{"id":30462,"date":"2017-03-07T23:40:16","date_gmt":"2017-03-07T22:40:16","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=30462"},"modified":"2017-03-13T00:04:05","modified_gmt":"2017-03-12T23:04:05","slug":"shefqet-krasniqi-sakrifica-e-pare-politike-e-shtetit-per-te-ruajtur-pushtetin-e-krimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/shefqet-krasniqi-sakrifica-e-pare-politike-e-shtetit-per-te-ruajtur-pushtetin-e-krimit\/","title":{"rendered":"Shefqet Krasniqi, sakrifica e par\u00eb politike e shtetit, p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin e krimit"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_30464\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-30464\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Gen-Kelmendi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-30464\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Gen-Kelmendi.jpg 381w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/Gen-Kelmendi-300x300.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 381px) 100vw, 381px\" \/><p id=\"caption-attachment-30464\" class=\"wp-caption-text\"><b>Gen KELMENDI<\/b><\/p><\/div>\n<p>Tema e demarkacionit u rikthye. S\u00eb shpejti do t\u00eb hy p\u00ebrseri n\u00eb votim n\u00eb Kuvend. Kur pushteti \u00ebsht\u00eb duke i humbur votat q\u00eb ta kaloj demarkacionin, e aktualizoj s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjen e\u00a0imam\u00a0Shefqet\u00a0Krasniqit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, thuhet se Shefqet Krasniqi n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe me dashje ka shp\u00ebrndar\u00eb mesazhe p\u00ebr publikun, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb vrazhd\u00eb dhe interpretimit t\u00eb ajeteve kuranore jasht\u00eb kontekstit kohor dhe frym\u00ebs parimore islame!<\/p>\n<p>Tani, ky paragraf e vendos\u00eb prokurorin e rastit n\u00eb rolin e njoh\u00ebs t\u00eb thell\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve fetare, sa q\u00eb ai ka guximin t\u00eb konstatoj se interpretimi i ajeteve nga imami Krasniqi kan\u00eb qen\u00eb jasht\u00eb kontestit kohor dhe nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb frym\u00ebs fetare e t\u00eb Islamit burimor! Ky \u00ebsht\u00eb tejkalim i kompetencave t\u00eb vet\u00eb prokurorit. Fundja, nuk mund t\u00eb presim profesionaliz\u00ebm dhe vendim t\u00eb drejt\u00eb nga institucionet e gjyq\u00ebsis\u00eb kur jan\u00eb t\u00eb kapura nga pushtit i &#8220;Prontos&#8221;.<\/p>\n<p>Po tentohet me \u00e7do kusht t&#8217;a mbyllin mbrenda n\u00eb burg njeriun i cili n\u00eb protestat e vitit 2011 e mbushi sheshin\u00eb e Prishtin\u00ebs me njer\u00ebz m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb u tubuan me rastin e vdekjes s\u00eb Ibrahim Rugov\u00ebs. Ndon\u00ebse imami Krasniqi nuk ka pretendime t\u00eb hyj\u00eb direkt n\u00eb politik\u00eb, megjithat\u00eb, njer\u00ebzit e pushtetit e shohin at\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim serioz politik p\u00ebr shkak t\u00eb autoritetit dhe ndikimit t\u00eb tij t\u00eb madh n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebr arsyet kryesore q\u00eb tentohet ta mbyllin mbrenda me \u00e7do kusht imamin Krasniqi, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkakun e duksh\u00ebm q\u00eb ky pushtet kriminal nuk arriti ta luftoj terrorismin\u00eb, dhe pas d\u00ebshtimit t\u00eb tentimit t\u00eb vonsh\u00ebm p\u00ebr ta luftuar at\u00eb, me \u00e7\u2019rast arrestoj padrejt\u00ebsisht tremb\u00ebdhjet\u00eb (13) imam m\u00eb eminent t\u00eb Kosov\u00ebs, arrestime t\u00eb cilat ishin t\u00ebrsisht\u00eb politike dhe t\u00eb urdh\u00ebruara politikisht, &#8211; p\u00ebr ta mbuluar gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb deshtim dhe p\u00ebr t\u00eb mos dalur krejt\u00ebsisht t\u00eb paaft\u00eb, do t\u00eb synohet q\u00eb ta mbyllin mbrenda nj\u00eb nga figurat kyqe t\u00eb k\u00ebtyre arrestimeve politike, edhe n\u00ebse do t\u00eb ju duhej ta akuzonin dhe ta mbanin mbrenda padrejt\u00ebsisht\u00eb!<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-cover.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-30463\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-cover.jpg 1366w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-cover-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-cover-768x432.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/foto-cover-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 1366px) 100vw, 1366px\" \/><\/p>\n<p>Ky pushtet q\u00eb d\u00ebshtoj t\u00eb zgjidhte nj\u00eb s\u00ebr problematika tjera politike t\u00eb vendit, q\u00eb deshtoj n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb UNECO, q\u00eb d\u00ebshtoj n\u00eb Themelimin e Ushtris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb d\u00ebshtoj n\u00eb zgjidhjen e problemeve n\u00eb Veri t\u00eb Mitrovic\u00ebs, q\u00eb deshtoj n\u00eb ar\u00ebsim, ekonomi, korrupcion, etj, &#8211; tani k\u00ebrkon t\u00eb mbijetoj dhe t\u00eb mbet\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebrmes luftimit politik e fallc t\u00eb terrorismit, duke arrestuar e burgosur padrejt\u00ebsisht\u00eb figurat m\u00eb eminente fetare.<br \/>\nKur ky pushtet dhe kjo klas\u00eb kriminale e injorante politike t\u00eb shkoj, Kosova do t\u00eb frymoj lirsh\u00ebm, do t&#8217;i ipet ngjyrim realist asaj\u00eb q\u00eb sot ne e quajm\u00eb liri!<\/p>\n<p><strong>HALIM MATOSHI U MBAN\u00cb DERS IMAM\u00cbVE Q\u00cb K\u00cbRKOJN\u00cb REFORMIMIN E ISLAMIT<\/strong><\/p>\n<p>Halil Matoshi po del t\u00eb jet\u00eb m\u00eb hoxh\u00eb se disa hoxhallar\u00eb t\u00eb BIK-ut. Ai duke komentuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aktakuz\u00ebs s\u00eb prokuorit n\u00eb rastin e imamit Shefqet Krasniqi, -prokurori i cili tha se interpretimi i ajeteve kuranore nga imami Krasniqi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jasht\u00eb konstestit kohor-, n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb Matoshi tha se, Kurani vlen\u00eb si liber i shenjt\u00eb i fes\u00eb islame si fe universale dhe e mbikoh\u00ebshme, e n\u00ebse ajetet kuranore mund t\u00eb interpretoheshin\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kontekst kohor, at\u00ebher\u00eb Islami s&#8217;do t\u00eb kishte nevoj\u00eb fare sot p\u00ebr librin\u00eb e shenjt\u00eb!<\/p>\n<p>E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb themi kur, pikrisht k\u00ebt\u00eb mentalitet t\u00eb \u00e7oroditur i cili k\u00ebrkon interpretimin e fes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb koherenc\u00ebs e jo burimeve dogmatike fetare (i cili k\u00ebrkon praktikimin dhe p\u00ebrshtatjen e fes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojm\u00eb), dhe i cili k\u00ebrkon rishkrimin apo riinterpretimin e Kuranit, &#8211; (pikrisht k\u00ebt\u00eb mentalitet) e p\u00ebrkrahin disa hoxhallar\u00eb eminent q\u00eb jan\u00eb edhe funksionar t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs!<\/p>\n<p>A kam nevoj\u00eb t&#8217;ju kujtoj rastin e Xhabir Hamitit dhe disa koleg\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb BIK-ut dhe sindikat\u00ebs cirkuze t\u00eb BIK-ut?! Ju i d\u00ebgjoni \u00e7do dit\u00eb ata se \u00e7far\u00eb thon\u00eb!<\/p>\n<p>Ju kujtohet kur n\u00eb shtator t\u00eb 2015-t\u00ebs, kur n\u00eb Meke ndodhi nj\u00eb tragjedi, kur nj\u00eb grup besimtar\u00ebsh q\u00eb po largoheshin nga vendi i shenjt\u00eb i Qab\u00ebs u p\u00ebrplas me nj\u00eb tjet\u00ebr grup q\u00eb po l\u00ebvizte n\u00eb drejtim t\u00eb kund\u00ebrt dhe me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin vendosur n\u00eb tenda aty pran\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb vdekur 717 persona, Xhabir Hamiti kishte reaguar n\u00eb rrjetin e tij social duke akuzuar hierarkin fetare t\u00eb Arabis\u00eb Saduite, duke th\u00ebn\u00eb se kjo tragjedi ishte si rezultat i mos-reformave n\u00eb juridiksionin islam, q\u00eb shteti i Arabis\u00eb Saudite po e mban\u00eb peng jet\u00ebn fetare t\u00eb musliman\u00ebve! Pra, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb ndodhur, Hamiti nuk kursej s\u00eb akuzuari shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i besojn\u00eb dhe pasojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strikte tradit\u00ebn profetike, dhe t\u00eb cil\u00ebt nuk pranojn\u00eb pazar\u00ebll\u00ebqet e agjentave t\u00eb huaja p\u00ebr \u201criformimin e Islamit\u201d.<\/p>\n<p><strong>LAICITETI NUK B\u00cbN\u00cb T\u00cb SHKILET NGA FETAR\u00cbT, ND\u00cbRSA NGA VET\u00cb LAIK\u00cbT B\u00cbN\u00cb!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e imamit Shefqet Krasniqi, prokurori i rastit ka cekur se imami Krasniqi ka predikuar dhe ka interpretuar ajetet e Kura&#8217;nit q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb kontestin kohor dhe n\u00eb frym\u00ebn e Islamit burimor!\u00a0<br \/>\nT\u00eb thuhet kjo n\u00eb nj\u00eb aktakuz\u00eb nga nj\u00eb organ q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb instanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vet\u00eb shteti laik, \u00ebsht\u00eb shkelje flagrante e laicizmit, i p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 8 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e cila p\u00ebrcakton se shteti i Kosov\u00ebs dhe insitucionet e saja jan\u00eb laike dhe neutrale n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb besimeve fetare.<\/p>\n<p>Ky laiciz\u00ebm, q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb atakohet nga fetar\u00ebt p\u00ebr t&#8217;i realizuar k\u00ebrkesat e tyre universale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e drejta p\u00ebr shkollim dhe ar\u00ebsimim, mbrohet aq\u00eb fuqish\u00ebm nga pseudo laik\u00ebt sa q\u00eb i luftojn\u00eb me agresivitet fetar\u00ebt p\u00ebr t&#8217;a ruajtur t\u00eb ashtuquajturen &#8220;laicitet&#8221;. Dhe ende komuniteti musliman\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb pre e k\u00ebtyre luftimeve pseudointelektuale dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb e shtypur dhe e sakatosur nga mos guximi p\u00ebr t&#8217;i k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e tyre se mos po shkelet \u2018laiciteti\u2019!<\/p>\n<p>M&#8217;u k\u00ebta q\u00eb tumpetojn\u00eb aq\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr ruajten e laicitetit t\u00eb shtetit, jan\u00eb ata q\u00eb p\u00ebr festat kishtare prezentojn n\u00eb kisha e sinagoga. K\u00ebta jan\u00eb q\u00eb figur\u00ebn puro kishtare Sh\u00ebn Tereza e kan\u00eb vendosur n\u00eb hollin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ngase nuk ka r\u00ebndsi kur shkelet laiciteti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vlera europiane! R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb musliman\u00ebt mos t\u00eb guxojn\u00eb ta prekin\u00eb at\u00eb &#8220;vler\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>BIK-U Q\u00cb BASHKPUNOJ ME PUSHTETIN P\u00cbR ELIMINIMIN POLITIK T\u00cb IMAMIT KRASNIQI<\/strong><\/p>\n<p>Autoriteti dhe fuqia e madhe e imam Krasniqit mund t&#8217;a ken\u00eb luhatur jopak\u00eb karrig\u00ebn e pushtetar\u00ebve t\u00eb Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, duke i&#8217;a pasur frik\u00ebn rivalitetit t\u00eb tij n\u00eb poztitat e tyre. Kjo b\u00ebr\u00eb q\u00eb BIK-u t\u00eb bashkpunoj me pushtetin qeveris\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs.\u00a0<br \/>\nProkuroria Speciale e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb e kapur apo ndikuar nga klani &#8220;Pronto&#8221;, i&#8217;u \u00ebsht\u00eb drejtuar Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs me shkres\u00eb zyrtare, duke k\u00ebrkuar nga ta mendimin e tyre n\u00eb lidhje me disa video-fajalime t\u00eb imamit Krasniqi. BIK-u, kishte shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb rast. Ajo gjith\u00eb frustimin dhe frik\u00ebn q\u00eb kishte pasur ndaj imamit Krasniqi, e shprehu n\u00eb p\u00ebrgjigjjen e shkres\u00ebs zyrtare t\u00eb Prokurisis\u00eb Speicale, t\u00eb dat\u00ebs 18.7.2016, me NR.843\/16, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shprehu distancimin e plot\u00eb nga fjalimet dhe q\u00ebndrimet e Shefqet Krasniqit. Dhe n\u00eb nj\u00eb nga paragrafet e k\u00ebsaj shkrese zyrtare t\u00eb BIK-ut drejtuar Prokuroris\u00eb, \u00ebsht\u00eb kjo: &#8220;Imami Krasnqi ka b\u00ebr\u00eb interpretimin e ajeteve kuranore jasht\u00eb kontestit kohor dhe jasht\u00eb frym\u00ebs parimore islame&#8221;!<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e japur nga BIK-u p\u00ebr zyrtar\u00ebt e Prokuoris\u00eb Spicale, u konkretizua me nj\u00eb efekt. Kjo e fundit, Prokuroria, nxorri aktakuz\u00eb ndaj imamit Shefqet Krasniqi. Dhe gjejeni se \u00e7far\u00eb! Pjesa q\u00eb m\u00eb shumti bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit \u00ebsht\u00eb fjala e cila \u00ebsht\u00eb marrur decitivisht nga shkresa zyrtare e l\u00ebshuar nga zyrtari i BIK-ut, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhet se Imami Krasnqi \u201cka b\u00ebr\u00eb interpretimin e ajeteve kuranore jasht\u00eb kontestit kohor dhe jasht\u00eb frym\u00ebs parimore islame&#8221;!<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb kjo tradh\u00ebti e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj pun\u00ebtorit t\u00eb saj, imamit Krasniqi, doli n\u00eb shesh, rrjetet sociale u st\u00ebrmbush\u00ebn me reagime kund\u00ebr BIK-ut. Shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve ishin aq\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sa q\u00eb gjith\u00eb hidh\u00ebrimin dhe zem\u00ebrimin e tyre p\u00ebr vendimin e aktamuz\u00ebs s\u00eb Shefqet Krasniqit, nuk e shprehen as ndaj pushtetit qeveris\u00ebs, e as ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb kapur nga pushteti, por ndaj Bashk\u00ebsis\u00eb Islame t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>BIK-u, duke par\u00eb se i gjith\u00eb frustimi dhe revolta e qytetar\u00ebve (xhematlinj\u00ebve) ishte kthyer drejt\u00eb tyre, pas disa dit\u00eb heshtje u shfaq\u00eb n\u00eb media, jo zyrtarisht, por pasi nj\u00eb medium kishte shkuar n\u00eb zyren e tyre t\u00eb marr prononcimin zyrtar t\u00eb BIK-ut n\u00eb lidhje me ngjarjet e fundit q\u00eb nd\u00ebrlidheshin\u00eb me imamin Shefqet Krasniqi.<br \/>\nZ\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BIK-ut, Ahmet Sadriu, duke dashur t&#8217;a shfajsoj Bashk\u00ebsin\u00eb Islame nga goditjet q\u00eb kishte marru nga revola e qytetar\u00ebve, tha se, kur Prokuoria Speciale kishte k\u00ebrkuar nga BIK-u mendimin zyrtar t\u00eb saj n\u00eb lidhje me disa video-ligjerata t\u00eb imamit Krasniqi, Bashk\u00ebsia Islame ka formuar nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar l\u00ebnd\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebrkitazi me Shefqet Krasniqin, dhe nuk ka gjetur asnj\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb cilin ai po akuzohet.\u00a0<br \/>\nM\u00eb pas, Ahmet Sadiu, shtoj se, ajo shkres\u00eb e l\u00ebshuar nga Bashk\u00ebsia Islame n\u00eb lidhje me Shefqet Krasniqin e q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb media dhe n\u00eb rrejtet sociale, nuk ka qen\u00eb e vet\u00ebmja, por ekziston edhe nj\u00eb tjet\u00ebr e cila jap p\u00ebrgjigjen Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit se komisionin i formuar nga Bashk\u00ebsia Islame n\u00eb lidhje me shqyrtimin e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb Shefqet Krasniqit, nuk ka gjetur asnj\u00eb argument p\u00ebr t\u00eb cilin akuzohet ai.\u00a0<br \/>\nPra, fjala e Ahmedt Sadiut &#8220;ajo shkres\u00eb nuk ka qen\u00eb e vet\u00ebmja, por eksiton edhe nj\u00eb tjet\u00ebr..&#8221;, nuk e mohon faktin se zyra ligjore e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame e ka l\u00ebshuar zyrtarisht at\u00eb shkres\u00eb e cila ka qarkulluar n\u00eb media dhe rrjetet sociale, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmohet bashkpunimi i qart\u00eb i zyrtar\u00ebve t\u00eb BIK-ut me Prokurorin\u00eb e Shtetit p\u00ebr d\u00ebmtimin dhe tradh\u00ebtin\u00eb ndaj imamit Shefqet Krasniqi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, autoriteti i Bashk\u00ebsis\u00eb Islame mbetet kredibil ngase \u00ebsht\u00eb oragani i vet\u00ebm ligjor\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsues i komunitetit musliman\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, andaj si e till\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb respektohet, t\u00eb ruhet, dhe t\u00eb p\u00ebrkrahet, p\u00ebrdallim prej z\u00ebrave q\u00eb th\u00ebrrisnin p\u00ebr revolt\u00eb ndaj saj, p\u00ebr protesta dhe mospagim t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb ndaj saj. Shqetsimet tona jan\u00eb vet\u00ebm ndaj disa individ\u00ebve t\u00eb caktuar, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pozita t\u00eb lar\u00ebta, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kapur nga pushteti qeveris\u00ebs i Kosov\u00ebs, i njejti i cili ka kapur edhe institucionet tjera shtetrore.<\/p>\n<p><strong>SHTETI Q\u00cb KAPI BIK-UN<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se, pushteti p\u00ebrdori Bashk\u00ebsin\u00eb Islame jo vet\u00ebm p\u00ebr ta arsyetuar p\u00ebrmes saj akuzimin e padrejt\u00eb t\u00eb imamit Shefqet Krasniqi, por edhe p\u00ebr ta diskredituar at\u00eb (BIK-un) p\u00ebrball\u00eb vet\u00eb komunitetit t\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019a d\u00ebmtuar autoritetin dhe imazhin e saj. Dhe kjo u arrit, ngase askush nuk fliste m\u00eb p\u00ebr vendimin e padrejt\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr aktakuz\u00ebn e l\u00ebshuar ndaj imamit Krasniqi, e as nuk fliste askush p\u00ebr pushtetin q\u00eb ka kapur institucionet e gjyq\u00ebsis\u00eb, por\u00a0e gjith\u00eb revolta e qytetar\u00ebve (dhe xhematlinj\u00ebve) ishte drejtuar ndaj Bashk\u00ebsis\u00eb Islame, duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr tradh\u00ebti dhe paaft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019a mbrujtur pun\u00ebtorin e saj!<\/p>\n<p>Kur Bashk\u00ebsia Islame e pa k\u00ebt\u00eb r\u00ebmuj\u00eb, filloj t\u00eb t\u00ebrhiqej dhe t\u00eb dal\u00eb n\u00eb media duke th\u00ebn\u00eb se shkresa zyrtare e BIK-ut drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr p\u00ebrgjigjje ndaj procesit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb imam Krasniqit, nuk ka qen\u00eb e vet\u00ebmja, por ajo p\u00ebrfundimtarja ka qen\u00eb se BIK-u nuk ka hasur asnj\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave fetare gjat\u00eb ligjerimeve nga imami Shefqet Krasniqi.<\/p>\n<p>Por, BIK-u, pa e kuptuar fare, tani m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb pre e kapjes s\u00eb pushtetit dhe kurthit t\u00eb saj. Pushteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fare t\u00eb thjesht\u00eb kishte arritur ta fus\u00eb n\u00eb konflikt institucionin m\u00eb t\u00eb madh\u00eb fetar\u00eb n\u00eb vend, me vet\u00eb besimtar\u00ebt e saj. Kishte mjaftuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e thjesht\u00eb me shkrim nga Prokuroria e Shtetit, pas s\u00eb cil\u00ebs BIK-u i\u2019u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00ebn presion, e q\u00eb n\u00eb fund me at\u00eb p\u00ebrgjigje-shkres\u00eb t\u00eb BIK-ut shteti kishte b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet\u00eb; e kishte shp\u00ebrndar at\u00eb shkres\u00eb n\u00eb media dhe n\u00eb rrjetet sociale, nga ku kishte filluar m\u00eb pas konflikti mes BIK-ut dhe qytetar\u00ebve (xhematlinj\u00ebve) t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse me ligj \u00ebsht\u00eb e ndaluar qasja n\u00eb l\u00ebndet e Prokuroris\u00eb kur ato jan\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn e hetimeve, at\u00ebher\u00eb shtrohet pyetja: Si ndodhi q\u00eb ajo shkres\u00eb e Bashk\u00ebsis\u00eb Islame drejtuar Prokuroris\u00eb, doli n\u00eb media?!<br \/>\nNuk do shum\u00eb mend q\u00eb pas gjith\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndron pushteti, q\u00eb synon t\u2019a instrumentalizoj\u00eb dhe politizoj\u00eb fen\u00eb!<\/p>\n<p>Autor: <strong>Gen KELMENDI<\/strong><\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tema e demarkacionit u rikthye. S\u00eb shpejti do t\u00eb hy p\u00ebrseri n\u00eb votim n\u00eb Kuvend. Kur pushteti \u00ebsht\u00eb duke i humbur votat q\u00eb ta kaloj demarkacionin, e aktualizoj s\u00ebrish \u00e7\u00ebshtjen e\u00a0imam\u00a0Shefqet\u00a0Krasniqit. Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, thuhet se Shefqet Krasniqi n\u00eb vazhdim\u00ebsi dhe me dashje ka shp\u00ebrndar\u00eb mesazhe p\u00ebr publikun, p\u00ebrmes gjuh\u00ebs s\u00eb vrazhd\u00eb dhe interpretimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":30464,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2182,119],"class_list":["post-30462","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-gen-kelmendi","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30462","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30462"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30462\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/30464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30462"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30462"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30462"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}