{"id":28873,"date":"2016-12-21T09:10:42","date_gmt":"2016-12-21T08:10:42","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=28873"},"modified":"2017-03-19T15:08:53","modified_gmt":"2017-03-19T14:08:53","slug":"hungarezet-arnavut-abdi-pasha-ishte-nje-armik-trim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/hungarezet-arnavut-abdi-pasha-ishte-nje-armik-trim\/","title":{"rendered":"Hungarez\u00ebt: Arnavut Abdi Pasha ishte nj\u00eb armik trim"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Arnavut-Abdi-Pasha.jpg\" alt=\"arnavut-abdi-pasha\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-28874\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Arnavut-Abdi-Pasha.jpg 1000w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Arnavut-Abdi-Pasha-300x167.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/Arnavut-Abdi-Pasha-768x427.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1000px) 100vw, 1000px\" \/><\/p>\n<p><strong>Kush ishte komandanti shqiptar i perandoris\u00eb osmane nga \u00c7opanaj i Peqinit q\u00eb mbrojti Budapestin nga ushtria e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 100.000 ushtar\u00eb e \u201cLidhjes s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs. Lufta e Madhe Turke me Per\u00ebndimin q\u00eb zgjati 2 vjet. Q\u00ebndresa, fitoret dhe r\u00ebnia. Si vdiq n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit komandanti 70 vje\u00e7ar. Si luftuan hebrenjt\u00eb krah p\u00ebr krah osman\u00ebve. Fitorja e ushtris\u00eb s\u00eb kontinentit, masakrat ndaj ushtris\u00eb dhe popullsis\u00eb s\u00eb qytetit dhe marrja e Budapestit pas 145 vjet\u00ebsh.<\/strong><\/p>\n<h2>Nga: Fatos SALLIU<\/h2>\n<p>Shqiptari Abdurrahman Abdi Pash\u00eb apo Arnavut Abdurrahman Abdi Pasha (1616 \u2013 1686)<\/p>\n<p>Historia e tij \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet mahnit\u00ebse. Rasti kur nj\u00eb ushtar b\u00ebhet komandat, pasha, guvernator, lider, hero. Nj\u00eb lavdi q\u00eb haset rrall\u00eb n\u00eb histori. Ishte ushtaraku m\u00eb i besuar i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn. Dhe jo pa q\u00ebllim e komanduan n\u00eb vij\u00ebn m\u00eb rrezikshme t\u00eb frontit. Aty ku ndaheshin dy perandori.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket betej\u00ebs, un\u00eb dyshoj se ai u la i vet\u00ebm n\u00eb qytet, i rrethuar nga qindra mij\u00eb ushtar\u00eb dhe dhjet\u00ebra ushtri. Sulltani nuk mund ta mbante dot m\u00eb Budapestin dhe p\u00ebrplasja mes ushtrive mund t\u00eb ishte nj\u00eb katastrof\u00eb e p\u00ebrgjakshme, ndon\u00ebse e till\u00eb p\u00ebrfundoi me mij\u00ebra t\u00eb masakruar, por gjithsesi jo n\u00eb qindra mij\u00eb. Ai vdiq si \u201cpeqinas\u201d, si shqiptar, si njeri i bes\u00ebs, n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit edhe pse ishte 70 vje\u00e7. Vdiq, jo si komandant apo guvernator, por si nj\u00eb ushtar i perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>Abdurrahman Pash\u00eb Peqini, i njohur si Abdurrahman Abdi Pash\u00eb Shqiptari, lindi m\u00eb 1616 n\u00eb fshatin \u00c7i\u00e7ul (\u00c7opanaj) t\u00eb Peqinit. Turqisht Peqin (Bekleyin) n\u00ebnkupton vend mikprit\u00ebs. M\u00ebsimet e para i mori n\u00eb Medresen\u00eb e k\u00ebtij qyteti dhe m\u00eb pas vazhdoi studimet e larta ushtarake n\u00eb Stamboll. N\u00eb vitin 1667 u b\u00eb Aga (komandant) i jeni\u00e7er\u00ebve dhe u d\u00ebrgua n\u00eb betej\u00eb, n\u00eb Kret\u00eb (luft\u00eb e cila kishte filluar para 100 vitesh). U shqua si komandant dhe trim\u00ebri duke thyer keq kund\u00ebrshtar\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore iu dha titulli \u201cPasha\u201d dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zot\u00ebruar kazan\u00eb e Peqinit. Por ky ishte vet\u00ebm fillimi i karrier\u00ebs s\u00eb tij. Bie n\u00eb sy t\u00eb Sulltanit dhe Vezirit dhe nis t\u00eb em\u00ebrohet n\u00eb postet e larta n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1673 fitoi grad\u00ebn e Vezirit dhe postin e guvernatorit n\u00eb Bagdat. N\u00eb vitin 1675 u b\u00eb guvernator i Egjiptit. N\u00eb vitin 1680 u b\u00eb guvernator i Bosnj\u00ebs. N\u00eb vitin 1681 u b\u00eb guvernator i Bud\u00ebs n\u00eb Hungari dhe n\u00eb vitin 1685 u em\u00ebrua komandant i ushtris\u00eb Osmane n\u00eb Hungari. Po at\u00eb vit shkoi guvernator n\u00eb Halep (Alepo). N\u00eb vitin 1686 u em\u00ebrua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb guvernator i Bud\u00ebs n\u00eb Hungari.<\/p>\n<p>Ishte lider politik dhe ushtarak. Shpejt u b\u00eb zot duke sunduar territoret e Hungaris\u00eb. G\u00ebzonte respekt t\u00eb madh n\u00eb popull. Madje Budapesti ishte nj\u00eb nga qytetet e Perandoris\u00eb me status t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Me m\u00eb shum\u00eb \u201cdemokraci\u201d. Ata g\u00ebzonin toleranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebn osman\u00ebt n\u00eb krahasim me Habsburg\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Komandant ushtarak<\/strong><\/p>\n<p>Si komandant i sprovuar i perandoris\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr udh\u00ebheqjen ushtarake n\u00eb Buda n\u00eb vitin 1682 dhe u b\u00eb guvernatori i Hungaris\u00eb m\u00eb 1684. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, nga frika e k\u00ebrc\u00ebnimit osman, u krijua \u201cLidhja e Shenjt\u00eb\u201d. \u201cLidhja\u201d u ngrit me misionin p\u00ebr t\u00eb larguar turqit nga Hungaria e cila sundohej prej tyre q\u00eb prej 145 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me iniciativ\u00ebn dhe mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb Papa Innocentit XI, Perandori i Shenjt\u00eb Romak, mbreti i Polonis\u00eb dhe Republika e Venedikut, d\u00ebrguan 80.000 trupa n\u00eb Budapest. Ushtria ishte e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga sakson\u00ebn, bavarian\u00eb, brandenburgas, suedez\u00eb, hollandez\u00eb, spanjoll\u00eb dhe me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl italian\u00eb, anglez\u00eb, francez\u00eb dhe gjerman\u00eb. Ata mb\u00ebshteteshin edhe nga 15.000 hungarez\u00eb. Ushtrit\u00eb ishin t\u00eb udh\u00ebhequr nga ushtarak\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Lufta e Madhe Turke<\/p>\n<p>Rrethimi i par\u00eb, 1684<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1684 nj\u00eb ushtri prej rreth 80.000 vet\u00eb marshuan drejt Bud\u00ebs n\u00ebn komand\u00ebn e Karlit V, Duk\u00eb i Lorraine, p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar qytetin nga turqit.<\/p>\n<p>Pasi ushtria kryesore kaloi Danubin n\u00eb Esztergom m\u00eb 13 qershor, pararoja e ushtris\u00eb perandorake, n\u00ebn komand\u00ebn e Maximilian Lorenz von Starhemberg dhe gjeneralit t\u00eb kalor\u00ebsis\u00eb Louis William, Markoni i Baden-Baden, mb\u00ebrriti n\u00eb qytetin k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb Vishegradit m\u00eb 15 qershor.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 qershor, qyteti i Esztergom u mor nga stuhia e trupave perandorake per\u00ebndimore. Pavar\u00ebsisht nga muret e fort\u00eb, nj\u00eb port\u00eb u shkat\u00ebrrua nga goditjet e topave. Shumica e trupave okupuese turke u vran\u00eb dhe qyteti u pla\u00e7kit. Vet\u00ebm pak turq arrit\u00ebn t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn shk\u00ebmb q\u00eb ndodhej mbi qytet. Pasi rezistoi edhe dy dit\u00eb, garnizoni turk kapitulloi m\u00eb 18 qershor.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 qershor, ushtria perandorake u p\u00ebrlesh me nj\u00eb ushtri t\u00eb fort\u00eb turke e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 17.000 ushtar\u00eb n\u00eb V\u00e1c n\u00ebn komand\u00ebn e Vezirit t\u00eb Madh, Kara Ibrahim Pashait i cili d\u00ebboi Habsburg\u00ebt. Edhe pse turqit ishin n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb favorshme, Karli V nisi luft\u00ebn duke q\u00eblluar me topa. Ushtria qendrore perandorake, n\u00ebn komand\u00ebn e Maximilian Lorenz von Starhemberg, pas nj\u00eb lufte tep\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr, mundi trupat turke. V\u00e1c ra n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e ushtris\u00eb perandorake n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershor, ushtria kryesore perandorake hyri n\u00eb qytetin Pest, t\u00eb cilit turqit i kishin v\u00ebn\u00eb flak\u00ebn para se t\u00eb largoheshin. Pasi ushtria kaloi Danubin n\u00eb V\u00e1c, filloi rrethimin e Bud\u00ebs e mbrojtur nga 7.000 turq. Ushtria perandorake, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 43.000 vet\u00eb, filloi bombardimin e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Bud\u00ebs me 200 topa n\u00eb 14 korrik 1684, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e fillimit t\u00eb rrethimit t\u00eb Vjen\u00ebs. Marshal Graf Ernst R\u00fcdiger von Starhemberg ishte caktuar p\u00ebr t\u00eb kryer rrethimin.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 korrik, trupat perandorake mor\u00ebn kontrollin e pjes\u00ebs s\u00eb poshtme t\u00eb qytetit t\u00eb Bud\u00ebs. Megjithat\u00eb, pasi shum\u00eb pak trupa ishin n\u00eb dispozicion p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb at\u00eb, Ernest R\u00fcdiger urdh\u00ebroi t\u00eb digjen sht\u00ebpit\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve korrik dhe gusht, ushtria perandorake b\u00ebri disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb sulmuar k\u00ebshtjell\u00ebn, por u zmbraps nga mbrojtja e vendosur turke.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, nj\u00eb gjeneral perandorak raportoi se numri i ushtar\u00ebve t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim ishte zvog\u00ebluar dhe morali ishte i ul\u00ebt. M\u00eb 11 shtator, nj\u00eb korpus ndihm\u00ebs perandorak arriti n\u00eb Bud\u00eb duke siguruar nj\u00eb vrull t\u00eb ri p\u00ebr fushat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 shtator arriti nj\u00eb ushtri mb\u00ebshtet\u00ebse turke e cila sulmoi menj\u00ebher\u00eb forcat q\u00eb mbanin rrethuar qytetin. Ushtria perandorake megjithat\u00eb arriti ti zmbraps\u00eb, por nuk ishte n\u00eb gjendje q\u00eb ti mposhte ata. K\u00ebmb\u00ebsoria turke sulmoi her\u00eb pas here ushtrin\u00eb perandorake duke mos e l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb. Bashk\u00eb me sulmet e garnizonit turk n\u00eb qytet, ata b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb morali i ushtris\u00eb per\u00ebndimore. Ernest R\u00fcdiger, u plagos r\u00ebnd\u00eb dhe u p\u00ebrball me kritika t\u00eb ashpra nga ushtria e tij. Ai u z\u00ebvend\u00ebsua gjat\u00eb rrethimit. Goditja p\u00ebrfundimtare ishte nj\u00eb \u201cmagji\u201d n\u00eb favor t\u00eb turqve e shkaktuar nga kushtet e k\u00ebqija t\u00eb motit gjat\u00eb muajit tetor. Ndaj u mor vendimi p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 tetor, ushtria perandorake u t\u00ebrhoq pas nj\u00eb rrethimi q\u00eb kishte zgjatur 109 dit\u00eb. Disa faktor\u00eb b\u00ebn\u00eb q\u00eb madh\u00ebsia e Forcave Aleate t\u00eb tkurret me rreth gjysm\u00ebn e numrit kur nisi fushata. Humbjet e betejave, dizanteria, epidemia dhe ethet, llogoret e dob\u00ebta dhe gabimet taktike n\u00eb rrethim, b\u00ebn\u00eb q\u00eb ushtria perandorake t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb disfat\u00eb. Kapiteni Paul Joseph Jakob von Starhemberg, dhe aleat\u00ebt e krishter\u00eb pas k\u00ebsaj fushate, p\u00ebsuan nj\u00eb humbje e llogaritur n\u00eb 24.000 -30,000 burra. P\u00ebr ironi, faji p\u00ebr d\u00ebshtimin ju hodh njeriut i cili vet\u00ebm udh\u00ebhoqi ushtrin\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb rrethimit: Ernest Ruediger von Starhemberg.<\/p>\n<p><strong>Rrethimi i dyt\u00eb, 1686<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1686, dy vjet pas rrethimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb pasuksessh\u00ebm, aleat\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb nd\u00ebrmor\u00ebn fushat\u00ebn e dyt\u00eb \u00e7lirimtare t\u00eb Bud\u00ebs. K\u00ebt\u00eb her\u00eb, ushtria e \u201cLidhjes s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d ishte shum\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb num\u00ebr. Ajo numuronte 90.000-100.000 ushtar\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb saj gjerman\u00eb, hungarez\u00eb, kroat\u00eb, holandez\u00eb, anglez\u00eb, spanjoll\u00eb, \u00e7ek\u00eb, italian\u00eb, katalonjas, francez\u00eb, danez\u00eb, suedez\u00eb dhe vullnetar\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb tjera evropiane q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn sulmin me topa, artileri dhe oficer\u00eb. Mbrojtja turke p\u00ebrb\u00ebhej vet\u00ebm nga 7.000 burra q\u00eb ndodheshin n\u00ebn komand\u00ebn e komandantin 70 vje\u00e7ar shqiptar; Arnaut Abdurrahman Abdi Pashait.<\/p>\n<p>Rrethimi nisi n\u00eb mes t\u00eb qershorit 1686. M\u00eb 27 korrik, ushtria e \u201cLidhjes s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d filloi nj\u00eb sulm n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i cili u kushtoi atyre 5.000 t\u00eb vrar\u00eb. Ndryshuan taktik\u00eb dhe nga sulmi kaluan n\u00eb mbrojtje. Nj\u00eb ushtri mb\u00ebshtet\u00ebse turke thuhet se mb\u00ebrriti n\u00eb Bud\u00eb n\u00eb mes t\u00eb gushtit e udh\u00ebhequr nga Veziri i Madh Sari Sulejman Pashai. Por mjaft kronikan\u00eb dhe d\u00ebshmi t\u00eb betej\u00ebs thon\u00eb se ajo nuk mb\u00ebrriti kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Forcat e rrethuara osmane (garnizoni i qytetit) t\u00eb udh\u00ebhequra nga Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha nuk ishin n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i rezistonin ushtris\u00eb s\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 100 mij\u00eb vet\u00eb. P\u00ebrpjekjet mbrojt\u00ebse t\u00eb Abdi Pash\u00eb Shqiptarit jan\u00eb t\u00eb referuara si \u201cheroike\u201d nga Tony Jaques n\u00eb librin e tij \u201cFjal\u00ebt e betejave dhe rrethimeve\u201d.<\/p>\n<p>Princi Eugene i Savoj\u00ebs dhe dragonjt\u00eb e tij, nuk ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit, por q\u00ebndruan n\u00eb mbrojtje, n\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, nga frika e sulmeve t\u00eb ushtris\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse turke.<\/p>\n<p><strong>Masakra e hebrenjve dhe mysliman\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Pas pushtimit, ushtar\u00ebt fitimtar\u00eb e shpreh\u00ebn zem\u00ebrimin e tyre me mjaft urrejtje ndaj \u201cpagan\u00ebve\u201d. Njohja e k\u00ebrc\u00ebnimit turk u mish\u00ebruar fort n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e Evrop\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nxitur nga raportet e krimeve turke kund\u00ebr civil\u00ebve dhe q\u00ebndrimet ndaj fes\u00eb s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Ja si p\u00ebrshkruhet n\u00eb nj\u00eb dokument situata fill pas pushtimit t\u00eb Bud\u00ebs:<\/p>\n<p>\u201cBuda \u00ebsht\u00eb marr\u00eb, braktisur dhe pla\u00e7kitur. Ushtar\u00ebt kryen masak\u00ebr kund\u00ebr turqve, p\u00ebr shkak t\u00eb rezistenc\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb e cila u kishte marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb numri marramend\u00ebs t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tyre. Ata nuk kursyen as mosh\u00ebn, as seksin. Elektori i Bavaris\u00eb dhe Duka i Lorraine, t\u00eb shqet\u00ebsuar se burrat do vriteshin dhe grat\u00eb do t\u00eb dhunoheshin, dhan\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ndalur kasaphan\u00ebn, duke shp\u00ebtuar jet\u00ebn e mbi 2000 ushtar\u00ebve turq\u201d.<\/p>\n<p>Mbi 3.000 turq u vran\u00eb n\u00eb masakr\u00ebn e kryer nga trupat perandorake dhe dhuna u drejtua, jo vet\u00ebm kund\u00ebr mysliman\u00ebve, por gjithashtu kund\u00ebr popullsis\u00eb \u00e7ifute t\u00eb Bud\u00ebs. Si subjekte t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzonin toleranc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebn osman\u00ebt n\u00eb krahasim me Habsburg\u00ebt, judenjt\u00eb kishin luftuar krah p\u00ebr krah me turqit dhe u konsideruan aleat\u00ebt e tyre. Pas pushtimit t\u00eb qytetit, komuniteti hebre i Bud\u00ebs, i cili n\u00eb kulmin e vet kishte num\u00ebruar 3.000 banor\u00eb, u shkat\u00ebrrua pothuajse plot\u00ebsisht. Afro 1000 hebrenj, banor\u00eb t\u00eb qytetit, u masakruan; qindra hebrenj dhe 6.000 mysliman\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u kap\u00ebn dhe u shit\u00ebn si skllev\u00ebr ose u mbajt\u00ebn si shp\u00ebrblim, p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tyre ndaj turqve otoman\u00eb.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpit\u00eb dhe pronat e hebrenjve u pla\u00e7kit\u00ebn dhe u shkat\u00ebrruan. Ata q\u00eb mbijetuan u t\u00ebrhoq\u00ebn bashk\u00eb me turqit. Ata q\u00eb u kap\u00ebn u d\u00ebrguan n\u00eb Vjen\u00eb, Pozsony apo Mikulov. Xhamit\u00eb dhe minaret e Bud\u00ebs u shkat\u00ebrruan nga ushtria e Perandoris\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb Romake. Po k\u00ebshtu edhe tre sinagoga, bashk\u00eb me libra shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar, u dogj\u00ebn dhe shkat\u00ebrruan.<\/p>\n<p>Ngjarjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme t\u00eb betej\u00ebs jan\u00eb regjistruar nga Johann Dietz i Brandenburgut, nj\u00eb mjek i ushtris\u00eb perandorake:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026 As foshnjat n\u00eb mitrat e n\u00ebnave t\u00eb tyre nuk u kursyen. T\u00eb gjith\u00eb u d\u00ebrguan drejt vdekjes. Un\u00eb kam qen\u00eb mjaft i tmerruar nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu. Burrat ishin shum\u00eb mizor\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin m\u00eb shum\u00eb se sa kafsh\u00ebt e egra (Bestien)\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Trupat perandorake varros\u00ebn t\u00eb vdekurit e tyre nd\u00ebrsa kufomat e turqve dhe \u00e7ifut\u00ebve i hodh\u00ebn n\u00eb Danub. <\/p>\n<p><strong>Vdekja e Abdurrahman Abdi Arnaut Pash\u00ebs gjat\u00eb Betej\u00ebs s\u00eb Budapestit (1686)<\/strong><\/p>\n<p>Forcat e Vezirit t\u00eb Sulejmanit t\u00eb Madh, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb 7000 ushtar\u00ebve turq q\u00eb mbronin Budapestin, nuk arrit\u00ebn n\u00eb koh\u00eb. Pas m\u00eb shum\u00eb se 2 muaj bombardimesh dhe nj\u00eb seri sulmesh t\u00eb pasuksesshme, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb shtatorit 1686, qyteti u transformua n\u00eb pluhur e hi. 2000 nga trupat e Abdurrahman Pash\u00eb Peqinit mbijetuan, 5000 t\u00eb tjer\u00eb ran\u00eb n\u00eb betej\u00eb dhe vet\u00eb komandanti 70 vje\u00e7ar u vra n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit m\u00eb 2 shtator t\u00eb atij viti. Trupat e perandorit t\u00eb Habsburg\u00ebve shkel\u00ebn n\u00eb muret veriore t\u00eb qytetit pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb duke i dh\u00ebn\u00eb fund pushtimit 145 vje\u00e7ar t\u00eb Budapestit.<\/p>\n<p>Shekuj m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb memorial i komandantit, u ngrit n\u00eb \u201cBuda Castle\u201d. Memoriali u nd\u00ebrtua n\u00eb vitin 1932 nga pasardh\u00ebsit e Gy\u00f6rgy Szab\u00f3, i cili ishte nj\u00eb ushtar hungarez i ushtris\u00eb \u00e7lirimtare q\u00eb gjithashtu ra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend m\u00eb 2 shtator. Mbishkrimi, n\u00eb gjuh\u00ebn hungareze dhe turke, thot\u00eb: \u201cGuvernatori i fundit i pushtimit 145 vje\u00e7ar t\u00eb Buda-s, Abdurrahman Abdi Arnaut Pasha. Ra n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend m\u00eb 2 shtator, 1686, kur ishte 70 vje\u00e7. Ai ishte nj\u00eb armik heroik. U preht\u00eb n\u00eb paqe!<\/p>\n<p>Tamesvarli Gazi Asik Hasan, nj\u00eb ushtar poet i shekullit XVII shkroi nj\u00eb poem\u00eb shum\u00eb t\u00eb pik\u00eblluar p\u00ebr humbjen e Budapestit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb b\u00ebri simbolikisht p\u00ebr Peqinin, vendlindjen e tij, pashai i famsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>Abdurrahman Pasha ndjente detyrime ndaj vendlindjes s\u00eb tij. N\u00eb vitin 1666 nd\u00ebrtoi xhamin\u00eb e Peqinit, nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurat p\u00ebr koh\u00ebn. Nd\u00ebrtoi nj\u00eb hamam, shtat\u00eb kroje, hane, dyqane, ura etj.  P\u00ebrve\u00e7 vak\u00ebfeve q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb Peqin, ka rind\u00ebrtuar edhe tyrben e Maruf-i Kerhit n\u00eb Bagdad.<\/p>\n<p><strong>Legjenda e Budapestit<\/strong><\/p>\n<p>Bilbilat nuk k\u00ebndojn\u00eb, vera nuk erdhi pas pranver\u00ebs<br \/>\nVajtimet e bilbilave shpuan gjoksin tim<br \/>\nTani \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr blerjen dhe shitjen e trandafilave<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest.<\/p>\n<p>Tani mysliman\u00ebt nuk lahen pas lutjeve nga burimet e saj<br \/>\nAskush nuk \u00ebsht\u00eb duke u lutur n\u00eb xhami<br \/>\nSht\u00ebpit\u00eb t\u00eb gjitha u shkat\u00ebrruan<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest<\/p>\n<p>Tregu i gjat\u00eb i Budapestit<br \/>\nDhe Xhamia e Sulltan Ahmetit n\u00eb qend\u00ebr<br \/>\nDuket si Kaba e Mek\u00ebs<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam bir i Pash\u00ebs s\u00eb Budapestit<br \/>\nUn\u00eb i dua syt\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mi<br \/>\nUn\u00eb jam nj\u00eb llamb\u00eb n\u00eb nj\u00eb kafaz<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest<\/p>\n<p>Papritmas gj\u00ebma shp\u00ebrtheu dhe n\u00eb ne t\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebm<br \/>\nT\u00eb gjitha xhamit\u00eb me gjasht\u00eb minare u q\u00eblluan dhe dogj\u00ebn<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb pafajsh\u00ebm ran\u00eb n\u00eb zjarr<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest.<\/p>\n<p>Budapesti \u00ebsht\u00eb kryeqyteti i t\u00eb gjith\u00eb kufijve turq<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb gur\u00ebt e dhe toka e tij jan\u00eb krijuar me gjak<br \/>\nNe na udh\u00ebheq ideali i d\u00ebshmor\u00ebve<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest<\/p>\n<p>Nga jugu tri arm\u00eb q\u00eblluan<br \/>\nIshte e enjte kur dielli u eklipsua<br \/>\nT\u00eb premten Budapesti ra<br \/>\nAustriak\u00ebt kap\u00ebn vajz\u00ebn ton\u00eb t\u00eb prishur t\u00eb quajtur Budapest.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush ishte komandanti shqiptar i perandoris\u00eb osmane nga \u00c7opanaj i Peqinit q\u00eb mbrojti Budapestin nga ushtria e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 100.000 ushtar\u00eb e \u201cLidhjes s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d e t\u00eb gjitha vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs. Lufta e Madhe Turke me Per\u00ebndimin q\u00eb zgjati 2 vjet. Q\u00ebndresa, fitoret dhe r\u00ebnia. Si vdiq n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit komandanti 70 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28874,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-28873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28873"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28873\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}