{"id":30780,"date":"2017-05-28T15:21:21","date_gmt":"2017-05-28T13:21:21","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=30780"},"modified":"2017-05-28T15:21:21","modified_gmt":"2017-05-28T13:21:21","slug":"ismail-qemal-bej-vlora-1844-1919","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/ismail-qemal-bej-vlora-1844-1919\/","title":{"rendered":"Ismail Qemal Bej Vlora | 1844 &#8211; 1919"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Ismail-Qemali.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-32727\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Ismail-Qemali.jpg 728w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/Ismail-Qemali-300x183.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 728px) 100vw, 728px\" \/><\/p>\n<p><strong>Ismail Qemal Bej Vlora (Vlor\u00eb, 16 janar 1844 &#8211; Peruxhia, 24 janar 1919) ishte n\u00ebpun\u00ebs i Perandoris\u00eb Osmane, veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, deputet n\u00eb Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firm\u00ebtari i par\u00eb i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Ismail Qemali lindi m\u00eb 16 janar 1844 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga familjet e m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut, i biri i Mahmud bej Vlor\u00ebs dhe Hedije han\u00ebm Asllan-Pashali. Pas shtypjes s\u00eb Kryengritjes kund\u00ebr Tanzimatit (epopeja e Hekalit, Gjolek\u00ebs &#8211; 1847), Mahmud beu, si nj\u00eb nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj kryengritje, u arrestua dhe bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb Selim pash\u00ebn u burgos\u00ebn n\u00eb Manastir. Familja iu d\u00ebrgua pas 15 dit\u00ebve n\u00eb Selanik ku ndejt\u00ebn p\u00ebr tre vjet. Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Selanik i vdes e gjyshja. N\u00eb Selanik familja e tij gjeti mb\u00ebshtetjen e madhe t\u00eb konsullit francez Edouard Grasset, i njohur i Mahmud beut qysh kur kishte sh\u00ebrbyer me po at\u00eb detyr\u00eb n\u00eb Janin\u00eb. Gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Selanik, Ismailit i vdes v\u00ebllai i vog\u00ebl, Sulejmani, i cili u varros n\u00eb oborrin e xhamis\u00eb Ortaj. Me shkollimin fillor nxuri turqishten.<\/p>\n<p>Pas politik\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb familja e Ismailit q\u00eb ishte e vendosur n\u00eb Selanik kthehet n\u00eb Vlor\u00eb. M\u00eb 1852 lirohet Mahmud beu, i cili kthehet nga Konja n\u00eb Vlor\u00eb; nd\u00ebrsa i ungji Selim pasha bashk\u00eb me nj\u00eb nga krer\u00ebt, \u00c7elo Picarin, detyrohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Thesali.<\/p>\n<p>Me vdekjen e t\u00eb gjyshit nga e \u00ebma n\u00eb Janin\u00eb, Tahir bej Asllan-Pashali, i bashkohet s&#8217;\u00ebm\u00ebs p\u00ebr zin\u00eb dhe pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb regjistrohet n\u00eb gjimnazin \u00abZosimea\u00bb n\u00eb Janin\u00eb m\u00eb 1855. Kush\u00ebriri i par\u00eb i t\u00eb atit, Mustafa pasha ish n\u00eb at\u00eb koh\u00eb &#8220;Myslimme Kalemi&#8221; Mydiri pran\u00eb t\u00eb kushuririt, Ismail pash\u00eb Tepelen\u00ebs q\u00eb ishte at\u00ebkoh\u00eb Val\u00ed i Janin\u00ebs. N\u00eb \u00abZosimea\u00bb Ismail Qemali ishte i vetmi nx\u00ebn\u00ebs musliman n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kaloi aty greqishten e vjet\u00ebr, latinishten; mori njohuri n\u00eb matematik\u00eb e fizik\u00eb dhe privatisht arabisht e fr\u00ebngjisht. Pasi i ati kthehet n\u00eb Janin\u00eb me t\u00eb shtypur revolt\u00ebn e Epirit, i shpreh d\u00ebshir\u00ebn e ungjmadhit, Ismail pash\u00eb Plas\u00ebs dhe ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Fuad pash\u00ebs q\u00eb i biri t\u00eb shkonte n\u00eb Stamboll. Sipas regjistrave t\u00eb \u00abZosimeas\u00bb, Ismail Qemali i dha provimet e vitit t\u00eb fundit m\u00eb 15 korrik 1859.<\/p>\n<p>N\u00eb majin e 1860 nd\u00ebrmerr udh\u00ebtimin q\u00eb i zgjati dhjet\u00eb dit\u00eb nga Janina p\u00ebr n\u00eb Stamboll. Banon n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Guiridli Mustafa pash\u00ebs, i cili qe i af\u00ebrt nga lisi i qum\u00ebshtit. Fuad pasha e pun\u00ebsoi n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrkthimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdoi dhe studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi. Me nj\u00eb ndryshim t\u00eb ambasadorit osman n\u00eb Paris, em\u00ebrohet atash\u00e8 pran\u00eb ambasad\u00ebs, por me t&#8217;u nisur misioni merr lajmin e vdekjes s\u00eb t\u00eb motr\u00ebs q\u00eb e shtr\u00ebngon t\u00eb kthehet n\u00eb Janin\u00eb dhe t\u00eb qendroj\u00eb pran\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Aqif pasha, Guvernator i P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb vitin 1862 e mori ndihm\u00ebs drejtor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve politike dhe b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb tur deri kur n\u00eb shtator n\u00eb Athin\u00eb ndodh grushti i shtetit. Detyrohen p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb Janin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marrur masat e duhura q\u00eb k\u00ebrkonte kjo ngjarje. Pas Aqif pash\u00ebs, do t&#8217;i sh\u00ebrbente Hysni pash\u00ebs, Dervish pash\u00ebs dhe Kaizerli Ahmed pash\u00ebs deri m\u00eb 1864. Sipas merakut t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs martohet me nj\u00eb vejush\u00eb t\u00eb re nga Konica, e cila vdiq pas lindjes s\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tyre vitin e par\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre bashk\u00ebshortore. Pas disa rrethanash q\u00eb e shtr\u00ebnguan t\u00eb jipte dor\u00ebheqjen, vajti n\u00eb Larisa me ftes\u00eb t\u00eb ungjit t\u00eb tij Ismail Rahmi pash\u00ebs, guvernator i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Thesalis\u00eb, i cili e b\u00ebri shef t\u00eb kabinetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Mustafa Pasha ia paraqiti n\u00eb at&#8217;koh\u00eb (1867) komisarit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr reformat n\u00eb Bullgari, Mid&#8217;hat Pash\u00ebs. Kur u b\u00eb Mid&#8217;hat Pasha Sadrazam, e mori me vehte n\u00eb Stamboll Ismail beun, si sekretar privat. Mori pjes\u00eb n\u00eb komisionin shtet\u00ebror p\u00ebr hartimin e kushtetut\u00ebs turke, e cila u shpall m\u00eb 1876. M\u00eb 1868 ishte kryesekretar i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>Kur ra Mid&#8217;hat Pasha dhe u burgos n\u00eb Taif, kjo ngjarje la nj\u00eb p\u00ebrshtypje shum\u00eb d\u00ebmprur\u00ebse n\u00eb karrier\u00ebn e tij. Pas heqjes s\u00eb kushtetut\u00ebs nga sulltan Abdyl Hamiti II dhe pas internimit t\u00eb Mid&#8217;hat Pashes me 1877, Ismail Qemali d\u00ebrgohet si bashk\u00ebpun\u00ebtor i tij n\u00eb internim n\u00eb Kutahja, ku u mbajt deri ne vitin 1884. Pas kthimit nga internimi e deri n\u00eb vitin 1899, u em\u00ebrua p\u00ebrs\u00ebri disa her\u00eb. Megjithat\u00eb, sepse ish shum\u00eb i \u00e7muar nga qarqet qeveritare, u em\u00ebrua pas pak kohe Mytesarrif n\u00eb Afjon Karahisar (Anadoll). K\u00ebtu q\u00ebndroi mjaft koh\u00eb e tregoi zot\u00ebsi e shpirt p\u00ebrparimtar. U b\u00eb Mytesarrif i klasit I n\u00eb Manis\u00eb, Izmid dhe m\u00eb s\u00eb fundi Vali n\u00eb Kastamonu, dhe n\u00eb Bejrut. Kudo q\u00eb shkoi fitoi mir\u00ebdashjen e t\u00eb krishterve dhe t\u00eb pjes\u00ebs p\u00ebrparimtare t\u00eb popullit. Por n\u00eb Stamboll (n\u00eb qarqet e Pallatit) r\u00ebndonte mbi t\u00eb mosbesimi edhe dyshimi, q\u00eb rridhnin sigurisht nga kujtimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb tija t\u00eb ngushta me Mid&#8217;hat Pash\u00ebn. Mbasi u pushua nga Valill\u00ebku i Bejrutit u em\u00ebrua &#8220;Shuraj &#8211; devlet Azasi&#8221; n\u00eb deg\u00ebn e Tanzimatit. N\u00eb Stamboll qeveria dhe pallati v\u00ebzhgonin \u00e7do sjellje t\u00eb tij. Ishte vazhdimisht n\u00ebn v\u00ebrejtjen e policis\u00eb s\u00eb fsheht\u00eb. M\u00eb s\u00eb fundi v\u00ebndos\u00ebn ta d\u00ebrgojn\u00eb Val\u00ed n\u00eb Tarabullus, Libi. I paraqiti Abdyl Hamitit nj\u00eb promemorje ku, pasi p\u00ebrshkruante gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb brendshme e t\u00eb jashtme t\u00eb Perandoris\u00eb, korrupsionin, arbitraritetin e keqadministrimin q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb aparatin shtet\u00ebror q\u00ebndror e lokal dhe munges\u00ebn e t\u00eb drejtave njer\u00ebzore e politike p\u00ebr gjith\u00eb shtetasit, parashtronte programin e tij t\u00eb reformave. Ai propozonte q\u00eb t\u00eb zbatoheshin me ngut reforma radikale, t\u00eb cilat duhet t\u00eb ishin t\u00eb pergjithshme, t&#8217;u siguronin shtetasve t\u00eb drejta n\u00eb qeverisjen e vendit, lirin\u00eb e mendimit e t\u00eb veprimit. N\u00eb promemorje k\u00ebrkohej q\u00eb t\u00eb rivendosej e t\u00eb vihej menj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb kushtetuta e vitit 1876, s\u00eb cil\u00ebs duhej t&#8217;i b\u00ebheshin ndryshime e p\u00ebrmir\u00ebsime q\u00eb t&#8217;u p\u00ebrshtateshin gjendjes s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb fundin e shek. XIX dhe l\u00ebvizjeve kombetare te popujve; k\u00ebto ndryshime e p\u00ebrmir\u00ebsime do t\u00eb miratoheshin nga asambleja kushtetuese, q\u00eb do t\u00eb thirrej posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Ismail Qemali mendonte q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb regjimit absolutist t\u00eb sulltan\u00ebve osman\u00eb t\u00eb vendosej nj\u00eb monarki kushtetuese parlamentare, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb disa vendeve t\u00eb Evropes. Mehmed Said Pasha, ish-kryeminist\u00ebr i Turqis\u00eb, shkruante n\u00eb kujtimet e tij (m\u00eb 1912) se, bashk\u00eb me promemorjen, Ismail Qemali i paraqiti sulltanit edhe projektin e nj\u00eb kushtetute, t\u00eb cil\u00ebn ai (Said Pasha) e quante si m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb regjimi parlamentar n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane. Miratimi i nj\u00eb kusht\u00ebtute t\u00eb till\u00eb do t&#8217;u hapte rrug\u00ebn reformave decetralizuese, me zbatimin e t\u00eb cilave pushteti lokal do t\u00eb kalonte n\u00eb duart e vendasve dhe t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb Perandorise.<\/p>\n<p><strong>Arratisja nga Perandoria<\/strong><\/p>\n<p>Disa dit\u00eb pas takimit q\u00eb pati me sulltanin, me 28 prill 1900, u arratis nga Turqia s\u00eb bashku me tre djemt\u00eb e tij t\u00eb vegj\u00ebl. N\u00eb fillim shkoi n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Misir, pastaj n\u00eb Napoli, n\u00eb Rom\u00eb, n\u00eb Lozan\u00eb, n\u00eb Paris, ne Bruksel dhe u vendos n\u00eb Lond\u00ebr, ku qendroi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb me t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb Athin\u00eb pati takime edhe me personalitete politike e shtet\u00ebrore t\u00eb koh\u00ebs. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjer\u00ebve u prit edhe nga mbreti i Greqis\u00eb, Gjergji I, q\u00eb tregoi interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb duke qen\u00eb se respektin q\u00eb g\u00ebzonte e kishte n\u00eb Greqi e kishte nga i ati. Arratisja e Ismail Qemalit b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe n\u00eb Turqi e n\u00eb Europ\u00eb, prandaj sulltani qysh ne dit\u00ebt e para t\u00eb largimit t\u00eb tij b\u00ebri disa p\u00ebr\u00e7apje p\u00ebr ta t\u00ebrhequr n\u00eb Stamboll duke i premtuar poste t\u00eb ndryshme shteterore, te cilat ai nuk i pranoi. N\u00eb emigrim iu kushtua t\u00ebr\u00ebsisht veprimtaris\u00eb politike n\u00eb dobi t\u00eb Levizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Krahas me k\u00ebt\u00eb Ismail Qemali, si dhe mjaft shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb levizjen e Turqve te Rinj, ku u bashkua me perkrah\u00ebsit e rrym\u00ebs s\u00eb decentralizimit q\u00eb k\u00ebrkonin zbatimin e disa reformave, nga t\u00eb cilat mund t\u00eb p\u00ebrfitonin edhe komb\u00ebsit\u00eb e Perandoris\u00eb. Me to u prish\u00ebn marrdh\u00ebniet m\u00eb 1903, pas mbledhjes s\u00eb mbajtur n\u00eb Paris ku idet\u00eb e tij binin kund\u00ebr &#8220;Osmanllillekut&#8221;. N\u00eb Bruksel bashk\u00ebpunoi me Faik Konic\u00ebn, duke marr\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb edhe drejtimin e gazet\u00ebs s\u00eb tij, &#8220;Albania&#8221; (1897-1909). M\u00eb pas nxori k\u00ebtu gazet\u00ebn e vet &#8220;Le salut d&#8217;Albanie&#8221; (lexo: Shp\u00ebtimi-i Shqip\u00ebris\u00eb). Programin e vet politik per Levizjen Komb\u00ebtare Shqiptare Ismail Qemali p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e shfaqi publikisht n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb i dha gazet\u00ebs s\u00eb njohur italiane &#8220;Tribuna&#8221;, me 21 maj 1900, kur ende ndodhej ne Rom\u00eb; ndersa me 15 tetor t\u00eb po atij viti ai botoi n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Albania&#8221; thirrjen &#8220;V\u00ebllez\u00ebrve shqiptar\u00eb!&#8221; drejtuar gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn paraqiti edhe nj\u00ebher\u00eb pik\u00ebpamjet e veta p\u00ebr l\u00ebvizjen shqiptare. N\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto dokumente Ismail Qemali, duke folur per arratisjen e tij, thekson se u largua nga Turqia p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me v\u00ebllez\u00ebrit e tij shqiptar\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb vesh me ta p\u00ebr shp\u00ebtimin e atdheut, t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila p\u00ebr shkak t\u00eb rrokullim\u00ebs s\u00eb Perandoris\u00eb Osmane rrezikon t\u00eb cop\u00ebtohet nga vendet fqinje dhe t\u00eb humbase bashk\u00eb me t\u00eb. Ismail Qemali parashtroi si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ngutshme, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme njohjen e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, pranimin si nj\u00eb kurm e nj\u00eb komb t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb rrojn\u00eb tuberisht n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Manastir e n\u00eb Janin\u00eb, e tej e k\u00ebtej n\u00eb viset e tjera t\u00eb Turqis\u00eb Evropiane. Ne sendertimin e ketyre kerkesave ai shihte rrugen e mundshme te konsolidimit te kombesise shqiptare, te afirmimit te shqiptareve si komb me vete dhe te njohjes se identitetit te tyre kombetar ne arenen nderkombetare.<\/p>\n<p>&#8220;Ne duam vet\u00ebm bashkimin dhe unitetin e rac\u00ebs shqiptare, p\u00ebrparimin e saj intelektual dhe ekonomik me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb behemi mjaft t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar at\u00eb q\u00eb synon t\u00eb na perpij\u00eb ne. E ardhmja e shqiptar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb gjak kan\u00eb mbetur gjithmon\u00eb europian\u00eb, sigurohet vet\u00ebm po t\u00eb futeshin ne rrugen e qyteterimit evropian.<\/p>\n<p>Ismail Qemali zhvilloi nj\u00eb aktivitet t\u00eb dendur politik p\u00ebr njohjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb opinionin evropian. Ai shpalli bot\u00ebrisht programin e tij autonomist n\u00eb intervista e artikuj t\u00eb botuar n\u00eb shtypin shqiptar t\u00eb koh\u00ebs dhe n\u00eb organe t\u00eb huaja. Platforma politike e Ismail Qemalit. n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebrputhej me at\u00eb t\u00eb ideolog\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Rilindjes, por me disa ve\u00e7ori n\u00eb lidhje me rrug\u00ebt e mjetet p\u00ebr sigurimin e autonomis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb etap\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij ai mendonte t\u00eb vazhdohej rruga reformiste p\u00ebr sigurimin e autonomis\u00eb nga lart. Aktiviteti diplomatik dhe tentimi p\u00ebr bashk\u00ebpunim me Turqit e Rinj nga ana e Ismail Qemalit u v\u00ebrejt q\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e tij n\u00eb Kongresin e tyre n\u00eb Paris q\u00eb u mbajt n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1902, ku s\u00eb bashku me D. Him\u00ebn, Jashar Erebar\u00ebn etj, tentuan q\u00eb forma e bashk\u00ebpunimit t\u00eb jet\u00eb e sinqert\u00eb, duke i ruajtur parimet e veta, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte q\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet integritetit dhe pavar\u00ebsia e L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare n\u00eb k\u00ebrkesat e veta, q\u00eb deri n\u00eb Kongresin e Dyt\u00eb t\u00eb xhonturqve t\u00eb vitit 1907 nuk u prit\u00ebn mir\u00eb nga turqit e rinj.<\/p>\n<p>M\u00eb 1908 me shpalljen e Kushtetut\u00ebs (21 korrik) kthehet n\u00eb Vlor\u00eb dhe zgjidhet deputet i Beratit, n\u00eb Mexhlisin osman. B\u00ebhet udh\u00ebheq\u00ebs i \u201cHyrrjet ve ltilaf\u201d, parti e (\u201cLirive dhe e Marr\u00ebveshjes\u201d), an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs ishin prej t\u00eb gjith\u00eb komb\u00ebsive q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin Perandorin\u00eb Otomane. Midis tyre t\u00eb bashkuar vet\u00ebm kundra xhonturqve, p\u00ebrb\u00ebheshin prej element\u00ebsh heterogjen\u00eb dhe nuk ishin t\u00eb organizuar si parti n\u00eb popull.<\/p>\n<p>Mbledhja e Taksimit[redakto | redakto tekstin burimor]<br \/>\nN\u00eb janar t\u00eb 1912 mblidhet me deputet\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n&#8217;opozit\u00eb p\u00ebrkundrejt politikave t\u00eb Turqve t\u00eb Rinj p\u00ebr Osmanllill\u00ebkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke v\u00ebn\u00eb re se fjala e deputet\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb cilat Turqit e Rinj u kishte val\u00ebvitur flamurin p\u00ebr t&#8217;ardh\u00eb n\u00eb pushtet, Nexhib beu bashk\u00eb me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtin\u00ebn, Myfid bej Libohov\u00ebn, Esad pash\u00eb Toptanin etj. takohen n\u00eb fillim pran\u00eb Hotel &#8220;Pera Palace&#8221; dhe m\u00eb pas me 12 janar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Syrja beut n\u00eb lagjen Taksim, q\u00eb u pag\u00ebzua &#8220;Komploti i Taksimit&#8221;.[2]<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Gurakuqin e patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb hartoi memorandumin e Gre\u00e7\u00ebs t\u00eb qershorit 1911, megjith\u00ebse nuk ishte i pranish\u00ebm. I ngarkuar nga rrethet patriotike t\u00eb vendit shkoi n\u00eb Stamboll p\u00ebr ta bindur qeverin\u00eb osmane t&#8217;u jepte shqiptar\u00ebve autonomin\u00eb. Pas fillimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike nd\u00ebrmori s\u00eb bashku me Luigj Gurakuqin nj\u00eb aksion t\u00eb ri politik p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar atdheun.[3] Zhvillimet e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike, t\u00eb shpallur n\u00eb tetor 1912 nga shtetet ortodokse t\u00eb &#8220;Aleanc\u00ebs ballkanike&#8221; q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim cop\u00ebtimin e tokave shqiptare, p\u00ebrshpejtuan aktivitetin diplomatik t\u00eb Ismail Qemalit. K\u00ebshtu, m\u00eb 3 n\u00ebntor 1912 Ismail Qemali i shoq\u00ebruar nga Luigj Gurakuqi, arriti n\u00eb Bukuresht t\u00eb Rumanis\u00eb, p\u00ebr t\u00b4u takuar fillimisht me komunitetin shqiptar q\u00eb vepronte atje. N\u00eb Bukuresht gjet\u00ebn nj\u00eb situat\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga ajo q\u00eb sundonte n\u00eb Stamboll. Kryeqyteti rumun ishte p\u00ebrfshir\u00eb nga euforia dhe t\u00eb gjitha organizatat shqiptare q\u00eb vepronin atje, qen\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb (shk\u00ebputjen e plot\u00eb t\u00eb saj nga Turqia). U desht fare pak koh\u00eb, q\u00eb Ismail Qemali dhe delegacioni i tij, ta kuptonin se Turqia ishte p\u00ebrfundimisht e humbur dhe se pavar\u00ebsia e plot\u00eb nga Turqia ishte e vetmja zgjidhje. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, komuniteti shqiptar i Bukureshtit, kishte filluar ta konsideronte k\u00ebt\u00eb akt si t\u00eb kryer tashm\u00eb. Patriot\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Bukuresht me koh\u00eb kishin p\u00ebrgatitur flamurin komb\u00ebtar, i cili do t\u00eb ishte simboli i shtetit shqiptar si dhe nj\u00eb band\u00eb (kor\u00eb) muzikore, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebndonte himnin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Pas disa konsultimesh m\u00eb 5 n\u00ebntor n\u00eb Hotelin &#8220;Kontinental&#8221; t\u00eb Bukureshtit, u mbajt mbledhja e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb komunitetit shqiptar\u00eb dhe t\u00eb delegacionit n\u00eb krye me Ismail Qemalin q\u00eb kishte ardhur nga Stambolli.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb k\u00ebsaj mbledhjeje, q\u00eb jetuan deri von\u00eb, thuhet se: mbledhja vendosi nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb dhe ngarkoi Ismail Qemalin dhe delegacionin e tij t\u00eb kontaktonte p\u00ebrfaq\u00ebsuesit diplomatik\u00eb t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha dhe t\u00eb merrte aprovimin e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim.[4] Sejfi Vllamasi n\u00eb kujtimet e tij tregon se n\u00eb momentin e largimit nga Bukureshti, Kristo Meksi i la n\u00eb dor\u00eb Ismail Qemalit nj\u00eb \u00e7ek prej 500 mij\u00eb frangash ari, dhurat\u00eb e Kryeministrit rumun Taqe Junesku. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb (7 n\u00ebntor) delegacioni i plot\u00ebsuar edhe me kat\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kolonis\u00eb shqiptare t\u00eb Bukureshtit, u nis p\u00ebr n\u00eb Vjen\u00eb. Ismail Qemali me delegacionin shqiptar\u00eb sapo kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Vjen\u00eb, mori nj\u00eb telegram nga miku i tij i vjet\u00ebr, konti Andrasay, ku e ftonte q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Budapest p\u00ebr t\u00b4u takuar me nj\u00eb mik t\u00eb tijin. M\u00eb 8-9 n\u00ebntor n\u00eb Budapest I.Qemali do t\u00eb takohet me kontin Hadik ish-n\u00ebnsekretar shteti dhe me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb Kontin von Berthold &#8211; detyr\u00ebn e p\u00ebrkthyesit e kreu nj\u00eb seminarist i ri, m\u00eb von\u00eb At\u00eb David Pepa, i cili para se t\u00eb jepte shpirt do t&#8217;i rr\u00ebfente At\u00eb Zef Pllumit. N\u00eb k\u00ebto takime pasi u vu n\u00eb pah rreziku i coptimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mb\u00ebshteste Pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tyre kishte biseduar edhe me qeverit\u00eb italiane e gjermane p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe s\u00eb bashku nuk e shihnin me sy t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb Malit te Zi dhe Serbis\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Ballkanit.[4] Biseda e perifrazuar na vjen nga d\u00ebshmia e At\u00eb Zef Pllumit:<\/p>\n<p>&#8211; Flamurin po e \u00e7oj, por nuk kam shtiz\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Shtiz\u00eb do keni bajonetat austro-hungare.<br \/>\nGjat\u00eb muajit tetor dhe gjysm\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb n\u00ebntorit 1912 ushtria turke n\u00eb Ballkan ishte shpartalluar n\u00eb t\u00eb gjitha frontet, nd\u00ebrsa trupat ushtarake serbe, malazeze dhe greke q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin \u201caleanc\u00ebn ballkanike\u201d, p\u00ebrmes operacioneve shfaros\u00ebse ndaj shqiptar\u00ebve, kishin hyr\u00eb thell\u00eb n\u00eb tok\u00ebn shqiptare.[5] Me 13 n\u00ebntor nis nj\u00eb telegram nga Viena sa vijon:<\/p>\n<p>\u201c&#8221;Me vaporrin e par\u00eb po mb\u00ebrrij. E ardhmja e Shqipni\u00ebs \u00e2sht sigurue. Ju porosis qi tyke i u mb\u00ebshtetun fatit t\u00eb atdheut t\u00eb punoni bashk\u00eb e si vllez\u00ebn, t\u00eb merreni me rregullimin e pun\u00ebvet t\u00eb p\u00ebrgjithshme edhe t\u00eb ruani qet\u00ebsi\u00ebn. I epni rrethevet lajmen e gzushme. Ju falem t\u00eb gjitheve at\u00ebnisht,<br \/>\nIsmail Qemali&#8221;\u201d<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn e Ismail Qemailit, diplomat\u00ebt austro-hungarez delegacionit shqiptar ia premtuan nj\u00eb vapor p\u00ebr t\u00eb zbarkuar n\u00eb Durr\u00ebs. M\u00eb 19 n\u00ebntor 1912, Ismail Qemali, p\u00ebrpara nisjes p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, gazet\u00ebs italiane \u201cPiccolo\u201d, i deklaroi, se: &#8220;Shpallja e pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Ne duam t&#8217;i paraqesim Evrop\u00ebs faktin e kryer. Do t\u00eb krijohet nj\u00eb qeveri e p\u00ebrkohshme dhe ndoshta, un\u00eb do t\u00eb jem kryetar. Ju siguroj se p\u00ebr iden\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje&#8221;. N\u00eb mbr\u00ebmjen e 19 n\u00ebntorit 1912, p\u00ebrfundimisht delegacioni shqiptar n\u00eb krye me Ismail Qemalin, me vaporin austriak &#8220;Graf Wurmbrand von Br\u00fcnn&#8221; nga Trieste niset drejt brigjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe zbarkoi n\u00eb Durr\u00ebs, ku e priti Dom Nikoll Ka\u00e7orri m\u00eb 24 n\u00ebntor, ora 4. Ndon\u00ebse ishte menduar q\u00eb ngritja e Flamurit t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb 22 n\u00ebntor n\u00eb qytetin e lasht\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmangnin l\u00ebvizjet e m\u00ebtejshme n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb e trazuar nga lufta, situata n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ishte shum\u00eb m\u00eb ndryshe nga \u00e7&#8217;pritej. P\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb nder\u00eb q\u00eb mbret\u00ebronte n\u00eb qytet, po at\u00eb dit\u00eb Ismail Qemali i lajm\u00ebroi telegrafisht t\u00eb gjitha qytetet q\u00eb delegat\u00ebt e tyre t&#8217;i nisin p\u00ebr n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes n\u00eb Vlor\u00eb. Ato dit\u00eb, meq\u00eb forcat serbe p\u00ebrparonin shpejt\u00eb drejt Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, rrethet patriotike t\u00eb Elbasanit (m\u00eb 25 n\u00ebntor), t\u00eb Tiran\u00ebs e Durr\u00ebsit (m\u00eb 26 n\u00ebntor), t\u00eb Kavaj\u00ebs, t\u00eb Peqinit dhe t\u00eb Lushnj\u00ebs m\u00eb 27 n\u00ebntor, ngrit\u00ebn flamurin komb\u00ebtar, pa pritur mbledhjen e Kuvendit t\u00eb Vlor\u00ebs[8]. Delegacioni n\u00eb krye me Ismail Qemalin niset m\u00eb 25 nga Durr\u00ebsi, duke iu shmangur rrug\u00ebs kryesore s\u00eb bashku me delegat\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme niset p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb karvanit t\u00eb Ismail Qemalit p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb, \u201dgjenerali i divizionit turk Kara Sait Pasha, q\u00eb kontrollonte zon\u00ebn midis Lushnj\u00ebs, Fierit dhe Beratit, si pararoj\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb armat\u00ebs s\u00eb Vardarit, q\u00eb po vinte prapa n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb (e shpartalluar), dha urdh\u00ebr t\u00eb arrestohej Ismail beu me t\u00eb gjith\u00eb kolon\u00ebn e tij; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye karvani nuk u fut n\u00eb Lushnj\u00eb, por e kaloi nat\u00ebn n\u00eb \u00c7erm\u00eb, n\u00eb \u00e7ifligun e Dervish bej Bi\u00e7akut. Nj\u00eb nat\u00eb e kalon n\u00eb Fier tek Omer Pasha. Mir\u00ebpo gjat\u00eb nat\u00ebs komanda e trupave turke n\u00eb Berat, n\u00ebn trysnin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb ndryshoi mendim\u201d. Nga vendi i quajtur Mifol, delegacioni i Ismail Qemalit udh\u00ebton me dy karroca[9] dhe pas shum\u00eb peripecive, n\u00eb pasditen e 27 n\u00ebntorit 1912 arrijn\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ismail Qemal Bej Vlora (Vlor\u00eb, 16 janar 1844 &#8211; Peruxhia, 24 janar 1919) ishte n\u00ebpun\u00ebs i Perandoris\u00eb Osmane, veprimtar i \u00e7\u00ebshtjes shqiptare, deputet n\u00eb Mexhlisin Osman, themelues i shtetit shqiptar. Ismail Qemali ishte firm\u00ebtari i par\u00eb i Deklarat\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Ismail Qemali lindi m\u00eb 16 janar 1844 n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga familjet e m\u00ebdha [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32727,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[3558,3919],"class_list":["post-30780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","tag-acta-diurna","tag-ismail-qemali"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=30780"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/30780\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32727"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=30780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=30780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=30780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}