m\u00eb e vog\u00ebl, na kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb ngritemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb vend me duar t\u00eb lidhura mbi kok\u00eb. Pas pak na kan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb ecim drejt nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb madhe trikat\u00ebshe, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr t\u00eb rrethuar. Nd\u00ebrtesa ishte e rrethuar nga t\u00eb tri an\u00ebt me kodra shk\u00ebmbore, kurse oborri ishte me mure t\u00eb lart\u00eb me rrethoj\u00eb t\u00eb hekurt, me maja t\u00eb prehta, gj\u00eb q\u00eb krijonte kushte shum\u00eb t\u00eb volitshme p\u00ebr likuidimin e t\u00eb gjith\u00eb neve pa marr\u00eb parasysh a gjendeshim n\u00eb oborr apo n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. N\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb oborrit t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs ishin vendosur nga 10-15 ushtar\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e hyrjes t\u00eb p\u00ebrgatitur me shufra hekuri n\u00eb dor\u00eb. Secili prej nesh q\u00eb hynte n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje merrte goditje n\u00eb kok\u00eb, gjoks apo shpin\u00eb me shuf\u00ebr hekuri dhe vaj halli p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk mund t\u2019iu b\u00ebnte ball\u00eb t\u00eb r\u00ebnave, sepse akzistonte mund\u00ebsia \u00e7do her\u00eb q\u00eb t\u00eb mbetet n\u00eb vend. Ai q\u00eb mbetej i shtrir\u00eb nga t\u00eb r\u00ebnat shkelej pa m\u00ebshir\u00eb nga turma q\u00eb kalonte n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje, pa pasur mund\u00ebsi askush t\u2019iu ndihmoj\u00eb. Ishte e pamundur t\u00eb kaloje n\u00ebp\u00ebr at\u00eb hyrje t\u00eb ngusht\u00eb e t\u00eb mos marr\u00ebsh goditje. Vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij akti, k\u00ebtu n\u00eb hyrje t\u00eb oborrit, mbet\u00ebn t\u00eb shtrir\u00eb rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe t\u00eb vdekur. Ashtu t\u00eb p\u00ebrgjakur dhe t\u00eb rraskapitur nja 1000 veta q\u00eb ishim n\u00eb ball\u00eb t\u00eb kolon\u00ebs, na fut\u00ebn por si lop\u00ebt n\u00eb at\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Pasi q\u00eb nd\u00ebrtesa u mbush p\u00ebrplot, n\u00eb oborr sipas nj\u00eb vler\u00ebsimi ngel\u00ebn mbi 2200-2500, kurse n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjer\u00eb 7-8 metra e t\u00eb gjat\u00eb 80-100 metra, kan\u00eb ngelur t\u00eb rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo t\u00eb rreshtuar, por grumbull. Kjo u b\u00eb p\u00ebr shkak se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb b\u00ebhej likuidimi m\u00eb i leht\u00eb i tyre. Me t\u00eb p\u00ebrfunduar t\u00eb k\u00ebtij aksioni, ushtar\u00ebt e kap\u00ebn Milazim Haxhiun nga fshati T\u00ebrnavc, me pretekst se ai qenka nj\u00ebri prej atyre q\u00eb ka tentuar t\u2019ia marr\u00eb revolen oficierit malazez q\u00eb u plagos ashtu si\u00e7 p\u00ebrshkruam m\u00eb her\u00ebt. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tan\u00eb u zbraz nj\u00eb shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelat\u00ebt e pashpirt\u00eb po p\u00ebrgatitin masak\u00ebr t\u00eb paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vje\u00e7ar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenic\u00ebs s\u00eb bashku me 7 shok\u00eb shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur n\u00eb oborr dhe urdh\u00ebronte \u201cudari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati\u2026\u201d, P\u00ebr dy q\u00ebllime:<\/p>\n<p><strong>a) \u2013 t\u00eb apeloj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet masakra e m\u00ebtejme, sjelljet brutale, rrahjet n\u00eb hyrje me shufra hekuri dhe<\/p>\n<p>b) \u2013 t\u2019u lejojn\u00eb t\u2019u ndihmojn\u00eb shok\u00ebve t\u00eb l\u00ebnduar q\u00eb kishin mbetur n\u00eb hyrje t\u00eb nd\u00ebrteses nga t\u00eb r\u00ebnat q\u00eb kishin p\u00ebsuar.<\/strong><\/p>\n<p>Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrmendura, me urdh\u00ebrin e komandantit, n\u00eb t\u00eb jan\u00eb v\u00ebrsulur shum\u00eb ushtar\u00eb, e kan\u00eb ngulur n\u00eb bajoneta, e kan\u00eb ngritur lart\u00eb e pastaj e kan\u00eb gjuajtur n\u00eb nj\u00eb shkamb p\u00ebr t\u2019a par\u00eb m\u00eb leht\u00eb. Pastaj, me nj\u00eb fjal\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mizore ia kan\u00eb pre hund\u00ebn, vesh\u00ebt, krah\u00ebt e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb copa-copa. Pas k\u00ebtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtar\u00ebt jan\u00eb t\u00ebrhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dh\u00ebnies s\u00eb sinjalit me nj\u00eb arm\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kalibrit t\u00eb madh, p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt jan\u00eb d\u00ebgjuar krisma. Rebeshet e arm\u00ebve t\u00eb ndryshme vinin drejt\u00eb nesh nga \u00e7do skut\u00eb, oborr, sht\u00ebpi, shk\u00ebmb, dritare e pullaze t\u00eb sht\u00ebpive. Shtihej me arm\u00eb t\u00eb zjarrit, si pushk\u00eb, automatik, mortaj\u00eb dore, revole e \u00e7ka tjet\u00ebr jo. K\u00ebsisoj, brenda nj\u00eb ore, asnj\u00eb nga grumbulli i njer\u00ebzve, p\u00ebraf\u00ebrsisht mbi 3 mij\u00eb veta q\u00eb ishin vendosur n\u00eb oborr dhe shesh, nuk mbeti n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrethi i nd\u00ebrtes\u00ebs, oborri dhe sheshi u shnd\u00ebrruan n\u00eb lum\u00eb gjaku q\u00eb i p\u00ebrgjante nj\u00eb kataklizme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Masakra e Tivarit, komplot i komunist\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb forcat e djathta \u201creaksionare\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr masakr\u00ebn e Tivarit jan\u00eb shkruar libra dhe koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb shkruar shkrime nga shum\u00eb individ\u00eb, por duket se akoma nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00ebllimi i v\u00ebrtet\u00eb i saj. Komunist\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kosov\u00eb hesht\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb masakra q\u00eb i b\u00ebn\u00eb serbo-malazezet gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Teza t\u00eb forta jan\u00eb ngritur nga historian\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb Masakr\u00ebn e Tivarit si plan p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb forcat e djathta, komplot ky midis Partis\u00eb Komuniste kosovare dhe Partis\u00eb Komuniste shqiptare q\u00eb drejtohej nga Enver Hoxha. Asnj\u00eb masak\u00ebr nuk ka guxuar t\u00eb kaloj\u00eb pa u d\u00ebnuar, e sidomos ajo e Tivarit, e papar\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Tivari ka qen\u00eb tabu-tem\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Po p\u00ebrse hesht\u00ebn krer\u00ebt komunist\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, pse heshti Enver Hoxha me kompanin\u00eb e vet\u00eb komuniste, k\u00ebt\u00eb nuk mund ta kuptoj\u00eb logjika e sh\u00ebndosh\u00eb, as sot dhe as kurr\u00eb. Rezoluta e Bunjajt (1943-\u201944) ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e Kosov\u00ebs si nj\u00ebsi t\u00eb Federat\u00ebs Jugosllave. Por, n\u00eb fakt n\u00eb Bunjaj \u00ebsht\u00eb aprovuar rezoluta n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201c\u2026arriti momenti i fundit p\u00ebr bashkimin e popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb\u2026\u201d. Kjo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-kroate. Kjo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se lufta nacional-\u00e7lirimtare e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb luft\u00eb p\u00ebr bashkim me Shqip\u00ebrin\u00eb. Kjo rezolut\u00eb ishte e ngjashme me iden\u00eb e forcave t\u00eb djathta shqiptare si Balli Komb\u00ebtar, NDSH etj, p\u00ebr b\u00ebrjen e nj\u00eb Shqip\u00ebrie etnike dhe demokratike. Nj\u00eb muaj pas mbledhjes s\u00eb Bunjajt politbyroja e PKJ-s\u00eb i ka shpallur t\u00eb pavlefshme k\u00ebto vendime dhe k\u00ebshtu Kosova ka mbetur me dhun\u00eb si pjes\u00eb e Jugosllavis\u00eb me nj\u00eb autonomi tejet t\u00eb zbeht\u00eb. N\u00eb letr\u00ebn e politbyros\u00eb t\u00eb PKJ, d\u00ebrguar Komitetit Krahinor t\u00eb PK t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e ka n\u00ebnshkruar Millovan Xhillas, e me t\u00eb cil\u00ebn hidhen posht\u00eb vendimet e Bunjajt, \u00ebsht\u00eb edhe direktiva q\u00eb orientimi p\u00ebr veprim n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb diskutimi i Xhavit Nimanit. K\u00ebshtu, Xhavit Nimani vrante e kthjellt\u00eb p\u00ebr 45 vite n\u00eb Kosov\u00eb dhe sot ka njer\u00ebz q\u00eb e adhurojn\u00eb si\u00e7 e adhurojn\u00eb edhe Enver Hoxh\u00ebn, i cili m\u00eb 1944 i d\u00ebrgon 2 brigada t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u00eb siguruar Kosov\u00ebn si pjes\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Historiani prof.dr. Zekeria Cana n\u00eb librat e tij \u201cDitari i Rob\u00ebris\u00eb\u201d 1998-1999 shkruan se n\u00eb masakr\u00ebn e Tivarit nuk u pushkatua asnj\u00eb gjakovar, sepse ata i shp\u00ebtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti q\u00eb ishin duke shkuar p\u00ebr pushkatim. Vet\u00eb kjo t\u00eb b\u00ebn\u00eb me dije se komunist\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs e dinin se po ndodhte kjo masak\u00ebr. Ata nuk reaguan duke menduar se me k\u00ebt\u00eb akt makab\u00ebr po vriten vet\u00ebm forcat e djathta \u201creaksionare\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb pastaj komunist\u00ebt jugosllav\u00eb dhe ata t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb marrin frym\u00eb m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga Kreshnik Mersinllari n\u00eb vitin 2010 Cili ishte roli i Miladin Popovi\u00e7it dhe p\u00ebrse heshti Ramiz Alia. Historia tragjike e mij\u00ebra burrave t\u00eb tradh\u00ebtuar nga Enver Hoxha dhe banda e tij. Shtabi Operativ i \u201cKosmetit\u201d i urdh\u00ebruar nga SHS i UN\u00c7J-s\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs s\u00eb q\u00ebndres\u00ebs shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb muajve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26745,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[],"tags":[],"class_list":["post-26744","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26744\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}