{"id":33291,"date":"2017-06-23T13:05:29","date_gmt":"2017-06-23T11:05:29","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=33291"},"modified":"2017-06-23T13:05:29","modified_gmt":"2017-06-23T11:05:29","slug":"kurti-me-mua-kryeminister-ne-projekt-eshte-edhe-bashkimi-me-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/kurti-me-mua-kryeminister-ne-projekt-eshte-edhe-bashkimi-me-shqiperine\/","title":{"rendered":"Kurti: Me mua kryeminist\u00ebr n\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb edhe bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/albin-kurti.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-33292\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/albin-kurti.jpg 695w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/albin-kurti-300x199.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 695px) 100vw, 695px\" \/><\/p>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d Albin Kurti ka folur rreth situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb pas zgjedhjeve dhe p\u00ebr suksesin q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka arritur.<\/strong><\/p>\n<p>Kurti ka theksuar se Vet\u00ebvendosje si forc\u00eb e par\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb krijuar qeverin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, Vet\u00ebvendosje e ka q\u00eb nga krijimi i saj si nj\u00eb nga q\u00ebllimet madhore t\u00eb saj.<\/p>\n<p>I pyetur se n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs a do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb, Kurti nuk i \u00ebsht\u00eb shmangur idealeve t\u00eb tij duke theksuar se do t\u2019i jap\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur me referendum p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet madhore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri, Kurti nuk ka dashur q\u00eb t\u00eb shpreh\u00eb preferenca duke deklaruar se: \u201cCilado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb qeveria e ardhshme e Shqip\u00ebris\u00eb, ne do t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me t\u00eb. Raportet me t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shum\u00eb t\u00eb mira. Sigurisht, ne jemi nj\u00eb forc\u00eb me orientim t\u00eb majt\u00eb, socialdemokrat, megjithat\u00eb nuk na takon t\u00eb p\u00ebrzihemi n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore p\u00ebr t\u2019i treguar votuesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se cil\u00ebn parti t\u00eb zgjedhin. Jam i bindur se edhe n\u00eb Shqip\u00ebri masa m\u00eb e madhe e votuesve do t\u00eb votojn\u00eb me idealiz\u00ebm, p\u00ebr forcim e p\u00ebrparim t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, p\u00ebr zhvillim ekonomik q\u00eb sjell pun\u00ebsim si edhe p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebri e n\u00eb institucione\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rezultati i zgjedhjeve p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet d\u00ebshmuan se populli i Kosov\u00ebs ka votuar masivisht ndryshimin. Subjekti q\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb k\u00ebto zgjedhje \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE! (LV), e cila ka dyfishuar numrin e votave t\u00eb saj, po ashtu edhe at\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve, duke kaluar k\u00ebshtu prej subjektit t\u00eb tret\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb p\u00ebrpara, n\u00eb subjektin e par\u00eb, m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>LV u rrit pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr koalicione, madje pik\u00ebrisht pse nuk hyri n\u00eb koalicione parazgjedhore. Konsistenca jon\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet tona, mosndryshimi yn\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb presioneve q\u00eb na jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, por edhe koherenca politike e programit ton\u00eb qeveris\u00ebs t\u00eb shprehur n\u00eb 40 masa konkrete gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate, jan\u00eb shp\u00ebrblyer me besimin n\u00eb rritje tek nj\u00eb num\u00ebr i madh votuesish.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, partit\u00eb e vjetra jan\u00eb nd\u00ebshkuar, e m\u00eb s\u00eb shumti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar PDK, e cila prej subjektit t\u00eb par\u00eb q\u00eb ishte dikur, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekt i tret\u00eb. Mesazhi q\u00eb mor\u00ebm nga votuesi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, shteti i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb lirohet prej duarve t\u00eb oligark\u00ebve e t\u00eb \u201dKlanit Pronto\u201d, politika e Kosov\u00ebs nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet peng i bisedimeve dhe negociatave me Beogradin, i cili edhe nuk ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e vet edhe nuk na njeh. Duhet urgjentisht t\u00eb hetohen privatizimet e dyshuara p\u00ebr korrupsion, si edhe pasurimi i dyshimt\u00eb i disa personave t\u00eb lidhur me politikan\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm.<\/p>\n<p>E n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet t\u00eb nis\u00eb aplikimi i politikave t\u00eb shtetit zhvillimor, p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb industris\u00eb, nxitje t\u00eb eksporteve, mb\u00ebshtetje t\u00eb bizneseve t\u00eb vogla e t\u00eb mesme e t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pa harruar politikat sociale. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb n\u00eb planin ton\u00eb qeveris\u00ebs, dhe shum\u00eb shpejt do t\u00b4ia fillojm\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr t\u2019i realizuar.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb tentoni t\u00eb formoni qeverin\u00eb e re n\u00eb rast se PAN nuk arrin t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Populli ka folur, dhe subjekti m\u00eb i madh n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja VET\u00cbVENDOSJE!. PAN (PDK me AAK dhe Nisma) nuk i ka numrat, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb vetmen shpres\u00eb e ka n\u00eb \u201dtrafikimin\u201d e deputet\u00ebve prej koalicionit LAA (LDK me AKR, Alternativ\u00ebn dhe L\u00ebvizjen p\u00ebr Drejt\u00ebsi), si dhe tek mb\u00ebshtetja prej List\u00ebs Serbe t\u00eb kontrolluar drejtp\u00ebrdrejt nga Beogradi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb film i vjet\u00ebr, q\u00eb e kemi par\u00eb e q\u00eb ia dim\u00eb fundin e hidhur. Prandaj nuk do t\u00eb na duhet nj\u00eb qeveri e till\u00eb, dhe un\u00eb jam i bindur se nuk do t\u00eb ket\u00eb qeveri t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Populli do ndryshime. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb qeveri t\u00eb re nga regjimi i vjet\u00ebr e apo nga formulat e vjetra. LV tashm\u00eb ka nisur pun\u00ebn, e ka krijuar nj\u00eb ekip negociues p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb, dhe po kontaktojm\u00eb me forcat e tjera politike q\u00eb k\u00ebsaj radhe ta l\u00ebm\u00eb PDK n\u00eb opozit\u00eb. Ne i kemi 31 deputet\u00eb, e PDK me sa duket i ka vet\u00ebm 21 deputet\u00eb. Si fitues t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve, e kemi sigurisht t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb b\u00ebjm\u00eb qeveri.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rast se do t\u00eb mandatoheni ju t\u00eb formoni qeverin\u00eb e re, me cil\u00ebn forc\u00eb politike do t\u00eb negocioni?<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr partneritet n\u00eb qeverisje koalicionit t\u00eb mbledhur rreth LDK-s\u00eb. Po ashtu, kemi kontakte edhe me deputet\u00eb nga koalicioni PAN, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb dalin nga ai koalicion p\u00ebr arsye q\u00ebndrimesh vetjake, por edhe p\u00ebr arsye se ai koalicion nuk i ka numrat p\u00ebr qeverisje.<\/p>\n<p><strong>A keni patur kontakte me faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe a keni marr\u00eb urime prej tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Po kontakte kemi rregullisht, me gjith\u00eb stafin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe trup\u00ebn diplomatike t\u00eb vendosur n\u00eb Prishtin\u00eb. Jam takuar me ambasador\u00ebt e ShBA-ve, BE-s\u00eb, Italis\u00eb, Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Gjermanis\u00eb, Franc\u00ebs, Norvegjis\u00eb. Urimet n\u00eb t\u00eb tilla raste jan\u00eb protokollare. Urimet e v\u00ebrteta do t\u00eb vijn\u00eb kur ta krijojm\u00eb qeverin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rast se do drejtoni qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00e7far\u00eb qasje do t\u00eb keni p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb dhe marr\u00ebveshjen e kufirit me Malin e Zi?<\/strong><\/p>\n<p>Dialogu me Serbin\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb fars\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb ndalur prej koh\u00ebsh tashm\u00eb, edhe pa qen\u00eb ne n\u00eb qeverisje, sepse nuk mund t\u00eb vazhdonte m\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. At\u00eb dialog t\u00eb ndalur nuk duam ta rifillojm\u00eb. Duhet shqyrtuar e vler\u00ebsuar dialogu i viteve 2011 \u2013 2017 i cili nuk pati transparenc\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb procesit e as llogaridh\u00ebnie nga aktor\u00ebt. Dialogu ishte asimetrik ku Kosova ishte m\u00eb shum\u00eb tem\u00eb sesa pal\u00eb, nd\u00ebrsa Serbia m\u00eb shum\u00eb diktuese sesa p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>Ne duhet ta fillojm\u00eb nj\u00eb dialog me Brukselin e me miqt\u00eb tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, para \u00e7far\u00eb dialogu me Serbin\u00eb e p\u00ebr at\u00eb premisat dhe synimet e atij dialogu. Psh. askush nuk di ta definoj\u00eb se \u00e7ka sakt\u00ebsisht n\u00ebnkupton \u2018normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb\u2019. Politikan\u00eb e diplomat\u00eb, shqiptar\u00eb, serb\u00eb e t\u00eb huaj, kuptojn\u00eb gj\u00ebra krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme me k\u00ebt\u00eb em\u00ebrtim. N\u00eb fakt, ne kemi nevoj\u00eb t\u00eb kalojm\u00eb nga \u2018normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve\u2019 te \u2018fqinj\u00ebsia e mir\u00eb\u2019, koncept ky i Komisionit Evropian, p\u00ebrkat\u00ebsisht i detyr\u00ebs zyrtare t\u00eb z.Johannes Hahn.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ne do t\u00eb fillojm\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb gjer\u00eb e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet ku ata jetojn\u00eb. Jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr integrimin ekonomik, social e politik t\u00eb tyre, dhe e kemi nj\u00eb plan t\u00eb detajuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia e Kosov\u00ebs me shtetasit e saj t\u00eb etnis\u00eb serbe nuk mund t\u00eb mbetet peng e Beogradit, apo e ndonj\u00eb qeveritari t\u00eb atjesh\u00ebm me nostalgji serbomadhe nga rinia e vet. Ky dialog me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb prej posht\u00eb-lart, demokratik e p\u00ebr zhvillim. Serb\u00ebt nuk duam t\u2019i shohim t\u00eb mbyllur vet\u00ebm n\u00eb identitetin e tyre komb\u00ebtar, por edhe t\u00eb hapur n\u00eb rolin e tyre shoq\u00ebror: n\u00eb profesionet e tyre si mjek\u00eb, inxhinier\u00eb, bujq, zdrukthtar\u00eb, kamarier\u00eb, student\u00eb etj. Sa i p\u00ebrket demarkacionit, ne do ta ripohojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb miq\u00ebsore dhe interesin p\u00ebr forcimin e asaj marr\u00ebdh\u00ebnieje me Malin e Zi.<\/p>\n<p>Fatmir\u00ebsisht Mali i Zi nuk ka k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb versionin e demarkacionit q\u00eb ne kemi kund\u00ebrshtuar. Prandaj, pasi t\u00eb formojm\u00eb qeverin\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb takim me Podgoric\u00ebn zyrtare, do t\u00eb krijojm\u00eb kushtet p\u00ebr rinegocim t\u00eb demarkacionit me Malin e Zi, me komisione ekspert\u00ebsh nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, q\u00eb do t\u00eb ballafaqojn\u00eb argumentat e tyre. Nuk \u00ebsht\u00eb synimi yn\u00eb t\u00b4i marrim tok\u00eb Malit t\u00eb Zi, por thjesht q\u00eb t\u00eb mos humbim tok\u00eb nga e jona. Mendojm\u00eb se do ta gjejm\u00eb mir\u00ebkuptimin e Malit t\u00eb Zi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Jo vet\u00ebm q\u00eb Mali i Zi e ka njohur Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, por edhe ndodhemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn an\u00eb t\u00eb dinamikave gjeopolitike: n\u00eb an\u00ebn e NATO-s e t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A keni ndryshuar q\u00ebndrim n\u00eb raport me k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka arsye q\u00eb t\u00eb ndryshoj q\u00ebndrim. Sidomos tani kur q\u00ebndrimet q\u00eb i kan\u00eb pasur p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje po i ndryshojn\u00eb edhe politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit dhe opinionist\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, mendoj se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ne t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulim n\u00eb realizimin e objektivave tan\u00eb politik\u00eb, jo p\u00ebr inat t\u00eb ndonj\u00eb fqinji, por thjesht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs son\u00eb komb\u00ebtare, dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>Keni paralajm\u00ebruar nj\u00eb politik\u00eb ndryshe edhe me Shqip\u00ebrin\u00eb? Si do t\u00eb jet\u00eb ajo?<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria e LV do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb lokomotiv\u00eb e proceseve politike q\u00eb do t\u00b4i afrojn\u00eb shum\u00eb e do t\u00b4i integrojn\u00eb disa segment\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb. Deri m\u00eb sot politikat e p\u00ebrbashk\u00ebta jan\u00eb kufizuar n\u00eb mbledhje ceremoniale, n\u00eb marr\u00ebveshje bilaterale pa institucione e mekanizma t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, n\u00eb fotografi e n\u00eb projekte t\u00eb ngadalta apo t\u00eb nd\u00ebrprera. Do t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr rit\u00ebm dhe tjet\u00ebr shpejt\u00ebsi me LV n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Bashkimi dhe koordinimi i tregjeve e i sektor\u00ebve prodhues, nj\u00ebsimi i praktikave administrative, bashkimi i sistemeve arsimore dhe atyre t\u00eb prodhimit kulturor, ligat sportive t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, koordinimi dhe nj\u00ebsimi i politikave fiskale e doganore. Pra, ka shum\u00eb fusha ku mund t\u00eb veprojm\u00eb e ku do t\u00eb veprojm\u00eb, bashk\u00eb me qeverin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb LV.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb mbahen zgjedhjet edhe n\u00eb Tiran\u00eb, keni nj\u00eb preferenc\u00eb p\u00ebr fituesin e zgjedhjeve?<\/strong><\/p>\n<p>Cilado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb qeveria e ardhshme e Shqip\u00ebris\u00eb, ne do t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shk\u00eblqyera me t\u00eb. Raportet me t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e partive politike kryesore i kemi shum\u00eb t\u00eb mira. Sigurisht, ne jemi nj\u00eb forc\u00eb me orientim t\u00eb majt\u00eb, socialdemokrat, megjithat\u00eb nuk na takon t\u00eb p\u00ebrzihemi n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore p\u00ebr t\u2019i treguar votuesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se cil\u00ebn parti t\u00eb zgjedhin. Jam i bindur se edhe n\u00eb Shqip\u00ebri masa m\u00eb e madhe e votuesve do t\u00eb votojn\u00eb me idealiz\u00ebm, p\u00ebr forcim e p\u00ebrparim t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkan, p\u00ebr zhvillim ekonomik q\u00eb sjell pun\u00ebsim si edhe p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb shoq\u00ebri e n\u00eb institucione. Sami Frash\u00ebri thoshte: \u201cJeta e nj\u00eb shteti dhe lumturia e nj\u00eb kombi sigurohet vet\u00ebm me bashkim dhe barazi. Zhdukja e barazis\u00eb shkakton humbjen e liris\u00eb. Privilegjet jan\u00eb shok\u00eb t\u00eb tiranis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebheni kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs a do t\u00eb k\u00ebrkoni bashkimin me Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshira dhe interesi i qytetar\u00ebve ton\u00eb n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit t\u00eb tilla jan\u00eb. K\u00ebt\u00eb personalisht do ta k\u00ebrkoj gjithnj\u00eb, pavar\u00ebsisht pozit\u00ebs ku do t\u00eb ndodhem. Megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb sqarohemi se nuk e b\u00ebn bashkimin kryeministri i Kosov\u00ebs, por populli i Kosov\u00ebs. Ajo \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e LV, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00b4i japim popullit t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn e referendumit, t\u00eb cil\u00ebn sot nuk e ka. E drejta p\u00ebr referendum \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelet e t\u00eb qenit sovran. E pastaj, kur t\u00eb jet\u00eb e drejta p\u00ebr referendum, populli i Kosov\u00ebs le t\u00eb flas\u00eb vet\u00eb, kur t\u00eb jet\u00eb momenti.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb rast se nuk arrini dot t\u00eb krijoni qeverin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, si do jet\u00eb opozita juaj?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rast se partia e cila fiton zgjedhjet nuk lejohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb, sigurisht q\u00eb situata politike nuk do t\u00eb ishte as legjitime e as e q\u00ebndrueshme. Por mendoj se nuk do t\u00eb jet\u00eb ky rasti. T\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat na tregojn\u00eb se nj\u00eb qeverisje LV me LDK \u00ebsht\u00eb e mundshme, \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshirueshme, dhe do t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShqiptarja.com\u201d Albin Kurti ka folur rreth situat\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb pas zgjedhjeve dhe p\u00ebr suksesin q\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka arritur. Kurti ka theksuar se Vet\u00ebvendosje si forc\u00eb e par\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb krijuar qeverin\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Bashkimin e Kosov\u00ebs me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33292,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[3803,877,2463],"class_list":["post-33291","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-aktuale","tag-albin-kurti","tag-bashkimi-kombetar"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33291","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33291"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33291\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33292"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}