{"id":28852,"date":"2016-12-20T23:03:58","date_gmt":"2016-12-20T22:03:58","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=28852"},"modified":"2017-03-19T15:09:03","modified_gmt":"2017-03-19T14:09:03","slug":"kadri-veseli-nga-bota-e-intelegjences-deri-ne-majat-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kadri-veseli-nga-bota-e-intelegjences-deri-ne-majat-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"Kadri Veseli, nga bota e intelegjenc\u00ebs deri n\u00eb majat e pushtetit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/kadri.jpg\" alt=\"kadri\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28853\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/kadri.jpg 650w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/kadri-300x165.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/p>\n<p><strong>T\u00eb diel\u00ebn, Ramiz Lladrovci, ish Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, i fitoi zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Drenasit, por vet\u00ebm pas nj\u00eb balotazhi. D\u00ebshtimin e Lladrovcit q\u00eb t\u00eb fitonte qysh n\u00eb raundin e par\u00eb, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ia faturuan Kadri Veselit, personit enigmatik q\u00eb pasoi Hashim Tha\u00e7in si kryetar partie.<\/strong><\/p>\n<p>Por, n\u00eb nj\u00eb shtjellim t\u00eb t\u00eb pashembullt deri tani n\u00eb politik\u00ebn shqiptare, n\u00eb vend q\u00eb ta k\u00ebrkonte fajtorin diku tjet\u00ebr, si\u00e7 r\u00ebndom ndodh me politikan\u00ebt shqiptar\u00eb, Kadri Veseli e mori t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb mbi vete dhe u zotua se politikisht do t\u00eb reflektoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me mesazhin q\u00eb i dha elektorati. Por, kush \u00ebsht\u00eb Kadri Veseli, Kryetari aktual i PDK-s\u00eb dhe Kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, njeriu q\u00eb, brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, nga hija e t\u00eb qenit enigm\u00eb ia doli q\u00eb t\u00eb ngjitet deri n\u00eb majat e pushtetit?<\/p>\n<p>Shum\u00eb lider\u00eb, themelues partish t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb ka rastisur t\u00eb jen\u00eb zgjedhur President vendi, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga posti i liderit t\u00eb partis\u00eb, por me shum\u00eb takt jan\u00eb kujdesur q\u00eb n\u00eb parti t\u00eb mos z\u00ebvend\u00ebsohen nga dikush me pesh\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi. Por kjo nuk vlen n\u00eb rastin e zgjedhjes s\u00eb Hashim Tha\u00e7it si President i Kosov\u00ebs. Pasuesi i Tha\u00e7it n\u00eb detyr\u00ebn si kryetar i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Kadri Veseli, dikur Drejtor i Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb kukull dhe as nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personalitet pa pesh\u00eb apo r\u00ebnd\u00ebsi politike.<\/p>\n<p>Me background-in e tij nga fusha e intelegjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare, Kadri Veseli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga figurat m\u00eb interesante politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e banuar me shqiptar\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb rastin e vet\u00ebm n\u00eb rajon t\u00eb nj\u00eb profesionisti t\u00eb sh\u00ebrbimeve intelegjente q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjitur deri n\u00eb majat e politik\u00ebs. Natyrisht, si\u00e7 r\u00ebndom ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, ai nuk do t\u00eb mund ta b\u00ebnte kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb po t\u00eb mos g\u00ebzonte p\u00ebrkrahjen e duhur p\u00ebrbrenda qendrave t\u00eb vendimmarrjes n\u00eb kryeqytetet e vendeve mike.<\/p>\n<p>Background-i unik n\u00eb fjal\u00eb e ka veshur Kadri Veselin me durimin dhe taktin e duhur n\u00eb raport edhe me zhvillimet m\u00eb t\u00eb komplikuara, por gjithaq edhe me ashp\u00ebrsin\u00eb e duhur intelektuale dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb gj\u00ebrat p\u00ebrpara, at\u00ebher\u00eb kur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme. Sigurisht q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebrse ai q\u00ebndron disi i rezervuar dhe nuk ngarend q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb me \u00e7do kusht minutazhin televiziv, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Jo rrall\u00ebher\u00eb politika shqiptare e ka gjetur veten n\u00eb rrug\u00eb pakrye p\u00ebr shkak t\u00eb nxitimit t\u00eb politikan\u00ebve q\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb media, fiks si t\u00eb ishin personazhe t\u00eb nj\u00eb reality show q\u00eb synon audienc\u00eb momentale, pa ndonj\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr pasojat e m\u00ebvonshme. Por Kadri Veseli synon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ndryshe dhe q\u00eb n\u00eb politik\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb identitetin e vet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ka trash\u00ebguar nj\u00eb parti q\u00eb vuan nga vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia, rrjedhoj\u00eb e q\u00ebndrimit p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb pushtet dhe q\u00eb mbi vete bart hipotek\u00ebn e t\u00eb qen\u00ebt fajtor kujdestar p\u00ebr gjith\u00e7ka; nj\u00eb parti q\u00eb fare leht\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb viktima e par\u00eb e gjykat\u00ebs speciale, k\u00ebtij mekanizmi t\u00eb imponuar dhe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb padrejt\u00eb, Kadri Veseli e di shum\u00eb mir\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb baste t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr d\u00ebshtimin e tij n\u00eb politik\u00eb. Si rival\u00ebt, por edhe ata q\u00eb t\u00eb ardhmen e vet e kalkulojn\u00eb mbi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Gjykata Speciale t\u2019u hap\u00eb rrug\u00eb drejt majave t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Jo pak prej atyre q\u00eb e mbajn\u00eb veten si kurator\u00eb shijesh t\u00eb jet\u00ebs publike e kan\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar Kadri Veselin si nj\u00eb njeri hijesh, tip fantazme t\u00eb politik\u00ebs, nd\u00ebrkaq disa t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb hiqen si intelektual\u00ebt e bulevardit politik t\u00eb Prishtin\u00ebs, q\u00ebllimsh\u00ebm e kan\u00eb stigmatizuar p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Por ajo q\u00eb k\u00ebta kritik\u00eb dhe mosp\u00eblqyes t\u00eb tij kurr\u00eb nuk kan\u00eb arritur dot t\u00eb kuptojn\u00eb \u00ebsht\u00eb se ai asnj\u00ebher\u00eb nuk ka synuar t\u00eb marr\u00eb aprovimin e tyre p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr pezmi i k\u00ebtyre njer\u00ebzve ndaj Veselit nd\u00ebrlidhet me pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta manipuluar, me elitarizmin dhe kosmpolitanizmin e tyre t\u00eb zbraz\u00ebt, si\u00e7 ishte rasti me shum\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb leht\u00eb kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb kurthet e ngritura me kujdes nga \u201ck\u00ebshilltar\u00ebt elitar\u00eb\u201d q\u00eb fare nuk e kan\u00eb problem t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb padron\u00ebt.<\/p>\n<p>Si duket, Kadri Veseli e di shum\u00eb mir\u00eb se forca e v\u00ebrtet\u00eb e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi peshon po aq sa edhe besimi i tij te njer\u00ebzit e vet dhe anasjelltas. Dhe ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn, n\u00ebse nj\u00eb lider do t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm apo jo, r\u00ebndom nuk jan\u00eb figurat q\u00eb sfilojn\u00eb n\u00eb evente publike dhe nuk jan\u00eb as ata q\u00eb pretendojn\u00eb se din\u00eb ta interpretojn\u00eb vullnetin e popullit, por jan\u00eb njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, ata q\u00eb sot jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb harruar nga elitat, si ato t\u00eb vjetrat ashtu edhe nga k\u00ebto t\u00eb rejat t\u00eb krijuara nga pasurimi i shpejt\u00eb. Jan\u00eb k\u00ebta heronjt\u00eb e panjohur t\u00eb Kosov\u00ebs, ata q\u00eb n\u00eb anonimitet angazhohen p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb shqiptare, njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb se meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb nuk pranon t\u2019i shes\u00eb interesat e tyre, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitimi apo leht\u00ebsimi p\u00ebr veten. Ata q\u00eb e njohin nga af\u00ebr, e din\u00eb se, n\u00eb politik\u00eb, Kadri Veseli synon t\u00eb lidh\u00eb pakt pik\u00ebrisht me k\u00ebta heronj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kontributi i t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen shqiptare nuk pasqyrohet n\u00eb faqet e para t\u00eb gazetave.<\/p>\n<p>Kadri Veseli padyshim se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb patriot kosovar, por ai pavar\u00ebsin\u00eb dhe identitetin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs e sheh si nj\u00eb projekt kryek\u00ebput shqiptar, plot\u00ebsim t\u00eb ambicieve shekullore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe jo si nj\u00eb krijes\u00eb me identitet t\u00eb ri, si\u00e7 pretendon nj\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb ka filluar t\u00eb ushqej\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb m\u00ebvet\u00ebsis\u00eb (jo vet\u00ebm politike) nga Shqip\u00ebria. Ishte pik\u00ebrisht Kadri Veseli q\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e p\u00ebrplasjes s\u00eb fundit mes elitave n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb doli qart\u00eb kund\u00ebr \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ushqyer nj\u00eb ndasi imagjinare mes shqiptar\u00ebve, si dhe nuk ngurroi q\u00eb ta kritikonte edhe z\u00ebvend\u00ebsin e vet n\u00eb parti, nj\u00ebher\u00ebsh minist\u00ebr i jasht\u00ebm i Kosov\u00ebs, p\u00ebr shp\u00ebrthimet e tij q\u00eb nga shum\u00ebkush u vler\u00ebsuan si krejt pa takt. Angazhimi i sinqert\u00eb p\u00ebr nj\u00eb partneritet strategjik, n\u00eb t\u00eb gjitha fushat, mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb e b\u00ebn Kadri Veselin nj\u00eb mik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky profil, i shkruar me shkas pas fitores s\u00eb Ambasadorit Lladrovci, n\u00eb balotazhin p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb Drenas, nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nderim dhe as nj\u00eb akt mb\u00ebshtetjeje p\u00ebr Kadri Veselin, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pohim n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb fenomeneve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb mungojn\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur faktori shqiptar n\u00eb rajon rrezikon defaktorizimin, si\u00e7 shihet qartazi edhe s\u00eb fundmi n\u00eb Maqedoni, guximi p\u00ebr t\u00eb demonstruar cil\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb nuk i bishtnon p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet dhe q\u00eb ka kuraj\u00eb p\u00ebr t\u00eb korrigjuar veten, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shembulli i Kadri Veselit pas publikimit t\u00eb rezultatit t\u00eb zgjedhjeve nga raundi i par\u00eb n\u00eb Drenas, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare. \/Opinion.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, Ramiz Lladrovci, ish Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, i fitoi zgjedhjet p\u00ebr kryetar bashkie t\u00eb Drenasit, por vet\u00ebm pas nj\u00eb balotazhi. D\u00ebshtimin e Lladrovcit q\u00eb t\u00eb fitonte qysh n\u00eb raundin e par\u00eb, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb ia faturuan Kadri Veselit, personit enigmatik q\u00eb pasoi Hashim Tha\u00e7in si kryetar partie. Por, n\u00eb nj\u00eb shtjellim t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28853,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-28852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}