{"id":2885,"date":"2013-10-12T11:02:00","date_gmt":"2013-10-12T09:02:00","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=2885"},"modified":"2020-08-26T18:38:41","modified_gmt":"2020-08-26T16:38:41","slug":"per-nje-vit-te-suksesshem-akademik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/per-nje-vit-te-suksesshem-akademik\/","title":{"rendered":"P\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb suksessh\u00ebm akademik"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_58228\" style=\"width: 193px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-58228\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/06\/Shefqet-Krasniqi.jpg\" alt=\"\" width=\"183\" height=\"176\" class=\"size-full wp-image-58228\" \/><p id=\"caption-attachment-58228\" class=\"wp-caption-text\">Autor: Shefqet KRASNIQI<\/p><\/div>\n<p>Erdhi tetori, e me t\u00eb erdhi edhe vjeshta. Kjo stin\u00eb edhe pse e zymt\u00eb, megjithat\u00eb e bukur, ia ndryshon t\u00ebr\u00ebsisht pamjen natyr\u00ebs. I lart\u00ebsuar qoft\u00eb Allahu q\u00eb \u00e7do gj\u00eb krijoi urt\u00ebsisht dhe prej nesh k\u00ebrkoi zbulimin e k\u00ebtyre urt\u00ebsive ku n\u00eb secil\u00ebn prej tyre fshihet nj\u00eb kod i lumturis\u00eb.<\/p>\n<p>Vjeshta, stin\u00eb e cila prek emocionet e artist\u00ebve, poet\u00ebve, mendimtar\u00ebve, e kujt jo se. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb emocionohemi gjat\u00eb k\u00ebsaj stine. Si t\u00eb mos emocionohemi gjersa nj\u00eb bot\u00eb e t\u00ebr\u00eb ndryshon para syve ton\u00eb duke sjell\u00eb tek ne nj\u00eb atmosfer\u00eb dhe klim\u00eb, aq t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr studim e meditim, sa q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe si fillim vit akademik.<\/p>\n<p>E, kur jemi tek viti akademik dhe muaji tetor, ky muaj i student\u00ebve n\u00eb kryeqytet na sjell \u00e7do vit fytyra t\u00eb reja. Mbi dhjet\u00ebmij\u00eb student\u00eb t\u00eb rinj, jan\u00eb pranuar n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb studimeve, potencojn\u00eb statistikat.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebn ky tetor do ta gjej\u00eb me m\u00eb shum\u00eb universitete shtet\u00ebrore. Nuk \u00ebsht\u00eb \u201cHasan Prishtina\u201d i vetmi. N\u00eb Prizren, Pej\u00eb, Gjilan, Gjakov\u00eb, Mitrovic\u00eb, ose rreth 20 p\u00ebr qind e qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qytete universitare. Me letra dhe godina po t\u00eb ecim shum\u00eb, por praktikisht kemi ngelur shum\u00eb prapa.<\/p>\n<p>A thua vall\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb fajtori? Sigurisht, problemi nuk q\u00ebndron te mungesa e fakulteteve dhe objekteve p\u00ebr dije e shkenc\u00eb, ani pse edhe ato nuk jan\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb niveli shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por tek mungesa e cil\u00ebsis\u00eb. Studimet akademike nuk jan\u00eb thjesht\u00eb fakultete, diploma e m\u00eb pas edhe vende pune dhe kaq. Studimet akademike kan\u00eb synim ma t\u00eb madh, ato ngritin dhe formojn\u00eb personalitetin e njeriut, ato formojn\u00eb nj\u00eb elit\u00eb intelektual\u00ebsh nga t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb pas varet ardhm\u00ebria e vendit. Ato krijojn\u00eb edhe nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb re, t\u00eb vet\u00ebdijesuar, t\u00eb edukuar e t\u00eb arsimuar. Prej tyre varet nes\u00ebr politika, ekonomia, varet i t\u00ebr\u00eb shteti. Andaj investimi n\u00eb student n\u00eb ve\u00e7anti, e n\u00eb nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb investimi m\u00eb i mir\u00eb e m\u00eb i bekuar, \u00ebsht\u00eb m\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebsi e afatgjati.<\/p>\n<p>Atyre duhet ofruar cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb e t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb arsim. Ata duhet liruar nga \u00e7do detyr\u00eb e obligim tjet\u00ebr, pos k\u00ebrkimit t\u00eb dijes. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb jen\u00eb larg problemeve dhe telasheve me t\u00eb cilat ballafaqohemi ne t\u00eb tjer\u00ebt. Atyre duhet krijuar nj\u00eb klim\u00eb sa m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb favorshme p\u00ebr dije e shkenc\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se universiteteve tona ju mungojn\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra. Ato kan\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr reforma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shum\u00eb sektor\u00eb. Nuk mund t\u00eb ec\u00ebt para me nj\u00eb staf akademik i cili ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vend pune, bile disa nga ta m\u00eb shum\u00eb se dy e tri vende pune. Nuk mund t\u00eb ec\u00ebt para me profesor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt studenti duhet t\u2019i vihet pas, si qengji pas deles, me muaj vet\u00ebm sa p\u00ebr nj\u00eb n\u00ebnshkrim apo p\u00ebr nj\u00eb not\u00eb. Nuk mund t\u00eb ec\u00ebt para me profesor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt sa her\u00eb don\u00eb i shtyn\u00eb provimet, i sh\u00ebtisin e maltretojn\u00eb student\u00ebt si t\u2019u teket. Nuk mund t\u00eb ec\u00ebt para me profesor\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i diskriminojn\u00eb student\u00ebt, e n\u00eb ve\u00e7anti studentet, mbi baza fetare, vet\u00ebm pse jan\u00eb vajza t\u00eb mbuluara apo djem me pamje fetare, duke i nd\u00ebshkuar n\u00eb notim.<\/p>\n<p>Fal\u00eb Zotit nj\u00eb p\u00ebrparim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekziston dhe dita-dit\u00ebs po shihet nj\u00eb seriozitet dhe interesim m\u00eb i madh, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb universitetin \u201cHasan Prishtina\u201d, por rruga akoma \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>E ne nga zemra ua urojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb student\u00ebve vitin e ri akademik duke ju d\u00ebshiruar suksese n\u00eb studime dhe n\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Gjithashtu, duke ua p\u00ebrkujtuar se rruga e dij\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb, ajo as nuk fillon me fakultet e as nuk mbaron. Ajo fillon n\u00eb djep dhe mbaron n\u00eb varr. Andaj ende jan\u00eb thuajse n\u00eb fillim. Zoti ju ndihmoft\u00eb atyre neve dhe t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb z\u00ebnien e dijes, e na b\u00ebft\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor t\u00eb k\u00ebtij vatani dhe t\u00eb k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erdhi tetori, e me t\u00eb erdhi edhe vjeshta. Kjo stin\u00eb edhe pse e zymt\u00eb, megjithat\u00eb e bukur, ia ndryshon t\u00ebr\u00ebsisht pamjen natyr\u00ebs. I lart\u00ebsuar qoft\u00eb Allahu q\u00eb \u00e7do gj\u00eb krijoi urt\u00ebsisht dhe prej nesh k\u00ebrkoi zbulimin e k\u00ebtyre urt\u00ebsive ku n\u00eb secil\u00ebn prej tyre fshihet nj\u00eb kod i lumturis\u00eb. Vjeshta, stin\u00eb e cila prek emocionet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58228,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2735],"class_list":["post-2885","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-shefqet-krasniqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2885"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2885\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59909,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2885\/revisions\/59909"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58228"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}