{"id":31199,"date":"2017-05-14T10:20:44","date_gmt":"2017-05-14T08:20:44","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=31199"},"modified":"2017-05-14T10:20:44","modified_gmt":"2017-05-14T08:20:44","slug":"opozita-do-te-vazhdoje-te-jete-kunder-demarkacionit-dhe-asociacionit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/opozita-do-te-vazhdoje-te-jete-kunder-demarkacionit-dhe-asociacionit\/","title":{"rendered":"Opozita do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebr Demarkacionit dhe Asociacionit"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/demarkacioni-1.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-31200\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/demarkacioni-1.jpg 780w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/demarkacioni-1-300x169.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/demarkacioni-1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 780px) 100vw, 780px\" \/><\/p>\n<p><strong>Prishtin\u00eb &#8211; Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat partit\u00eb opozitare jan\u00eb deklaruar se do t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe pas zgjedhjeve.<\/strong><\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) pret vendim nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr Asociacionin, kurse p\u00ebr Demarkacionin sheh nj\u00eb version t\u00eb ri q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrgatitet, nd\u00ebrsa l\u00ebvizja \u201cVet\u00ebvendosje\u201d e ka t\u00eb qart\u00eb se Asociacioni \u00ebsht\u00eb antikushtetues, kurse p\u00ebr Demarkacionin ngjash\u00ebm si AAK-ja deklarojn\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb dal\u00eb n\u00eb rishqyrtim n\u00eb legjislatur\u00ebn e re, por pasi t\u00eb jet\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Edhe \u201cNisma p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, partia tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb opozit\u00eb kund\u00ebrshtoi po ashtu Demarkacionin dhe Asociacionin, e quan t\u00eb panevojshme t\u00eb nd\u00ebrroj\u00eb q\u00ebndrim pavar\u00ebsisht faktit se pretendojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb mazhoranc\u00eb pas zgjedhjeve, s\u00ebrish humbja e hektar\u00ebve tok\u00eb do t\u00eb jet\u00eb e papranueshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb parti.  Zafir Berisha nga \u201cNisma p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d ka th\u00ebn\u00eb se edhe pas zgjedhjeve do ta ken\u00eb q\u00ebndrimin e nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cFal k\u00ebtij q\u00ebndrimi ne kemi shp\u00ebtuar 8300 hektar\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i jepen Malit t\u00eb Zi dhe kemi shp\u00ebtuar q\u00eb t\u00eb mos instalohet \u2018Republika Srpska\u2019 brenda shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Berisha. Sipas tij, nuk ka asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta ndryshoj\u00eb \u201cNisma\u201d q\u00ebndrimin e  saj. P\u00ebrkundrazi, Berisha thot\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb mazhoranc\u00eb dhe jo opozit\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim ai e quan t\u00eb pal\u00ebkundur p\u00ebr ruajtjen e sovranitetit t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Demarkacioni interes shtet\u00ebror, jo i opozit\u00ebs<\/p>\n<p>Teuta Haxhiu nga AAK-ja ka th\u00ebn\u00eb se kjo Qeveri ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb gjitha premtimeve t\u00eb b\u00ebra dhe t\u00eb pambajtura, e ku sipas Haxhiut hyjn\u00eb dhe dy marr\u00ebveshjet, ajo p\u00ebr Demarkacionin dhe Asociacionin. Haxhiu thot\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn se pas zgjedhjeve AAK-ja do ta mbaj\u00eb q\u00ebndrimin e saj q\u00eb \u00e7far\u00ebdo marr\u00ebveshje t\u00eb mos pranohet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e qytetarit dhe t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201dPas zgjedhjeve sa u p\u00ebrket k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve ne e kemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, si para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve \u00e7\u00ebshtja e Asociacionit \u00ebsht\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe natyrisht ne jemi t\u00eb obliguar ta respektojm\u00eb, cilado Qeveri qoft\u00eb, por jam e sigurt q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb Qeveria e udh\u00ebhequr nga Aleanca\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo. Haxhiu ka th\u00ebn\u00eb se sa i p\u00ebrket Demarkacionit do t\u00eb shihet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kauz\u00eb politike dhe q\u00eb, sipas saj, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kauz\u00eb q\u00eb shum\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb trumbetuar kah opozita.<\/p>\n<p>\u201cPor megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb do t\u00eb shohim q\u00eb kjo duhet t\u00eb kthehet n\u00eb pik\u00ebn zero, natyrisht me bisedime dhe uljen e t\u00eb dyja shteteve, sepse mbi t\u00eb gjitha asnj\u00ebher\u00eb as shteti fqinj nuk e ka kund\u00ebrshtuar. Do t\u00eb ulemi t\u00eb flasim pik\u00ebrisht q\u00eb kufiri t\u00eb mbetet aty ku ka qen\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb interes shtet\u00ebror dhe jo vet\u00ebm interes i subjekteve politike dhe individ\u00ebve\u201d. Prandaj, qytetar\u00ebt ajo thot\u00eb se kan\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje tjera q\u00eb i preokupojn\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb fushat tjera si arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi\u2026 \u201cDo ta mbajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim dhe jam e sigurt q\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb interes t\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb gjitha\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haxhiu.<\/p>\n<p>Opozita ruan pozicionin karshi Demarkacionit<\/p>\n<p>N\u00eb kauz\u00ebn e saj kund\u00ebr marr\u00ebveshjeve p\u00ebr Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, l\u00ebvizja \u201cVet\u00ebvendosje\u201d pat shprehur rezerva se mund t\u00eb pritet vendim i favorsh\u00ebm nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Drejtuesit e k\u00ebtij subjekti pat\u00ebn deklaruar se p\u00ebr k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje preferojn\u00eb t\u00eb jap\u00eb verdikt Komisioni i Venedikut, apo q\u00eb secila \u00e7\u00ebshtje t\u00eb nis\u00eb nga e para.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i VV-s\u00eb, Shkodran Hoti, ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb enjten se t\u00eb dyja marr\u00ebveshjet duhet t\u00eb marrin fund.<\/p>\n<p>\u201cKur flasim p\u00ebr \u2018Zajednic\u00ebn\u2019, ajo \u00ebsht\u00eb antikushtetuese dhe si e till\u00eb nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket Demarkacionit, edhe kjo \u00e7\u00ebshtje ka marr\u00eb fund n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por Demarkacioni mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb Kuvend, duhet t\u00eb ratifikohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur t\u00eb rishqyrtohet dhe si i rishqyrtuar t\u00eb mos jet\u00eb i till\u00eb q\u00eb i humbet territor Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim ai thot\u00eb se VV-ja mendon q\u00eb pas zgjedhjeve do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e re.<\/p>\n<p>\u201cBesojm\u00eb q\u00eb pas zgjedhjeve do t\u00eb ket\u00eb dhe nj\u00eb qeverisje t\u00eb re e cila sjell nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re t\u00eb Demarkacionit, pra t\u00eb till\u00eb q\u00eb e ruan shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, integritetin territorial t\u00eb saj. Mendojm\u00eb q\u00eb Qeveria e re nuk do t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u2019i ket\u00eb dy parti q\u00eb jan\u00eb tash, prandaj besojm\u00eb q\u00eb do t\u00eb krijohen kushte t\u00eb reja q\u00eb i japin fund k\u00ebtyre dy marr\u00ebveshjeve aktuale\u201d.<\/p>\n<p>Hoti ka th\u00ebn\u00eb se prandaj Asociacioni \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb nuk b\u00ebn t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr shkak se VV-ja, sipas tij, ka q\u00ebndrimin e qart\u00eb lidhur me t\u00eb, si\u00e7 shprehet ai, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projeksion i Serbis\u00eb i cili e ndan Kosov\u00ebn. \u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tentim q\u00eb t\u00eb fillohet bosnj\u00ebzimi i Kosov\u00ebs, si\u00e7 ka ndodhur n\u00eb Bosnje, prandaj \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb nj\u00eb projekt i till\u00eb i Serbis\u00eb t\u00eb lejohet\u201d. Ai thot\u00eb se n\u00eb versionin q\u00eb Qeveria tentoi t\u2019i kaloj\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk do t\u00eb lejohet.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb edhe kund\u00ebr kushtetutshm\u00ebris\u00eb, por para se gjithash edhe jan\u00eb kund\u00ebr vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe minimizojn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, dhe k\u00ebt\u00eb nuk mund ta lejojm\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai p\u00ebr gazet\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebr Demarkacionin dhe Asociacionin pas rr\u00ebzimit t\u00eb Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr medie edhe an\u00ebtari i kryesis\u00eb s\u00eb \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d, Rexhep Selimi. Ai ka th\u00ebn\u00eb se me rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtuar territori i Kosov\u00ebs dhe ndarja e vendit. Sipas Selimit opozita e organizuar mir\u00eb ka arritur t\u2019i ndaloj\u00eb dy projekte t\u00eb k\u00ebqija, duke iu referuar Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Demarkacionin dhe Asociacionin e Komunave Serbe.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy projekte t\u00eb k\u00ebqija kemi arritur q\u00eb t\u2019i ndalim, por duke qen\u00eb e nj\u00ebjta Qeveri e kemi pasur t\u00eb qart\u00eb q\u00eb k\u00ebto projekte e kan\u00eb nj\u00eb gardian. K\u00ebshtu q\u00eb dje nuk pat\u00ebm vet\u00ebm r\u00ebnien e Qeveris\u00eb, por edhe r\u00ebnien e Demarkacionit dhe \u2018Zajendic\u00ebs\u2019\u201d ka th\u00ebn\u00eb Selimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, nj\u00eb deklarat\u00eb lidhur me Demarkacionin \u00ebsht\u00eb l\u00ebshuar edhe nga PDK-ja, p\u00ebrderisa LDK-ja nuk ka folur fare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Dhurata Hoxha, ka th\u00ebn\u00eb se vet\u00ebm dy deputet\u00eb nga kjo parti kan\u00eb qen\u00eb kund\u00ebr Demarkacionit, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se kjo parti q\u00ebndron pro k\u00ebtij procesi. \/Z\u00ebri\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Demarkacioni i Kufirit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cilat partit\u00eb opozitare jan\u00eb deklaruar se do t\u00eb mbajn\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb edhe pas zgjedhjeve. Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) pret vendim nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr Asociacionin, kurse p\u00ebr Demarkacionin sheh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":31200,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[909,48,697],"class_list":["post-31199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktuale","tag-demarkacioni","tag-kosove","tag-opozita"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31199\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}