{"id":33420,"date":"2017-06-27T17:41:57","date_gmt":"2017-06-27T15:41:57","guid":{"rendered":"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/analistet-nuk-presin-bllokade-per-formimin-e-qeverise-395536\/"},"modified":"2017-06-27T18:33:52","modified_gmt":"2017-06-27T16:33:52","slug":"analistet-nuk-presin-bllokade-per-formimin-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/analistet-nuk-presin-bllokade-per-formimin-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Analist\u00ebt nuk presin bllokad\u00eb p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/analistet-nuk-presin-bllokade-per-formimin-e-qeverise.jpg\"><\/p>\n<p><strong><\/p>\n<p>Prishtin\u00eb &#8211; Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb votimeve, si dhe publikimit t\u00eb rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partit\u00eb politike pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb varg deklaratash lidhur me mund\u00ebsit\u00eb e krijimit t\u00eb koalicioneve, q\u00eb do ta krijonin ekzekutivin e ri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><\/strong><\/p>\n<p>Por, heshtja e tanishme, n\u00eb opinion po shihet edhe si munges\u00eb opsionesh nga partit\u00eb politike pas rezultatit te zgjedhjeve, i cili nuk u garanton atyre formimin e Qeveris\u00eb, pa lidhjen e koalicioneve t\u00eb reja paszgjedhore.<\/p>\n<p>Politologu Ramush Tahiri, duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb shpreh mendimin se heshtja e partive politike lidhur me koalicionet e mundshme \u00ebsht\u00eb kalkulim i tyre, ve\u00e7 e ve\u00e7, q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb deri sa t\u00eb certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, si t\u00eb verifikohet mandati.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb momentin q\u00eb certifikohen rezultatet dhe secila parti do ta dij\u00eb se sa deputet i ka, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb bisedimet dhe marr\u00ebveshjet p\u00ebr b\u00ebrjen e koalicioneve.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb tash shihet \u00ebsht\u00eb se jan\u00eb tri grupe t\u00eb m\u00ebdha. Asnj\u00ebra nuk i ka m\u00eb shum\u00eb se 35 p\u00ebr qind t\u00eb votave dhe koalicioni detyrohet t\u00eb b\u00ebhet me nj\u00ebrin nga k\u00ebto tri grupet, plus minoritetet. Pas verifikimit t\u00eb mandateve, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb koalicioni i par\u00eb do t\u00eb synoj\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj numrat dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bisedimet, fillimisht me koalicionin, e pastaj, \u00ebsht\u00eb taktik\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe me partit\u00eb brenda koalicionit. S\u00eb fundmi edhe me individ\u00ebt e ve\u00e7ant\u00eb\u201d, tha Tahiri.<\/p>\n<p>Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se faza aktuale \u00ebsht\u00eb ajo e mund\u00ebsis\u00eb potenciale t\u00eb konkretizimit t\u00eb deklaratave publike t\u00eb subjekteve t\u00eb caktuara dhe lider\u00ebve potencial\u00eb. Tashm\u00eb, sipas politologut Beqaj, pritet nj\u00eb faz\u00eb e re p\u00ebr subjektet politike.<\/p>\n<p>\u201cAta do t\u00eb ballafaqohen me realitetin, t\u00eb hidhur ose me shpres\u00ebn se munden eventualisht t\u00eb b\u00ebjn\u00eb koalicione, var\u00ebsisht prej kalkulimeve me parti, por edhe me individ\u00eb t\u00eb caktuar. Por, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sipas mendimit tim, do t\u00eb ishte gabim q\u00eb t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e kalkulimeve. Kjo nd\u00ebrlidhet me formimin e Qeveris\u00eb, e cila do t\u00eb varej m\u00eb shum\u00eb nga Lista Serbe se sa q\u00eb do t\u00eb varej nga deputet\u00ebt dhe subjektet tjera politike\u201d, thot\u00eb Beqaj.<\/p>\n<p>Por, a ekziston mund\u00ebsia potenciale p\u00ebr bllokimin e procesit p\u00ebr krijimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re, p\u00ebr faktin se asnj\u00eb nga subjektet politike nuk e ka p\u00ebrqindjen e votave q\u00eb i garanton formimin e Qeveris\u00eb si e vetme?<\/p>\n<p>Kush do t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr &#8211; Haradinaj apo Kurti?<br \/>\nPolitologu Tahiri shpreh mendimin se nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb bllokad\u00eb p\u00ebr formimin e ekzekutivit t\u00eb ri, p\u00ebr faktin q\u00eb, sipas tij, mund\u00ebsit\u00eb kushtetuese dhe ligjore ekzistojn\u00eb q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb mos ndodh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse mandatari i par\u00eb nuk arrin ta b\u00ebj Qeverin\u00eb dhe t\u2019i ket\u00eb 61 vota t\u00eb deputet\u00ebve, at\u00ebher\u00eb e dor\u00ebzon (mandatin). At\u00ebher\u00eb, mandatari tjet\u00ebr nga koalicioni tjet\u00ebr do t\u2019i ket\u00eb numrat, sepse 50 p\u00ebrqind\u00ebshi \u00ebsht\u00eb ose her\u00ebn e par\u00eb ose her\u00ebn e dyt\u00eb. Nuk ka her\u00eb t\u00eb tret\u00eb. Dhe, varet se si do ta ndajn\u00eb pushtetin, do t\u00eb thot\u00eb, postet ministrore dhe kryeministrin. Gjithashtu, pjes\u00eb e dyt\u00eb, por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak e r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00ebsht\u00eb ajo se \u00e7far\u00eb programi qeveris\u00ebs do t\u00eb harmonizojn\u00eb dhe me t\u00eb cilin do t\u00eb dalin para deputet\u00ebve\u201d, thot\u00eb Tahiri.<\/p>\n<p>Edhe politologu Beqaj nuk beson se mund t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb bllokad\u00eb p\u00ebr formimin e ekzekutivit. Sipas tij, partit\u00eb politike kan\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsimin nga p\u00ebrvoja e kaluar, kur pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb vitit 2014, formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb re ishte bllokuar p\u00ebr 6 muaj. Megjithat\u00eb, sipas tij, n\u00eb rast se p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00eb situat\u00eb e ngjashme, at\u00ebher\u00eb partit\u00eb politike duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPor, mundet shum\u00eb shpesh t\u00eb mendohet, n\u00ebn nj\u00eb, q\u00eb sipas mendimit tim nuk \u00ebsht\u00eb e gabuar, p\u00ebr formimin e nj\u00eb Qeverie teknike, me nj\u00eb mandat prej 6 ose 12 muaj, e cila do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si faz\u00eb kalimtare p\u00ebr reform\u00ebn e sistemit zgjedhor; p\u00ebr reform\u00ebn e partive politike, t\u00eb cilat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr tu reformuar; p\u00ebr arritjen e disa vendimeve, t\u00eb cilat nuk adresojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi konkrete te askush, por tek t\u00eb gjith\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Demarkacioni dhe Asociacioni. Pastaj, t\u00eb p\u00ebrgatitet nj\u00eb faz\u00eb e re e vet\u00ebdijesimit t\u00eb elektoratit dhe t\u00eb partive, me nj\u00eb kualitet t\u00eb ri t\u00eb b\u00ebrjes politik\u00eb\u201d, tha Beqaj.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajm\u00ebruar se certifikimi i rezultateve t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare t\u00eb 11 qershorit, do t\u00eb b\u00ebhet gjat\u00eb k\u00ebsaj jave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtin\u00eb &#8211; Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb votimeve, si dhe publikimit t\u00eb rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partit\u00eb politike pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb varg deklaratash lidhur me mund\u00ebsit\u00eb e krijimit t\u00eb koalicioneve, q\u00eb do ta krijonin ekzekutivin e ri t\u00eb vendit. Por, heshtja e tanishme, n\u00eb opinion po shihet edhe si munges\u00eb opsionesh nga partit\u00eb politike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33421,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[3803,48],"class_list":["post-33420","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kombetare","tag-aktuale","tag-kosove"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33420","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33420"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33420\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33421"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33420"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33420"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33420"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}