{"id":31142,"date":"2017-05-10T18:08:17","date_gmt":"2017-05-10T16:08:17","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=31142"},"modified":"2017-05-10T18:08:17","modified_gmt":"2017-05-10T16:08:17","slug":"u-prish-koalicioni-qeverises-ne-kosove-vendi-shkon-ne-zgjedhje-te-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/u-prish-koalicioni-qeverises-ne-kosove-vendi-shkon-ne-zgjedhje-te-reja\/","title":{"rendered":"U prish koalicioni qeveris\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/mustafa-kuvend.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-31143\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/mustafa-kuvend.jpg 864w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/mustafa-kuvend-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/mustafa-kuvend-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 864px) 100vw, 864px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me 78 vota pro, 34 kund\u00ebr dhe 3 abstenim votoi p\u00ebr mocionin e mosbesimit t\u00eb Qeveris\u00eb, me \u00e7ka vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/strong><\/p>\n<p>Mocioni i mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb propozuar nga grupet parlamentare opozitare Nisma p\u00ebr Kosov\u00ebn, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe L\u00ebvizja \u201cVet\u00ebvendosje\u201d, mori mb\u00ebshtetje edhe nga partia n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK). Nd\u00ebrkaq kund\u00ebr saj votoi partia n\u00eb koalicionin qeveris\u00ebs Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, ku si rezultat i saj, p\u00ebr mocionin e mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs votuan 78 deputet\u00eb pro, 34 kund\u00ebr dhe 3 abstenuan nga 115 deputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm. Me k\u00ebt\u00eb Kosova do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Kryeministri i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i cili paraqiti q\u00ebndrimin e Qeveris\u00eb lidhur me mocionin e mosbesimit tha se ky mocion \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pampflet politik dhe se nuk ka asnj\u00eb baz\u00eb argumentuese. Mustafa tha se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb q\u00eb d\u00ebmet e qeverive t\u00eb kaluara t\u2019i mvishen k\u00ebsaj qeverie. <\/p>\n<p>\u201cVler\u00ebsoj se peticioni ka p\u00ebr pasoj\u00eb destabilizimin e vendit. P\u00ebrmes krijimit t\u00eb mosbesimit n\u00eb institucione dhe krijimit t\u00eb vakumit institucional dhe po ashtu ka p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen e adresave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr afera t\u00eb d\u00ebmshme korruptive dhe d\u00ebmet shum\u00eb milion\u00ebshe t\u00eb paras\u00eb publike q\u00eb i jan\u00eb shkaktuar k\u00ebtij vendi\u201d, tha Mustafa.<\/p>\n<p>Ai foli edhe p\u00ebr t\u00eb arriturat e k\u00ebsaj Qeverie, ku p\u00ebrmendi se jan\u00eb arritur 94 kritere prej 95 t\u00eb tyre p\u00ebr liberalizimin e vizave, p\u00ebrve\u00e7 miratimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr sh\u00ebnimin e vij\u00ebs kufitare mes Kosov\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi. Sipas tij, Kosova \u00ebsht\u00eb vendi me norma m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb rritjes ekonomike n\u00eb rajon, me policin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb rajon dhe me sukseset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha kund\u00ebr terrorizmit dhe ekstremizmit t\u00eb mundshm\u00ebm, si dhe t\u00eb menaxhimit t\u00eb migrimit. <\/p>\n<p>Mustafa k\u00ebtu p\u00ebrmendi edhe arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit (MSA), Trep\u00e7\u00ebs dhe t\u00eb Investimeve trategjike duke th\u00ebn\u00eb se kjo qeveri e ka kthyer timonin ekonomik t\u00eb k\u00ebtij vendi drejt Turqis\u00eb dhe vendeve per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Ai tha se kjo Qeveri ka trash\u00ebguar borxhet e qeverisjeve t\u00eb m\u00ebparshme n\u00eb shum\u00eb prej 140 milion\u00eb eurove, dhe se tani i kan\u00eb plot\u00ebsuar ato borxhe, duke e rritur buxhetin p\u00ebr 400 milion\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjalimit t\u00eb saj shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb Nism\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn Valdete Bajrami, e cila prezantoni mocionin e mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb. Ajo tha se e vetmja zgjidhje p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo gjendje krize jan\u00eb zgjedhjet e parakohshme dhe demokratike.<\/p>\n<p>Bajrami tha se arsyet q\u00eb k\u00ebtij kabineti qeveritar duhet t\u2019i nd\u00ebrpritet mandati jan\u00eb \u201cMarr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel, konkretisht marr\u00ebveshja e bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe doli t\u00eb jet\u00eb n\u00eb 23 nene n\u00eb kund\u00ebrshtim me frym\u00ebn kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu e ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Marr\u00ebveshja p\u00ebr demarkacionin me Malin e Zi, mosfunksionimi i Kuvendit dhe Qeveris\u00eb, k\u00ebt\u00eb e kemi par\u00eb shum\u00eb her\u00eb dhe s\u00eb fundmi edhe k\u00ebt\u00eb dit\u00eb. Mosfunksionimi i institucioneve, ngecja n\u00eb liberalizim, kapja e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, moszhvillimi ekonomik dhe mungesa e investimeve\u201d.<\/p>\n<p>Kurse shefi i grupit parlamentar t\u00eb PDK-s\u00eb, Zenun Pajaziti kritikoi partnerin e koalicionit, p\u00ebrkat\u00ebsisht kryeministrin Isa Mustafa, duke theksuar se ai sot do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i koalicionit qeveris\u00ebs dhe kryeminist\u00ebr i gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, e jo t\u2019i prezantoj\u00eb t\u00eb arriturat e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij. <\/p>\n<p>Sipas tij, arsyeja e k\u00ebtij mocioni \u00ebsht\u00eb ngecja evidente n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe n\u00eb krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke theksuar se PDK \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i vullnetit t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, Pajaziti tha se \u201cVullneti i PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me k\u00ebrkesat e qytetar\u00ebve dhe ne jemi unik n\u00eb q\u00ebndrimet tona si deputet\u00eb ashtu edhe si organe drejtuese t\u00eb PDK-s\u00eb. Andaj sot i ftoj deputet\u00ebt q\u00eb ta bartin k\u00ebt\u00eb vullnet q\u00eb \u00ebsht\u00eb vullneti i qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, edhe shefat e grupeve tjera parlamentare t\u00eb partive opozitare, AAK, Nisma dhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje b\u00ebn\u00eb t\u00eb ditur se do t\u00eb votojn\u00eb pro mocionit t\u00eb mosbesimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe, n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2014 me 73 vota pro, 38 kund\u00ebr dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosov\u00ebs zgjodhi qeverin\u00eb e re me kryeminist\u00ebr Isa Mustaf\u00ebn. Qeveria e re e Kosov\u00ebs ishte formuar mbi baz\u00ebn e marr\u00ebveshjes p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje nd\u00ebrmjet Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, s\u00eb cil\u00ebs i ishte bashkangjitur edhe Lista Serbe.<\/p>\n<p>Me votimin e mocionit p\u00ebr mosbesimin e k\u00ebsaj qeverisjeje, sipas Kushtetut\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, zgjedhjet e parakohshme mund t\u00eb mbahen jo m\u00eb her\u00ebt se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb ose vetshp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Kuvendit. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me 78 vota pro, 34 kund\u00ebr dhe 3 abstenim votoi p\u00ebr mocionin e mosbesimit t\u00eb Qeveris\u00eb, me \u00e7ka vendi shkon n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme. Mocioni i mosbesimit ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb propozuar nga grupet parlamentare opozitare Nisma p\u00ebr Kosov\u00ebn, Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31143,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[48,1089,695],"class_list":["post-31142","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktuale","tag-kosove","tag-mustafa","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31142","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31142"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31142\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31143"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31142"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31142"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31142"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}