{"id":32623,"date":"2017-05-27T13:40:13","date_gmt":"2017-05-27T11:40:13","guid":{"rendered":"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/rrefimi-i-ramazanit-93-vjecari-shqiptar-qe-nuk-e-braktisi-kurre-islamin-378708\/"},"modified":"2017-06-11T03:28:10","modified_gmt":"2017-06-11T01:28:10","slug":"rrefimi-i-ramazanit-93-vjecari-shqiptar-qe-nuk-e-braktisi-kurre-islamin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/rrefimi-i-ramazanit-93-vjecari-shqiptar-qe-nuk-e-braktisi-kurre-islamin\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Ramazanit, 93-vje\u00e7ari shqiptar q\u00eb nuk e braktisi kurr\u00eb Islamin"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ramazan-peti.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-33046\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ramazan-peti.jpg 633w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/ramazan-peti-300x164.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 633px) 100vw, 633px\" \/><\/p>\n<p>Ramazan Peti ka lindur n\u00eb Sauk n\u00eb vitin 1924 n\u00eb nj\u00eb familje tradicionale t\u00eb besimit islam, besim q\u00eb vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nip\u00ebr e mbesa dhe st\u00ebrnip\u00ebr e st\u00ebrmbesa.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt imam\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb fetare qysh para \u00e7lirimit dhe ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shum\u00eb xhami t\u00eb kryeqytetit deri n\u00eb vitin 1967 kur u shemb\u00ebn objektet fetare dhe u ndalua besimi.<\/p>\n<p>Vazhdoi t\u00eb ishte nj\u00eb mysliman i devotsh\u00ebm edhe n\u00eb komuniz\u00ebm duke u falur 5 her\u00eb dhe duke mbajtur Ramazan gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb ndalimit t\u00eb besimit.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e tij u kthye n\u00eb vend ku faleshin mysliman\u00ebt nga e gjith\u00eb Tirana.<\/p>\n<p>Me ardhjen e demokracis\u00eb ishte i pari q\u00eb u ngjit n\u00eb minaren e Et\u2019hem Beut duke drejtuar edhe faljen e par\u00eb me hapjen e k\u00ebsaj xhamie. Me vullnetin e hekurt q\u00eb e karakterizon nuk \u00ebsht\u00eb ndalur s\u00eb predikuari Islamin.<\/p>\n<p>Ishte nd\u00ebr t\u00eb vetmit klerik\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb priti me shprehjen e mir\u00ebseardhjes \u201cSelamu Alejkum\u201d familjen mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb sot nj\u00eb st\u00ebrgjysh i lumtur q\u00eb l\u00ebviz me leht\u00ebsi n\u00eb kryeqytet, duke p\u00ebrcjell\u00eb vlerat e islamit, q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb feja shum\u00ebshekullore e shqiptar\u00ebve. Ja \u00e7\u2019thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr tesheshi.com.<\/p>\n<p><strong>Ramazan, ju keni vazhduar shkoll\u00eb fetare dhe keni dal\u00eb imam para \u00e7lirimit. Ku sh\u00ebrbyet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ne jemi familje q\u00eb brez pas brezi n\u00eb shekuj kemi besuar n\u00eb Islam. Edhe babai im ka qen\u00eb hoxh\u00eb. Ai m\u00eb d\u00ebrgoi n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr fen\u00eb islame. Kam b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb fetare p\u00ebr 8 vjet. Shkolla n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb tek rruga e Kavaj\u00ebs ku kam b\u00ebr\u00eb si turqisht ashtu edhe arabisht. Studimet i kam p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1942 ku edhe Komiteti Mysliman i asaj kohe m\u00eb em\u00ebroi dhe hyra imam n\u00eb xhami n\u00eb Varosh t\u00eb Ndroqit m\u00eb pas n\u00eb xhami t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Po pas \u00e7lirimit?<\/strong><\/p>\n<p>Vazhdova t\u00eb sh\u00ebrbeja n\u00eb disa xhami. Kam qen\u00eb n\u00eb Vor\u00eb dhe n\u00eb fund n\u00eb Shishtufin\u00eb n\u00eb vitin 1967 kur edhe u mbyll\u00ebn xhamit\u00eb. Nuk e besoja q\u00eb po mbylleshin por ndodhi dhe at\u00ebher\u00eb babai e ktheu sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb xhami. Vinin nga e gjith\u00eb Tirana n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u2019u falur. Kishte nga ata q\u00eb udh\u00ebtonin me bi\u00e7iklet\u00eb nga \u00e7do cep i Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb falur xhuman\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pas ndalimit t\u00eb besimit \u00e7far\u00eb pune b\u00ebt\u00eb dhe vazhduat t\u2019i kryeni ritet e islamit?<\/strong><\/p>\n<p>Kam punuar si lulishtar n\u00eb shum\u00eb vende. Kam qen\u00eb me pun\u00eb n\u00eb Pallatin e Brigadave, tek Shkencat e Natyr\u00ebs dhe kam dal\u00eb n\u00eb pension tek Kopshti Botanik. 24 vjet kam punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Kam agj\u00ebruar gjithmon\u00eb madje edhe kur kam qen\u00eb ushtar. Derisa lejohej feja po, por edhe kur nuk u lejua un\u00eb vazhdova. Edhe kur kam qen\u00eb tek Pallati i Brigadave jam falur 5 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr lulishte, magazin\u00eb, etj. E dinin q\u00eb kam qen\u00eb imam dhe b\u00ebnin sikur nuk shikonin dhe nuk m\u00eb b\u00ebnin fjal\u00eb. Allahu m\u00eb ka ndihmuar. M\u00eb ka ruajtur Zoti pasi nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb flisje, b\u00ebje 5 vjet burg. Fshati m\u00eb ka mbajtur q\u00eb nuk shkruanin p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. E dinin q\u00eb un\u00eb falesha. Mua m\u00eb kishin kalbur n\u00eb burg n\u00ebse do shkruanin, por fshati dhe njer\u00ebzit me t\u00eb cil\u00ebt punoja m\u00eb kan\u00eb mbrojtur.<\/p>\n<p><strong>Ju keni drejtuar faljen e par\u00eb n\u00eb xhamin\u00eb e E\u2019them Beut?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam mbajtur faljen sefte me hapjen e xhamis\u00eb s\u00eb Ethem Beut. Madje jam ngjitur n\u00eb minare i vetmi. M\u00eb pas u nd\u00ebrtuan dhe u hap\u00ebn xhamit\u00eb e tjera. Asnj\u00eb hoxh\u00eb nuk u ngjit. Kishin frik\u00eb dhe u ngjita un\u00eb. Mbarova faljen. Kam qen\u00eb pa \u00e7allm\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit dhe e kam vendosur aty dhe nuk e kam hequr m\u00eb kurr\u00eb. M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ta heq por un\u00eb nuk e heq. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb fetare. Jo t\u00eb gjith\u00eb mund ta mbajn\u00eb. Komiteti Mysliman m\u00eb ka lejuar.<\/p>\n<p><strong>Ka nj\u00eb histori p\u00ebr pritjen e Leka Zogut n\u00eb vitin 1997?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb u lajm\u00ebrua Komiteti Mysliman p\u00ebr ardhjen e familjes s\u00eb mbretit Zog. Asnj\u00eb nuk shkoi por vet\u00ebm un\u00eb mb\u00ebrrita n\u00eb aeroport. I them \u201cSelamu Alejkum\u201d. Lek\u00ebs i shkuan lot\u00ebt dhe m\u00eb tha q\u00eb e kam emrin Sk\u00ebnder. M\u00eb tha q\u00eb ta thosha me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjen pasi ishte mysliman dhe kishte shkuar dhe n\u00eb Qabe. Un\u00eb gjithmon\u00eb kam predikuar t\u00eb mir\u00ebn dhe do t\u00eb vazhdoj derisa t\u00eb kem jet\u00ebn. Gjithmon\u00eb kam mbajtur Ramazan dhe agj\u00ebroj t\u00eb h\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb enjte. Falem 5 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe dua q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb kuptojn\u00eb se po t\u00eb b\u00ebsh mir\u00eb do t\u00eb gjesh mir\u00eb. Allahu m\u00eb ka ndihmuar gjithmon\u00eb. M\u00eb ka ndihmuar p\u00ebr sh\u00ebndetin, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundoja n\u00eb burg. T\u00eb gjitha q\u00eb kam ia dedikoj Allahut.<\/p>\n<p><strong>Si po t\u00eb duket gjendja e besimit sot?<\/strong><\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz sot q\u00eb hiqen si besimtar\u00eb. K\u00ebta thon\u00eb se besojn\u00eb Zotin por nuk jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb Allahut. \u00cbsht\u00eb gabimi i madh pasi Zoti nuk thot\u00eb kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb vras\u00ebsh tjetrin. \u00cbsht\u00eb hata e madhe t\u00eb vras\u00ebsh tjetrin. Zoti thot\u00eb b\u00ebji mir\u00eb tjetrit. Po k\u00ebshtu respekti i f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr prind\u00ebrit, p\u00ebr m\u00eb t\u00eb rriturit ka r\u00ebn\u00eb p\u00ebr tok\u00eb. Njeriu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i keq. Prind\u00ebrit duhet t\u00eb merren me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe ti drejtojn\u00eb ata n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Ka shum\u00eb t\u00eb rinj besimtar\u00eb dhe m\u00eb vjen mir\u00eb por duhet t\u00eb rritet respekti dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr tjetrin. Un\u00eb do t\u00eb vazhdoj t\u00eb predikoj t\u00eb mir\u00ebn derisa t\u00eb kem frym\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ramazan Peti ka lindur n\u00eb Sauk n\u00eb vitin 1924 n\u00eb nj\u00eb familje tradicionale t\u00eb besimit islam, besim q\u00eb vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nip\u00ebr e mbesa dhe st\u00ebrnip\u00ebr e st\u00ebrmbesa. \u00cbsht\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt imam\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shkoll\u00eb fetare qysh para \u00e7lirimit dhe ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shum\u00eb xhami t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33046,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[3803],"class_list":["post-32623","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-aktuale"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32623\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}