{"id":29776,"date":"2017-02-08T13:52:40","date_gmt":"2017-02-08T12:52:40","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=29776"},"modified":"2017-03-16T06:47:11","modified_gmt":"2017-03-16T05:47:11","slug":"aktivitetet-kriminale-te-shtyra-nga-sherbimet-sekrete-armiqesore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/aktivitetet-kriminale-te-shtyra-nga-sherbimet-sekrete-armiqesore\/","title":{"rendered":"Aktivitetet kriminale t\u00eb shtyra nga sh\u00ebrbimet sekrete armiq\u00ebsore"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/bia.jpg\" alt=\"\" width=\"400\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-29777\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/bia.jpg 900w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/bia-300x203.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/bia-768x519.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/bia-80x55.jpg 80w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebr momentin veprimtaria agjenturore e Serbis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebhet p\u00ebrmes dy agjencive t\u00eb cilat jan\u00eb riorganizuar pas vitit 2002. E para \u00ebsht\u00eb BIA (Agjencia Informative dhe e Siguris\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb resor qeveritar q\u00eb kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb VBA (Agjencia Ushtarake e Siguris\u00eb) e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Shtet\u00ebrore Serbi \u2013 Mali i Zi.<\/p>\n<p>Aktiviteti kriminal \u00ebsht\u00eb fenomen i cili shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore e p\u00ebrcjell q\u00eb nga lasht\u00ebsia e deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Molla e ndaluar e Ademit \u00ebsht\u00eb tregimi fetar i cili p\u00ebrcakton m\u00eb s\u00eb miri tre dimensionet q\u00eb e karakterizojn\u00eb krimin si fenomen shoq\u00ebror. S\u00eb pari, pra kemi dimensionin historik t\u00eb lindjes s\u00eb krimit. P\u00ebrmes k\u00ebtij tregimi p\u00ebrcaktohet se krimi lindi nj\u00ebkoh\u00ebsisht me njeriun dhe se \u00ebsht\u00eb brenda natyr\u00ebs s\u00eb tij. S\u00eb dyti dimensioni i natyr\u00ebs njer\u00ebzore si qenie kureshtare, lakmitare dhe e prirur q\u00eb p\u00ebr k\u00ebnaqjen e orekseve t\u00eb tij, pa zgjedh mjetet dhe koh\u00ebn, t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb ekstrem. Dhe dimensioni i tret\u00eb i k\u00ebtij tregimi, m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebrcakton definicionin e krimit, d.m.th. at\u00eb se krim \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar pavar\u00ebsisht se ajo nganj\u00ebher\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe moll\u00eb.<\/p>\n<p> Lufta e organizuar kund\u00ebr krimit ka gjenez\u00ebn e vet q\u00eb kur shoq\u00ebria njer\u00ebzore filloi t\u00eb organizohet, pra, th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht q\u00eb kur lindi shteti si institucion administrativ i popujve apo kombeve. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebsaj, t\u00eb gjith\u00eb pajtohen me at\u00eb se: krim \u00ebsht\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj (pas lindjes s\u00eb shtetit ), mir\u00ebpo gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore kriteret p\u00ebr at\u00eb se \u00e7ka duhet t\u00eb konsiderohet krim, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pa standardizuara dhe kan\u00eb ndryshuar var\u00ebsisht prej epok\u00ebs historike, natyr\u00ebs s\u00eb regjimeve shoq\u00ebrore faktor\u00ebve ekonomik\u00eb, social\u00eb etj. P\u00ebr ilustrim po p\u00ebrmend faktin se: n\u00eb mesjet\u00eb krim \u00ebsht\u00eb konsideruar argumentimi shkencor i fenomeneve natyrore dhe shoq\u00ebrore kurse sanksionet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tmerrshme. Ose n\u00eb hap\u00ebsirat tona dhe p\u00ebrreth nesh (gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit), shum\u00eb aktivitete shoq\u00ebrore q\u00eb sot zhvillohen jan\u00eb konsideruar krim.<\/p>\n<p>Manifestim i krimit n\u00eb hap\u00ebsirat kosovare shfaqet n\u00eb dy forma<\/p>\n<p>N\u00eb form\u00eb t\u00eb krimit t\u00eb organizuar<br \/>\nN\u00eb form\u00eb t\u00eb krimeve ordinere<\/p>\n<p>K\u00ebto aktivitete kriminale t\u00eb manifestuara n\u00eb format e m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendura jan\u00eb karakteristike nga fakti se bazohen n\u00eb disa aktivitete t\u00eb cilat fal\u00eb rrethanave t\u00eb cilat mbret\u00ebrojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat tona (gjendja ekonomike infrastruktura ligjore, joefikasiteti i duhur i organeve t\u00eb ndjekjes dhe gjyq\u00ebsore), kan\u00eb teren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb zhvillimit t\u00eb tyre dhe jan\u00eb burim permanent i destabilizimit t\u00eb gjendjes s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Motivimi kryesor i veprimit kriminal i manifestuar n\u00eb format e sip\u00ebrp\u00ebrmendura bazohet n\u00eb;<br \/>\n1.     Aktivitetet e motivuara me arsyetim politik, ku si pretekst zakonisht merren ngjarjet historike, p\u00ebrkat\u00ebsit\u00eb ideologjike, fetare dhe etnike;<br \/>\n2.     Aktivitetet  e motivuara nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb vendeve t\u00eb treta t\u00eb cilat kan\u00eb q\u00ebllim armiq\u00ebsor ndaj Kosov\u00ebs;<br \/>\n3.     Aktivitetet e motivuara me arsyetim t\u00eb p\u00ebrfitimit material;<\/p>\n<p> N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim do t\u00eb p\u00ebrqendrohem n\u00eb aktivitetet kriminale t\u00eb motivuara nga sh\u00ebrbimet sekrete t\u00eb vendeve t\u00eb cilat kan\u00eb q\u00ebllim armiq\u00ebsor ndaj Kosov\u00ebs dhe konsideroj se q\u00eb nga viti 1999, ato kan\u00eb pasur ndikim dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen n\u00eb sigurin\u00eb e p\u00ebrgjithshme n\u00eb hap\u00ebsirat tona.<\/p>\n<p>  Vlen t\u00eb theksohet fakti se n\u00eb Kosov\u00eb, veprimtaria kriminale e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja sekrete nuk \u00ebsht\u00eb e ndaluar me ligj dhe de-jure, nga ne, kjo veprimtari nuk mundet t\u00eb quhet krim apo anti ligjore, mir\u00ebpo besoj q\u00eb de-fakto t\u00eb gjith\u00eb pajtohemi se kjo veprimtari \u00ebsht\u00eb anti Kosovare dhe e kriminalizuar dhe se meriton qasje nga ky pik\u00ebv\u00ebshtrim.<\/p>\n<p>Siguria n\u00eb Kosov\u00ebn e tanishme dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb pas pavar\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase do t\u00eb var\u00ebt nga qasja q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Serbia ndaj saj. Kjo kryesisht do t\u00eb lidhet me at\u00eb se cila klas\u00eb politike do t\u00eb qeveris\u00eb Serbin\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe se, sa ajo do t\u00eb jet\u00eb e integruar n\u00eb organizmat euro-atlantik\u00eb. Nj\u00eb Serbi me nj\u00eb kalas\u00eb politike ekstreme dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb strukturave euro-atlantike do t\u00eb jet\u00eb burim permanent i rrezikimit t\u00eb gjendjes s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon.<\/p>\n<p>Klasa politike e cila qeveris Serbin\u00eb, aktualisht \u00ebsht\u00eb e impenjuar thell\u00eb n\u00eb zgjidhjen n\u00eb favor t\u00eb saj t\u00eb statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky impenjim edhe pse nuk ka rezultuar pozitivisht, deri sot \u00ebsht\u00eb permanent dhe shtrihet n\u00eb shum\u00eb fusha ku m\u00eb e ndjeshmja \u00ebsht\u00eb ajo e veprimtaris\u00eb agjenturore n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Veprimtaria e sh\u00ebrbimeve sekrete serbe n\u00eb drejtim t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit ka nj\u00eb parahistori. Ajo fillon n\u00eb vitin 1908 kur n\u00eb Prokuple (n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb) dhe n\u00ebn drejtimin e kolonelit Dragutin Dimitrieviq Apisit dhe  kapitenit Tankosiq, formohet kampi p\u00ebr st\u00ebrvitjen e \u00e7etnik\u00ebve. Po nga ky kamp[1] kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhet planifikimi dhe zhvillimin i veprimtaris\u00eb agjenturore n\u00eb drejtim t\u00eb tokave shqiptare t\u00eb cilat at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00ebn Perandorin\u00eb Osmane. Q\u00eb nga kjo koh\u00eb e deri m\u00eb sot nuk ka pushuar s\u00eb vepruari veprimtaria agjenturore e sh\u00ebrbimeve serbe n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs e cila veprimtari fatkeq\u00ebsisht ka qen\u00eb ofensive, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me akte t\u00eb mprehta t\u00eb cilat p\u00ebrpos se kan\u00eb ndikuar keq n\u00eb zhvillimin e jet\u00ebs son\u00eb shoq\u00ebrore, kan\u00eb l\u00ebnduar shum\u00eb familje kosovare.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin veprimtaria agjenturore e Serbis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebhet p\u00ebrmes dy agjencive t\u00eb cilat jan\u00eb riorganizuar pas vitit 2002. E para \u00ebsht\u00eb BIA (Agjencia Informative dhe e Siguris\u00eb)[2] e cila \u00ebsht\u00eb resor qeveritar q\u00eb kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dyta \u00ebsht\u00eb VBA (Agjencia Ushtarake e Siguris\u00eb) e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Shtet\u00ebrore Serbi \u2013 Mali i Zi.<\/p>\n<p>Q\u00eb te dyja k\u00ebto agjenci, edhe pas reformimit kan\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn agjenturore t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tyre RDB-s\u00eb, KOS-it dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb APJ[3]. Kjo ju mund\u00ebson atyre q\u00eb p\u00ebr momentin t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr agjencit\u00eb q\u00eb disponojn\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr destabilizimin e Kosov\u00ebs dhe rajonit.<\/p>\n<p>Rrethanat t\u00eb cilat kan\u00eb mbret\u00ebruar n\u00eb Kosov\u00ebn e para vitit 1999 kan\u00eb mund\u00ebsuar q\u00eb n\u00eb fillim OZNA, pastaj UDB m\u00eb von\u00eb SDB dhe KOS e s\u00eb fundit RDB, t\u00eb rekrutojn\u00eb agjent\u00eb p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve bukur shum\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrolluar jeta shoq\u00ebrore te ne.<\/p>\n<p>Pa dashur t\u00eb spekulojm\u00eb me t\u00eb dh\u00ebn\u00ebn e p\u00ebrfolur shum\u00eb se serbet disponojn\u00eb rreth 25 mij\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, por duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike, prap\u00eb na del nj\u00eb shif\u00ebr e lart\u00eb e pranis\u00eb s\u00eb agjentur\u00ebs serbe k\u00ebtu te ne e cila p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe institucionet e Kosov\u00ebs, mendoj se duhet t\u00eb jet\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>  N\u00ebse merret e sakt\u00eb e dh\u00ebna e b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb vitin 1988 nga Sekretariati i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs se: \u201cDeri n\u00eb vitin 1985 nga Sh\u00ebrbimi i Sigurimit Shtet\u00ebror (SDB) jan\u00eb trajtuar rreth 500 mij\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d kjo nuk do koment. N\u00ebse nga ky trajtim, SDB ka arrit t\u00eb rekrutoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrqind, ne na del q\u00eb \u00e7do i kat\u00ebrqindi banor i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i sh\u00ebrbimeve serbe. K\u00ebtu nuk duhet harruar mund\u00ebsin\u00eb e rekrutimit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve nga sh\u00ebrbimi i armat\u00ebs jugosllave (KOS-i dhe Drejtoria e Dyt\u00eb pran\u00eb SHP t\u00eb APJ) si dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt vullnetar\u00eb.  <\/p>\n<p> P\u00ebr vrojtuesin e kujdessh\u00ebm, prania e agjentur\u00ebs serbe n\u00eb radh\u00ebt tona ka qen\u00eb m\u00ebse e dukshme. Pa hyr\u00eb n\u00eb at\u00eb se si jan\u00eb zbuluar grupet ilegale para vitit 1981, zbulimi i veprimtaris\u00eb ilegale pas viteve t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjeta flet shum\u00eb. Duke filluar q\u00eb nga grupi i Gjakov\u00ebs, pastaj Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme  e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zbulimi i grupit t\u00eb Nait Hasanit, vrasja n\u00eb prit\u00eb e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxh\u00ebs dhe Akif Zejnullahut flasin p\u00ebr prezenc\u00ebn e sh\u00ebrbimit serb n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb ndieshme t\u00eb aktiviteteve tona t\u00eb rezistenc\u00ebs ilegale t\u00eb cilat pa dyshim nuk kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm Kosov\u00ebn por t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb zhvilluar aktivitet politik.<\/p>\n<p>Mendoj q\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebto ngjarje d\u00ebshmojn\u00eb: n\u00ebse jo p\u00ebr pranin\u00eb e agjentur\u00ebs masive serbe n\u00eb radh\u00ebt tona, p\u00ebr nj\u00eb kualitative po se po.<br \/>\n Vrasjet enigmatike t\u00eb figurave politike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe veprimet e tjera t\u00eb mprehta t\u00eb cilat koh\u00eb pas kohe skajshm\u00ebrisht kan\u00eb rrezikuar gjendjen e siguris\u00eb, tej mase kan\u00eb reflektuar n\u00eb stabilitetin politik dhe n\u00eb prishjen e imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mendoj se n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb e involvuar agjentura serbe pasi q\u00eb Qeveria e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e bindur se e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr rimarrjen e s\u00ebrishme t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ajo destabilizohet (vietnamizohet \u2013 futja e shqiptar\u00ebve n\u00eb konflikt me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare), dhe n\u00eb faz\u00ebn gjat\u00eb bisedimeve p\u00ebr zgjidhjen e statusit p\u00ebrfundimtar t\u00eb Kosov\u00ebs, duhet pritur nj\u00eb intensifikim i k\u00ebtyre aksioneve. <\/p>\n<p> T\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb politikan\u00ebt, gazetar\u00ebt, dhe analist\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebt\u00eb fenomen e kan\u00eb analizuar nga ky priz\u00ebm. Menj\u00ebher\u00eb pas \u00e7do akti, n\u00eb t\u00eb dyja kampet rivale politike, n\u00eb media, dhe nga gazetar\u00eb \u201ct\u00eb pa varur\u201d jan\u00eb gjetur persona t\u00eb cil\u00ebt me apo pa vet\u00ebdije, kan\u00eb mjegulluar edhe m\u00eb shum\u00eb gjendjen dhe rrall\u00eb her\u00eb analizat shkuan deri n\u00eb fund. Zakonisht ato jan\u00eb mbetur n\u00eb nivelin i cili do t\u00eb shtonte edhe m\u00eb tej hendekun e ndarjes mes forcave politike dhe n\u00eb rastin e volitsh\u00ebm do t\u00eb inicionte nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb gjendjes n\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Aksionet e lagura<br \/>\nT\u00eb gjitha aktet e ndodhura deri tani, e q\u00eb kan\u00eb rrezikuar stabilitetin e Kosov\u00ebs, jan\u00eb kryer sipas formul\u00ebs s\u00eb \u201caksioneve t\u00eb lagura\u201d n\u00eb t\u00eb cilat gjithmon\u00eb kryesi i aksionit dhe porosit\u00ebsi mbet\u00ebn t\u00eb pa zbuluar. Vet\u00eb literatura e b\u00ebr\u00eb publike nga veteran\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve serbe flet se si k\u00ebto sh\u00ebrbime kan\u00eb pasur sektor\u00eb t\u00eb specializuara p\u00ebr planifikim dhe kryerje t\u00eb k\u00ebtyre aksioneve ku gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb ftoht\u00eb, ato jan\u00eb kryer n\u00eb vendet per\u00ebndimore dhe nuk \u00ebsht\u00eb arritur asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb dokumentohet prania e sh\u00ebrbimeve serbe n\u00eb k\u00ebto ngjarje.<\/p>\n<p>Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebto aksione \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai t\u00eb kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb lihet as edhe dyshim m\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr at\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb organizatori. Gjat\u00eb Luft\u00eb s\u00eb ftoh\u00ebt, sh\u00ebrbimi jugosllav (SDB) ka arritur q\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre aksioneve t\u00eb eliminoj\u00eb disident\u00ebt n\u00eb vendet per\u00ebndimore (kryesisht t\u00eb emigracionit shqiptar dhe kroat). K\u00ebtyre aksioneve n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i paraprinte taktika e krijimit t\u00eb fraksioneve brenda organizatave politike t\u00eb cilat krijoheshin p\u00ebrmes agjentur\u00ebs influente, pastaj kur ndodhnin eliminimet, ato p\u00ebrmes agjent\u00ebve influent\u00eb prap\u00eb mjegulloheshin dhe mbeteshin si q\u00ebrim hesapesh p\u00ebrbrenda organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Teknikisht kryerja e k\u00ebtyre aksioneve b\u00ebhet n\u00eb dy m\u00ebnyra: S\u00eb pari, p\u00ebrmes agjentur\u00ebs sh\u00ebrbimi grumbullon t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr gjendjen n\u00eb terren dhe pas analiz\u00ebs piketon viktim\u00ebn. N\u00eb aksion angazhohet nj\u00eb ekip e specializuar i cili p\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb ndryshme nga baza (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Serbia) d\u00ebrgohet n\u00eb vendin e ngjarjes dhe realizon aksionin. K\u00ebto aksione nd\u00ebrmerren ndaj objektivave ku garantohet t\u00ebrheqja pa problem i ekipit. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti, kryerja e aksionit b\u00ebhet p\u00ebrmes agjentit rezident. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr kryerjen e aksioneve \u201ct\u00eb lagura\u201d. Agjenti rezident (n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast i sh\u00ebrbimit serb, me p\u00ebrkat\u00ebsi etnike shqiptare i cili mund t\u00eb jet\u00eb me grad\u00eb shkencore ose pa t\u00eb, i d\u00ebshmuar n\u00eb \u201c\u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare\u201d, \u201cgazetar i varur apo i pa varur\u201d i futur n\u00eb ndonj\u00eb organizat\u00eb politike ose jasht\u00eb saj), rreth vetes grumbullon zakonisht pjes\u00ebn m\u00eb revolucionare t\u00eb kombit e cila pa vet\u00ebdije i vihet atij n\u00eb sh\u00ebrbim dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr sakrific\u00eb sublime. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, ai p\u00ebrmes k\u00ebtyre personave kontrollon t\u00eb gjitha aktivitetet q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb d\u00ebm t\u00eb padronit p\u00ebr k\u00eb punon, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr organizon aksione t\u00eb mprehta (vrasje, sabotime, vendosje t\u00eb bombave etj) t\u00eb cilat i porosit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb patriotizmit.<\/p>\n<p> Edhe po u zbuluan kryesit e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, ata do t\u00eb dalin se jan\u00eb persona pa formim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm intelektual, do t\u2019i p\u00ebrkasin k\u00ebsaj apo asaj vije politike por q\u00eb kan\u00eb dashur t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb \u201cdobi\u201d t\u00eb kombit. P\u00ebr momentin se kush jan\u00eb ata nuk dihet. N\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb caktuar ata do t\u00eb zbulohen dhe natyrisht, kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb Serbia. Kjo do t\u00eb ndodh\u00eb kur sh\u00ebrbimi serb mendon se ne jemi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kritike ku mjafton nj\u00eb shk\u00ebndij\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb degraduar gj\u00ebrat k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Pa pasur ndonj\u00eb fakt t\u00eb veprimeve operative t\u00eb b\u00ebra nga organet legjitime t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (SHPK, policia e UNMIK-ut, KFOR-i) por vet\u00ebm nga pozita e vrojtuesit t\u00eb thjesht\u00eb, p\u00ebrpos atyre q\u00eb u than\u00eb m\u00eb lart, mund t\u00eb nxirren edhe argumente t\u00eb tjera t\u00eb cilat e v\u00ebrtetojn\u00eb pranin e sh\u00ebrbimit serb n\u00eb aktet e pa ndri\u00e7uara n\u00eb Kosov\u00eb. <\/p>\n<p>S\u00eb pari po t\u00eb shikohet gjeografia ku ndodhin m\u00eb s\u00eb shumti aktet e mprehta, ajo i p\u00ebrket territorit i cili nuk \u00ebsht\u00eb i banuar me serb\u00eb (rrafshi i Dukagjinit). Kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb eliminuar \u00e7o dyshim t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto akte.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti po t\u00eb shikohet koha kur ndodhin, ato zakonisht lidhen me ndonj\u00eb mbledhje n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Kosov\u00ebn apo me ndonj\u00eb vizit\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb personaliteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Kosov\u00eb. Nd\u00ebr rastet e tilla po ve\u00e7ojm\u00eb: vendosja e eksplozivit n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb ortodokse n\u00eb Burim gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb KS t\u00eb OKB ku debatohej p\u00ebr Kosov\u00ebn; atentati ndaj Presidentit Ibrahim Rugova gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Solan\u00ebs; rasti i fundit i sulmit t\u00eb autobusit n\u00eb Shar gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb ministrit t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Gjermanis\u00eb n\u00eb Prizren etj.<\/p>\n<p>Edhe pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb gjendja e siguris\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e brisht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aktiviteteve t\u00eb sh\u00ebrbimeve serbe k\u00ebtu. Se p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb kjo gjendje kjo lidhet me shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb zhvillohen n\u00eb Kosov\u00eb dhe p\u00ebrreth saj, mir\u00ebpo m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i parandaluar ato \u00ebsht\u00eb kur ne arrim\u00eb t\u00eb konsolidohemi dhe krijojm\u00eb institucione t\u00eb mir\u00ebfillta t\u00eb siguris\u00eb, puna e t\u00eb cilave p\u00ebrcaktohet me ligj.<\/p>\n<p><strong>Autor: Eroll VELIJA<\/strong><\/p>\n<p>[1] Nga kuadrot q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr k\u00ebt\u00eb kamp \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur edhe Atentati i Sarajev\u00ebs i 28 qershorit 1914 i cili \u00e7oi n\u00eb fillimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore<br \/>\n[2] Buxheti vjetor i BIA-s\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 20 milion euro<br \/>\n[3] N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb APJ kan\u00eb ekzistuar dy sh\u00ebrbime: KOS-i, veprimtaria e t\u00eb cilit ka qen\u00eb kund\u00ebrinformative dhe Drejtoria e Dyt\u00eb e cila kryesisht ka zhvilluar veprimtari informative.<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr momentin veprimtaria agjenturore e Serbis\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs b\u00ebhet p\u00ebrmes dy agjencive t\u00eb cilat jan\u00eb riorganizuar pas vitit 2002. E para \u00ebsht\u00eb BIA (Agjencia Informative dhe e Siguris\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb resor qeveritar q\u00eb kontrollohet nga qeveria dhe parlamenti. E dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb VBA (Agjencia Ushtarake e Siguris\u00eb) e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29777,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2018,119],"class_list":["post-29776","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-eroll-velija","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29776","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29776"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29776\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29777"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29776"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29776"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29776"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}