{"id":33840,"date":"2017-07-11T14:44:29","date_gmt":"2017-07-11T12:44:29","guid":{"rendered":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/?p=33840"},"modified":"2017-07-11T14:44:29","modified_gmt":"2017-07-11T12:44:29","slug":"suksesi-i-doktoreshes-shqiptare-ne-harvard-interviste-me-dr-ersida-buraniqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/suksesi-i-doktoreshes-shqiptare-ne-harvard-interviste-me-dr-ersida-buraniqi\/","title":{"rendered":"Suksesi i doktoresh\u00ebs shqiptare n\u00eb Harvard, Intervist\u00eb me Dr. Ersida Buraniqi"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1499620606_19848886_10155527509549570_482209373_n.jpg\" alt=\"\" width=\"100%\" height=\"\" class=\"alignleft size-full wp-image-33841\" srcset=\"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1499620606_19848886_10155527509549570_482209373_n.jpg 656w, https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-content\/uploads\/2017\/07\/1499620606_19848886_10155527509549570_482209373_n-300x193.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 656px) 100vw, 656px\" \/><\/p>\n<p>Ersida Buraniqi, vajza shqiptare q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb majat e suksesit t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb univesitetin m\u00eb prestigjoz n\u00eb bot\u00eb, Harvard University n\u00eb Shtetet a Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. <\/p>\n<p>Intervistoi: <strong>Sokol BRAHAJ &#8211; Besa Time<\/strong><\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: ERSIDA DUKE PAR\u00cb SPECIALIZIMIN T\u00cbND PYETJA E PAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb KJO: P\u00cbR TY MJ\u00cbKESIA A \u00cbSHT\u00cb THJESHT\u00cb HUMANITY APO \u00cbSHT\u00cb VET\u00cb ERSIDA?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Mjek\u00ebsia ka marr\u00eb nismen si pasion i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, p\u00ebr tu kthyer n\u00eb at\u00eb q\u00eb di dhe dua t\u00eb b\u00ebj m\u00eb mir\u00eb. Vendosja e subjektit human n\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb raport me pacientin, me s\u00ebmundjet, me luft\u00ebn e individit p\u00ebr sh\u00ebrim, s\u00eb bashku me vet\u00eb tablon\u00eb fizike, jan\u00eb dhe kan\u00eb q\u00ebn\u00eb p\u00ebr mua nd\u00ebr udh\u00ebrr\u00ebfyeset m\u00eb besnike. Mjek\u00ebsia nuk mund t\u00eb analizohet pa figuren e mjekut, e as mjek\u00ebt pa disiplin\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb. Jan\u00eb nj\u00eb duo q\u00eb nj\u00ebhesohen me koh\u00ebn e me marrdh\u00ebniet me pacient\u00ebt e shkenc\u00ebn. <\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: ERSIDA NE NJIHEMI PREJ VITEVE. T\u00cb KUJTOHET Q\u00cb NE SI UNIONIN STUDENTOR SHQIPTAR-TURQI JEMI MBURR\u00cb GJITHNJ\u00cb ME SUKSESIN TEND POR EDHE DIASPORA SHQIPTARE E TURQIS\u00cb \u00cbSHT\u00cb NDIER KRENUAR ME TY DHE SUKSESIN T\u00cbND, DIKUR N\u00cb ISTANBUL UNIVERSITY E SOT N\u00cb HARVARD. ME KAQ SUKSES Q\u00cb KA NJ\u00cb VAJZ\u00cb SHQIPTARE P\u00cbRSE NUK TE SHOFIM N\u00cb MEDIAT E BOT\u00cbS SHQIPTARE, A NUK DESHIRON TI VETE APO \u00cbSHT\u00cb IFRIORITETI I MEDIAS SHQIPTARE?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> P\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb mediat shqipetare p\u00ebr mua nuk ka q\u00ebn\u00eb as prioritet as ngurrim. P\u00ebr sa i p\u00ebrket qellimit tim primar p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb historin\u00eb time me t\u00eb rinjte shqip\u00ebtare q\u00eb aspirojn\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb ngjash\u00ebm me timin, jam p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb takohem me grupe studentesh gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb limituar q\u00eb shkoj n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr pushime. Gjithashtu jam fokusuar t\u00eb jem e pranishme q\u00eb ti p\u00ebrgjigjem pyetjeve dhe nevojave t\u00eb tyre akademike e klinike. Por mund t\u00eb them q\u00eb media shqiptare duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ndjeshme ndaj sukseseve dhe talenteve shqiptar\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Esht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kolektive si dhe ku e drejton publikun dhe komunitetin. Sot ka shum\u00eb shqip\u00ebtare n\u00eb bot\u00eb t\u00eb cil\u00ebt me dinjitet e sukses e mbajn\u00eb lart flamurin dhe identitetin shqip\u00ebtar. Une jam krenare p\u00ebr to, ashtu sic duhet t\u00eb jet\u00eb krenare Shqip\u00ebria ime dhe media shqip\u00ebtare. <\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: E LINDUR N\u00cb JERUZALEMIN E SHQIPTAR\u00cbVE, PRA N\u00cb SHKOD\u00cbR, KE STUDJUAR N\u00cb ISH-QENDR\u00cbN E BOT\u00cbS, DHE TANI N\u00cb MAJAT E QENDR\u00cbS S\u00cb BOT\u00cbS GLOBALE, PRA N\u00cb AMERIK\u00cb, UN\u00cb SI VELLAI YT A DO E KEM SHNACIN T\u00cb T\u00cb SHOF NJ\u00cbHER\u00cb DR. ERSIDEN DUKE ME VIZITUA MUA NE SPITALET E SHKOD\u00cbR LOC\u00cbS TIME?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Si mjeke pediatre neurologe, ndoshta jo juve, por f\u00ebmij\u00ebt ose femij\u00ebt e femijeve tuaj, pse jo, me k\u00ebnaqesin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. T\u00eb jap kontributin tim n\u00eb mjek\u00ebsi dhe shkenc\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr locen, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trevat tona Shqiptare ka q\u00ebn\u00eb dhe mbetet nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e synim. Shkodra di si askush tjet\u00ebr t\u00eb t\u00eb ftoj\u00eb me arom\u00eb karafilash e t\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb me art e muzike.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: KA PAK KOHE QE SJEMI PA BASHK\u00cb, N\u00cb USA A T\u00cb \u00cbSHT\u00cb DH\u00cbN\u00cb MUND\u00cbSIA ME SHKUA N\u00cb STADJUM APO N\u00cb PARADEN SHQIPTARE ME FLAMURIN TON\u00cb KOMB\u00cbTAR, SI\u00c7 SHKOJSHIM N\u00cb STAMBOLL?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Shum\u00eb kujtime t\u00eb shtrenjta kam nga Stambolli. Ju dhe Unioni Studentor Shqipetar n\u00eb Turqi keni q\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm me organizimet tuaja p\u00ebr ti shtuar ngjyra eksperiencave tona atje. K\u00ebtu mund t\u00eb th\u00ebm kam q\u00ebn\u00eb me pak e pranishme n\u00eb organizime t\u00eb tilla, por ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb krenari p\u00ebr mua t\u00eb p\u00ebrfaqesoj flamurin shqip\u00ebtar n\u00eb shkenc\u00eb e mjek\u00ebsi aty ku emri shqip\u00ebtar gumezhin, ose edhe nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: NE FAKT NGAQ\u00cb PLAG\u00cbN E KEMI T\u00cb NJOM\u00cb DO TA BEJ NJE PYETJE P\u00cbR SHOQEN, MIKEN, MOTREN TON\u00cb, SHEMBULLI SI BIJE SHQIPE E STAMBOLLIT, EDITA JON\u00cb&#8230; TANI SOT T\u00cb ISHIM T\u00cb TRE BASHK\u00cb, N\u00cb AMERIK\u00cb, N\u00cb STAMBOLL, N\u00cb IZMIR APO DHE N\u00cb SHKODREN TON\u00cb&#8230; POR AJO UDH\u00cbTOI N\u00cb JET\u00cbN E AMSHUESHME SHUM\u00cb PARA KOHE, MERZITI FAMILJEN T\u00cb AF\u00cbRMIT, NEVE E T\u00cb GJITH\u00cb ATA E ATO Q\u00cb E DOJSHIN DHE I DONTE&#8230; AJO DO T\u00cb JET\u00cb ME NE SA TE JEMI GJALL\u00cb&#8230;\u00c7FAR\u00cb DO T\u00cb THUASH P\u00cbR MOTR\u00cbN TON\u00cb EDITEN DHE FAMILJEN E SAJ?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> P\u00ebrkundrazi, t\u00eb falend\u00ebroj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje, Sokol. Individ\u00eb t\u00eb till\u00eb si mikja jon\u00eb, Edita, dijn\u00eb vetem t\u00eb zbukurojn\u00eb e t\u00eb japin ngjyra. E ndjej shum\u00eb af\u00ebr, e sidomos buz\u00ebqeshjen e pozitivitetin e saj. E kam p\u00ebrjetuar lajmin, me t\u00eb njejtin intensitet q\u00eb ne p\u00ebrjetonim sa h\u00ebr\u00eb ajo ishte e pranishme. Ndoshta vendodhja ime n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb oqeanit, ka ndihmuar q\u00eb ende t\u00eb mos ta pranoj plot\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb realitet. Edita ishte dhe \u00ebsht\u00eb nje mike e vyer, nga ato q\u00eb qesh e qan s\u00eb bashku. Sa p\u00ebr familjen e saj, kam pasur fatin ti njoh nga af\u00ebr. Ishte leht\u00ebsisht e dallueshme q\u00eb mir\u00ebsia kishte mbetur n\u00eb familje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb s\u2019di t\u00eb sh\u00ebrohet humbja e nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por ato sot kan\u00eb kujtimet plot jet\u00eb t\u00eb Edit\u00ebs, t\u00eb k\u00ebsaj vajze t\u00eb dashtun shkodrane, mike, moter, bij\u00eb, q\u00eb ka ditur si askush tjet\u00ebr t\u2019ju b\u00ebj dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura e m\u00eb t\u00eb paqta njerezv\u00eb q\u00eb kishte perreth.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: ERSIDA TANI KA NJ\u00cb SUKSES P\u00cbRSONAL, N\u00cb FAKT \u00cbSHT PO AQ DHE FAMILJAR E KOMB\u00cbTAR. SI E ARRITE K\u00cbT\u00cb? DHE \u00c7FAR\u00cb K\u00cbSHILL\u00cb MUND T\u00cb NA JAP\u00cbSH P\u00cbR T\u00cb RINJT\u00cb E T\u00cb REJAT SHQIPTARE N\u00cb ARRITJEN E NJ\u00cb SUKSESI T\u00cb TILL\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Besoj shum\u00eb ne fuqin\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb familj\u00ebs n\u00eb edukimin, progresin dhe rritjen morale e shpirt\u00ebrore t\u00eb individit. E un\u00eb kam pasur fatin t\u00eb kem nj\u00eb familje q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe ka q\u00ebn\u00eb burimi dhe guida ime n\u00eb cdo hap t\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi. Mbaj mend nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebri t\u00eb mbushur me dashuri e me libra. Kur nuk ishim duke lexuar Migjen-in, Hygo-n\u00eb, Balzak-un e Shopenhauer-in, d\u00ebgjonim harmonin\u00eb e Bach-ut dhe serenatat e Shubert-it, ose konvertonim sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb nj\u00eb laborator mbushur me ca epruveta t\u00eb vjetra e faqe eksperimentesh nga librat e biologjis\u00eb ose kimis\u00eb. Sukseset jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb festohen, por duhet t\u00eb pranohet fakti q\u00eb ekziston nj\u00eb pun\u00eb e palodhshme, sakrifica, d\u00ebshtime, durim e shum\u00eb studime pas tyre. Ekselenca akademike dhe kontributi p\u00ebr shoqerin\u00eb jan\u00eb dy nga shtyllat e synimeve t\u00eb mia. T\u00eb rinjve dhe t\u00eb rejave shqiptare mund tu them q\u00eb tu qendrojn\u00eb besnik\u00eb kornizave t\u00eb tyre t\u00eb referencave e vlerave, dhe t\u00eb njihen me termin e t\u00eb hequrit dor\u00eb, por asnj\u00ebher\u00eb mos ta konsiderojn\u00eb si zgjedhje. T\u00eb njohin artin e t\u00eb negociuarit, por asnj\u00ebher\u00eb mos-zgjedhen m\u00eb pak se m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e tyre. Mos kini frik\u00eb t\u00eb deshtoni, sidomos n\u00eb shkenc\u00eb, sa me her\u00ebt t\u00eb d\u00ebshtosh, aq m\u00eb shpejt mund t\u00eb arrish drejt rezultateve edhe me interesante. E pasi te gezoni frytet e pun\u00ebs suaj, mos u verboni nga drita e sukseseve. Mbeshtetini ato n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrspektiv\u00eb progresive, dhe mendoni p\u00ebr hapin tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mire. Jini kurioz\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjidhur fjalit\u00eb q\u00eb mbarojn\u00eb me nj\u00eb pik\u00ebpyetese. Besimi i pacienteve \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblimi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb keni. Edhe kur vdekja t\u00eb k\u00ebt\u00eb fituar do provoni respektin e tyre, sepse ju i keni sh\u00ebrbyer vet\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\nE m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, mbajini gjithmon\u00eb af\u00ebr ato qe ishin pran\u00eb jush gjat\u00eb rrugetimeve tuaja, familja, miqt\u00eb e mir\u00eb e m\u00ebsuesit q\u00eb ju kan\u00eb inspiruar dhe sfiduar p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer. Ato t\u00eb cil\u00ebt kur ju jeni n\u00eb sken\u00eb qendrojn\u00eb n\u00eb hije, duartrokasin e mbeshtesin arritjet tuaja m\u00eb fort se t\u00eb gjith\u00eb. Jepini pasurin\u00eb tuaj m\u00eb te vyer, kohen!<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: NUK PO T\u00cb PYES GJ\u00cbNDJEN AKTUALE T\u00cb MJEK\u00cbSIS\u00cb E SPITALEVE SHQIPTARE, POR PO T\u00cb PYES A DO KTHEHESH N\u00cb SHQIP\u00cbRI ME NDA PERVOJAT E SUKSESIT TEND ME KOLEG\u00cbT TU N\u00cb MEM\u00cbDHEN TON\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Vet\u00eb origjina e fjal\u00ebs akademi \u00ebsht\u00eb e lidhur me tejcimin e dij\u00ebs dhe aft\u00ebsive. E ku ka k\u00ebnaqesi m\u00eb t\u00eb madhe se t\u00eb jap\u00ebsh kontributin t\u00ebnd n\u00eb v\u00ebndin e lindjes. Kam shum\u00eb shpres\u00eb p\u00ebr sistemin mjek\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri, por jam e vetedijshme q\u00eb aq shum\u00eb duhet t\u00eb kem edhe plan\u00eb e projekte p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb drejtimin q\u00eb kam d\u00ebshir\u00eb t\u00eb marr\u00eb ky sistem. Uroj q\u00eb n\u00eb artikullin tjet\u00ebr t\u00eb flasim p\u00ebr suksesin e k\u00ebtyre projekteve q\u00eb sot kan\u00eb marr\u00eb format e para, duke prioritizuar rritjen e kualitetit t\u00eb nivelit akademik dhe shkencor n\u00eb vend.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: \u00c7DO MJEK B\u00cbN BETIMIN E HIPOKRATIT: DO B\u00cbJ VE\u00c7 T\u00cb MIREN, HUMANEN DHE M\u00cb T\u00cb DREJTEN P\u00cbR PACIENTIN. PO K\u00cbSHTU DHE NE GAZETAR\u00cbT BETOHEMI N\u00cb RRJEDHIMIN E LAJMIT T\u00cb DREJT\u00cb DHE E MBAJM\u00cb SHUMIC\u00cbN E RASTEVE. POLITIKAN\u00cbT BETOHEN N\u00cb \u00c7DO GJ\u00cb POR NDOSHTA SITUATA SJUA LEJO MUNDESIN\u00cb ME I MBAJT\u00cb T\u00cb GJITHA BETIMET. GABIMI N\u00cb LAJM MUND T\u00cb FUSI N\u00cb SHERR NJ\u00cb QEVERI, GABIMI I POLITIKANI MUND T\u00cb FUSI SHTETIN N\u00cb LUFT\u00cb(!), ND\u00cbRSA NJ\u00cb GABIM I VOG\u00cbL N\u00cb PUN\u00cbN T\u00cbNDE MERR DIREKT NJ\u00cb JET\u00cb NJERIU. TANI SA MBARUAN ZGJEDHJET N\u00cb SHQIP\u00cbRI DHE N\u00cb KOSOVE, PO ASHTU DHE N\u00cb MAQEDONI U FORMUA QEVERIA. DOKTORESHA SHKODRANE ERSIDA, STAR N\u00cb HARVARD, STAR N\u00cb STAMBOLL, SI E SHEF POLITIKEN KOMB\u00cbTARE, T\u00cb ARDHMEN E SHQIP\u00cbTAR\u00cbVE? GABIMET E POLITIKAN\u00cbVE? KU DUHET T\u00cb JEMI NE SHQIPTAR\u00cbT ERSIDA?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Politik\u00ebn gjithmon\u00eb e kam konsideruar si shum\u00eb larg t\u00eb qenurit udh\u00ebheq\u00ebse e aristokracis\u00eb s\u00eb shpirtit. Politika shqip\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb adoleshent n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb identiteti q\u00eb ka filluar m\u00eb heret s\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt, por me ekzistencen e besimit q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb shpejt do fitoj\u00eb maturitetin e shum\u00ebpritur. Politika ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb retorike e jet\u00ebs s\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebve gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb. Duhet theksuar q\u00eb nuk kemi koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luksin e qet\u00ebsis\u00eb, apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ila\u00e7in qet\u00ebsues p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb ecin gradualisht. Uroj q\u00eb rezultatet e zgjedhjeve ti sh\u00ebrbejn\u00eb shqip\u00ebtar\u00ebve, dhe t\u00eb jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim mbi vleren e zgjedhjeve dhe demokracis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: KU DO E SHOFIM DR. ERSIDEN PAS 5 APO 10 VITEVE? A DO E KESH DEREN HAPUR P\u00cbR SHQIPTAR\u00cb KU DO T\u00cb JET\u00cb N\u00cb BOT\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Besoj e uroj q\u00eb do jem duke ushtruar profesionin si mjeke pediatre neurologe e duke hulumtuar n\u00eb neuroshkenc\u00eb. N\u00eb esencen e karrier\u00ebs time q\u00ebndron dhe m\u00ebsimdh\u00ebnia n\u00eb disiplin\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb dhe mbrojtja e t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sh\u00ebrbim mjek\u00ebsor t\u00eb kualifikuar. I detyrohemi f\u00ebmij\u00ebve asgj\u00eb me pak se m\u00eb e mira p\u00ebr to.<br \/>\nShqip\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb q\u00ebn\u00eb, jan\u00eb dhe do jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritur. Q\u00eb pem\u00ebt t\u00eb gjelb\u00ebrojn\u00eb lart, rr\u00ebnj\u00ebt duhet t\u00eb ushqehen me dozen e vazhdim\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: ERSIDA NJ\u00cb MESAZH SHKURT P\u00cbR FAMILJEN T\u00cbNDE, POR, T\u00cb JET\u00cb ME R\u00cbND\u00cbSI E DOM\u00cbTH\u00cbNIE DHE SHEMBULL P\u00cbR FAMILJET SHQIPTARE?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Sa m\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtoj, aq me shum\u00eb e kuptoj q\u00eb n\u00eb jet\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtosh fol\u00eb n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, por sht\u00ebpi do quash gjithmon\u00eb vendin ku ke lindur dhe ku ndodhet familja jote. P\u00ebrve\u00e7 se qenuri nj\u00ebsia themelore e shoq\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr strehet m\u00eb t\u00eb ngrohta q\u00eb ekziston. Mesazhi p\u00ebr familjen time do hapet gjithmon\u00eb me nje fal\u00ebnderim nga ato t\u00eb thell\u00ebt e t\u00eb heshturit. Kush jam sot, ose kush aspirohem te b\u00ebhem neser, iu atribuoj kryesisht atyre! Fal\u00ebminderit q\u00eb keni ditur t\u00eb ishit burim, ur\u00eb mbi uj\u00ebra t\u00eb trazuara, e q\u00eb i keni falur gjithmon\u00eb besim zgjedhjeve t\u00eb mia. Uroj q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb streh\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb familjare me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri, pasuri shpirt\u00ebrore, libra e art, ashtu sic ju m\u00eb keni falur mua. Nena ime gjithmon\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb jet\u00eb, mjafton qe \u00e7do dit\u00eb t\u00eb b\u00ebsh m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn t\u00ebnde, dhe kjo ti sh\u00ebrbej\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d. Ky postulat m\u00eb shoq\u00ebron gjithmon\u00eb, dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb sloganin e dit\u00ebve t\u00eb mia.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: TANI KAM NJ\u00cb PYETJE NGA SHOQ\u00cbRIA JOTE KU T\u00cb PYESIN SE KUR DO E PIM\u00cb KAFEN ME SHOQEN TON\u00cb DR. ERSID\u00cbN. N\u00cb FAKT B\u00cbHET FJALE JO VE\u00c7 P\u00cbR NJ\u00cb, POR, P\u00cbR NJ\u00cb KAFE N\u00cb SHKODER, TIRAN\u00cb, PRISHTIN\u00cb, SHKUP, PREVEZ\u00cb, MITROVIC\u00cb, VLOR\u00cb, FILAT, MANASTIR, PRESHEV\u00cb, PRIZREN, SANXHAK, PLAV\u00cb E GUCI, TUZ E ULQIN, KRUJ\u00cb, DIBER, PREKAZ, TETOV\u00cb, KOR\u00c7\u00cb PO ASHTU DHE N\u00cb NGUSHTIC\u00cbN E BOSFORIT SE BASHKU ME UNIONIN STUDENTOR SHQIPTAR?<\/strong><\/p>\n<p>Ersida pasi qesh duke kujtuar dit\u00ebt e bukura me shoq\u00ebrin\u00eb thot\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> Do jet\u00eb p\u00ebr mua nd\u00ebr turet m\u00eb t\u00eb zgjeruara n\u00eb Shqip\u00ebri dhe trevat shqip\u00ebtare, por pse jo, m\u00eb shum\u00eb knaq\u00ebsi e mall\u00eb. K\u00ebt\u00eb her\u00eb m\u00eb lejo t\u00eb jap disponimin tim, e p\u00ebr specifikat e koh\u00ebs t\u00eb diskutojm\u00eb n\u00eb vazhdim. Fal\u00ebnderimet e p\u00ebrg\u00ebzimet e mia p\u00ebr mbeshtjetjen q\u00eb i b\u00ebni Unionit Studentor Shqip\u00ebtar. Mbaj mend shum\u00eb mir\u00eb udh\u00ebtimet tuaja t\u00eb shpeshta e t\u00eb palodhura nga Izmiri n\u00eb Stamboll p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb organizimet e eventet e ndryshme.<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: DR.ERSIDA EDHE UN\u00cb SI M\u00cb I VJETRI I GRUPIT NA DUHET ME JU P\u00cbRGJEGJUR FTES\u00cbS S\u00cb SHOQ\u00cbRIS\u00cb, DHE I BIE Q\u00cb DO E PIM\u00cb KAFEN N\u00cb T\u00cb GJITH\u00cb SHQIP\u00cbRIN\u00cb ETNIKE Q\u00cb NA E KA FAL\u00cb ZOTI. K\u00cbSAJ I THOJN\u00cb Q\u00cb DO LODHESH P\u00cbR SHOQ\u00cbRIN\u00cb E VJET\u00cbR? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> M\u00eb ngjan me nj\u00eb plan t\u00eb realizueshem. Le t\u00eb ftojm\u00eb edhe pjes\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb larg, dhe t\u00eb kujtojm\u00eb koh\u00ebt e vjetra. Vetem m\u00eb lejoni pak koh\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb kaluar oqeanin. <\/p>\n<p><strong>BRAHAJ: DR.ERSIDA CFAR\u00cb B\u00cbN N\u00cb KOH\u00cbN E LIR\u00cb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Buraniqi:<\/strong> M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb t\u00eb shkruaj, poezi, skica letrare ose proz\u00eb. Ndjenjat, momentet, q\u00ebnia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt e m\u00eb lehtesisht e kuptueshme kur shkruaj. Shpesh d\u00ebrgoj kartolina apo letra t\u00eb af\u00ebrmve e miqve t\u00eb mi, m\u00eb ngjan kjo me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos humbur kuptimin social t\u00eb jet\u00ebs. Sot rr\u00ebmbehemi n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e dukshme p\u00ebr t\u00eb komunikuar, dhe e lejojm\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb jet\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb thell\u00ebsi shpirt\u00ebrore dhe kuriozitet shkencor!<\/p>\n<p><strong>BRAHAJ:<\/strong> FAL\u00cbMINDERIT P\u00cbR INTEVISTEN, T\u00cb UROJ SUKSESE T\u00cb M\u00cbTEJSHME.<br \/>\n7\/7\/2017 Harvard, Boston, SHBA. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ersida Buraniqi, vajza shqiptare q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb majat e suksesit t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb univesitetin m\u00eb prestigjoz n\u00eb bot\u00eb, Harvard University n\u00eb Shtetet a Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Intervistoi: Sokol BRAHAJ &#8211; Besa Time BRAHAJ: ERSIDA DUKE PAR\u00cb SPECIALIZIMIN T\u00cbND PYETJA E PAR\u00cb \u00cbSHT\u00cb KJO: P\u00cbR TY MJ\u00cbKESIA A \u00cbSHT\u00cb THJESHT\u00cb HUMANITY APO \u00cbSHT\u00cb VET\u00cb ERSIDA? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":33841,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[4004,1521,2203],"class_list":["post-33840","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-interviste","tag-ersida-buraniqi","tag-interviste","tag-sokol-brahaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=33840"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/33840\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media\/33841"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=33840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=33840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/prizrenpost.com\/al\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=33840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}