{"id":30057,"date":"2017-02-26T12:22:09","date_gmt":"2017-02-26T11:22:09","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=30057"},"modified":"2017-03-13T00:25:01","modified_gmt":"2017-03-12T23:25:01","slug":"bojkoti-i-listes-serbe-i-kushtoi-buxhetit-te-kosoves-mbi-168-mije-euro","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/bojkoti-i-listes-serbe-i-kushtoi-buxhetit-te-kosoves-mbi-168-mije-euro\/","title":{"rendered":"Bojkoti i List\u00ebs Serbe i kushtoi buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs mbi 168 mij\u00eb euro"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/srpska.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-30058\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/srpska.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/srpska-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/srpska-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Mij\u00ebra euro po i kushtojn\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs z\u00ebvend\u00ebskryeministri, ministrat dhe deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe ani pse ata kan\u00eb bojkotuar institucionet tash e disa muaj. Me 10 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Lista Serbe morri vendim q\u00eb t\u2019i bojkotoj\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb shenj\u00eb kund\u00ebrshtimi p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr \u201cTrep\u00e7\u00ebn\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Por, serb\u00ebt e List\u00ebs vazhdojn\u00eb edhe sot e asaj dite t\u2019i marrin pagat e majme q\u00eb kan\u00eb n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs. Tani kur po b\u00ebhen gati pes\u00eb muaj, vet\u00ebm z\u00ebvend\u00ebskryeministri Branimir Stojanovc, ka marr 6, 775 euro, pasi paga e tij \u00ebsht\u00eb 1,355 euro n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, dy ministrat e List\u00ebs Serbe, ai p\u00ebr Komunitete dhe Kthim dhe ai i Administrimit t\u00eb Pushtetit Lokal, marrin nga 1,270 euro, derisa p\u00ebr pes\u00eb muaj, buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs i kan\u00eb kushtuar plot\u00eb 12, 705 euro, ani pse kan\u00eb bojkotuar institucionet e vendit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs paguhet 1,488 euro n\u00eb muaj. Derisa Lista Serbe ka 10 deputet\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se buxhetit t\u00eb shtetit i kushtojn\u00eb 14,880 euro n\u00eb muaj n\u00eb total.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, p\u00ebr k\u00ebta muaj prej se ata po e bojkotojn\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit, buxhetit i ka kushtuar plot\u00eb 148, 800 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe pas bojkotimit t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb takuar kryeministrin e Serbis\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iq, pas t\u00eb cilit takim kishin l\u00ebshuar nj\u00eb komunikat\u00eb p\u00ebr media ku thuhej se do t\u2019i bojkotojn\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendimit t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>\u201cJu njoftojm\u00eb se ne ligjv\u00ebn\u00ebsit serb\u00eb n\u00eb institucionet e p\u00ebrkohshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u2019i zbatojm\u00eb t\u00eb gjitha vendimet e presidentit Vu\u00e7iq dhe se i ngrijm\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet e pun\u00ebs n\u00eb Kuvend dhe Qeveri. Gjithashtu n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkes\u00ebn e Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim q\u00eb Mirjana Jevtiq t\u00eb t\u00ebrhiqet nga posti i ministres pasi q\u00eb ajo si nj\u00eb serbe e Kosov\u00ebs respekton autoritetin dhe k\u00ebrkes\u00ebn e kryeministrit t\u00eb Serbis\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb komunikat\u00ebn e tyre, pas k\u00ebtij takimi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, shoq\u00ebria civile e sheh si paradoks bojkotimin e institucioneve, por jo edhe t\u00eb pagave q\u00eb marrin nga po ato institucione.<\/p>\n<p>Arton Demhasaj, nga organizata \u00c7ohu, thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb pamund\u00ebsuar marrjen e pag\u00ebs kur deputeti bojkoton me d\u00ebshir\u00eb pun\u00ebn e Kuvendit, ka nevoj\u00eb t\u00eb ndryshohet baza ligjore, pasi tani p\u00ebr tani baza ligjore q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb implementim nuk parasheh q\u00eb deputet\u00ebt q\u00eb bojkotojn\u00eb pun\u00ebn deri n\u00eb gjasht\u00eb muaj mund t\u00eb marrin pagat.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr ta ndaluar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb dhe t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb rregullohet me ligj q\u00eb deputeti q\u00ebllimisht, m\u00eb d\u00ebshir\u00eb largohet nga Kuvendi dhe nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e Kuvendit t\u00eb mos ket\u00eb t\u00eb drejt t\u00eb marr pag\u00ebn. Kjo p\u00ebr arsye se ne jemi d\u00ebshmitar q\u00eb disa her\u00eb po shohim qoft\u00eb parti politike grupe parlamentare, apo deputet nuk kan\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb Kuvend, e kan\u00eb bojkotuar Kuvendin, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr e kan\u00eb marr pag\u00ebn mujore ashtu si\u00e7 e parasheh ligji\u201d, tha Demhasaj, p\u00ebr Kosovapress.<\/p>\n<p>Madje, Demhasaj e quan zhvatje dhe keqp\u00ebrdorim t\u00eb taksave t\u00eb qytetar\u00ebve marrja e pag\u00ebs pa punuar asgj\u00eb dhe pa shkuar n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201cPo derisa qytetar\u00ebt paguajn\u00eb taksa dhe derisa jemi d\u00ebshmitar \u00e7far\u00eb niveli \u00ebsht\u00eb papun\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb dhe \u00e7far\u00eb ballafaqohen pensionist\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, apo familjet n\u00eb Kosov\u00eb sa marrin paga, at\u00ebher\u00eb t\u00eb marrin deputet\u00ebt paga t\u00eb tilla pa qen\u00eb fare n\u00eb Kuvend, thjesht\u00eb pa punuar asgj\u00eb, konsideroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvatje, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb themi keqp\u00ebrdorim i taksave t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Edhe Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, q\u00eb b\u00ebn\u00eb monitorimin e pun\u00ebs s\u00eb legjislativit, thot\u00eb se fenomeni i bojkotimit t\u00eb Kuvendit vet\u00ebm sa po i forcon bindjet e qytetar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre, q\u00eb i bie se ata (politikan\u00ebt) merren vet\u00ebm me interesa personale,<\/p>\n<p>\u201cGjithsesi ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i cili nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ndodhte, duke pasur parasysh edhe perceptimi i shum\u00eb qytetar\u00ebve sidomos n\u00eb koh\u00eb krizave politike, pasi viteve t\u00eb fundit vazhdimisht kemi par\u00eb kriza politike, ka qen\u00eb q\u00eb deputet\u00ebt interesin primar e kan\u00eb karrigen e tyre edhe interesin e tyre privat, personal qoft\u00eb me paga, m\u00ebditje apo tjera dhe k\u00ebto veprime ve\u00e7 sa i p\u00ebrforcojn\u00eb k\u00ebto bindje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebr deputet\u00ebt e tyre t\u00eb zgjedhur. Edhe m\u00eb her\u00eb kemi pasur bojkot nga partit\u00eb shqiptare, tash kemi bojkotim nga lista Serbe, mir\u00ebpo kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb anomali, ose nj\u00eb zbraz\u00ebtir\u00eb juridike ta quaj e cila buron nga rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Murati.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, jan\u00eb dy m\u00ebnyra se si do t\u00eb mund rregullohej kjo \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cE para p\u00ebrmes ndryshimit t\u00eb rregullores s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, ose t\u00eb miratimit t\u00eb nj\u00eb rregulloreje t\u00eb re. E dim\u00eb q\u00eb secila legjislatur\u00eb q\u00eb vjen duhet ta ket\u00eb rregulloren e vet t\u00eb pun\u00ebs. Rregullorja aktuale \u00ebsht\u00eb e hartuar para vitit 2010 dhe para saj nuk ka pasur raste t\u00eb bojkotimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb format si\u00e7 ekziston tani dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e till\u00eb ka mbetur e pambuluar n\u00eb rregulloren paraprake\u2026 Nd\u00ebrsa, e dyta e dim\u00eb q\u00eb projektligji p\u00ebr Kuvendin tash e sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kuvend n\u00eb komisione parlamentare dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund t\u00eb parashihet edhe n\u00eb projektligjin p\u00ebr Kuvendin dhe t\u00eb mos hasim n\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Kosov\u00ebs dhe rregullorja e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit humbjen e mandatit t\u00eb deputetit n\u00eb disa raste, por jo edhe ndalimin e pag\u00ebs n\u00eb rast t\u00eb bojkotit.<\/p>\n<p>Neni 70, pika 5, thot\u00eb se n\u00ebse deputeti mungon gjasht\u00eb (6) muaj rresht n\u00eb seancat e Kuvendit, ai humb mandatin, derisa, vet\u00ebm n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, Kuvendi i Kosov\u00ebs mund t\u00eb vendos\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Edhe rregullorja e Pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit e parasheh t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Neni 25, paragrafi (E) i k\u00ebsaj rregulloreje t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit, thot\u00eb se deputeti e humb mandatin n\u00ebse n\u00eb periudh\u00ebn gjasht\u00ebmujore nuk merr pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb mbledhje t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cDeputeti i Kuvendit e humb mandatin, n\u00ebse: n\u00eb periudh\u00ebn gjasht\u00ebmujore nuk merr pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb mbledhje t\u00eb Kuvendit. N\u00ebse deputeti nuk ia d\u00ebshmon faktet bind\u00ebse p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen Kryetarit t\u00eb Kuvendit, Kryetari e k\u00ebrkon rekomandimin e Komisionit p\u00ebr Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit t\u00eb Komisionit Kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit t\u00eb deputetit. Kuvendi vendos p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb mbledhje t\u00eb radh\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb nenin 25 t\u00eb rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebjt\u00eb sikurse Lista Serbe, Kuvendin e kishin bojkotuar p\u00ebr disa muaj edhe partit\u00eb parlamentare opozitare Vet\u00ebvendosje, AAK dhe Nisma. \/Telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Mij\u00ebra euro po i kushtojn\u00eb buxhetit t\u00eb Kosov\u00ebs z\u00ebvend\u00ebskryeministri, ministrat dhe deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe ani pse ata kan\u00eb bojkotuar institucionet tash e disa muaj. Me 10 tetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Lista Serbe morri vendim q\u00eb t\u2019i bojkotoj\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs n\u00eb shenj\u00eb kund\u00ebrshtimi p\u00ebr miratimin e Ligjit p\u00ebr \u201cTrep\u00e7\u00ebn\u201d. Por, serb\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30058,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[3696,48,950],"class_list":["post-30057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi","tag-bojkoti","tag-kosove","tag-lista-serbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}