{"id":28424,"date":"2016-11-23T15:20:45","date_gmt":"2016-11-23T14:20:45","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=28424"},"modified":"2017-03-19T15:27:34","modified_gmt":"2017-03-19T14:27:34","slug":"shfletimi-i-historise-kongresi-i-manastirit-14-22-nentor-1908","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shfletimi-i-historise-kongresi-i-manastirit-14-22-nentor-1908\/","title":{"rendered":"Shfletimi i historis\u00eb: Kongresi i Manastirit 14\u201322 n\u00ebntor 1908"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture1.png\" alt=\"picture1\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28428\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture1.png 1094w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture1-300x180.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture1-768x461.png 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture1-1024x614.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1094px) 100vw, 1094px\" \/><\/p>\n<p>\u201c\u2026\u2026.Vendin kryesor n\u00eb program e zinin k\u00ebrkesat politike p\u00ebr \u201cnjohjen zyrtare t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d. N\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohej \u00a0em\u00ebrimi i n\u00ebpun\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajetet, zgjedhja e t\u00eb gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave t\u00eb tyre dhe kryerja e sh\u00ebrbimit ushtarak nga dy deri n\u00eb dy vjet e gjysm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn drejtimin e oficer\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga shkollat ushtarake q\u00eb do t\u00eb ngriheshin n\u00eb vend\u2026\u2026\u201d<br \/>\nP\u00ebrhapja e shkollave dhe e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, si edhe zhvillimi i kultur\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shtruan n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs nevoj\u00ebn e caktimit t\u00eb nj\u00eb alfabeti t\u00eb vet\u00ebm. Rilind\u00ebsit me t\u00eb drejt\u00eb e shihnin munges\u00ebn e nj\u00eb alfabeti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe jo vet\u00ebm si nj\u00eb problem gjuh\u00ebsor e kulturor, por edhe si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, nj\u00eb shenj\u00eb ndasie, q\u00eb pengonte bashkimin e shqiptar\u00ebve. Zgjidhja e saj do t\u00eb ndihmonte si n\u00eb l\u00ebvrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe, ashtu edhe n\u00eb konsolidimin e unitetit komb\u00ebtar dhe t\u00eb bashkimit politik t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture2.png\" alt=\"picture2\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28425\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture2.png 953w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture2-300x197.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture2-768x504.png 768w\" sizes=\"(max-width: 953px) 100vw, 953px\" \/><\/p>\n<p>Vendosja e nj\u00eb alfabeti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe u p\u00ebrgatit gjat\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb Rilindjes, fal\u00eb veprimtaris\u00eb krijuese n\u00eb l\u00ebmin e gjuh\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb t\u00eb brezave t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb iluminist\u00ebve shqiptar\u00eb, gjuh\u00ebtar\u00eb, shkrimtar\u00eb, poet\u00eb, publicist\u00eb etj.Nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb vyer dhan\u00eb organet e shtypit, sidomos ato t\u00eb viteve t\u00eb fundit t\u00eb shek.XIX dhe t\u00eb fillimit t\u00eb shek.XX, ku spikati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb revista \u201cAlbania\u201d (Bruksel-Lond\u00ebr, 1897-1909) e Faik Konic\u00ebs.Miratimi i alfabetit (alfabetares) s\u00eb Stambollit, n\u00eb vitin 1879, ndon\u00ebse sh\u00ebnoi nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e vendosjes s\u00eb nj\u00eb alfabeti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, nuk arriti ta zgjidhte p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Alfabeti i Stambollit u p\u00ebrhap vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut e t\u00eb Mesme, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Veriut, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Shkod\u00ebr p\u00ebrdoreshin tri alfabete t\u00eb tjera p\u00ebr shkrimin e shqipes, ai i shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d (1899), i \u201cAgimit\u201d (i jezuit\u00ebve) dhe alfabeti i shkrimtar\u00ebve t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Veriut, q\u00eb p\u00ebrdorej m\u00eb shum\u00eb nga klerik\u00ebt katolik\u00eb. Organet e shtypit shqiptar, ndon\u00ebse botoheshin t\u00eb gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime nd\u00ebrmjet tyre. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla, vendosja e nj\u00eb alfabeti t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe do t\u00eb arrihej jo vet\u00ebm n\u00eb luft\u00eb me sunduesit e huaj osman\u00eb, q\u00eb p\u00ebrpiqeshin ta pengonin at\u00eb si nj\u00eb arritje q\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb afirmimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kombit shqiptar, por edhe duke kap\u00ebrcyer frym\u00ebn dhe interesat lokal\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrive e t\u00eb grupeve kulturore shqiptare, q\u00eb ushqeheshin edhe nga dasit\u00eb krahinore t\u00eb trash\u00ebguara nga e kaluara.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse n\u00eb thelb ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kulture, nj\u00ebsimi i alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe paraqitej nj\u00ebherazi nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike t\u00eb koh\u00ebs, zgjidhja e t\u00eb cilit do t\u00eb varej nga zhvillimi i l\u00ebvizjes komb\u00ebtare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, thirrja e kongresit p\u00ebr nj\u00ebsimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe u b\u00eb e mundur vet\u00ebm n\u00eb rrethanat e reja, q\u00eb u krijuan p\u00ebr l\u00ebvizjen kulturore-komb\u00ebtare pas shpalljes s\u00eb kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 1908.<\/p>\n<p>Nism\u00ebn p\u00ebr thirrjen e kongresit p\u00ebr nj\u00ebsimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe e mori klubi \u201cBashkimi\u201d i Manastirit, q\u00eb luante rolin kryesor nd\u00ebrmjet klubeve shqiptare.Drejtuesit e k\u00ebtij klubi, menj\u00ebher\u00eb pas themelimit t\u00eb tij, e shpall\u00ebn zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje si detyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb ngutshme t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare.Gjat\u00eb muajve gusht-shtator, pasi kishte marr\u00eb edhe p\u00eblqimin e klubeve e t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb tjera atdhetare, klubi i Manastirit nd\u00ebrmori masat konkrete p\u00ebr thirrjen e kongresit komb\u00ebtar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e alfabetit.N\u00eb \u201cZ\u00ebdh\u00ebnien\u201d q\u00eb u shp\u00ebrnda me k\u00ebt\u00eb rast, ftoheshin t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb kongres \u201cgjith\u00eb shqiptar\u00ebt, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, si edhe \u201c\u00e7do filolog\u201d shqiptar. Nisma e tij u prit mir\u00eb nga atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe nga klubet e shoq\u00ebrit\u00eb patriotike brenda e jasht\u00eb vendit, q\u00eb u treguan t\u00eb gatshme t\u00eb d\u00ebrgonin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres.<\/p>\n<p>Kongresi u hap n\u00eb Manastir m\u00eb 14 n\u00ebntor 1908 dhe i vijoi punimet deri m\u00eb 22 n\u00ebntor. N\u00eb Kongres mor\u00ebn pjes\u00eb 32 delegat\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb vote, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonin 26 qytete e shoq\u00ebri t\u00eb ndryshme shqiptare brenda dhe jasht\u00eb atdheut, si dhe 18 delegat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebs pa t\u00eb drejt\u00eb vote. Kongresi i Manastirit u shnd\u00ebrrua k\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb kuvend t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbar\u00ebshqiptar, n\u00eb t\u00eb cilin mor\u00ebn pjes\u00eb gjithsej 50 delegat\u00eb nga t\u00eb gjitha an\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, nga qytetet e vilajeteve t\u00eb Manastirit, t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Janin\u00ebs e t\u00eb Shkodr\u00ebs, si edhe nga shoq\u00ebrit\u00eb shqiptare t\u00eb Bukureshtit, t\u00eb Sofjes, t\u00eb ShBA-s\u00eb, t\u00eb Egjiptit, t\u00eb Italis\u00eb etj.<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb diskutoi e zgjidhi dhe si nj\u00eb nga tubimet m\u00eb t\u00eb gjera e m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese nga p\u00ebrb\u00ebrja e tij, vler\u00ebsohet me t\u00eb drejt\u00eb si kuvendi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komb\u00ebtar n\u00eb historin\u00eb politike e kulturore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb fillim t\u00eb shek. XX. Delegat\u00eb t\u00eb tij ishin shkrimtar\u00ebt dhe publicist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur, l\u00ebvrues t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, laik\u00eb e klerik\u00eb, si Gjergj Fishta, Nikoll\u00eb Ka\u00e7ori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frash\u00ebri, Hil\u00eb Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtar\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare dhe t\u00eb klubeve shqiptare, si Bajram e \u00c7er\u00e7is Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimit\u00ebr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Na\u00e7o, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frash\u00ebri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frash\u00ebri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frash\u00ebri, nd\u00ebrsa n\u00ebnkryetar\u00eb Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.Megjithat\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb varg arsyesh t\u00eb diktuara nga rrethanat e koh\u00ebs, pati edhe intelektual\u00eb t\u00eb shquar (si Faik Konica etj.) q\u00eb nuk arrit\u00ebn t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb punimet e k\u00ebtij Kongresi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb Kongresit u zhvilluan mbledhje t\u00eb gjera e t\u00eb hapura, ku mor\u00ebn pjes\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 delegat\u00ebve, edhe intelektual\u00eb e nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave t\u00eb Manastirit, si edhe banor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti, rreth 400 veta. K\u00ebto mbledhje u shnd\u00ebrruan n\u00eb manifestime komb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilat u mbajt\u00ebn fjalime patriotike p\u00ebr nevoj\u00ebn e bashkimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, geg\u00eb e tosk\u00eb, mysliman\u00eb e t\u00eb krishter\u00eb, si dhe p\u00ebr p\u00ebrparimin e kombit e t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb tij.<br \/>\nVendin kryesor n\u00eb punimet e Kongresit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe mbledhjet e hapura, e zuri \u00e7\u00ebshtja e caktimit t\u00eb nj\u00eb alfabeti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Gjat\u00eb diskutimeve q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para, t\u00eb gjith\u00eb shfaq\u00ebn mendimin se alfabeti q\u00eb do t\u00eb vendosej duhej t\u00eb kishte si baz\u00eb at\u00eb latin. Por pik\u00ebpamjet e delegat\u00ebve m\u00eb tej u ndan\u00eb, prandaj n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb punimeve Kongresi zgjodhi nj\u00eb komision prej 11 vetash, t\u00eb kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku b\u00ebnin pjes\u00eb njoh\u00ebsit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb alfabeteve t\u00eb Stambollit, t\u00eb \u201cBashkimit\u201d, t\u00eb \u201cAgimit\u201d, si dhe intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shquar. Komisionit iu dhan\u00eb fuqi t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb diskutimesh Komisioni vendosi q\u00eb t\u00eb mos merrej n\u00eb v\u00ebshtrim asnj\u00ebri nga tri alfabetet e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, por t\u00eb krijohej nj\u00eb alfabet i ri mbi baz\u00ebn e atij latin, duke u dh\u00ebn\u00eb shkronjave latine vlera fonetike n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e gjuh\u00ebs shqipe. Por Komisioni ndeshi n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr caktimin e shkronjave dyshe, q\u00eb nevojiteshin p\u00ebr ata tinguj t\u00eb shqipes, q\u00eb i mungonin latinishtes (p\u00ebr dh, gj, nj, th etj.). N\u00eb k\u00ebto rrethana, pas tri dit\u00eb diskutimesh (17-19 n\u00ebntor), an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit, sikurse thuhej n\u00eb vendimin e Kongresit, \u201ct\u00eb shtyr\u00eb edhe nga disa shkaqe t\u00eb p\u00ebrjashtme\u201d, nuk arrit\u00ebn t\u00eb caktonin nj\u00eb alfabet t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, prandaj vendos\u00ebn \u201ct\u00eb kthehen prapa\u201d, duke pranuar alfabetin e Stambollit \u201ce me t\u00eb bashk\u00eb edhe nj\u00eb abece thjesht latine, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoreshin e t\u00eb m\u00ebsoheshin bashkarisht n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d. T\u00eb dy alfabetet do t\u00eb p\u00ebrdoreshin detyrimisht n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Ky vendim, q\u00eb vet\u00eb Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me \u201cdisa shkaqe t\u00eb p\u00ebrjashtme\u201d dhe pik\u00ebrisht me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shtypur me alfabetin thjesht latin libra jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr korrespondencat me jasht\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, me shkaqe t\u00eb jashtme nuk kuptoheshin vet\u00ebm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoq\u00ebrit\u00eb e ndryshme shqiptare, q\u00eb ishin p\u00ebr alfabetin e Stambollit (n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut) dhe at\u00eb t\u00eb \u201cBashkimit\u201d n\u00eb Geg\u00ebri e sidomos n\u00eb Shkod\u00ebr. Vendimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur bashk\u00ebrisht dy alfabete u mor p\u00ebr t\u00eb mos shkaktuar p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb radh\u00ebt e delegat\u00ebve dhe t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai u quajt si nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrkohshme p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb p\u00ebrdorimin e nj\u00eb alfabeti t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk caktoi nj\u00eb alfabet t\u00eb vet\u00ebm, vendimi i Kongresit t\u00eb Manastirit ishte nj\u00eb hap i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb alfabetit t\u00eb shqipes dhe ushtroi nj\u00eb ndikim t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb bashkimin politik dhe p\u00ebrparimin e m\u00ebtejsh\u00ebm kulturor t\u00eb kombit shqiptar. Me k\u00ebt\u00eb vendim iu dha fund kaosit q\u00eb mbret\u00ebronte deri at\u00ebher\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e shkrimit t\u00eb shqipes. N\u00eb vend t\u00eb alfabeteve t\u00eb shumta q\u00eb ishin p\u00ebrhapur n\u00eb Shqip\u00ebri e n\u00eb kolonit\u00eb e m\u00ebrgimit, tani do t\u00eb p\u00ebrdoreshin vet\u00ebm dy, edhe k\u00ebta bashk\u00ebrisht. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, duke vendosur p\u00ebr dy alfabete, q\u00eb mb\u00ebshteteshin n\u00eb at\u00eb latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe nj\u00ebher\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mbrojtur individualitetin e tyre komb\u00ebtar, kund\u00ebr orvatjeve t\u00eb xhonturqve p\u00ebr t\u2019u imponuar alfabetin arab dhe p\u00ebr t\u2019i identifikuar ata me turqit.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb nuk e \u00e7oi dot deri n\u00eb fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi p\u00ebrfundimisht vet\u00eb jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qen\u00eb i pap\u00ebrzier e m\u00eb homogjen nga karakteri i shkronjave, m\u00eb i leht\u00eb e m\u00eb praktik p\u00ebr shtyp, u p\u00ebrhap gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore u b\u00eb tashm\u00eb alfabeti i p\u00ebrbashk\u00ebt e i vet\u00ebm p\u00ebr gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, alfabeti i sot\u00ebm i gjuh\u00ebs shqipe. Megjith\u00ebse \u00e7\u00ebshtja e nj\u00ebsimit t\u00eb alfabetit zuri vendin kryesor n\u00eb punimet e Kongresit t\u00eb Manastirit, vet\u00eb Kongresi nuk ishte nj\u00eb mbledhje thjesht gjuh\u00ebsore, por edhe nj\u00eb manifestim politik.Krahas tubimeve t\u00eb hapura, u organizuan edhe mbledhje t\u00eb fshehta kushtuar \u00e7\u00ebshtjeve politike t\u00eb dit\u00ebs.Objekti kryesor i diskutimeve n\u00eb k\u00ebto mbledhje ishin marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me turqit, lufta p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb popullit shqiptar, p\u00ebr zhvillimin kulturor dhe ekonomik t\u00eb vendit, si edhe marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetet evropiane. P\u00ebrfundimet e k\u00ebtyre diskutimeve dhe vendimet q\u00eb u mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebto mbledhje, u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb programin komb\u00ebtar prej 18 pikash q\u00eb iu dha deputetit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Shahin Kolonj\u00ebs, p\u00ebr ta paraqitur n\u00eb parlament n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shqiptar\u00ebve. Ky program \u00ebshte nj\u00eb nga dokumentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit, n\u00eb t\u00eb cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr autonomin\u00eb territoriale-administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Vendin kryesor n\u00eb program e zinin k\u00ebrkesat politike p\u00ebr \u201cnjohjen zyrtare t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d. N\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohej em\u00ebrimi i n\u00ebpun\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajetet, zgjedhja e t\u00eb gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave t\u00eb tyre dhe kryerja e sh\u00ebrbimit ushtarak nga dy deri n\u00eb dy vjet e gjysm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00ebn drejtimin e oficer\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb dal\u00eb nga shkollat ushtarake q\u00eb do t\u00eb ngriheshin n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr njohjen e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb saj, ishte edhe themelimi i shkoll\u00ebs s\u00eb pavarur shqipe, q\u00eb do t\u00eb arrihej duke i kthyer t\u00eb gjitha shkollat shtet\u00ebrore turke n\u00eb Shqip\u00ebri, ato fillore, qytet\u00ebse e t\u00eb mesme, n\u00eb shkolla komb\u00ebtare dhe duke vendosur gjuh\u00ebn amtare shqipe \u201csi gjuh\u00eb m\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto shkolla shtet\u00ebrore\u201d, nd\u00ebrsa turqishtja do t\u00eb m\u00ebsohej si l\u00ebnd\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, duke filluar nga viti kat\u00ebrt i shkoll\u00ebs fillore. T\u00eb lidhura ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb ishin edhe masat q\u00eb parashikohej t\u00eb merreshin p\u00ebr kthimin e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn greke, q\u00eb funksiononin p\u00ebr shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb, n\u00eb shkolla komb\u00ebtare, me gjuh\u00ebn shqipe si gjuh\u00eb m\u00ebsimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtet\u00ebrore. K\u00ebto shkolla do t\u00eb mbaheshin me t\u00eb ardhurat nga pasurit\u00eb e kishave, t\u00eb cilat duhej t\u00eb administroheshin nga shteti dhe me t\u00eb ardhurat e buxhetit t\u00eb shtetit osman. P\u00ebr t\u2019u prer\u00eb rrug\u00ebn nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb Austris\u00eb, t\u00eb Italis\u00eb e t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, k\u00ebrkohej q\u00eb klerik\u00ebt katolik\u00eb e ortodoks\u00eb t\u00eb paguheshin nga shteti turk. Me k\u00ebto masa do t\u00eb kufizohej ndikimi i propagandave t\u00eb huaja shkollore e kishtare n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos i asaj greke.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture3.png\" alt=\"picture3\" width=\"400\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28426\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture3.png 469w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture3-230x300.png 230w\" sizes=\"(max-width: 469px) 100vw, 469px\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebrkesat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb fush\u00ebn e arsimit ishte ajo p\u00ebr themelimin e nj\u00eb universiteti shqiptar, q\u00eb kishte qen\u00eb aspirat\u00eb e hershme e rilind\u00ebsve. P\u00ebr p\u00ebrgatitjen e profesor\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb universitet do t\u00eb d\u00ebrgoheshin \u00e7do vit, me bursa t\u00eb shtetit, t\u00eb rinj q\u00eb do t\u00eb m\u00ebsonin n\u00eb shkollat e larta t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb ShBA-s\u00eb. Po k\u00ebshtu k\u00ebrkohej t\u00eb themelohej nj\u00eb muze arkeologjik komb\u00ebtar n\u00eb nj\u00eb nga qytetet e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Programi p\u00ebrmbante gjithashtu nj\u00eb varg masash, q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, p\u00ebr t\u00eb cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare.T\u00eb tilla ishin masat p\u00ebr hapjen dhe shfryt\u00ebzimin e minierave, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hekurudhave nga sip\u00ebrmarr\u00ebs shqiptar\u00eb, p\u00ebr ngritjen e ekonomive t\u00eb m\u00ebdha bujq\u00ebsore n\u00eb Myzeqe etj. N\u00eb pjes\u00ebn ekonomike p\u00ebrfshihej edhe k\u00ebrkesa p\u00ebr kufizimin e dep\u00ebrtimit t\u00eb kapitalit t\u00eb huaj n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, q\u00eb kishte p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ndalonte ekspansionin ekonomik t\u00eb shteteve t\u00eb huaja dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u2019u jepte mund\u00ebsi borgjezis\u00eb shqiptare e kapitalit vendas t\u00eb shtinte n\u00eb dor\u00eb tregun dhe ekonomin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\nProgrami politik, i miratuar n\u00eb Kongresin e Manastirit, megjith\u00ebse nuk p\u00ebrmbante k\u00ebrkesa t\u00eb domosdoshme p\u00ebr organizimin e nj\u00eb shteti autonom, si ve\u00e7imi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes s\u00eb tyre, ai pati r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse i p\u00ebrmbysi shpresat e tyrqve t\u00eb rinj dhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tyre shqiptar\u00eb p\u00ebr ta kufizuar Kongresin vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtjet e alfabetit, p\u00ebr ta mbajtur larg problemeve politike e luft\u00ebs kund\u00ebr regjimit xhonturk. Miratimi i tij d\u00ebshmonte gjithashtu se L\u00ebvizja Komb\u00ebtare Shqiptare edhe pas shpalljes s\u00eb kushtetut\u00ebs kishte ruajtur karakterin e saj politik e t\u00eb pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit sh\u00ebnoi gjithashtu nj\u00eb hap t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngritjen e shkall\u00ebs s\u00eb organizimit t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Vet\u00eb thirrja e tij si nj\u00eb forum mbar\u00ebkomb\u00ebtar, vendimet q\u00eb mori p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla q\u00eb i takonin gjith\u00eb kombit dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, njohja faktike e klubit t\u00eb Manastirit si klub qendror, me t\u00eb cilin do t\u00eb mbanin lidhje gjith\u00eb klubet e tjera, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb bashk\u00ebrendimi t\u00eb veprimtaris\u00eb organizative e politike-kulturore t\u00eb klubeve dhe t\u00eb shoq\u00ebrive shqiptare, n\u00ebn drejtimin e klubit \u201cBashkimi\u201d t\u00eb Manastirit. Jo rast\u00ebsisht konsujt e huaj e trajtonin k\u00ebt\u00eb mas\u00eb si nj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb do t\u00eb krijonte nj\u00eblloj federate t\u00eb klubeve shqiptare.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb klubit \u201cBashkimi\u201d t\u00eb Manastirit, q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, atributet e nj\u00eb klubi qendror, u arrit pas kund\u00ebrshtimit t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb krahut t\u00eb moderuar t\u00eb l\u00ebvizjes komb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019u imponuar klubeve e shoq\u00ebrive shqiptare udh\u00ebheqjen politike dhe organizative t\u00eb klubit t\u00eb Stambollit, drejtuesit e t\u00eb cilit, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, njiheshin si p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb xhonturqve.<\/p>\n<p>Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e re t\u00eb popullit shqiptar. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas kuvendeve, q\u00eb u mbajt\u00ebn n\u00eb periudh\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Prizrenit (1878-1881) dhe t\u00eb Lidhjes s\u00eb Pej\u00ebs (1899-1900), u mblodh\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb Kongres p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha krahinat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe u mor\u00ebn vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e alfabetit e p\u00ebr ato politike, q\u00eb ndihmuan p\u00ebr ngritjen n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kultur\u00ebs e t\u00eb arsimit shqiptar, si edhe p\u00ebr bashkimin e tij t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture4.png\" alt=\"picture4\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28427\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture4.png 703w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture4-300x206.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/Picture4-80x55.png 80w\" sizes=\"(max-width: 703px) 100vw, 703px\" \/><br \/>\n\u00a0<br \/>\n<strong>KONFERENCA E PAQES, PARIS 1921<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u2026\u2026Jozef Haven u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren..\u201d<br \/>\nKonferenca e Paqes, Paris 1921<\/p>\n<p>Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres, kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet. Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA-sw ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora, problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren.<\/p>\n<p>Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA-sw, te cilen ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur. Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi per t\u2019i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht.Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.<\/p>\n<p>Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen e punes se Uillsonit ne Versaje.<\/p>\n<p>Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc.Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.<\/p>\n<p>-N\u00eb realizimin e pavar\u00ebsis\u00eb dhe l\u00ebnia jasht\u00eb kufijve e m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebs s\u00eb trojeve e t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare, nuk mund t\u00eb mos ndikonin. Traktati fam\u00ebkeq i Londr\u00ebs, q\u00eb e cop\u00ebtonte Shqip\u00ebrin\u00eb midis disa shteteve, e fshinte at\u00eb nga harta politike. Por ja q\u00eb u ngrit Presidenti i madh i SHBA, burri i shquar Udrou Uillson (1856-1924), i cili midis 14 pikave, trajtoi edhe at\u00eb t\u00eb vet\u00ebvendosjes s\u00eb popujve dhe nuk e njohu Traktatin e Londr\u00ebs. Shtrohet pyetja: Kush e shpuri Presidentin Uillson n\u00eb at\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb? S\u00eb pari dhe m\u00eb kryesorja, vepra e Gj.K.Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb e kishte njohur n\u00ebp\u00ebrmjet poetit amerikan Longfellou (t\u00eb p\u00ebrkthyer nga Noli i madh). S\u00eb dyti, historia e k\u00ebtij populli e kaluar n\u00eb luft\u00eb, karakteri i pamposhtur i tij dhe gjith\u00eb kjo krijoi te ai bindjen, q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb komb dhe di t\u00eb b\u00ebj\u00eb shtet. Si\u00e7 dihet, nga fundi i shek.XIX e gjat\u00eb shek.XX u hap nj\u00eb dritare tjet\u00ebr nga vinin ide p\u00ebrparimtare e demokratike, t\u00eb cilat p\u00ebr nga natyra e vet, populli shqiptar i rroku vet\u00ebtimthi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nj\u00eb rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb luajti Komuniteti shqiptaro-amerikan me Faik Konic\u00ebn e F.S.Nolin n\u00eb krye. Vargjet e Nolit e japin angazhimin e tyre:<br \/>\n\u201cMbaju, n\u00ebno, mos ki frik\u00eb,<br \/>\n  Se ke djemt\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0E p\u00ebrgatiti: Prof. Eroll Velija<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201c\u2026\u2026.Vendin kryesor n\u00eb program e zinin k\u00ebrkesat politike p\u00ebr \u201cnjohjen zyrtare t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb shqiptare dhe t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe\u201d. N\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkohej \u00a0em\u00ebrimi i n\u00ebpun\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr vilajetet, zgjedhja e t\u00eb gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave t\u00eb tyre dhe kryerja e sh\u00ebrbimit ushtarak nga dy deri n\u00eb dy vjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28428,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-28424","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28424","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28424"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28424\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28428"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28424"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28424"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28424"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}