{"id":32615,"date":"2017-05-27T14:10:19","date_gmt":"2017-05-27T12:10:19","guid":{"rendered":"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/tri-opsione-per-qeverisje-haradinaj-hoti-apo-kurti-378722\/"},"modified":"2017-05-27T16:18:59","modified_gmt":"2017-05-27T14:18:59","slug":"a-jane-vetem-keto-tri-opsione-per-qeverisje-haradinaj-hoti-apo-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/a-jane-vetem-keto-tri-opsione-per-qeverisje-haradinaj-hoti-apo-kurti\/","title":{"rendered":"A jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto tri opsione p\u00ebr qeverisje &#8211; Haradinaj, Hoti apo Kurti?"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/tri-opsione-per-qeverisje-haradinaj-hoti-apo-kurti.jpg\"><\/p>\n<p>P\u00ebr dy vjet, subjektet politike nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb formul\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/28464404.html\">demarkacionit\u00a0<\/a><\/strong>t\u00eb kufirit m\u00eb Malin e Zi, duke i l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/28476350.html\">t\u00eb izoluar pa liberalizim t\u00eb vizave<\/a><\/strong>, nd\u00ebrkaq nj\u00eb dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb zgjedhjeve, u prezantuan shum\u00eb opsione p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebsaj problematike.<\/p>\n<p>Po ashtu, edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje partit\u00eb politike shkel\u00ebn ato q\u00eb i quajt\u00ebn m\u00eb par\u00eb \u201cvija t\u00eb kuqe\u201d, duke i b\u00ebr\u00eb ato q\u00eb dikur u cil\u00ebsuan si koalicione t\u00eb panatyrshme, plot\u00ebsisht t\u00eb natyrshme.<\/p>\n<p>Aktualisht, koalicioni i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs me Aleanc\u00ebn p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe partin\u00eb Nisma, pastaj koalicioni i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs me Aleanc\u00ebn Kosova e Re dhe subjektin e ri Alternativa, si dhe subjekti politik, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, po zgjojn\u00eb interesimin e opinionit dhe medieve.<\/p>\n<p>T\u00eb tri blloqet politike kan\u00eb prezantuar edhe kandidat\u00ebt e tyre p\u00ebr kryeministrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>I cil\u00ebsuar si krahu i luft\u00ebs, edhe pse i unifikuar n\u00eb nj\u00eb koalicion pas 17 viteve, koalicioni PDK, AAK dhe Nisma ka nxjerr\u00eb si kandidat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr postin e kryeministrit t\u00eb ardhsh\u00ebm, liderin e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs,\u00a0<strong>Ramush Haradinaj.<\/strong><\/p>\n<p>Ky i fundit, thot\u00eb se Qeveria n\u00ebn drejtimin e tij do t\u00eb merrte nj\u00eb pozicion tjet\u00ebr karshi dialogut me Serbin\u00eb. Sipas Haradinajt, ka ardhur koha q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb shtet, pa fusnot\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nacionaliste ose komb\u00ebtare, por po d\u00ebshirojm\u00eb ta p\u00ebrmbyllim dhe t\u00eb gjith\u00eb ta kuptojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb vete. Pra, q\u00eb Kosova vendos p\u00ebr Trep\u00e7\u00ebn, Kosova vendos p\u00ebr Brezovic\u00ebn, p\u00ebr ushtrin\u00eb, p\u00ebr qymyrin, p\u00ebr \u00e7ka do q\u00eb \u00ebsht\u00eb e Kosov\u00ebs ne vendosim. N\u00ebse vazhdojm\u00eb ta ruajm\u00ebose ta l\u00ebm\u00eb veten edhe me fusnot\u00eb edhe t\u00eb pavarur, s\u2019mundemi m\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cNe duhet t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Jan\u00eb disa absurde q\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i zgjidhim edhe n\u00eb raport me partner\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb BE-ja, pra duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje m\u00eb strikte n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes pal\u00ebve dhe t\u00eb mos favorizohet shum\u00eb Beogradi\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb Haradinaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb raport me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj beson se marr\u00ebveshja mund t\u00eb p\u00ebrmbyllet pa u detyruar q\u00eb Kosova t\u00eb humb\u00eb territor, duke aluduar n\u00eb marr\u00ebveshjen aktuale, e cila ka mbetur pezull dhe e paratifikuar nga Kuvendi.<\/p>\n<p><em>\u201cPorosia e territorit \u00ebsht\u00eb se nuk mund t\u00eb jap tok\u00eb. E kuptoj q\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb sfida para nesh q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje, por besoj q\u00eb do ta gjejm\u00eb zgjidhjen p\u00ebr demarkacionin pa dh\u00ebn\u00eb tok\u00eb, duke mbetur kufiri n\u00eb \u00c7akorr edhe n\u00eb Kull\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0deklaron Haradinaj.<\/p>\n<p>Edhe koalicioni i LDK-s\u00eb, s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, me AKR-n\u00eb e Behxhet Pacollit dhe Alternativ\u00ebn q\u00eb drejtohet nga dy figura t\u00eb njohura politike, Ilir Deda e Mimoza Kusari-Lila, ka dal\u00eb me kandidatin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb\u00a0<strong>Abdullah Hoti\u00a0<\/strong>nga LDK-ja, aktualisht minist\u00ebr i Financave n\u00eb Qeverin\u00eb n\u00eb largim t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Hoti pretendon se pas zgjedhjeve do t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb Qeverin\u00eb e koalicioni t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Objektivat e tij kryesor\u00eb jan\u00eb nga<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/28506959.html\">\u00a0fusha e zhvillimit ekonomik.<\/a><\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cSundimi i rendit dhe ligjit, lufta e pakompromis kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit, ashtu si\u00e7 e kemi d\u00ebshmuar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve dhe normalisht plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha kushteve q\u00eb sa m\u00eb shpejt ne t\u00eb l\u00ebvizim pa viza dhe t\u00eb integrohemi n\u00eb Bashkimin Evropian dhe n\u00eb NATO\u201d<\/em>, thekson Hoti, duke folur p\u00ebr q\u00ebllimet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb angazhohet.<\/p>\n<p>Por, mbi t\u00eb gjitha, Abdullah Hoti m\u00ebton q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb sjell nj\u00eb model evropian t\u00eb zhvillimit ekonomik, i cili, sipas tij, do t\u2019i krijonte parakushtet p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr mua, si kandidat p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nuk ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa q\u00eb njer\u00ebzve t\u2019u krijojm\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhura dhe p\u00ebr jet\u00eb stabile. Un\u00eb jam i sigurt q\u00eb pas dat\u00ebs 11 qershor, bashk\u00eb me partner\u00ebt e koalicionit, do t\u2019ia kthejm\u00eb vendit qet\u00ebsin\u00eb e nevojshme q\u00eb duhet ta ket\u00eb &#8211; qet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, qet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i shkolluar f\u00ebmij\u00ebt, qet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes dhe qet\u00ebsin\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, normale n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend\u201d<\/em>, deklaron Hoti.<\/p>\n<p>E njohur si parti opozitare p\u00ebr disa vjet rresht, jo vet\u00ebm n\u00eb raport me dy partit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe n\u00eb raport me pranin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk gjeti gjuh\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me asnj\u00ebrin prej blloqeve t\u00eb koalicionit, duke konkurruar si e vetme n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje ka kandiduar ish-liderin e saj,\u00a0<strong>Albin Kurti,<\/strong>\u00a0p\u00ebr postin e kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai premton se do t\u00eb formoj\u00eb ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs, se do t\u00eb rinegocioj\u00eb me Malin e Zi \u00e7\u00ebshtjen e demarkacionit t\u00eb kufirit dhe se do t\u00eb vendos\u00eb dialog me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, kurse me Beogradin, sipas tij, do t\u00eb bisedohet vet\u00ebm si dy shtete t\u00eb barabarta.<\/p>\n<p><em>\u201cDo ta b\u00ebjm\u00eb Kosov\u00ebn me ushtri, p\u00ebrkat\u00ebsisht do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb themelimin e Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb rishikim shkencor, administrativ dhe parlamentar t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e jon\u00eb do t\u00eb nis\u00eb pa hezitim bisedimet direkte me Qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi me synimin p\u00ebr arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb re p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e vij\u00ebs kufitare. Demarkacioni aktual nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktim kufiri, por ndryshim kufiri\u201d<\/em>, thot\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Premtimet e Albin Kurtit, nisin nga reformat ekonomike e deri te bashkimi i Mitrovic\u00ebs, duke i eliminuar ndarjet etnike:<\/p>\n<p><em>\u201cQeveria e Vet\u00ebvendosjes do t\u00eb sjell zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm ekonomik p\u00ebrmes fondit sovran dhe Bank\u00ebs Zhvillimore. Sovranitet shtet\u00ebror n\u00ebp\u00ebrmjet ushtris\u00eb e p\u00ebrmes bashkimit t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Integrim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb serb\u00ebve p\u00ebrmes dialogut t\u00eb hapur me ta\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Nisur nga deklaratat e para-fushat\u00ebs s\u00eb lider\u00ebve dhe kandidat\u00ebve p\u00ebr kryeminist\u00ebr, analisti\u00a0<strong>Imer Mushkolaj<\/strong>\u00a0thot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebgjuar mesazhe t\u00eb reja, nga ato q\u00eb jan\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb tre vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk po shoh asgj\u00eb t\u00eb re, as n\u00eb p\u00ebrmbajtjen q\u00eb k\u00ebta t\u00eb nominuar p\u00ebr kryeminist\u00ebr po u ofrojn\u00eb qytetar\u00ebve. Thjesht, e kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb ne jemi n\u00eb fushat\u00eb tash sa koh\u00eb dhe se ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vazhdim i fushat\u00ebs, por ndonj\u00eb prerje t\u00eb nevojshme n\u00eb raste t\u00eb tilla n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qytetar\u00ebt ta din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb dallimin, un\u00eb nuk po shoh\u201d,<\/strong>\u00a0vler\u00ebson Mushkolaj.<\/p>\n<p>Mungesa e liberalizimit t\u00eb vizave, q\u00eb nd\u00ebrlidhet edhe\u00a0<strong><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/28480542.html\">me munges\u00ebn e konsensusit dhe votave\u00a0<\/a><\/strong>n\u00eb Kuvend p\u00ebr ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi e deri te p\u00ebrplasjet me bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare rreth themelimit t\u00eb ushtris\u00eb, ishin disa nga arsyet q\u00eb u theksuan se e d\u00ebrguan Kosov\u00ebn n\u00eb bllokad\u00eb dhe rrjedhimisht n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Por, nga kjo para-fushat\u00eb e deritashme, Imer Mushkolaj thot\u00eb se nuk ka d\u00ebgjuar ndonj\u00eb opsion se si do t\u00eb zgjidhen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, p\u00ebrve\u00e7 dh\u00ebnies s\u00eb zotimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p><em>\u201cMos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb ne n\u00eb koalicione parazgjedhore kemi parti politike, rrjedhimisht edhe kandidat\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt deri para pak dit\u00ebsh kan\u00eb pasur qasje plot\u00ebsisht ndryshe p\u00ebr sfida, t\u00eb cilat duhet t\u2019i kaloj\u00eb vendi, krahasuar me qasjen e tashme, e cila \u00ebsht\u00eb determinuar edhe nga koalicioni, respektivisht nga partit\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb koalicion\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPor, mbetet t\u00eb shihet se si do t\u00eb jet\u00eb rezultati i zgjedhjeve dhe pastaj mbase do t\u2019i qart\u00ebsojn\u00eb edhe idet\u00eb dhe veprimet e tyre karshi k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve<\/em>\u201d, potencon Mushkolaj.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 11 qershorit, pritet t\u00eb garojn\u00eb 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr dy vjet, subjektet politike nuk arrit\u00ebn t\u00eb gjejn\u00eb formul\u00ebn e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb\u00a0demarkacionit\u00a0t\u00eb kufirit m\u00eb Malin e Zi, duke i l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs\u00a0t\u00eb izoluar pa liberalizim t\u00eb vizave, nd\u00ebrkaq nj\u00eb dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb zgjedhjeve, u prezantuan shum\u00eb opsione p\u00ebr tejkalimin e k\u00ebsaj problematike. Po ashtu, edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje partit\u00eb politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":32616,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803,3910,695],"class_list":["post-32615","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale","tag-opsionet","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/32616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}