{"id":29336,"date":"2017-01-17T17:31:10","date_gmt":"2017-01-17T16:31:10","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=29336"},"modified":"2017-03-19T13:03:35","modified_gmt":"2017-03-19T12:03:35","slug":"perse-nuk-mund-te-zhduket-feja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/perse-nuk-mund-te-zhduket-feja\/","title":{"rendered":"P\u00ebrse nuk mund t\u00eb zhduket Feja?"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_29337\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-29337\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/Eroll-Velija-8.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-29337\" \/><p id=\"caption-attachment-29337\" class=\"wp-caption-text\">Prof. Eroll VELIJA<\/p><\/div>\n<p>Nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb e madh njer\u00ebzish thon\u00eb se, jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb jeta p\u00ebrfundon me vdekjen, se nuk ekziston Zoti, nuk ekziston jeta e p\u00ebrtejme dhe plani hyjnor i njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Mendohet si ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb po merr fam\u00eb bot\u00ebrore, pavar\u00ebsisht mendimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm se nuk \u00ebsht\u00eb detyrimisht di\u00e7ka e mir\u00eb. N\u00eb disa vende t\u00eb bot\u00ebs, ateizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i p\u00ebrhapur. \u201cEkzistojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb ateist\u00eb n\u00eb bot\u00eb sot dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe t\u00eb njer\u00ebzimit\u201d, thot\u00eb Phil Zuckerman, profesor i Sociologjis\u00eb dhe Studimeve laike n\u00eb Kolegjin Pitzer t\u00eb Kalifornis\u00eb. Sipas sondazhit t\u00eb mbi 50 mij\u00eb njer\u00ebzish nga 57 shtete t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, numri i individ\u00ebve q\u00eb pretendojn\u00eb se besojn\u00eb n\u00eb Zot ka r\u00ebn\u00eb nga 77 p\u00ebr qind, n\u00eb 68 p\u00ebr qind p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2005-2013.<\/p>\n<p>Edhe pse ateist\u00ebt nuk mund t\u00eb jen\u00eb kurresesi shumica, a do t\u00eb thot\u00eb kjo se bota po shkon drejt laicizmit? N\u00ebse trendi i viteve t\u00eb fundit vazhdon t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb, a mund t\u00eb zhduket nj\u00eb dit\u00eb besimi fetar nga njer\u00ebzit? \u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb parashikosh t\u00eb ardhmen, por ekzaminimi i gj\u00ebrave q\u00eb njohim nga feja, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu m\u00ebnyr\u00ebn se si evoloi dhe arsyet q\u00eb i shtynj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb ose jo n\u00eb Zot, mund t\u00eb na japin nj\u00eb pamje t\u00eb p\u00ebrgjithshme se si do t\u00eb zhvillohet marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb me hyjnoren gjat\u00eb dekadave t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>Dijetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb mos bien dakort, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr faktor\u00ebt q\u00eb shtyjn\u00eb nj\u00eb individ ose nj\u00eb komb t\u00eb t\u00ebr\u00eb drejt ateizmit, megjithat\u00eb ka disa ngjashm\u00ebri. Arsyeja kryesore q\u00eb i josh njer\u00ebzit drejt fes\u00eb \u00ebsht\u00eb, sepse ofron siguri n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasigurt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, vendet q\u00eb kan\u00eb norm\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb ateizmit n\u00eb bot\u00eb jan\u00eb ato q\u00eb i ofrojn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre nivel t\u00eb lart\u00eb jetese si dhe stabilitet t\u00eb madh politik dhe ekzistencial. \u201cSiguria n\u00eb shoq\u00ebri duket se e dob\u00ebson ndjesh\u00ebm besimin fetar\u201d, thot\u00eb Zuckerman. Kapitalizmi, aksesi ndaj teknologjis\u00eb dhe edukimi gjithashtu lidhen me zbehjen e fes\u00eb n\u00eb disa shoq\u00ebri t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n<p>Kriza e besimit<\/p>\n<p>Japonia, Britania e Madhe, Kanadaja, Korea e Jugut, Holanda, Republika \u00e7eke, Estonia, Gjermania, Franca dhe Uruguai jan\u00eb vende ku besimi fetar ka qen\u00eb tep\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb shoq\u00ebri vet\u00ebm nj\u00eb shekull m\u00eb par\u00eb, por n\u00eb dit\u00ebt e sotme kan\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb bot\u00eb t\u00eb besimit. K\u00ebto vende kan\u00eb sisteme shum\u00eb t\u00eb forta edukimi dhe sigurie sociale, pabarazi t\u00eb ul\u00ebt dhe jan\u00eb vende relativisht t\u00eb pasura. \u201cMe pak fjal\u00eb, njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb frik\u00ebsuar jet\u00ebn dhe t\u00eb ardhmen e tyre\u201d, thot\u00eb Quentin Atkinson, psikolog n\u00eb Universitetin Auckland t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dob\u00ebsimi i besimit fetar duket se p\u00ebrhapet si epidemi edhe n\u00eb vende q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb fetare si Brazili, Xhamaika dhe Irlanda. \u201cShum\u00eb pak shoq\u00ebri t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb sot m\u00eb fetare n\u00eb krahasim me 50 vitet e kaluara\u201d, thot\u00eb Zuckerman. \u201cI vetmi p\u00ebrjashtim \u00ebsht\u00eb Irani, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e sigurt, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e njer\u00ebzve laik\u00eb mund ta fshehim besimin e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga regjimi\u201d. P\u00ebrjashtim p\u00ebrb\u00ebn gjithashtu edhe Amerika, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb pasura n\u00eb bot\u00eb, por ruan p\u00ebrs\u00ebri nivele t\u00eb larta besimi n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas Ara Norenzayan, sociologe e Universitetet Britanik n\u00eb Kanada, reduktimi i besimit fetar nuk do t\u00eb thot\u00eb zhdukje. Siguria ekzistenciale \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tep\u00ebr e brisht\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb sekond gjith\u00e7ka mund t\u00eb ndryshoj\u00eb: nj\u00eb shofer i dehur mund t\u00eb vras\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmin tuaj, nj\u00eb uragan mund t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb qytetin apo doktori mund t\u2019ia jap\u00eb nj\u00eb diagnoz\u00eb fatale. Duke qen\u00eb se ndryshimi i klim\u00ebs parashikohet t\u00eb sjell\u00eb shkat\u00ebrrim n\u00eb bot\u00eb dhe rezervat natyrore vazhdojn\u00eb t\u00eb pak\u00ebsohen, koh\u00ebt e v\u00ebshtira dhe vuajtjet mund t\u00eb ushqejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb besimin fetar. \u201cNjer\u00ebzit duan ta shmangin vuajtjen, por kur ndodhen p\u00ebrball\u00eb saj k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb kuptim, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta luftuar\u201d, thot\u00eb Norenzayan. \u201cN\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, feja duket se i jep nj\u00eb kuptim vuajtjes dhe ofron shpres\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7do ideologji tjet\u00ebr ateiste\u201d.<\/p>\n<p>Ky fenomen shihet gjithmon\u00eb n\u00eb dhomat e spitaleve apo n\u00eb zonat e shkat\u00ebrruara t\u00eb bot\u00ebs. N\u00eb vitin 2011, nj\u00eb t\u00ebrmet i madh goditi zon\u00ebn Christchurch t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re, nj\u00eb shoq\u00ebri tep\u00ebr laike. M\u00eb pas, u v\u00ebrejt nj\u00eb p\u00ebrhapje e menj\u00ebhershme e fes\u00eb nd\u00ebrmjet njer\u00ebzve q\u00eb kishin p\u00ebrjetuar katastrof\u00ebn, por pjesa tjet\u00ebr e vendit vazhdoi t\u00eb q\u00ebndronte laike. \u201cN\u00ebse eksperiencat e v\u00ebshtira do ta nxisnin ateizmin, at\u00ebher\u00eb e gjith\u00eb bota do t\u00eb ishte ateiste\u201d, thot\u00eb Zuckerman.<\/p>\n<p>Zoti n\u00eb mendje<\/p>\n<p>Gjithsesi, edhe sikur t\u00eb gjitha problemet e bot\u00ebs t\u00eb zgjidheshin dhe njer\u00ebzit t\u00eb jetonin n\u00eb paqe dhe barazi absolute me nj\u00ebri-tjetrin, feja do t\u00eb ekzistonte p\u00ebrs\u00ebri. Kjo ndodh, sepse besimi n\u00eb Zot duket se \u00ebsht\u00eb i gdhendur n\u00eb mendjen njer\u00ebzore, n\u00eb neuropsikologjin\u00eb e species ton\u00eb, fal\u00eb nj\u00eb ndryshimi t\u00eb ndodhur gjat\u00eb evolucionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb fenomen duhet t\u00eb futemi n\u00eb teorin\u00eb e procesit t\u00eb dyfisht\u00eb. Kjo teori psikologjike thekson se njeriu ka dy forma kryesore mendimi: Sistemi 1 dhe Sistemi 2. Sistemi 2 ka evoluar m\u00eb von\u00eb se i pari dhe \u00ebsht\u00eb z\u00ebri n\u00eb kok\u00ebn ton\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjojm\u00eb t\u00eb na flas\u00eb vazhdimisht, q\u00eb na lejon t\u00eb planifikojm\u00eb dhe t\u00eb mendojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb logjike.<\/p>\n<p>Sistemi 1, \u00ebsht\u00eb mendimi intuitiv, instiktiv dhe automatik. K\u00ebto aft\u00ebsi zhvillohen gjithmon\u00eb n\u00eb qeniet njer\u00ebzore, pavar\u00ebsisht vendit ku lindin dhe komb\u00ebsis\u00eb q\u00eb marrin. Nuk jan\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm se mekanizma t\u00eb mbijetes\u00ebs. Sistemi 1 \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e lindur q\u00eb na shtyn larg rrezikut, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb flasim gjuh\u00ebn m\u00ebm\u00eb pa u menduar dhe i jep foshnj\u00ebs aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush jan\u00eb prind\u00ebrit e tij dhe t\u00eb dallojn\u00eb frymor\u00ebt nga jofrymor\u00ebt. Ky sistem na shtyn vazhdimisht t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb bot\u00ebn dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb kuptim p\u00ebr evente q\u00eb duken si t\u00eb rast\u00ebsishme si\u00e7 jan\u00eb katastrofat natyrore apo vdekja e t\u00eb af\u00ebrmve.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 se na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb rreziqet n\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb gjejm\u00eb nj\u00eb partner p\u00ebr t\u00eb kaluar jet\u00ebn s\u00ebbashku, dijetar\u00ebt mendojn\u00eb se, Sistemi 1 \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka lejuar fen\u00eb t\u00eb evoloj\u00eb dhe ngulitet. Sistemi 1 na detyron instiktivisht q\u00eb t\u00eb analizojm\u00eb forcat e natyr\u00ebs kudo q\u00eb shkojm\u00eb. Mij\u00ebra e mij\u00ebra vite m\u00eb par\u00eb, ndoshta ky sistem i ka ndihmuar njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb shmangin rreziqet si\u00e7 ishin kafsh\u00ebt e egra. Sistemi 1 na ka b\u00ebr\u00eb gjithashtu t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebrball\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb padukshme, si\u00e7 mund t\u00eb jet\u00eb Zoti i m\u00ebshirsh\u00ebm q\u00eb na mbron nga lart, djalli q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shtyj\u00eb n\u00eb tundim apo nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebshat q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kemi frik\u00eb nga err\u00ebsira.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, Sistemi 1 na shtyn q\u00eb t\u2019i shohim gj\u00ebrat t\u00eb dyzuara, pra e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta konsiderojm\u00eb mendjen dhe trupin si di\u00e7ka t\u00eb vetme t\u00eb pandashme. Kjo tendenc\u00eb ka lindur shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha kulturat e bot\u00ebs dhe njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb bindur se kan\u00eb nj\u00eb shpirt t\u00eb pavdeksh\u00ebm, se esenca e tyre si person ka ekzistuar para lindjes s\u00eb tyre dhe se pas vdekjes shpirti vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb. Kjo bindje gjendet n\u00eb t\u00eb gjitha besimet fetare.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb psikolog skandinav dhe mik i imi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ateist, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se vajza e tij 3-vje\u00e7are nj\u00eb dit\u00eb i tha se, Zoti \u00ebsht\u00eb kudo gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs. Ai dhe gruaja e tij nuk ia kishin iden\u00eb se nga e kishte marr\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb till\u00eb\u201d, thot\u00eb Justin Barrett, drejtues i Qendr\u00ebs s\u00eb Zhvillimeve Njer\u00ebzore n\u00eb Kaliforni dhe autor i librit \u201cBesimtar\u00eb t\u00eb lindur\u201d. \u201cP\u00ebr vajz\u00ebn e tij, Zoti ishte nj\u00eb grua e moshuar, k\u00ebshtu ai ishte i bindur se k\u00ebt\u00eb ide nuk e kishte marr\u00eb nga Kisha.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb arsyesh, shum\u00eb dijetar\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur se besimi fetar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb n\u00ebnprodukt i prirjes q\u00eb qenieve njer\u00ebzore drejt njohjes\u201d, thot\u00eb Robert McCauley, drejtues i Qendr\u00ebs s\u00eb Mendjes, Trurit dhe Kultur\u00ebs n\u00eb Universitetin e Atlant\u00ebs dhe autor i librit \u201cP\u00ebrse feja \u00ebsht\u00eb natyrale dhe shkenca nuk \u00ebsht\u00eb\u201d. \u201cFet\u00eb jan\u00eb bindje kulturore, t\u00eb cilat kan\u00eb evoluar, duke shfryt\u00ebzuar aft\u00ebsit\u00eb natyrore t\u00eb njeriut\u201d.<\/p>\n<p>Vese q\u00eb nuk harrohen leht\u00eb<\/p>\n<p>Ateist\u00ebt nuk e kan\u00eb aspak t\u00eb leht\u00eb. Ata duhet t\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bagazhit t\u00eb tyre kulturor dhe evolucionar. Qeniet njer\u00ebzore jan\u00eb natyralisht t\u00eb programuara p\u00ebr t\u00eb besuar se jan\u00eb pjes\u00eb e di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb madhe se vetja dhe se jeta nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e thjesht\u00eb dhe kalimtare. Mendja njer\u00ebzore ka nevoj\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime dhe shpjegime po aq sa stomaku yn\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr ushqim. \u201cN\u00ebp\u00ebrmjet edukimit, shkenc\u00ebs dhe mendimit kritik, njer\u00ebzit mund t\u00eb rreshtin s\u00eb besuari n\u00eb intuit\u00ebn e tyre\u201d, thot\u00eb Norenzayan. \u201cMegjithat\u00eb, intuita \u00ebsht\u00eb aty, nuk zhduket\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shkenca, sistemi pas t\u00eb cilit ateist\u00ebt dhe jobesimtar\u00ebt jan\u00eb kapur fort p\u00ebr t\u00eb kuptuar bot\u00ebn natyrore, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ila\u00e7 i leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrdir\u00eb. \u201cShkenca p\u00ebrpiqet me \u00e7do kusht t\u00eb korrigjoj\u00eb bindjet q\u00eb na jep Sistemi 1\u201d. thot\u00eb McCauley. Sipas shkenc\u00ebs duhet t\u00eb pranojm\u00eb se Toka rrotullohet edhe pse nuk e p\u00ebrjetojm\u00eb dot vet\u00eb ndjesin\u00eb. Duhet t\u00eb pranojm\u00eb iden\u00eb se, evolucioni \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e rast\u00ebsishme, se nuk ka asnj\u00eb plan, asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr Universin edhe pse intuita jon\u00eb na shtyn vazhdimisht t\u00eb besojm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Ateist\u00ebt e kan\u00eb gjithashtu t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranojn\u00eb se mendojn\u00eb gabim, t\u2019i shmangen bindjeve natyrore dhe t\u00eb pranojn\u00eb se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ndryshon vazhdimisht, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mblidhen t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna empirike dhe kryhen t\u00eb tjera testime. Kaq mund t\u00eb ofroj\u00eb shkenca. \u201cShkenca nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e mendimit konjuktiv. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, thot\u00eb McCauley. \u201cNga ana tjet\u00ebr, feja \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk na duhet as ta m\u00ebsojm\u00eb, sepse e njohim. Mendja jon\u00eb e njeh\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb besuar se rruga drejt fes\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lehta dhe natyraleja p\u00ebr mendjen\u201d. shton Barrett. \u201cDuhet t\u00eb ndryshosh n\u00eb themel gjith\u00e7ka t\u00eb qenies njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb zhdukur p\u00ebrfundimisht fen\u00eb\u201d. Kjo shtys\u00eb biologjike ndoshta shpjegon edhe arsyen p\u00ebrse 20 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur pas kish\u00ebs, por 68 p\u00ebr qind e tyre besojn\u00eb se Zoti ekziston dhe 37 p\u00ebr qind t\u00eb tjer\u00eb e konsiderojn\u00eb veten besimtar\u00eb. Edhe n\u00ebse nuk besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb fe t\u00eb caktuar, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb bindur se ekziston nj\u00eb q\u00ebnie supreme q\u00eb drejton bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, shum\u00eb njer\u00ebz p\u00ebrreth bot\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb se nuk besojn\u00eb n\u00eb Zot, kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri tendenca p\u00ebr t\u2019u shtyr\u00eb drejt supersticioneve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb besimi tek fantazmat, astrologjia, karma, telepatia dhe rimish\u00ebrimi. \u201cN\u00eb Skandinavi, shumica e njer\u00ebzve nuk besojn\u00eb n\u00eb Zot, por besimi tek supersticionet dhe aktivitetet paranormale jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura nga \u00e7\u2019mendoni\u201d, thot\u00eb Norenzayan. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe jobesimtar\u00ebt jan\u00eb shpesh t\u00eb prirur p\u00ebr t\u00eb besuar s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb ndryshme si skuadrat sportive, joga, institucione profesionale, n\u00ebna natyr\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb i konsiderojn\u00eb guid\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Eksperienca fetare p\u00ebr jobesimtar\u00ebt mund t\u00eb manifestohet edhe n\u00eb forma t\u00eb tjera t\u00eb \u00e7uditshme. Antropologu Ryan Hornbeck thot\u00eb se ka zbuluar prova se \u201cWorld of Warcraft\u201d, nj\u00eb videoloj\u00eb e famshme n\u00eb bot\u00eb, \u00ebsht\u00eb duke fituar r\u00ebnd\u00ebsi shpirt\u00ebrore p\u00ebr disa lojtar\u00eb n\u00eb Kin\u00eb. \u201cKjo videoloj\u00eb duket se i ofron t\u00eb rinjve shanse p\u00ebr t\u00eb zhvilluar disa tipare morale q\u00eb jeta n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb moderne nuk i njeh\u201d, thot\u00eb Barret. \u201cMund t\u00eb themi se, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lindur me nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb besimi n\u00eb mendje, i cili n\u00ebse nuk mbushet me fen\u00eb, mund t\u00eb mbushet me gj\u00ebra nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet\u201d.<\/p>\n<p>Besim i p\u00ebrjetsh\u00ebm<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet, qofshin psikologjike, neurologjike, historike, kulturore apo logjistike, ekspert\u00ebt jan\u00eb t\u00eb mendimit se feja nuk do t\u00eb zhduket kurr\u00eb. Feja, e ruajtur n\u00ebp\u00ebrmjet frik\u00ebs apo dashuris\u00eb, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e suksesshme dhe ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e p\u00ebrjetshme, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, do t\u00eb ishte zhdukur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ndodh t\u00eb zhduken kristian\u00ebt, mysliman\u00ebt, \u00e7ifut\u00ebt apo hindut\u00eb, supersticionet dhe spiritualizmi do t\u00eb mbijetoj\u00eb gjithmon\u00eb. \u201cEdhe qeveria m\u00eb e mir\u00eb laike nuk mund t\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nga t\u00eb gjitha t\u00eb papriturat e jet\u00ebs\u201d, thot\u00eb McCauley. N\u00eb momentin q\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb kriz\u00eb ekologjike, nj\u00eb luft\u00eb globale b\u00ebrthamore apo pritet q\u00eb nj\u00eb komet\u00eb t\u00eb godas\u00eb tok\u00ebn, Zoti do t\u00eb shfaqet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mendjen e popullit.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ngush\u00ebllim p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb dhimbjes dhe vuajtjes dhe shumica e individ\u00ebve kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb besojn\u00eb se ka jet\u00eb pas vdekjes, se ekziston nj\u00eb qenie e padukshme q\u00eb i do n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuar\u201d, thot\u00eb Zuckerman. \u201cGjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Zot dhe nuk do t\u00eb \u00e7uditesha aspak q\u00eb pas shum\u00eb e shum\u00eb dekadash t\u00eb ishin p\u00ebrs\u00ebri shumica\u201d.<br \/>\nAsgje nuk zhduket perderisa jemi te pavetedijshem,me vetedijen zhduken ato qe s\u2019jan\u00e8 te verteta\u2026!<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb e madh njer\u00ebzish thon\u00eb se, jan\u00eb t\u00eb bindur q\u00eb jeta p\u00ebrfundon me vdekjen, se nuk ekziston Zoti, nuk ekziston jeta e p\u00ebrtejme dhe plani hyjnor i njer\u00ebzimit. Mendohet si ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb po merr fam\u00eb bot\u00ebrore, pavar\u00ebsisht mendimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm se nuk \u00ebsht\u00eb detyrimisht di\u00e7ka e mir\u00eb. N\u00eb disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2018,119],"class_list":["post-29336","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione","tag-eroll-velija","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29336","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29336"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29336\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29336"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29336"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29336"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}