{"id":33170,"date":"2017-06-15T14:36:47","date_gmt":"2017-06-15T12:36:47","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=33170"},"modified":"2017-06-15T14:38:06","modified_gmt":"2017-06-15T12:38:06","slug":"represaliet-dhuna-shperngulja-analfabetizmi-faktore-te-lodhjes-se-identitetit-te-peshterasve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/represaliet-dhuna-shperngulja-analfabetizmi-faktore-te-lodhjes-se-identitetit-te-peshterasve\/","title":{"rendered":"Represaliet, dhuna, shp\u00ebrngulja, analfabetizmi faktor\u00eb t\u00eb \u201clodhjes\u201d s\u00eb identitetit t\u00eb peshterasve!"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Pester-ilustracia.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"aligncenter size-full wp-image-33171\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Pester-ilustracia.jpg 602w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/Pester-ilustracia-300x205.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 602px) 100vw, 602px\" \/> <\/p>\n<p>Duke shfletuar literatur\u00ebn q\u00eb posedoj p\u00ebr Sanxhakun m\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e hidhur: \u201dNjer\u00ebzit me ndikim, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Peshter edhe pas vitit 1935, kan\u00eb lutur deputetin e vet q\u00eb n\u00eb trevat e tyre mos t\u00eb hapen shkolla\u201d. Si \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, do t\u00eb mundohem ta shtjelloj m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Autor: <strong>Ismet AZIZI<\/strong><\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitin e 90-t\u00eb, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, gjegj\u00ebsisht fundi i viteve t\u00eb 80-ta nuk kishim analiza , shkrime apo t\u00eb dh\u00ebna  t\u00eb sakta p\u00ebr gjendjen dhe pozit\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb Sanxhakut. Nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt dhe t\u00eb  rrall\u00ebt \u00ebsht\u00eb autori Avdia Avdiq i cili u mor me k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb. P\u00ebr pozit\u00ebn arsimore kulturore t\u00eb Sanxhakut shkruan: \u201cP\u00ebr arsimin, kultur\u00ebn dhe sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flitet, posa\u00e7\u00ebrisht nga viti 1930, kur popullata, pothuajse t\u00ebr\u00ebsisht ishte analfabete. Sanxhaku ka qen\u00eb i njohur jo vet\u00ebm si regjion i pazhvilluar, por edhe p\u00ebr prapambeturin\u00eb n\u00eb aspektin kulturor dhe arsimor. N\u00eb fshatra t\u00eb t\u00ebra nuk ka pasur kush t\u00eb lexoj ndonj\u00eb shkres\u00eb, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb udh\u00ebtohet me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra. Novi Pazari ishte qyteti n\u00eb Jugosllavin\u00eb e at\u00ebhershme m\u00eb i madhi p\u00ebr nga numri i analfabet\u00ebve. Sipas regjistrimit t\u00eb popullsis\u00eb  s\u00eb viti 1931, 60% e meshkujve  t\u00eb mosh\u00ebs mbi 10 vje\u00e7are ishte e pa arsimuar, nd\u00ebrsa ajo e femrave ishte 92 %. Duhet pasur parasysh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr  popullsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme, mandej pjesa d\u00ebrmuese ishte popullsi fshatare, e cila jetonte n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira jet\u00ebsore. Dallimet e m\u00ebdha ishin edhe sipas qyteteve, p sh qarku i Tutinit, q\u00eb ishte i banuar vet\u00ebm me shqiptar\u00eb dhe boshnjak, shkalla e analfabetizmit ishte  89%, nd\u00ebrsa ai i Novi Pazarit 63%. Posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Sanxhak, popullsia Muslimane (shqiptare dhe boshnjake I.A) ishte e t\u00ebra pothuajse analfabete. Ishte rast i rrall\u00eb q\u00eb ndonj\u00eb Myslimane t\u00eb jet\u00eb e arsimuar. Faktor\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb ishin t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb, nga ato: popullsia myslimane nuk ka dasht\u00eb ta pranoj shkrim- leximin serb, nd\u00ebrsa t\u00eb vetin nuk e kishin,e deri te ajo se mysliman\u00ebve nuk ju duhet, posa\u00e7\u00ebrisht femrave myslimane.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00eb Sanxhakun n\u00eb vitin 1931 kan\u00eb ekzistuar vet\u00ebm 127 shkolla fillore kat\u00ebr klasash. Shkollat kryesisht ishin n\u00eb vendbanime t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa fshatrat  malore, sidomos ato t\u00eb Peshterit ishin pothuajse pa asnj\u00eb shkoll\u00eb, pra popullata ishte fare e paarsimuar.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00eb Sanxhakun n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ekzistonin vet\u00ebm kat\u00ebr gjimnaze kat\u00ebrvje\u00e7are ( gjimnazi i ul\u00ebt) t\u00eb cilat her\u00eb punonin her\u00eb ishin t\u00eb mbyllur. Novi Pazari kishte vet\u00ebm nj\u00eb gjimnaz t\u00eb ul\u00ebt tet\u00eb vje\u00e7ar, edhe kjo shkoll\u00eb mandej zbret n\u00eb at\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7ar, k\u00ebshtu q\u00eb vet\u00ebm Plevle kishte nj\u00eb gjimnaz  tet\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb t\u00ebr\u00eb Sanxhakun.<\/p>\n<p>Shkollat ishin me num\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve. Prind\u00ebrit nuk ishin t\u00eb interesuar t\u2019i shkollojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, rezistonin t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkolla. Posa\u00e7\u00ebrisht popullsia Myslimane, sidomos  vajzat nuk ishin t\u00eb interesuar t\u2019i arsimonin. Pushtetar\u00ebve t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm kjo iu shkonte p\u00ebr shtati. Njer\u00ebzit me ndikim, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Peshter edhe pas vitit 1935, e kan\u00eb lutur deputetin e vet q\u00eb n\u00eb trevat e tyre mos t\u00eb hapen shkolla. Si \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb?!Do t\u00eb mundohem ta shtjelloj m\u00eb tutje. <\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb larg shkollave dhe kultur\u00ebs, p\u00ebr popullin ishte m\u00eb mir\u00eb\u201d; ishte bindja e popullat\u00ebs Muslimane. Por edhe ata q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb q\u00eb t\u2019i shkollonin f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi materiale.<\/p>\n<p>Mali i Zi hyri n\u00eb Luft\u00ebn ballkanike me q\u00ebllim t\u00eb zgjerimit t\u00eb territorit t\u00eb saj n\u00eb drejtim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb verilindje drejt Sanxhakut.<br \/>\nGjat\u00eb marrjes s\u00eb territoreve, pothuajse pa luft\u00eb forcat malazeze kudo q\u00eb hynin vrisnin dhe pla\u00e7kitnin popullsin\u00eb e pafajshme, Pasi q\u00eb kishin marr\u00eb trev\u00ebn e Bjelopoles, at\u00eb t\u00eb Kolashinit, Plav\u00ebn dhe Gucin\u00eb, Ushtria malazeze  niset drejt Senic\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs i shkon n\u00eb ndihm\u00eb edhe ushtria serbe, t\u00eb cil\u00ebt kah do q\u00eb shkonin vrisnin dhe pla\u00e7kitnin popullsin\u00eb vendase myslimane. N\u00eb tetor t\u00eb viti 1912 shum\u00eb shpejt dor\u00ebzohet dhe bie n\u00eb duart e ushtris\u00eb serbo- malazeze. Udh\u00ebheq\u00ebsi fam\u00ebkeq ushtarak malazez Boshkoviq, menj\u00ebher\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen fillon \u00e7armatosjen e popullsis\u00eb s\u00eb Peshterit. Boshkovi vendoset n\u00eb fshatin Doliq t\u00eb banuar krejt\u00ebsisht me popullsi shqiptare ku edhe kishte kaluar nat\u00ebn. Doliqin dhe disa fshatra t\u00eb Peshterit  i \u00e7armatosin dhe i mblodh\u00ebn mbi 100 pushk\u00eb, Nj\u00eb raport i oficer\u00ebve flet; \u201ct\u00eb gjitha fshatrat i kan\u00eb sjell\u00eb arm\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb pjese e cila nuk i solli me d\u00ebshir\u00eb, por rezistuan dhe filluan t\u00eb gjuajn\u00eb  mbi ushtrin\u00eb ton\u00eb gj\u00eb q\u00eb q\u00ebndruam burr\u00ebrisht dhe i vran\u00eb dhe i ther\u00ebn 20 kriminel. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport nuk flitet p\u00ebr humbjen q\u00eb kishin p\u00ebsuar nga luft\u00ebtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt mbronin vendin e tyre nga ushtria okupatore serbo-malazeze. N\u00eb raport nuk jan\u00eb raportuar t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb ushtarake t\u00eb k\u00ebtij batalioni a kan\u00eb pasur humbje  apo t\u00eb plagosur n\u00eb radh\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebrnguljen e popullsis\u00eb s\u00eb Sanxhakut, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, po ve\u00e7ojm\u00eb autorin Safet Banxhoviq i cili shkruan; \u201cPas Luft\u00ebrave ballkanike fillon me t\u00eb madhe  shp\u00ebrngulja e popullsis\u00eb p\u00ebr Turqi, para se gjithash pas krimeve t\u00eb kryera ndaj tyre. Posa\u00e7\u00ebrisht pas q\u00ebrimit t\u00eb hesapeve t\u00eb ushtris\u00eb malazeze me peshterasit, t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb me pla\u00e7kitje, ndezjen e sht\u00ebpive. P\u00ebr rrug\u00ebn e \u201cStambollit\u201d, e cila p\u00ebr shekuj ishte e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb jet\u00ebsore, letrari Qamil Sijariq m\u00eb von\u00eb kishte shkruar; \u201cE shkret\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr fush\u00ebn e Peshterit, dhe s\u2019ka n\u00eb te hane, s\u2019jan\u00eb m\u00eb hanxhinjt\u00eb dhe kafexhinjt\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb askush sepse njer\u00ebzit kan\u00eb shkuar n\u00eb an\u00ebt tjera, t\u00eb duket se me ta ka shkuar edhe uji- nuk \u00ebsht\u00eb askush. Kalld\u00ebrma e dikurshme, kush e di se e kujt, mund t\u00eb jet\u00eb, e romak\u00ebve, ndoshta e turqve, e ka mbuluar barishta. Barishta m\u00eb s\u00eb shumti paraqitet aty ku dikur ishin hanet. Pavar\u00ebsisht sa q\u00ebndron, apo sa do t\u00eb pres\u00ebsh asgj\u00eb nuk do t\u00eb d\u00ebgjosh, Kan\u00eb shkuar nga k\u00ebtu kaher\u00eb karvan\u00ebt,\u201d<br \/>\nKrimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Boshko Boshkoviq, sipas autorit Avdiq, flet Skender Turkoviq ( Hukiq) 90 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>\u201cEnde pa mb\u00ebrri ushtria malazeze  iu kishte  shkuar porosia, me t\u00eb cil\u00ebn  i k\u00ebshillohet popullat\u00ebs myslimane q\u00eb para se t\u00eb vjen ushtria malazeze, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre duhet t\u00eb vendosen flamujt e bardh\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u2019i dor\u00ebzojn\u00eb arm\u00ebt, dhe municionin, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019ju p\u00ebrgjigjen ftes\u00ebs se ushtris\u00eb. Kush nuk iu p\u00ebrgjigjet k\u00ebtyre urdhrave do t\u00eb jet\u00eb i vrar\u00eb. Objekti p\u00ebr mbledhjen e arm\u00ebve ishte caktuar sht\u00ebpia  m\u00eb e madhe n\u00eb qend\u00ebr te fshatit Doliq. Sht\u00ebpia kishte 11 dhoma, dhe n\u00eb te jetonin  6 familje me 70 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dhom\u00eb ishte caktuar p\u00ebr Boshkoviqin dhe nj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt t\u00eb cilat i sillte patrulla. Kjo dhom\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr  rrahjen dhe maltretimin, para se t\u2019i ekzekutonin apo i zhduknin. Me vendosjen e Boshkoviqit me ushtrin\u00eb e tij fillon edhe pla\u00e7kitja e popullsis\u00eb, duke ua marr\u00eb kafsh\u00ebt p\u00ebr sigurimin e ushqimit. Mbledhja e arm\u00ebve ishte pretekst p\u00ebr t\u00eb ua b\u00ebr\u00eb jet\u00ebn t\u00eb padurueshme, me q\u00ebllim p\u00ebrfundimtar pastrimin etnik t\u00eb k\u00ebsaj treve. Likuidimet kryesisht b\u00ebheshin me vrasje nga pushk\u00ebt por edhe me therje. Gjithsejt\u00eb n\u00eb Doliq jan\u00eb vrar\u00eb 20 persona pa asnj\u00eb arsye. Boshkoviq i pak\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb vazhdoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr fshatrat tjera. N\u00eb Ug\u00ebll vritet Hajredin Qelaj, me dy djemt\u00eb e tij, mandej Hid\u00eb Uglanini, me gjith\u00eb v\u00ebllain e tij, hoxh\u00eb Omeri t\u00eb cilin e vrasin me 13 plumba dhe e therr\u00ebn n\u00eb fyt. P\u00ebrve\u00e7 vrasjes s\u00eb 5 njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm ata i djegin dy sht\u00ebpi, dhe hanin e Hajredin Qel\u00ebs. Para se ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, kishin pla\u00e7kitur 700 krer\u00eb dele, dhe 60 krer\u00eb gjedhe. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb n\u00eb Boroshtic\u00eb kan\u00eb vrar\u00eb Tahir Shkrelin, nd\u00ebrsa n\u00eb Tuzinje 10 persona t\u00eb pafajsh\u00ebm, mandej edhe tre n\u00eb fshatin B\u00ebrniq. N\u00eb vazhdim e sip\u00ebr n\u00eb fshatin Rasno vrasin nj\u00eb person t\u00eb Rshlanin\u00ebve. Q\u00ebllimi i tyre ishte t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe n\u00eb fshatrat tjera, por p\u00ebr shkak se nga ana tjet\u00ebr kishte hyr\u00eb ushtria serbe ata u desh t\u00eb kthehen mbrapa. Edhe n\u00eb kthim e sip\u00ebr,  n\u00ebp\u00ebr vendbanimet tjera ata vazhduan ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Ushtria malazeze, vazhdoi me pla\u00e7kitje e vrasje kudo q\u00eb iu jepej rasti. Kur kishin arritur n\u00eb Korit\u00eb( n\u00eb an\u00ebn malazeze t\u00eb Sanxhakut I. A) atje tashm\u00eb arm\u00ebt ishin mbledhur p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar, dhe ishin vendosur n\u00eb vend t\u00eb caktuar, flamujt e bardh\u00eb ishin vendosur n\u00eb t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb e Musliman\u00ebve. T\u00eb gjitha masat e nd\u00ebrmarra, si n\u00eb Doliq, e edhe n\u00eb fshatrat tjera, nuk i shp\u00ebtoi Mysliman\u00ebt. Me metoda perfide,  marrjen e arm\u00ebve, mandej,  therjen e popullit duarthat\u00eb, u p\u00ebrdor\u00ebn edhe k\u00ebtu sikurse edhe n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Sanxhakut disa vite m\u00eb von\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat ushtar\u00ebt malazez\u00eb vran\u00eb 58 meshkuj dhe dy gra, t\u00eb cilat u munduan t\u2019i mbrojn\u00eb bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre. U vra edhe nj\u00eb djalosh 18 vje\u00e7ar, t\u00eb vetmin q\u00eb kishin prind\u00ebrit, t\u00eb cilin e \u00ebma ashtu t\u00eb s\u00ebmur, i shtrir\u00eb n\u00eb shtrat, e mb\u00ebshtjell p\u00ebr kraharorin e saj\u00eb, duke ju lutur q\u00eb ta kursejn\u00eb. Nuk kishin m\u00ebshir\u00eb. S\u00eb pari ia pren\u00eb hund\u00ebn, mandej para syve t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs e vrasin. Ishte tragjedi e madhe e k\u00ebtij fshati dhe p\u00ebr banor\u00ebt e tij t\u00eb cil\u00ebt ishin viktim\u00eb e nj\u00eb politike brutale.\u201d<\/p>\n<p>\u00c7armatosja e popullsis\u00eb ka vazhduar t\u00eb zbatohet edhe pas Luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb bot\u00ebrore gjegj\u00ebsisht  menj\u00ebher\u00eb pas ri okupimit nga ushtria e Mbret\u00ebris\u00eb Serbe.<br \/>\n\u00c7armatimi ka pasur t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se kjo popullsi konsiderohej e disponuar armiq\u00ebsisht ndaj \u201cgjendjes s\u00eb re\u201d. Citon Hakif Bajrami, autor\u00ebt serb B. Hrabak, D Jankoviq,<br \/>\nSe deri kur kishte arritur n\u00eb planin e \u00e7armatimit, m\u00ebsojm\u00eb nga raporti rezerv\u00eb i Shtabit t\u00eb Divizionit t\u00eb Kosov\u00ebs, d\u00ebrguar Komand\u00ebs s\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb tret\u00eb n\u00eb Shkup, ku thuhet se kjo komand\u00eb ka forca t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr \u00e7armatimin dhe se plani tejet sekret num\u00ebr 172 mund t\u00eb realizohet, por vet\u00ebm duke p\u00ebrdorur dhun\u00ebn ndaj popullsis\u00eb shqiptare.<br \/>\nP\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb \u00e7armatimit, n\u00eb qarkun e Rashk\u00ebs ishin n\u00eb dispozicion dy qeta t\u00eb Regjimentit 24 me 2 topa malesh n\u00eb Novi Pazar dhe nj\u00eb \u00e7et\u00eb n\u00eb Tutin.<\/p>\n<p>P\u00ebr shp\u00ebrnguljen e shqiptar\u00ebve shkruanin t\u00eb gjitha gazetat, duke \u201cshpresuar\u201d se p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr do t\u00eb shp\u00ebrngulen t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Askush nuk mundi t\u2019i mohoj\u00eb vuajtjet e fshatar\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs, t\u00eb Vu\u00e7it\u00ebrn\u00ebs, t\u00eb Sanxhakut dhe t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb kan\u00eb p\u00ebsuar mjaft dhe nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb, por po i l\u00ebshojn\u00eb tokat e veta dhe po shp\u00ebrngulen prej atdheut t\u00eb vet. Shum\u00eb familje kan\u00eb l\u00ebn\u00eb krejt \u00e7ka kan\u00eb pasur dhe jan\u00eb nisur p\u00ebr Turqi. Po dihet se shum\u00eb familje tani (1923) gjenden n\u00eb Bullgari, pa t\u00eb holla dhe jeta e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik prej s\u00ebmundjeve t\u00eb ndryshme. P\u00ebr shp\u00ebrngulje  po p\u00ebrdoret propaganda e dhun\u00ebs,  Terrori ishte b\u00ebr\u00eb dukuri sidomos n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve. <\/p>\n<p>Ali Hadri, n\u00eb vepr\u00ebn e tij LN\u00c7 n\u00eb Kosov\u00eb  shkruante: \u201cKur merret parasysh pozita dhe gjendja jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb borgjeze, \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i arsyesh\u00ebm mendimi se Jugosllavia e vjet\u00ebr p\u00ebr shqiptar\u00ebt ishte burg me plot kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs\u201d.<br \/>\nLidhur me propagand\u00ebn serbomadhe n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cKlubit Kulturor Serb\u201d, studimi q\u00eb shkaktoi m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi erupcion p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aksione brutale e q\u00eb ka qen\u00eb nd\u00ebr akuzat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda  kund\u00ebr  pushtetit q\u00eb nuk u \u201cinteresua\u201d m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr t\u00eb asimiluar popullsin\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb padyshim  elaborati i Dr. Vasa \u00c7ubriloviqit \u201cShp\u00ebrngulja e shqiptar\u00ebve\u201d. Problemi i shqiptuarve theksoi ai, nuk lindi sot, ai, sipas tij, ishte problem edhe n\u00eb mesjet\u00eb. Pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve \u00c7ubriloviqi e quante \u201cPyk\u00eb t\u00eb rrezikshme\u201d. Mpreht\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj \u201cpyke\u201d, sipas tij, Qeveria Serbe e kishte dob\u00ebsuar qysh nga Kryengritja e Par\u00eb  serbe. P\u00ebr t\u00eb pasur efekt pozitiv  theksonte ai, duhet krijuar psikoza t\u00eb nevojshme n\u00eb k\u00ebto forma: \u00cbsht\u00eb e njohur se masa shqiptare bie shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00ebn ndikim dhe bindjet e veta i ruan me fanatiz\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, n\u00eb mes masave tjera  k\u00ebsaj radhe po p\u00ebrmendim  at\u00eb q\u00eb preferon n\u00eb lidhje me ligjet t\u00eb cilat duhet shfryt\u00ebzuar deri n\u00eb maksimum, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsohet jeta  me an\u00eb t\u00eb gjobave, burgimeve, me p\u00ebrdorimin e t\u00eb gjitha formave t\u00eb paskrupullt t\u00eb t\u00eb gjitha metodave policore me d\u00ebnime n\u00eb mas\u00eb. Mandej e masave  sanitare., rr\u00ebzimi i mureve dhe gardhiqeve, masave n\u00eb veterinari, rritjen e tatimeve. Shqiptari duhet t\u00eb ngacmohet, duke ua prishur varret, ndalimin e martesave, duhet detyruar q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb shkollat, ku fyhej  elementi shqiptar dhe ku nx\u00ebn\u00ebsve u thuhej se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz me bishta.<\/p>\n<p>Hajredin Hoxha, n\u00eb punimin e tij n\u00eb \u201cP\u00ebrparimi\u201d; Politika e eliminimit t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trualli i Jugosllavis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr, shkruan: \u201cGjoka Perina po ashtu ishte i mendimit si \u00c7ubriloviqi. Ky titullar i lidhjes s\u00eb Kooperativave Serbe n\u00eb Sarajev\u00eb thekson pranin\u00eb e shqiptar\u00ebve n\u00eb regjionin e Sanxhakut. Sipas Perin\u00ebs popullsia shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb paraqet rrezik t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Perina preferon shp\u00ebrnguljen  ciklike brenda p\u00ebr brenda shtetit, sepse nd\u00ebrrimi i k\u00ebtill\u00eb i popullsis\u00eb nuk k\u00ebrkon mjete t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa popullsia shqiptare , thot\u00eb ai, do t\u00eb humbas\u00eb n\u00eb detin e gjer\u00eb sllav.\u201d<\/p>\n<p>Represaliet, dhuna, shp\u00ebrngulja, vazhdoi gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb I- r\u00eb, pas , n\u00eb mes t\u00eb Dy Luft\u00ebrave Bot\u00ebrore, por edhe pas luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Aksioni i mbledhjes s\u00eb arm\u00ebve n\u00eb Jugosllavin\u00eb e Titos, nuk i kurseu sa shqiptar\u00ebt e Peshterit. Peshterasit ishin ther\u00eb n\u00eb sy edhe gjat\u00eb  pushtetit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit. Peshterasit vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb element i pad\u00ebshiruar edhe sot e k\u00ebsaj dite, pavar\u00ebsisht ndryshimeve t\u00eb qeverive n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ishin k\u00ebto vet\u00ebm disa t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e hidhur t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Sanxhakut me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb peshterasve. Dhe, nga kjo mund t\u00eb konkludojm\u00eb se shqiptar\u00ebve t\u00eb Peshterit, rreziku m\u00eb i madh iu kanosej nga asimilimi, ishte pik\u00ebrisht ndjekja e shkollimit n\u00eb shkollat serbe, \u00e7ka, q\u00eb deri diku edhe u d\u00ebshmua. Shqiptar\u00ebt e Peshterit kurr\u00eb nuk iu n\u00ebnshtruan  pushtimit serbo- malazez. Ata ruajt\u00ebn fen\u00eb, doket, zakonet, m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, por, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e humb\u00ebn gjuh\u00ebn shqipe.  <\/p>\n<p>*Opinionet e autor\u00ebve nuk paraqesin domosdoshm\u00ebrisht edhe opinionin e Prizren Post.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke shfletuar literatur\u00ebn q\u00eb posedoj p\u00ebr Sanxhakun m\u00eb ra n\u00eb sy nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e hidhur: \u201dNjer\u00ebzit me ndikim, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb Peshter edhe pas vitit 1935, kan\u00eb lutur deputetin e vet q\u00eb n\u00eb trevat e tyre mos t\u00eb hapen shkolla\u201d. Si \u00ebsht\u00eb e mundur nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, do t\u00eb mundohem ta shtjelloj m\u00eb tutje. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33171,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[294,119],"class_list":["post-33170","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione","tag-ismet-azizi","tag-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33170\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}