{"id":32791,"date":"2017-05-31T12:39:57","date_gmt":"2017-05-31T10:39:57","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=32791"},"modified":"2017-05-31T12:39:57","modified_gmt":"2017-05-31T10:39:57","slug":"disa-fjale-per-vendndodhjen-dhe-te-kaluaren-e-pazarit-te-ri-novi-pazarit-apo-yeni-pazar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/disa-fjale-per-vendndodhjen-dhe-te-kaluaren-e-pazarit-te-ri-novi-pazarit-apo-yeni-pazar\/","title":{"rendered":"Disa fjal\u00eb p\u00ebr vendndodhjen dhe t\u00eb kaluar\u00ebn e Pazarit t\u00eb Ri (Novi Pazarit apo Yeni Pazar)!"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_23510\" style=\"width: 260px\" class=\"wp-caption alignleft\"><img decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-23510\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/ismet-azizi.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" height=\"\" class=\"size-full wp-image-23510\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/ismet-azizi.jpg 960w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/ismet-azizi-300x300.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2016\/07\/ismet-azizi-768x768.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><p id=\"caption-attachment-23510\" class=\"wp-caption-text\"><b>Ismet AZIZI<\/b><\/p><\/div>\n<p>Evlija \u00c7elebiu: \u201cNovi Pazari \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb vendin ku takohen kufijt\u00eb e tre vilajeteve. N\u00ebp\u00ebr territorin e tij rrjedhin  shtat\u00eb lumenjt\u00eb, zona e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pjellore. Para s\u00eb gjithash vlen t\u00eb ve\u00e7ohet  burimi i lumit Rashka, i cili rrjedh n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet n\u00ebn ur\u00eb prej druri, e cila gjendet n\u00eb an\u00ebn jugore. Ai buron nga nj\u00eb liqe n\u00eb Fush\u00ebn e Peshterit t\u00eb nahis\u00eb s\u00eb Bihorit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Novi Pazari u krijua dhe u zhvillua p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve, t\u00eb cilat para 5 shekujve kalonin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto treva. Ngritjen e shpejt\u00eb, posa\u00e7\u00ebrisht gjat\u00eb shekullit XVI dhe XVII e arrin para se gjithash fal\u00eb rrug\u00ebve, t\u00eb cilat kalonin n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb regjion dhe rrug\u00ebn e njohur t\u00eb Bosnj\u00ebs, e cila nga Sarajeva shkonte n\u00ebp\u00ebr Foq\u00eb deri n\u00eb Plevle. Mandej, rruga shkonte p\u00ebr Prijepole, Senic\u00eb, N. Pazar, Mitrovic\u00eb dhe tutje n\u00ebp\u00ebr Ka\u00e7anik p\u00ebr Shkup e Selanik. Nd\u00ebrsa, krahu tjet\u00ebr nga Prishtina n\u00eb drejtim t\u00eb Nishit, Sofje e tutje drejt Pllovdivit dhe Stambollit.<\/p>\n<p>Sikurse, q\u00eb u krijua dhe u forcua n\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb, po ashtu r\u00ebnd\u00ebsia e tij fillon t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb at\u00eb moment, kur Austro-Hungaria okupon B dhe H. Dikur k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Ballkanin, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr Bosnj\u00ebn e pren\u00eb kufijt\u00eb. Qysh at\u00ebher\u00eb fillon t\u00eb bjer\u00eb r\u00ebnd\u00ebsia e N. Pazarit dhe zvog\u00eblohet vet\u00ebm n\u00ebn ndikim t\u00eb gravitimit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Sanxhakut. Ndikimi dhe r\u00ebnd\u00ebsia e till\u00eb p\u00ebr 100 vjet me radh\u00eb do t\u00eb jet\u00eb pak a shum\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, sepse me dhjet\u00ebra vite rrug\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsishme kan\u00eb kaluar larg nga k\u00ebto treva.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duhet theksuar se n\u00ebp\u00ebr trevat e Sanxhakut, qysh n\u00eb koh\u00ebrat e kaluara ka dominuar komunikacioni i karvan\u00ebve. Nga qytetet e lashta p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre rrug\u00ebve s\u00eb pari p\u00ebrmenden, Jeleq n\u00eb malet e Rogozn\u00ebs dhe Arsa. Ky i dyti qysh n\u00eb koh\u00ebn romake ka qen\u00eb fortes\u00eb e tyre e quajtur Azinos, nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur u krijua shteti serb, ka qen\u00eb selia e Nemanjiq\u00ebve, sikurse p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb edhe Jeleqi. Nga koha e Nemanj\u00ebs kan\u00eb mbetur t\u00eb ruajtura p\u00ebrmendoret kulturore si\u00e7 jan\u00eb Sopo\u00e7ani dhe  Xhurgjevi Stuboovi, kisha e Petrit, Jeleqi dhe Arsa  ( serb. Ras).<br \/>\nArsa \u00ebsht\u00eb fortes\u00eb n\u00eb kodr\u00ebn Gradina, nd\u00ebrsa ka edhe n\u00ebn qytez\u00ebn, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qendr\u00ebn tregtis\u00eb, t\u00eb quajtur Pazarisht\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Venedikas\u00ebt dhe Dubrovnikas\u00ebt n\u00eb vazhdim\u00ebsi e kan\u00eb vizituar. Me dep\u00ebrtimin e osmanlinjve n\u00eb k\u00ebto troje shum\u00eb shpejt ka ardhur edhe deri te zhvendosja k\u00ebsaj qendre tregtare nga Arsa, e cila \u00ebsht\u00eb quajtur Pazarisht\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb lokalitetin e sotsh\u00ebm t\u00eb N. Pazarit. Udh\u00ebheq\u00ebsi ushtarak osman Isak beu, n\u00eb vitet e 60-ta t\u00eb shekullit XV, ia v\u00eb syrin fush\u00ebs n\u00eb gryk\u00ebderdhje t\u00eb Joshanic\u00ebs n\u00eb lumin Rashka dhe ngrit qytetin e ri. Tregtar\u00ebt e zellsh\u00ebm nga Dubrovniku menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb v\u00ebrejtur mund\u00ebsin\u00eb e zhvillimit t\u00eb tregtis\u00eb dhe shum\u00eb shpejt u vendos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, duke krijuar n\u00eb t\u00eb kolonin\u00eb e tyre tregtare. Me von\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e b\u00ebn\u00eb edhe Dubrovnikas\u00ebt, mandej edhe grek\u00ebt, nd\u00ebrsa, duke marr\u00eb m\u00ebsim nga ta me tregti filluan t\u00eb merren edhe popullsia vendase (ajo ortodokse dhe myslimane). N\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij qyteti, ka qen\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr osmanlinjt\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Gadishullit Ballkanik, nga duhej t\u00eb furnizoj\u00eb garnizonet osmane. Zhvillimi i shpejt\u00eb i tregtis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendbanim te ri p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs, e cila bashkonte Dubrovnikun me Nishin, ku shkaku  i nevojave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb karvan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb bartt\u00eb mallra nga Dubrovniku, Sarajeva, Selaniku, Sofja, Stambolli, jan\u00eb ngritur nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm t\u00eb haneve dhe karvan sarajeve, nga t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb ruajtur deri para disa viteve (vitet e 90-ta t\u00eb shek. t\u00eb kaluar). Qysh at\u00ebher\u00eb Novi Pazari ka pas pangjyrin e tij Sh\u00ebn Mitrit, i cili ka zgjatur nj\u00eb muaj. Tregtar\u00ebt, nga t\u00eb gjitha an\u00ebt qitnin n\u00eb treg sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb leshit, djathit, l\u00ebkur\u00ebs, mjaltit dhe prodhime tjera blegtorale. Se \u00e7far\u00eb qarkullimi t\u00eb madh t\u00eb mallrave ka pasur n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb flasin t\u00eb dh\u00ebnat e koh\u00ebs, se vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb dite n\u00ebp\u00ebr Novi Pazar ka kaluar karvani prej 3000 kuajve t\u00eb ngarkuar me lesh. <\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Hamami-i-Isa-beut.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"aligncenter size-full wp-image-32792\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Hamami-i-Isa-beut.jpg 2240w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Hamami-i-Isa-beut-300x199.jpg 300w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Hamami-i-Isa-beut-768x510.jpg 768w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/05\/Hamami-i-Isa-beut-1024x680.jpg 1024w\" sizes=\"(max-width: 2240px) 100vw, 2240px\" \/><\/p>\n<p>Pra, N. Pazari, fal\u00eb pozit\u00ebs gjeografike q\u00eb ka pasur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe rrug\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb, ka arritur nj\u00eb zhvillim t\u00eb till\u00eb, q\u00eb nga shum\u00eb udh\u00ebp\u00ebrshkrues t\u00eb koh\u00ebs vler\u00ebsohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ka pasur 12.000 sht\u00ebpi ose 60.000 banor\u00eb, 1000 dyqane, shum\u00eb hane dhe karvan saraje.<\/p>\n<p>Pas vitit 1878 e m\u00eb von\u00eb pas aneksimit nga Austro-Hungaria, Sanxhaku i takonte Vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs me qend\u00ebr n\u00eb Shkup n\u00ebn administrimin osman. Jeta dinamike n\u00eb Novi Pazar filloi t\u00eb bie, nga nj\u00eb qend\u00ebr tregtare u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb kasaba, edhe pse ishte qend\u00ebr m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb regjion dhe Sanxhak. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe tregtin\u00eb n\u00eb duart e tyre e mbanin ebrejt\u00eb me kolonit\u00eb e tyre me m\u00eb tep\u00ebr se 300 dyqane.<\/p>\n<p>Evlija \u00c7elebiu, udh\u00ebp\u00ebrshkrues, veten e ka quajtur, ose si ai e quajti veten bir dervishi. Evliya Muhammad Zilli, ka lindur n\u00eb Stamboll (25 mars 1611) dhe vdiq n\u00eb vitin 1679. P\u00ebr gjat\u00eb 40 viteve (1631-1670) ka organizuar disa vija t\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb gjata n\u00ebp\u00ebr viset e Perandoris\u00eb Osmane e m\u00eb gjer\u00eb, dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00ebrat n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Sulltan Ibrahimit dhe Mehmed IV.<\/p>\n<p>Evliya ishte hafiz, i arsimuar n\u00eb oborrin e Sulltan Muratit IV. \u00c7elebiu ose Efendi, n\u00eb vitin 1640 e nis udh\u00ebtimin e tij t\u00eb par\u00eb jasht\u00eb Stambollit dhe gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij udh\u00ebtoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Perandoris\u00eb Osmane; mbajti ditarin e tij dhe me zell  ka regjistruar  t\u00eb gjitha gj\u00ebrat interesante q\u00eb ishin p\u00ebr t\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb gjitha v\u00ebzhgimet dhe p\u00ebrjetimet e tija shkroi 10 libra me emrin Sejahatnama (Udh\u00ebp\u00ebrshkrim) .<br \/>\nEvlija \u00c7elebi kaloi n\u00ebp\u00ebr Novi Pazar tri her\u00eb, por k\u00ebt\u00eb qytet n\u00eb udh\u00eb p\u00ebrshkrimin e tij e p\u00ebrshkroi vet\u00ebm gjat\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vendbanim p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e cil\u00ebsoi me emrin sheh\u00ebr Yeni Pazar q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Pazari i Ri. Yeni Pazar (Novi Pazar), i cili \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb vendin, ku takohen kufijt\u00eb e tre vilajeteve. N\u00ebp\u00ebr territorin e tij rrjedhin shtat\u00eb lumenj, zona e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pjellore.<\/p>\n<p>\u201cPara s\u00eb gjithash vlen t\u00eb ve\u00e7ohet burimi i lumit Rashka, i cili rrjedh n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet n\u00ebn ur\u00eb prej druri, e cila gjendet n\u00eb an\u00ebn jugore. Ai buron nga nj\u00eb liqe n\u00eb Fush\u00ebn e Peshterit t\u00eb nahis\u00eb s\u00eb Bihor n\u00eb Shqip\u00ebri. Pastaj, ky lum rrjedh n\u00ebp\u00ebr Yeni Pazar dhe derdhet n\u00eb lumin Ib\u00ebr. N\u00eb lumin Rashka derdhet lumi Joshanica. Lumi Trnovica derdhet n\u00eb Joshanic\u00eb. Kat\u00ebr vada t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb lumit Rashka derdhjen n\u00ebp\u00ebr tokat e mbjella me vreshta dhe mullinj t\u00eb qytetit, nj\u00eb m\u00ebng\u00eb shkon n\u00eb kopshtin e mbjell\u00eb me shalqinj. Tutje, t\u00eb gjitha k\u00ebto uj\u00ebra p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb Morav\u00eb, ku p\u00ebrgjat\u00eb saj\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga q\u00eb shkon p\u00ebr Beograd.<\/p>\n<p>Ka dyzet deri pes\u00ebdhjet\u00eb m\u00ebhalla. M\u00eb kan\u00eb mbet n\u00eb kujtim: Kara-m\u00ebhalla, Haxhi Ibrahim- efendi M\u00ebhalla, M\u00ebhalla e Zulfikar-Zades, Mahmud ag\u00ebs -M\u00ebhalla, Jellaq \u2013M\u00ebhalla, Terike-m\u00ebhalla dhe ajo e Isa Beut.<br \/>\nKa nj\u00ebzet e tre xhami. Altun-alem, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb vjetrat, e cila ndodhet n\u00eb xhaden\u00eb e \u201cStambollit\u201d, Xhamia e Gazi \u2013Isa beut, n\u00eb sheshin e drithit, objekti i kish\u00ebs s\u00eb rind\u00ebrtuar,  Xhamia Gazi Isa Beg \u00ebsht\u00eb e vendosur n\u00eb tregun e grurit dhe e b\u00ebri riparaqitjen e ish-kish\u00ebs. dhe xhamia e Haxhi Huremit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre xhamive, ka nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb Masxhide, pes\u00eb Medrese. Vet\u00ebm dy prej tyre jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura, nd\u00ebrtesa t\u00eb nd\u00ebrtuara me mjeshtri t\u00eb rrall\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu, gjithashtu, ka nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr studimin e traditave t\u00eb shenjta dhe nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shkolla  \u200b\u200bfillore. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb shkollave fillore, secili themelues i xhamis\u00eb ka ngritur nga nj\u00eb Makteb.<\/p>\n<p>Pran\u00eb xhamis\u00eb Ta\u015fk\u00f6pr\u00fc ka dy teqe. Ka tre musafirhane t\u00eb vjetra, nd\u00ebrsa Dervish ka edhe n\u00eb m\u00ebhalla tjera.<br \/>\nKa n\u00ebnt\u00eb burime \u2013 kroje, nga t\u00eb cilat uji shkon i past\u00ebr si burim i jet\u00ebs. N\u00eb qytet dhe n\u00eb treg ka edhe dyzet burime-kroje, t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur nga bamir\u00ebsit p\u00ebr shpirtrat e martir\u00ebve t\u00eb Qerbelas\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb vdekur nga etja.<br \/>\nHane ka shum\u00eb dallohen: Frank Hani, Sarajevo, Han-Saray Han dhe hani i Uzhic\u00ebs, hani i \u00c7orbaxhis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb bezistan. Mandej, ai i Murtez-ag\u00ebs i cili ka nj\u00eb kafe. I till\u00eb \u00ebsht\u00eb i Shejh Effendiut. K\u00ebto jan\u00eb hanet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Ka tre mij\u00eb sht\u00ebpi dy-kat\u00ebshe, me kopshte si n\u00eb parajs\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbuluara me pllaka dhe n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nSarajet, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ai i Haxhi Ibrahim Effendiut, i cili nd\u00ebrroi rrug\u00ebt e Sarajev\u00ebs, ura dhe hane. Mandej, saraji i Zulfikar-Zadees, Mahmud-ag\u00ebs. K\u00ebto dy saraje jan\u00eb m\u00eb t\u00eb njohura.<br \/>\n\u00c7arshia ka nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00ebqind e dhjet\u00eb dyqane. N\u00eb shum\u00eb dyqane punohen, \u00e7ekan, dryr\u00ebt, tabanxhet dhe arm\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Klima shum\u00eb e k\u00ebndshme, vera \u00ebsht\u00eb ver\u00eb dhe dimrit shum\u00eb ftoht\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse njer\u00ebzit shum\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme dhe rezistuesh\u00ebm.<br \/>\nBanjo publike (hamame) jan\u00eb dy. Kuzhina publike (Imar) jan\u00eb po ashtu dy. Ushqimi n\u00eb kuzhin\u00ebn e Gazia Isa-Beu ndahet pa pages\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit\u00eb.<br \/>\nPushimoret jan\u00eb t\u00eb shumta. Ka dhjet\u00eb mij\u00eb dynum vreshta. Gjysm\u00eb ore larg nga qyteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i nxeht\u00eb mineral (Ilixh\u00eb), t\u00eb cil\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar Hafiz Ahmed Pasha.\u201d<\/p>\n<p><strong>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Evlija \u00c7elebiu: \u201cNovi Pazari \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb vendin ku takohen kufijt\u00eb e tre vilajeteve. N\u00ebp\u00ebr territorin e tij rrjedhin shtat\u00eb lumenjt\u00eb, zona e tij \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pjellore. Para s\u00eb gjithash vlen t\u00eb ve\u00e7ohet burimi i lumit Rashka, i cili rrjedh n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet n\u00ebn ur\u00eb prej druri, e cila gjendet n\u00eb an\u00ebn jugore. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23510,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[294,119],"class_list":["post-32791","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ismet-azizi","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32791","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=32791"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/32791\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/23510"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=32791"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=32791"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=32791"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}