{"id":27783,"date":"2016-10-29T17:17:21","date_gmt":"2016-10-29T15:17:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=27783"},"modified":"2017-03-19T20:23:56","modified_gmt":"2017-03-19T19:23:56","slug":"e-drejta-historike-e-lugines-per-liri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/e-drejta-historike-e-lugines-per-liri\/","title":{"rendered":"E drejta historike e Lugin\u00ebs p\u00ebr Liri!"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_27791\" style=\"width: 310px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-27791\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/skenderi-bardhyli.png\" alt=\"Skender JASHARI &amp; Bardhyl JASHARI\" width=\"300\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-27791\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/skenderi-bardhyli.png 368w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/skenderi-bardhyli-300x189.png 300w\" sizes=\"(max-width: 368px) 100vw, 368px\" \/><p id=\"caption-attachment-27791\" class=\"wp-caption-text\"><b>Skender JASHARI &#038; Bardhyl JASHARI<\/b><\/p><\/div>\n<p>Lugina  e Preshev\u00ebs, si nocion  gjeografik dhe politik q\u00eb  p\u00ebrfshin\u00eb  komunat  Shqip\u00ebtare, ende t\u00eb mbetura n\u00ebn okupimin  e Serbis\u00eb, kan\u00eb t\u00eb  drejt\u00ebn historike, gjeografike, etnike-komb\u00ebtare,  juridike, politike, ekonomike etj, q\u00eb t\u00eb aspirojn\u00eb Lirin\u00eb. Liri q\u00eb n\u00ebnkupton  Bashkim  me  trungun  amtar\u00eb- Kosov\u00ebn, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs  ishte historikisht, politikisht( para okupimit serb\u00eb), gjeografik,  etnik-komb\u00ebtar, juridik etj. K\u00ebtu do trajtohet   vet\u00ebm  nga  koha  e  pushtimit  serb\u00eb, e jo m\u00eb p\u00ebrpara!<\/p>\n<p>N\u00eb  vitin 1863-1865, nd\u00ebrtohet  nga  Perandoria Osmane, rruga e  quajtur \u201cXhadeja e re e Mithat Pashait\u201d, e  cila  kalonte nga  Vranja, Bujanovci, Presheva dhe kalonte p\u00ebr  n\u00eb  Gryk\u00eb t\u00eb  Vardarit.<\/p>\n<p>Perandoria  Osmane,  n\u00eb vitet 1866-1869,  u d\u00ebshmu q\u00eb ishte    af\u00ebr r\u00ebnijes s\u00eb  saj,  nd\u00ebrsa  n\u00eb   an\u00ebn tjet\u00ebr  tashm\u00eb  n\u00eb  vendet   sllave  t\u00eb Ballkanit kishte  fillu t\u00eb  shp\u00ebrthenin    idet\u00eb  nacionaliste  t\u00eb   frym\u00ebzuara nga Revolucioni  Francez i 1789.<\/p>\n<p>Traktati i V\u00ebslaut, i cili u lidh  n\u00eb  mes  Serbis\u00eb dhe Greqis\u00eb, m\u00eb 26 korrik 1867, q\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsu nga  Ministri grek Petros Zanos dhe   ministri  serb\u00eb Jovan Ristiq, Milan  Petronijeviq dhe Ilija  Garashanini. Ky njihet edhe  si traktati i par\u00eb  ballkanik kund\u00ebr  Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb do p\u00ebrfshiheshin n\u00eb  luft\u00eb  tok\u00ebsore kund\u00ebr saj. Princi Serb\u00eb Mihal Obrenoviqi k\u00ebrkoi n\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb t\u00eb  merrte Bosnje dhe Hercegovin\u00ebn, \u201cSerbin\u00eb  e Vjet\u00ebr\u201d( q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb edhe  Kosov\u00ebn, dhe  Maqedonin\u00eb pra  nga Drini, deri n\u00eb lumin Iskra n\u00eb  Bullgari!). Grek\u00ebt k\u00ebrkuan  q\u00eb t\u00eb   p\u00ebrfshinin Thesalin, Epirin, Maqedonin\u00eb n\u00eb mes  Thesalis\u00eb dhe Detit, Thrak\u00ebn dhe malet Ballkan, e q\u00eb ky propozim u pranu n\u00eb  fund.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 28 shkurt 1868, k\u00ebto dy vende n\u00ebnshkruan edhe nj\u00eb konvent\u00eb  ushtarake, mir\u00ebpo  m\u00eb 10 qershor 1868, mbreti i Serbis\u00eb, ishte  vrar\u00eb, e nga kjo mbarr\u00ebveshjet  mbet\u00ebn  n\u00eb  let\u00ebr!<br \/>\nMir\u00ebpo me shp\u00ebrthimin  e  luft\u00ebs  ku  Serbia  shpalli pavar\u00ebsin\u00eb m\u00ebt  30 qershor 1876 n\u00eb luft\u00eb  kund\u00ebr  Perandoris\u00eb Osmane. Forcat  Serbe u shkat\u00ebrruan keqa, mir\u00ebpo pastaj  m\u00eb 13 dhjetor 1877 dhe  5 shkurt 1878 u rigrupuan forcat serbe, t\u00eb mb\u00ebshtetura edhe nga Rusia, si dhe  3 mars 1878, q\u00eb iu  bashku edhe   Mbret\u00ebria e Malit t\u00eb zi, derisa  Rusia  luftonte  kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane nga 24 prill 1877 deri m\u00eb  3 mars 1878, n\u00eb  kaukaz edhe n\u00eb  Ballkan( ku  kishte p\u00ebrfshir\u00eb edhe  Bullgarin\u00eb, Rumanin\u00eb, Malin e Zi dhe Serbin\u00eb)!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb  faz\u00eb ndodhi tragjedia, ngaq\u00eb tashm\u00eb  trupat  osmane  p\u00ebsuan  humbje,  nd\u00ebrsa forcat  serbe mor\u00ebn Nishin, Pirotin, Leskocin dhe  Vranj\u00ebn. Kryengritja  bullgare, lufta  e Malit t\u00eb Zi dhe  n\u00eb  an\u00ebn  tjet\u00ebr lufta  ruso-turke, shkaktoi  Kriz\u00ebn e  Madhe  Lindore t\u00eb vitit 1875-1878. Edhe pse  Mali i zi, n\u00ebn  mb\u00ebshtetjen  e Rusis\u00eb, i kishte  shpallur  luft\u00eb  Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb m\u00eb  1 korrik 1876.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo  derisa  zhvillohej  lufta  Ruso-turke( dmth  1 jav\u00eb pas fillimit t\u00eb saj), Austro-Hungaria me Rusin\u00eb, b\u00ebri nj\u00eb  marr\u00ebveshje t\u00eb  fsheht\u00eb, m\u00eb  8 korrik 1876, e njohur  si  Marr\u00ebveshja  e Reichstadt t\u00eb  Bohemis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb  rregullu-coptu gadishullin  Ballkanik sipas interesave t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha. Me k\u00ebt\u00eb   marr\u00ebveshje  p\u00ebr her\u00eb t\u00eb  par\u00eb,  nga  Fuqit\u00eb  e M\u00ebdha, u trajtu- gjymtu \u00c7\u00ebshtja Shqip\u00ebtare, Rusia  t\u00ebr\u00ebsisht  mohonte   k\u00ebt\u00eb,  nd\u00ebrsa  Austro-Hungaria plot\u00ebsisht  kund\u00ebrshtonte  k\u00ebt\u00eb. Nd\u00ebrsa  m\u00eb 15 janar 1877, Rusia u detyru t\u00eb hynte  n\u00eb  Marr\u00ebveshje sekrete  me  Austro-Hungarin\u00eb, e njohur si Marr\u00ebveshja e Budapeshtit, ishte  mbi platform\u00ebn  e  Marr\u00ebveshjes s\u00eb Reichstadt, e q\u00eb u plot\u00ebsu edhe  me nj\u00eb  marr\u00ebveshje  shtes\u00eb t\u00eb  18 mars 1877, ku theksohej q\u00eb  Austro-Hungaria  do  q\u00ebndronte  neutrale n\u00eb  luft\u00ebn  Ruso-Turke, e si shp\u00ebrblim  do mund ta  pushtonte  Bosnj\u00ebn dhe Hercegovin\u00ebn, nd\u00ebrsa  Sanxhaku i Novi Pazarit do p\u00ebrcaktohej  me nj\u00eb  marr\u00ebveshje t\u00eb  ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebrsa Austro-Hungaria, zotohej t\u00eb mos  e prekte  Serbin\u00eb, Rumanin\u00eb, Bullgarin\u00eb dhe Malin e Zi, t\u00eb  cilat  Rusia i kishte  si territore t\u00eb  influenc\u00ebs s\u00eb saj. Nd\u00ebrsa do  shembej plot\u00ebsisht  Perandoria Osmane, thuhej q\u00eb   do b\u00ebheshin t\u00eb  pavarura Bullgaria, Rumania dhe Shqip\u00ebria. Kjo luft\u00eb  mbaroi me  gjunj\u00ebzimin e  Perandoris\u00eb Otomane, e q\u00eb  u n\u00ebnshkru  Traktati i Sh\u00ebn Stefanit m\u00eb 3 mars 1878.<\/p>\n<p>Traktati i Sh\u00ebn Stefanit, n\u00eb  nenin 1, trajtonte Malin  e Zi, q\u00eb i jepej Nikshiqi, Podgorica dhe Tivari, nd\u00ebrsa nenin 2 i njihej  pavarsia e Malit t\u00eb Zi. N\u00eb nenin 3  i jepeshin  Serbis\u00eb  qytetet si Nishi, Leskoci dhe   e ashtuquajtura Serbia moraviane dhe  do b\u00ebhej  shtet i pavarur( Vllasin\u00eb, Vushtrri, Mitrovic\u00eb) &#8211; shih fig 1. Neni 6, rregullonte    Bullgarin\u00eb si vasale t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, me q\u00ebveri  krishtere, q\u00eb do p\u00ebrfshinte territorin nga  Danubi, malet  Ballkan, p\u00ebrgjat maleve t\u00eb vjetra( Stara Planina), Sofjen, Pirotin, Vranj\u00ebn me lugin\u00ebn  e Morav\u00ebs,( dmth ku  p\u00ebrfshihet  edhe   Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs), Thrak\u00ebn veriore, pjes\u00ebn e   Thrak\u00ebs Lindore af\u00ebrsisht t\u00ebr\u00eb Maqedonin\u00eb -shih fig 2.<\/p>\n<p>Nga ky zgjerim i Rusis\u00eb, sidomos  duke  shtri influenc\u00ebn e saj  n\u00eb Ballkan,  ishte shum\u00eb  e pak\u00ebnaqur sidomos Britania e Madhe, e q\u00eb kryeministri i saj  Benjamin Disraeli kishte  reagu. Edhe Serbia kishte  shfaqur frik\u00ebn nga   Bullgaria e Madhe, q\u00eb mund t\u2019i d\u00ebmtonte  interesat  e saj  n\u00eb territoret  e mbetura t\u00eb  Perandoris\u00eb Osmane. Rumania ishte shum\u00eb e   d\u00ebshp\u00ebruar, po ashtu edhe  Austro-Hungaria ishte   e d\u00ebshp\u00ebruar q\u00eb nuk  p\u00ebrfitoi Bosnje dhe Hercegovin\u00ebn. Nd\u00ebrsa territoret tjera Shqip\u00ebtare  mbet\u00ebn  ende  n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane,e  hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha ishin   okupu tashm\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto  arsye  fuqit\u00eb e m\u00ebdha k\u00ebrkuan   t\u00eb mblidhej  nj\u00eb  kongres, ku do rishikohej Traktati i Sh\u00ebn Stefanit- ky  kongres do quhej  Kongresi i Berlinit e  nga do dal edhe  Traktati i Berlinit.<\/p>\n<p>Konferenca Nd\u00ebrkomb\u00ebtare  e Londr\u00ebs, e n\u00ebnshkruar n\u00eb nj\u00eb  protokoll,  n\u00eb   mars 1877, fare  nuk  e trajtoi  \u00e7\u00ebshtjen  Shqip\u00ebtare si komb i  ve\u00e7ant\u00eb! Ky protokoll  rregullonte   bullgarin\u00eb, e cila  p\u00ebrfshinte edhe territoret  Shqip\u00ebtare si krahinat e Ka\u00e7anikun, Tetov\u00ebn, Gostivarit, K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Dibr\u00ebs deri n\u00eb Drin.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebtar\u00ebt  edhe  pse shum\u00eb  kryengritje kishin b\u00ebr\u00eb, madje edhe  n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs n\u00eb vitet 1843, e m\u00eb  pas po ashtu, nuk  ishin  t\u00eb  organizuar mir\u00ebfilli p\u00ebr  \u00c7lirim Komb\u00ebtar, por m\u00eb shum\u00eb  b\u00ebnin  lloj kryengritjesh, madje edhe  duke  k\u00ebrku  bashkimin e  Vilajeteve  Shqip\u00ebtare  brenda  Perandoris\u00eb Osmane! <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Komiteti i Janin\u00ebs u  formu  n\u00eb maj 1877, n\u00eb krye t\u00eb  t\u00eb cilit  ishte  Abdyl Frash\u00ebri, ku   biseduan  me  Greqin\u00eb, q\u00eb t\u00eb  krijonin  aleanc\u00eb- e cila nuk u arrit\u00eb shkaku i  q\u00ebllimeve ekspansioniste  greke. Nga  ky komitet, lind edhe  idea p\u00ebr  \u00c7lirim t\u00eb  Kombit Shqip\u00ebtar- e q\u00eb jo pak   nga   turkofil\u00ebt  u kund\u00ebrshtu!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb 18 dhjetor 1877, n\u00eb  Stamboll, u kriju Komiteti Qendror p\u00ebr  Mbrojtjen e t\u00eb  Drejtave t\u00eb Komb\u00ebsis\u00eb Shqiptare- shkurt  quhej  Komiteti i Stambollit, k\u00ebrkonte  s\u00ebrish  nj\u00eb  shtet  Shqip\u00ebtar\u00eb n\u00ebn  vasalitetin  e Sulltanit- derisa  Greqia tashm\u00eb ishte   nga  1832 si shtet  i pavarur, kurse  1867 asnj\u00eb ushtar  turk nuk  mbeti n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 10 qershor 1878,  formohet  Lidhja  e Prizrenit, n\u00eb t\u00eb  cilin u miratu Kanuni- Akti i Vendimeve( Kararnameja) dhe Urdh\u00ebresa ( Talimati), m\u00eb 17 qershor 1878.<br \/>\nNeni 1 i Kararnames\u00eb, theksonte se q\u00ebllimi i Lidhjes  s\u00eb Prizrenit ishte  mbrojtja e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb tok\u00ebsore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb nenin 2 thuhej  q\u00eb Lidhja e Prizrenit do e shihte  si armik \u00e7dok\u00eb q\u00eb do p\u00ebrpiqej ta  dob\u00ebsonte  autoritetin e qeveris\u00eb osmane!Nd\u00ebrsa n\u00eb nenin 6, thuhej q\u00eb  Lidhja e Prizrenit   kund\u00ebrshtonte vet\u00ebm l\u00ebshimin e  tokave Bullgaris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. N\u00eb nenin 14, Lidhja e Prizrenit e veshte  veten  me  autoritete q\u00eb  e  dob\u00ebsonin  autoritetin e  qeveris\u00eb s\u00eb  Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 13 qershor deri m\u00eb 13 korrik 1878, u mbajt  Kongresi i Berlinit, ku  p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin Fuqit\u00eb  e M\u00ebdha: Britania e Madhe,  Rusia, Franca, Austro-Hungaria, Italia, Gjermania dhe Perandoria Osmane, si dhe  4 shtetet  ballkanike Greqia, Serbia, Romania dhe Mali i zi, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebtar\u00ebt nuk p\u00ebrfaq\u00ebsoheshim, porse d\u00ebrguan  me dhjetra peticione. Edhe  Bullgaria ishte p\u00ebrjashtu  nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi edhe pse Rusia k\u00ebmb\u00ebngulte  p\u00ebr t\u00eb! Nj\u00ebashtu as Maqedonia nuk p\u00ebrfillej! N\u00eb Kongresin e   Berlinit nuk u mor\u00ebn parasysh aspak t\u00eb drejtat  e  popujve, por u  sheshuan  interesat  e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, ku  Britania, Austro-Hungaria   tentonin ta  minimizonin  influenc\u00ebn  ruse n\u00eb Ballkan, kurse   Gjermania e  mb\u00ebshteste  Austro-Hungarin\u00eb, nd\u00ebrsa  Franc\u00ebs i interesonte  vet\u00ebm izolimi i Gjermanis\u00eb, kurse  Italia d\u00ebshironte  zvog\u00eblimin e  influenc\u00ebs s\u00eb Austro-Hungaris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Traktatin e Berlinit  n\u00eb nenin 1, theksohej  Bullgaria n\u00ebn  vazalitetin e  Sulltanit, me qeverisje t\u00eb krishtere dhe  milici komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa n\u00eb nenin 2, definohej  territori i saj, i cili ishte  duksh\u00ebm m\u00eb i vog\u00ebl, p\u00ebrfshinte af\u00ebrsisht territorin e  sot\u00ebm q\u00eb ka- pra nuk e p\u00ebrfshinte Lugin\u00ebn  e Preshev\u00ebs dhe as territore t\u00eb tjera Shqip\u00ebtare! N\u00eb  nenin 26, i njihej  Pavar\u00ebsia Malit t\u00eb zi, nd\u00ebrsa n\u00eb  nenin 27  siguroheshin vet\u00ebm  lirit\u00eb  fetare n\u00eb  Malin e Zi. N\u00eb nenin 28 Malit t\u00eb zi definohej  vija  kufitare, ku p\u00ebrfshiheshin edhe territoret  Shqip\u00ebtare. N\u00eb nenin 29, p\u00ebrmendej  tivari q\u00eb  i  jepej  Malit t\u00eb zi! Nd\u00ebrsa n\u00eb  nenin 35 rregulloheshin t\u00eb  drejtat fetare dhe politike n\u00ebn Serbi, nd\u00ebrsa n\u00eb  nenin 36 kufizohej  territori i shtetit serb\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfshinte  mes tyre deri n\u00eb malet  e Kopaonikut, n\u00eb malet  Merdar mes lumit Ib\u00ebr dhe Sitnica,\u2026 pastaj dalja n\u00eb  Medvegj\u00eb\u2026,  q\u00eb  s\u00ebrish  mbetej   e Lir\u00eb  Lugina e Preshev\u00ebs( p\u00ebrjashto  Medvegj\u00ebn) nga okupimi i Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa kufiri ishte  tek  mali Sh\u00ebn Ilia! Nd\u00ebrsa n\u00eb nenin 39,  trajtohej  \u00e7\u00ebshtja e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb muslimanve n\u00eb territoret  e okupuara nga  Serbia, nd\u00ebrsa askund  aspak  nuk  trajtohet  \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Shqip\u00ebtarve!<br \/>\nN\u00eb Kongresin e  Berlinit, krahina e Vranj\u00ebs, Nishit, iu  dhan\u00eb  Serbis\u00eb,  derisa  me  Traktatin e Sh\u00ebn Stefanit ato i ishin premtu Bullgaris\u00eb s\u00eb Madhe, madje iu  dha edhe Medvegja, deri af\u00ebr Bujanocit ( tek Mali Sh\u00ebn Ilia)!<br \/>\nNga ky rast   niset  t\u00eb  rrjedh\u00eb  koha, prej  kur ishte  pushtu  nga Serbia   komuna  e Medvegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebtar\u00ebt q\u00eb  shp\u00ebrnguleshin  nga shteti serb\u00eb, n\u00eb vitet p\u00ebrpara Kongresin  t\u00eb Berlinit,  cil\u00ebsoheshin  si  turq, madje edhe  nga faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, regjistroheshin si musliman! K\u00ebta  nga Sanxhaku i Nishit, Leskocit, Prokuples, Vranj\u00ebs etj  shp\u00ebrnguleshin plot\u00ebsisht, duke ushtru  plot\u00ebsisht  akt gjenocidi, spastrimi  etnik( prej  nga edhe  lind\u00ebn  k\u00ebto  nocione  e institucione juridike)! Refugjat\u00ebt  e shp\u00ebrngulur nj\u00eb  pjes\u00eb  kaluan   n\u00ebp\u00ebr Lugin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhdu ikjen p\u00ebr n\u00eb Turqi, e ca  u vendos\u00ebn  n\u00ebp\u00ebr  Lugin\u00eb  apo n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Trojeve  Shqip\u00ebtare!<\/p>\n<p>Nga viti 1878 deri 1912,  Serbia   nuk  okupoi m\u00eb territore- por  gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj kohe, nixste, financonte Shqip\u00ebtar\u00eb p\u00ebr kryengritje  kund\u00ebr  Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb  maksimalisht t\u00eb  dob\u00ebsoheshin   forcat luftarake  Shqip\u00ebatare, q\u00eb  n\u00eb nj\u00eb t\u00eb  ardhme  pastaj t\u00eb  arrinte t\u00eb okuponte territoret  ton\u00eb m\u00eb me  leht\u00ebsi-gj\u00eb edhe si\u00e7 ndodhi realisht!-shih  fig 4. Gjat\u00eb  k\u00ebsaj periudhe Shqip\u00ebtar\u00ebt  zhvillonin  kryengritje  kund\u00ebr  Perandoris\u00eb  osmane! N\u00eb Trojet  tona( Shqip\u00ebtare), vet\u00ebm n\u00eb  vitet 1896-1897 e k\u00ebndej, filluan  L\u00ebvizjet  p\u00ebr  autonomi, pasiq\u00eb n\u00eb Ballkan  kishin mbetur vet\u00ebm  Shqip\u00ebtar\u00ebt dhe  \u00e7\u00ebshtja e Maqedonve, ishte  po ashtu e  njejt\u00eb, si n\u00eb  aren\u00ebn  rajonale ashtu edhe  bot\u00ebrore, pasiq\u00eb  fqinj\u00ebt  tentonin t\u00eb  coptonin p\u00ebr  vete, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb  mundnin  nga  k\u00ebto territore. Derisa tashm\u00eb njihet  q\u00eb  n\u00eb Trojet tona, filloi rilindja  komb\u00ebtare  n\u00eb vitet e 80 t\u00eb shekullit  t\u00eb XIX, e  ve\u00e7mas kjo  u kristalizu gjat\u00eb viteve 1905  derisa kulmoi me  Shpalljen e Pavarsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Londineze.<\/p>\n<p>Periudha n\u00eb  mes  viteve  1878 deri 1912, n\u00eb Trojet  tona  Shqip\u00ebtare, u zhvilluan  me qindra e qindra  kyrengritje kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane, q\u00eb nga   gusht-shtator 1878, menj\u00ebher\u00eb filluan  konfrontimet  ushtarake. Derisa edhe n\u00eb  Janar 1879,  b\u00ebhej  mbrojtja e  Prevez\u00ebs, q\u00eb po ashtu nga Kongresi i Berlinit,  Perandoria Osmane ia  falte  Greqis\u00eb! Ngaq\u00eb edhe  Perandoria Osmane  tentonte  me  forc\u00ebn ushtarake, t\u2019ia  falte tokat  Shqip\u00ebtare si Plav\u00ebn, Gusin\u00eb, Grud\u00ebn, Hotin, Kelmendin etj Malit t\u00eb Zi ( Tetor 1879- janar 1880), t\u00eb  njejtin  fat pati edhe Ulqini gjat\u00eb  gusht-n\u00ebntor 1880, p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb-dor\u00ebzu Malit t\u00eb zi, beteja  e Slivov\u00ebs( 1881),  Bes\u00eblidhja Shqiptare e vitit 1897, Lidhja e Pejs\u00ebs, kryengritja Shqiptare  e 1904,  Komiteti p\u00ebr Lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe  lufta e armatosur e \u00e7etave 1905-1908, revolucioni  xhonturk si dhe kund\u00ebr-revolucioni, kryengritjet  Shqip\u00ebtare t\u00eb viteve 1909, e pasuar me  kryengritjen  e 1910 po ashtu edhe  n\u00eb  kryengritjen  e p\u00ebrgjithshme t\u00eb  vitit 1912 etj. E q\u00eb n\u00eb t\u00eb  gjitha  k\u00ebto p\u00ebrpjekje, edhe  Shqip\u00ebtar\u00ebt  e Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs ishin  p\u00ebrfshi.<\/p>\n<p>Lugina e Preshev\u00ebs, pra Presheva dhe  Bujanoci, mbet\u00ebn  deri m\u00eb  Luft\u00ebn e  par\u00eb  Ballkanike  n\u00ebn  okupimin  e Perandoris\u00eb osmane, tashm\u00eb  Medvegja ishte  n\u00ebn okupimin serb\u00eb  q\u00eb nga Kongresi i Berlinit!<\/p>\n<p>Derisa  n\u00eb 29 shtator 1911, Italia i kishte  shpall luft\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Libi( q\u00eb ishte  territor i okupuar), po ashtu edhe  ishujt  Dodekanez i kishte pushtu  tashm\u00eb  Italia, n\u00eb rrethana t\u00eb  k\u00ebtilla t\u00eb favorshme,  s\u2019do e linin t\u2019i humbiste, pa e shfryt\u00ebzu edhe   sllav\u00ebt e jugut p\u00ebr  interesat  e veta. Lidhja Ballkanike, u  b\u00eb, me  marr\u00ebveshje  sekrete  n\u00eb  mes t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb i propozoi Bullgaris\u00eb q\u00eb n\u00eb  tetor 1910, nd\u00ebrsa gjat\u00eb  luft\u00ebs  Italo-Osmane, n\u00eb  shtator 1911 filluan  negociatat  mes Bullgaris\u00eb dhe Serbis\u00eb, q\u00eb u n\u00ebnshkru n\u00eb  29 shkur dhe m\u00eb 13 mars 1912 nga  monarkia  Bullgare, respektivisht ajo serbe, mir\u00ebpo marr\u00ebveshja mes  Bullgaris\u00eb dhe Greqis\u00eb u realizu  jav\u00ebn  e fundit t\u00eb shkurtit 1912, e q\u00eb  u  n\u00ebnshkru  m\u00eb 29 maj 1912,edhe  mbreti i Malit t\u00eb Zi, Nikolla, i shtyr\u00eb  nga propozimi  p\u00ebr  ndihm\u00ebn ruse, q\u00eb  pran\u00eb  mesit t\u00eb prillit 1912 n\u00ebnshkroi  marr\u00ebveshje me  Bullgarin\u00eb, derisa  marr\u00ebveshjen me  Serbin\u00eb  e kishte  m\u00eb t\u00eb  v\u00ebshtir\u00eb, e q\u00eb u arrit n\u00eb  fund t\u00eb majit 1912 me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e  zyrtarve bullgar, me k\u00ebt\u00eb  njihet edhe  si formim i Lidhjes s\u00eb ballkanit. Lidhja  Ballkanike mes vete  n\u00ebnshkruan  edhe  nj\u00eb  konvent\u00eb  ushtarake  sekrete  kund\u00ebr Perandoris\u00eb Osmane( gj\u00eb q\u00eb  realisht  ishte   m\u00eb  e d\u00ebmshme  p\u00ebr  Trojet  Shqip\u00ebtare  sesa p\u00ebr  Perandorin\u00eb  Osmane)!<br \/>\nN\u00eb  tetor 1912, derisa Perandoria Osmane e   pa me  vones\u00eb organizimet-aleancat  e Lidhjes Ballkanike, iu  imponu  t\u00eb   pranonte paqe  me Itali, e k\u00ebt\u00eb  e  n\u00ebnshkroi m\u00eb 18 tetor 1912, n\u00eb Lozan t\u00eb  Zvicrr\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe ne, Shqip\u00ebtar\u00ebt,  e  shfryt\u00ebzuam  k\u00ebt\u00eb  rast, por jo n\u00eb  koh\u00ebn  e  duhur( u nis  p\u00ebrpara vendeve  tjera  ballkanike dhe n\u00eb  \u00e7astin q\u00eb  e  nis\u00ebn luft\u00ebn  vendet tjera  sllave t\u00eb  Ballkanit,   shumica e Luft\u00ebtarve  Shqip\u00ebtar\u00eb, ishin  kthy n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb  e tyre!).<br \/>\nKryengritja  shp\u00ebrtheu m\u00eb 7 mars 1912, derisa dy batalione turke  bashk\u00eb me  ministrin  truk kalonin  nga  Peja p\u00ebr n\u00eb Gjakov\u00eb, u sulmuan  nga  Shqip\u00ebtar\u00ebt, af\u00ebr  fshatit Strellc. Derisa kjo  kryengritje u zgjeru, derisa nga 31 maj-qershor 1912, ndodhi  Kryengritja e P\u00ebrgjithshme edhe  n\u00eb t\u00eb  gjitha Trevat tjera, mes tyre edhe  n\u00eb Lugin\u00ebn e  Preshev\u00ebs, por edhe  n\u00eb  Vilajetet tjera Shqip\u00ebtare. Derisa u \u00e7liruan  territore t\u00eb  shumta  Shqip\u00ebtare, nga  thundrra osmane  gjat\u00eb  korrikut 1912 Qeveria e Stambollit,  tradh\u00ebtoi  pal\u00ebn  Shqip\u00ebtare, duke  pranu kinse  marr\u00ebveshje, ku do i plot\u00ebsoheshin  k\u00ebrkesat  Shqip\u00ebtare derisa luftimet  \u00e7uan  edhe  n\u00eb \u00c7lirimin  e Kryeqytetit t\u00eb  Shqip\u00ebtarve ( Shkupit) m\u00eb  11 gusht 1912. M\u00eb 18 gusht 1912,  u  firmos, nj\u00eb  marr\u00ebveshje  Shqiptaro-turke, e q\u00eb edhe  k\u00ebt\u00eb  marr\u00ebveshje   autoritetet  turke e  shtremb\u00ebruan duke  e  mashtru pal\u00ebn Shqip\u00ebtare! Kryengrit\u00ebsit  Shqip\u00ebtar, pas  marr\u00ebveshjes, u  kthyen  n\u00ebp\u00ebr  sht\u00ebpit\u00eb  e tyre,  nd\u00ebrsa Ushtri t\u00eb Rregullt  Shqip\u00ebtare, nuk kishte, madje as nuk   kishte   mendime p\u00ebr nj\u00eb   organizim serioz t\u00eb till\u00eb!( ushtri t\u00eb vog\u00ebl,  q\u00eb nga  Lidhja e  Prizrenit pretendohej, madje edhe   vullnetare!).<\/p>\n<p>Serb\u00ebt dhe Malazez\u00ebt, tashm\u00eb edhe  historiografia jon\u00eb,  flet   hapur, qart\u00eb madje edhe  me  emra dhe  mbiemra  konkret, q\u00eb kishte  nxitur shp\u00ebrthimin  e parakohsh\u00ebm t\u00eb Kryengritjes Shqip\u00ebtare t\u00eb vitit 1912, me q\u00ebllim t\u00eb  shterrjes s\u00eb forc\u00ebs luftarake t\u00eb Kombit Shqip\u00ebtar\u00eb, si dhe   dob\u00ebsimit sa m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb  forc\u00ebs ushtarake  t\u00eb Perandoris\u00eb  Osmane, duke  e ruajtur pastaj p\u00ebr vete k\u00ebto vende( sllav\u00ebt e Ballkanit),q\u00eb  ta korrnin  fitoren( n\u00eb  aspektin  ushtarak, sllav\u00ebt  v\u00ebrtet\u00eb ia  arrit\u00ebn ta realizonin k\u00ebt\u00eb skenar)!-shih  Fig 5.<br \/>\nLufta e Par\u00eb  Ballkanike, shp\u00ebrtheu m\u00eb 8 tetor nga Mali i zi, m\u00eb 17  tetor   Serbia dhe  Bullgaria,  kurse  m\u00eb 18 tetor edhe  Greqia. Derisa Shkupi,  m\u00eb 16 tetor 1912, iu ishte  dor\u00ebzu  Fuqive t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>Mbreti Serb, Pjetri, pasi  kishte   dh\u00ebn arm\u00eb p\u00ebr popullsin\u00eb  serb\u00eb, si n\u00eb  Kosov\u00eb,  Ilirid\u00eb( Maqedoni), kishte  shpallur edhe  nj\u00eb  dekret ku  th\u00ebrriste q\u00eb  ushtris\u00eb serbe q\u00eb t\u2019i bashkoheshin  edhe Shqip\u00ebtar\u00ebt, e q\u00eb  k\u00ebt\u00eb  ushtri, most a shikonin si pushtuese, por si  \u00e7lirimtare nga  thundrra Osmane! M\u00eb 15 tetor ushtria serbe  kishte  msy, n\u00eb rajonin  e  Vranj\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb 18  tetor t\u00ebr\u00eb 286.000 ushtar\u00ebt  serb\u00eb( numri total i ushtris\u00eb ishte  318.000 ushtar dhe 450 topa) ishin n\u00eb  sulm  n\u00eb  drejtimin  Nish-Manastir-Elbasan, Nish-Manastir-Selanik, Kurshumli-Prizren-Durr\u00ebs, Rashk\u00eb-Mitrovic\u00eb-Pej\u00eb dhe Javor-Prijepole. Si ushtria serbe, ashtu edhe  ajo Malazeze kishin sulmu vet\u00ebm  Trojet Shqip\u00ebtare,  nd\u00ebrsa  edhe nj\u00eb pjes\u00eb e ushtris\u00eb greke kishte  sulmu Trojet   jugore Shqip\u00ebtare!<br \/>\nM\u00eb 14-16 tetor n\u00eb Gryk\u00ebn e  Merdarit u zhvilluan  luftimet, m\u00eb 20 tetor u sulmu  Prishtina, m\u00eb 23 tetor Mitrovica dhe Vushtria!<\/p>\n<p>N\u00eb Zon\u00ebn  e Karadakut,  Idriz Seferi, prij\u00ebs tashm\u00eb  i mir\u00ebnjohur  p\u00ebr  udh\u00ebheqjen   epike t\u00eb  luft\u00ebs n\u00eb  Gryk\u00eb t\u00eb Ka\u00e7anikut kund\u00ebr  hordhive barbare Otomane, grumbulloi  6000 luft\u00ebtar\u00eb. Me k\u00ebto  forca i p\u00ebrballoi sulmet e  ushtris\u00eb s\u00eb III serbe( i komanduar nga gjeneral Bozhidar Jankoviqi, me 72.800 ushtar dhe 96 topa), n\u00eb drejtimin e  Vranj\u00ebs, nga  15 tetori deri m\u00eb 22 tetor, kur u detyru t\u00eb t\u00ebrhiqej! P\u00ebrmes lugin\u00ebs s\u00eb Morav\u00ebs, ushtria e III serbe, synonte t\u00eb kalonte  n\u00eb lugin\u00ebn  e Vardarit. Nd\u00ebrsa m\u00eb 24 tetor  pushtoi Gjilanin, derisa me 23 tetor  pushtuan Vushtrrin\u00eb dhe  Mitrovic\u00ebn.<\/p>\n<p>Ushtria e III serbe, msyu n\u00eb  drejtim t\u00eb Kumanov\u00ebs, po ashtu edhe  ushtria I serbe nga  Kosova  kaloi  n\u00eb Kumanov\u00eb,  ku  m\u00eb 22-24 tetor u zhvillu  beteja  m\u00eb  e  madhe, ku ushtria I  serbe kishte  126.000 ushtar\u00eb, nd\u00ebrsa ushtria turke kishte rreth 50.000 ushtar, mes tyre mij\u00ebra ishin Shqip\u00ebtar\u00eb, m\u00eb  26 tetor u  pushtu  Kumanova, e q\u00eb u pushtu pa  luftime dhe  Shkupi( ushtrit\u00eb  turke ishin  dekompozu plot\u00ebsisht tashm\u00eb)! N\u00eb k\u00ebt\u00eb  betej\u00eb u vra i t\u00ebr\u00eb  batalioni i Shqip\u00ebtarve t\u00eb Gjilanit.  Nd\u00ebrsa shifrat  e Shqip\u00ebtarve t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb  betej\u00eb ishin deri 10.000 veta! Me pushtimin e  Shkupit njihet si fund i faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb  luft\u00ebs s\u00eb I ballkanike. Ushtar\u00ebt  turq braktisnin  frontin, derisa ushtar\u00ebt Shqip\u00ebtar vazhdonin t\u00eb   luftonin kund\u00ebr ushtrive t\u00eb Lidhjes Ballkanike!<\/p>\n<p>Edhe pse Shqip\u00ebtar\u00ebt  q\u00eb ishin ushtar  n\u00eb  Ushtrin\u00eb  Osmane,  braktis\u00ebn  k\u00ebt\u00eb  ushtri, nd\u00ebrsa  vazhdonin  luft\u00ebn. Kjo dukuri  n\u00eb  aspektin  ushtarak  kuptohet  qart\u00eb, mos kordinim, organizim  t\u00eb duhur,  b\u00ebri q\u00eb  t\u00eb   p\u00ebsonim edhe  m\u00eb shum\u00eb  n\u00eb jet\u00ebt  e ushtarve ton\u00eb, si n\u00eb  sh\u00ebrbim t\u00eb  Atdheut dhe t\u00eb atyre q\u00eb i sh\u00ebrbyen  Perandoris\u00eb Osmane( pushtuesit t\u00eb vjet\u00ebr)!-shih Fig 6.<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb pas mbarimit t\u00eb  faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb  luft\u00ebs s\u00eb I Ballkanike,  mediet  sllave madje edhe n\u00eb  mediet  nd\u00ebrkomb\u00ebtare  filosllave,  dol\u00ebn   propaganda denigruese p\u00ebr Shqip\u00ebtar\u00ebt si \u201cfise ende t\u00eb  egra\u201d,  \u201cbarbare,  t\u00eb  paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb  formu  shtet t\u00eb  tyre! Po k\u00ebto propaganda u shoq\u00ebruan  edhe  me  gjenocid, spastrime  etnike, terror, masakra  brutale.<br \/>\nNga kjo periudh\u00eb historike, pra n\u00eb  tetor 1912, Lugina e Preshev\u00ebs( Bujanovci dhe Presheva, nd\u00ebrsa Medvegja q\u00eb nga  Kongresi i Berlinit,  1878) u pushtuan  ushtarakisht  nga Serbia,  n\u00eb kund\u00ebrshtim  me  \u00e7do ligj vendor. Si\u00e7 do quhej  sot,  agresion ushtarak nj\u00eb  veprim i till\u00eb!-shih fig 7.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb  e dijm\u00eb, se  si u shpall Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb  Londineze,  pjesa m\u00eb  e  madhe  e territorit t\u00eb saj t\u00eb pushtuar  tashm\u00eb  nga   vendet  sllavo-ortodokse t\u00eb Ballkanit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb   ngjarje  historike, s\u00ebrish  nuk  munguan  as luft\u00ebtar\u00eb e  as personalitete t\u00eb shquara edhe nga  Lugina  e Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Lufta e  dyt\u00eb  Ballkanike  nuk kishte  asnj\u00eb  ndryshim  okupator\u00ebsh  mbi Trojet  Shqip\u00ebtare,  n\u00eb k\u00ebt\u00eb  rast  as  mbi   Lugin\u00ebn  e Preshev\u00ebs. Sepse kjo  luft\u00eb kishte  t\u00eb  b\u00ebnte  mes  Serbis\u00eb-Greqis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb! E cila mbaroi  me  Traktatin e Bukureshtit t\u00eb  19 gusht 1913.<br \/>\nFuqit\u00eb e m\u00ebdha duke e  pa, realitetin e  ndryshuar n\u00eb  Ballkan, k\u00ebrkuan  mbledhje t\u00eb nj\u00eb  Konference t\u00eb re, ku u  ftuan an\u00ebtar\u00ebt  e Lidhjes Ballkanike( Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) si dhe Perandoria Osmane, kurse  Fuqit\u00eb  e  m\u00ebdha,  p\u00ebrfaq\u00ebsoheshin nga  Britania e Madhe, Gjermania, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Konferenca filloi m\u00eb 2 dhjetor 1912, trajtohej :<\/p>\n<p>A)\tterritori i pushtuar i Shqip\u00ebris\u00eb Londineze nga Serbia, Mali i zi dhe Greqia<br \/>\nB)\tstatusi i sanxhakut t\u00eb Tregut t\u00eb ri q\u00eb ishte  formalisht  nga Kongresi i Berlinit n\u00ebn protektoratin e Austro-Hungaris\u00eb, si dhe<br \/>\nC)\tstatusin e territoreve tjera  t\u00eb pushtuara si Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Thrak\u00ebs etj<br \/>\nAustro-Hungaria dhe Italia mbronin Pavar\u00ebsin\u00eb e  Shqip\u00ebris\u00eb Londineze, Gjermania dhe  Britania e Madhe mbet\u00ebn   neutrale,Rusia mb\u00ebshteste Serbin\u00eb dhe Malin e Zi, q\u00eb t\u00eb  coptonin  edhe Shqip\u00ebrin\u00eb  Londineze mes  aleat\u00ebve t\u00eb Lidhjes Ballkanike.<\/p>\n<p>Traktati i londr\u00ebs,  njohu kufijt e Shqip\u00ebris\u00eb Londineze, nd\u00ebrsa n\u00eb  nenin 6 Serbis\u00eb i k\u00ebrkohet t\u00eb  ratifikoj  kufirin  me Bullgarin, mir\u00ebpo  askund  aspak nuk trajtohet  kufiri  mes Serbis\u00eb dhe Okupatorit Otoman, q\u00eb ishte  vendosur  n\u00eb Kongresin e Berlinit( 1878), ku  vet\u00ebm  Medvegja ishte  e pushtuar nga Serbia. Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb  Konferenc\u00eb, Serbia, pos q\u00eb  pushtoi Lugin\u00ebn  e Preshev\u00ebs,  ajo u zgjeru territorialisht deri duke  pushtu edhe   territoret  e Shqip\u00ebris\u00eb Londineze-shih fig 6 dhe 7.<\/p>\n<p>Periudha historike, e fatkeq\u00ebsis\u00eb Komb\u00ebtare Shqip\u00ebtare,  e n\u00eb k\u00ebt\u00eb  rast edhe p\u00ebr Lugin\u00ebn  e Preshev\u00ebs,  m\u00eb  konkretisht p\u00ebr  Medvegj\u00ebn, sanxhakun e Nishit, Vranj\u00ebn, Leskocin etj ishte Kongresi i Berlinit  i qershorit 1878, kurse p\u00ebr  Preshev\u00ebn, Bujanocin, por edhe  p\u00ebr  territorin e sot\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Republik\u00ebs  s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Londineze, Ilirid\u00ebs( dhe Maqedonis\u00eb si t\u00ebrsi) etj, ishte lufta e I Ballkanike, m\u00eb sakt muaji tetor 1912.<\/p>\n<p><em>SHTOJC\u00cb- HARTAT<\/em><\/p>\n<p>Figure 1: Harta e Bullgaris\u00eb s\u00eb Madhe sipas  Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn Stefanit.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig1.png\" alt=\"fig1\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27784\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig1.png 551w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig1-286x300.png 286w\" sizes=\"(max-width: 551px) 100vw, 551px\" \/><\/p>\n<p>Figure 2: Harta e Serbis\u00eb, sipas Traktatit t\u00eb Sh\u00ebn  Stefanit.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig2.png\" alt=\"fig2\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27785\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig2.png 560w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig2-286x300.png 286w\" sizes=\"(max-width: 560px) 100vw, 560px\" \/><\/p>\n<p>Figure 3: Kujift sipas Traktatit t\u00eb Berlinit.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig3.png\" alt=\"fig3\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27786\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig3.png 564w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig3-300x298.png 300w\" sizes=\"(max-width: 564px) 100vw, 564px\" \/><\/p>\n<p>Figure 4: Harta gjeografike e Gadishullit Ballkanik p\u00ebrpara shp\u00ebrthimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb I Ballkanike.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig4.png\" alt=\"fig4\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27787\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig4.png 566w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig4-281x300.png 281w\" sizes=\"(max-width: 566px) 100vw, 566px\" \/><\/p>\n<p>Figure 5: Drejtimet e sulmit t\u00eb Forcave t\u00eb Aleanc\u00ebs Ballkanike, n\u00eb luft\u00ebn e I Ballkanike.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig5.png\" alt=\"fig5\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27788\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig5.png 578w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig5-291x300.png 291w\" sizes=\"(max-width: 578px) 100vw, 578px\" \/><\/p>\n<p>Figure 6: Territori i Trojeve Shqip\u00ebtare i pushtuar n\u00eb Luft\u00ebn e I Ballkanike.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig6.png\" alt=\"fig6\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27789\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig6.png 540w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig6-269x300.png 269w\" sizes=\"(max-width: 540px) 100vw, 540px\" \/><\/p>\n<p>Figure 7: Harta q\u00eb tregon modifikimin e territoreve si pasoj\u00eb e Luft\u00ebs s\u00eb I Ballkanike.<br \/>\n<img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig7.png\" alt=\"fig7\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-27790\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig7.png 548w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/fig7-273x300.png 273w\" sizes=\"(max-width: 548px) 100vw, 548px\" \/><\/p>\n<p><em>Bashk\u00ebshkruar nga:<br \/>\n1.Skender Jashari- Master n\u00eb  drejt\u00ebsi dhe shkollim joformal ushtark<br \/>\n2.Bardhyl Jashari &#8211; Student n\u00eb  Fakultetin juridik<\/em><\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lugina e Preshev\u00ebs, si nocion gjeografik dhe politik q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb komunat Shqip\u00ebtare, ende t\u00eb mbetura n\u00ebn okupimin e Serbis\u00eb, kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn historike, gjeografike, etnike-komb\u00ebtare, juridike, politike, ekonomike etj, q\u00eb t\u00eb aspirojn\u00eb Lirin\u00eb. Liri q\u00eb n\u00ebnkupton Bashkim me trungun amtar\u00eb- Kosov\u00ebn, pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs ishte historikisht, politikisht( para okupimit serb\u00eb), gjeografik, etnik-komb\u00ebtar, juridik etj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27791,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-27783","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27783\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/27791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}