{"id":31057,"date":"2017-05-02T00:25:20","date_gmt":"2017-05-01T22:25:20","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=31057"},"modified":"2017-05-02T00:26:13","modified_gmt":"2017-05-01T22:26:13","slug":"pejgamberi-dhe-bota-islame","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/pejgamberi-dhe-bota-islame\/","title":{"rendered":"Pejgamberi dhe Bota Islame"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_31059\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-31059\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Eroll-Velija.png\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"250\" class=\"size-full wp-image-31059\" \/><p id=\"caption-attachment-31059\" class=\"wp-caption-text\"><b>Prof. Eroll VELIJA<\/b><\/p><\/div>\n<p>   Profecia e Muhammedit s.a.v.s. dhe n\u00eb realitet zbritja e fes\u00eb hyjnore universale dhe e fundit, ishte nj\u00eb fillim madh\u00ebshtor, e cila pati ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Ky ndikim akoma \u00ebsht\u00eb duke vazhduar edhe pas 14 shekujve. Pa dyshim q\u00eb Muhamemdi s.a.v.s. ishte q\u00ebllimi kryesor i profecis\u00eb, ai me k\u00ebt\u00eb profeci pranoi edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe p\u00ebr t\u2019i ftuar njer\u00ebzit n\u00eb adhurimin e Zotit Nj\u00eb. Profeti pasi u zgjodh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ai kishte pozit\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe te Zoti i Madh\u00ebrish\u00ebm.<\/p>\n<p>   Hz. Muhammedi gjat\u00eb 23 viteve t\u00eb thirrjes s\u00eb tij n\u00eb Islam, p\u00ebrgjegj\u00ebsin e tij e kreu n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Kjo thirrje u realizua deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa q\u00eb Zoti n\u00eb suren Ahzab ajetin 21 thot\u00eb:<\/p>\n<p>  \u201cJu e kishit shembullin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarin e All-llahut, kuptohet ai q\u00eb shpreson n\u00eb shp\u00ebrblimin e All-llahut n\u00eb bot\u00ebn tjet\u00ebr, ai q\u00eb at\u00eb e shoq\u00ebron duke e p\u00ebrmendur shum\u00eb shpesh All-llahun\u201d.<\/p>\n<p>   K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7do kush q\u00eb d\u00ebshiron Islamin ta njoh\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb m\u00ebsimeve t\u00eb tij, ai duhet t\u00eb kthehet te veprat dhe fjal\u00ebt e Profetit Muhammed. Kur\u2019ani i Madh\u00ebrish\u00ebm n\u00eb ajete t\u00eb ndryshme mysliman\u00ebt i fton q\u00eb t\u00eb adhurojn\u00eb  All-llahun dhe t\u00eb respektojn\u00eb t\u00eb d\u00ebrguarin e Tij, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb nga devijimi dhe t\u00eb gjejn\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb Zotin.  Edhe n\u00eb bot\u00ebn aktuale kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e fresk\u00ebt, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse mysliman\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb dhe t\u00eb fuqizohen at\u00ebher\u00eb duhet q\u00eb p\u00ebr ideal t\u00eb tyre ta ken\u00eb Muhammedin s.a.v.s. n\u00eb realitet Pejgamberi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur shum\u00eb q\u00eb ta zgjeroj\u00eb fen\u00eb islame dhe njer\u00ebzit t\u2019i informoj\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb fe t\u00eb past\u00ebr hyjnore, k\u00ebshtu q\u00eb ai tani pret shum\u00eb nga ummeti islam. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr ta p\u00ebrmbushur k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij duhet te mysliman\u00ebt t\u00eb zhvillohen, t\u00eb jen\u00eb t\u00eb dinjitetsh\u00ebm dhe t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>   Mund t\u00eb themi se d\u00ebshira e par\u00eb e Muhammedit s.a.v \u00ebsht\u00eb uniteti dhe bashkimi i mysliman\u00ebve. Por p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe mosmarr\u00ebveshjeve n\u00eb mes mysliman\u00ebve, mes tyre ka dep\u00ebrtuar armiku, kurse ummeti islam ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb humner\u00ebn ku gjendet sot, i prapambetur dhe i thyer. K\u00ebto p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb \u00e7\u00ebshtje sekondare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb armiqt\u00eb e islamit t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb politikisht, madje edhe ushtarakisht n\u00eb disa shtete islame, kurse n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes nuk jan\u00eb p\u00ebrballur me ndonj\u00eb rezistenc\u00eb serioze nga ana e mysliman\u00ebve.  Kjo ndodh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se feja islame \u00ebsht\u00eb fe e unitetit dhe bashkimit. Islami n\u00eb vete p\u00ebrmban objekte t\u00eb shumta t\u00eb unitetit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Pejgamberi, hz. Muhammed s.a.v. t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt Muhammedi s.a.v.s. e konsiderojn\u00eb si Profet t\u00eb fundit dhe shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe fisnik\u00ebris\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt n\u00eb bot\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb kthehen kah m\u00ebsimet dhe veprat e tij dhe duke u bazuar n\u00eb t\u00eb bashkohen dhe t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb ummet t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb suren Enfal, ajeti 46 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>  \u201cDhe respektojeni All-llahun e t\u00eb d\u00ebrguarin e Tij, e mos u p\u00ebr\u00e7ani mes vete e t\u00eb dob\u00ebsoheni e ta humbni fuqin\u00eb (luftarake). T\u00eb jeni t\u00eb duruesh\u00ebm se All-llahu \u00ebsht\u00eb me t\u00eb durueshmit\u201d.<\/p>\n<p>   Luftimi me dhun\u00ebn dhe despotizmin gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr m\u00ebsimet kryesore t\u00eb fes\u00eb islame. Islami ashtu sikur nuk lejon q\u00eb t\u00eb ushtrohet dhun\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, po ashtu nga mysliman\u00ebt k\u00ebrkon q\u00eb mos t\u2019i n\u00ebnshtrohen dhun\u00ebs dhe shtypjes. Gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Profetit t\u00eb islamit v\u00ebrehet qart\u00eb lufta ndaj dhun\u00ebs dhe shtypjes. Po ky luftim ndaj dhun\u00ebs dhe despotizmit ishte ajo q\u00eb mysliman\u00ebve i dhuroi dinjitet dhe madh\u00ebshti.  Po ashtu edhe tani ky profet nga ithtar\u00ebt e fes\u00eb s\u00eb tij pret q\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mos i n\u00ebnshtrohen dhun\u00ebs dhe shtypjes. P\u00ebr fat t\u00eb keq shtetet islame me shekuj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrballuar me k\u00ebt\u00eb fenomen t\u00eb ndyt\u00eb dhe t\u00eb posht\u00ebruar. Shumica e shteteve islame kan\u00eb qen\u00eb objekt i kolonializmit dhe per\u00ebndimor\u00ebve, kurse si pasoj e k\u00ebtyre kolonializimeve ata kan\u00eb humbur shum\u00eb pasuri t\u00eb veta. Edhe n\u00eb dit\u00ebt tona kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vazhduar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tempo, por vet\u00ebm me metoda tjera. Madje disa shtete islame si Iraku dhe Afganistani jan\u00eb n\u00eb shtypjen e Amerik\u00ebs, kurse Palestina akoma me an\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtimin e Regjimit Sionist. E n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr libri i mysliman\u00ebve Kur\u2019ani n\u00eb suren Nisa ajeti 141 thot\u00eb:<\/p>\n<p>  \u201c&#8230;Allahu kurrsesi nuk iu mund\u00ebson jobesimtar\u00ebve mbizot\u00ebrim t\u00eb plot\u00eb mbi besimtar\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>   Hz. Muhammedi gjat\u00eb 13 viteve q\u00eb ishte n\u00eb Mekke, ishte objekt i dhun\u00ebs dhe maltretimeve t\u00eb jobesimtar\u00ebve kurejshit\u00eb, por ai asnj\u00ebher\u00eb nuk u l\u00ebkund\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e tij dhe me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj metode ai emigroi n\u00eb Medin\u00eb dhe themeloi shtetin islame dhe ngadh\u00ebnjeu t\u00eb gjitha superfuqit\u00eb e koh\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se mysliman\u00ebt e tanish\u00ebm e ndjekin k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Profetit t\u00eb tyre dhe me rezistenc\u00eb dhe xhihad t\u00eb p\u00ebrballen me shtyp\u00ebsit dhe ekspansionist\u00ebt, ata kan\u00eb p\u00ebr ta rikthyer identitetin dhe dinjitetin e m\u00ebparsh\u00ebm, ashtu si\u00e7 d\u00ebshiron Muhammedi sa.v.s. Si shembull t\u00eb k\u00ebsaj mund ta paraqesim Hizbullahun dhe rezistenc\u00ebn trim\u00ebrore t\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt duke u bazuar n\u00eb synetin e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb All-llahut, arrit\u00ebn ta mposhtin Regjimin Sionist, i cili posedonte armatimin m\u00eb modern n\u00eb bot\u00eb. Ky sukses i madh shum\u00eb mir\u00eb tregon se sa her\u00eb q\u00eb mysliman\u00ebt t\u00eb ndjekin m\u00ebsimet e Muhammedit s.a.v.s. ata mund t\u00eb ngadh\u00ebnjejn\u00eb edhe ndaj armiqve t\u00eb p\u00ebrbetuar, t\u00eb cil\u00ebt \u00e7do \u00e7ast presin t\u00eb shprehin mllefin ndaj mysliman\u00ebve.<\/p>\n<p>   Nj\u00eb nd\u00ebr karakteristikat e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Pejgamberit ishte edhe mbrojtja e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe d\u00ebshira e tij p\u00ebr drejt\u00ebsi.  T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se feja islame \u00ebsht\u00eb fe e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe e reales, k\u00ebshtu q\u00eb edhe profeti nuk kurseu aspak nga vetja e tij n\u00eb mbrojtjen e rrug\u00ebs s\u00eb islamit, madje deri n\u00eb \u00e7astin e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij urdh\u00ebroi p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb. Edhe n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb mbrojtja e kultur\u00ebs dhe m\u00ebsimeve t\u00eb islamit \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e \u00e7do myslimani, i cili veten e konsideron ndjek\u00ebs t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Profetit.  Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur mediat dhe disa autoritete t\u00eb larta per\u00ebndimore kan\u00eb treguar haptazi urrejtjen dhe mllefin e tyre ndaj fes\u00eb islame, madje k\u00ebt\u00eb fenomen e kan\u00eb v\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs. Publikimi i karikaturave fyese ndaj Muhammedit s.a.v.s. gjat\u00eb shtatorit t\u00eb kaluar dhe ribotimi i tyre n\u00eb shum\u00eb gazeta tjera evropiane jan\u00eb shembuj t\u00eb qart\u00eb t\u00eb urrejtjes dhe sulmit ndaj fes\u00eb islame. K\u00ebshtu q\u00eb tani mysliman\u00ebt e kan\u00eb obligim q\u00eb duke u bazuar n\u00eb rrug\u00ebn e t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Zotit t\u00eb mbrojn\u00eb fen\u00eb e tyre t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes t\u00eb sulmohet feja dhe Profeti i tyre.<\/p>\n<p>    Hz. Muhammedi s.a.v.s. gjithashtu ka predikuar shum\u00eb edhe paqen dhe sigurin\u00eb. Por n\u00eb qoft\u00eb se rrezikoheshin idealet e m\u00ebdha t\u00eb njer\u00ebzimit ose t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb islame ai p\u00ebrballej ashp\u00ebr me k\u00ebto rreziqe. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai gjat\u00eb luft\u00ebs respektonte t\u00eb gjitha ligjet dhe vlerat njer\u00ebzore, asnj\u00ebher\u00eb nuk sulmonte civil\u00ebt, kafsh\u00ebt dhe bim\u00ebt e armikut. Pejgamberi ka shkruar marr\u00ebveshje t\u00eb shumta me jobesimtar\u00ebt dhe me ithtar\u00ebt e feve tjera n\u00eb lidhje me respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Ai gjithashtu Mekken e \u00e7liroi pa asnj\u00eb gjakderdhje dhe duke i falur armiqt\u00eb e tij. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fen\u00eb islame v\u00ebllaz\u00ebria dhe falja jan\u00eb nd\u00ebr parimet kryesore. Por n\u00eb qoft\u00eb se nj\u00eb person, grup apo nj\u00eb shtet tenton t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb shtypjen dhe dhun\u00ebn, at\u00ebher\u00eb mbrojtja nga k\u00ebto lejohet dhe konsiderohet domosdoshm\u00ebri. N\u00eb bot\u00ebn aktuale gjithashtu mysliman\u00ebt duhet t\u00eb respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb parim, t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb dhun\u00ebn dhe despotizmin dhe t\u00eb vendosin paqen dhe sigurin\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>   Profeti i Islamit pas emigrimit n\u00eb Medine e themeloi shtetin me t\u00eb gjitha nevojat e at\u00ebhershme kurse si ligj sundues e vendosi sheriatin islam. Andaj dhe sipas tij feja, politika dhe udh\u00ebheqja nuk mund t\u00eb ndahen nga nj\u00ebra-tjetra, kurse mysliman\u00ebt jan\u00eb t\u00eb obliguar q\u00eb t\u00eb udh\u00ebheqin shtetin e tyre me an\u00eb t\u00eb ligjeve t\u00eb fes\u00eb islame. Ky veprim mund q\u00eb njeriut t\u2019ia dhuroj\u00eb lumturin\u00eb e k\u00ebsaj dhe asaj bote, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb bashkimin e shteteve islame. Edhe pse gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit per\u00ebndimor\u00ebt n\u00eb lindje e kan\u00eb propaganduar shum\u00eb ndarjen e fes\u00eb nga shteti. Ata n\u00ebp\u00ebr shtetet e tyre krishterimin e kan\u00eb t\u00ebrhequr anash, p\u00ebr at\u00eb dhe mendojn\u00eb se edhe feja islame si krishterimi i tanish\u00ebm \u00ebsht\u00eb i zhveshur nga p\u00ebrmbushja e k\u00ebrkesave t\u00eb koh\u00ebs aktuale. Po ashtu q\u00ebndrimet e fes\u00eb islame n\u00eb lidhje me politik\u00ebn dhe pushtetin jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb koordinuara me \u00e7do periudh\u00eb kohore. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00ebse pushteti islam bie n\u00eb duart e personave t\u00eb devotsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb shoq\u00ebria njer\u00ebzore ka p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb paqe, siguri dhe lumturi.<\/p>\n<p>   Islami gjithashtu interesohet edhe p\u00ebr politik\u00ebn, por nuk largohet aspak nga misticizmi. Hz. Muhammedi s.a.v.s. i kushtonte r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe misticizmit dhe p\u00ebrkujtimit t\u00eb Zotit dhe t\u00eb gjith\u00eb i inkurajonte q\u00eb t\u00eb anojn\u00eb kah vlerat mistike. Por misticizmi t\u00eb cil\u00ebn e prezantonte Muhammedi s.a.v.s. nuk ishte q\u00eb njeriu t\u00eb t\u00ebrhiqet nga shoq\u00ebria dhe t\u00eb mos interesohet fare me \u00e7\u00ebshtjet e saj. Ai pas ibadetit t\u00eb tij punonte dhe kryente pun\u00ebt e shtetit. Nga ana tjet\u00ebr, ai n\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebrshtonte teprimin dhe neglizhenc\u00ebn, po ashtu luftonte injoranc\u00ebn dhe p\u00ebrtacin\u00eb.<\/p>\n<p>   N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi mund t\u00eb themi se \u00e7el\u00ebsi i zgjidhjes s\u00eb problemeve t\u00eb bot\u00ebs islame \u00ebsht\u00eb ruajtja e unitetit dhe zbatimi i m\u00ebsimeve  t\u00eb porositura nga Profeti Muhammed s.s.v.s., i cili si i d\u00ebrguar i fundit i Zotit ithtar\u00ebt e fes\u00eb s\u00eb tij i ka porositur q\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb t\u00eb mos p\u00ebr\u00e7ahen.   \u201c A mundet k\u00ebto pohime t\u00eb ting\u00ebllojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta? Dhe mendoni, n\u00ebse ato t\u00eb jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe ju nuk e njihni MUHAMMEDIN ose nuk keni d\u00ebgjuar p\u00ebr at\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjeni k\u00ebsaj sfide t\u00eb tmerrshme dhe t\u00eb b\u00ebni p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta njohur at\u00eb?  Nuk do t\u2019ju kushtoj\u00eb asgj\u00eb, por duhet t\u00eb provoni q\u00eb t\u00eb jeni n\u00eb fillim t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb re n\u00eb jet\u00ebn tuaj.       <\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Profecia e Muhammedit s.a.v.s. dhe n\u00eb realitet zbritja e fes\u00eb hyjnore universale dhe e fundit, ishte nj\u00eb fillim madh\u00ebshtor, e cila pati ndikim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb historin\u00eb njer\u00ebzore. Ky ndikim akoma \u00ebsht\u00eb duke vazhduar edhe pas 14 shekujve. Pa dyshim q\u00eb Muhamemdi s.a.v.s. ishte q\u00ebllimi kryesor i profecis\u00eb, ai me k\u00ebt\u00eb profeci pranoi edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[2018,119],"class_list":["post-31057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-opinione","tag-eroll-velija","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31057\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}