{"id":29330,"date":"2017-01-17T17:18:05","date_gmt":"2017-01-17T16:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=29330"},"modified":"2017-03-19T13:04:28","modified_gmt":"2017-03-19T12:04:28","slug":"zbulohen-sekretet-e-kryeministrave-per-presidentet-pas-viteve-90","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/zbulohen-sekretet-e-kryeministrave-per-presidentet-pas-viteve-90\/","title":{"rendered":"Zbulohen &#8220;Sekretet&#8221; e kryeministrave p\u00ebr president\u00ebt pas viteve &#8217;90"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_29331\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-29331\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Eroll-Velija-7.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-29331\" \/><p id=\"caption-attachment-29331\" class=\"wp-caption-text\">Prof. Eroll VELIJA<\/p><\/div>\n<p>Nano p\u00ebr Meidanin dhe Moisiun, Fino p\u00ebr Berish\u00ebn, Meksi p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Meidani e Moisiu p\u00ebr Nanon dhe Berish\u00ebn. N\u00eb numrin e sot\u00ebm kemi shk\u00ebputur nga libri bisedat e tyre p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Presidentit me Kryeministrin. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrgjigjeve do t\u00eb kuptoni sesa delikate kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit mes tyre. Flasin kryeministrat Aleksand\u00ebr Meksi, Fatos Nano dhe Bashkim Fino p\u00ebr raportet me president\u00ebt Sali Berisha, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani dhe anasjelltas. Pikante \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e ish-kryeministrit Nano dhe ish-presidentit Moisiu.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1992-1997 presidenti Berisha \u00ebsht\u00eb kryetar i Partis\u00eb Demokratike dhe sigurisht njeriu m\u00eb i pushtetsh\u00ebm i vendit. N\u00eb k\u00ebto kushte Kryeministri ishte numri dy. Ja bashk\u00ebpunimi midis tyre.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Meksi: Marr\u00ebdh\u00ebniet e mia me presidentin Berisha qen\u00eb normale. Sigurisht un\u00eb nuk i drejtohesha si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt \u201cZoti president\u201d, p\u00ebr shkak edhe t\u00eb njohjes s\u00eb m\u00ebparshme dhe p\u00ebr rrethana t\u00eb tjera, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve tan\u00eb un\u00eb i thosha me em\u00ebr. N\u00eb Shqip\u00ebri flitet me em\u00ebr. Kishte nj\u00eb gj\u00eb at\u00ebher\u00eb n\u00eb ndryshim me sot, q\u00eb po t\u2019i thoshe \u201cJo\u201d p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00ebrhiqej ose ndiqte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb. Sigurisht po t\u2019i thuhej jo e argumentuar, p\u00ebr shembull ligjet per\u00ebndimore nuk e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me demokracin\u00eb. Ashtu si\u00e7 kishte edhe momente ku k\u00ebmb\u00ebngulte, dhe gjithnj\u00eb sendet q\u00eb b\u00ebhen me k\u00ebmb\u00ebngulje t\u00eb mbrapsht\u00eb dhe identifikim personal t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nuk bien rezultate kurr\u00eb. Presidenti ishte n\u00eb rolin real t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Grupi parlamentar dhe un\u00eb desh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrronim nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ministrave q\u00eb mbroheshin nga Presidenti. Por n\u00eb kryesin\u00eb e partis\u00eb votohej p\u00ebr t\u00eb hequr ministrat dhe meqen\u00ebse pati rezistenc\u00eb nga Presidenti u b\u00eb me vot\u00eb, se nuk zgjidhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr. Grupi parlamentar votoi ministrat, u hoq\u00ebn pjesa d\u00ebrrmuese e atyre q\u00eb nuk i donte nga grupi parlamentar dhe u em\u00ebruan t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb grupi parlamentar nuk pranoi t\u00eb hidhte p\u00ebr vot\u00eb Kryeministrin. Nuk \u00ebsht\u00eb se e shtroi Presidenti \u00e7\u00ebshtjen e Kryeministrit, dhe kjo duhet th\u00ebn\u00eb, por ata than\u00eb s\u2019kemi pun\u00eb me Kryeministrin.<\/p>\n<p>Presidenti Berisha pranon kryeministrin socialist Fino n\u00eb vitin 1997, por b\u00ebn gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb minimizoj\u00eb humbjen e Partis\u00eb Demokratike dhe humbjen e tij personale.<\/p>\n<p>Bashkim Fino: Natyrisht si Kryeminist\u00ebr p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra kisha debate me Berish\u00ebn. Por p\u00ebr mua Presidenti i asaj kohe ishte nj\u00eb njeri i cili e njihte shtetin. M\u00eb duhet t\u00eb them q\u00eb kam punuar me nj\u00eb njeri q\u00eb ishte m\u00eb i zoti nga un\u00eb n\u00eb aspektin e eksperienc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs n\u00eb pushtet. Un\u00eb kisha qen\u00eb kat\u00ebr vjet kryetar bashkie dhe erdha t\u00eb drejtoj Kryeministrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb ai kishte 4-5 vjet President, e njihte shtetin shum\u00eb mir\u00eb, i njihte dispozitat kryesore, kishte informacion t\u00eb bollsh\u00ebm, sepse \u00e7do gj\u00eb kalonte tek ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa tek Kryeministri. Le t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb \u00e7do debat q\u00eb un\u00eb b\u00ebja me Presidentin isha inferior, i defavorizuar, n\u00eb sensin q\u00eb nuk e dija se ku do t\u00eb dilte, nuk e dija se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte. Jam i bindur q\u00eb ai \u00e7do gj\u00eb e b\u00ebnte t\u00eb mir\u00eborganizuar. Ai k\u00ebrkonte t\u00eb minimizonte sa t\u00eb ishte e mundur humbjen e Partis\u00eb Demokratike dhe humbjen e tij personale mbas 1997-s, q\u00eb ishte v\u00ebrtet nj\u00eb tragjedi e papar\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim e luajti mir\u00eb rolin n\u00eb sensin q\u00eb t\u00eb merrte aq sa mund t\u00eb merrte dhe t\u00eb mos humbiste pambarimisht pik\u00eb n\u00eb publik, sidomos n\u00eb zgjedhjet e 1997-\u00ebs. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb Berisha nuk kishte ndonj\u00eb iluzion se mund ta mbante ende pushtetin, edhe ai vet\u00eb e kishte t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb kuptueshme q\u00eb njer\u00ebzit nuk mund ta mb\u00ebshtesnin m\u00eb. Problemi i tij ishte thjesht q\u00eb humbja t\u00eb ishte sa m\u00eb minimale. K\u00ebt\u00eb un\u00eb e kuptoja, jo se ai qe shprehur, por n\u00eb gjith\u00eb veprimtarin\u00eb q\u00eb ai mundohej t\u00eb mbulonte me dor\u00eb t\u00eb fort\u00eb. N\u00eb fillim Presidenti ishte n\u00eb nj\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore shum\u00eb t\u00eb keqe dhe me t\u00eb drejt\u00eb. Shteti q\u00eb ai kishte ngritur kur qe kryetar i shtetit ishte shk\u00ebrmoqur, kishte r\u00ebn\u00eb. Por duke kaluar muajt ai e rimori veten, u b\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr, m\u00eb agresiv, jo ndaj meje si person, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb procesin e pun\u00ebs s\u00eb tij si President. K\u00ebt\u00eb agresivitet un\u00eb e interpretoj si nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb minimizuar sa m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnien e Partis\u00eb Demokratike. Fakti q\u00eb drejtoi vet\u00eb si President edhe fushat\u00ebn elektorale t\u00eb 1997-\u00ebs dhe doli gjithandej, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb Vlor\u00eb, tregoi q\u00eb pati kuraj\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim q\u00eb un\u00eb po b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb. Luftoi q\u00eb t\u00eb minimizonte humbjen e Partis\u00eb Demokratike dhe jo se mendonte se do t\u00eb mbante pushtetin.<\/p>\n<p>Pas aprovimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb n\u00ebntorit 1998, prerogativat e Presidentit dhe t\u00eb Kryeministrit jan\u00eb t\u00eb qarta, por \u00e7do president ka stilin e tij. P\u00ebrshkrimi sipas Fatos Nanos.<br \/>\nFatos Nano:<\/p>\n<p>&#8230;Meidani ishte nj\u00eb President q\u00eb u karakterizua nga futja e nj\u00eb fryme t\u00eb buonsensit akademik n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet midis institucioneve dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb dominuese t\u00eb<br \/>\nushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb tij arriti ta mbroj\u00eb autoritetin dhe mandatin e Presidentit nga interferencat dhe ndikimet negative t\u00eb konflikteve politike midis pal\u00ebve. Jo n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn, sepse duke jetuar edhe Presidenti n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb politizuar dhe ballkanas si Shqip\u00ebria, edhe ai nuk mundi t\u00eb ruaj\u00eb Presidentin si institucion, jo veten,<br \/>\nse nuk \u00ebsht\u00eb problemi t\u00eb ruash veten, nga lobingje apo grupime transitore politike q\u00eb reflektonin ndryshimet n\u00eb qeveri apo n\u00eb debatin politik midis pal\u00ebve. Natyrisht nuk arriti dot t\u00eb b\u00ebhet President i t\u00eb gjitha pal\u00ebve. P\u00ebr shkak edhe se opozita e Berish\u00ebs nuk e favorizonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Presidenti Moisiu ishte produkt i nj\u00eb konsensusi mbi-partiak, i t\u00eb gjitha pal\u00ebve dhe paradoksalisht nuk funksionoi dot si i till\u00eb. Jo m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr arsye politike, se sa p\u00ebr arsye t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb, ndoshta edhe t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij personale, p\u00ebr t\u00eb thithur dhe p\u00ebr t\u00eb kthyer me vler\u00eb t\u00eb shtuar te performanca e tij, gjith\u00eb eksperienc\u00ebn e politik\u00ebs, e institucioneve t\u00eb reja, t\u00eb vet\u00eb Kushtetut\u00ebs, apo t\u00eb historis\u00eb politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pluraliz\u00ebm. N\u00eb shum\u00eb raste Moisiu kishte koncepte personale p\u00ebr institucionet dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionin e tij. P\u00ebr shembull, m\u00eb kujtohet q\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb Garda e Republik\u00ebs t\u00eb ishte n\u00ebn kontrollin e Presidentit, si xhandarm\u00ebria n\u00eb koh\u00ebn e Zogut. Kjo lidhej me nj\u00eb eksperienc\u00eb apo njohurit\u00eb e tij politike nga e kaluara e babait apo e koh\u00ebs kur ishte formuar. Gjithashtu, k\u00ebrkonte t\u00eb th\u00ebrriste n\u00eb raport dhe t\u00eb mbante q\u00ebndrim ndaj ministrave, pavar\u00ebsisht nga norma kushtetuese e detyrimit p\u00ebr t\u00eb mbajtur raporte informimi reciprok me Presidentin p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e ekzekutivit p\u00ebrfshi edhe Kryeministrin. Gj\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn kur isha un\u00eb Kryeminist\u00ebr nuk \u00e7oi n\u00eb konflikte p\u00ebr shkak t\u00eb natyr\u00ebs sime t\u00eb njohur, pra edhe t\u00eb anashkalimit t\u00eb konflikteve me humor dhe me buonsens. Madje, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e mi t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb staf, kur Moisiu u shtronte k\u00ebrkesa edhe jasht\u00eb sensit t\u00eb axhend\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, edhe jasht\u00eb sensit t\u00eb rregullimit t\u00eb gj\u00ebrave nga pik\u00ebpamja kushtetuese, m\u00eb, thoshin: Evitoje konfliktin dhe shko takoje, p\u00ebrfytyro n\u00eb nj\u00eb moment sikur do shkosh t\u00eb takosh baban\u00eb t\u00ebnd. Gj\u00eb q\u00eb jo gjithmon\u00eb p\u00ebrfundonte me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ndjenj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie q\u00eb un\u00eb kisha kur takoja baban\u00eb tim. Jam i detyruar t\u2019i them k\u00ebto sepse n\u00eb \u201cKujtimet&#8230;\u201d q\u00eb ka botuar Moisiu, kam frik\u00eb se shum\u00eb gj\u00ebra nga ato q\u00eb kan\u00eb shkruar, as nuk i ka lexuar vet\u00eb ende. Sidomos n\u00eb periudh\u00ebn kur ai u detyrua t\u00eb qeveriste me kryeministrin Berisha, hyri n\u00eb konflikte me t\u00eb, shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie normale komunikimi dhe bashk\u00ebpunimi u nd\u00ebrpren\u00eb dhe kjo e radikalizoi dhe e politizoi vet\u00eb Moisiun, gj\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb t\u2019i paraqes\u00eb n\u00eb drit\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebr mjaft nga zhvillimet. Pra, dhe ta quaj\u00eb presidenc\u00ebn e tij si nj\u00eb anije q\u00eb kushedi n\u00eb \u00e7\u2019planet paska l\u00ebvizur, midis Nanos dhe Berish\u00ebs, pra midis Shil\u00ebs dhe Karibd\u00ebs. Tani jemi n\u00eb presidenc\u00ebn Topi. \u00cbsht\u00eb ende her\u00ebt ose m\u00eb mir\u00eb kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb p\u00ebr t\u2019u kristalizuar n\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb do t\u00eb na \u00e7onte n\u00eb rekorde n\u00eb krahasim me gjith\u00eb periudhat q\u00eb kan\u00eb kaluar, por edhe n\u00eb rekordet q\u00eb imponon Kushtetuta p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn midis titullar\u00ebve t\u00eb institucioneve. Por p\u00ebrs\u00ebri ka nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, edhe kur Presidenti del nga i nj\u00ebjti kamp, p\u00ebrs\u00ebri konflikti i komunikimit me t\u00eb vet\u00ebt \u00e7alon, ashtu si kur del n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konsensuale nga t\u00eb dyja kampet. N\u00eb qoft\u00eb se personi e politizon institucionin, komunikimi \u00e7alon dhe mungesa e komunikimit midis krer\u00ebve t\u00eb institucioneve sjell probleme n\u00eb funksionimin e vet\u00eb institucioneve. Tani me presidenc\u00ebn Topi v\u00ebrehen shum\u00eb nga s\u00ebmundjet foshnjore t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve, q\u00eb kan\u00eb karakterizuar zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vitet e pluralizmit dhe nuk mund t\u00eb them q\u00eb jemi af\u00ebr kap\u00ebrcimit t\u00eb tyre apo nuk mund t\u00eb them dot akoma n\u00ebse s\u00ebmundjet kan\u00eb progreduar apo jan\u00eb stagnante, jan\u00eb inflamative ose jo. Por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb situata institucionale dhe e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis titullar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e sh\u00ebndetshme p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe dinamik t\u00eb vendit n\u00eb epok\u00ebn e integrimit.<\/p>\n<p>E par\u00eb nga pallati presidencial, ja sesi duket ndarja e pushtetit m\u00eb 1997 e m\u00eb pas m\u00eb 2002.<br \/>\nRexhep Mejdani: Ndoshta, nisur dhe nga natyra ime, marr\u00ebdh\u00ebniet e mia kan\u00eb qen\u00eb krejt\u00ebsisht normale me t\u00eb tre kryeministrat socialist\u00eb: Nano, Majko dhe Meta, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs dhe alternimit t\u00eb tyre. Kjo edhe pse ato marr\u00ebdh\u00ebnie kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm institucionale, dhe aspak personale, qoft\u00eb me zotin Nano si Kryeminist\u00ebr, qoft\u00eb me zotin Majko, qoft\u00eb me zotin Meta. Kam mb\u00ebshtetur \u00e7do veprim q\u00eb lidhej me stabilitetin e shtetit dhe qeverisjen efektive. Natyrsh\u00ebm, stilet nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, por kjo nuk pengonte nd\u00ebrveprimin, aq m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtatjet e adaptimet, n\u00eb saj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs 30-vje\u00e7are pedagogjike, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb efektivitetit qeveris\u00ebs dhe jo \u201cshow\u201d-eve, protagonizmave, \u201cstar\u201d-ll\u00ebkut mediatik e televiziv, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kurrfar\u00eb p\u00ebrshtypje. Por nuk p\u00ebrjashtohet q\u00eb, nj\u00eb sjellje thjesht institucionale, t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e interpretuar gabim nga media apo zona rrethuese pran\u00eb kryeministrave, zon\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb por dhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u201cpunon\u201d me po aq zell p\u00ebr t\u00eb sajuar konflikte, p\u00ebr t\u00eb nxitur favorizime e marrje pozicionesh servile &#8230;<\/p>\n<p>Alfred Moisiu: Kemi patur p\u00ebrplasje midis meje dhe kryeministrave. Fatos Nano ishte m\u00eb i sofistikuar n\u00eb p\u00ebrplasjen me mua, m\u00eb cinik, por edhe m\u00eb qytetar, ai punonte n\u00ebn rrogoz p\u00ebr t\u00eb krijuar probleme, nd\u00ebrsa p\u00ebrball\u00eb ishte korrekt. Sali Berisha krejt e kund\u00ebrta, donte t\u2019i zgjidhte pun\u00ebt m\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr media, jo me kontakte direkte, nuk vinte kurr\u00eb t\u00eb thoshte \u201cKemi k\u00ebt\u00eb problem, si ta zgjidhim?\u201d. T\u00eb marrim problemin e diplomat\u00ebve. Sipas Kushtetut\u00ebs, propozimin e b\u00ebn Kryeministri dhe i dekreton Presidenti, sepse diplomat\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shtetit dhe kryetari i shtetit \u00ebsht\u00eb Presidenti nuk \u00ebsht\u00eb Kryeministri.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb zgjedhur diplomat\u00ebt, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb un\u00eb kisha ligjin: Diplomat\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs, si ushtarak\u00ebt. Nuk mund t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb civil dhe ta b\u00ebsh oficer, se ai nuk e b\u00ebn dot at\u00eb pun\u00eb. Karriera duhet t\u00eb jet\u00eb e shkall\u00ebzuar. Edhe diplomati k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb. Ligji parashikon gjithashtu 20% em\u00ebrime politike, njer\u00ebz t\u00eb marr\u00eb jasht\u00eb karrier\u00ebs, por ama stafi duhet t\u00eb jet\u00eb profesionist. Nd\u00ebrsa ne i \u00e7ojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb partiak\u00eb, nga ambasadori te shoferi e gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ambasadori duhet t\u00eb jet\u00eb diplomat karriere. Sali Berisha donte t\u00eb \u00e7onte militant\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e tij t\u00eb partis\u00eb. Por shteti dhe partia jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. Ndodhte, pra, q\u00eb un\u00eb nuk i dekretoja diplomat\u00ebt. Sali Berisha nuk vinte p\u00ebr t\u00eb diskutuar propozimet q\u00eb ai kishte. Un\u00eb v\u00ebrtet mund t\u00eb mos isha dakord p\u00ebr arsye t\u00eb caktuara, por bisedohet dhe gjendet zgjidhja, bien dakord pal\u00ebt. Duke mos i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto biseda, kur shk\u00ebmbehen vet\u00ebm letra, kthehej n\u00eb kontradikta dhe konflikte t\u00eb panevojshme, p\u00ebr mendimin tim. Nj\u00eb tjet\u00ebr nga divergjencat p\u00ebr gati nj\u00eb vit ishte \u00e7\u00ebshtja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Prokurori ishte i propozuar prej Sali Berish\u00ebs, kishte qen\u00eb k\u00ebshilltari tij juridik p\u00ebr gjasht\u00eb vjet, i propozuar p\u00ebr deputet po nga vet\u00eb ai. Sigurisht, edhe un\u00eb kisha rezervat e mia, por nuk zgjidhen k\u00ebto gj\u00ebra n\u00ebp\u00ebrmjet debatit mediatik. Kryeministri nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb media kund\u00ebr Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. P\u00ebrs\u00ebri kryeministri Berisha nuk erdhi si\u00e7 duhet t\u00eb vij\u00eb te Presidenti q\u00eb t\u00eb gjendej nj\u00eb zgjidhje e p\u00ebrshtatshme, adekuate thon\u00eb k\u00ebta politikan\u00ebt tan\u00eb, q\u00eb i p\u00ebrdorin fjal\u00ebt e huaja gjoja p\u00ebr t\u00eb treguar \u201cnivelin\u201d e tyre kulturor, p\u00ebr t\u00eb \u201czbukuruar\u201d leksikun e tyre ose p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb presion artificial mbi auditorin. E p\u00ebrshtatshme, them un\u00eb shqip, q\u00eb ta kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. P\u00ebrplasja p\u00ebr ShIK-un erdhi sepse Sali Berisha donte ta p\u00ebrfshinte n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta kishte vet\u00eb n\u00ebn kontroll. Tendenca e Sali Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjith\u00eb pushtetin n\u00eb dor\u00ebn e tij. Edhe Fatos Nano e kishte, por jo kaq t\u00eb zhvilluar, qe m\u00eb i frenuar. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb m\u00eb i shfrenuar p\u00ebr t\u2019ia arritur.<br \/>\nT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb po b\u00ebjn\u00eb me Bamir Topin, t\u00eb cilin e zgjodhi vet\u00eb, duke e patur n\u00ebnkryetar t\u00eb PD dhe prap\u00eb k\u00ebrkon ta izoloj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nano p\u00ebr Meidanin dhe Moisiun, Fino p\u00ebr Berish\u00ebn, Meksi p\u00ebr Berish\u00ebn dhe Meidani e Moisiu p\u00ebr Nanon dhe Berish\u00ebn. N\u00eb numrin e sot\u00ebm kemi shk\u00ebputur nga libri bisedat e tyre p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e Presidentit me Kryeministrin. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrgjigjeve do t\u00eb kuptoni sesa delikate kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit mes tyre. Flasin kryeministrat Aleksand\u00ebr Meksi, Fatos [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2018,119],"class_list":["post-29330","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione","tag-eroll-velija","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29330"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29330\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}