{"id":28508,"date":"2016-11-26T12:03:00","date_gmt":"2016-11-26T11:03:00","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=28508"},"modified":"2017-03-19T15:22:34","modified_gmt":"2017-03-19T14:22:34","slug":"dialogu-me-serbine-nuk-ka-kuptim-pa-njohjen-e-shtetit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/dialogu-me-serbine-nuk-ka-kuptim-pa-njohjen-e-shtetit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"Dialogu me Serbin\u00eb nuk ka kuptim pa njohjen e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/enver-hoxhaj.jpg\" alt=\"enver-hoxhaj\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28509\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/enver-hoxhaj.jpg 650w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/enver-hoxhaj-300x165.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj flet n\u00eb bised\u00eb me DW p\u00ebr kodin telefonik, dialogun me Serbin\u00eb, (mos)zbatimin e marr\u00ebveshjeve, sfid\u00ebn e njohjeve t\u00eb reja p\u00ebr Kosov\u00ebn e bashk\u00ebpunimin n\u00eb koalicionin qeveritar.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle:<\/strong> Zoti minist\u00ebr, si e shihni ju marr\u00ebveshjen e arritur q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb kodin e saj telefonik? Ka mendime se me k\u00ebt\u00eb kod nuk \u00ebsht\u00eb forcuar shtet\u00ebsia e Kosov\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsuar kthimi i Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?<\/p>\n<p>Enver Hoxhaj: Kodi telefonik \u00ebsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb zhvillim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi forcon identitetin shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb suazat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por Kosova do t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebrfitime financiare. Mjerisht Serbia e ka shtyr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, sepse ajo \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb vitin 2013. Por besoj se deri m\u00eb 15 dhjetor, ne do ta kemi kodin e ri telefonik t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr arritjet e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi. Por ne jemi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb shqet\u00ebsuar me faktin q\u00eb Serbia nuk po i realizon n\u00eb koh\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p><strong>DW: Deri tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog jan\u00eb arritur 33 marr\u00ebveshje, por disa prej tyre nuk jan\u00eb realizuar fare dhe n\u00eb opinion \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se nga ky dialog po p\u00ebrfiton vet\u00ebm Serbia. Pra cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi juaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Dialogu n\u00eb fillim i ka pasur tri q\u00ebllime. Q\u00ebllimi i par\u00eb ishte normalizimi i gjendjes n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. Besoj se zgjedhjet e vitit 2013, integrimi i kat\u00ebr komunave t\u00eb veriut n\u00eb sistemin ton\u00eb politik dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i gjendjes s\u00eb siguris\u00eb, jan\u00eb merit\u00eb e dialogut. Q\u00ebllimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb arritja e marr\u00ebveshjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn e qytetar\u00ebve, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe marr\u00ebvshjet p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes, njohjes s\u00eb vulave doganore q\u00eb mund\u00ebson eksportin e mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi dhe p\u00ebrmes Serbis\u00eb n\u00eb vendet tjera. Dhe q\u00ebllimi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb avancimi i agjendave evropiane, q\u00eb Kosova t\u00eb l\u00ebviz\u00eb drejt BE-s\u00eb. Para dialogut ne kemi pasur nj\u00eb raport platonik me BE-n\u00eb. Nd\u00ebrsa vitin e kaluar e kemi n\u00ebnshkruar dhe ka filluar zbatimi i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit. Nga ky dialog ka p\u00ebrfituar Serbia por edhe Kosova. Por ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb Serbia po p\u00ebrpiqet t\u00eb promovoj\u00eb nj\u00eb lloj diplomacie si ajo sovjetike n\u00eb dialog. ..<\/p>\n<p><strong>DW: \u2026q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Arrihen marr\u00ebveshje, n\u00ebnshkruhen marr\u00ebveshje, mandej ka prap\u00eb negociata p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb nj\u00ebjta, ka p\u00ebrpjekje p\u00ebr devijimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara\u2026 dhe e gjitha kjo i ngjan koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb, Serbia po p\u00ebrpiqet q\u00eb pala negociatore t\u00eb lodhet, t\u00eb rraskapitet dhe t\u00eb humb\u00eb durimin, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos realizoj\u00eb marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara. K\u00ebto shqet\u00ebsime i kam ngritur n\u00eb bisedimet me autoritetet e BE, sepse marr\u00ebveshjet po n\u00ebnshkruhen, por nuk po realizohen.<\/p>\n<p><strong>DW: Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb disa prej marr\u00ebveshjeve nuk po zbatohen. Por shtetasve t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb shumti u intereson liberalizimi i vizave. Kur do t\u00eb hiqen vizat?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Ne jemi duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale q\u00eb me partner\u00ebt dhe miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Bruskel t\u00eb gjejm\u00eb zgjidhje pozitive. Por Kosova ende nuk i ka plot\u00ebsuar t\u00eb gjitha obligimet e saj, nd\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb edhe ratifikimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Duhet t\u00eb shohim n\u00ebse deri n\u00eb fund t\u00eb vitit e plot\u00ebsojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kusht dhe e ratifikojm\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr demarkimin e kufirit me Malin e Zi, q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonte edhe l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb mbeten t\u00eb izoluar. Por institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u2019i p\u00ebrmbushin obligimet e veta.<\/p>\n<p><strong>DW: Sa t\u00eb v\u00ebrteta jan\u00eb pohimet e kryetarit t\u00eb parlamentit Kadri Veseli, se Mali i Zi do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga BE-ja, q\u00eb demarkimi i kufirit t\u00eb hiqet nga lista e obligimeve p\u00ebr liberalizimin e vizave?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Ajo q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne kemi pasur dhe kemi kontakte dhe komunikim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm me BE-n\u00eb. \u00c7do mb\u00ebshtetje nga Mali i Zi \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebseardhur. Por Brukseli \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos p\u00ebr liberalizimin e vizave. Me Malin e Zi ne kemi raporte t\u00eb shk\u00eblqyeshme. Mali i Zi i ka mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb k\u00ebrkesat e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Podgorica ka mir\u00ebkuptim p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Por nuk mund t\u00eb them se cili do t\u00eb jet\u00eb roli i Malit t\u00eb Zi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, sepse Brukseli \u00ebtsh\u00eb ai q\u00eb vendos.<\/p>\n<p><strong>DW: Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr liberalizimin e vizave \u00ebsht\u00eb edhe lufta kund\u00ebr korrupsionit. Por kjo luft\u00eb do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb, kur merret parasysh gjendja me korrupsionin n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Un\u00eb nuk mund t\u00eb jap vler\u00ebsime p\u00ebr q\u00ebndrimet e BE, por me sa kam kuptuar nga takimet me zotin Hahn dhe t\u00eb tjer\u00eb, ata mendojn\u00eb se Kosova ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit. Prokuroria, gjyq\u00ebsia dhe policia e Kosov\u00ebs kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb progres t\u00eb madh n\u00eb adresimin e 33 rasteve p\u00ebr korrupsion. Kushti i vet\u00ebm, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb vizit\u00ebn e fundit t\u00eb zotit Hahn p\u00ebr l\u00ebvizjen pa viza, \u00ebsht\u00eb ratifikimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Pra ky \u00ebsht\u00eb kushti i vet\u00ebm q\u00eb ka mbetur.<\/p>\n<p><strong>DW: Kur jemi tek ajo q\u00eb \u201cka mbetur\u201d, n\u00eb vendnum\u00ebro ka mbetur edhe procesi i njohjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00c7far\u00eb po b\u00ebni ju p\u00ebr shtimin e njohjeve, n\u00eb ve\u00e7anti p\u00ebr njohjet nga pes\u00eb vendet e BE-s\u00eb q\u00eb ende nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Kur flasim p\u00ebr njohjet e k\u00ebtyre pes\u00eb vendeve, mund t\u2019ju them se deri m\u00eb tash kam pasur takime me ministrat e jasht\u00ebm t\u00eb Greqis\u00eb, Sllovakis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Qipros. Ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb Kosova nuk mund t\u00eb fitoj\u00eb statusin e kandidatit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, pa njohjen nga k\u00ebto pes\u00eb vende. Ne po angazhohemi q\u00eb edhe k\u00ebto vende ta njohin Kosov\u00ebn. Ne kemi konktate t\u00eb p\u00ebrhershme me Athin\u00ebn, me Bukureshtin dhe Bratisllav\u00ebn \u2013 m\u00eb t\u00eb shpeshta se me Qipron dhe Spanj\u00ebn. Mendoj se me p\u00ebrparimin n\u00eb dialog, n\u00eb raportet me BE-n\u00eb dhe me njohjet e tjera q\u00eb mund t\u00eb ndodhin nga vendet jasht\u00eb Evrop\u00ebs si dhe me an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe k\u00ebto vende gradualisht do t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00ebndrimet. N\u00eb vitin 2013, dy nga k\u00ebto pes\u00eb vende kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs. Por politika e jashtme e nj\u00eb vendi varet shum\u00eb nga zhvillimet e brendshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende ka pasur zgjedhje dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime, qe do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb influencuar edhe procesi i njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>DW: Cilat jan\u00eb k\u00ebto dy vende?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Kjo \u00e7\u00ebshtje i takon tani historis\u00eb. Por besoj se s\u00eb shpejti do t\u00eb ket\u00eb njohje t\u00eb disa vendeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme evropiane jasht\u00eb BE-s\u00eb dhe ato vende kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe. Do t\u00eb ket\u00eb lajme interesante gjat\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><strong>DW: T\u2019i kthehemi dialogut me Serbin\u00eb: cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi juaj p\u00ebrfundimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Dialogu duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr, sepse objektivat bazike pothuajse jan\u00eb p\u00ebrmbushur. BE-ja ka qen\u00eb promovues i ides\u00eb q\u00eb Kosova dhe Serbia duhet t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje obligative para ant\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Ndaj ka ardhur koha t\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb zb\u00ebrthimin e k\u00ebtij procesi p\u00ebr marr\u00ebveshje obligative mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nd\u00ebr hapat e par\u00eb konkret q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb largimi i preambul\u00ebs nga kushtetuta e Serbis\u00eb, ku Kosova figuron si pjes\u00eb e Serbis\u00eb. Duhet t\u00eb filloj\u00eb edhe procesi i demarkimit t\u00eb kufirit mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Q\u00ebllimi jetik i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb OKB dhe t\u00eb b\u00ebhet njohja e dyanshme mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Pa an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB dhe pa njohje t\u00eb dyanshme, dialogu nuk ka kurrfar\u00eb kuptimi.<\/p>\n<p><strong>DW: Do t\u00eb thot\u00eb: q\u00ebllimi juaj p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb njohja e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb si dy shtete?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Natyrisht sepse burimi i konfliktit ka qen\u00eb politika hegjemoniste e Serbis\u00eb n\u00eb raport me Kosov\u00ebn p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb shekull dhe jo \u00e7\u00ebshtjet teknike. Konteksti rajonal ka ndryshuar k\u00ebto dy-tri vitet e fundit dhe n\u00eb rajon kemi nj\u00eb involvim m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb. Ndaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e partner\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb dhe n\u00eb interesin e dy vendeve tona, q\u00eb Serbia dhe Kosova ta njohin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Si hap i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb ishte an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb OKB. Mendoj se ka ardhur koha q\u00eb Prishtina dhe Beogradi t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p><strong>DW: A keni frik\u00eb nga forcimi i influenc\u00ebs ruse n\u00eb Serbi por edhe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Rusia nuk ka ndonj\u00eb ndikim n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr arsye historike dhe kulturore, sepse ne jemi populli m\u00eb proevropian dhe proamerikan n\u00eb Evrop\u00eb. Nd\u00ebrsa ndikimi rus n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje. Rusia ka nj\u00eb baz\u00eb ushtarake n\u00eb Nish t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb nga viti 2011 dhe kjo baz\u00eb shihet si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr paqen dhe stabilitetin n\u00eb rajon. Fakti q\u00eb presidenti Nikoliq dhe ministri i Jasht\u00ebm Da\u00e7iq kan\u00eb nj\u00eb naracion t\u00eb ri me Rusin\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb shihet si k\u00ebrc\u00ebnim. Por n\u00ebse i shohim n\u00eb kontekstin e zhvillimeve n\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb Mal t\u00eb Zi, forcimi i rolit rus paraqet rrezik edhe p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p><strong>DW: Pasi q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebt Nishin, ku s\u00eb fundi ka qen\u00eb kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb Edi Rama, lidhur me k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb ka pasur shum\u00eb komente. A keni ju konsultime me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr paraqitjen e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb rajon dhe m\u00eb gjer\u00eb, apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Ne kemi nj\u00eb koordinim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb un\u00eb \u00e7do dit\u00eb d\u00ebgjohem me homologun tim Bushati. Konsultime dhe koordinime kemi \u00e7do dit\u00eb. Pritjet e Kosov\u00ebs jan\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb BE. N\u00ebse dikush m\u00eb pyet, se cilat jan\u00eb shtetet q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, un\u00eb them se ato jan\u00eb aktor\u00ebt global q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe. Un\u00eb jam realist dhe e di se cila \u00ebsht\u00eb pesha e secilit vend. Por marr\u00ebdh\u00ebniet Shqip\u00ebri \u2013 Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme dhe kjo nuk varet nga deklaratat e ndonj\u00eb kryeministri apo ministri t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>DW: Nj\u00eb pyetje konkrete dhe nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shkurt\u00ebr ju lutem: do t\u00eb ket\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare n\u00eb Kosov\u00eb apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>Hoxhaj: Raportet mes partner\u00ebve t\u00eb koalicionit PDK- LDK jan\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb mira. Q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi kontuinitet dhe q\u00eb zgjedhjet t\u00eb mbahen n\u00eb koh\u00ebn e parashikuar. Zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme nuk jan\u00eb ndonj\u00eb tem\u00eb q\u00eb po e trajtojm\u00eb n\u00eb parti apo qeveri. Ne jemi vend demokratik dhe n\u00eb partit\u00eb tona mund t\u00eb ket\u00eb mendime t\u00eb ndryshme. Por ne duam t\u00eb kemi q\u00ebndrueshm\u00ebri dhe stabilitet n\u00eb koalicion dhe n\u00eb vend. \/DW<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Ministri i Jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, Enver Hoxhaj flet n\u00eb bised\u00eb me DW p\u00ebr kodin telefonik, dialogun me Serbin\u00eb, (mos)zbatimin e marr\u00ebveshjeve, sfid\u00ebn e njohjeve t\u00eb reja p\u00ebr Kosov\u00ebn e bashk\u00ebpunimin n\u00eb koalicionin qeveritar. Deutsche Welle: Zoti minist\u00ebr, si e shihni ju marr\u00ebveshjen e arritur q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb kodin e saj telefonik? Ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28509,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-28508","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28508","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28508"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28508\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28508"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28508"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28508"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}