{"id":31102,"date":"2017-05-07T02:22:16","date_gmt":"2017-05-07T00:22:16","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=31102"},"modified":"2017-05-07T02:22:16","modified_gmt":"2017-05-07T00:22:16","slug":"keta-ishin-39-veziret-shqiptare-ne-perandorine-osmane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/keta-ishin-39-veziret-shqiptare-ne-perandorine-osmane\/","title":{"rendered":"K\u00ebta ishin 39 vezir\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/sadrazam.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-31103\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/sadrazam.jpg 599w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/sadrazam-300x193.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 599px) 100vw, 599px\" \/><\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb kontribuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb nd\u00ebrtimin e Perandoris\u00eb Osmane. Ata mund\u00ebn t\u00eb mbajn\u00eb poste t\u00eb larta, deri n\u00eb postin e kryeministrit &#8211; vezirit.<\/strong> <\/p>\n<p>Kryeministrat shqiptar\u00eb i dhuruan perandoris\u00eb territore t\u00eb gjera e t\u00eb lakmuara, t\u00eb tilla si Iraku, Stambolli, Anadolli, Jemeni, Egjipti, Libia, Algjeria, Arabia, Siria, Kreta, Krimeja etj. M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb gjeni emrat dhe biografit\u00eb e shkurta t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Gjedik Ahmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr i perandoris\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. Ai ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1475-1479. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, me an\u00eb t\u00eb flot\u00ebs ushtarake arriti t\u00eb pushtoj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Krimes\u00eb, e cila bllokoi rrug\u00ebn tregtare t\u00eb Evrop\u00ebs p\u00ebr n\u00eb lindje. Arriti q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Venedikut, duke i imponuar nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje t\u00eb favorshme, sipas s\u00eb cil\u00ebs Venediku do t\u2019ju kalonte osman\u00ebve t\u00eb gjitha ishujt e Egjeut, p\u00ebrve\u00e7 Kret\u00ebs dhe Korfuzit, dhe do t\u2019i paguante tribute vjetore perandoris\u00eb. M\u00eb 1478 ushtrit\u00eb osmane nd\u00ebrmor\u00ebn ekspedita pla\u00e7kit\u00ebse n\u00eb territoret austriake.<\/p>\n<p>Ai nuk pranoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb pushtimin e Shkodr\u00ebs dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin merit\u00ebn p\u00ebr sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandant\u00eb t\u00eb operacioneve ushtarake dhe p\u00ebrgjigjeshin me kok\u00eb para sulltanit n\u00eb rast d\u00ebshtimesh.<\/p>\n<p><strong>Daut Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Sami Frash\u00ebrit, \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare, i marr\u00eb rob nga sulltani kur ishte f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb saje t\u00eb aft\u00ebsive dhe talentit t\u00eb tij t\u00eb lindur, n\u00eb koh\u00ebn e sulltanit Mehmed II u b\u00eb bejlerbe i Rumelis\u00eb dhe Anadollit. N\u00eb vitin 1483, n\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Bajazitit, duke qen\u00eb bejlerbe i Anadollit kaloi n\u00eb postin e kryeministrit dhe arriti t\u00eb drejtoj\u00eb me sukses pun\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit osman. N\u00eb vitin 1496 u largua nga detyra dhe pas dy vitesh vdiq.<\/p>\n<p><strong>Haim Ahmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr me origjin\u00eb shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij n\u00ebnshtroi Hercegovin\u00ebn dhe nd\u00ebrmori disa ekspedita pla\u00e7kit\u00ebse n\u00eb Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike t\u00eb cilat lakmoheshin nga osman\u00ebt, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht n\u00eb det.<\/p>\n<p>Flota osmane korri nj\u00eb fitore historike n\u00eb betej\u00ebn e Lepantos n\u00eb Korint, kund\u00ebr flot\u00ebs s\u00eb Venedikut me t\u00eb cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, t\u00eb bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonj\u00eb pla\u00e7k\u00eb lufte t\u00eb madhe, por vet\u00ebm u futi frik\u00ebn evropian\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos merreshin me osman\u00ebt, dhe nga ana tjet\u00ebr nxori superioritetin e flot\u00ebs osmane kund\u00ebr flot\u00ebs per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb e gjith\u00eb Azia e vog\u00ebl u p\u00ebrfshi n\u00eb shtetin osman. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij filloi nj\u00eb luft\u00eb e gjat\u00eb me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armenin\u00eb, Kurdistanin dhe k\u00ebrkonte edhe Azin\u00eb e Vog\u00ebl sht\u00ebpin\u00eb e osman\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo luft\u00eb mori karakter fetar, sepse iranian\u00ebt ishin shiit dhe turqit sunit. P\u00ebrfundimisht, Irani u mund n\u00eb vitin 1514 aq sa osman\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb territoret e vet\u00eb shtetit t\u00eb Iranit dhe mor\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb ark\u00ebs s\u00eb shtetit. Ai arriti q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij t\u00eb mundte Venedikun fuqin\u00eb mesjetare detare dhe pas k\u00ebsaj edhe vet\u00eb Iranin, i cili kishte m\u00eb tep\u00ebr zot\u00ebrime se sa osman\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, Azia e vog\u00ebl, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij u b\u00eb e osman\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptar\u00ebt pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.<\/p>\n<p><strong>Ahmet Pash\u00eb Dukagjini<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohe, nga vitet 1514 deri n\u00eb vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjin\u00ebve. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Sulltan Selimit, ai ka qen\u00eb ushtarak i lart\u00eb me titullin gjeneral dhe m\u00eb pas ka qen\u00eb bejlerbe i Rumelis\u00eb, pra qeveritar i Ballkanit. M\u00eb von\u00eb u b\u00eb kryeminist\u00ebr. Dukagjini, gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavar\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kund\u00ebr sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake dhe koka e tij e prer\u00eb iu d\u00ebrgua sulltanit n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p><strong>Ibrahim Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte me origjin\u00eb nga Butrinti, por ka studiues q\u00eb thon\u00eb nga Parga e \u00c7am\u00ebris\u00eb. Gjithsesi ishte shqiptar. Gjat\u00eb nj\u00eb ekspedite ushtarake n\u00eb trojet shqiptare sulltani e mori dhe e rriti n\u00eb pallatin e tij s\u00eb bashku me t\u00eb birin, Sulejmanin, i cili n\u00eb 1520 b\u00ebhet sulltan, dhe shokun e tij t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb e b\u00ebn kryeminist\u00ebr. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur q\u00eb ishte nj\u00eb nga sulltan\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb perandoris\u00eb, ndoshta m\u00eb i madhi.<\/p>\n<p>U edukua dhe mori arsimin e mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr nga vitet 1523-1536. U martua me motr\u00ebn e sulltanit, i cili i b\u00ebri nj\u00eb dasm\u00eb madh\u00ebshtore. Si u b\u00eb kryeminist\u00ebr, drejtoi fushatat p\u00ebr pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1526 u vu n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kund\u00ebr Hungaris\u00eb. N\u00eb gusht t\u00eb po atij viti u zhvillua beteja e Moha\u00e7it ku hungarez\u00ebt u mund\u00ebn dhe, pas k\u00ebsaj, ushtria osmane mori Bud\u00ebn \u2013 kryeqytetin e vendit. Kjo betej\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mori pjes\u00eb dhe sulltan Sulejmani, ishte nj\u00eb betej\u00eb historike, sepse osman\u00ebt pas k\u00ebsaj erdh\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e Evrop\u00ebs qendrore dhe e k\u00ebrc\u00ebnonin seriozisht at\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja e Moha\u00e7it ishte nj\u00eb nga betejat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kan\u00eb zhvilluar osman\u00ebt, por me komandant shqiptar. Po t\u00eb kihet parasysh q\u00eb Hungaria b\u00ebri nj\u00eb luft\u00eb 100-vje\u00e7are, q\u00eb nga 1444 kur k\u00ebrkoi ndihm\u00ebn e Sk\u00ebnderbeut, r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj fitoreje \u00ebsht\u00eb historike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtar\u00ebsh, t\u00eb komanduar nga Ibrahimi, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn merrte pjes\u00eb dhe vet sulltani, rrethoi Vjen\u00ebn. Vjena u bombardua ashp\u00ebr, por nuk u dor\u00ebzua. N\u00eb d\u00ebshtimin e ushtris\u00eb osmane, n\u00eb marrjen e Vjen\u00ebs, ndikoi negativisht i ftohti me t\u00eb cilin nuk ishte m\u00ebsuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga nj\u00eb zon\u00eb e ngroht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1532 ishte kryekomandant i nj\u00eb lufte tjet\u00ebr me Austrin\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr territoret hungareze. N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb ai i shkaktoi disfat\u00eb Austris\u00eb dhe arriti q\u00eb p\u00ebrfundimisht t\u00eb kthente Hungarin\u00eb n\u00eb nj\u00eb provinc\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb osmane. N\u00eb vitin 1534 arriti t\u00eb pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi m\u00eb tej territoret e shtetit osman n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Ibrahimi ka n\u00ebnshkruar kapitulacionet me Franc\u00ebn, q\u00eb shum\u00eb studiues i quajn\u00eb n\u00eb disfavor t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebrsa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb, sepse tregtar\u00ebt francez\u00eb ishin t\u00eb privilegjuar n\u00eb perandori. Por, nga ana tjet\u00ebr, kapitulacionet ishin nj\u00eb marr\u00ebveshje me Franc\u00ebn kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, Austris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn donin ta sulmonin nj\u00ebkoh\u00ebsisht. K\u00ebshtu, e par\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, nuk ishte aspak nj\u00eb marr\u00ebveshje e keqe, sepse b\u00ebnte aleate nj\u00eb shtet per\u00ebndimor. Ai arriti t\u00eb shtypte me arm\u00eb t\u00eb gjitha kryengritjet brenda vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1536 vritet n\u00eb pallatin e Sulltanit, aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb, megjith\u00ebse shum\u00eb historian\u00eb thon\u00eb se u vra p\u00ebr xhelozi, ngaq\u00eb kishte arritur t\u00eb kishte sukses. Nuk besohet t\u00eb ket\u00eb pasur dor\u00eb sulltani n\u00eb vrasjen e tij, ashtu si\u00e7 ndodhte r\u00ebndom tek osman\u00ebt, sepse ata ishin rritur bashk\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00eb dhe nj\u00eb sulltan i madh si Sulejmani nuk mund t\u00eb kishte shpirt kaq t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>N\u00eb histori mbetet nj\u00eb nga vezir\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb nj\u00ebrit prej sulltan\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb perandoris\u00eb osmane. Ai ka merit\u00ebn se arriti t\u00eb pushtoj\u00eb Hungarin\u00eb, e cila kishte 100 vjet q\u00eb sfidonte osman\u00ebt. Sulmoi Austrin\u00eb dhe edhe pse s\u2019e pushtoi, me at\u00eb veprim tmerroi Evrop\u00ebn. Pushtoi Azerbajxhanin, n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje aleance me Franc\u00ebn etj.<\/p>\n<p><strong>Ajaz Mehmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Qe kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1536-1539 pas vdekjes s\u00eb Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur n\u00eb Vuno. Hyri n\u00eb pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermes\u00eb, q\u00eb ishte marrja e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, dhe edukimi p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb ushtri ku m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt mbaheshin p\u00ebr sh\u00ebrbimin n\u00eb pallatin e sulltanit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillimet e karrier\u00ebs s\u00eb tij ka qen\u00eb bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, nj\u00eb funksionar i lart\u00eb i shtetit i rebeluar ndaj qeveris\u00eb qendrore. Mori pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Moha\u00e7it dhe t\u00eb Rodosit krahas shqiptarit tjet\u00ebr q\u00eb ishte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kryeminist\u00ebr Ibrahm Pash\u00ebs. N\u00eb vitin 1536 u b\u00eb kryeminist\u00ebr, detyr\u00eb q\u00eb e mbajti derisa vdiq n\u00eb 1539. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij ai drejtoi fushat\u00ebn ushtarake kund\u00ebr Rumanis\u00eb dhe arriti t\u00eb pushtoj\u00eb Rumanin\u00eb e Mildavin\u00eb. Midis lumenjve Dniep\u00ebr dhe Dniest\u00ebr u krijua nj\u00eb sanxhak i ri me tokat e pushtuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1538 flota osmane mundi n\u00eb Prevez\u00eb flot\u00ebn e tre fuqive t\u00eb per\u00ebndimit, at\u00eb t\u00eb Karlit t\u00eb V Habsburg, t\u00eb Venedikut dhe Papatit. Pas k\u00ebsaj humbjeje Venediku u detyrua t\u00eb l\u00ebshonte disa qytete n\u00eb Dalmaci dhe t\u00eb paguante nj\u00eb tribut vjetor t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb favor t\u00eb osman\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai mori pjes\u00eb n\u00eb shtypjen e kryengritjes n\u00eb vendlindjen e tij, Himar\u00eb, pasi ishte kryeminist\u00ebr e ndoshta nuk mund t\u00eb b\u00ebnte dot ndryshe se i priste kok\u00ebn sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka merit\u00ebn se pushtoi Rumanin\u00eb dhe Moldavin\u00eb si edhe mundi flot\u00ebn detare evropiane.<\/p>\n<p><strong>Lutfi Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Qeverisi si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1539-1541. Ishte me origjin\u00eb nga Vlora, nga ku osman\u00ebt e mor\u00ebn q\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ai u rrit n\u00eb pallatin e sulltanit, ku mori t\u00eb gjith\u00eb edukimin e nevojsh\u00ebm politiko-ushtarak. Historian\u00ebt e koh\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cShqiptar kok\u00ebfort\u00eb e inat\u00e7i, Ai mori pjes\u00eb n\u00eb rrethimin e Vjen\u00ebs n\u00eb vitin 1529 s\u00eb bashku me ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb shqiptar\u00eb, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qen\u00eb bejlerbe i Rumelis\u00eb, pra i Ballkanit.<\/p>\n<p>Ai ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Otrantos kund\u00ebr italian\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt edhe u mund\u00ebn. Pas vdekjes s\u00eb kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u b\u00eb kryeminist\u00ebr. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij, b\u00ebri paqe me Venedikun, q\u00eb ishte tep\u00ebr e favorshme p\u00ebr osman\u00ebt sepse ajo sillte territore, para dhe qet\u00ebsi. Ai hyri n\u00eb bisedime p\u00ebr paqe me Austrin\u00eb. N\u00eb luft\u00eb me arab\u00ebt mori disa territore t\u00eb Jemenit, dhe arriti t\u00eb dal\u00eb n\u00eb detin e Kuq. N\u00eb vitin 1541 u t\u00ebrhoq nga detyra me d\u00ebshir\u00ebn e vet, por arsyet nuk dihen. Marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me sulltanin qen\u00eb t\u00eb mira, sepse ai ishte dh\u00ebnd\u00ebr te sulltani, pasi ishte martuar me motr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p><strong>Rustem Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr i perandoris\u00eb me origjin\u00eb shqiptare, q\u00eb qeverisi n\u00eb vitet 1544-1552 dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, n\u00eb vitet 1555-1560 pas vdekjes s\u00eb Kara Ahmet Pash\u00ebs, pra ai qeverisi perandorin\u00eb p\u00ebr 13 vjet. Ai arriti t\u00eb fus\u00eb n\u00eb perandori disa vise t\u00eb Jemenit. N\u00eb qeverisjen e tij u pushtua Tripoli n\u00eb Libi, pasi theu flot\u00ebn spanjolle, q\u00eb mbante nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore. Ai organizoi e drejtoi nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb dyt\u00eb kund\u00ebr shahut t\u00eb Iranit n\u00eb vitin 1548 e cila do t\u00eb p\u00ebrfundonte me disfat\u00eb p\u00ebr Iranin dhe marr\u00ebveshjen e paqes do e n\u00ebnshkruante nj\u00eb shqiptar tjet\u00ebr, Kara Ahmet Pasha.<\/p>\n<p><strong>Kara Ahmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb e mor\u00ebn t\u00eb vog\u00ebl nga trojet shqiptare dhe e rrit\u00ebn n\u00eb pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha t\u00eb motr\u00ebn p\u00ebr grua, ashtu si\u00e7 b\u00ebnin shpesh sulltan\u00ebt me figura t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb forta t\u00eb shtetit. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ka qen\u00eb bejlerbej i Rumelis\u00eb, me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr quheshin zotrimet osmane n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>N\u00eb 1526 mori pjes\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Moha\u00e7it kund\u00ebr Hungaris\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte kryeminist\u00ebr, n\u00eb vitet 1553-1555, u ngarkua t\u00eb merrej vesh me shahun e Iranit dhe n\u00ebnshkroi me t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje paqeje, sipas s\u00eb cil\u00ebs Iraku mbeti n\u00ebn sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndan\u00eb m\u00eb dysh, nd\u00ebrsa Azerbajxhani kaloi n\u00ebn sundimin e shahut t\u00eb Iranit. Marr\u00ebveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli n\u00eb gjirin Persik, pra ishte nj\u00eb tjet\u00ebr shqiptar pas atij q\u00eb e nxori perandorin\u00eb n\u00eb detin e Kuq, q\u00eb i dha gjirin Persik shtetit osman.<\/p>\n<p>Me flot\u00ebn osmane u kryen edhe disa pushtime n\u00eb Afrik\u00ebn Veriore. N\u00eb 1555 i pren\u00eb kok\u00ebn, edhe pse qe dh\u00ebnd\u00ebrr i sulltanit, arsyet se p\u00ebrse nuk dihen.Megjith\u00ebse qeverisi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr ai arriti q\u00eb t\u2019i jap\u00eb perandoris\u00eb gjirin Persik dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs Veriore.<\/p>\n<p><strong>Semiz Ahmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr me origjin\u00eb shqiptare gjat\u00eb viteve 1579-1580 pra, p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, ku nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar shum\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr ishte bejlerbe i Rumelis\u00eb. Ai mori p\u00ebr grua t\u00eb bij\u00ebn e ish-kryeministrit Rustem Pasha.<\/p>\n<p><strong>Koxha Sinan Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr i perandoris\u00eb 5 her\u00eb n\u00eb vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; n\u00eb 1593; 1595-1596. Ka lindur n\u00eb Topjan\u00eb t\u00eb Lum\u00ebs, pra ishte shqiptar dhe u rrit n\u00eb pallatin e sulltanit. Gjat\u00eb karier\u00ebs s\u00eb tij ka sh\u00ebrbyer si qeveritar n\u00eb Tripoli t\u00eb Libis\u00eb dhe n\u00eb Damask t\u00eb Siris\u00eb. Ai ka merit\u00ebn q\u00eb n\u00ebnshtroi p\u00ebrfundimisht Jemenin t\u00eb cilin pjes\u00ebrisht e kishin n\u00ebnshkruar dy shqiptar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli n\u00eb detin Arabik.N\u00eb vitin 1580 drejto vet\u00eb fushat\u00ebn ushtarake kund\u00ebr Persis\u00eb dhe Hungaris\u00eb, edhe pse ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer. Ai mori pjes\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr kund\u00ebr Austris\u00eb, e cila p\u00ebrfundoi me marr\u00ebveshje paqeje, por pas vdekjes s\u00eb tij. Vendlindjes s\u00eb tij, Lum\u00ebs, i leht\u00ebsoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti n\u00eb Ka\u00e7anik nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb dhe nj\u00eb xhami.<\/p>\n<p><strong>Ferad Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Edhe ai si kryeministrat e tjer\u00eb shqiptar\u00eb u rrit n\u00eb pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojsh\u00ebm. Gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij qeverisi Rumelin\u00eb, si bejlerbe. Qe kryeminist\u00ebr gjat\u00eb viteve 1591-1592 dhe n\u00eb vitin 1595. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr Austris\u00eb e cila n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb zgjati disa vjet. Ai drejtoi luft\u00ebn kund\u00ebr Vllahis\u00eb, pas s\u00eb cil\u00ebs u pushua nga puna dhe u vra nga rival\u00ebt e tij po shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Merre Husein Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte me origjin\u00eb shqiptare. Ka nisur karrier\u00ebn si kuzhinier, dhe m\u00eb von\u00eb sh\u00ebrbeu si vali n\u00eb Misir. Sh\u00ebrbeu si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1601-1602, pra p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Ai quhej Merre, sepse p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij p\u00ebrdorte fjal\u00ebn shqip merre, zhduke, k\u00ebshtu q\u00eb i mbeti ky em\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Jemishxhi Hasan Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Sami Frash\u00ebrit \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. (Sami Frash\u00ebri\u2026 f.komp.45).Ka ngjitur shkall\u00ebt e karrier\u00ebs ushtarake dhe qeveritare n\u00eb saj\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij. N\u00eb vitin 1602-1603, ishte kryeminist\u00ebr i perandoris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kujxhu Murat Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ka qen\u00eb me origjin\u00eb shqiptare. Ishte kryeminist\u00ebr gjat\u00eb viteve 1606-1611, pra p\u00ebr rreth 5 vjet. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij u n\u00ebnshkrua amrr\u00ebveshja e paqes me Austrin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn perandoria kishte disa vite q\u00eb kishte rifilluar luft\u00ebn. N\u00eb 1606 me Austrin\u00eb u n\u00ebnshkrua nj\u00eb traktat paqeje 10 vje\u00e7are, sipas s\u00eb cil\u00ebs, t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk pat\u00ebn p\u00ebrfitime territoriale. Austria i dha perandoris\u00eb nj\u00eb tribut vjetor prej 200 000 dukat\u00ebsh ari dhe nga ana tjet\u00ebr, osman\u00ebt njoh\u00ebn sundimtarin e Vjen\u00ebs si perandor.<\/p>\n<p>K\u00ebto kushte nuk ishin t\u00eb favorshme p\u00ebr osman\u00ebt, por shteti u detyrua, pasi n\u00eb vend kishte plasur nj\u00eb kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si t\u00eb luftohej jasht\u00eb kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti q\u00eb t\u00eb shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, t\u00eb quajtur si kryengritja Xhelaliane. K\u00ebshtu n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vje\u00e7, arriti t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb ushtrin\u00eb kryengrit\u00ebse dhe t\u00eb asgj\u00ebsoj\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Nasuh Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1611-1614 vite gjat\u00eb t\u00eb cilave mbret\u00ebroi nj\u00eb gjendje paqeje pa luftra t\u00eb m\u00ebdha. Para se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.<\/p>\n<p><strong>Ohril Hysein Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ai lindi n\u00eb zon\u00ebn e Pogradecit, dhe vdiq n\u00eb vitin 1622. U rrit n\u00eb pallatin e sulltanit dhe m\u00eb pas u b\u00eb komandant i jeni\u00e7er\u00ebve, dhe qeveritar i Rumelis\u00eb. Mori grad\u00ebn vezir dhe sh\u00ebrbeu si kryeminist\u00ebr gjat\u00eb vitit 1621.<\/p>\n<p><strong>Hasan Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ai ishte me origjin\u00eb shqiptare. U mor i vog\u00ebl dhe u edukua n\u00eb oborrin e sulltanit. N\u00eb fillim ka qen\u00eb bejlerbej i Rumelis\u00eb, pastaj vezir i grad\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt deri sa u b\u00eb vezir i madh ose kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1624.<\/p>\n<p><strong>Taban Mehmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr me origjin\u00eb shqiptare i perandoris\u00eb n\u00eb vitet 1631-1637, pra p\u00ebr 5 vjet. Vite q\u00eb nuk pat\u00ebn ngjarje t\u00eb m\u00ebdha. Pas detyr\u00ebs u burgos dhe u ekzekutua, sepse k\u00ebshtu b\u00ebnin shpesh sulltan\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Mustafa Pash\u00eb Kamekeshi<\/strong><\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Vlor\u00eb, dhe hyri n\u00eb ushtrin\u00eb osmane me an\u00eb t\u00eb sistemit t\u00eb devishermes. Kushti i par\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebje karrier\u00eb n\u00eb perandorin\u00eb osmane ishte q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshe mysliman, k\u00ebshtu, duke qen\u00eb se shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb fanatik\u00eb fetar\u00eb, por p\u00ebrkundrazi, jan\u00eb tep\u00ebr tolerant\u00eb p\u00ebr fen\u00eb e tjetrit, nuk e pat\u00ebn problem t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fen\u00eb. N\u00eb fillim hyri n\u00eb radh\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve, dhe arriti deri n\u00eb postin e komandantit t\u00eb flot\u00ebs ushtarake osmane.<\/p>\n<p>U dallua si kryekomandant n\u00eb rrethimin e Irakut ku merrte pjes\u00eb dhe vet\u00eb Sulltan Murati IV, p\u00ebr suksesin e s\u00eb cil\u00ebs mori dhe titullin vezir i madh q\u00eb ishte titulli m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb e qeverisjes, dhe qeverisi vendin n\u00eb vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vet\u00ebm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti t\u00eb kryej\u00eb me sukses nj\u00eb reform\u00eb financiare me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb reform\u00eb administrative q\u00eb nuk i p\u00eblqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.<\/p>\n<p><strong>Xhixhan Mehmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Me origjin\u00eb shqiptare nga i ati, nd\u00ebrsa nga e \u00ebma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua n\u00eb oborrin e sulltanit, dhe qeverisi n\u00eb vitet 1644-1645. Karrier\u00ebn e nisi si vali i Egjiptit, dhe m\u00eb von\u00eb i Damaskut. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes s\u00eb tij mori Kret\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e mbante ende Venediku. Marrja e Kret\u00ebs ishte nj\u00eb fitore p\u00ebr perandorin\u00eb, sepse ajo kishte nj\u00eb pozit\u00eb gjeografike t\u00eb mir\u00eb, dhe nga ana tjet\u00ebr d\u00ebbohej p\u00ebrfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.<\/p>\n<p><strong>Kara Mustafa Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Me origjin\u00eb shqiptare, i lindur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai shkoi n\u00eb Stamboll si jeni\u00e7er dhe arriti t\u00eb b\u00ebhej komandant i ushtris\u00eb s\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve. Ka qen\u00eb dy her\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjat\u00eb detyr\u00ebs si minist\u00ebr i marin\u00ebs, mundi flot\u00ebn Venedikase.<\/p>\n<p><strong>Tarhanxhu Mustafa Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte me origjin\u00eb nga Mati dhe qeverisi vendin n\u00eb vitet 1652-1653. Karrier\u00ebn e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe m\u00eb von\u00eb i Selanikut. Ishte kryeminist\u00ebr i par\u00eb q\u00eb n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb fushatave dhe pla\u00e7kitjeve arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb menaxhuar m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktim\u00eb e zgjuarsis\u00eb s\u00eb vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb hanin sa t\u00eb mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit \u00ebsht\u00eb aq i vjet\u00ebr sa dhe profesioni m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb. P\u00ebr t\u00eb thuhej se ishte i pakorruptuesh\u00ebm, dhe b\u00ebnte detyr\u00ebn si duhej, k\u00ebshtu q\u00eb natyrisht s\u2019do ta kishte t\u00eb gjat\u00eb. Xhelozit\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve b\u00ebn\u00eb q\u00eb ai t\u00eb pushohej nga puna dhe t\u00eb ekzekutohej.<\/p>\n<p><strong>Qypyrli Mehmet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shqiptar nga Berati, lindur n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb varf\u00ebr dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte t\u00eb shkruante dhe t\u00eb lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cil\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb e b\u00ebn\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb perandoris\u00eb n\u00eb vitin 1656-1661, n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; t\u00eb zgjidhte vet\u00eb ndihm\u00ebsit e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb qeverisje dhe t\u00eb ishte i lir\u00eb n\u00eb qeverisjen e vendit, gj\u00eb q\u00eb s\u2019e kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb kryeminist\u00ebr deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Vendi ishte futur n\u00eb kriz\u00eb, dhe ai arriti t\u00eb balancoj\u00eb buxhetin e shtetit duke v\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb ark\u00ebn e vak\u00ebfeve dhe t\u00eb sulltanit. Forcoi disiplin\u00ebn n\u00eb ushtri e cila kishte filluar t\u00eb \u00e7artej dhe t\u00eb humbiste betejat, rriti efikasitetin e flot\u00ebs ushtarake. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushat\u00ebn ushtarake n\u00eb Poloni. Vendosi qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend duke vrar\u00eb me mij\u00ebra vet\u00eb q\u00eb nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks t\u00eb Stambollit.<\/p>\n<p><strong>Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu<\/strong><\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, q\u00eb qeverisi p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb prej 15 vjet\u00ebsh nga 1661-1676. U edukua n\u00eb Stamboll dhe ishte m\u00eb pak i ashp\u00ebr se sa i ati. Karrier\u00ebn e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re 26-vje\u00e7are. N\u00eb politik\u00ebn e jashtme u mor me Austrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn gjeneral\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e kishin thyer dot.<\/p>\n<p>Ai pushtoi k\u00ebshtjellat rreth Vjen\u00ebs, dhe po p\u00ebrgatitej t\u00eb pushtonte dhe vet\u00eb kryeqytetin Austriak, gj\u00eb q\u00eb tmerroi Evrop\u00ebn. Me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha nuk arriti t\u00eb pushtoj\u00eb Vjen\u00ebn. Gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij pushtoi t\u00ebr\u00ebsisht Kret\u00ebn, pasi shqiptari q\u00eb e pushtoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb disa k\u00ebshtjella pa pushtuar dhe n\u00eb vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar m\u00eb par\u00eb nga 2 kryeministra shqiptar\u00eb, por q\u00eb nga 1635 ishte shk\u00ebputur nga perandoria.Vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 46-vje\u00e7are, n\u00eb vitin 1676 nga nj\u00eb s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme.<\/p>\n<p><strong>Fazlli Mustafa Pash\u00eb Qypyrliu<\/strong><\/p>\n<p>Ishte djal\u00eb i dyt\u00eb i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkall\u00ebt e karrier\u00ebs shum\u00eb shpejt me ndihm\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmve, por dhe me meritat e veta.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1690-1691 u em\u00ebrua kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Austria, gjat\u00eb munges\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb qeverisje, nga 1676 deri n\u00eb 1690, pra p\u00ebr 14 vjet kishte mundur ushtrin\u00eb osmane n\u00eb vitin 1683 dhe kishte marr\u00eb territore t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Ballkan. N\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb ushtrie mundi austriak\u00ebt dhe rimori territoret n\u00eb Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shum\u00eb mir\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt dhe popullsin\u00eb jomyslimane t\u00eb perandoris\u00eb, ashtu si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historikisht shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Ali Pash\u00eb Arabxhiu<\/strong><\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Oh\u00ebr. Hyri n\u00eb ushtri si jeni\u00e7er dhe p\u00ebrfundoi si komandant i jeni\u00e7er\u00ebve. M\u00eb von\u00eb u b\u00eb komandant i rojeve n\u00eb oborrin e sulltanit. N\u00eb vitin 1691 b\u00ebhet kryeminist\u00ebr deri n\u00eb 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike t\u00eb tij n\u00eb drejtimin e shtetit, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye e ekzekutoi.<\/p>\n<p><strong>Hysen Qypyrliu<\/strong><\/p>\n<p>Me origjin\u00eb nga familja e madhe e Qypyrlinj\u00ebve, kush\u00ebri i par\u00eb me bijt\u00eb e Mehmet Qypyrliut. N\u00eb fillim qe minist\u00ebr i marin\u00ebs, dhe pas mbrojtjes s\u00eb Beogradit kund\u00ebr austriak\u00ebve, u b\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1697-1702.<\/p>\n<p><strong>Dalltaban Mustafa Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shqiptar i lindur n\u00eb Manastir, i cili ngjiti shkall\u00ebt e karrier\u00ebs n\u00eb saj\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive t\u00eb tij politiko-ushtarake. Nga jeni\u00e7er n\u00eb komandant t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve. Ai qeverisi n\u00eb disa vilajete si n\u00eb Bagdad, Bosnj\u00eb dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1702-1703.<\/p>\n<p><strong>Numan Pash\u00eb Qypyrliu<\/strong><\/p>\n<p>Me origjin\u00eb nga familja e qypyrlinj\u00ebve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin n\u00eb vitin 1710. Para se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1708 u martua me t\u00eb bij\u00ebn e sulltanit.<\/p>\n<p><strong>Haxhi Halil Pash\u00eb Arnavuti (Shqiptari)<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkall\u00ebt e karrier\u00ebs me mundim dhe pun\u00ebn e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa n\u00eb vitin 1716 u b\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Ivaz Zade Halil Pasha<\/strong><\/p>\n<p>U b\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1770. T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb nuk ka.<\/p>\n<p><strong>Almedar Bajraktar Mustafa Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte shqiptar dhe mori detyr\u00ebn e kryeministrit pasi hipi n\u00eb fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qen\u00eb nj\u00eb ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ekspedit\u00ebn ushtarake kund\u00ebr Rusis\u00eb. Ai ndihmoi Selimin III q\u00eb t\u00eb reformonte ushtrin\u00eb e pabindur t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve dhe u b\u00eb kryeminist\u00ebr nga sulltan Mahmuti II.<\/p>\n<p><strong>Memish Pasha i zgjuar<\/strong><\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1808-1809.<\/p>\n<p><strong>Gjirtili Mustafa Nail Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte me origjin\u00eb nga Kosturi, q\u00eb sot grek\u00ebt e quajn\u00eb Kastoria, dhe u b\u00eb kryeminist\u00ebr 3 her\u00eb me nd\u00ebrprerje n\u00eb 1853, 1854, 1857. P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebh\u00ebj kryeminist\u00ebr ai qeverisi Kret\u00ebn p\u00ebr disa vjet duke vendosur paqen dhe qet\u00ebsin\u00eb atje. Ai qe minist\u00ebr disa her\u00eb, derisa u b\u00eb kryeminist\u00ebr i perandoris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mehmet Ferit Pash\u00eb Vlora<\/strong><\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1902-1908 dhe ka lindur n\u00eb Janin\u00eb, pasi la postin e kryeministrit u b\u00eb kryetar senati dhe minist\u00ebr i brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Mirsili Said Halim Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nipi i Mehmetit t\u00eb Kavall\u00ebs. Ai u b\u00eb senator dhe m\u00eb pas kryetar i Senatit n\u00eb 1912, minist\u00ebr i brendsh\u00ebm, dhe kryeminist\u00ebr n\u00eb vitet 1913-1917.<\/p>\n<p><strong>Ahmet Izet Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Me origjin\u00eb nga Manastiri, qe kryeminist\u00ebr n\u00eb vitin 1918.<\/p>\n<p><strong>Demat Ferit Pasha<\/strong><\/p>\n<p>Ishte kryeministri i fundit i perandoris\u00eb osmane n\u00eb 1919-1920. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebr personat q\u00eb kan\u00eb kontribuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb nd\u00ebrtimin e Perandoris\u00eb Osmane. Ata mund\u00ebn t\u00eb mbajn\u00eb poste t\u00eb larta, deri n\u00eb postin e kryeministrit &#8211; vezirit. Kryeministrat shqiptar\u00eb i dhuruan perandoris\u00eb territore t\u00eb gjera e t\u00eb lakmuara, t\u00eb tilla si Iraku, Stambolli, Anadolli, Jemeni, Egjipti, Libia, Algjeria, Arabia, Siria, Kreta, Krimeja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31103,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[3558,1539,947,3822],"class_list":["post-31102","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktuale","category-kulture","tag-acta-diurna","tag-perandoria-osmane","tag-shqiptaret","tag-veziret"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31102\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31103"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}