{"id":3145,"date":"2013-10-24T11:49:11","date_gmt":"2013-10-24T09:49:11","guid":{"rendered":"http:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=3145"},"modified":"2020-08-26T16:58:18","modified_gmt":"2020-08-26T14:58:18","slug":"urdhri-sekret-800-ushtaret-e-sazanit-do-pushtonin-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/urdhri-sekret-800-ushtaret-e-sazanit-do-pushtonin-tiranen\/","title":{"rendered":"Urdhri sekret, 800 ushtar\u00ebt e Sazanit do \u201cpushtonin\u201d Tiran\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/Sulejman-Abazi-1.png\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-59806\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/Sulejman-Abazi-1.png 900w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/Sulejman-Abazi-1-600x371.png 600w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/Sulejman-Abazi-1-300x186.png 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2013\/10\/Sulejman-Abazi-1-768x475.png 768w\" sizes=\"(max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/p>\n<p><strong>TIRAN\u00cb &#8211; Ishulli ishte konceptuar ve\u00e7 si nj\u00eb baz\u00eb ushtarake e superarmatosur, e cila me 162 gryka zjarri kund\u00ebrajror\u00eb e topa obus\u00eb 122 mm, pa p\u00ebrmendur armatimin tjet\u00ebr, t\u00eb mund mbante n\u00eb front zbarkimin e mundsh\u00ebm t\u00eb \u00e7do flote q\u00eb vinte nga p\u00ebrtej detit me fregata, kryq\u00ebzor\u00eb e aeroplanmbajt\u00ebse.<\/strong> <\/p>\n<p>Ish-komandanti i k\u00ebsaj baze, p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 6-t\u00eb vite me radh\u00eb, koloneli n\u00eb rezerv\u00eb Sulejman Abazi, rr\u00ebfen t\u00eb fshehtat e ishullit misterioz, i cili mbante n\u00eb vetvete, ushqime, karburant e municion, p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb 6 mujore, t\u00eb projektuar n\u00eb hartat e shtabit.<\/p>\n<p>Nga \u00e7far\u00eb karriere ushtarake vinit kur u em\u00ebruat komandant i Sazanit?<\/p>\n<p>Sapo mbarova studimet n\u00eb Akademin\u00eb e Mbrojtjes n\u00eb vitin 1986. Para k\u00ebsaj kohe, kisha sh\u00ebrbyer n\u00eb Korpusin e Fierit, n\u00eb Brigad\u00ebn e Semanit, deri Shef Operativ dhe m\u00eb pas, n\u00eb Brigad\u00ebn e K\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb n\u00eb Cakran, si shefi i shtabit. N\u00eb ishullin e Sazanit u em\u00ebrova menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb studimeve, n\u00eb 3 korrik 1986. At\u00ebher\u00eb sapo kisha mbushur mosh\u00ebn 33 vje\u00e7. Kur shkela n\u00eb Sazan, dit\u00ebn q\u00eb m\u00eb komunikuan detyr\u00ebn para efektivit t\u00eb oficer\u00ebve, shkaktova habi p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb re. Ishte b\u00ebr\u00eb tradit\u00eb q\u00eb n\u00eb ishull komandanti apo komisari t\u00eb ishin mbi mosh\u00ebn 45 apo 50-vje\u00e7are. Komisari, me t\u00eb cilin m\u2019u dha koha t\u00eb punoja, ishte 17 vite m\u00eb i vjet\u00ebr nga un\u00eb. Ndoshta p\u00ebrvoja p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe me p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb m\u00eb mungonte, por energjia dhe p\u00ebrkushtimi ishin di\u00e7ka tjet\u00ebr. At\u00ebher\u00eb situata e disiplin\u00ebs n\u00eb ishull ishte n\u00eb kufijt\u00eb tmerrues. Vet\u00ebm pas 7 muajsh pune intensive, stabilizuam gjendjen dhe arrit\u00ebm t\u00eb transmetonim nj\u00eb opinion krejt tjet\u00ebr n\u00eb udh\u00ebheqjen e lart\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb. Ndoshta ndikuan edhe rrethana t\u00eb tjera. Pa u mbushur viti n\u00eb detyr\u00eb, n\u00eb shkurt t\u00eb 1987 u zgjodha deputet i Kuvendit Popullor. Me p\u00ebrkushtim t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr 6 vite punuam t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, oficer\u00eb e n\u00ebnoficer\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tok\u00ebs m\u00ebm\u00eb, ku p\u00ebr mij\u00ebra e mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb ishte \u201ctok\u00eb e ndaluar\u201d. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb fortifikimi dhe potenciali kishte ishulli?<\/p>\n<p>N\u00eb ishull, efektivi i koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs shkonte deri n\u00eb 2780 vet\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr koh\u00eb paqe ishte i kompletuar n\u00eb mas\u00ebn, 45%, nj\u00eb norm\u00eb e lart\u00eb gatishm\u00ebrie, pa llogaritur k\u00ebtu forcat e gatshme t\u00eb Regjimentit i Kat\u00ebr Siluruesve dhe anijeve mbiuj\u00ebse, t\u00eb cilat n\u00eb vitit 1988 u zhvendos\u00ebn n\u00eb baz\u00ebn e Pasha Limanit. Organika e koh\u00ebs s\u00eb paqes, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb rezultonte e kompletuar 100%. Me mbi 290 oficer\u00eb, mbi 100 n\u00ebnoficer\u00eb dhe me 1000 ushtar\u00eb aktiv t\u00eb dy viteve t\u00eb sh\u00ebrbimit, n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb aq t\u00eb ngusht\u00eb, detyra n\u00eb ishull k\u00ebrkonte p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb. Ishulli i Sazanit ishte i vetmi vend n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku lejohej fortifikimi p\u00ebr mbrojtje n\u00eb rrethim. N\u00eb disa rajone mbrojtje batalionesh, vet\u00ebm p\u00ebr mitraloza t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe automatik\u00eb kishte 2840 qendra zjarri dhe nj\u00eb sistem t\u00eb gjer\u00eb tunelizimi p\u00ebr strehimin e rezervave t\u00eb municioneve, ushqimeve dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb nuk duhej t\u00eb ishte n\u00eb sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs. N\u00eb sistemin e mbrojtjes rol t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kishte artileria bregdetare, ajo tok\u00ebsore dhe artileria kund\u00ebrajrore. Regjimenti Bregdetar i Ishullit ishte me 6 bateri t\u00eb kalibrit 85, 100 dhe 122 mm top obuz, me nj\u00eb larghedhje nga 11.9 km deri n\u00eb 24 km. Artileria tok\u00ebsore ishte e mb\u00ebshtetur n\u00eb grupin e mortajave 120 mm, baterit\u00eb e topave 76 mm dhe n\u00eb topat reaktiv\u00eb 12 gryk\u00ebsh, me nj\u00eb fuqi zjarri t\u00eb madhe. N\u00eb mbrojtjen kund\u00ebrajrore dominonte kalibri 57, 37 dhe 14.5 mm, Ishulli i Sazanit mbrohej nga mbi 162 gryka zjarri gjithsej dhe me nj\u00eb kryq\u00ebzim zjarr me baterit\u00eb e artileris\u00eb n\u00eb Karaburun, Zv\u00ebrnec dhe bregut t\u00eb Vlor\u00ebs. <\/p>\n<p>Si bashk\u00ebpunonit me komand\u00ebn e regjimentit silurues, q\u00eb gjithashtu ishte dislokuar n\u00eb ishull?<\/p>\n<p>Bashk\u00ebveprimi n\u00eb kryerjen e detyrave nuk ishte vet\u00ebm me Regjimentin i Kat\u00ebr Siluruesve, por dhe me aviacionin luftarak, gjuajt\u00ebs e bombardues, t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs. N\u00eb vitin 1989, sapo kisha mbaruar Kursin e Lart\u00eb t\u00eb Shtatmadhoris\u00eb, zhvilluam nj\u00eb st\u00ebrvitje komplekse me baz\u00eb t\u00eb gjitha forcat aktive t\u00eb ishullit, Regjimenti i Kat\u00ebr Siluruesve me dy \u00e7ifte katrash, dy gjuajt\u00ebs detar\u00eb, anije silur-kap\u00ebse, dragamina e madhe dhe nj\u00eb \u00e7ift Mig-19 t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs. Drejtimin e asaj st\u00ebrvitje e kisha n\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb time. St\u00ebrvitja filloi n\u00eb or\u00ebn 06.00 t\u00eb m\u00ebngjesit, n\u00eb befasi t\u00eb plot\u00eb, aq sa popullsia n\u00eb Sazan mendoi se di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00eb po ndodhte. P\u00ebrgatitja psikologjike e trupave dhe banor\u00ebve t\u00eb ishullit ishte e orientuar n\u00eb nj\u00eb lloj trajnimi n\u00eb kufijt\u00eb e domosdoshm\u00ebris\u00eb. Efektivin n\u00eb ishull, n\u00eb kushte gatishm\u00ebrie e ndanin sekondat dhe minutat. K\u00ebt\u00eb e din\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb ata ushtarak\u00eb q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer atje, t\u00eb gjith\u00eb ata ushtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb kryer sh\u00ebrbimin e tyre ushtarak n\u00eb Sazan. Personalisht, p\u00ebr shum\u00eb arsye, k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb p\u00ebrjetuan v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e ishullit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aspektet, p\u00ebrfshi dhe banor\u00ebt, p\u00ebr mua jan\u00eb heronj. <\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb historia e urdhrit, p\u00ebr mobilizimin e 800 trupave nga Ishulli t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb shkonin n\u00eb Tiran\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb shkurt 1991?<\/p>\n<p>Nuk e kam ndjer\u00eb veten ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia ushtarake. Por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mora urdh\u00ebr n\u00eb organin shifrar q\u00eb ta kryeja k\u00ebt\u00eb veprim. Nuk i kisha par\u00eb pamjet q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb TVSH se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d. D\u00ebgjoja vet\u00ebm lajmet n\u00eb nj\u00eb radio \u201cPanda\u201d q\u00eb kisha n\u00eb tavolin\u00ebn e zyr\u00ebs, n\u00eb krah t\u00eb dy pulteve t\u00eb komandim \u2013 drejtimit, direkt me Komandantin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Ministrin e Shefin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb. Vendosa ta kund\u00ebrshtoja at\u00eb urdh\u00ebr. Armikun e prisja nga deti e jo nga Tirana. K\u00ebrkova kontaktin telefonik me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe askush nuk b\u00ebhej i gjall\u00eb. K\u00ebrkova kontaktin me Komand\u00ebn e Divizionit t\u00eb Vlor\u00ebs, pasi Komanda e Ishullit ishte n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb dyfisht\u00eb ushtarake. M\u00eb doli vet\u00ebm nj\u00eb oficer i nivelit t\u00eb tret\u00eb, t\u00eb cilin e p\u00ebrzura nga biseda. Kokat drejtuese t\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb ato momente ishin t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, komandanti i Divizionit, sekretari i par\u00eb, kryetari i Komitet Ekzekutiv, kryetari i Deg\u00ebs s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe kryetari i Deg\u00ebs Ushtarake. Heshtja m\u00eb dha t\u00eb kuptoj se, \u201ctopi po m\u00eb lihej n\u00eb der\u00eb, nd\u00ebrsa un\u00eb kisha marr\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr dhe duhej ta zbatoja\u201d. U mendova gjat\u00eb. Pas dy or\u00eb e gjysm\u00eb vendosa t\u00eb veproja. Ajo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb dilja faqebardh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, ishte vet\u00ebm koha. Vet\u00ebm pas tre or\u00eb e gjysm\u00eb u rreshtua batalioni me 640 ushtar\u00eb dhe 85 oficer\u00eb. Vendosa hapur para ushtar\u00ebve \u201cunin\u201d n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e veprimit. Pas 4 or\u00ebsh t\u00eb marrjes s\u00eb urdhrit, anijet e transportit u shk\u00ebput\u00ebn nga bankinat e baz\u00ebs detare t\u00eb Ishullit. Parashikimi nuk m\u00eb gaboi. Pas 20 minutave lundrim, mora urdhrin n\u00eb radion e anijes ku isha vendosur q\u00eb t\u00eb ktheheshim n\u00eb Ishull. Isha bindur n\u00eb nd\u00ebshkimin q\u00eb mund t\u00eb merrja, por m\u00eb pas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb veprim pati vet\u00ebm heshtje. U binda se, gjithkush n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb udh\u00ebheqje mendonte vet\u00ebm p\u00ebr kok\u00ebn e vet. <\/p>\n<p>Si u fut\u00ebn n\u00eb grev\u00eb 20 oficer\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, n\u00eb ishull ka ndodhur nj\u00eb grev\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar e pashembullt p\u00ebr shkak se grevist\u00ebt ishin oficer\u00eb. Por cili ishte q\u00ebllimi i k\u00ebsaj greve dhe \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi u mbajt ndaj ushtarak\u00ebve? Kolonel Abazi thot\u00eb: \u201cIshte nj\u00eb rast i paprecedent p\u00ebr ligjin, i cili e ndalonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute grev\u00ebn n\u00eb Forcat e Armatosura. Ishin rreth 20 oficer\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb Regjimentit Bregdetar. Djem shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb, oficer\u00eb t\u00eb talentuar, q\u00eb nuk pat\u00ebn asgj\u00eb me komand\u00ebn e Sazanit. Ishte koha e veprimit parapluralist. At\u00ebher\u00eb ata djem i kuptova mir\u00eb. U b\u00eb problem i madh n\u00eb udh\u00ebheqjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit. Po ato dit\u00eb m\u00eb informuan se n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs ishte shkruar me shkronja t\u00eb dukshme p\u00ebr popullsin\u00eb: \u201cT\u00eb mb\u00ebshtesim grev\u00ebn e oficer\u00ebve t\u00eb Sazanit\u201d. Edhe pse bisedova me ta gati miq\u00ebsisht, ata nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn. Kemi qen\u00eb pas disa dit\u00ebsh t\u00eb gjith\u00eb para ministrit t\u00eb Mbrojtjes, Ndri\u00e7im Karakashi, por ata nuk u t\u00ebrhoq\u00ebn edhe pse mund t\u00eb nd\u00ebshkoheshin. Q\u00ebllimi nuk ishte nd\u00ebshkimi, pasi u kuptua se pas tyre inspironte nj\u00eb synim politik. Nd\u00ebrhyrja q\u00eb b\u00ebra at\u00ebher\u00eb tek ministri, p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb seanc\u00ebn e pasdites, dha rezultat. Megjithat\u00eb greva b\u00ebri buj\u00eb dhe efektin e saj e realizoi. U b\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prononcim t\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb gazet\u00ebn e ushtris\u00eb dhe oficer\u00ebt u kthyen n\u00eb detyr\u00eb\u201d. <\/p>\n<p>BIO<\/p>\n<p>Dr. Sulejman Abazi (Neshaj) u lind n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs n\u00eb 7 maj 1954. Ka qen\u00eb Komandant i ishullit t\u00eb Sazanit, 3 korrik 1986 \u2013 3 korrik 1992. Ka grad\u00ebn ushtarake \u201cKolonel\u201d dhe \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb Kursin e Lart\u00eb t\u00eb Shtatmadhoris\u00eb. Mban titullin \u201cDoktor i Shkencave n\u00eb Psikologji\u201d. \u00cbsht\u00eb autor i 9 librave t\u00eb botuar dhe mbi 250 komenteve, analizave, opinioneve n\u00eb shtypin e dit\u00ebs. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb \u201cAmbasador i Paqes\u201d.<\/p>\n<p>Eksodi, shp\u00ebtuam familjen me 19 veta<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991 nisi vala e rr\u00ebmbimit t\u00eb anijeve. Duke rr\u00ebfyer se si e menaxhoi situat\u00ebn n\u00eb Sazan, kolonel Abazi thot\u00eb: \u201cIshte koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Popullsia kishte filluar t\u00eb rr\u00ebmbente anijet pa dallim p\u00ebr t\u2019iu drejtuar Italis\u00eb. N\u00eb dy raste u rr\u00ebmbyen edhe anije nga ishulli, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ato vinin nga Vlora apo Pasha Limani p\u00ebr n\u00eb Sazan. N\u00eb ishull m\u2019u shtua dhe nj\u00eb bela tjet\u00ebr. U zbraz\u00ebn portet e Vlor\u00ebs dhe gjith\u00eb Flota e Peshkimit u dislokua n\u00eb baz\u00ebn detare t\u00eb Sazanit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar rr\u00ebmbimeve. E kemi administruar at\u00eb situat\u00eb me shum\u00eb kujdes e dhimbje, kur shikonim se \u00e7far\u00eb sakrifice b\u00ebnin njer\u00ebzit, duke rrezikuar edhe jet\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb Gryk\u00ebn e Xhehnemit u fut nj\u00eb motobark\u00eb e vog\u00ebl me 19 veta n\u00eb bord, deri dhe m\u00eb f\u00ebmij\u00eb 2 vje\u00e7, t\u00eb nisur nga Karpeni i Kavaj\u00ebs. Mungesa e orientimit n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn detare i kishte \u00e7oroditur dhe era i p\u00ebrplasi n\u00eb Sazan. U kujdes\u00ebm shum\u00eb p\u00ebr ta dhe i kthyem sh\u00ebndosh e mir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Kam shum\u00eb ngjarje t\u00eb tilla n\u00eb kujtes\u00eb. Kjo ishte Shqip\u00ebria e atyre viteve\u201d. <\/p>\n<p>Jeta civile n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb ushtarake<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr jet\u00ebn e ushtarak\u00ebve dhe familjet e tyre n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb izoluar si Sazani, ish-komandanti thot\u00eb: \u201cN\u00eb Ishullin e Sazanit funksiononte nj\u00eb qend\u00ebr e banuar, me rreth 148 familje. N\u00eb vitet 1972-\u201874 n\u00eb ishull u nd\u00ebrtuan pallate trekat\u00ebsh, ve\u00e7 nd\u00ebrtesave ekzistuese, duke e p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm jetes\u00ebn. P\u00ebr banor\u00ebt e ishulli, rreth 480 vet\u00eb, ishte e leht\u00eb sepse ata g\u00ebzonin privilegje nga shteti n\u00eb trajtimin ushqimor, arsimor, t\u00eb ndihm\u00ebs mjek\u00ebsore, t\u00eb pajisjes me elektrosht\u00ebpiake, furnizime t\u00eb ve\u00e7anta, me librari, bibliotek\u00eb, kinema falas, kopsht dhe \u00e7erdhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, shkoll\u00eb 8-vje\u00e7are (rreth 80-90 nx\u00ebn\u00ebs), t\u00eb trajtuar 100% me bursa t\u00eb zgjedhura etj. Por p\u00ebr ta ishte edhe e v\u00ebshtir\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb hapnin dyert e sht\u00ebpive p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre, ve\u00e7 babait, n\u00ebn\u00ebs, motr\u00ebs dhe v\u00ebllait. P\u00ebr nj\u00eb rast urgjent, duhej t\u00eb vihej n\u00eb dispozicion mjeti i shpejt\u00eb i lundrimit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb koh\u00eb pa koh\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast, banor\u00ebt p\u00ebrjetonin gjith\u00e7ka q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me ngarkesat e k\u00ebrkesave t\u00eb larta t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb luftarake apo t\u00eb ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb shoq\u00ebruar situat\u00ebn n\u00eb ishull, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb vitet 1990-\u201892, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishulli filloi t\u00eb leht\u00ebsohej nga ngarkesa t\u00eb tilla. Gjithsesi, e th\u00ebn\u00eb shkurt, jeta n\u00eb Sazan ishte sa e v\u00ebshtir\u00eb, po aq edhe e bukur. Po ju rr\u00ebfej nj\u00eb episod t\u00eb shkurt\u00ebr. Nj\u00eb dit\u00eb erdhi Virgjil Kule me nj\u00eb ekip t\u00eb TVSH, p\u00ebr disa filmime n\u00ebnujore. E lash\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb oficeri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb shtabit. Dit\u00ebn e par\u00eb Virgjili u shpreh me shum\u00eb konsiderata p\u00ebr natyr\u00ebn, bukurit\u00eb e ishullit, trajtimin ushqimor. Dit\u00ebn e dyt\u00eb shprehu m\u00ebrzin\u00eb, \u201cse k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vend i ngusht\u00eb dhe s\u2019ke ku t\u00eb vesh\u201d. Pasi mbaroi pun\u00eb, dit\u00ebn e tret\u00eb e uroi oficerin kur u ndan\u00eb, \u201cpa\u00e7 fatin t\u00eb ik\u00ebsh sa m\u00eb shpejt\u00eb nga Sazani\u201d! Ky ishte ishulli dhe banor\u00ebt e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb tij\u201d. <\/p>\n<p>E ardhmja, nj\u00eb pik\u00eb turistike<\/p>\n<p>Po n\u00eb \u00e7far\u00eb kushtesh ndodhet tanim\u00eb pika strategjike e Sazanit. Ish-komandant i ishullit thot\u00eb: \u201cKam pasur rastin t\u00eb shkoj disa her\u00eb n\u00eb Sazan deri n\u00eb vitin 1994, por nuk pranova t\u00eb shkel m\u00eb n\u00eb at\u00eb vend p\u00ebr nj\u00eb arsye t\u00eb thjesht\u00eb. E lash\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb stabilizuar dhe nga larg po p\u00ebrjetoja nj\u00eb shkat\u00ebrrim gradual. N\u00eb vitin 1997, n\u00eb trazirat e m\u00ebdha n\u00eb Vlor\u00eb, ishulli u kthye n\u00eb objekt i grabitjes dhe d\u00ebmeve masive nga bandat e armatosura t\u00eb qytetit. Edhe predhat e topit 122 mm mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb lagjen \u201c\u00c7ole\u201d nga Sazani. Nj\u00eb zot e dinte p\u00ebr \u00e7far\u00eb i duheshin Zanit ato predha. M\u00eb pas ishulli kaloi n\u00eb kontrollin e italian\u00ebve p\u00ebr monitorimin e bregdetit shqiptar nga kontrabanda dhe trafiqet. N\u00eb ishull, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb truproje t\u00eb ushtarak\u00ebve shqiptar\u00eb, nuk mbeti gj\u00eb tjet\u00ebr. P\u00ebr prap\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, kam shkruar para shum\u00eb viteve, duke denoncuar shfarosjen q\u00eb po i b\u00ebhet n\u00ebndetit nga pasurit\u00eb e m\u00ebdha. E njoh at\u00eb vend me p\u00ebll\u00ebmb\u00eb. Sot n\u00ebse Sazani do t\u00eb futet n\u00eb projektet e Qeveris\u00eb Shqiptare, do t\u00eb jet\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e mir\u00eb dhe me p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha. Iku koha e &#8220;port\u00ebs s\u00eb bregdetit&#8221; n\u00eb mbrojtjen e vendit. M\u00eb s\u00eb pari, ishulli duhet t\u00eb &#8220;lirohet&#8221; nga detyrimi i t\u00eb qenit &#8220;objekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb&#8221; me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare. Ai duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb vend i hapur p\u00ebr qytetar\u00ebt. Urgjentisht duhet t\u00eb shfuqizohet prania militare dhe Pika e Kontrollit t\u00eb Bregdetit, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb zhvendosen dhe ta kryejn\u00eb at\u00eb detyr\u00eb diku tjet\u00ebr, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Deri tani, n\u00ebn autoritetin formal t\u00eb Komand\u00ebs s\u00eb Distriktit Detar t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb korridor jan\u00eb kryer vepra t\u00eb sh\u00ebmtuara e t\u00eb d\u00ebnueshme n\u00eb aspektin e trafiqeve dhe t\u00eb zhveshjes s\u00eb n\u00ebndetit nga pasurit\u00eb e rralla mij\u00ebvje\u00e7are, duke b\u00ebr\u00eb krim t\u00eb hapur n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare. Ka ardhur koha q\u00eb, kujdesi n\u00eb planin perspektiv t\u00eb trajtimit t\u00eb Sazanit n\u00eb kompleksin turistik t\u00eb Gjirit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb ishulli me mund\u00ebsit\u00eb turistike q\u00eb ofron, t\u2019i rikthej\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ky popull ka investuar p\u00ebr t\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur mbrojtja e vendit ishte nj\u00eb detyrim dhe nder p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb kemi sh\u00ebrbyer n\u00eb at\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Ishulli, nj\u00eb fortes\u00eb e papushtueshme<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 6 vite me radh\u00eb ai ka qen\u00eb jo vet\u00ebm banor i ishullit, por dhe komandant i krejt garnizonit ushtarak. Por \u00e7far\u00eb ishte ishulli i Sazanit n\u00eb vetvete, p\u00ebr sa i p\u00ebrket efektit t\u00eb mbrojtjes si nj\u00eb baz\u00eb strategjike? Kolonel Sulejman Abazi shpjegon: \u201cIshulli i Sazanit, si nj\u00eb \u201cobjekt i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d n\u00eb kuadrin e mbrojtjes bregdetare dhe mbrojtjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vendit, ishte nj\u00eb nga pozicionet prej nga ku kontrollohej porta e Adriatikut dhe e Jonianit, si pika m\u00eb e avancuar n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb vendit. N\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb kufizuar, 5.8 km katror\u00eb dhe nj\u00eb perimet\u00ebr 11.3 km, me rreth 2.8 km katror\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn lindore t\u00eb pyll\u00ebzuara me pish\u00eb dhe pjesa tjet\u00ebr e mbuluar nga shkurre, q\u00eb shkonin deri n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb 2-2.5 metra, me nj\u00eb terren shk\u00ebmbor n\u00eb 60% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb tij, me nj\u00eb sistem rrugor jo fort t\u00eb mir\u00ebmbajtur deri n\u00eb 60 km, me disa kilomet\u00ebr tunelizime, me nj\u00eb sistem nd\u00ebrlidhje n\u00ebntok\u00ebsore, me nj\u00eb central elektrik me kapacitet t\u00eb mbante deri n\u00eb dy lagje t\u00eb qytetit t\u00eb Vlor\u00ebs, me rezerva karburanti dhe uji t\u00eb mjaftueshme dhe me shum\u00eb element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ndihmues logjistik, ishulli i Sazanit, n\u00eb planizimin luftarak rezultonte t\u00eb luftonte 6 muaj n\u00eb rrethim, pa asnj\u00eb ndihm\u00eb nga jasht\u00eb. N\u00eb rezervat ushqimore ruheshin mbi 600 ton miell, q\u00eb freskohej n\u00eb \u00e7do 3 muaj dhe nj\u00eb mori artikujsh, q\u00eb plot\u00ebsonin p\u00ebr \u00e7do racion ditor deri n\u00eb 3300 kalori p\u00ebr individ. Rezerva farmaceutike dhe veshmbathjet p\u00ebr koh\u00eb lufte i shtoheshin kujdesit q\u00eb \u00e7do element t\u00eb ishte i mb\u00ebshtetur sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga specialist\u00ebt. N\u00eb vitin 1990 vjen p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb ishull nj\u00eb oficer amerikan, p\u00ebrfaq\u00ebsues i Atasheut n\u00eb Vjen\u00eb. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb kisha t\u00eb b\u00ebja me nj\u00eb oficer t\u00eb huaj. Shoq\u00ebrohej nga nj\u00eb n\u00ebnkolonel t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes. Kur po i shpjegoja disa t\u00eb dh\u00ebna mbi struktur\u00ebn ushtarake t\u00eb Sazanit, midis t\u00eb tjerash i p\u00ebrmenda \u201cpunishten e pilave\u201d. M\u00eb pa me habi. \u201cPo, i thash\u00eb. K\u00ebtu n\u00eb ishull, n\u00eb rast lufte ne i prodhojm\u00eb vet\u00eb burimet e ushqimit p\u00ebr mjetet e nd\u00ebrlidhjes. Kemi b\u00ebr\u00eb prova dhe ato kan\u00eb dal\u00eb me shum\u00eb sukses\u201d. Nuk e dha veten p\u00ebr habin\u00eb e tij. Ky ishte ishulli, nj\u00eb fortes\u00eb ushtarake e papushtueshme\u201d. <\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do sekond\u00eb n\u00eb ishull, af\u00ebrsisht 360 vet\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim drejtimi, sh\u00ebrbim roje dhe sh\u00ebrbim kufiri. Ky ishte Ishulli i Sazanit, ku toka, njeriu dhe arma ishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trup i vet\u00ebm. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TIRAN\u00cb &#8211; Ishulli ishte konceptuar ve\u00e7 si nj\u00eb baz\u00eb ushtarake e superarmatosur, e cila me 162 gryka zjarri kund\u00ebrajror\u00eb e topa obus\u00eb 122 mm, pa p\u00ebrmendur armatimin tjet\u00ebr, t\u00eb mund mbante n\u00eb front zbarkimin e mundsh\u00ebm t\u00eb \u00e7do flote q\u00eb vinte nga p\u00ebrtej detit me fregata, kryq\u00ebzor\u00eb e aeroplanmbajt\u00ebse. Ish-komandanti i k\u00ebsaj baze, p\u00ebr t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":59806,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[4810,370,2747],"class_list":["post-3145","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-sazani","tag-shqiperia","tag-sulejman-abazi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3145","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3145"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3145\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":59807,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3145\/revisions\/59807"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/59806"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3145"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3145"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3145"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}